You are on page 1of 83

Mirela Bodrozhiq

Si ta përballojmë vdekjen e
më të dashurëve tanë
Mund të jesh përsëri i lumtur!

Bujanoc, 2022
Djalit tim,
frymëzimit dhe gëzimit tim të pashtershëm

Ti je në zemrën time
Në shpirtin e shpirtit tim
Të falemnderit për të gjitha,
gëzimin, dashurinë e butësinë,

Për mirësinë e bujarinë e pafund


Dhe për gjithë bukurinë,
me të cilën ma ke fisnikëruar jetën.

Faleminderit Ty që ishe,
Faleminderit Ty që je

E fal vetveten
sepse nuk dita të të doja ashtu si duhej.
Pasi që ti më ke falur shumë kohë më
parë.

Deri në hënë e mbrapa


Nëna
Parathënie

Librin e shkruar nga autorja Mirela Bodrozhiq, pas vdekjes së nënës


sime, ma dhuroi një mike e imja, të cilën e falënderoj jashtëzakonisht
shumë për dhuratën e çmuar që më bëri në kohën kur unë më së shumti
kisha nevojë.
Nganjëherë të ngushëllosh dikë për vdekjen e personit të dashur, është
pothuajse mision i pamundur dhe shumë shpesh fjalët humbin, nuk mund
t’i gjesh ato të duhurat. Të shohësh lotët e dhimbjes tek personat e tu të
dashur, të luftoshme dhimbjen, e cila të përvlon shpirtin është gjë
rraskapitëse, që të konsumon totalisht dhe të bën të paaftë për çdo gjë. Të
paaftë të shohësh ngjyrat e jetës. Të paaftë të shohësh gjërat e bukura rreth
vetës dhe të besosh se do të bëhet mirë përsëri dhe të kuptosh se pas çdo
rënie dhe goditje që na jep jeta, ekziston një motiv për t’u ngritur. Jeta nuk
shuhet kur duam ne, por kur e cakton i Madhi Zot.
Vdekja është pjesë e jetës. Është proces i pandalshëm, të cilit ne nuk i
kushtojmë shumë vëmendje, derisa nuk na merr ata që duam më së shumti
në këtë botë,ikja e të cilëve dhemb deri në palcë. Nuk thuhet kot se vetëm
kur hedhim dheun përmbi trupin e më të dashurve tanë e kuptojmë se sa e
parëndësishme është kjo jetë, e cila medoemos është kalimtare.
Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen që ndiej për humbjen e nënës.
Është dhimbje që nuk përshkruhet dot me fjalë por që shprehet veq me lot.
Më thonin “mos qaj mos ndjell ters e zi”! Eh.. mendoja me vete si t’ia bëj
unë kur të shpreh dhimbjen ndryshe nuk di?! Lotët janë ata që në këto ditë
zie më bëjnë shoqëri.
Kur mora librin e autores Mirela Bodrozhiq, e cila përshkruan
dhimbjen për humbjen e djalit të saj, e lexova dhe qava e qava për çdo
rresht të shkruar, sepse e kuptoja plotësisht dhimbjen nëpër të cilën kishte
kaluar. Kjo libër për mua ishte si një terapi, saherë që kisha nevojë e merrja
dhe e lexoja përsëri e përsëri, gjeja ngushëllim saherë që kisha nevojë e
kisha ankthe.

5
Fatkeqësisht, nuk mund t’ia huazoja asnjë familjari timi që ta lexonte
sepse ishte në gjuhën serbe dhe ata nuk e kuptojnë aq mirë gjuhën serbe sa
për të lexuar një libër si ky.
Nuk e dijnë gjuhën serbe as shumica e të rinjëve tanë dhe kjo paraqet
një pengesë të madhe. M’u për këtë arsye më lindi idea që librin “Si të
përballojmë vdekjen e më të dashurëve tanë” ta përkthej në gjuhën shqipe,
në mënyrë që t’ia ofroj mundësinë të gjithëve që kanë nevojë ta lexojnë, e
posaçërisht atyre që kanë humbur familjarët e tyre, e që dhimbja për
humbjen e tyre nuk iu shua kurrë.
Gjatë kësaj kohe pandemie shkaktuar nga virusi Covid 19, jemi
përballuar me shumë sfida, ankthe, dhimbje, lot e humbje njerëzish. Atyre që
u vdiqën familjarët nga pasojat e këtij virusi vdekjeprurës, as fytyrën
përherë të fundit nuk ia panë të ndjerëve, as riatualet fetare nuk mund t’i
kryenin, as miqtë e familjarët nuk mund t’ia pritnin për të pame e
ngushllime, e as dhimbjen nuk patën me kë ta ndajnë, shpirti i tyre e di më
së miri çfarë dhimbje të mëdha përjetuan.
Prandaj, uroj që ky libër t’u ndihmojë gjithë atyre që janë përballur me
vdekjen, sepse këtu autorja ka lënë edhe shumë burime tjera, libra, video
materiale që do t’ju ndihmojnë më lehtë të përballoni vdekjen e personave
tuaj të dashur dhe të gjeni mënyrën që të jeni përsëri të lumtur! Gjejeni
forcën, sepse është e mundur!

E juaja sinqerisht,
Nermine Aliji Ademi

6
PËRMBAJTJA
HYRJA 8
Si lindi ky libër? 8
Si do të përfitoni nga ky libër 9
Përballja me vdekjen 12
Si reagojmë zakonisht ndaj vdekjes dhe humbjes?! 12
Pranimi (apo jo) 13
Refuzimi i pranimit të asaj çfarë ka ndodhur 13
Mohimi 13
Ankorimi i dhimbjes 14
Pranimi i dhimbjes, çlirimi i energjisë negative dhe rikthimi në jetë 15
Përvoja ime - Përballja ime me vdekjen e djalit 17
Fazat e pikëllimit 19
Çfarë të bëjmë? 21
Ndihma e parë 21
40 Ditët e para - rutinë 24
Rëndësia e vetmisë 25
Zgjedhja, marrja e përgjegjësisë 27
Lejimi i të vdekurëve që të shkojnë 29
Leja për të vazhduar jetën dhe ndjenja e qëllimit 31
“Në zemrën e vështirësisë flen mundësia” 33
PROCESI 35
Vështirësitë dhe sfidat - Karuseli 37
Harresa 39
Shkaktarët 40
Frika nga vdekja
Frika si shkas = Strah kao pokretac 40
Frika si pengesë 41
SFIDAT SPECIFIKE DUKE MARRËPARASYSH MËNYRAT E NDRYSHME
TË VDEKJES 43
Vdekja e papritur dhe / ose e dhunshme 43

7
Vetëvrasja 45
Sëmundja 46
Vdekja natyrore 48
VETËNDIHMA DHE NDIHMA 50
Çfarë të bëjmë kur na vijnë ditë të vështira? 50
Flisni për atëçfarë ju ka ndodhur 51
Uniteti i mendjes dhe trupit ose rëndësia e fiziologjisë 52
Ngjituni nëpër shkallën emocionale 52
Rregulli i shtatëmbëdhjetë sekondëshit 53
Reiki 54
Ritualet 55
Çfarëdo që ju rehaton, bëjeni. 55
Kujdesi ndaj trupit 55
Meditim FALJA VETVETËS 57
Couching 59
Grupet mbështetëse 60
Kur është vështirë e përballueshme… 60
PSE ËSHTË ME RËNDËSI TË MOS KENI FRIKË 62
Përgatitja ime për më të frikshmën. 62
Rastësitë nuk ekzistojnë (ose përgatitija e Dytë) 64
Pak më shumë për “rastësitë“ 65
Edhe pak më shumë për humbjen 66
E mundur është që përsëri të jeni të lumtur 66
Fund 68
Lista e librave më të rëndësishëm që më kanë ndihmuar dhe janë
të pazëvendësueshëm për mua: 69
Filma dhe video që më ndihmuan (YouTube): 70
RRETH AUTORIT 71

8
HYRJA

Si lindi ky libër?

Unë jam Mirela Bodrozhiq, profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe,


master NLP1 dhe terapiste reiki2. Jam nënë e dy djemve, njëri prej të cilëve
nuk është më gjallë. Djalin tim të madh e varrosa në moshën 25 vjeçare,
më 3 maj të vitit 2014 dhe që nga ajo kohë unë vazhdimisht po punoj për të
ndihmuar vetën, burrin tim, djalin dhe gjithë familjen time, për të kaluar
këtë përvojë së bashku dhe për ta kaluar në mënyrën më të mirë të
mundshme pas asaj që na ka ndodhur.
Duke kërkuar atë që mund të më sjellë dobi, lexova shumë libra, pashë
shumë filma dhe video, zhvillova shumë biseda dhe kalova trajnime të
ndryshme. Gjatë gjithë kohës, ndiqja nga afër atë që po më ndodhte dhe si
ndikonte ajo që po bëja - çfarë ishte e dobishme për mua dhe çfarë nuk
ishte e mirë për mua. Kam shkruar pa u lodhur për ato që ndiej dhe ato që
po më ndodhnin dhe kështu lindi seminari im “Si të përballojmë vdekjen e
më të dashurve tanë” dhe më pas edhe ky libër. Thjesht vet u veçuan gjërat
që ishin të rëndësishme dhe përvojat e mira që përçojnë mesazh
mbështetjeje, e të cilat unë do t’i ndaj me ju këtu në këtë libër.
Në këtë rrugë të përballjes sime me dhimbjen e vdekjes, trajnimi im
për NLP ishte ndihma më e madhe, falë së cilit unë isha në gjendje të
ndiqja atë që po më ndodhte dhe të kërkoja zgjidhje më të mira për gjithçka
që më

1 Programimi Gjuhësor Neuro (NLP) është një shkencë që studion mënyrën se si njerëzit
shumë të suksesshëm arrijnë rezultate të jashtëzakonshme në një larmi fushash dhe u mësojnë njerëzve
të tjerë ato aftësi, teknika dhe modele të sjelljes, gjithmonë duke përputhur mirëqenien e vet me atë të
përgjithshmën.
2 Kjo nënkupton aftësinë për të kanalizuar energjinë e jetës për të zvogëluar stresin dhe dhimbjen,
për t’u shëruar dhe për të përparuar shpirtërisht.

9
shqetësonte. Shoqja ime psikoterapiste, disa trajnerë dhe sigurisht
mbështetja e familjes dhe miqëve ishin gjithashtu shumë të vlefshme për
mua.
Njerëzit ngurrojnë dhe rrallë merren me këtë temë, kurse ka shumë
prej tyre që kanë humbur dikë të afërt dhe të cilët kanë nevojë për ndihmë
dhe mbështetje në ato momente të vështira. Është shumë e vështirë vet të
ngrihesh dhe të fillosh përsëri nga e para dhe shumëkush nuk di si t’ia bëjë
me vetën, prandaj kam ndjerë nevojën që këtë ndihmë dhe mbështetje t’ju
ofroj përmes këtij libri dhe përvojës që kam kaluar unë. Ka shumë ekspertë
mjaft me kompetencë dhe me cilësi të lartë që merren me këtë temë dhe të
cilët do të ishin shumë të mirë për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë, por
shpesh ka dilema dhe lindin dyshime për shkak të mungesës së përvojës
personale dhe besimit tonë se kurrë nuk mund të kuptohemi mirë nga
dikush që nuk ka përjetuar të njëjtën gjë si ne apo të paktën të ngjashme me
atë si tonën.
Si dikush që e ka përjetuar dhimbjen e humbjes së një personi të
dashur dhe me përvojë, jam e sigurtë që e meritoj besimin tuaj dhe besoj se
e dini që po flas me shumë sinqeritet për ato që kam përjetuar vetë, duke
ndarë me ju ato që kam kaluar. Unë dua t’ju ndihmoj me gjithë zemër që të
gjeni mënyrën më të mirë për të funksionuar për veten tuaj pas një ngjarje
tragjike që keni kaluar dhe të mësoni të jeni përsëri të lumtur.Në këtë
mënyrë, vdekja e birit tim merr një kuptim më të lartë për mua dhe ai
vazhdon të jetojë përmes kësaj përpjekjeje për të ndihmuar të tjerët që kanë
përjetuar humbjen njejtë si unë.

Si do të përfitoni nga ky libër

Kur na kaplon trishtimi e mërzia harrojmë gjithçka që dijmë, kur


dhimbja shuan mendimet dhe me vështirësi i përshtatemi gjendjes së re të
jetës sonë, një kujtesë për gjithçka që mund të na ndihmojë është e
mirëseardhur.
Njerëzit shpesh janë të prirur të shmangin tema, situata, detyra të
pakëndshme dhe t’i shtyjnë ato dhe t’i lënë anash ato për aq kohë sa
munden të mos mirren me to. Kjo është shumë e vërtetë kur bëhet fjalë për
vdekjen, vie shpesh në shprehje. Vdekja është një temë tabu në kulturën

10
tonë. Nuk flitet për të, nuk përgatitemi për të, ndoshta nga frika
supersticioze e thirrjes apo ndjelljes së tersit, dhe kur ndodh, njerëzit janë të
hutuar dhe të befasuar,

11
ata nuk dinë si të reagojnë, si të ndihmojnë, pavarësisht dëshirës që në një
farë mënyre dëshirojnë të kontribuojnë e t’i ndihmojnë të pikëlluarëve që
ata të ndjehen më mirë dhe të paktën t’ua lehtësojnë pak trishtimin dhe
dhimbjen. Ata që kanë humbur të dashurit e tyre, që janë në zi, shpesh janë
të pafuqishëm, të lënë me fatin e tyre, që të përballojnë dhimbjen siç dinë
dhe siç munden në një situatë jetësore, aspak të lehtë, pikërisht për shkak se
askush nuk na përgatit kurrë për këtë gjë e nuk dimë si dhe çfarë të bëjmë.
Sigurisht, asgjë nuk mund të na përgatisë plotësisht për një goditje si
vdekja, pa marrë parasysh se çfarë kemi mësuar, pa marrë parasysh se sa
njohuri dhe aftësi kemi fituar dhe pavarësisht sa jemi trajnuar, e gjithë ajo
njohuri dhe përvojë e mëparshme nuk ndihmon!
Sepse kjo po na ndodh për herë të parë! Askush nuk vdes dyherë, dhe
humbja e mërzia për personat tonë të dashur është individuale. Kur vdes
dikush atje larg apo kur i vdes dikush dikujt që ne e njohim, pa dyshim se
ndjejmë keqardhje, dërgojmë porosi ngushllime dhe mundohemi të ndajmë
dhimbjen me ta, mërzitemi herë më shumë, herë më pak, por vjen dita
njëherë kur na ndodh edhe neve vdekja e një personi të afërt dhe të dashur,
atëherë gjithçka është ndryshe. Dhe të jeni të bindur se asgjë e askush nuk
mund të na përgatisë për atë përvojë! Por shumëçka mund të na mund të na
bëjë më të lehtë dhetë na ndihmojëpër të përballuar dhe mbijetuar këtë
situatë. Dhe kjo është pikërisht tema e këtij libri.
Kur vdekja e një personi të dashur na nxjerr jashtë ekuilibrit aq shumë
saqë duket se asgjë nuk ka më kuptim, çfarë mund të na ndihmojë?
Çfarë mund të presim nga vetja, çfarë ndryshimesh po ndodhin?
Çfarë është e dobishme për ne atëherë? Si mund ta ndihmojmë veten?
Çfarë duhet të dimë, për çfarë duhet të punojmë (Kujt saktësisht duhet
t’i kushtojmë vëmendje)?
Cilat teknika mund të përdorim për ta bërë këtë përvojë më të lehtë për
veten tonë, ose për dikë tjetër që duam ta ndihmojmë?
Si mund ta rikthejmë lumturinë dhe kënaqësinë, ta rikthejmë gëzimin
dhe kuptimin e jetës?

12
Përballja me vdekjen

Si reagojmë zakonisht ndaj vdekjes dhe humbjes?!

Momenti kur kuptojmë se personi ynë i dashur ka ndërruar jetë është


një tronditje jashtëzakonisht e madhe për ne dhe përbën një rrezik të madh
për të gjithë sistemin tonë psikofizik. Dhe si tek çdo kërcënim dhe rrezik
serioz, ajo pjesë instiktive e jona ka tri mundësi:
-të luftojë,
-të ikë, ose
-të ngrihet /të bëjë sikur e vdekur!
Ashtu siç është e pamundur të luftosh kundër një armiku që është i
paarritshëm, i padukshëm dhe aq superior, ajo luftë ndonjëherë shndërrohet
në mallkimin e fatit, njerëzve, zemërimit për gjithçka dhe gjithkë, lart, larg,
në të gjitha anët e botës deri sa mund të përhapet zemërimi dhe dëshprimi
që ndihemi të pafuqishëm.
Për disa, luftimi do të thotë përballja stoike me humbjen, në të cilën
ajo shmang përballjen e vërtetë të ndarjes dhe kalimit të personit të dashur
në botën tjetër, për të thënë butë, të emocioneve të vështira dhe të
pakëndshme. Përveç kësaj, ka shumë mënyra të tjera që “të arratisemi” nga
pranimi i së vërtetës dhe “të mbrohemi”. Për fat të mirë, shumica e
njerëzve, kur janë gati dhe të fuqizuar mjaftueshëm për të pranuar atë që ka
ndodhur, ashtu veprojnë dhe e pranojnë atë që ka ndodhur, pa u arratisur
ngae vërteta.
Shumë prej nesh disi ngrihen dhe jetojnë e punojnë për një kohë me
vetëdije për gjithçka, por me emocione pjesërisht të mpira. Kjo është
mënyra se si ne mbrohemi nga goditja që kemi pësuar gjersa mbledhim
forcën për t’u përballur me humbjen.
13
Pranimi (apo jo)

Pak para dhe menjëherë pas vdekjes së djalit tim, ndodhën disa vdekje
të tjera të njerëzve shumë të dashur dhe të afërt me mua. Fokusi im tashmë
kishte qenë vetëm i drejtuar në monitorimin e sjelljes së njerëzve në ato
situata dhe mënyrat që ata përdorin për të shmangur përballjen me atë që ka
ndodhur ose çfarë ndodh kur ata vendosin ta pranojnë atë.

Refuzimi i pranimit të asaj çfarë ka ndodhur

Mohimi
Tërheqja në vetvete, arratisja në gjumë e në ëndrra, arratisja në punë
ose në një aktivitet fizik, duke u sjellë sikur asgjë nuk ka ndodhur ... të
gjitha këto janë vetëm mënyra në të cilat një person shmang të përballet
me humbjen që ka përjetuar. Ata që reagojnë në këtë mënyrë nuk janë
ende të gatshëm të përballen me ndjenjat e tyre, ata mendërisht e pranojnë
humbjen, por ata shmangin në të gjitha mënyrat e disponueshme për të
njohur ndjenjat e tyre, duke mos i lejuar ato të shfaqen.
Atyre u duhet dhënë hapësirë dhe kohë, sepse besoj se organizmi i
gjithsecilit reagon në mënyrën më të mirë për ta në atë moment. Ne u
krijuam si qenie që kanë mençuri të madhe të brendshme dhe fuqi të vetë-
shërimit, megjithëse kemi punuar me zell shekuj me rradhë për të
shkatërruar këto dhunti natyrore, ende brenda nesh ekziston ajo më e
mira, më e mençura, më e pastra, më besnikja ndaj vetvetes, pjesa e qenies
sonë që kujdeset për ne. Ajo sigurohet që gjithçka të shkojë mirë për ne.
Ajo “pjesa e mençur” e qenies sonë e di se dikush në atë moment nuk është
i aftë të durojë humbjen dhe e mbron atë nga shkatërrimi.
Le t’i besojmë atij dhe atyre që kanë nevojë për kohë, dashuri dhe
durim dhe t’u japim atyre atë që kanë nevojë!Do të vijë dita kur ata do të
merren me veten dhe ndjenjat e tyre dhe është e rëndësishme që ne t’i
lejojmë ata të zgjedhin atë moment për veten e tyre.
Shumë njerëz mendojnë se duhet t’i ndihmojmë këta njerëz duke i
detyruar të punojnë për vetën, të shkojnë te një psikoterapist, të flasin për
atë
14
që u ka ndodhur, të bëjnë këtë gjë apo atë gjë... E vërteta është se më mirë
është kur gjithçka që ka ndodhur të përjetohet menjëherë dhe kur njeriu ka
kontakt me veten dhe ndjenjat e tij, por është gjithashtu e vërtetë që asgjë
nuk mund të arrihet me forcë dhe se presioni mbi këta njerëz mund të
shkaktojë vetëm dëm. Gjithkush punon si mundet dhe le të lejojmë që
gjithësecili ta provojë dhe përjetojë humbjen në mënyrën e vet.
Ndodh që disa njerëz zgjedhin përgjithmonë ikjen si një mënyrë
jetese. Neve na mbetet t’i ofrojmë ndihmë, t’i tregojmë mundësinë e
zgjedhjes dhe të largohemi duke respektuar vendimin e tyre.

