You are on page 1of 2

TEST PËRMBLEDHËS

PERIUDHA SHTATOR-DHJETOR

KLASA 8

1. Produktet e procesit tё fotosintezës janë: ( 1p ) ( __ )


a) glukozё dhe oksigjen b) dioksid karboni dhe oksigjen c) ujë dhe dioksid karboni d) celulozё

2. Nё aparatin tretёs sasia me e madhe e lёndёs ushqimore pёrthithet nё: ( 1p ) ( __ )


a) ezofag b) stomak c) zorrёn e hollё d) zorrёn e trashё

3. Cili nga karbohidratet e mёposhtme ёshtё karbohidrat i thjeshtё: ( 1p ) ( __ )


a) glukoza b) glikogjeni c) maltoza d) amidoni

4. Qarkoni V nëse pohimi është i vërtetë dhe G nëse është i gabuar. ( 6p ) ( __ )


a) Te gjethja kutikula është shtresë mbrojtëse nga ana e jashtme e epidermës. V G
b) Ndryshimi i temperaturës nuk ndikon në ritmin e fotosintezës. V G
c) Proteinat përdoren nga trupi ynë për t’u rritur dhe për të riparuar veten V G
d) Yndyrat kanë më shumë energji se karbohidratet. V G
e) Tretësira e Benediktit teston për niseshtenë. V G
f) Molekulat e yndyrave formohen nga zinxhirë të gjatë molekulash të vogla, të quajtura
aminoacide. V G
5. Plotësoni vendet bosh: ( 5p ) ( __ )
Funksioni kryesor i gjetheve është kryerja e procesit të ................................. Ky proces ndodh kryesisht në
qelizat e mezofilit ................................, të cilat janë pikërisht nën epidermën e sipërme. Këto qeliza janë të
përshtatura për kryerjen e këtij procesi sepse ato kanë shumë organele të gjelbra të quajtur ................................
dhe sepse ato kanë formë të gjatë të hollë. Dioksidi i karbonit është një prej lëndëve të para që u nevojitet
gjetheve. Ai hyn në gjethet e bimëve tokësore nëpërmjet ................................ në epidermën e poshtme. Lënda
organile që formohet me anë të fotosintezës është ……………………

6. Gypi tretës është pjesë e sistemit të tretjes. Gypi përbëhet nga organet që tretin dhe thithin ushqimin që ne
hamë. Ka disa inde të ndryshme në organet që përbëjnë sistemin e tretjes dhe këto kanë funksione të veçanta në
tretje dhe në thithje.

a) Trego një funksion të indeve që ndërtojnë secilin nga organet e mëposhtme. Funksionet duhet të jenë të
ndryshëm nga njëri-tjetri.

i) Ezofagu ( 1p ) ( __ )

ii) Stomaku ( 1p ) ( __ )

iii) Zorrë e hollë ( 1p ) ( __ )

b) Përshkruaj çfarë ndodh në zorrën e trashë. ( 2p ) ( __ )


________________________________________________________________________
________________________________________________________________________

c) Emërto dy organe që janë pjesë e sistemit të tretjes, por jo pjesë e gypit tretës. ( 2p ) ( __ )
i)__________________
ii) __________________

7. Brenda gypit ushqimor ka shumë vile.


a) Trego tri lëndë ushqyese që thithen në gjak me anë të vileve. ( 3p ) ( __ )
...............................................................................................................................
...........................................................................................................................
-------------------------------------------------------------------------------------------------

b) Sugjero dy përshtatje me të cilat struktura e vileve ndihmon për thithjen e lëndëve ushqyese. ( 2p ) ( __ )

...............................................................................................................................
...........................................................................................................................

8. Shpjegoni pse dieta ushqimore mund të sjellë probleme shëndetsore kur ka shumё yndyrna. ( 2p ) ( __ )

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-14 15-18 19-22 23-25 26-28

You might also like