You are on page 1of 15

TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E PARË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 6


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

1. Fjala për ardhjen e Skënderbeut kishte marrë dhenë. Krerët e Arbërisë, që mezi pritën të takoheshin me
Skënderbeun e të bisedonin bashkërisht, vendosën njëzëri që pikërisht ky burrë i ardhur nga radhët e
ushtrisë turke, të bëhej prijës i vendit. Qëndrimin e Skënderbeut ia kishin thënë fije e për pe sulltanit, i
cili, në kulmin e zemërimit, dërgoi ushtri mbas ushtrie kundër tij. Ndër komandantët më të zotë e
njëherësh më të pamëshirshëm, ishte Ballaban Pasha.
2. Skënderbeu, për t’i bërë ballë ushtrisë turke, e cila ishte e shumtë në numër dhe e pajisur shumë mirë,
me kapedanët e tij e disa çeta luftëtarësh u ngjit në majë të Altarit në Milot. Pak para se të binte në fushë
me ushtrinë e tij, Skënderbeu hasi në rrugë një plak, i cili ngiste qetë në një copë arë të vogël, por të
frytshme.
3. - Puna e mbarë, o plak që punon!
- Mirë se vjen, o ti i zoti i dheut! - ia ktheu plaku përshëndetjen.
- Prej nga të kemi, o lum miku? - e pyeti Skënderbeu.
- Më kanë thënë Kokë Malçi i Skurajve, or tungjatjeta! - u përgjigj plaku.
Pasi bënë mjaft muhabet, Skënderbeu e kuptoi se ai ishte një plak fort i mençur. Ndaj e pyeti nëse kishte
besë. Plaku iu përgjigj se kishte besë më të fortë se guri.
- Mirë pra, - ia priti Skënderbeu, - nëse do të dish, unë jam Skënderbeu. Ushtrinë e kam lënë rrëzë malit.
Meqë je banor i këtyre anëve, a mund të më tregosh ndonjë gjë për ushtrinë turke?
- Unë, për vete po të them, po të isha në vendin tënd, do t’i mësyja forcat e Ballabanit në piskun e vapës,
sepse në të tillë kohë nuk kam gjetur roje në kampin turk, pasi shpërndahen përgjatë lumit Mat.
4. Skënderbeut i pëlqeu mendimi i Kokës, u përshëndet me të dhe ashtu bëri. U dha urdhër ushtarëve të
vet të sulmonin turqit. Ballabani, të cilit nuk i shkonte ndërmend një sulm i tillë, u ndal buzë një kroi për
t’u freskuar. Por, në çast, e pa veten të rrethuar gjithandej...
5. Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, kroi ku u zu Ballabani, u quajt “Kroi i Ballabanit”.

1. Pjesa e mësipërme është një: (1 pikë)


a) tregim; b) përrallë;
c) legjendë; ç) fabul.

2. Kjo histori ka si temë: (1 pikë)


a) trimërinë e Skënderbeut; b) lidhjen e tij me popullin;
c) zgjuarsinë e Skënderbeut; ç) paaftësinë e ushtrisë turke.

3. Cila nga fjalitë e mëposhtme tregon se rrëfimi realizohet në vetën e parë? (1 pikë)
a) Por, në çast, e pa veten të rrethuar gjithandej. b) Skënderbeu hasi në rrugë një plak.
c) Ballabani u ndal buzë një kroi për t’u freskuar. ç) Duhet ta dëgjoj këtë plak të mençur.

4. Cili është kuptimi i shprehjes: fije e për pe? (1 pikë)


a) ia treguan keq; b) ia treguan hollësisht;
c) ia treguan mirë; ç) ia treguan shpejt.
5. Renditni nga dy cilësi të shprehura me mbiemra të Ballabanit dhe të Kokë Malçit. (4 pikë)
Kokë Malçi: …………………………….. ……………………………..
Ballabani: …………………………….. …………………………….

6. Përcaktoni problemin dhe zgjidhjen e ngjarjes së kësaj pjese.


(2 pikë)
Problemi: ………………………………………………………………………..
Zgjidhja: ………………………………………………………………………..

7. Portretizoni figurën e Skënderbeut, nisur nga historia që lexuat më sipër. Çfarë përfaqëson kjo
figurë? Ku mbështeten fitoret e ushtrisë së udhëhequr prej tij? (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

8. Mesazhi që përcillet përmes kësaj historie është: (1 pikë)

……………………………………………………………………………………………………………..