Ankorimi i dhimbjes3
Disa prej nesh plotësisht dhe pa hezitim i dorëzohen dhimbjes, e
ushqejnë atë, e duan atë dhe jetojnë me të. Ata që e bëjnë këtë kanë
mendimin se jeta e tyre ka përfunduar me jetën e të ndjerit, se qëllimi i
vetëm dhe i gjithë kuptimi i jetës së tyre është zhdukur me të ndjerin dhe se
ata nuk kanë më një arsye për të ekzistuar. Jeta është një barrë për ta dhe
gjithçka lidhin me variantin “Si do të ishte sikur të ishte ai/ajo gjallë”.
Mendimet e tyre mbizotëruese janë në stilin: “Po të ishte ai / ajo tani këtu,
gjithçka do të ishte ndryshe ... Ai / ajo do ta bënte këtë tani ...” etj. Këtu po
flasim për njerëzit që janë përgjithmonë në këtë fazë dhe për të cilët kjo
është një mënyrë jetese, të cilët kanë zgjedhur të ndëshkojnë veten e tyre
për humbjen dhe të mbijetojnë të gjitha ditët e mbetura të jetës së tyre në
një gjendje të bimësisë. Këtu po flas për njerëzit, të cilët përherë janë në
këtë faze dhe të cilëve kjo mënyrë e jetës, që e kanë zgjedhur ta dënojnë
vetën për shkak të humbjes, dhe në një gjendje të bimësisë (vegjetacionit)
të jetojnë ditët e mbetura të jetës së tyre.
Sigurisht, ka mënyra më të mira se kjo për të jetuar jetën tonë të
vetme, por secili ka të drejtë në zgjedhjet e veta, pavarësisht se si na duken
dhe pavarësisht se si i përjetojmë ato. Pra, përkundër faktit që nuk na
pëlqen kjo mënyrë, duhet ta pranojmë, nëse është zgjedhje e vetëdijshme e
dikujt.
3 Ankorimi -Një emërtim për një teknikë në NLP me anë të së cilës ne ruajmë përvojën e
gjendjeve tona të dëshiruara dhe të mira thellë brenda vetes (e ankorojmë atë), në mënyrë që të mund të
nxjerrim dhe të thirremi në ato gjendje çdoherë kur na duhen. Shpesh ndodh që ne në mënyrë të
pavetëdijshme të ankorojmë edhe gjendjen e këqija. Ne gjithmonë e bëjmë këtë kur përqendrohemi në
diçka që do të dëshironim të shmangnim dhe sa herë që mendojmë për problemin dhe në vend se si ta
15
zgjidhim atë.

16
Meqenëse njerëz si këta shpesh mund të na lodhin me historitë e tyre
dhe të na bëjnë të ndihemi keq dhe të rraskapitur, ne kemi të gjithë të
drejtën e kësaj bote t’u themi atyre atë që mendojmë dhe ndiejmë kur jemi
në shoqëri të tyre dhe pastaj të qëndrojmë larg tyre. Ne e respektojmë
zgjedhjen e tyre për të ushqyer vazhdimisht dhimbjen e tyre, por i ndalojmë
që të infektojnë jetën tonë me të. Secilit i pëlqejnë mend e veta.
Sidoqoftë, ka edhe nga ata që sillen në këtë mënyrë sepse mendojnë
se vetëm një sjellje e tillë është e saktë dhe se “duhet të jetë ashtu”. Ata
fshijnë çdo shenjë të jetës brenda dhe rreth tyre, jo sepse ndihen kaq të
mpirë, por sepse besojnë se është e pahijshme dhe e papranueshme të
vazhdosh të jetosh, e sidomos të jesh i lumtur përsëri. Ata zgjedhin të
skllavërohen nga disa modele kulturore të vjetëruara shumë kohë më parë
dhe nuk guxojnë të dalin jashtë kufijve të pritshmërive të njerëzve të tjerë.

Si do të ishte po të ndryshohej kjo?

Të kujtojmë se në disa pjesë të Indisë, gratë, të cilave burrat u kanë


vdekur, endedigjen në kunj, ata akoma vazhdojnë me traditat e vjetra duke
detyruar të vejat të vdesin në një mënyrë të tmerrshme. ATA besojnë se
është e drejtë, por e gjithë bota e civilizuar e hedh poshtë një sjellje të tillë
dhe shpreson që ky zakon të zhduket përgjithmonë.
Është e mundur, edhe kur nuk është e lehtë, të hedhësh poshtë disa
zakone dhe kufizime të vendosura që nuk kanë më kurrfarë kuptimi për ne.

Pranimi i dhimbjes, çlirimi i energjisë negative dhe rikthimi në jetë


Kjo mënyrë nënkupton lejimin e vetes për të rijetuar ndjenjat tuaja,
çfarëdo qofshin ato (ndjenjat e fajit, apo pendimit, apo zemërimit, ose
dhimbjes së ushqyer ...), thjesht lini gjithçka që ndieni Të Ndodhë. Dije që
dhimbja është aleati juaj dhe se është e natyrshme ta ndjeni atë, sepse ju ka
ndodhur diçka e tmerrshme dhe është e gabuar të pretendoni se asgjë nuk
ka ndodhur, kur ka ndodhur dhe është akoma prezente shija e hidhur e saj
sepse është krejt normale të vuani dhe të ndjeni dhimbje. Ndaloni së
rezistuari,
17
sepse asaj që ju i bëni rezistencë vazhdon me këmbëngulje të qëndrojë aty,
ndërsa asaj që i dorëzoheni ngadalë lëshon vendin dhe zhduket. Kini besim
se gjithçka po shkon në të mirën tuaj dhe se koha po punon për ju. Jini të
durueshëm dhe të hapur dhe - do të shpërbleheni!
Mos harroni mendimet e të mençurit Ivo Andrić “Çfarë nuk dhemb -
nuk është jetë, çfarë nuk kalon - nuk është lumturi”. Dhimbja është një
pjesë përbërse e jetës sonë.
Që nga lindja, ne jemi përballur me lloje të ndryshme dhimbjesh, ajo
është një shoqërues i vazhdueshëm në rrugën tonë të jetës, poashtu edhe
gëzimi, i cili është aty për të na dhënë një ndjenjë të plotësisë së jetës.
Secili prej nesh, herët a vonë, në mënyrë të pashmangshme mëson të merret
me dhimbjen, zhvillon disa nga mekanizmat dhe sjelljet e tij mbrojtëse që e
ndihmojnë atë në këtë mënyrë, dhe kështu bëhemi më me përvojë dhe të
gatshëm për të mbijetuar edhe plagë të tilla të tmerrshme dhe të pashërueshme.

"Kjo formë njerëzore është një shtëpi


mysafirësh.
Çdo mëngjes - një kalimtar i ri.
Gëzim, depresion, keqdashje
- një ndërgjegje afatshkurtër erdhi si një
mysafir i papritur.
Priti mirë dhe përkushtoju të gjithëve;
Edhe nëse ata janë vetëm një bollëk
trishtimi që përfshinë shtëpinë tuaj me
dhunë,
E që nxori të gjitha orenditë prej saj – prap
trajto çdo mysafir me nder.
Ndoshta do të të zbrazë për ndonjë gëzim
të ri."4

Mos harroni se sa herë jeni lënduar, keni menduar se do të vdisni, sa


here keni pasur dhimbje dhe ju dukej sikur nuk do të zhdukej kurrë
megjithatë e keni kapërcyer atë dhe keni mbijetuar. Kjo është arsyeja pse
ju e dini që
4 Dželaludin Muhamed Rumi (“Možda...”)

18
e keni atë aftësi tek ju dhe se ju duhet vetëm durim dhe besim tek vetja
juaj. Jepi vetes kohë. Jepi vetes përkrahje. Besojini asaj “pjesës së mençur”
brenda vetës dhe lejo që ajo të të ushqejë dhe të të sjellë në gjendje të
shëruar plotësisht.
Kjo sigurisht që është mënyra më produktive dhe më e shëndetshme
për t’u marrë me humbjet dhe përfshin një PROCES që kërkon kohë dhe
punë për vetën tuaj. Kjo është arsyeja pse ne do të merremi me këtë temë
në detaje por së pari t’ju tregoj se si dukej përballja ime me vdekjen e
papritur të djalit tim.

Përvoja ime - Përballja ime me vdekjen e djalit

Kur hymë në banesë, sepse ai nuk përgjigjej në telefon dhe e gjetëm


djalin të vdekur, unë u ngriva nga tronditja. Ndërsa burri im dhe shoku i
djalit tim bërtisnin, qëllonin dhe godisnin muret me grushta, unë mbeta pa
fjalë. Pas pak, nofulla ime filloi të shtrëngohej. Kisha frikë se shtrëngimi do
të më paralizonte, se do të isha e bllokuar por gjallë në trupin tim. Dhe kjo
është arsyeja pse mora një qetësues. Në fakt, ndodhi që nofulla u ngurtësua
nga ulëritja që e ndalova, që nuk lejova të dilte, duke mpirë muskujt dhe e
njëjta gjë ndodhi edhe me trupin tim. U shtrëngova dhe ia ndalova vetes
të qaj, të bërtas dhe të rënkoj me zë të lartë. Vetja ime “e mençur” zgjodhi
atë për mua, duke e ditur se në atë moment ishte më mirë për mua të mos
përjetoja ndjenjat e mia, sepse isha e papërgatitur për t’i provuar ato.
Mbase sepse isha në një situatë të tillë jetësore sa nuk kisha kohë ta
përpunoja ndjenjën e dhimbjes, e të ndieja ndonjë gjë. Kam bllokuar dhe
ngrirë gjithçka në mënyrë që të mund të funksionoj dhe të përfundoj punën
time. Banesa në të cilën jetonim ishte e shitur dhe ne duhej të largoheshim
nga ajo banesë brenda një muaji e gjysmë. Gjatë asaj kohe, na duhej të
gjenim dhe të blinim një tjetër për të kaluar në të, duhej të paketonim dhe
lëviznim gjërat nga banesa ku jetonte djali im i ndjerë. Sigurisht, kishte
punë të panumërta në lidhje me varrimin dhe dokumentet, sepse djali im u
vra dhe u plaçkit. Përveç parave, vrasësi i mori portofolin, telefonin, çelësat
dhe të gjitha dokumentet e tij dhe ne nuk kishim asnjë nga dokumentat e tij,
gjë që

19
e komplikoi më tej jetën tonë në përmasa të paimagjinueshme. Për
shembull, mjekja nga ndihma e parë, që erdhi për të konstatuar vdekjen, për
të kryer punën e saj arriti në përfundimin shumë të pamëshirshëm se djali
im ishte një person i paidentifikuar për të NN, sepse unë nuk kisha
çertifikatën e lindjes, e asnjë dokument tjetër që dëshmonte identitetin e tij
dhe unë nuk munda të dëshmoj se ai është im bir!
A mund ta imagjinoni atëherë si ishin të gjithë hapat e tjerë të cilët
duhej të ndërmirrreshin, të cilat në vetvete ishin shumë të komplikuar për
ne si njerëz të humbur në një gjendje shoku, por që patjetër duhej të
bëheshin! Unë kisha vërtetë shumë për të bërë dhe ishte e nevojshme të
punoja sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Kur bëhet fjalë për ndjenjat, përveç frikës trishtuese, ndjenja
mbizotëruese për mua ishte pafuqia. (Unë madje kam ëndërruar që jam
përdhunuar, sepse ishte një përshkrim vërtet i gjallë i gjendjes sime dhe
ndjenjave të mia, dhe kjo ndodhi pasi që jeta më përdhunoi, më detyroi atje
ku nuk do të doja të isha, të vuaja diçka që nuk doja dhe të jetoja me
pasojat e asaj vuajtje. Ishte e tmerrshme vetëdija se asgjë që bëj ose nuk
bëj nuk do të mund ta ndryshojë faktin se djali im kishte vdekur dhe unë
nuk kisha mundësi të ndryshoj ndonjë gjë!)
Tek burri im - më e dukshme ishte ndjenja e fajit që ai nuk e mbrojti
të birin, tek djali i vogël mbretëronte një ndjenjë e tmerrshme zemërimi dhe
padrejtësie, tek motra ime mbretëronte shqetësimi dhe brejtja e ndërgjegjes
se ajo nuk ndau më shumë kohë për të kaluar me të. Të gjithë kishin lajt
motivet e tyre dhe luftuan me djajtë e tyre. Dhe të gjithë kishin një sfidë të
ndryshme për të zgjidhur.
Pra, përveç dhimbjes dhe trishtimit që të gjithë e kemi ndjerë dhe
përjetuar, disa emocione të tjera u shfaqën si kryesore tek secili nga ne
dhe kjo është pikërisht ajo që është e rëndësishme që duhej të kapet dhe të
kuptohet. Merruni me vetën mundohuni të kuptoni atë që saktësisht ndjeni,
çfarë emocioni veçohet tek ju? Kur t’ia arrini, do të dini saktësisht se ku
duhet të përqëndroheni dhe çfarë duhet të bëni që të përmirësoni gjendjen
tuaj emocionale në të cilën gjindeni.

20
Unë padyshim që duhej të punoja për nevojën time për të kontrolluar
gjithçka (pafuqia = mungesa e kontrollit), burri im dhe motra ime për
vendosjen e kufijve të përgjegjësisë së tyre ... Të gjithë kishin detyrat e
tyre.
Cilat janë detyrat tuaja? Jini të vetëdijshëm për ndjenjat tuaja dhe
dalloni cili është mësimi që duhet të mësoni.

Fazat e pikëllimit

Struktura e ofruar nga Elizabeth Kibler Ross, një psikologe zvicërane,


është shumë e njohur, sipas së cilës të gjithë ata që pikëllohen kalojnë në 5
fazat e mëposhtme:

• shoku dhe mohimi / mosbesimi


• zemërimi / tërbimi
• të qëlluarit / negociimi
• depresioni / zemërimi i drejtuar drejt vetes dhe trishtimi
• falja dhe pranimi

Me përjashtim të fazës së parë, në të cilën e gjithë qenia jonë refuzon


të besojë - për ne, të vërtetën e tmerrshme dhe plotësisht të papranueshme,
askush nuk i kalon të gjitha fazat në të njëjtën mënyrë, ose në këtë renditje.
Është e sigurtë që momenti i parë dhe njohuria e parë janë të rezervuara për
një gjendje shoku në të cilën pyesim veten nëse po ëndërrojmë, nëse është e
mundur që po ndodh vërtetë dhe po presim të zgjohemi në një realitet më të
durueshëm dhe pranueshëm. Është gjithashtu e sigurtë se kjo fazë zakonisht
zgjat relativisht pak domethënë është e shkurtër. Pas kësaj, të gjitha fazat e
cekura më sipër mund të jenë ose jo.
... Përvoja ime është se unë nuk kam kaluar disa nga këto faza ose të
paktën nuk i kam njohur si të tilla. Ndonjëherë emocionet, disponimi dhe
gjendja shpirtërore ishin të ndërthurura, nganjëherë kthehesha në diçka që
besoja se kishte mbaruar ... Unë kalova nga faza e faljes dhe pajtimit të
plotë
21
(siç më dukej atëherë) në fazën me një ndjenjë faji, ose nga dashuria në
depresion, ose në frikë, dhe pastaj prej fillimit përsëri ...
Ndonjëherë kishte faza të negociatave dhe të menduarit se si do të
ishte sikur të ishte kjo në vend të kësaj, nëse do ta bëja në këtë mënyrë
dhe jo në atë mënyrë ... por unë kurrë nuk jam marrë me mendime të tilla
për më shumë se dhjetë minuta, e vetëdijshme se është fatale për mua të
ankorohem me dhimbjen. Dua të theksoj se, edhe kur pranova kryesisht
vdekjen e tim biri dhe kalova pjesën më të madhe të kohës në dashuri dhe
paqe me veten dhe jetën time, unë ende kisha momente të rënies në
depresion, ose trishtim
... sepse u mësova me një realitet të ri, që ne jetojmë një proces të gjatë dhe
kërkojmë kohë, punë për veten tonë dhe durim.
Pra, fakti që të gjithë jemi të ndryshëm na jep të drejtën të kalojmë
nëpër të gjitha përvojat e jetës në mënyrën tonë, përfshirë edhe këtë. Kjo
është arsyeja pse është e udhëstë shmangni përgjithësimet dhe të mos prisni
që gjithçka do të rrjedhë siç përshkroi dikush ose që ne duhet të përjetojmë
gjithçka që bëri dikush tjetër. Përsëri, është e dobishme për ne që ta njohim
këtë model, sepse mund të na ndihmojë të njohim atë që po na ndodh, por
gjithashtu të na drejtojë në drejtimin e rrugës për të dalë nga ajo gjendje –
për të falë dhe pranuar.
Mund të na inkurajojë gjithashtu të mendojmë se ku jemi për
momentin dhe mos ndoshta kemi qëndruar shumë gjatë diku, ku nuk do të
donim të rrinim. Gjëja më e keqe që mund të bëjmë është nëse ngecim në
cilëndo fazë dhe nëse kjo ndodh, është e rëndësishme të kërkojmë ndihmë.
Le të kemi parasysh se Elizabeth Kibler Ross e vuri re këtë model
derisa po punonte me5 pacientë “të pashërueshëm” të cilët u detyruan të
përballen me afërsinë e vdekjes së tyre dhe se ajo më vonë e kuptoi se
mund të zbatohej për çdo humbje serioze dhe periudhë pikëllimi.

5 Nuk ka sëmundje plotësisht të pashërueshme. Për sa kohë që ekziston të paktën një person i
cili është shëruar nga një sëmundje specifike, kjo do të thotë se është e mundur edhe për të tjerët, dhe se
sëmundja është e shërueshme dhe shërimi është i mundur vetëm nëse pacienti dëshiron të vazhdojë të
jetojë me gjithë zemrën dhetërë qenien e tij.

22
Çfarë të bëjmë?

Ndihma e parë

Jo të gjitha vdekjet janë njësoj. Nuk ka rëndësi nëse prindi juaj,


bashkëshorti juaj i jetës apo partneri jashtëmasrtesor, apo fëmiu juaj ka
vdekur, ashtu si nuk ka rëndësi se si ndodhi: nëse vdiq nga një sëmundje,
ndodhi vetëvrasje, vdekje e papritur apo e dhunshme ... Thelbi është i
përbashkët dhe ajo është një ndjenjë e fortë e humbjes së pakthyeshme dhe
një ndryshim absolutisht i domosdoshëm i përditshmërisë sonë dhe
përshtatja në një jetë tjetër - pa personin tonë të dashur, i cili tashmë ka
vdekur. Kjo është arsyeja pse ne mund të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të
ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse të gjithë kemi përjetuar të njëjtën ndjenjë të
humbjes së tmerrshme, të njëjtin tërmet që tronditi bazat e qenies sonë, na
shkuli neve rrënjët dhe na ndryshoi pikëpamjen për botën.
Rregulli i parë është që nuk ka rregulla që vlejnë për të gjithë,
sepse ne jemi të ndryshëm: nevojat tona janë të ndryshme, ndryshe i
filtrojmë ngjarjet dhe përvojat që përjetojmë dhe kjo është arsyeja pse
dallojnë emocionet që na shfaqen.
Ju mund të keni kuptuar se si dukej tek unë dhe në shembullin e më të
afërmve të mi dhe si mbizotëronte një ndjenjë e ndryshme tek secili prej
nesh pas humbjes që pësuam. Kjo është arsyeja pse rregulli i parë është që
ju dhe përvojat tuaja janë më të rëndësishmet, dhe kjo është arsyeja pse
gjëja më e rëndësishme, absolutisht më e rëndësishmja është të ndiqni dhe
dëgjoni veten. Harrojeni udhëzimet, harroni urdhërat nga të tjerët, lini të
gjitha këshillat me qëllim të mirë dhe shikoni me kujdes se çfarë juve po
ju ndodh!

