You are on page 1of 3

TEST PËRMBLEDHËS

PERIUDHA PRILL-QERSHOR
KLASA 9

1. Njihet si themelues i teorisë së trashëgimisë së tipareve: ( 1p ) ( __ )


a) Gregor Mendel b) Karl Lineu c) Lamark d) Darvini

2. Fosilet janë mbetje vetëm të: ( 1p ) ( __ )


a) bimëve që jetuan miliona vjet më parë b) kafshëve që jetuan miliona vjet më parë
c) bimëve dhe kafshëve që jetojnë akoma d) bimëve dhe kafshëve që jetuan miliona
vjet më parë.

3. Një lëndë kimike që vret bakteret ose i pengon ata të shumohen: ( 1p ) ( __ )


a) vaksinë b) antibiotik c) antigen d)imunitet

4. Krahaso imunitetin pasiv me imunitetin aktiv. ( 2p ) ( __ )


Përgjigje:
Çdo dy nga këto më poshtë
Imuniteti aktiv përcaktohet si mbrojtje e organizmit nga një patogjen që ndodh pas ekspozimit
të organizmit ndaj këtij patogjeni.
- Kur trupi ekspozohet ndaj një patogjeni (agjenti të sëmundjes), një lloj qelizash e të bardha
të gjakut, krijojnë antitrupa që ndihmojnë në shkatërrimin ose neutralizimin e patogjenit. Çdo
antitrup mbron trupin nga vetëm një patogjen. Kur qelizat B hasin një patogjen, ato përveç
antitrupave krijojnë dhe qeliza të kujtesës Qelizat e kujtesës prodhohen pas infeksionit
parësor që mund të njohë patogjenin. Qelizat e kujtesës mund të mbijetojnë për dekada, duke
pritur brenda trupit derisa patogjeni të pushtojë përsëri. Kur trupi është i ekspozuar ndaj
patogjenit për herë të dytë, reagimi imunitar është më i fortë, duke reaguar shpejt ndaj
patogjenit
- Imuniteti akti vnuk ndodh menjëherë pas ekspozimit të sëmundjes. Mund të duhen ditë ose
javë pas ekspozimit të parë për të zhvilluar imunitetin aktiv.
- Mbrojtja të mund të zgjasë një jetë të tërë
Imuniteti pasiv është mbrojtja nga një sëmundje e siguruar nga antitrupat e krijuar jashtë
trupit. Imuniteti pasiv:
- Nuk kërkon ekspozim të mëparshëm ndaj një agjenti të sëmundjes
- Ka efekt menjëherë
- Nuk zgjat shumë (deri në disa muaj)

5. ADN-ja është materiali gjenetik i qelizave.


a) Shkruaj ku gjendet ADN-ja e qelizës te njeriu. ( 2p ) ( __ )
b) Shpjego pse është e rëndësishme njohja e ADN-së. ( 4p ) ( __ )
c) Shpjego pse binjakët identikë janë gjithmonë të të njëjtit seks. ( 3p ) ( __ )

Përgjigje:
5a. Në kromozome; Në bërthamë
5b. Çdo katër nga këto më poshtë:
ADN-ja është materiali që përmban gjenet
Gjenet përcaktojnë tiparet e gjallesave
Ka gjene që shkaktojnë sëmundje (p.sh. sëmundjet / kanceret e trashëgueshme)
Njohja rreth ADN-së së këtyre gjeneve do të ndihmojë në zhvillimin e trajtimeve të
sëmundjeve
Njohja e strukturës së ADN-së ndihmon për të parashikuar se kush mund t’i ketë këto
sëmundje
ADN zbulon se si gjallesat janë të lidhura me njëra-tjetrën / jep të dhëna rreth evolucionit .
5c.Çdo tri nga këto më poshtë:
Ata formohen nga veza e pllenuar
Veza e pllenuar rritet, ndahet në dy pjesë dhe jep dy embrione
Ata kanë gjene / material gjenetik / ADN identike
Gjinia përcaktohet nga gjenet