9. Vendosni theksin në fjalët: bashkërisht, malësi, të fortë. (3 pikë)

10. Qortoni gabimet në përdorimin shkronjës së madhe. Rishkruani fjalinë. (2 pikë)


Titullin e lartë urdhri i flamurit, e kishte marrë me rastin e festës së 28 Nëntorit.
………………………………………………………………………………………………………
11. Dalloni përbërësit e fjalës: luftëtarët. (3 pikë)
Mbaresa: ……………. ; Prapashtesa: ………………; Tema: ………………..

12. Fjala e nënvizuar te fjalia: “Skënderbeu e kuptoi se ai ishte një plak fort i mençur.”, është:

(1 pikë)
a) emër; b) ndajfolje;
c) mbiemër; ç) parafjalë.

13. Emri i nënvizuar në fjalinë: “Skënderbeu hasi në rrugë një plak…” është në rasën: (1 pikë)

a) emërore; b) dhanore;
c) kallëzore; ç) rrjedhore.

14. Mbiemri i nënvizuar te: “Ndër komandantët më të zotë...”, është përdorur në shkallën: (1 pikë)

a) pohore; b) krahasore; c) sipërore.

15. Formoni familjen e fjalës dërgoi (jo më pak se 4 fjalë). (4 pikë)

……………………. ………………….. ………………….. ………………………


Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30

Nota 4 5 6 7 8 8 10

TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E PARË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 6


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

1. Kishte vajtur kaq kohë që armiqtë e kishin rrethuar dhe po e luftonin kalanë. Po s’e merrnin që s’e
merrnin dot. Po ku ta merrje! Mure të trasha që binin si thikë mbi shkëmbinj, porta prej hekuri e mbrojtës
trima. Po na del një tradhtar që vete te pashai, komandanti i ushtrisë armike.
2. - Ç’më jep mua, - i thotë, - në të ndihmofsha të marrësh kalanë?!
- Ç’të duash, - i tha pashai. - Të jap një thes me aspra (para), një kalë të mrekullueshëm, një shpatë të artë
ose të bëj të madh në ushtri.
- Jo, - i thotë tradhtari, - unë dua princeshën diell të kalasë, dua Argjironë.
- Hallall e paç dhe atë! - i thotë pashai.
3. Atëherë, ky merr një kalë e ushqen tri ditë rresht me tërshërë, por pa i dhënë një pikë ujë, pastaj e
lëshon afër kalasë. Kali u vërtit si i tërbuar, pastaj filloi të gërmonte fort tokën me këmbë. Turqit vunë
njerëz, hapën një gropë të shumë thellë dhe gjetën qyngjat (tubat) që çonin ujë në kala. Uji u pre, por
kalaja s’u dorëzua që s’u dorëzua.
4. Por tradhtari nuk hoqi dorë. Vishet si grua e vete te porta e madhe e kalasë dhe fillon të lutet:
- Aman, ma hapni portën, se mbeta vetëm e ushtarët turq po më ndjekin.
5. U erdhi keq rojeve dhe hapën pakëz derën, por kaq u desh; në minutë u derdhën brenda kalasë turqit si
miza. Filluan të vrasin e të grabisin si të tërbuar.
Tradhtari u ngjit te pallati i princeshës, por s’e gjet aty. E gjeti mbi muret e larta bashkë me foshnjën e vet.
Ishte veshur me të bardha dhe shkëlqente më shumë se dielli. U turrën ushtarët që ta zinin, por ajo fluturoi
nga shkëmbi bashkë me të birin foshnje.
6. Qysh nga ajo kohë, shkëmbi ku u hodh princesha pikon qumësht, ndërsa qyteti u quajt Gjirokastër,
domethënë Kalaja e Argjirosë.

1. Pjesa e mësipërme është një: (1 pikë)


a) tregim; b) përrallë;
c) legjendë; ç) fabul.

2. Si shpërblim, tradhtari kërkoi: (1 pikë)


a) një kalë të mrekullueshëm; b) shumë para;
c) një shpatë të artë; ç) princeshën Argjiro.

3. Shkruani tri fjali që të përfaqësojnë: hyrjen, zhvillimin, mbylljen. (3 pikë)


………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

4. Zbërtheni kuptimin e shprehjeve të mëposhtme. Çfarë figurash letrare janë ato? (4 pikë)
mure të trasha që binin si thikë mbi shkëmbinj …………………………………… Figura: ........……..
do të të jap një shpatë të artë …….………………………………………………… Figura: ........……..