23
Si ndiheni saktësisht?
Për çfarë po mendoni?
Çfare po ju sillet nëpër kokë?
Në cilën pjesë të trupit ndjeni emocione?
Çfarë saktësisht po ju ndodh? (P.sh.
dhimbje lukthi, shtrëngim në fyt, të përziera
në stomak, probleme me frymëmarrjen,
dhimbje/shtrëngim zemre ...)

Vetëm ju e dini këtë dhe kjo është arsyeja pse ju jeni të thirrur më shumti
për të ndihmuar veten tuaj duke i kushtuar vëmendje mendimeve tuaja dhe
duke ndjekur nga afër ndjenjat tuaja dhe duke i lejuar ato të shfaqen.
Askush nuk na ka mësuar ndonjëherë gjënë më të rëndësishme, askush
nuk na përgatit për vdekjen e më të dashurëve tanë, edhe pse të gjithë e
dimë se kjo është një situatë që do të kalojmë në mënyrë të pashmangshme.
Dhe kur të ndodhë, përsëri, modelet e mirënjohura dhe të koordinuara të
sjelljes zakonisht funksionojnë - ne veprojmë sipas asaj që kemi dëgjuar
dhe parë shumë herë. Për shembull mbahemi fortë dhe nuk tregojmë sa
jemi të mërzitur e të rraskapitur, sepse nuk duhet të jemi qyqarë dhe të
qajmë ... ose anasjelltas nuk pushojmë së mbingarkuari vetën me trishtim,
bëhemi të mpirë dhe të paaftë për asgjë, përveç të qarave dhe vajtimeve të
pafundme. Këto janë vetëm dy ekstreme, dhe të dyja na bëjnë të mohojmë
një botë të tërë emocionesh dhe mendimesh që na mbingarkojnë dhe që
krijon një problem. Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë se çdo
mendim dhe ndjenjë që ndodh në atë periudhë është mirë, por vetëm çdo
mendim dhe ndjenjë! Nëse, falë modeleve të mësuara, i shtyjmë mendimet
tona nën rrogoz dhe refuzojmë të njohim atë që po na shqetëson, si mund ta
ndihmojmë veten? Nëse i hedhim poshtë ndjenjat tona, të cilat ata na kanë
mësuar se janë të padëshirueshme, ose i perceptojmë si të tilla, si mund t’i
heqim qafe ato? Nëse p.sh. është e papranueshme të ndiejmë faj dhe
pendim dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se këto ndjenja janë krejtësisht të
padobishme për ne tani që gjithçka ka mbaruar dhe nuk mund të
ndryshohet, dhe kjo është arsyeja pse ne i largojmë ata, ato mund të krijojnë
shqetësime serioze fizike me kalimin e kohës.

24
Të gjitha sëmundjet tona janë diku në fillimin e origjinës psikosomatike.
Mund të shmangim shumë vetëm nëse mësojmë të pranojmë veten dhe
emocionet dhe mendimet tona të padëshiruara dhe nëse mësojmë se si të
bashkëpunojmë me veten.
Atëherë, me siguri të gjithë do të dëshironin të mos mbanin mend
gjithçka të keqe që i kanë bërë të ndjerit, ose një situatë kur ai mund të
kishte bërë diçka më mirë dhe më shumë, por unë nuk mendoj se nuk ka
person që nuk i shkon mendja për mendime dhe situata të tilla. Të gjithë, në
mënyrë të pashmangshme, rishikojnë dhe mendojnë nëse vdekja, sëmundja,
aksidenti mund të ishin shmangur nëse thjesht do të kishim bërë diçka
ndryshe. Mendime si këto mund të zhvillohen për një kohë të pacaktuar.
Sigurisht që i kisha edhe unë, por u përpoqa të ndaloja së torturuari
veten pa nevojë dhe pa kuptim dhe përqendrova vëmendjen time në atë që
mund të më ndihmojë dhe ta bëjë jetën time të mëtejshme më të lehtë.
Është e gabuar të presësh mendime të tilla në rrënjë dhe t’i refuzosh
ato, ashtu siç është e gabuar t’i ushqesh vazhdimisht dhe thjesht të mendosh
për këtë. Është e rëndësishme t’i njohim ato dhe ta falim vetveten, duke
ditur se bëmë më të mirën që mundëm dhe dinim në momentin dhe
rrethanat e dhëna. Nëse thjesht i heqim ato nga pikëpamja e vetëdijes dhe
mendjes sonë, pa e falur veten, ato mund të vazhdojnë të na mundojnë në
101 mënyra tinëzare dhe të fshehta me të cilat do të jetë e vështirë të
lidhemi. Në fakt, çfarë tjetër u ka mbetur përveçse të maskohen, kur ne - siç
janë ato - nuk do t’i refuzojmë?
Përveç faktit se kur ne thjesht i shtyjmë ato nga sytë, ato vazhdojnë të
ekzistojnë dhe “punojnë”, por ato konsumojnë shumë energji të jetës.
Ne mund ta përdorim këtë energji të çmuar të jetës, të cilën e marrim
nga vetja jonë vetëm për të fshehur ndjenjat tona të padëshiruara nga vetja
në një vend të sigurtë dhe të padukshëm, në një mënyrë shumë më të
mençur dhe më të dobishme. Kjo është arsyeja pse gjëja më e rëndësishme
në botë është të pranojmë në vetvete atë që saktësisht ndiejmë, të lejojmë
që të vërejmë çdo mendim tonin, të merremi butësisht me të dhe pastaj ta
lëmë atë të shkojë.
Pranoni emocionet tuaja dhe lejojini vetes të ndjeni trishtim dhe
dhimbje, pa rezistencë dhe përqafojini ato, duke i dhënë vetes kohë për t’u
pikëlluar dhe më pas i lini të shkojnë. Qani lirshëm, sepse e qara ju

25
ndihmon

26
të lironi rezistencën. Është e natyrshme për tërë qenien tonë të rezistojmë
duke pranuar diçka kaq të tmerrshme për ne, por ajo rezistencë zhduket
përmes lotëve dhe pikëllimit tonë. Emocionet tona janë miqtë tanë, ato kanë
nevojë që ne t’i vëmë re dhe t’i respektojmë.
Burrat mund të mendonin për të kapërcyer moton e ngulitur, banale
dhe shkatërruese në këtë zonë: “Djemtë nuk qajnë!”. Ne të gjithë jemi
bindur nga kaq shumë shembuj të përsosjes së natyrës në të cilën çdo detaj
është vendosur dhe organizuar në një mënyrë të bukur, pragmatike dhe
thellësisht kuptimplotë. A do t’u kishte dhënë natyra e përsosur burrave lot
nëse do të donte që ata të ishin qenie që nuk qajnë?
Mbani në mend: Ju keni të drejtë të ndjeni gjithçka që ndjeni dhe
të kaloni në mënyrën tuaj nëpër këtë përvojë! Bëni atë që ju pëlqen,
dëgjoni qenien tuaj, ndiqni se si ndiheni dhe bëni vetëm atë që mendoni se
është e mirë për ju.

40 Ditët e para - rutinë

40 ditët e para pas varrimit, qëndroni në një rutinë që është një gjendje
e dobët e letargjisë për ato ditë kur po përballeni me emocione dhe
mendime të lodhshme. Dhe përderisa ju prisni të kalojë ajo gjendje, pa
marrë parasysh sa kohë ju duhet, dalë ngadalë mblidhni forcat për të
vazhduar me jetën kur të vijë koha dhe të jeni gati. Kjo është koha kur ne
thjesht duhet të MBIJETOJMË dhe të qëndrojmë të shëndetshëm. Kështu
që në ato 40 ditë:

- Mos bëni asgjë,


- Mos provoni asgjë,
- Mos pritni asgjë nga vetja juaj.

Të gjitha hulumtimet tregojnë se një personi u duhet për rreth gjashtë


javë që të përshtatet fizikisht dhe mendërisht me situatën e re të krijuar. Nga ky
fakt rrjedhin edhe shumica e zakoneve popullore që kanë të bëjnë me
funksionimin në 40 ditët e para pas varrimit të të ndjerit. Njerëzit e shtëpisë
apo të afërmit e të
27
ndjerit,nëpothuajsetëgjithakulturat,janëkursyeratoditëngakryerjaepunëvetë

28
shtëpisë, dhe përgatitja e ushqimit, ... sepse është vërtetë shumë e vështirë
të merresh me gjëra të tilla të parëndësishme në momentin kur një tërmet të
tronditi jetën. Për ta kujdeset rrethi i ngushtë familjar, ndërsa të afërmëve të
të ndjerit u lihet kohë që të reflektojnë dhe pajtohen me atë që ka ndodhur.
Gjithashtu, është e shpeshtë edhe një traditë, që njerëzve të shtëpisë u
shprehen ngushllime nga të gjitha anët dhe një lumë njerëzish vazhdon të
rrjedhë nëpër jetën e tyre. Kjo gjë ka përparësitë por edhe mangësitë e veta.
Dhe përsëri, pasi nuk jemi të gjithë njësoj, për disa një traditë e tillë është
një bekim dhe për disa një torturë e rëndë. Prandaj këtu është e rëndësishme
të vendosni një ekuilibër dhe të mbroni vetën.
Nëse jemi në atë grup njerëzish që e pëlqejnë këtë traditë – sepse
përderisa bisedoni me njerëz, nuk mund, edhe po të doni, t’i dorëzoheni
plotësisht dhimbjes ose mendimeve tuaja - gjithçka është në rregull. Ai
çlirim i lehtë dhe i dozuar i dhimbjes mund të ndihmojë shumë derisa ne
ndajmë kujtime për personin tonë të dashur, i cili nuk është më, derisa
ritregojmë situata dhe aventura të ndryshme në të cilat ai ishte personazhi
kryesor.
Nga ana tjetër, nëse bëni pjesë në atë grup njerëzish që preferojnë të
qëndrojnë vetëm në një dhomë dhe të cilëve u duhet ajo vetmi dhe heshtje e
çmuar për t’u rigjeneruar, atëherë duhet ta krijoni atë hapësirë dhe kohë për
veten tuaj, pavarësisht nëse i pëlqen kjo dikujt apo jo. Mos harroni se ju
jeni ai që keni përjetuar humbje dhe tronditje dhe se ju jeni ai që keni të
drejtë të zgjidhni se si të silleni në këtë drejtim dhe ju jeni ata që vendosni
se çfarë është më e mira për ju. Të tjerët mund të mos e dinë, por ata janë të
detyruar ta respektojnë atë.

Rëndësia e vetmisë

Duhet të theksohet se, cilitdo lloj personi i përkisni dhe cilëndo


mënyrë të zgjidhni për të kaluar këtë përvojë, është e nevojshme t’i siguroni
vetës momente të paçmueshme të vetmisë, në të cilat do të jeni në gjendje
të përpunoni dhe integroni gjithçka që ka ndodhur, e cila do t’ju japë
mundësinë të ndjeni qenien tuaj, të falni veten, thjesht t’i jepni vetes kohë
për të dëgjuar se çfarë po ndodh brenda jush dhe për të ndihmuar vetveten.

29
Kur i jepni kompjuterit një detyrë më të komplikuar, i duhet kohë për
ta bërë. Nëse e mbingarkoni me një mori detyrash të tjera që duhet të bëjë
menjëherë, ai ndalet, bllokohet, sepse është e pa mundur të bëjë më shumë
sesa mundet. Atëherë, mendoni si është për ne?!
Megjithëse, gjyshja ime në disa momente të vështira, kur ajo po
varroste të dashurit e saj, thoshte se “njeriu është i çuditshëm, ai përballon
gjithçka dhe prap ecë përpara, ndërsa hekuri do të shkrihej”.
Por edhe njeriu më i fortë ka nevojë për kohë dhe i duhet vetmia për të
përballuar gjithçka që i ka rënë mbi kokë, për të rirregulluar pjesët e
mozaikut të jetës së tij, për të krijuar një jetë të re dhe të ndryshme në të
cilën dikush nuk do të jetë më dhe nuk do të jetë më kurrë, të paktën jo në
planin fizik. Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet ta krijojnë këtë hapësirë
dhe kohë për vetmi, sepse kjo është mënyra më e mirë për të ndihmuar
veten të pranojnë një situatë të re më shpejt dhe më lehtë (edhe pse në këto
raste nuk ka asgjë të shpejtë dhe të lehtë).

Zgjedhja, marrja e përgjegjësisë

Ju keni vërejtur se unë shpesh po përdor fjalën zgjedhje, kur flas për
mënyrat se si reagojmë ndaj asaj që po na ndodh. Sigurisht, kjo është e
gjithë mençuria dhe fara e jetës sonë të ardhshme.
Ne nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur, ose, të distancohemi,
sepse fizika moderne dëshmon diçka tjetër, të paktën ne njerëzit e
zakonshëm ende nuk dimë si të ndryshojmë ngjarje të padëshiruara.
Çfarëdo që të bëjnë tani, të dashurit tanë që kanë ndërruar jetë nuk do të
jenë më fizikisht pranë nesh. Por, MUND ta ndryshojmë qëndrimin tonë
ndaj asaj që ka ndodhur, ne mund të zgjedhim mënyrën se si do të
sillemi.
Dikujt mund t’i duket se këtu nuk ka asgjë për të zgjedhur dhe se për
këtë fjalë nuk ka vend këtu. Në atë rast, sugjeroj që ai të mendojë me
kujdes se kujt po ia lë për të kontrolluar timonin e jetës së tij.
Shumë njerëz nuk janë të gatshëm për asgjë që kërkon ca përpjekje
dhe punë për veten e tyre, duke u larguar nga zakonet dhe komoditetet e
vendosura. Ata gjithmonë ndjekin vijën e rezistencës më të vogël dhe
hedhin barrën e përgjegjësisë për jetën e tyre. Atyre u duket se është më
30
lehtë për

31
ata që t’i dorëzohen ngjarjeve që kanë ndodhur dhe si viktima pasive të
vuajnë gjithçka që i bie, pa dijeni se pikërisht një sjellje e tillë u thithë
gjithë energjinë e jetës dhe i bën ata të ndihen keq.
Sa herë keni dëgjuar që njeriu me mendimet e veta krijon dhe tërheq
në jetën e tij gjithçka që i ndodh? A besoni në atë fjalinë e urtë: “Si i ke
mendimet, ashtu e ke dhe jetën”? Mos harroni se Jezusi shëroi vetëm ata që
besuan se ai mund ta bënte atë, duke u thënë atyre: “Sipas besimit tuaj
qoftë për ju”.
Unë e di që mendimet e vështira vazhdimisht kthehen, por ju zgjedhni
të kujtoni të mirat, të jeni mirënjohës për çdo moment të mrekullueshëm që
keni kaluar me të ndjerin tuaj të dashur;të jini mirënjohës për të gjitha ditët
dhe orët e lumtura që keni përjetuar, për të gjitha gjërat e bukura që keni
dhe çdo gjë e mirë që ju është dhënë dhe jeta juaj me siguri do të bëhet më
e bukur dhe më e lehtë.
Sa herë që lindin mendime dhe disponime të zeza, ju me vetëdije
përqendroni vëmendjen tuaj në diçka që ju bën të lumtur, zgjidhni të
përqendroheni në disa ngjarje të bukura, njerëz të dashur, në atë që zgjon
ndjenja të bukura dhe të këndshme. Vazhdimisht, me këmbëngulje,
zgjidhni gjithmonë mendime të bukura pa pushim dhe kështu krijoni
një model të ri në mënyrën tuaj të të menduarit. Le të bëhet çdo kujtim
i bukur burim gëzimi në vend të trishtimit!

32
Sigurisht, duhet pak përpjekje dhe këmbëngulje, por ia vlen! Është me
të vërtetë e mrekullueshme të mbani në kujtime të dashurit tuaj të ndjerë,
por në kujtime që ju bëjnë të lumtur dhe për këtë arsye – ushtroni dhe
praktikojeni këtë gjë!
Si fëmiu kur mëson të ecë - rrëzohet shumë herë, por askush asnjëherë
nuk mendon se nuk do të ecë për shkak të kësaj! Natyrisht, sepse çdo
fëmijë i shëndetshëm ka filluar të ecë dhe ka mësuar të vrapojë, të kërcejë,
të ngasë biçikletën, të lexojë, të zgjidhë ekuacione
... Çfarëdo që ka ushtruar dhe praktikuar
edhe e ka mësuar! Ndonjëherë si të
rritur, harrojmë se sa lehtë mësonim kur
ishim fëmijë. Ndoshta tani është koha
këtë të kujtojmë dhe me këmbëngulje
e pa pushim çdoherë të zgjedhim atë që
duam!
Kjo nuk do të thotë që ne duhet të
idealizojmë të dashurit tanë që nuk janë
më. Unë e di me siguri që djali im do
të më nervozonte shumë shpesh nëse do
të ishte gjallë, sepse ne nuk binim dakord për disa vendime të rëndësishme
jetësore për ne dhe kjo nuk do të kishte ndryshuar në të ardhmën e afërt.
Megjithëse do të jepja gjithçka që kam nëse ai do të ishte gjallë sot dhe
do të doja të më bezdiste, kjo nuk do të thotë që i kam harruar të gjitha
mosmarrëveshjet dhe të gjitha grindjet që kemi bërë nganjëherë. Unë
thjesht dua dhe zgjedh të përqendrohem në gjithçka që ishte e
mrekullueshme dhe e paharrueshme, e cila më solli gëzim dhe bukuri të
madhe në jetë, një ndjenjë gëzimi dhe kënaqësie.
Me këtë zgjedhje të vetëdijshme dhe të përsëritur vazhdimisht, unë
bëhem krijuesi i kujtimit tim gjithmonë të gëzueshëm dhe të dashur për të.
Nëse dikush është vetëm dëshmitar, në vend që të jetë kreator i jetës
së tij, si e pret ai një jetë të mbushur me ndjenjë kënaqësie dhe rëndësie?
Në të kundërtën, kur vendosim të pranojmë lirinë e zgjedhjes së dhënë nga
Zoti, në një paketë me barrën e përgjegjësisë, barra që na dukej aq e
vështirë bëhet më e lehtë çdo ditë dhe të gjitha përfitimet dhe bukuritë e
jetës shumëfishohen.

33
Sepse ne mësojmë dhe bëhemi më të mirë, më të shpejtë dhe më të aftë në
vendosjen, zgjedhjen dhe krijimin e asaj që është më e mira për ne.
Do t’ju kujtoj një rast të njohur të jetës sonë. Bëhet fjalë për poetin
dhe mjekun Jovan Jovanoviq Zmaj, jetën e të cilit gjithmonë e kam
konsideruar si shembullin më të ndritshëm dhe guximi, fisnikëria dhe
dashuria, e të cilit meritojnë respekt të thellë. Përkundër faktit se ai humbi
gruan dhe pesë fëmijët e tij, të cilët vdiqën nga tuberkulozi e të cilët nuk
mund t’i ndihmonte si mjek, as t’i mbronte ata si burrë dhe baba, ai
shmangu të bëhej një njeri i hidhur dhe i zemëruar.
Ai ZGJODHI që të gjithë dashurinë që kishte në vetvete, që në vend
që t’ua jepte gruas dhe fëmijëve të tij të vdekur, t’ia dhurojë gjithë femijëve
të gjallë të botës. Ai shkroi kaq shumë poezi të bukura për fëmijë, me të
cilat edhe sot rriten fëmijë tanë, ai filloi një nga revistat më interesante -
“Neven” (dhe disa revista të tjera për fëmijë !!!) dhe ia kushtoi tërë jetën
fëmijëve dhe të rinjëve, duke i dhënë atyre mësime të vlefshmepër jetën, në
një mënyrë të butë, të mprehtë, të mbushur me dashuri dhe butësi.

