You are on page 1of 2

TEST PËRMBLEDHËS

PERIUDHA PRILL-QERSHOR

KLASA 8____

Qarkoni alternativёn e saktё.

1. Nga bashkimi i vezës me spermatozoidin formohet: ( 1p ) ( __ )

a) një spor b) një vezë c) një zigotë d) një klon

2. Organet e riprodhimit te mashkulli janë: ( 1p ) ( __ )

a) testikujt b) vezorja c) fshikëza urinare d) estrogjeni

3. Çdo lëndë që futet brenda trupit dhe që ndryshon reaksionet kimike që ndodhin në trup quhet:
( 1p ) ( __ )
a) amidon b)lipid c) drogë d) glukozë

4. Qelizat seksuale janë spermatozoidi dhe veza.

a) Shkruaj tri arsye se si spermatozoidi është përshtatur për të udhëtuar drejt një veze dhe për ta pllenuar atë.
( 3p ) (
__ )
b) Përshkruaj tri veçori me të cilat një vezë ndryshon prej një spermatozoidi. ( 3p ) ( __ )

c) Trego çfarë ndodh gjatë ovulimit. ( 2p ) ( __ )

5. Pёrshkruani 2 (dy) ndryshime qё ndodhin tek vajzat dhe 2 (dy) ndryshime që ndodhin tek djemtë gjatё
pubertetit. ( 4p ) ( __ )

6. Disa droga kontrollojnë pjellorinë e njeriut. Disa gra nuk duan të mbeten shtatzënë, disa nuk janë të
suksesshme në mbetjen shtatzënë dhe disa që mbeten shtatzënë mund të rrezikojnë shtatzaninë nga marrja e disa
drogave (barnave).

a) Shpjego se si piluat kontraceptive zvogëlojnë mundësinë e grave për të mbetur shtatzënë. ( 1p ) ( __ )

b) Gjatë shtatzënisë për gratë është e rrezikshme marrja e disa drogave. Shkruaj katër nga rreziqet që lidhen me
marrjen e drogave gjatë shtatzënisë. ( 3p ) ( __ )
7. Vende të ndryshme kanë probleme të ndryshme shëndetsore. Plotëso tabelёn e mёposhtme me të dhëna për
një sëmundje të zakonshme që prek vendin tonë: ( 3p ) ( __ )

Sёmundja (____________________)
Si përhapet?
Çfarë simptomash ka?
Si mund të trajtohet?

8. Fetusi është një qënie e voglë njerëzore me një sistem të tërë jetësor mbështetës për veten e vet.

a) Shpjego se si i merr fetusi lëndët ushqyese që i nevojiten dhe si e nxjerr jashtë dioksidin e karbonit që
formohet tek ai. ( 3p ) ( __ )

b) Ndërkohë që fetusi zhvillohet, tek ai mund të arrijnë lëndë të dëmshme. Përshkruaj dy dëmtime që pëson
fetusi, nëse nëna e tij konsumon duhan dhe pije alkoolike. ( 2p ) ( __ )

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-14 15-18 19-22 23-25 26-28

You might also like