You are on page 1of 1

Tema: “ndotja e gjuhes shqipe nga fjalet e huaja te panevojshme”

Përdorimi i fjalëve të huaja në media, internet, TV, etj., pa nevojë, për të


trajtuar ose për të përshkruar fakte të ndryshme apo sende, tregon se gjuha
jonë e dashur shqipe po kalon një oca të përçudnimit të saj. 
Gjuha shqipe i ka të gjitha termat dhe fjalët për të përshkruar në mënyrë të
plotë jetën e përditshme. Faktikisht nuk ka nevojë që të futen fjalë të huaja
ose të përshtatura artificialisht.
Nuk po flasim për një hulumtim të tipit nacionalist, apo për përdorimin e disa
termave shkencorë të papërkthyeshëm në shqip por, përkundrazi, po
nënvizojmë ndershmërinë intelektuale të atyre që refuzojnë përdorimin e
fjalëve të sakta në shqip.
Nëse është e natyrshme të përdorim fjalë si lunch për të thënë drekë, week-
end në vend të fundjavës, meeting në vend të takimit ose mbledhjes, team në
vend të skuadër etj., jemi përballë pushtimit të termave të huaj në gjuhën
shqipe; padijes së njerëzve që i përdorin; diktaturës së të ashtuquajturës
politikisht korrekte apo modës së momentit. 
Rravgimi gjuhësor po bëhet oca: kuadrot, drejtorët dhe këshilltarët,
veçanërisht në botën financiare, po përdorin gjerësisht terma anglosakson:
ata/ato bëjnë net-working për të thënë se po krijojnë lidhje shoqërore me
përfitim, organizojnë një workshop; për të thënë një seminar ose një takim
tematik dhe kur kanë nevojë për pesë minuta pushim bëjnë një break. 
Në Tiranë hapet një Coffee shop, në një lokacion të ri; në anglisht me këtë
term kuptojmë një bar. Ndërsa në Amsterdam Coffee shop është një ocal ku
pihen droga të lehta… kurse në shqip kafeneja është një ocal
ku përgatitet e pihet kafe.

Punoi: Rigers Vuthaj

You might also like