A mendoni se e ka pasur të lehtë ai?


A mendoni sa i kushtoi kjo përpjekje?
A mendoni se përpjekja e tij u shpagua?

Nëse J. Zmajit i shkoi për dore kjo gjë, a nuk mendoni se edhe ju do të
mund të bëni diçka të ngjashme?

Lejimi i të vdekurëve që të shkojnë

Shumë herë kemi dëgjuar fjalinë “ngushëlluese”: “Do të shohësh me


kalimin e kohës, do të jetë edhe më e vështirë për ty.” Por jo nuk do të jetë!
Më e vështirë kur kalon tronditja e parë, në të cilën ne mbijetojmë ditë pas
dite në një gjendje të mpirë, gjysmë të vetëdijshme, ndërsa kryejmë të
gjitha formalitetet e nevojshme.

34
Bëhet shumë më e vështirë gjendja vetëm kur truri, zemra dhe trupi
ynë fillojnë të përpunojnë informacione më të thella për përfundueshmërinë
e gjithçkaje që na ka ndodhur, përderisa shikojmë pasojat e zbrazëtisë së
tmerrshme të krijuar nga vdekja e të dashurit tonë dhe përpiqemi të
kuptojmë se çfarë na ka ndodhur, çfarë do të bëjmë me veten tonë dhe si do
të veprojmë tutje.
Me të vërtetë është e vështirë përderisa vazhdon ky proces. Por sapo ta
tretim atë informacion me gjithçka që bart me vete, bëhet më e lehtë. Sapo,
thellë brenda vetës, ne pranojmë faktin se personi ynë i dashur nuk është
më këtu, hapen mundësi të reja para nesh dhe gjithçka mund të bëhet më
mirë, nëse zgjedhim kështu.
Kur jemi tepër të trishtuar dhe nuk pajtohemi me atë që ka ndodhur
për asnjë moment, ne në fakt nuk i japim vetes ose të vdekurve paqe dhe
thënë troç ne nuk i lejojmë ata të pushojnë me të vërtetë në paqe.
Lërini të vdekurit të shkojnë. Ndaloni përdorimin e tyre si një
justifikim për pasivitet dhe vyshkje. Mos i shndërroni në armiq, sepse nuk
kanë qenë kurrë armiq për ju, andaj vazhdoni jetën dhe bëjini që ata të jenë
krenarë me ju!
Se po që se rastësisht të kishim lindur në ndonjë vend tjetër dhe po t’i
përkisnim një kulture tjetër p.sh., nëse do të ishim rritur dhe kishim jetuar
në Bali, do të kishim mësuar ta përjetonim vdekjen si momentin më të
bukur të jetës, sepse përmes saj kthehemi në thelbin tonë të pa trupëzuar
dhe të pavdekshëm dhe do ta festonim atë moment si festa më e madhe dhe
më e lumtur.
Mund ta imagjinoni këtë? A e kuptoni se sa ndikojnë besimet në jetën
tonë?
“Vdekja nuk është fundi

Me të nuk përfundon udhëtimi,


sepse ai që dha shkëlqimin
është shpërndarë pafundësisht “.6

6 (nga kënga “Ngushëllimi i Yllit” nga Dragan Gortan)

35
Leja për të vazhduar jetën dhe ndjenja e qëllimit

Tashmë veç kam shkruar për mënyrat themelore se si njerëzit sillen


ndaj përvojës së vdekjes. Dhe se ka aq shumë që mund të bëjmë për veten
dhe të dashurit tanë në mënyrë që të lehtësojmë dhimbjen dhe pikëllimin
për veten dhe për ata, si dhe për të gjetur përsëri gëzimin e jetës.
Gjëja kryesore, megjithatë, është të ZGJEDHIM që në një moment,
d.m.th., të vendosim t’i japim vetes leje për të vazhduar jetën. Është e kotë
të shkosh në terapi dhe “life couching”, është e kotë që edhe të gjithë
miqtë tanë, po edhe gjithë ekspertët e kësaj bote të jenë aty për ne, nëse
ne nuk jemi atje për veten tonë dhe nëse nuk e ndihmojmë vetveten!
Prandaj, jepi vetes leje të vazhdosh të jetosh dhe të gëzohesh!
Askush në botë nuk mund të jetojë i kënaqur pa pasur ndjenjën e të
kuptuarit dhe qëllimit të ekzistencës së tij. Është e mahnitshme se sa shpesh
e lidhim atë ndjenjë me njerëzit e tjerë dhe praktikisht, ne ia imponojmë
dikujt tjetër përgjegjësinë për jetën tonë, më së shpeshti fëmijëve tanë.
• Në një seminar që ndoqa, moderatori na kërkoi të thonim atë për
të cilën krenohemi dhe shiko ç’çudi, pothuajse të gjithë kolegët u
përgjigjën se janë krenarë
• me fëmijët e tyre!
• - E kuptova që, deri para ca kohësh (para NLP), ndoshta do të
bëja edhe unë ashtu, duke mos e kuptuar sa gabim është. Është e
mrekullueshme dhe e rëndësishme të jesh krenar për fëmijët e tu,
por jo vetëm për ta dhe para së gjithëve veq për ta. Është në
rregull që ata të jenë pjesë e kuptimit të ekzistencës sonë, por jo
edhe i gjithë kuptimi i jetës apo ekzistenës sonë!

Kujtonivargjet e mrekullueshme të Halil Xhubran7:


“Fëmijët e juaj nuk janë fëmijët tuaj.
Ata janë bijtë dhe bijat e mallit të jetës për veten e tyre.
Ato lindin përmes teje, por jo nga ti,
Dhe edhe pse janë me ty, ata nuk të përkasin ty.

7 Halil Xhubran

3
Ju mund t’u dhuroni atyre dashurinë tuaj, por jo mend e juaja, sepse
ata kanë mend e tyre.
Ju mund t’i kuptoni trupat e tyre, por jo shpirtrat e tyre,
Sepse shpirtrat e tyre banojnë në shtëpinë e së nesërmes,
të cilat nuk mund t’i vizitoni, as në ëndrrat tuaja “.

Edhe ju ishit, ose jeni akoma fëmijë i dikujt. Dhe a ju pëlqen idejae të
qenit ju qëllimi absolut i jetës së dikujt?
Kështu njejtë, as partneri ynë i jetës nuk mund të jetë kuptimi i jetës
sonë. Ai mund të na lehtësojë shumë momente të vështira në jetë, mund të
na sjellë gëzim, mund të na mbështesë dhe të jetë mbështetja jonë, por nuk
mund të jetë kuptimi i jetës sonë.
A duhet të numëroj akoma raste tjera, apo gjithçka është e qartë? Kur
një person është i pakënaqur me veten, asgjë nuk i mjafton dhe asgjë nuk
është tamam për të. Gjithçka e shqetëson dhe nuk ka shërim, sepse nuk
shikon në vendin e vetëm nga mund të vijë ndryshimi dhe të vijë paqja - në
vetvete!
Nëse një person nuk është i kënaqur me veten dhe jetën e tij, kjo është
gjithmonë një shenjë për të, që duhet patjetër të mendojë për shumë gjëra:
të kërkojë/shoshitë fusha të ndryshme të jetës së tij. Ai mund të rishikojë
gjendjen se si ndihet për shëndetin e tij, familjen, miqtë, jetën emocionale;
të mendojë se sa i kënaqur është me zhvillimin e tij personal, karrierën,
financat, kohën e lirë. Kur ai zbulon se me çfarë saktësisht është i
pakënaqur, ai gjithmonë mund të mendojë se çfarë mund të bëjë për të
ndryshuar situatën për të mirë nëfishën ku ka nevojë.
Në të njëjtën kohë, ne jemi të vetëdijshëm se e vetmja pikë në univers
që mund të ndryshojmë jemi vetvetja. Kur ndërpritet nevoja jonë për të
ndryshuar (shpesh duke fajësuar të tjerët) për çdo gjë me të cilën jemi të
pakënaqur dhe kur kuptojmë thellë në mendjen tonë se ne jemi vetëm
krijuesit e jetës sonë, atëherë fillon puna jonë e vërtetë për veten dhe
përparimin tonë personal.
Çelësat e lumturisë dhe kuptimit janë gjithmonë në duart tona dhe ne
me të vërtetë jemi farkëtarët e lumturisë sonë kur zgjedhim ta pranojmë atë
përgjegjësi. Për sa kohë që presim që lumturia dhe kënaqësia të na arrijnë

3
përmes ose nga njerëzit e tjerë dhe t’i fajësojmë ata për gjendjen tonë, ne
jemi në rrugë të gabuar dhe lumturia do të na ikë nga duart.
Thellë në vetvete, ne e dimë që me largimin e personit tonë të dashur,
nuk është zhdukur edhe kuptimi i jetës sonë. Ndjenja e përmbushjes, jetës
me qëllim dhe kënaqësisë na vjen vetëm dhe vetëm nga brenda, nga
vetvetja, si pasojë e punës për vetvetën. Pra, kush guxon të marrë
përgjegjësi, të mbledhë mëngët dhe të fillojë të pastrojë mendimet e tij, të
ndryshojë zakonet e tij të këqija dhe të përpiqet të jetë më i mirë se dje çdo
ditë, ai shpërblehet me një ndjenjë kënaqësie të thellë dhe paqeje.

“Në zemrën e vështirësisë flen mundësia”

Unë tashmë ju kam përshkruar situatën tonë të jetës në të cilën


ndodheshim kur u vra djali im dhe të gjitha ndërlikimet, me të cilat u desh
të përballeshim në atë moment. Dhe kur u krye e gjithë puna rreth funeralit,
banesave, gjërave tjera dhe dokumenteve dhe kur më në fund mund të
mërzitesha, kuptova se nuk kisha një buton për të shtypur dhe për t’i thënë
vetës: “Epo, hajde, tani mundesh, qaj lirshëm! “
E dija që duhej të përpunoja gjithçka që kishte ndodhur, të çliroja
emocionet e mia edhe të qarat edhe trishtimin dhe gjithçka që kishte mbetur
në mua si të ngrirë dhe të ngurtë, thjesht nuk dija si ta lëshoja. Dhe unë u
përpoqa. Kam lexuar Wayne Dyer, Michael Newton, kam shikuar video të
panumërta, Anita Murgjani... dhe më ndihmuan, e kisha pak më të lehtë.
Disa horizonte të reja po hapeshin, shumë gjëra që kisha lexuar dhe për të
cilat kisha menduar më parë po qartësosheshin ...
Isha ulur në terrace një mëngjes korriku, në det, në heshtje të plotë në
orën 5.00 të mëngjesit dhe po mendoja. Dhe unë e dija parimin e njohur
tashmë që gjithçka ndodh për një arsye dhe se në çdo situate ka edhe diçka
të mirë, por gjithçka në mua kundërshtonte!
Çfarë dobie, nën kapakun e qiellit, çfarë dobie ka!? Unë u besova
mësuesve të mi, i besova Wayne Dyer, por - derisa truri im po e pranonte,
zemra ime po protestonte dhe qenia ime nuk ishte akoma e gatshme ta shihte
atë dhe posaçërisht ta ndiente atë. Dhe asgjë, asgjë të mirë unë aty nuk
pashë !!!

3
Dhe mbi të gjitha këto, para se të shkoja në det, drejtori më tha se
puna ime po varej nga një fije peri dhe se ai nuk e dinte se çfarë do të
ndodhte para shtatorit! Dhe pikërisht ajo pikë që mund të kishte mbushur
gotën deri në majë sa të krisej, mua më ndihmoi. Mendova: “Unë mund ta
bëj këtë, asgjë nuk është e rastësishme. Unë duhet të kem forcën ta kaloj
këtë sa më shpejt pasi që është duke më nodhur; aty është ajo - forca, në
mua. Nëse duhet të humbas punën edhe kjo është për të mirën e dikujt,
sigurisht një rrugë tjetër do të më hapet. Kjo është një përgatitje e madhe
për jetën time dhe unë jam gati!”
Besoj se nuk është e lehtëas për ju të mendoni se vdekja e kujtdo
mund t’i sjellë dikujt ndonjë të mirë. Besoj se gjithçka tek ju e kundërshton
mendimin e kësaj lidhjeje absurde. Unë e di që është e pamundur në ato
kohë me shumë dhimbje të besosh se e gjithë kjo situatë mund të rezultojë
disi në diçka që mund të përmirësojë jetën tënde. Sidoqoftë, besoni se
mundet dhe mendoni për ato ndodhi që ju vijnë pas.
Ju e dini që për çdo progres dhe çdo përvojë të re në jetë, është e
nevojshme të dilni nga zona e rehatisë. Ju keni dëgjuar, keni parë dhe
keni kuptuar që ne njerëzit shpesh jemi të prirur të sakrifikojmë të mirën
tonë thjesht për të mos prishur rutinën tonë, për të mos ndryshuar zakone
dhe për të qëndruar në një mjedis dhe situatë të sigurt dhe të njohur. Epo,
këtu dhe tani kjo nuk është më e mundur!
Pa vullnetin dhe pjesëmarrjen tonë, ne u gjetëm vetëm në stuhi, të
pafuqishëm dhe të ekspozuar ndaj çdo fatkeqësie. Dhe kështu ne jemi të

3
detyruar të luftojmë për mbijetesën tonë dhe në këtë mënyrë kemi kuptuar
forcën tonë, sepse mbi të gjitha prap këtu jemi, kemi mbijetuar! Pra, pa
marrë parasysh sa e frikshme dhe e pamundur ishte të mbijetonim, ne e
kapërcyem momentin dhe këtu jemi! Edhe nëse duam, nuk mund të
kthehemi te e vjetra, dhe kështu duhet të zhvillojmë shprehi të reja dhe të
krijojmë për vetën tonë një jetë të re.
Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi në mënyrën më të mirë të
mundshme. Le të bëjmë diçka të mirë për veten tonë! Ne jemi të detyruar të
kuptojmë forcën dhe fuqinë tonë dhe të pranojmë përgjegjësinë për jetën
tonë të mëtejshme. Pra, le ta bëjmë ashtu jetën tone që edhe të dashurit tanë
tani të ndjerë, të jenë krenarë për ne!

PROCESI

Më duhet t’i kthehem historisë që pranimi i humbjes është një proces


që kërkon kohë dhe punë. Nuk ka shkop magjik ose ilaç, pasi gjithçka
shërohet përgjithmonë. Ndodhte shpesh atë verë që derisa isha shtrirë në
plazh, Avići ose John Newman ose ndonjë gjë tjetër që djali im e pëlqente
ta dëgjonte dhe e lëshonte shpesh edhe për ne, sapo e dëgjoja lotët e mi
rrjedhin rrëke nëpër fytyrë! Dhe kjo sigurisht më ndodhte në mes të kush e
di se çfarë aktivitetesh, diçka sekondare dhe e jashtme më nxit mua dhe ajo
mjafton që unë të shtrëngohem e mpihem e gjitha nga trishtimi dhe
pikëllimi. Kështu unë kam lëpirë plagët e mia dhe shpresoja se do të isha në
gjendje të shpëtoj nga ai grusht dhimbje e pikëllimi dhe të zhbllokoja
nofullën që më mpihej.
Më bezdiste shumë fakti që nuk mund të ndjehesha më mirë dhe që
trupi im nuk po më dëgjonte fare. Më mërziste dhe nervozonte gjithashtu
edhe ai momenti kur më thonin: “Ti ke edhe një djalë tjetër dhe duhet për
hatër të tij të mbledhësh vetën dhe vazhdosh tutje jetën” ... Dukej sikurse
kjo mund të krahasoej dhe ata të ishin të këmbyeshëm! Sikur një dashuri
mund të zëvendësohet me një tjetër, një person mund të zëvendësohet me
një tjetër. Dhe sikur nuk kam pse të jem mirë për vetvetën!
Trupi im refuzonte plotësisht të më bindej. Unë, që mund të ecja me
orë të tëra, të vrapoja shkallët dhe të punoja nga mëngjesi në mbrëmje, nuk
mund të ecja as rreth lagjes sime. Ndihesha si e rrahur dhe mezi ecja, mezi
merrja
4
frymë, isha e rraskapitur. Pyesja veten nëse do të qëndroja kaq e
pafuqishme dhe e moshuar për gjithë pjesën tjetër të mbetur të jetës sime.
Përsërisja e tmerruar: “Vallë, a kështu do të jetëjeta ime deri në fund?”
Unë absolutisht nuk isha e gatshme ta pranoja vetën time si të tillë - të
pafuqishme dhe të dobët. Dhe pjesës time të lënduar në atë moment pjesës
vërtet të dobët të qenies i nevoitej dashuri, duhej ta doja dhe ta pranoja.
Ashtu si një fëmijë i sëmurë që kërkon dashurinë dhe vëmendjen e një nëne
dhe ka nevojë për dikë që ta përqafojë dhe ta ngushëllojë, për t’i premtuar
se gjithçka do të jetë mirë, për t’i thënë se do të kalojë, të jetë i durueshëm
sepse ajo e do ashtu siç është, kështu edhe unë kisha nevojë për rehati,
dashuri, butësi dhe vëmendje. Dhe vetëm kur e kuptova atë dhe kur e lejova
veten të jem e dobët, e pafuqishme dhe e trishtuar dhe kur e doja veten
ashtu siç isha, trupi im filloi të rikuperohej dhe plagët të shëroheshin dhe
forca ime filloi të kthehej, ndërsa pafuqia dhe dobësia u zhdukën. Kjo është
arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që ne ta kuptojmë, pranojmë dhe
mbështesim veten në të gjitha variantet tona, dhe të mirëpresim çdo gjendje
shpirtërore në të cilën gjendemi, edhe nëse nuk na pëlqen vërtetë, me
mirëseardhje dhe pranim, dhe pastaj ta lëmë të shkojë.
Kushtojini vëmendje faktit se si ekziston një lidhje plotësisht e
dukshme dhe e qartë midis shpirtit dhe trupit! Mos harroni se ndjenja
mbizotëruese tek unë ishte pafuqia dhe shikoni - edhe trupi im ishte i
pafuqishëm! Isha aq e padurueshme dhe e pasjellshme me veten time!Nuk e
kisha aspak të qartë se si unë që di gjithçka dhe gjithashtu besoj, vërtet
besoj në pavdekëshmërinë e shpirtit, nuk mund ta përballoja më mirë këtë
situatë, se si më dhemb gjithçka, si më vie të qaj në momente të
paparashikueshme, si nuk mund të kontrolloj vetën dhe emocionet e mia
dhe si lotët më rrjedhin e s’mund t’i ndali dot! (Vini re - kontrolli,
përsëri!) Sigurisht që tani unë e di se çfarë është dashur të bëja në atë kohë
dhe prandaj ju lutem: lini veten të qetë, jepini vetes kohë të
mjaftueshme, aq sa të keni nevojë, jini të butë dhe pafundësisht të
durueshëm me veten tuaj dhe lejoni që t’ju zbulojë ajo gjithçka që
duhet të dini!
Ne mendojmë se pasi që “ne dimë gjithçka, dimë edhe si ta trajtojmë
atë”, gjithçka duhet të kalojë shpejt, edhe që nga pardjehi. Por nuk mundet!
Sepse dijenia dhe edukimi në këtë situatë nuk ndihmojnë. Nuk mund të
shkurtojë rrugën, as të eleminojë kohën e nevojshme për të rijetuar atë që

4
ka ndodhur. Ju duhet të ndaloni të shtyni dhe shtypni emocionet tuaja të
padëshiruara, të ndaloni t’i nxitoni që ato të kalojnë, të ndaloni të jeni i
padurueshëm me to si ndaj mysafirëve të padëshiruar, sepse ato janë aty,
ato ekzistojnë dhe duan që ju t’i respektoni ato! Ato kërkojnë nga ju t’u
kushtoni vëmendjen dhe kohën që meritojnë.
Mirëseardhët, lotët e mi! Ju jeni këtu për të më ndihmuar të çliroj
rezistencën, për të pranuar që ajo/ai nuk është më këtu me ne, për ta ndjerë
dhe njohur dhimbjen time, për ta përjetuar atë - sepse vetëm kur e përjetoj
mund ta lë të shkojë, vetëm kur e respektoj, e mirëpres dhe e nderoj atë, ajo
(dhimbja e pikëllimi) është gati të shkojë, dhe pastaj unë mund ta përcjellë.