6. Rajoni i Karaibeve përbëhet nga shumë ishuj. Shumë prej ishujve më të mëdhenj kanë
lugina të thella që ndajnë tokën në rajone me kushte mjaft të ndryshme mjedisore. Rajoni i
Karaibeve njihet si një pikë e nxehtë e biodiversitetit, sepse ka shumë lloje që gjenden në
ishuj të ndryshëm.
Sugjero tre arsye pse ka kaq shumë lloje të ndryshme në rajonin e Karaibeve. ( 3p ) ( __ )

Përgjigje:
Çdo tri nga këto më poshtë
Ishujt gjeografikisht janë të izoluar nga njëri-tjetri
Ka shumë habitate të ndryshme
Kanë mjedise të ndryshme p.sh. lugina dhe male
Përzgjedhja natyrore është e ndryshme në çdo habitat

7. Në krahinën lindore të Kubës, ekziston një lloj kërmilli pemësh që shfaq ndryshueshmëri
shumë të madhe. Guaskat janë me ngjyra shumë të ndryshme dhe kërmijtë kanë një numër
shiritash të zinj që ndryshon në guaskat e tyre.
Shkruaj 4 përparësi që u japin këtyre kërmijve të pemëve guaskat me ngjyra të ndryshme dhe
numri i ndryshëm i shiritave në guaskë. ( 4p ) ( __ )

Përgjigje:
Çdo katër nga këto më poshtë:
Kërmijtë lëvizin nëpër sipërfaqe të ndryshme në pemë p.sh. në lëvore, bimë që rriten në
lëvore, degë dhe gjethe
Ngjyra e ndryshme e guaskës ofron maskim kundrejt sfondeve të ndryshme
Shiritat në kërmill e ndajnë në pjesë guaskën.
Siguron mbrojtje ndaj grabitqarëve

8. Evolucioni i qafës së gjatë të gjirafave shpesh përdoret për të ilustruar teorinë e Lamarkut.
Teoria sugjeron që gjirafat i shtrinin qafat e tyre për të arritur gjethet në degët e sipërme të
pemëve. Qafa e gjatë ishte një tipar i zhvilluar gjatë jetës së kafshëve dhe do të trashëgohej te
pasardhësit e tyre që do të kishin gjithashtu qafë të gjatë. Gjatë breznive qafat e kafshëve u
rritën dhe u bënë gjithnjë e më të gjata.

a) Jep katër arsye se si mund ta ketë shpjeguar Darvini me anë të përzgjedhjes natyrore
evolucionin e qafave të gjata te gjirafat. ( 4p ) ( __ )

Përgjigje:
Çdo katër nga të mëposhtmet:
Ushqimi është në dispozicion në majat e pemëve.
Ka ndryshueshmëri ndërmjet kafshëve.
Disa kafshë kanë qafë më të gjatë se të tjerat.
Ekziston konkurrenca për ushqim ndërmjet kafshëve.
Ato me qafë më të gjatë janë në gjendje të hanë më shumë ushqime.
Ato mbijetojnë dhe rriten.
Ndryshimet kalojnë në gjen (gjene) që jep një qafë të gjatë.
Kafshët me qafë të shkurtër nuk gjejnë ushqim të mjaftueshëm. Kështu ato ngordhin para se
të jenë në gjendje të shumohen.

b) Përdor njohuritë e tua mbi shumimin në gjitarë për të shpjeguar pse tiparet e zhvilluara
gjatë jetës së një organizmi nuk mund të trashëgohen te pasardhësit e atij organizmi.
( 3p ) ( __ )

Përgjigje:
Gametet (qelizat seksuale) zhvillohen në testikuj dhe vezore.
Ata nuk ndikohen nga ndonjë ndryshim në qafën e një kafshe.
Qelizat vezë fillojnë zhvillimin e tyre para se të lindë një gjitar femër.

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-7 8-11 12-14 15-18 19-22 23-25 26-28

You might also like