5. Kjo pjesë ka si temë: (1 pikë)


a) tradhtinë ndaj atdheut; b) dinakërinë e turqve;
c) trimërinë e grave; ç) mbrojtjen e kështjellës.

6. Identifikoni problemin e kësaj pjese dhe tregoni zgjidhjen e tij. (2 pikë)


Problemi: ………………………………………………………………………..
Zgjidhja: ………………………………………………………………………...

7. Cili është mesazhi që përcillet përmes kësaj pjese? (1 pikë)

………………………………………………………………………………………………………..

8. Portretizoni princeshën Argjiro. Çfarë përfaqëson ajo? Si e vlerësoni ju veprimin e saj në fund të
historisë? (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

9. Lidhni fjalën me llojin e theksit. (2 pikë)


egërsi theks parafundor
fshehurazi theks fundor
theks tejfundor

10. Qortoni gabimet në shkrimin e fjalëve. Rishkruani fjalinë. (3 pikë)


Turqit ishin zëmëruar keq që nuk po e merrnin kështjellën dhe dalëngadalë i humbën shpresat.
……………………………………………………………………………………………………..

11. Nënvizoni fjalën e prejardhur: luftërat, ujërat, mureve, e hapura. (1 pikë)

12. Formoni familjen e fjalës kalë (jo më pak se 4 fjalë). (3 pikë)

………………….. ………………….. ………………….. …………………..

13. Analizoni emrin e nënvizuar në fjalinë: “Tradhtari u ngjit te pallati i princeshës.” . (3 pikë)
Gjinia ……………; Rasa …………..; Trajta ……………….

14. Mbiemri i nënvizuar në fjalinë: “... hapën një gropë të shumë të thellë”, është në shkallën:
(1 pikë)
a) sipërore; b) krahasore; c) pohore.

15. Fjala e nënvizuar në fjalinë: “U erdhi keq rojeve dhe hapën pakëz derën”, është: (1 pikë)
a) emër; b) parafjalë;
c) ndajfolje; ç) mbiemër.

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30

Nota 4 5 6 7 8 8 10
TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E DYTË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 6


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

1. Ra përtokë dhe gjeth’ i fundit, 3. Oh, foleza ku ke lindur


Era loz e bredh me të. Fsheh e ruan çdo kujtim!
Ikën zogjtë prej katundit, Bor’ e parë zu të bjerë.
Pylli këngë nuk ka më. Udh’ e mbarë, zogu im!

2. Ikën shokët dhe të lanë, 4. Dimri i ftohtë e furtunë.


Po ti vetëm shkon e vjen… Çerdhen tënde s’do ta prish
Pse nuk nise? Kush të mban? Zog, o zog, e ruaj unë.
Apo malli për folenë? Po do të kthehesh ti sërish?

Xhevat Beqaraj

1. Në këtë poezi, fëmija bisedon me: (1 pikë)


a) me lexuesin; b) me zogun;
c) me poetin; ç) me nënën.

2. Atmosfera e kësaj poezie na ofron me stinën: (1 pikë)


a) e pranverës; b) e dimrit;
c) e vjeshtës; ç) e verës.

3. Paraqitni disa nga fjalët kyçe të kësaj poezie (jo më pak se gjashtë). (1 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

4. Poeti ka qëllim të na tregojë: (1 pikë)


a) bukurinë e natyrës; b) aspekte nga jeta e zogjve;
c) dashurinë për zogjtë; ç) lidhjen me vendlindjen.

5. Paraqitni skemën e rimës së kësaj poezie: ………………….. (1 pikë)

6. Vendosni secilës strofë nga një titull, që të ketë lidhje me kuptimin e saj. (4 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….
7. Qarkoni: e vërtetë (V) ose e gabuar (G). (3 pikë)
Foleja ruan kujtimet e zogut. V G
Dimri do ta prishë folenë e zogut. V G
Pylli ka mbetur pa këngë. V G

8. Figura lirarë e përdorur në vargun “Era loz e bredh me të”, është: (1 pikë)
a) krahasim; b) metaforë; c) anaforë; ç) epitet.

9. Cila fjali përdoret më shumë në këtë poezi? Tregoni arsyen e përdorimit të saj. (2 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

10. Ktheni poezinë në një prozë të shkurtër. (3 pikë)


………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………..