Vështirësitë dhe sfidat - Karuseli

Është e pashmangshme që periudhat e dhimbjes së fortë të përsëriten


dhe fazat që menduam se arritëm t’i kapërcejmë të kthehen prap. Jini të
përgatitur për kthime të herëpashershme në të kaluarën, në gjendjen
psiqike, emocionale dhe mendore që ju keni përpunuar dhe tejkaluar
tashmë. Për sa kohë që ekzistojmë në këtë botë, do të na ndodhë që të kemi
ditë kur na godet trishtimi, fryn ndonjë erë e lashtë dhe sjell disa imazhetë
vjetra dhe aroma, në një ditë ose në një orë, e që na fusin në përjetimin e
trishtimit të fortë dhe na nxjerrin nga gjendja jonë e zakonshme, nga rutina
që tashmë kemi krijuar. Për shembull, nuk ka fare rëndësi se çfarë ka
ndodhur në mua dhe në jetën time që pikërisht në atë moment ajo erë e
fërgesës të shkaktojë një psherëtimë të çastit dhe rënkim të një trishtimi të
madh, edhe pse asgjë nuk ka ndodhur dhjetë herë e para kur e bëra këtë
fërgesë.
Me të vërtetë nuk ka rëndësi pse pikërisht atëherë, në atë moment ose
pse pikërisht kjo ... Të menduarit për këtë, analizat dhe të gjitha njohuritë
për shkaqet janë të padobishme, dmth. nuk sjellin kurrfarë lehtësimi.
Mjafton të dini se kjo mund të ndodhë dhe të shmangni befasimin nga ai
fakt dhe kur të jeni gati, bëni diçka të këndshme për veten tuaj, e cila do të
përmirësojë disponimin tuaj.
Edhe ndjenjat e fajit dhe pendimit kthehen gjithashtu, veçanërisht
nëse nuk bëhet fjalë për vdekje natyrore. Nëse vazhdimisht pyesim veten
dhe vërtitemi rreth të njëjtave mendime për faktin se mund të kemi qenë

4
në gjendje të jemi më të mirë, më të butë, të japim më shumë nga vetja, të
kuptojmë më mirë, të dëgjojmë më me kujdes; se mbase ne mund të kishim
parandaluar diçka, të shërojmë diçka; që nga një sjellje, nga një vendim,
ne mund të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve dhe ta bëjmë personin tonë të
dashur të shmangë vdekjen në atë moment të caktuar dhe se ne jemi fajtorë
për veten, atë dhe të tjerët, kjo mund të na çojë vetëm në një rrugë pa krye.
Mos harroni si thotë populli ynë i mençur: “Nëse një njeri do ta dinte
se ku do të rrëzohej, ai do të ulej për ta shmangur atë.” Por ai nuk e di! Nuk
iu lejua ta dinte.
E tëra çfarë mund të bëjmë është, derisa jemi gjallë, të përpiqemi të
sillemi ndaj të gjithë atyre që duam mirë në mënyrë që të mos kemi asgjë
për të ardhur na ardhur keq kur ata të mos jenë më pranë nesh dhe me ne; të
jemi gjithnjë të kujdesshëm dhe të sjellsshëm ndaj tyre si ata do të vdesin
nesër ose si ne do të vdesim nesër. Unë e di që nuk thashë asgjë të re dhe se
të gjithë ne këtë e dimë, vetëm se nuk jemi gjithmonë të vetëdijshëm për
këtë gjë, dhe do të na ndihmonte dhe lehtësonte po të ishim të vetëdijshëm
për faktin se më afër vdekjes nuk e kemi askë, as personin me të cilin e
ndajmë shtratin.
Ndonjëherë, nga një konformizëm i pastër, ne shtyjmë shoqërimin dhe
takimet me njëri-tjetrin, refuzojmë që atyre që duam t’i japim pak gëzim
duke i kushtuar kohë dhe vëmendje, duke ndarë momentet e lumtura dhe të
hidhura me ta, duke shënuar ndonjë festë apo përvjetorë, sepse jemi të
bindur se ka kohë dhe se do ta bëjmë një herë tjetër. Por, rezulton se kjo
mundësi e dytë nuk vjen kurrë, na mohohet befasisht dhe papritur,dhe ne
mbetemi me gjithçka që donim dhe dëshironim të jepnim - vetëm! Dhe ne
nuk e dimë se ku do të shkojmë tani me zemër dhe duarplot dhe kujt tani
t’ia japim gjithë ato që kemi ... Dhe kujtdo tëi hyjë në udhë tani fakti që
mundohemi ta hajmë vetën të gjallë pse nuk kemi bërë atë që është dashur
në kohë? Kujt i ndihmon brejtja e ndërgjegjes tani? Askujt! Eh, nëse askujt,
pse atëherë tolerojmë që ndjenja të tilla të na kaplojnë?
Pra, përsëri sipas asaj fjalisë së urtë popullore – punën e sotit mos e le
për nesër, le të bëjmë gjithçka që mundemi sot dhe menjëherë, asgjë mos të
lëmë për nesër, sepse e nesërmja për dike mund të mos vijë kurrë! Dhe kur
dhurojmë, të japim më të mirën nga vetja, gjithmonë dhe në gjithçka!

4
Dhe nëse vdekja ka ndodhur tashmë, ne mund ta kuptojmë faktin se
faji sjell vetëm shëndet të keq, depresion dhe shkatërrim dhe të vdekurit
mbeten prap të vdekur, nuk kthehen më, edhe ne vazhdojmë ta fajësojmë
vetën e të shkatërrojmë vetvetën nga pikëllimi, sepse asgjë nuk ndryshohet
më. Sytë që mbylli vdekja nuk i hap dot as loti më.
Si do të ishte nëse ne do të pushonim së maltretuari vetën dhe së
prishuri jetën vetvetës dhe të gjithë atzre që na duan dhe i kemi rreth nesh?
Ne e dimë që ata që na deshën, kudo që të jenë tash në botën tjetër,
dëshirojnë që ne të jemi mirë. Ata sigurisht e dinin se ishin të dashur për ne
dhe gjatë kohës sa ishin në jetë e ndjenin dashurinë tonë për ta dhe kjo
është gjëja më e rëndësishme, apo jo?

Harresa

Dijeni që mund të ju ndodhë që të filloni të harroni. Ju do të pyesni


veten nëse keni mbyllur banesën ose makinën, ku keni lënë diçka ose që
nuk do të jeni në gjendje të mbani mend saktësisht fjalët e duhura në një
moment të caktuar. Mund t:ju ndodhë të mendoni se jeni duke u çmendur,
por mos u shqetësoni! Dijeni që kjo është kalimtare dhe plotësisht normale,
pas gjithë asaj që keni përjetuar.
Kur na ndodh diçka aq e tmerrshme dhe e papërballueshme si
vdekja e një personi të dashur dheçrrënjos/dridh themelet e jetës tonë,
ne vazhdimisht mendojmë për atë, e shpesh edhe kur nuk duam. Truri në
mënyrë të palodhshme rikthen filma të ndryshëm, rrotullon disa dialogje
dhe ne vazhdimisht ndiejmë mungesë të dhimbshme dhe trishtim të rëndë.
Dhe pastaj, për të na mbrojtur, truri ynë herë pas here na shpëton nga
harresa, e cila është një pushim i çmuar në ato orë përderisa përshtypjet
janë shumë të forta dhe dhimbja është një konstante ulëritëse në ditët dhe
netët tona.
Harresa/Ajo herë pas here largon nga ne mendimin e humbjes dhe
kështu i mundëson shpirtit dhe trupit të pushojnë nga vetëdija e
vazhdueshme për të. Ndodh që, bashkërisht, heqim nga mendja edhe disa
çaste që nuk do të dëshironim t:I harronim, por kështu ne fillojmë të
harrojmë të gjitha dhe gjithçka.Tani që e kuptoni pse po ndodh kjo dhe se
gjithçka është vetëm për

4
të mirën tuaj, thjesht relaksohuni dhe jepini vetes kohë, gjithçka do të
kthehet
në normalitet.

Shkaktarët

Çdo herë e parë është më e vështira, Viti i Ri i pari pa të,festa e parë


pa të, ditëlindja ime e pare pa të, ose ditëlindja e tij/saj e para pas vdekjes, 8
marsi i parë pa nënën, ... pranvera e parë, aroma e parë e blirit në maj,
dasmat e para në vjeshtë, hapat e parë të këmbëve të dikujt,... Epo, gjithçka,
gjithçka mund të jetë shkak, që ju t;jukthehuni trishtimit dhe mërzisë!
Do të ketë ditëlindje ku askujt nuk i bëhet vonë për ditëlindjet, por ne
e dimë që jeta vazhdon dhe se me kalimin e kohës ne do të mësojmë të
jetojmë pa atë që kemi humbur, me atë vendin në tavolinën e ngrënies i cili
mbeti përgjithmonë bosh.
Çdo mbledhi ku ishim së bashku tani ka një vend të zbrazët, ai që
i takonte atij/asaj, që sot nuk është më me ne. Ne duhet të mësohemi, të
përgatitemi paraprakisht, në mënyrë që të jemi të vetëdijshëm për atë që na
pret dhe të lejojmë vetës që të mërzitemi.
Çdo vdekje e mëpasshme e një personi të dashur rizgjon një plagë
të vjetër në ne dhe rinovon dhimbjen. Përsëri, unë ju ftoj të mbani mend
se vdekja është e natyrshme dhe e pashmangshme, por gjithashtu se keni
mundësinë të zgjidhni të qëtë dashurit tuaj t:I kujtoni me dashuri dhe
gëzim.

Frika nga vdekja


Frika si shkas

Frika nga vdekja është një pasojë e natyrshme e humbjes së një


personi të dashur dhe një nxitës i ndryshimit. Ka shumë nga ata që dhanë
maksimumin e tyre vetëm kur pësuan një humbje të rëndë personale. A ju
kujtohet Gilgamesh, i cili përjetoi transformimin më të madh në jetën e tij
kur u përball me frikën e vdekjes dhe humbjen e mikut të vetëm që kishte.
Nga tirani i pamëshirshëm që ishte dikur nuk kishte mbetur asnjë gjurmë
dhe u shfaq si një njeri i pambrojtur, i frikësuar nga vetmia dhe i etur për të
4
zgjatur jetën e tij. I gjithë arti bazohet në këtë frikë dhe dëshirë për të
krijuar një vlerë që do të jetojë më shumë se krijuesi i saj, e gjithë bota e
bamirësive dhe vakëfeve.
Çdo vdekje, pra, i jep kuptim jetës njerëzore, ose ia heq atë, varësisht
nga sa jetoi i frymëzuar nga dashuria dhe mirësia. Dhe secila prej këtyre
vdekjeve na kujton se do të vijë radha jonë dhe na inkurajon të rishikojmë
sa kemi dhënë nga vetja dhe çfarë po lëmë pas.
Siç e dimë që gjithmonë është e mundur të jemi më të mirë, frika nga
kjo sjell trazira në qenien tonë, por gjithashtu na shtyn të bëjmë më të mirën
për të jetuar në mënyrën më të mire të mundshme dhe çdo ditë të rritemi
sipas versionit më të mirë të vetvetes, por edhe të duam më thellë dhe më të
fortë, të falim më shpesh., të punojmë me përkushtimisht dhe të gëzohemi
më shumë

Frika si pengesë

Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se çfarë na pret pas vdekjes dhe çfarë i
priti të dashurit tanë që u larguan, dhe kjo na shqetëson thellësisht.
Tolstoyev Ilya Ilyich gjithashtu kishte frikë të vdiste. Miqtë e tij u
gëzuan fshehurazi që ishin gjallë dhe mirë me shëndet dhe se vdekja i
kishte anashkaluar. Dhe kjo është e natyrshme.
Normalisht, ne nuk mendojmë vazhdimisht për vdekjen si diçka që
mund të na ndodhë, edhe pse e dimë që do të vdesim në një moment. Disi e
kuptojmë se nuk do të ndodhë shpejt dhe se nuk do të na ndodhë pikërisht
neve apo njerëzve të afërt me ne. Por, kjo ndodh! Dhe pastaj ne jemi
vendosur papritmas përpara një akti të përfunduar.
- Ndodhi, dhe tani çfarë?!
Papritmas ne e dimë me gjithë qenien tonë se vdekja është këtu, afër
cepit dhe në çdo moment mund të vijë për secilin prej nesh, për mua, për ty,
ose për dikë që duam. Dhe ëndrrat e këqija fillojnë, fillon pagjumësia ...
Frika zgjohet nga ajo tokë e madhe e panjohur ... Ankthi na pushton.
Atëherë është e rëndësishme t’i kujtojmë vetës me durim se është e
natyrshme dhe se do të

4
kalojë, siç ndodh vërtet. Sigurisht, me ndihmën tonë dhe me përqendrimin e
vetëdijshëm, në atë që na qetëson dhe çfarë na lumturon.
Mos harroni se ka edhe nga ata që e parashikuan dhe planifikuan
vdekjen e tyre, të cilët, me vetëdije dhe pa asnjë frikë dhe në momentin kur
dëshironin, bën një hap para dhe e përqafuan atë. Për besimtarët thellësisht
fetarë, kjo është vetëm një përvojë e re e bukur: ti hyn në Parajsë, në dritë,
në dashuri, në pafundësi. Ose në një jetë midis jetëve dhe pastaj përsëri në
një jetë të re. Varet kush në çka beson dhe çka i duket më e pranueshme, le
të zgjedhë vetë.
Mua personalisht, videojae “Anita Murdjani në Sedona” në YouTube
më dha një ngushëllim të madh. Dhe duke lexuar librat: “Biseda me Zotin”,
“Udhëtimi i shpirtrave”, “Fati i shpirtrave” dhe“Në shtëpi me Zotin”.
Gjithashtu, të mësuarit dhe të kuptuarit se askush nuk largohet nga kjo
botë nëse thellë në shpirtin e tij nuk është i gatshëm, më solli lehtësim të
madh. Dëshmitë e shumta të njerëzve që kanë përjetuar vdekje klinike na
tregojnë se shpirtrat, trupat e çliruar dhe të vetëdijshëm për ekzistencën e
tyre të re, të pa trupëzuar, mund të shohin dhe dëgjojnë gjithçka që ndodh
në planin fizik me trupin e tyre dhe të dashurit e tyre dhe vetëm nëse ndihen
se kanë këtu punë të papërfunduara, zgjedhin të kthehen.
Në të njëjtën kohë, ndihen fort të tërhequrnga të qenit në një gjendje
dashurie dhe mirësie të pakushtëzuar. Ata, shpirtrat e të cilëve mendojnë se
e kanë përmbushur qëllimin apo misionin e tyre në këtë botë tonën,
zgjedhin të qëndrojnë “në shtëpi me Zotin”.

4
SFIDAT SPECIFIKE DUKE MARRËPARASYSH MËNYRAT E
NDRYSHME TË VDEKJES

Ne thamë në fillim që, pavarësisht nga mënyra se si ka vdekur dikush,


ka shumë gjëra të përbashkëta lidhur me atë fakt dhe përvojën e humbjes së
dikujt, gjë që na e bën më të lehtë për të kuptuar njëri-tjetrin dhe na lejon
të ndihmojmë njëri-tjetrin. Sidoqoftë, ka dallime dhe specifika në lidhje me
disa përvoja të humbjes së atyre që duam. Dhe nga kjo lindin edhe detyrat
kryesore për të cilat duhet të punojmë.

Vdekja e papritur dhe / ose e dhunshme

Padyshim që një nga gjërat më të tmerrshme që mund të përjetojmë


është vdekja e dhunshme ose e papritur e të afërmëve tonë. Ky faktor
befasie edhe më shumë na largon nga ekuilibri dhe tronditja kërkon një
adaptim të papritur, të shpejtë me atë çfarë na ka ndodhur. Mund ta
shihni edhe vetë që kjo gjë tingëllon keq dhe na bën konfuz, sepse fjalët
“papritmas” dhe “adaptim” nuk shkojnë aspakkrahas njëra - tjetrës.
Truri ynë menjëherë na sinjalizon se për t’u adaptuar na duhet kohë
dhe kjo nuk mund të ndodhë shpejt dhe aq papritur. E megjithatë, jeta na
sjell në një situatë kaq absurde që në fakt duhet të adaptohemi ashtu si
mundemi edhe atë të fillojmë ta bëjmë menjëherë, gjë që nuk është vërtet e
lehtë. Gjëja më e rëndësishme është të shmangim mbërthimin në shok dhe
t’i japim vetes kohë për të përpunuar atë që ka ndodhur mendërisht,
psiqikisht dhe fizikisht.
Le të kemi durim dhe butësi ndaj vetvetës dhe koha do të bëjë të
vetën. Ska plagë, që nuk shëron koha. Ne do të ndiejmë se si ngadalë e
lëshojmë rezistencën me pikëllim dhe mësohemi me humbjen dhe vdekjen.
Pritet që në këto situata, personi duhet të merret gjithashtu edhe me
disa emocione të tjera. Nëse dikush tjetër është fajtor për vdekjen e të
dashurit tonë ose e ka shkaktuar atë në një farë mënyre (vrasje, shkaktim i
një aksidenti automobilistik për shkak të dehjes, shpejtësi dhe ngasje
arrogante, gabim mjekësor ...) ne mund të ndiejmë zemërim, urrejtje dhe
nevojë për hakmarrje. Kjo është plotësisht e natyrshme dhe gjithçka është
në rregull.

