You are on page 1of 2

Cilat jane llojet e vleresimit

Nota përfundimtare që do të marrë nxënësi në çdo lëndë që zhvillon gjatë procesit mësimor do të
përcaktohet nga vlerësimi i tre treguesve që janë:

Vlerësimi i vazhduar,

Vlerësimi me test

Vleresimi detyrë përmbledhëse,

Vlerësimi me projekt kurrikular.

Si do të bëhet vlerësimi i vazhduar?


-

Vlerësimi i vazhduar do të bazohet në vëzhgimet dhe në gjykimet e mësuesit mbi përgjigjet me


gojë ose me shkrim, punët në grup, diskutimet, si dhe në teknikat e tjera të vlerësimit të nxënësit.
Sipas udhëzimit, mësuesi e vlerëson nxënësin me notë në regjistër dhe ia komunikon atë, vetëm
pasi të jetë siguruar që ky është një vlerësim objektiv, i argumentuar dhe shpreh shkallën e
qëndrueshmërisë së nxënësit për një periudhë të caktuar kohe. Mësuesi shënon në regjistër të
paktën dy vlerësime me notë për çdo periudhë për lëndët që zhvillohen me 1 ose 2 orë në javë, si
dhe të paktën 3 vlerësime me notë, për lëndët që zhvillohen më shumë se 3 orë në javë. Për çdo
periudhë mësuesi nxjerr notën e vlerësimit të vazhduar duke u bazuar në notat e nxënësit në
regjistër. Vlerësimi bëhet për njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet ashtu siç përshkruhet në
rezultatet e të nxënit, në programin lëndor. Në çdo rast mësuesi ka për detyrë që të informojë
personin që ushtron përgjegjësinë prindërore dhe nxënësin mbi ecurinë dhe mundësinë që ai ka
për të bërë progres gjatë vitit shkollor.

Si do të bëhet vlerësimi me detyrë përmbledhëse?

Ky lloj vlerësimi ka për qëllim të masë nivelin e arritjeve të nxënësve për rezultatet kryesore për
secilën periudhë. Në lëndë të tilla, si: edukim fizik, sporte dhe shëndet, Art pamor, muzikë,
kërcim, Teatër, Tik, Aftësim teknologjik, vlerësimi do të bëhet vetëm me detyrë përmbledhëse.
Mësuesi përcakton detyrën përmbledhëse në përputhje me veçoritë e lëndës dhe duke marrë
parasysh nivelet e arritjeve për lëndën përkatëse.

Ndërsa në lëndët e tjera, mësuesi vendos përcaktimin e metodës së realizimit me test, ose detyrë
përmbledhëse, sipas specifikave të lëndës përkatëse. Realizimi i testeve dhe detyrave
përmbledhëse do të menaxhohet edhe nga drejtuesit e shkollës me qëllim që të shmanget
mbingarkesa e nxënësve në fund të secilës periudhë. Vlerësimi i testit pasqyrohet në regjistër në
kolonën përkatëse, ndërkohë që testet dhe detyrat përmbledhëse duhet që të ruhen deri në fund të
vitit shkollor.

Si do të bëhet vlerësimi me projekt kurrikular?

Për këtë tregues mësuesi planifikon dhe vlerëson një projekt të shtrirë gjatë gjithë vitit shkollor. Projekti
kurrikular mund të jetë lëndor ose ndër-lëndor, mund t’ përkasë një fushe të nxënit, ose të shtrihet në më
shumë fusha, si dhe mund të zhvillohet në grup, ose individualisht. Koha e prezantimit të projektit
planifikohet nga drejtoria e shkollës dhe nota e këtij projekti, po ashtu hidhet në regjistër në kolonën
përkatëse. Edhe projekteve kurrikulare do të jetë e domosdoshme deri në përfundim të vitit shkollor.

. Vlerësimi përfundimtar me notë

Vlerësimi i nxënësit do të bëhet nëpërmjet vlerësimit periodik dhe atij përfundimtar. Vlerësimi
periodik përmban dy nota, që janë nota e vlerësimit të vazhduar,si dhe nota e vlerësimit me test
dhe detyrë përmbledhëse.

Vlerësimi përfundimtar bëhet në përfundim të çdo viti shkollor sipas formulës së përcaktuar.
Nota përfundimtare vjetore për nxënësit nga klasa e katërt, e deri tek e 12 do të bëhet nga nota
vjetore e vlerësimit të vazhduar për të tre periudhat, nota vjetore e testit dhe detyrës
përmbledhëse, si dhe nota e vlerësimit të projektit kurrikular. Për secilin nga këta tregues është
përcaktuar edhe ndikimi që do të kenë në vlerësimin përfundimtar. Formulën e detajuar të
vlerësimit për secilin tregues e gjeni të detajuara në vijim të shkrimit, jo vetëm për skemën e
vlerësimit me notë të klasave të katërta dhe të pesta, por edhe të atyre nga klasa e 6-të tek e 12-ta.

You might also like