11. Përcaktoni kur folja kam, përdoret si folje ndihmëse dhe me kuptim të plotë leksikor. (2 pikë)

Pylli këngë nuk ka më. …………………………………


Oh, foleza ku ke lindur. …………………………………

12. Foljen ruaj, vendoseni në mënyrën dhe kohën e kërkuar më poshtë. (4 pikë)

Koha e pakryer, Koha e kryer, lidhore Koha e ardhme, dëftore Më se e kryer, dëftore
lidhore

13. Përdoreni fjalën pranë në fjali herë si parafjalë, herë si ndajfolje. (2 pikë)
Parafjalë: …………………………………………………………………….
Ndajfolje: …………………………………………………………………….

14. Nënvizoni lidhëzat dhe emërtoni llojet e tyre. (2 pikë)


Ra përtokë dhe gjeth’ i fundit, sepse era nisi të frynte me furi.
Lidhëza …………..; Lloji ………………..; Lidhëza……………….; Lloji ……………….

15. Dalloni llojet e përemrave të nënvizuar. (2 pikë)


Udh’ e mbarë, zogu im! ………………….; Era loz e bredh me të. ………………..
Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30

Nota 4 5 6 7 8 8 10

TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E DYTË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 6


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

Pëllumbi i bardhë – Rifat Kukaj

1. Atij pëllumbi të bardhë 3. Në sytë e tij ninëzat


në botë më i miri, e tua po shkrihen,
që në sqep fort mban e në zemër ritmet
një degëz ulliri… me tuat përtërihen…

2. Atij pëllumbi të lehtë 4. Vizatoje, ngrije n’erë


që po fluturon, duke e mbajtur në dorë,
e besoj vërtet, sille disa herë
kur Dreni e pikturon. rreth globit tokësor!

ninëzat - bebja e syrit; Dreni - djali i poetit

1. Në strofën e parë poeti i drejtohet: (1 pikë)


a) pëllumbit të bardhë; b) djalit të tij;
c) lexuesit të vogël; ç) shokut të shkollës.

2. Poeti dëshiron që Dreni, i biri: (1 pikë)


a) të bisedojë me pëllumbin e mirë; b) të vizatojë një pëllumb të bardhë;
c) të fluturojë me pëllumbin rreth globit; ç) t’i ndërtojë pëllumbit një fole.

3. Paraqitni disa nga fjalët kyçe të kësaj poezie (jo më pak se gjashtë). (1 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

4. Poeti në këtë poezi përfaqëson: (1 pikë)


a) një shpend të bardhë; b) një shpend shtegtar;
c) objektin e vizatimit; ç) paqen dhe mirësinë.

5. Paraqitni skemën e rimës së kësaj poezie: ………………….. (1 pikë)

6. Dalloni në poezinë më lart tri mbiemra që cilësojnë pëllumbin. Shpjegoni kuptimin e tyre.
(4 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

7. Qarkoni: e vërtetë (V) ose e gabuar (G). (3 pikë)


Pëllumbi mban në sqep një degëz dafine. V G
Sytë e pëllumbi, shkrihen me bebëzat e Drenit. V G
Zemra e pëllumbit rreh në zemrën e djalit. V G

8. Figura letrare e përdorur te “Në sytë e tij ninëzat/e tua po shkrihen”, është: (1 pikë)
a) krahasim; b) metaforë; c) anaforë; ç) epitet.

9. Si i kuptoni katër vargjet e fundit të poezisë? Çfarë mesazhi përcjellin ato? (2 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………….

10. Ktheni poezinë në një prozë të shkurtër. (3 pikë)


………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………..

11. Nënvizoni trajtën e shkurtër dhe përcaktoni rasën. (2 pikë)


Atë pëllumb të mirë e të bardhë e besoj vërtet.
Trajta e shkurtër: ………..; Rasa: ……………..

12. Foljen fluturon, vendoseni në mënyrën dhe kohën e kërkuar më poshtë. (4 pikë)
K. e pakryer, dëftore K. më se e kryer, lidhore K. e kryer, dëftore E ardhme e përparme,
dëftore

13. Cilës klase i përket fjala e nënvizuar? (2 pikë)


Sillu rreth globit tokësor. .……………………
Në sytë e tij ninëzat. …………………….