4
Është e rëndësishme të drejtohemi drejt asaj që do të na ndihmojë, për
të shmangur helmimin nga emocione që nuk na sjellin dobi, por rrezikojnë
shëndetin tonë.
Është normale që në zemërimin tonë të drejtë, sepse na është marrë
diçka më e çmuar, ne duam të shtypim dikë, të gjejmë fajtorin, të
ndëshkojmë dikë, sepse na duket se do të jetë më lehtë për ne atëherë.
Ne jemi mësuar të veprojmë, të bëjmë gjithnjë diçka sipas këtij
mekanizmi të vendosur edhe tani duam të bëjmë diçka dhe të mos rrimë
duarkryq. Kemi përshtypjen se kështu do të arrijmë në një lloj zgjidhje,
kënaqësi. Dije që dhimbja atëherë flet nga ne dhe aktivizohen modelet e
mësuara të sjelljes, por ato nuk janë të dobishme për ne tani.
Çdo emocion negativ dëmton vetëm ne dhe në planin afatgjatë,
dëmton shëndetin tonë. Mos harroni se një person tërhiqet nga ajo që
rrezaton dhe se në jetën tonë shumëfishohet gjithmonë ajo në të cilën
përqendrohet vëmendja jonë, dhe për këtë arsye - zgjidhni dashurinë. Bëni
gjithçka për të kapërcyer urrejtjen dhe zemërimin, sepse ato ndjenja fjalë
për fjalë helmojnë organizmin tuaj dhe nuk e kthejnë personin tuaj të
dashur që keni humbur, në këtë botë. Nuk arrini asgjë, vetëm e lëndoni vetë
dhe njerëzit që ju duan dhe nuk duan të ju shohin të mërzitur e duke qarë.
Nga thellësia e zemrës sime, ju lutem të lini çdo dëshirë për hakmarrje
dhe të lini që me drejtësinë të mirren ata të cilët e kanë këtë punë të tyren.
Kur me besim lejoni që sistemi (policia, organet hetimore, gjykata, oda e
mjekëve…) të merretme këtë çështje dhe që të gjithë ata që janë të përfshirë
në proces të kryejnë punën e tyre në qetësi, me këtë ju u dorëzoni atyre
përgjegjësi dhe lejoni që ndodhitë të përputhen njëra pas tjetrës në mënyrë
që gjithçka të ecë në mënyrën më të mirë të mundshme, për të ardhur deri
te vendosja e drejtësisë. Ju tashmë keni mjaft punë për të bërë për të
ndihmuar veten dhe familjen tuaj.
Një nga pasojat e pashmangshme dhe fatkeqe të një vdekjeje të
papritur është frika specifike që ne fillojmë ta ndiejmë. Djalin tim e vranë
dhe e plaçkitën. Ai, i cili ishte aq i butë sa që nuk shkelte as një milingonë,
i cili “erdhi në botë i ngjashëm me njerëzit që nuk kanë guaskë në zemrën e
tyre ...”.
Sa herë që mendoj për të dhe jetën e tij të shkurtër, më shfaqen vargjet
e mrekullueshme të Mike Antiq, sepse ai me të vërtetë “ia shëroi mjerimin

4
dikujt dhe bëri që sytë dikujt t’i shkëlqejnë dhe në lagje yjet i solli, e në
kornizën e dritares së agimit i vendosi” dhe “ua ktheu butësinë atyre që
kishin nevojë për të dhe kujt kishte nevojë dhimbjen ia largoi “…..ai nuk
ishte kurrë, asnjëherë i dhunshëm dhe i vrazhdë. Dhe kurrë askush s’do ta
paramendonte se një person si ai i cili çdoherë ndau gjithçka që kishte me
të tjerët, do të vritej dhe plaçkitej.
Nuk ka logjikë, nëse arsyeja e kërkon, nuk ka asnjë shpjegim për
shkakun e kësaj,dhe kjo në një mënyrë të pashmangshme krijon frikë nga
jeta, e cila na duket mizore dhe e paparashikueshme, e që na bën të ndihemi
të pasigurtë dhe të frikësuar.
Si mund ta ndihmojmë veten ta tejkalojmë këtë gjë? Ne mund ta
ndërtojmë besimin tonë në përsosshmërinë e university, në të cilin asgjë
nuk ndodh aksidentalisht dhe pa kuptim, edhe nëse nuk arrijmë ta kuptojmë
atë në këtë moment.
Zgjodha që me këmbëngulje t’ia përsëris vetës, se bota është një vend
i sigurtë dhe miqësor, se unë jam e sigurtë dhe se vetëm gjërat e mira vijnë
në jetën time, derisa ndjeva se ishte vërtetë kështu. Vetëm kur besojmë në
të me secilin prej atomeve tanë, atëherë jemi vërtet të sigurtë dhe lëmë
gjithçka të keqe në një realitet paralel.

Vetëvrasja

Pavarësisht nga çfarë vdekje të dashurit tanë kanë vdekur, ne jemi


gjithmonë të mbingarkuar nga një lumë pyetjesh, dyshimesh dhe ndjenjash
faji ... Sidomos në këtë situatë. Është e pashmangshme që një person të
mendojë nëse ai do të mund të kishte bërë diçka për të parandaluar atë që
ka ndodhur, ku gaboi ai, çfarë është dashur të bëjëdhe çfarë është dashur të
kishte bërë ndryshe, etj. Pa fund është kjo seri pyetjesh. Të kuptuarit dhe
pajtimi me faktin se nuk mund të bënim asgjë kërkon kohë dhe shumë
durim dhe dashuri për vetvetën.
Pavarësisht se sa e pamundur mund t’ju duket të heqni qafe ndjenjën e
fajit, gjëja më e rëndësishme është të bëheni të vetëdijshëm për atë ndjenjë,
dhe pastaj të mbani mend se është e gabuar të lëndoni vetën duke fajësuar
dhe duke brejtur ndërgjegjen për të. Faji është ndjenja më e pakuptimtë

5
dhe shkatërruese nga e cila nuk mund të vijë asnjë e mirë dhe e cila është
plotësisht e padobishme dhe e dëmshme.
Punoni në njohjen dhe kapjen e çdo gjurme të kësaj ndjenje sa herë që
shfaqet dhe mbani mend gjithmonë se të gjithë kanë kontroll vetëm mbi
jetën e tyre dhe bëjnë zgjedhjet e tyre për të cilat ata janë përgjegjës dhe
pastaj përzini fajin jashtë jetës tuaj.
Kur të kalojë ai shpërthimi i parë i emocioneve dhe kur të jeni gati, do
të përballeni me faktin se - ajo që dikush ka zgjedhur të bëjë me veten e vet
- në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me ju. Atëherë do të kuptoni dhe ndjeni
se jeni të lirë nga çdo barrë dhe paragjykim dhe do të kuptoni se jeni
pronar vetëm i jetës suaj.
Është gjithashtu shumë e rëndësishme të shmangim paragjykimin e
veprimeve të njerëzve që vendosin të ndërmarrin këtë hap dhe me modesti
të pranojmë që ne me të vërtetë nuk dimë arsyet e askujt. Nuk e kemi atë të
drejtë që të vlerësojmë vendimet e njerëzve të tjerë dhe të mendojmë se
dimë më mirë se sa ata që preken nga ky veprim më drejtpërdrejt?

Sëmundja

Në shikim të parë, kjo mund të duket më e lehtë se në rastet e


mëparshme. Në fakt, të gjithë e dimë se gjithkujt mundimi i vet i duket më i
vështiri dhe se nuk ka asnjë mënyrë që diçka që është traumatike dhe e
frikshme për ne, të bëhet e lehtë.
Kur dikush që duam vuan nga një sëmundje e rëndë, nuk është e lehtë
t’i rezistojmë dëshirës që personi ynë i dashur t’i nënshtrohet të gjitha
trajtimeve shëruese për të cilat kemi dëgjuar ndonjëherë. Ne duam të
ndihmojmë, duam që personi ynë i dashur të jetojë, të gjejë forcën të luftojë
dhe të jetë pse jo,një nga të paktët që i mbijetoi sëmundjes “së
pashërueshme”.
Në fakt, me rëndësi është të kuptojmë se ne nuk jemi ata që zgjedhim
atë që do të ndodhë, sepse ne jemi pronarë vetëm të jetës sonë dhe nuk
kemi mundësinë dhe të drejtën për t’ia imponuar zgjedhjet dhe besimet tona
dikujt tjetër. Është e rëndësishme t’i lejojmë të sëmurëve të vendosin vetë
se çfarë të bëjnë me sëmundjen dhe shëndetin e tyre, çfarë të bëjnë me jetën
e tyre dhe t’i lëmë ata të zgjedhin vetë kur duan të ikin nga kjo botë.
5
Edhe pse nuk na duket se dikush mund të zgjedhë vetë, në fakt
mundet. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duket se zgjohen, rikuperohen,
mbledhin të gjitha forcat e tyre dhe mendojnë një mënyrë për t’u shëruar
dhe shumë shpesh, pas shërimit, ndryshojnë plotësisht mënyrën e tyre të
jetës.
Disa thjesht dorëzohen, e disa luftojnë, pa e kuptuar sa të fuqishëm
janë dhe sa është i rëndësishëm roli i tyre dhe të besuarit në shërimin e
mundshëm. Ne mund t’u ofrojmë atyre të gjitha llojet e opsioneve, por në
fund të fundit, zgjedhja është e tyre, vendimi është i tyre dhe jeta është e
tyre! Ne do t’i ndihmojmë sa më shumë duke respektuar çdo vendim dhe
zgjedhje të tyre dhe duke i ndjekur me dashuri dhe durim në dëshirat e tyre.
Ndoshta nuk është e lehtë të kuptohet se, në pjesën më të thellë të
shpirtit, çdo njeri me të vërtetë ndjen nëse ka përfunduar gjithçka për të
cilën ka ardhur në këtë botë, apo dëshiron të vazhdojë të jetojë, sepse ai
ende nuk e ka përmbushur misionin e tij dhe nuk e ka përmbushur qëllimin
e tij. Unë do të doja që ju, si unë, të ngushëlloheni shumë nga dëshmitë e
shumta të njerëzve që kanë përjetuar vdekjen klinike dhe njohuritë që
askush nga kjo botë nuk i lë derisa të vendosin vetë.
Njeriu nuk është kurrë aq i gatshëm sa të përjetojë vdekjen e një
personi të dashur, pa marrë parasysh sa e rëndë është sëmundja e tij, pa
marrë parasysh sa ka vuajtur dhe pavarësisht se çfarë i ka ndodhur atij dhe
kështu që nxitja për të gjetur disa mjete, për të zbuluar ndonjë mrekulli që
do të zgjasë jetën e të dashurit nuk përfundon kurrë, derisa ai apo ajo që ne
duam ta shërojmë me çdo kusht i mbyllë sytë përgjithmonë. Kur personi i
dashur të vdesë në fund të fundit, ajo pjesë racionale prej nesh do të
zgjedhë me gatishmëri mendimin se i ndjeri i dashur sapo pushoi, gjeti
çlirimin nga mundimet ndaj të cilave u ishte ekspozuar dhe u qetësua.
Dhimbjet e tij pushuan përgjithmonë.
Kur të gjithë rreth personit të sëmurë tashmë e ndiejnë se vdekja është
afër dhe kur duket, se ata kanë kohë të përgatiten të paktën deri në një farë
mase për atë që i pret, ndodh që kjo të mos jetë aspak kështu.
Nëse dikush në gjithë kohën qëndron pranë personit të sëmurë, i zënë
duke u munduar të gjejë një mënyrë për tia lehtësuar dhimbjet atij, e cila
gjë në vendin tone është e barabartë me artin, edhe kur keni para, e sidmos
kur nuk keni, ai me të vërtetë nuk ka koh kur të merret me vetëne tij, sepse
fokusi i tij është shërimi i personit të dashur. Kujdesi paliativ është emër
5
abstrakt

5
në vendin tone të varfër ndihma e pare kanë punë më të rëndësishme, duke
u marrë me ata që kanë shancë të shpëtojnë, e këta të sëmurët dhe familjarët
e tyre të gjorë janë të lënë në dorë të fatit.
Është vërtet e nevojshme të gjendet një mënyrë për t’i mundësuar çdo
personi një vdekje dinjitoze. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë ndodh që
edhe këta njerëz rreth personit të sëmurë, fizikisht nuk kanë kohë të merren
me mendimet dhe ndjenjat e tyre dhe vetëm i shtyjnë ato në mënyrë që ata
të funksionojnë dhe të zgjidhin sfidat e ndryshme që i dalin përpara. Pastaj,
vetëm pas varrimit të familjarit të tyre, ata i pret një punë e vërtetë përpara
dhe vetëm atëherë ata mund t’i përkushtohen vetvetës.

Vdekja natyrore

Kjo është sigurisht vdekja më e lehtë e mundshme për ata që humbin


njëperson të dashur të familjes. Nuk do të thotë se është e lehtë, as nuk do
të thotë se do ta kapërcejnë lehtë dhe shpejt, sepse pa marrë parasysh se sa
jemi të vetëdijshëm të gjithë se jemi të vdekshëm, ne gjithmonë mendojmë
për vdekjen si diçka që u ndodh të tjerëve dhe ne gjithmonë jemi paksa të
befasuar kur kjo i ndodh dikujt afër nesh.
Edhe kur shkon me rend dhe duke respektuar edhe gjeneratën e
brezave, kur ne varrosim prindërit tanë, prap nuk është aspak e lehtë. Një
nënë është gjithmonë një nënë, pa marrë parasysh sa është e vjetër, edhe
babai gjithashtu, dhe ata gjithmonë na mungojnë, pa marrë parasysh se sa
vjeç jemi kur i humbasim ata dhe pavarësisht nga mosha e tyre. E njëjta gjë
vlen edhe për humbjen e bashkëshortit/es të dashur, gjyshes, tezes,
xhaxhait, mikut, kumbarës ... ose çdokujt tjetër me të cilin kemi pasur
lidhje të veçanta dhe i kemi dashur dhe respektuar jashtëzakonisht shumë.
Për ne, vdekja e tyre është gjithmonë një përvojë e dhimbshme dhe e
vështirë.
Do ta përsëris prap, se njeriu nuk është kurrë aq i gatshëm sa të
përjetojë vdekjen e një personi të dashur, por secili duhet të mësojë se si të
jetojë pa të dhe të pranojë atë çfarë ka ndodhur.

5
VETËNDIHMA DHE NDIHMA

Çfarë të bëjmë kur na vijnë ditë të vështira?

Ka ditë kur humbja e atyre që kemi dashur, na dhemb në mënyrë


të padurueshme dhe jeta na duket e papërballueshme e sfida jonë e
patejkalueshme. Në ato momente, mund të kuptojmë ata që lëndojnë veten,
sepse e kanë më lehtë ta përballojnë dhimbjen fizike sesa vuajtjet apo
dhimbjen shpirtërore që ndiejnë. Ditëve të këtilla duhet t’i MBIJETOJMË.
Lërini të kalojnë, pa i rezistuar dhimbjes, pa pritur që diçka mund të na japë
rehati dhe lehtësim. Për fat të mirë, ajo pjesa vetëshëruese në qenien tonë
parandalon që një gjendje e tillë të zgjasë. Në fakt, ngushëllimi i vetëm
është siguria se kjo dhimbje do të kalojë dhe se ne do të jemi në gjendje të
marrim frymë përsëri dhe të vazhdojmë tutje.
Ditë si këto na vijnë herë pas here, ndonjëherë edhe kur ndihemi sikur
i kemi hequr qafe përgjithmonë dhe dhimbjen kemi lënë anash. Është më e
lehtë kur përqendrohemi në faktin se gjithë trishtimi dhe dhimbja që fshihet
diku brenda nesh, do të dalin dhe largohen përgjithmonë, duke lënë
hapësirë për disa emocione më të lehta dhe më të bukura. Si gjithmonë,
nëse luftojmë me ngulm kundër kësaj mbingarkese, ajo do të zgjasë edhe
më shumë.
Nëse i pranojmë vetes se gjithçka është në rregull dhe për sa kohë që
jemi gjallë, kemi momente kur kujtimi i njerëzve të dashur na lëndon aq
shumë dhe vetëdija për zbrazëtinë që ata lënë pas na merr frymën, gjithçka
bëhet pak më e lehtë dhe më e durueshme. Duke i lejuar ndjenjave të tilla
të ekzistojnë, duke i dhënë atyre me dëshirë ndonjë ditë të jetës sonë, ne
shmangim që ato të na bëjnë presion çdo ditë dhe kështu lejojmë që shpirti
ynë të pastrohet. Ne i heqim qafe ndjenjat e vështira të akumuluara, të cilat
ndonjëherë nuk ia lejojmë vetes t’i ndiejmë në mes të punës, të jetës dhe
t’ia bëjmë jetën më të lehtë vetvetës.
Por nëse kjo situatë zgjat dhe ne ndiejmë se nuk mund të shpëtojmë
nga ajo, nëse nuk shohim një rrugëdalje, atëherë zgjidhja është të kërkojmë
ndihmë. Ndihma mund të vijë nga të gjitha anët. Mund të jetë nga shoku

5
juaj,

5
ose dikush që është afërt me ju, i cili ju njeh mirë dhe di se si t’ju “rikthejë”
dhe t’ua përmirësojë disponimin tuaj. Nëse nuk e keni atë fat të keni një të
afërm afër, atëherë kërkoni një psikoterapist ose lifecouch, sepse ndihma
profesionale është gjithmonë e mirëseardhur!
Paragjykimet për kërkimin e ndihmës profesionale janë qesharake! Sa
herë keni dëgjuar: “Çfarë do të bëj me një psikolog, nuk jam i çmendur!”
Sigurisht që ai nuk është i çmendur, ai thjesht nuk është mjaftueshëm i
zgjuar. Njerëzit e shëndetshëm dhe normalë kërkojnë ndihmë kur e ndiejnë
se kanë nevojë për të dhe janë të lumtur kur kanë dikë kujt t’i drejtohen dhe
kur e dinë se me këtë po e ndihmojnë vetvetën. Është plotësisht e drejtë dhe
me vend ta provoni, se nëse zbuloni se nuk jeni të kënaqur me progresin,
se situata nuk është ashtu siç e prisnit, kërkoni ndihmë. Kjo është ajo për të
cilën shërbejnë psikoterapistë dhe trajnerët për lifecouching.

Flisni për atëçfarë ju ka ndodhur

Falë qëndrimit të çuditshëm që kemi ndaj vdekjes në këtë rajonin tonë,


kryesisht shmnaget tregimi i ndjenjave për atë që na ka ndodhur dhe kjo
është plotësisht e gabuar. Të ndihmon vërtet kur ndahen ndjenjat, në atë
masë dhe me ata njerëz që ne zgjedhim vetë, kur flasim për atë që ka
ndodhur dhe si e ndiejmë vetën të zbrazët. Kur flasim për këtë temë, ne
lëshojmë rezistencën dhe ngadalë e pranojmë humbjen dhe bëhemi të
vetëdijshëm, me të vërtetë të vetëdijshëm për atë çfarë na ka ndodhur.
Përmes tregimit të kësaj historie, ne e bindim veten për diçka që nuk është
aspak e lehtë ta besojmë, ta kuptojmë dhe ta pranojmë. Prandaj, mos
ngurroni të flisni për atë që keni përjetuar!
Kjo nuk do të thotë që duhet të flisni pa fund me të gjithë për të gjitha
detajet, veçanërisht jo, me kuriozët pa dhembshuri të vërtetë. Si në çdo gjë
tjetër, ju jeni më i rëndësishmi këtu dhe ju vendosni se çfarë, kur dhe sa do
të ndani dhe me kë do të ndani. Është e rëndësishme vetëm të kuptoni se
është në rregull të flisni për ato ndjenja që nuk janë aspak të këndshme, të
lehtësoni dhe ndihmoni vetën.

5
Uniteti i mendjes dhe trupit ose rëndësia e
fiziologjisë

Ashtu siç ndikon gjendja psiqike në pamjen tonë dhe qëndrimin tonë,
e njëjta gjë vlen për drejtimin e kundërt - nga qëndrimi, sjellja e trupit dhe
pozicioni i trupit ju mund të ndryshoni dhe të përmirësoni gjendjen tuaj
emocionale.
Kur dëshironi të dilni nga një gjendje depresive, shkoni dhe bëni një
shëtitje dhekjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, gjatë shëtitjes drejtoni
shpindën dhe shikoni lart, drejt kateve më të larta të ndërtesave, majave më
të larta të pemëve, reve ose qiellit me yje , gjithmonë lart, me mjekërr të
ngritur! Sigurohuni që ta provoni këtë, pa marrë parasysh sa mund të ju
duket e pakuptimtë! Pozicioni fiziologjik i trupit tuaj do të prodhojënjë
ndjenje ndryshe tek ti. Drejtohuni, buzëqeshni, si në këngën e Oliver (“Unë
po qesh, edhe pse po më qahet”) dhe do të shihni efektet!
Mos prisni që çkado qoftë ka për t’ju shëruar si me një shkop
magjik. Gjithçka për të cilën shkruajmë dhe flasim këtu është një proces i
vazhdueshëm. Jini të durueshëm dhe këmbëngulës. Të gjitha këto teknika
funksionojnë, ato janë provuar nga kaq shumë njerëz para jush, thjesht kini
besim dhe durim dhe praktikoni! Si në çdo gjë tjetër, edhe këtu, ushtrimi
është rruga drejt përsosjes.

Ngjituni nëpër shkallën emocionale

Është e gabuar të presësh shumë nga vetja dhe të besosh se mund të


kalosh menjëherë nga ndjenja e frikës ose trishtimit në atë të kënaqësisë ose
gëzimit. Është e pamundur të bësh kërcime emocionale kaq të papritura.
Në mënyrë që të ndryshosh drejtimin, një kamion që nxiton me një
shpejtësi të tmerrshme së pari duhet të ngadalësojë shpejtësinë mirë,

5
pothuajse

5
të ndalet, e vetëm atëherë të marrë kthesën dhe të lëvizë në drejtimin e
kundërt, apo jo? Është shumë më e lehtë dhe më e sigurt se do të keni
sukses nëse drejtoni emocionet tuaja hap pas hapi, duke u ngjitur nëpër
shkallën emocionale. Mund të gjeni në internet shumë artikuj në lidhje me

këtë.

Rregulli i shtatëmbëdhjetë sekondëshit

A jeni të njohur me mendimin se “Të ngjashmit ingjashmi i gëzohet”.


Ju duhet ta keni vërejtur që më së shumti ju pëlqen të kaloni kohë me njerëz
që kanë energji të ngjashme me tuajat, një mënyrë të menduari të ngjashme
me ju, dhe të njëjtat interesime. Ky i ashtuquajtur Ligji i Tërheqjes
funksionon në të gjitha fushat dhe vlen edhe për mendimet dhe ndjenjat
tuaja.
Esther Hicks shpesh përsërit, “Ju jeni vetëm 17 sekonda larg nga
68 sekonda deri në përmbushje.” Bëhet fjalë për aktivizimin dhe ngjitjen
e mendimeve të tjera të ngjashme brenda 17 sekondave nga shfaqja e një
mendimi, e cila është e shkëlqyeshme kur mendojmë për diçka të bukur ose
diçka që është e mirë për ne. Përndryshe, ne kemi ato 17 sekonda për të
ndaluar dhe për ta kthyer vëmendjen tek diçka tjetër. Nëse arrijmë të
zgjasim 68 sekonda dhe të mendojmë për diçka të mrekullueshme gjatë asaj
kohe dhe të ndihemi vërtet mirë, ne e kemi përfunduar punën dhe kemi
6
ndryshuar gjendjen tonë.

6
Kështu që, kur vini re se një mendim fillon t’ju shqtësojë, po ndiheni
keq, e për të cilin veç e dini që nuk është i dobishëm për ju dhe preferoni që
ta shmangni, reagoni menjëherë dhe tërhiqni vëmendjen tuaj në diçka
neutrale ose të bukur. Ju mund ta bëni këtë, sepse tashmë ia keni bërë një
fëmije shumë herë, përse të mos e bëni edhe për vetën? Kur një fëmijë qan
për shkak të diçkaje, ju shpejt i tregoni diçka tjetër interesante rreth jush,
ose i kujtoni diçka të bukur që e pret ... Kjo është e gjitha. Bëje edhe për
veten, sepse kjo funksionon edhe tek ju, e provuar dhe e vërtetuar tashmë.

Reiki

Ju mund të shkoni gjithmonë për një trajtim reiki ose, më mirë akoma,
ta bëni vetë. Do t’ju relaksojë, do t’ju ndihmojë me pagjumësinë, tensionin
... dhe do të lehtësojë çlirimin e emocioneve të grumbulluara.
Mua më ka ndihmaur shumë. Trajtimi i parë i Reiki që bëra, për mua
ishte një përvojë e paharrueshme dhe plotësisht një mrekulli. Më mbushi
me aq dashuri dhe energji, me kaq ngrohtësi dhe forcë - për tre ditë kisha
ndjesinë se po fluturoja dhe nuk po prekja tokën kur po ecja!
Kur kalova trajnimin dhe bëra vetë-trajtime, në fillim fjeta sikur të më
kafshonte një mizë ce-ce. Ishte pasojë e një lodhjeje të madhe, të cilën, si
një mumje, ndalova ta ndiej. Kishte trajtime kur qaja shumë, pas së cilëve
u ndjeva më mirë. Më vonë, sa herë që nuk mund të flija, filloja të bëja
trajtim për vetën time, por nuk shkonte shumë kohë dhe unë veç isha
tashmë në fushën e ëndrrave. Është me të vërtet efektive kjo metodë kundër
pagjumësisë, e testuar!
Është gjithashtu e mrekullueshme që me reiki mund të relaksoheni, të
shpëtoni nga stresi dhe të rrisni nivelin e energjisë, duke arritur që të
ndiheni të shëndetshëm dhe plot vullnet.

6
Ritualet

Disa rituale sjellin gjithashtu një lehtësim. Ju mund të shkoni në


varreza p.sh. çdo të shtunë gjithmonë në të njejtën kohë.
Ju mund të luteni për paqen e shpirtit të të ndjerit.
Ju gjithmonë mund t’i dërgoni disa lule të veçanta që ishin të
parapëqyerat e të ndjerit/ës.
Ju mund të shënoni praninë e një të dashuri në mbledhjet tuaja
familjare duke, për shembull, ndez një qiri, apo bërë diçka tjetër që është e
përshtatshme për fenë tuaj.
Djali im i donte shumë qirinjtë aromatik dhe ai gjithnjë kishte të
paktën një duzinë prej tyre në hapësirën e tij. Kjo është arsyeja pse, gjatë
disa festimeve dhe tubimeve, unë mbaj gjithmonë një qiri të ndezur me
aromë që simbolikisht tregon praninë e tij dhe na ndriçon të gjithëve me
mirësinë dhe ngrohtësinë e qenies së tij të dashur.
Mund të përgatisni një ushqim që personi i dashur e kishte të
preferuarin.

Çfarëdo që ju rehaton, bëjeni.

Çfarë pëlqente i ndjeri juaj i dashur?


Çfarë ju kujton atë?
Çfarë ju jep një ndjenjë të pranisë së tij?

Kujdesi ndaj trupit

Nëse keni zgjedhur të ndihmoni veten, dijeni se kjo qasje përfshin


gjithashtu kujdesin për trupin tuaj, i cili gjithashtu ka përjetuar një tronditje
të tmerrshme. Dhemb, përshtatet, si i gjithë organizmi, me gjendjen e sapo
krijuar. Dhe dijeni, unë besoj se zemra juaj dhemb fizikisht, edhe pse ata
“të mençurit” mendojnë se kjo është e pamundur, sepse mëdhimbte, madje
edhe tani më dhemb nganjëherë.
6
Dëgjoni trupin tuaj, jepini atë që i pëlqen, çfarëdo qoftë ajo - ecje, not,
boks, ushtrime rraskapitëse ... çfarëdo që ndjeni se ju përshtatet dhe trupi
tuaj i ndihmon ta ripërtrijë fuqinë.
Mua uji më solli lehtësim, noti më hoqi stresin dhe më lehtësoi
trishtimin, gjithashtu më pëlqenin shëtitjet e lehta. Miqtë e mi, me qëllimet
më të mira, u përpoqën të më tërhiqnin drejt gjimnastikës, yogës, duke ditur
që aktiviteti fizik është një shpëtim nga depresioni dhe një “prodhues” i
palodhur i hormoneve të forta dhe substancae kimike, të cilat na bëjnë të
ndihemi më mirë, më shëndetshëm, më të lumtur, të cilët na rrisin forcën
tonë dhe rrisin energjinë.
Megjithatë, mua thjesht nuk më pëlqente. Edhe pse praktikoja yoga
për vite me radhë, muaj pas vdekjes së djalit, vetë mendimi për ndonjë
aktivitet fizik më të fortë më tmerronte, madje si yoga, ku mund ta caktoni
vetë nivelin e përpjekjes. Zgjodha të bëjvetëm atë që mund ta bëja dhe
kisha të drejtë.
Një mikeje times në atë kohë i kishte vdekur babai, por asaj çlirim dhe
qetësi i sollën vetëm ushtrimet agresive dhe të vështira, e mbi të gjitha asaj
i pëlqente të godiste makivarin derisa nuk binte në tokë nga lodhja, në fakt
derisa të shpëtojë nga zemërimi dhe ndjenja e padrejtësisë, gjithë tronditja,
të gjitha emocionet e trazuara, të gjitha dhimbjet.

6
Sa do të zgjasë kjo?
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj dhe të
bëni atë që juve ju pëlqen!
Lidhuni me atë që ndjeni dhe lëreni trupin tuaj të rregullohet dhe të
shërohet në mënyrën më të rehatshme për të.
Për ta ndihmuar atë, lejoni që të bëheni të vetëdijshëm për të gjitha
ndjenjat në trupin e tuaj.

Ku saktësisht në trup është ndjenja që keni?


Çfarë saktësisht ndjeni?
Sa ka kjo ndjenjë që po zgjat?

Kur të bëheni të vetëdijshëm për


manifestimet trupore që janë pasojë e asaj që
keni përjetuar, mos harroni se trupi ka fuqinë
e vetë-shërimit. Mos harroni se të gjitha
qelizat në trupin tonë ndryshojnë në shtatë
vjet! Hyni në një gjendje paqeje të thellë dhe
lejoni që trupi të rigjenerohet dhe të shërohet.

Meditim FALJA VETVETËS

Gjeni një vend që ju përshtatet, që është si një strofull


për ju dhe ku askush nuk do t’ju shqetësojë. Nëse dëshironi,
lëshojeni një muzikë të lehtë meditimi.
Uluni rehat ose shtrihuni, relaksohuni dhe ndjejeni
tokën, stabilitetin. Mbyllni sytë dhe merrni frymë.
Përqendroni vëmendjen tuaj në frymëmarrje, ndjejeni çdo
frymëmarrje të thellë, pastaj nxjerrni frymë. Ndjeni se si me çdo
frymëmarrje energjia e

6
re e freskët depërton në trupin tuaj dhe me çdo nxjerrje del e
gjithë errësira dhe e gjithë lodhja.
Qetësoni butësisht shputat, këmbët, vithet, relaksoni krahët,
shpatullat, nofullën, sytë dhe merrni frymë.
Imagjinoni një person që ecën drejt jush. Ngadalë
afrohet dhe ju i njihni skicat e trupit të të ndjerit tuaj të
dashur. Ai person lëviz ngadalë drejt jush dhe ju shihni një
buzëqeshje të lehtë në fytyrën e tij dhe ngrohtësi dhe dashuri në
sytë e tij. Dhe ja, tani ju keni mundësinë t’i tregoni atij gjithçka
që ju fle në zemër. Tregoni atij gjithçka që po ju sillet nëpër
mendje, gjithçka që mendoni se është dashur t’ia thoni, gjithë
ato për çka jeni penduar dhe ndiheni keq, por nuk ia thatë.
Bëje! Keni kohë aq sa ju nevojitet. Çlodhuni dhe ndjehuni të lirë
Tregoni atijgjithçka që mendoni se është dashur të bëni për të,
dhe nuk e keni bërë dhe mbase pendoheni. Ndriçojeni shpirtin
tuaj.
Dhe vini re se si ajo ju shikon me mirëkuptim dhe
dashuri. Ndjeni se si ju fal të gjitha dhe dëgjojeni duke ju thënë
se ai/ajo e di që ju keni bërë më të mirën që keni mundur dhe se
ju do.
Ai/ajo pikërisht po ju jep leje të falni veten duke iu thënë që
të lironi veten nga ndjenja e fajit.
Thuaje në vetvete: “Çliroj vetën nga ndjenja e fajit dhe fal
vetën time! Unë e di se kam bërë (punuar) më së miri që kam
mundur (munda) në atë moment, dhe fal vetveten që nuk isha në
gjendje të bëja diçka më shumë (më mirë).
Vini re se si ndjenja e lehtësimit dhe lirisë përhapet
nëpër trupin tuaj. Shikoni se si personi juaj i dashur, ju
buzëqesh me miratim. Ai/ajo dëshiron që ju të jeni të lumtur dhe
të lirë.
Qëndroni pak në atë ndjenjë lehtësimi, çlirimi dhe dashurie.

Nëse e keni të vështirë të udhëzoni vetën në këtë mënyrë, mund të


6
lexoni dhe regjistroni këtë ose ndonjë nga meditimet të faljes, dhe lëshojani
vetës, ndëgjojeni atë për sa kohë që ju sjell lehtësim dhe për aq kohë sa ju
nevojitet.

6
Gjithmonë mund të kërkoni ndonjë nga meditimet e faljes nëYouTube.

Couching

Dhe kështu kaluan ditët e jetës sime pa djalin tim dhe unë ngadalë u
mësova me këtë gjë. Filloi të më ndodhte që kur, në mëngjes ose në mes të
natës, hapja sytë, mendimi i parë nuk është një mungesë e dhimbshme e tij
dhe ndjenja e parë nuk është një trishtim i tmerrshëm. Dhimbja fizike
pushoi duke ndjekur çdo mendim për të. Filloi të më ndodhte ta kujtoja atë
gjatë ditës pa ndjerë një humbje dhe zbrazëti të tmerrshme dhe në vend të
kësaj të mendoja për të me gëzim dhe një buzëqeshje. Por unë ende ndjeja
një grumbull dhimbjeje të përqendruar në mes të zemrës sime dhe nevojën
për ta hequr atë nga unë, për të hequr qafe ngërçet dhe për të relaksuar
muskujt e mi.
Akoma në momentet e trishtimit, unëndjeja se si nofulla ime fillonte të
më shtrëngohej dhe me vështirësi e ktheja në normalitet me shumë
vështirësi. Dhe ndjeva dhimbje fizike në zemrën time, megjithëse disa
mjekë thonë se është e pamundur dhe se zemra nuk mund të dhemb. Oor ja
që mua po më dhimbte zemra! Jam e sigurtë. Unë e di se si u ndjeva.
Nuk po pretendoj që është pikërisht ai muskul, nuk e di se çfarë po
ndodhte brenda trupit, por e di që ndjenja ishte saktësisht e tillë. Fjalë për
fjalë vetëm zemra më dhembte brenda dhe kisha përshtypjen sikur dikush e
kishte shtrënguar dhe shtypur. Dhe unë doja që ajo të kalonte. E dija që
mund të kalonte vetëm nëse lëshoja gjithçka që kisha ndaluar dhe
konvulsionuar në zemrën time ditën kur e gjetëm të vdekur të birin. Por nuk
mund ta bëja vetëm.
Unë mund të isha në gjendje ta bëja atë, por do të zgjaste dhe ndoshta
do të shkaktonte ndonjë dëmtim fizik, mjekësor, të zemrës. Kështu që unë
shkova në stërvitje - couching. Lela ime e mrekullueshme më ndihmoi
shumë. Pas trajnimit të dytë, ajo arriti në përfundimin se mund të vazhdoja
tutje vetë.
Kaluan disa ditë dhe pastaj ndodhi. Unë u sëmura dhe derisa isha e
shtrirë në shtrat, papritmas ndjeva nofullën time sikur filloi të më dridhej
tmerrësisht dhe i gjithë trupi më ishte ngrirë, nuk e ndjeja dhe unë po

6
qajafurishëm dhe pa u ndalur. Dhe kjo zgjati shumë gjatë. Burri dhe djali
im ishin shumë të frikësuar dhe donin të thërrisnin një ambulancë, por unë
arrita të tund kokën dhe të them se gjithçka ishte në rregull. E dija se çfarë
po ndodhte, e dija që doli i gjithë tmerri i mbyllur, mosbesimi, frika,
dhimbja dhe dëshpërimi ... dhe ai trishtim i mbjellur i betonuar në mua ...
dhe ai zemërim ... dhe gjithçka. U lehtësova kur kaloi!
Për një kohë të gjatë, pata ndezje të muskujve nga ngërçet e
tmerrshme që tronditën trupin tim, por isha e kënaqur dhe e vetëdijshme se
sapo kisha mbaruar një punë të madhe dhe se do të ishte shumë më e lehtë
për mua tani e tutje. Isha thellësisht mirënjohëse ndaj vetes për atë që bëra
për dhe ndaj Lelës që ma bëri të mundur përmes leksioneve të couching.
Kjo histori mund t’ju inkurajojë të kërkoni ndihmë profesionale kur
mendoni se nuk mund të përballeni me diçka vetë ose kur shihni se procesi
po zgjat shumë dhe ju kërcënon me sëmundje.

Grupet mbështetëse

Meqenëse është gjithmonë e dobishme të kesh ndihmë profesionale,


është gjithashtu e përshtatshme të kesh grupin tënd të mbështetjes. Me sa di
unë, nuk ka grupe në institucionet zyrtare për ata që kanë përjetuar këtë lloj
humbje, por ne mund të inicojmë krijimin e tyre.
Jozyrtarisht, ju gjithmonë mundeni me ata që i njihni e që kanë
përjetuar një humbje të njejtë apo të ngjashme si të juajëntë organizoni
shoqërime, shkëmbim idesh dhe t’i siguroni vetës tuaj dhe të tjerëve
ndihmë në momentet e vështira.
Nëse dëshironi, mund të krijoni grupin tuaj në Facebook për
mbështetje.

Kur është vështirë e përballueshme…

Nëse keni ditë më pak të vështira dhe ndryshe, dhe me kalimin e


kohës do të bëheni ekspertë për t’i dalluar ato në fillim, atëherë mund të
zgjidhni një nga mënyrat për të ndihmuar veten menjëherë.

6
Ju mund të lexoni një libër që ju frymëzon dhe ju fut në një botë tjetër
dhe një gjendje shpirtërore tjetër.
Mund të shikoni ndonjë film të mirë, mbase disa komedi.
Mund të kërkoni një leksion frymëzues ose një fjalim motivues në
YouTube.
Ju mund të angazhoheni në ndonjë aktivitet fizik që ju pelqen
Ju mund të dilni me shoqëri.
Ju mund të shkruani një ditar.
Ju mund të shkoni për trajtim reiki.
Ju mund të këndoni në kor.
Ju mund të udhëtoni.
Ju mund të inçizoni pohimet e juaja të preferuara dhe t’i dëgjoni ato
derisa (ngisni makinën), ose gjatë palosjes së gjërave në dollap…
ndërsa bëni diçka me duar, ndërkaq veshët dhe koka juaj e zgjuar janë
të lirë.
Ju mund të bëni gjithçka që ju pëlqen dhe çfarë ju sjell qetësi,
kënaqësi dhe gëzim.

7
PSE ËSHTË ME RËNDËSI TË MOS KENI FRIKË

Përgatitja ime për më të frikshmën.