14. Nënvizoni lidhëzat dhe emërtoni llojet e tyre. (2 pikë)


Pëllumbi i bardhë e i mirë fluturoi kur, papritur pa një djalë të vogël.
Lidhëza: …………..; Lloji: ………………..; Lidhëza: ……………….; Lloji: ……………….

15. Nënvizoni ndajfoljen dhe përcaktoni shkallën e saj. (2 pikë)


Dreni i vogël vizaton më bukur se shoku i tij i klasës.
Ndajfolja: …………….; Shkalla: ………………

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30

Nota 4 5 6 7 8 8 10

TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E TRETË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 6


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

Ketri është një kafshë e lezetshme, e vogël nga rendi i brejtësve, me një trup të hollë dhe këmbë të
zgjatura e të forta. Zakonisht, kafshë të tilla nuk peshojnë më shumë se 1 kilogram dhe 40 cm të gjatë, por
mund të jenë një e gjysmë deri në dy herë më të vogla, në varësi të specieve.
Sidoqoftë, në familjen e madhe të ketrave ka përfaqësues të atyre më të mëdhenj. Këto janë kafshë nga
gjinia e ketrave gjigandë, që rriten në gjatësi deri në 50 cm ose më shumë, duke arritur një peshë prej 3
kg. Por ka edhe thërrime në këtë komunitet të kafshëve, të cilët janë jo më shumë se 7,5 cm të gjatë.
Një tipar dallues i shfaqjes së krijesave të tilla është një kokë pak e zgjatur, e vogël, në të cilën dallohen
butonat me sy të zezë me shkëlqim dhe një hundë të rrumbullakosur të rregullt, si dhe veshët e gjatë, të
drejtë, të drejtë që përfundojnë me xhufka qesharake, veçanërisht të dukshme qartë në dimër.
Anët e përparme të ketrit me pesë gishta të lëvizshëm u ngjajnë duarve. Gishtat e përparmë janë më të
shkurtër se gishtat e pasmë. Dhe, duke u mbështetur në këmbët e tyre, këto kafshë janë në gjendje t'i
zotërojnë me shkathtësi, duke kryer operacione mjaft delikate që janë të dobishme në jetën e përditshme.
Por detaji më i shquar i pjesës së jashtme është bishti. Kjo pjesë e gëzofit dhe shumë e dukshme e
trupit, në një gjendje të qetë, që kufizohet me pjesën e pasme të kafshës nga poshtë lart dhe në madhësi që
përbën dy të tretat e madhësisë së vetë këtyre krijesave, i ndihmon ata të lëvizin.
Ai vepron si timon që stabilizon pozicionin e trupit dhe rregullon drejtimin e lëvizjes. Përfaqësuesit e
përshkruar të mbretërisë së kafshëve kalojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre në pemë, lart mbi
sipërfaqen e tokës. Ata me shkathtësi u përshtatën për të ngjitur degë dhe trungje, duke u kapur pas tyre
me thonjtë e tyre të mprehtë.
Marrë me shkurtime nga “Magazine on-line”

1. Teksti i mësipërm është një: (1 pikë)


a) tekst letrar b) tekst joletrar;
c) tekst dramatik; ç) tekst poetik.

2. Ky tekst është i llojit: (1 pikë)


a) kronikë; b) argumentues;
c) përshkrues; ç) udhëzues.

3. Ky tekst tregon: (1 pikë)


a) tiparet fizike të ketrit; b) mjedisin ku ai jeton;
c) mënyrën e të ushqyerit; ç) lidhjen e tij me njeriun.

4. Kuptimi i fjalës thërrime në fjalinë: “Por ka edhe thërrime në këtë komunitet të kafshëve”, është:
a) mbeturina buke; b) diçka e vogël; (1 pikë)
c) mbeturina arre; ç) diçka ndryshe.

5. Qarkoni: e vërtetë (V) ose e gabuar (G). (3 pikë)

Zakonisht, ketrat peshojnë rreth 3 kg. V G


Bishti i shërben ketrit si zbukurim. V G
Ketri e kalon pjesën më të madhe të jetës në pemë. V G

6. Sipas këtij shkrimi, cili është detaji më i dukshëm i pjesës së jashtme të ketrit? Renditni dy
funksione të këtij detaji. (3 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

7. Dalloni në tekst detaje që lidhen me: (3 pikë)


kokën e ketrit ……………………………………………………………………………………………….
trupin e ketrit ……………………………………………………………………………………………….
gishtërinjtë ……………………………………………………………………………………………….....

8. Shkruani katër fjali përmbledhëse për shkrimin e mësipërm. (4 pikë)


………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
…………………………………………………………………………………………………………….

9. Ketri në këtë shkrim përshkruhet në mënyrë: (1 pikë)


a) objektive; b) subjektive; c) të trilluar; ç) dy të parat.
10. Nënvizoni grupin e gjymtyrëve të dyta në fjalitë e mëposhtme. (2 pikë)
Këto janë kafshë nga gjinia e ketrave gjigandë.
Nuk kishte parë ketër deri atë ditë.

11. Fjalia: “Dhe, duke u mbështetur në këmbët e tyre, këto kafshë janë në gjendje t'i zotërojnë me
shkathtësi, duke kryer operacione mjaft delikate”, është: (1 pikë)
a) e thjeshtë; b) e përbërë më bashkërenditje; c) e përbërë me nënrenditje.

12.Lidhni kallëzuesin e fjalive me llojin e tij. (2 pikë)


Bishti i tij është shumë i bukur. kallëzues foljor i thjeshtë
Ketri fillon të hidhet nga dega në degë. kallëzues emëror
kallëzues foljor i përbërë

13. Plotësoni fjalitë e mëposhtme. (4 pikë)

Ketrat janë kafshë që jetojnë (rrethanor vendi, ndajfolje) …………………….


Te ketri dallojmë (kundrinor i drejtë, grup emëror) ……………………...
I vizatova një peizazh (kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë, përemër) …………………..
Jeta e ketrit rrezikohet (rrethanor qëllimi, grup emëror) …………………….

14. Plotësoni emrin ketër me nga një përcaktor me: (3 pikë)

përshtatje: ……………………….....
drejtim: ………………………….
bashkim: ……………………….....

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30

Nota 4 5 6 7 8 8 10
TESTIM PËRMBLEDHËS PËR PERIUDHËN E TRETË

LËNDA: GJUHË SHQIPE 6


Nxënësi/ja: …………………………… Data e zhvillimit: ………………….

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

1. Mundeni ta imagjinoni dot jetën pa letër? Edhe në këtë epokë të postës elektronike dhe librave
digjitalë, letra është rreth nesh. Çanta për blerje, para letre, dëftesa në dyqane, kuti drithi, letër higjienike
etj. Ne përdorim letër në shumë mënyra çdo ditë. Por nga ka ardhur ky material i mrekullueshëm dhe i
gjithanshëm?
2. Sipas burimeve historike të lashta kineze, një njeri me emrin Tsai Lun (ose Cai Lun) paraqiti letrën e
sapokrijuar te perandori Hedi i dinastisë Han Lindore në vitin 105 të e.s. Historiani Fan Hua (398-445)
regjistroi këtë version të ngjarjeve, por gjetjet arkeologjike nga Kina Perëndimore dhe Tibeti sugjerojnë
se letra u zbulua shekuj më parë.
3. Mostrat e letrës edhe më të lashtë, disa prej të cilave datojnë në 200 p.e.s, janë zbuluar në qytetet e
lashtë të Silk Road të Dunhuang dhe Khotan, dhe në Tibet. Klima e thatë në këto vende lejoi që kjo letër
të mbijetonte deri në 2000 vjet pa u dekompozuar plotësisht. Çuditërisht, në këtë dokument gjenden edhe
shenja bojë mbi të, duke dëshmuar se boja gjithashtu është shpikur shumë më herët sesa thoshin
historianët.
4. Natyrisht, njerëzit në vende të ndryshme anembanë botës kanë shkruar shumë kohë përpara shpikjes së
letrës. Materialet si: lëvorja, mëndafshi, druri dhe lëkura funksiononin në mënyrë të ngjashme me letrën,
edhe pse ato ishin shumë më të shtrenjta ose më të rënda. Në Kinë, shumë vepra të hershme u regjistruan
në shirita të gjatë bambuje, të cilat pastaj u lidhën me shirita prej lëkure, duke krijuar radhë me libra.
5. Njerëzit në mbarë botën gdhendën gjithashtu shënime shumë të rëndësishme në gurë ose kockë, ose
shtypnin pullat në argjilën e lagësht dhe pastaj e thanin.
6. Sidoqoftë, shkrimi (dhe shtypja e mëvonshme) kërkonte një material që ishte i lirë dhe i lehtë për t'u
përdorur.
7. Ndërkohë, në Azinë Lindore, letra u përdor për qëllime të ndryshme. E kombinuar me llak, u bë enë
dhe mobilie mahnitëse; në Japoni, muret e shtëpive shpesh ishin bërë nga orizi, tashmë po përdorej letra.
Përveç pikturave dhe librave, letra u bë edhe çadër. Letra është me të vërtetë një nga shpikjet më të
mrekullueshme aziatike të të gjitha kohërave.
Nga Kallie
Szczepanski

1. Teksti i mësipërm është: (1 pikë)


a) tekst letrar b) tekst poetik;
c) tekst dramatik; ç) tekst joletrar.