“Nga pozicioni i dikujt që shikon prapa, ju e kuptoni që ju është dashur


të përjetoni dhimbjen për ta kapërcyer atë.” Dr. Wayne Dyer
Pre Miloševe smrti imala sam susret sa neizbežnošću druge vrste.
Mlađi sin je imao dve operacije ciste u butnoj kosti, a kada su mu prvi put
snimci pokazali tu crnu rupu u nozi mislila sam da ću umreti. Toliko sam
bila uplašena, toliko sam bila prestravljena da sam naprosto bila paralisana
od straha.
Para vdekjes së djalit tim të madh, unë pata një takim me
pashmangshmërinë e një lloji tjetër. Djali im i vogël kishte dy operacione të
cistave në ashtin e këmbës dhe kur regjistrimet në rentgen treguan për herë
të parë atë vrimë të zezë në këmbën e tij, mendova se do të vdisja. Isha aq e
frikësuar, aq e tmerruar saqë thjesht u paralizova nga frika.
Sot, kur shikoj prapa, e kuptoj që përvoja e vuajtjeve dhe frikës së
madhe më ka mësuar shumë.
Çfarë mësova? Të jetuarit me frikë dhe shqetësim bllokon njeriun,
duke e bërë atë të paaftë që të reagojë në mënyrën më të mirë të mundshme,
që të gjejë zgjidhjen dhe mënyrën e duhur për të dalë nga një situate e
vështirë. Kam kaluar orë të tëra në internet duke kërkuar mendime,
informacione dhe variante të ndryshme të zhvillimeve të mundshme.
Kështu, unë në të vërtetë hyra gjithnjë e më thellë në frikë dhe pasiguri (i
ankorova ato), duke mos ditur cilën mundësi të zgjidhja dhe cila zgjidhje
ishte më e mira. Në të njëjtën kohë, unë isha gjithnjë e më pak në gjendje të
mbështesja sinqerisht dhe bindshëm djalin tim, të pretendoja se gjithçka do
të ishte në rregull dhe t’i transmetoja atij paqen dhe sigurinë.
Sot pendohem shumë për këtë dhe e di që po të ktheja kohën mbrapa
do të bëja një zgjidhje tjetër. Unë do të kisha besim në jetë, univers, në Zot
dhe

7
do të jetoja nga momenti në moment, pa planifikuar dhe menduar se çfarë
do të bëjmë në dhjetë vitet e ardhshme.
Do të bëja gjithçka që më bën të ndihem mirë dhe më rikthen
energjinë dhe disponimin e mirë. Unë do të isha aty për fëmiun tim, kur ai
kishte më shumti nevojë për mua. Në vend të nënës gjithmonë të shqetësuar
dhe të frikësuar për vdekje, e cila nuk ishte në gjendje të ishte një
mbështetje dhe force për të, ai do të kishte një nënë që e mbështet atë dhe
që me ngrohtësinë dhe gëzimin e saj do ta inkurajonte atë të kalonte përmes
çdo përvojë me hapa të sigurt,duke besuar në një rezultat të mire, pas gjithë
atyre sfidave.
Çdo aktrim dhe shtirje është i kotë, nuk ka mashtrim në komunikimin
e energjisë. Sidomos fëmijët e ndiejnë në mënyrë të përsosur frikën tuaj
nën një buzëqeshje të detyruar dhe fjalë inkurajuese. Kjo është arsyeja pse
ndihma më e vlefshme, është disponimi juaj vërtet i mirë dhe të pranuarit
me besim të thellë atë që është planifikuar për ne dhe gjithçka që vjen.
Kur jemi të bezdisur dhe të zemëruar, të frikësuar dhe të shqetësuar,
nuk mund të reagojmë me dashuri dhe në mënyrën e duhur, kështu që
bëjmë gabime dhe gjithçka shkon keq. Fokusi ynë është i ngushtuar,
zgjedhjet e duhura nuk na vijnë në mendje ... Ne jemi bllokuar në nxitimin
tonë të energjisë së keqe dhe nuk shohim mënyrën e duhur për të dalë ose
zgjidhjen e duhur për ta bërë. Nëse, nga ana tjetër, i dorëzohemi me besim
të thellë Zotit, Universit, Jetës ... gjithçka shkon në mënyrën më të mirë të
mundshme për të mirën tonë.
Kjo është arsyeja pse gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të
marrim frymë thellë derisa të ndihemi të qetë dhe të ushqejmë besimin në
jetë dhe në vetën tonë çdo ditë.
Është gjithashtu e rëndësishme të ndaloni së kujtuari diçka që ishte e
frikshme, e vështirë dhe e dhimbshme. Për një kohë të gjatë, i shpjegova
gjerësisht dhe i ritregoja të gjithëve historinë e trishtuar që përjetuam, duke
bredhur nga një mjek tek tjetri, nga një institucion shëndetësor në tjetrin,
për të gjetur një rrugëdalje. Tani e di që e gjitha ajo ishte e gabuar. Sa herë
që kthehemi në një situatë të vështirë, ne vetëm hakmarremi ndaj vetës dhe
ankorojmë frikën që na verbon dhe pengon hapat tanë të ardhshëm.
Unë gjithashtu kuptova që të jesh i zemëruar, i lënduar ose i trishtuar
për gjërat që kanë ndodhur shumë kohë më parë është me të vërtetë

7
budallallëk,

7
sikur një njeri që ka thyer këmbën shtatë vjet më parë të qante me të madhe
tërë ditën, sepse e kishte lënduar këmbën atëherë, dhe kishte dhimbje
kur aksidenti i ndodhi. Gjithçka që na lëndoi /na shkaktoi dhimbje ... ka
përfunduar/, ka mbaruar dhe ka kaluar. Ekziston vetëm tani dhe në të, një
përvojë e re, të cilën ne nuk po lejojmë të vijë ngase jemi mbërthyer në atë
që ka ndodhur dikur, në të kaluarën tonë të hidhur.
Lejoni që përvojat e reja të mrekullueshme të hyjnë në jetën tuaj!

Rastësitë nuk ekzistojnë (ose përgatitija e Dytë)

I dashuri biri im. Gjithçka bëri për ne për të na përgatitur për atë që do
të vinte.
Atë vitin e fundit të jetës së tij kaloi shumë kohë me ne, ai ishte me
vëllain e tij çdo ditë, vinte në të gjitha tubimet familjare që zakonisht nuk i
pëlqenin dhe e mërzisnin, bile vinte edhe në dasma. Ai dinte të na ndalonte
kohën dhe të shndërronte jetën tonë në magji me praninë dhe energjinë e tij
të ngrohtë. Ai ishte në gjendje të na lëshonte të shikonim disa gjëra të reja
për ne, me orë të tëra, të postuara në YouTube, të na bënte kafe të çastit dhe
të na ngrohte shpirtin me historitë e tij.
Ai mbaroi të gjithë punët e tij, ishte pranë babait të tij të sëmurë që po
vdiste, u shoqërua dhe kaloi kohë me familjarët gjatë atij viti.
Ai jetoi sikur të vdiste nesër, duke përmbushur shumë dëshira dhe
ëndrra për veten dhe të tjerët pa hezitim. Dhe ai nuk e kurseu veten
asnjëherë.
Ai kënaqej duke na e bërë jetën më të mirë. Ai ndihmonte këdo që
kërkonte ndihmën e tij. Ndonjëherë kam përshtypjen se kjo jetë ka zgjedhur
të kthejë të gjitha borxhet e saj nga të gjitha jetët e mëparshme.
Disa vjet më parë, ai më kërkoi t’i blija një libër për NLP në Panairin
e Librit, pastaj një për psikonavigacionin dhe udhëtimin e shpirtrave dhe
një për shkrimet kreative. I lexova vetëm pas vdekjes së tij dhe kuptova se
çfarë trashëgimie ai më la.
Kush mund të besojë që kjo ishte një rastësi?!

7
Ai pagoi trajnimin tim për NLP, falë të cilit kalova përvojën e
humbjes dhe vdekjes në një mënyrë krejt tjetër dhe më dhuroi një
kompjuter në të cilin po shkruaj këtë libër tani.
Ai me bujari na dhuroi edhe këtë libër të cilën tani ti po e lexon, duke
më detyruar ta shkruaj.
Rastësi? Jam e sigurtë që nuk është.

Pak më shumë për “rastësitë“

Dy vjet para vdekjes së djalit tim, mbesa ime vdiq nga kanceri i gjirit.
Vëllai im ishte me të gjatë gjithë kohës dhe ishte shumë e vështirë për të,
që të përballonte faktin që ajo i vdiq në krahë, nga dhimbja dhe ai vetëm
mund ta shikonte plotësisht i pafuqishëm. Nuk kishte asgjë që mund të
bënte për ta mbrojtur, për ta shpëtuar dhe kjo ia shembi temelin nën këmbë.
Kam menduar shumë për të dhe me të vërtetë dëshiroja që ai të ishte më
mirë, ta merrte vetën.
Atëherë, falë trajnimit NLP, unë kisha ndryshuar shumë perceptimin
tim për botën dhe jetën dhe e dija se asgjë nuk ndodh rastësisht. Muaj të
tërë kam kaluar duke shfletuar librat që kam lexuar për të gjetur diçka që
mund t’i ndihmojë dhe sjellë dobi.
Kështu që, rreth njëzet ditë para vdekjes së Milloshit, lexova një
fragment në lidhje me një bisedë midis dy shpirtrave që po përgatiten të
zbresin në këtë botë fizike. Njëri prej tyre kishte nevojë të përjetonte një
vdekje të dhunshme dhe tjetri doli vullnetarisht të shkonte me të si vrasësi i
saj dhe që ta lejonte ta përjetojë atë përvojë. Ai shpirti tjetër iu lut të parit të
kujtojë marrëveshjen e tyre në atë momentin e tmerrshëm dhe ta dijë se atë
që po bënte,e bëri nga dashuria!
Kështu që, hasa në një fragment që më duhej pikërisht mua, i cili
supozohej se do të më përgatiste për përvojën e tmerrshme që do të vinte në
jetën time. Vështirë se mund të ketë qenë një rastësi, aq më tepër që më
vonë u përpoqa ta gjeja atë fragment të panumërt dhe nuk ia arrita kurrë.

7
Edhe pak më shumë për humbjen

Çdo humbje aktivizon të gjitha traumat e vjetra dhe ringjall dhimbjen


e të gjitha humbjeve që kemi mbijetuar deri atëherë, duke hapur përsëri të
gjitha plagët e vjetra dhe kështu na kujton se ne ende nuk kemi mësuar se
si ta përballojmë atë. Kështu e dimë që përballja e humbjeve është një nga
detyrat më të rëndësishme për ne, të cilën akoma nuk i kemi zgjidhur në
mënyrën më të mirë të mundshme.
Richard Bach ka një mendim të mrekullueshëm: “Ne kërkojmë
probleme sepse kemi nevojë për dhuratat e tyre”.
Sa herë keni menduar: “Deri kur do të më ndodhë kjo?!” ose ai
mendimi i famshëm: “Pse po më ndodh kjo gjatë gjithë kohës?” Se…. të
dashurit e mi, ne ende nuk i jemi përgjigjur sfidës në mënyrën e duhur.
Problemet na kthehen dhe përsëriten derisa t’i përballojmë në një mënyrë të
kënaqshme (për ne!) dhe t’i zgjidhim ato në mënyrë që të jemi në paqe dhe
në harmoni me mënyrën se si e bëmë atë.
Kur arrijmë ta vendosim veten ashtu si duam dhe të bëjmë gjithçka për
kënaqësinë tonë, atëherë nuk ka nevojë që i njëjti problem të kthehet në
jetën tonë, sepse zgjidhja e tij nuk na sjell asnjë përparim dhe asnjë mësim
të ri.
Në këtë rast, kjo do të thotë që kur të arrijmë të kuptojmë thelbin e
humbjes dhe të mësojmë ta shohim vdekjen në sy, të qetë, dhimbja dhe
frika e tmerrshme do të bëhen një e kaluar në jetën tonë. Kjo nuk do të
thotë që ne kurrë nuk do të përjetojmë më vdekjen e dikujt të afërt dhe të
dashur, por që përvoja jonë e humbjes do të ndryshojë dukshëm cilësisht
dhe do të pushojë së qeni kaq traumatike. Prandaj, nuk do ta ndiejmë kurrë
më përvojën e vdekjes së një personi të afërt në mënyrën e vjetër.

E mundur është që përsëri të jeni të lumtur

A kishit preferuar që sot të zgjidhni më mirë që personin e dashur


qëe keni pasur, më mire mos ta kishit pasur kurrë, e as mos ta kishit
njohur? Kështu nuk do ta ndjenit dhimbjen e humbjes, as tani nuk do të
ndjeheshit keq, por edhe nuk do të kishit asnjë nga ato momentet që bashkë

7
i keni ndarë, asnjë gëzim ose kënaqësi që përjetuat me personin që keni
humbur.
Besoj se tani askush nga ju nuk do të hiqte dorë nga asnjë moment i
vetëm që ka kaluar me person e tij të dashure që tani nuk është më në mesin
tonë.
Unë do t’ju kërkoj të përqendroheni dhe të imagjinoni, të paktën për
një moment, që keni vdekur. Dhe tani i shihni të dashurit tuaj të lënë pas
duke vuajtur, duke u pikëlluar, duke qarë. A është kjo ajo që do të
dëshironit të shihni sepo u ndodh atyre? Ju shikoni, për shembull, fëmiu
juaj që vuan i bllokuar në makthe, mërzitet, nuk flen. Dhe imagjinoni që
qenia juaj e pa trupëzuar i ngushëllon me tërë fuqinë e saj dhe i mbështjellë
rreth tyre, duke u shpjeguar atyre se ju jeni akoma atje, për të ndaluar
vuajtjen e tyre dhe për t’i ngushëlluar ... por ata nuk ju dëgjojnë, nuk ju
shohin dhe asgjë që bëni nuk i ndihmon.
A nuk do të dëshironit, përkundrazi, të shihnit se pavarësisht pikëllimit
të tyre, ata vazhdojnë të jetojnë, t’ju kujtojnë me shumë dashuri dhe gëzim?
Pas vdekjes së djalit tim, kisha frikë nga Pashkët, pyesja veten se si do
ta kaloja të Premten e Madhe. Sepse ato ditë feste ai më ndihmote të
vizatoja vezët, së bashku ngjisnim gjethe mbi to, i mbështjellnim me çorape
dhe i lidhnim me penj. Andaj pyesja veten se si do të përballoja të kaloja
këto ditë feste ndonjëherë pa atë.
Tani di si t’i mbijetoj. Duke punuar me vetëdije, mendoj për ndjenjën
e dashurisë së ndërsjellë, bukurinë dhe gëzimin që ai ka sjellë në jetën time.
Ai e bëri atë nga dashuria e pastër që kishte për mua, sepse ai nuk ishte
aspak fetar, duke mos besuar aspak, dhe as nuk u interesua për lyerjen e
vezëve. Por ai ishte gjithmonë aty për mua dhe ai më bënte të qeshja me
komentet e tij të çmendura dhe ishin gjithmonë momente gëzimi dhe
afërsie. E di që çdo vit të Premten e Madhe, për sa të jem gjallë dhe ndërsa
përgatis vezët për t’i ngjyrosur, do ta kujtoj djalin tim, e mbushur me
dashuri dhe gëzim të pafund, duke kujtuar sa e bukur ishte për ne kjo festë
dikur.
Unë do ta festoj jetën sepse ai ma dha dhe sepse kam diçka për të
kujtuar me ngrohtësi të pamatshme në zemrën time! Me mirënjohjen më të
thellë, do të kujtoj shumë momente të bukura në jetën time që nuk do të
kishin ndodhur pa të!

7
Po ashtu, i jam mirënjohëse pafundësisht sepse ai ishte mësuesi im më
i madh në këtë jetë! Ai më ndihmoi të zbuloja gjithë forcën time,
potencialin tim. Ai më bëri të përballem me frikën e vdekjes, të punoj për
veten time, të respektoj jetën.
Kjo është zgjedhja ime.
Besoj se është edhe zgjedhja juaj - të kujtoni të dashurit tuaj dhe t’i
mbani mend ata me dashuri dhe mirënjohje.

7
Fund

Të dashur lexues,
Unë kam ndarë përvojat e mia me ju, duke shpresuar me gjithë zemër
se do ta bëj më të lehtë për ju që të kërkoni qetësi dhe të ktheni buzëqeshjen
në fytyrën tuaj, pas humbjeve që i përjetojmë në jetë.
Nga thellësia e zemrës dua që në vetvete të kultivoni dhe shtoni
dashurinë, sepse dashuria është fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje të mirë në
jetën njerëzore.
Duajeni vetën përgjithmonë dhe pa kushte, falni dashuri për të marrë
dashuri dhe jetojeni dashurinë me secilën frymëmarrje tuajën për sa kohë
që jeni në këtë botë.
Dashuria do t’ju mësojë gjithçka - të falni vetën dhe të tjerët, të jeni
bujar, të ndjeheni mirë në lëkurën tuaj, të jeni të lumtur dhe të kënaqur, të
jeni burimi i mirëqenies për vetën dhe të tjerët.
A ka ndonjë gjë më të bukur?

Lista e librave më të rëndësishëm që më kanë ndihmuar dhe janë të


pazëvendësueshëm për mua:

NLP - Në çdo sukses të erëzave, Slavica Squire, Mono dhe Manjana


Beograd, 2012.
NLP - Një kantier ndërtimi magjik i jetës i përshtatur pronarit, Lelica
Todorović, Leo commerce, Beograd 2014.
NLP - Ndërtesë magjike shëndetësore, Lelica Todorović, Leo
commerce, Beograd, 2013
Si ta shëroni jetën tuaj, Louise Hay, Verba, Beograd, 2011.
Fuqia është tek ti, Louise Hay, Libri i Popullit; Alfa, Beograd 2005.
Ju mund të shëroni zemrën tuaj - si të gjeni paqen tuaj pas një ndarje,
divorci ose vdekje të një personi të dashur, Louise Hey, Leo
Commerce, Beograd, 2014.

7
Si të menaxhoni vetë jetën tuaj, Dr. Wayne Dyer, Libër magjik, Novi
Sad, 2007
Shërimi i plotë, Anita Murdjani, Advaita, 2015.
Magjia e Jetës, Dr. Wayne Dyer, Libri Magjik, Novi Sad, 2011.
Kërkoni dhe merrni, Esther dhe Jerry Hicks, Leo comnerce,
Beograd,2006
Biseda me Zotin: Një dialog i pazakontë, Libri 1, Neil Donald Walsh
Biseda me Zotin: Një dialog i pazakontë, Libri 2, Nili
Donald Walsh, Leo Commerce, Beograd, 2006.
Biseda me Zotin: Një dialog i pazakontë, Libri 3, Nili Donald Walsh,
Leo Commerce, Beograd, 2006.
Në shtëpi me Zotin, Neil Donald Walsh, VBZ, Zagreb, 2007.
Udhëtimi i shpirtrave: një përshkrim i rasteve të jetës midis jetës,
Michael Newton, Leo Commerce, Beograd,
Destiny of Souls, Michael Newton, Leo Commerce, Beograd,
Arti i Dashurisë, Steve dhe Sharon Bidalf, Kopshti i Vogël, Beograd,
2007.
Recetë për lumturinë e vërtetë - 7 çelësa që çojnë në gëzim dhe
ndriçim, Deepak Chopra, Laguna, Beograd, 2010.
Psikonavigacioni - udhëtimi i shpirtit, John Perkins, Esoterics, Beograd,
2005
Fuqia e momentit të tanishëm, Eckart Tol, Libri magjik, SHBA, 2004
... dhe shumë të tjera materiale ...

Filma dhe video që më ndihmuan (YouTube):

Louise Hay “Ju Mund të Ndryshoni Jetën Tuaj”


Wayne Dyer “Nga Ambicia në Qëllim”
Anita Moorjani dhe Sedona

8
Ana Buçeviq, kanali Spirit Safari, shumë tema
Falënderimet nga Banne Hikibi
Opus
EFT
Maja Ikica Milosavljeviq “Vdekja, çfarë dhe si pas”
Manifestimi i Srdjan Roje
Meditimi i Pyjeve të Gjelbërta, Srdjan Roje
www.kreiranje- uspeha.com
Luftëtarët e Dëshmisë së Dritës nga Louise Hey “Fëmijët Indigo”

8
RRETH AUTORIT

Mirela Bodrozhiq lindi në Sarajevë në 1964. Ajo u diplomua në


Fakultetin Filologjik në Beograd në Departamentin e Letërsisë Jugosllave
dhe të Përgjithshme dhe punon si profesoreshë dhe bibliotekiste në
Shkollën e Parë Ekonomike në Beograd.
Që nga viti 2013, ajo është arsimuar në Institutin NLP në Beograd dhe
është një master i çertifikuar i NLP.
Ajo gjithashtu ka përfunduar punëtori dhe seminare të shumta në
fushën e komunikimit dhe zhvillimit personal, dhe të preferuarit e saj janë
“Matrica e Ndryshimit” e Bernd Isert dhe “Energjia e Suksesit” e Keith
File.
Ajo është një terapiste e çertifikuar e trajnimve Reiki dhe Reiki Tibetan.
Ajo është shumë e lumtur kur përdor njohuritë dhe aftësitë e saj për
të ndihmuar njerëzit të kapërcejnë momente të vështira të jetës në seanca
individuale dhe punëtori.
mirela.bodrozic@yahoo.com

8
Mirela Bodrožić

Si të mbijetojmë vdekjen e të dashurve


Është e mundur të jesh përsëri i lumtur

Përktheu: Nermine Aliji Ademi

Ilustrimi: Fatime Selimi

Botoi: Plutos, Vranjë

CIP - Katalogimi në Botim - Biblioteka Kombëtare e


Serbisë, Beograd
159.942.5
BODROZIC, Mirela, 1964-
Si t’i mbijetojmë vdekjes së të dashurve: Është e mundur të
jesh përsëri i lumtur / Mirela Bodrožić. Pancevo: Passage
Group, 2016 (Pancevo: Passage Group). - 91 f. ; 21 cm
Tirazh 500. - Për autorin: f. 87. - Bibliografi: f. 84-86. ISBN
978-86-83731-02-2
Vdekja (psikologji)
COBISS.SR-ID 225246476

You might also like