2. Ky tekst është i llojit: (1 pikë)


a) informues; b) argumentues;
c) udhëzues; ç) përshkrues.

3. Ky shkrim ka si qëllim të na tregojë: (1 pikë)


a) dobinë e letrës; b) historinë e shpikjes së saj;
c) se kinezët ishin të zotë; ç) se letra u përdor në libra.
4. Dalloni në paragrafin 1 dy mbiemra që cilësojnë letrën. Shpjegoni kuptimin e secilit prej tyre.

(4 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

5. Letra më e vjetër mbijetoi falë: (1 pikë)


a) kujdesit të njerëzve; b) kujdesit të Perandorit;
c) klimës sa thatë; ç) historianit Fan Hua.

6. Qarkoni: e vërtetë (V) ose e gabuar (G). (3 pikë)


Letra është cilësuar si materiali i parë i shkrimit. V G
Në Kinë veprat shkruheshin edhe në bambu. V G
Letra e parë NUK u shpik nga Tsai Lun. V G

7. Sipas shkrimit të mësipërm, njerëzit kanë shkruar edhe më përpara se të shpik letra. Dalloni dhe
renditni disa prej materialeve që përdorën njerëzit për të dokumentuar shkrimet e tyre. (2 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………………..

8. Nisur nga domosdoshmëria që ka letra në jetën e gjithkujt, përgjigjuni pyetjes që shtron autori i
shkrimit në fillim. Paraqitni deri në tri argumente që tregojnë domosdoshmërinë e këtij materiali.
(4 pikë)
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

9. Vendosini pjesës një titull të figurshëm që të ketë lidhje me përmbajtjen. (1 pikë)


………………………………………………………………………………………………………………

10. Përcaktoni gjymtyrët kryesore në fjalinë e mëposhtme. Tregoni me se shprehen. (4 pikë)


Natyrisht, njerëzit në vende të ndryshme anembanë botës kanë shkruar shumë kohë përpara shpikjes së
letrës.
Kryefjala: ……………………………………, shprehet me: ……………………….
Kallëzuesi: ………………………………….., lloji i tij: …………………………..

11. Qarkoni fjalinë e thjeshtë. (1 pikë)


a) Shumë vepra janë shkruar dikur dhe janë ruajtur deri në ditët e sotme.
b) Letra nisi të përdorej në shume vende për të dokumentuar historinë dhe jetën.
c) Letra nisi të përdorej kudo, me të po ndërtoheshin edhe shtëpi.
ç) Njerëzit kanë shkruar edhe para se të shpikej letra.

12. Përdoreni emrin lodhje në fjalë si: (3 pikë)


Përcaktor: ………………………………………………………………………………………
Kundrinor i drejtë: ……………………………………………………………………………...
Rrethanor shkaku: ………………………………………………………………………………
13. Formoni fjali me foljen zë, si kallëzues i thjeshtë foljor dhe si pjesë e kallëzuesit të përbërë.
(2 pikë)

Kallëzues foljor i thjeshtë: ………………………………………………………………


Kallëzues foljor i përbërë: ………………………………………………………………

14. Gjymtyra e nënvizuar në fjalinë: “Muaji tetor, është muaji i letërsisë”, është: (1 pikë)
a) përcaktor me përshtatje; b) përcaktor me drejtim;
c) përcaktor me bashkim; ç) ndajshtim.

15. Ndani fjalinë e përbërë në pjesë. (1 pikë)


Në Kinë, shumë vepra të hershme u regjistruan në shirita të gjatë bambuje, të cilat pastaj u lidhën me
shirita prej lëkure.
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………
………………………………………………………………………………………………………………

Pikët 0-7 8-11 12-15 16-19 20-24 25-27 28-30

Nota 4 5 6 7 8 8 10

Punoi: Laureta Janollari

You might also like