You are on page 1of 2

PROJEKT

Tema: Klonimi dhe gjenetika


Lenda: Biologji
Klonim quhet përdorimi i teknikave artificiale që nuk i përkasin riprodhimit gjinor me anë të të cilave
nga një person unik do të rriten një grup i qelizave të gjalla.

Ç’është kloni?
Emri "klon" dhe folja “të klonosh” nuk përdoren me përputhshmeri. Në biologji, një klon është një qelize
ose një organizëm që është gjenetikisht identik me një qelizë ose organizëm tjetër. Shumë organizma të
thjeshtë siç janë bakteriet riprodhojnë veten e tyre duke kopjuar materialin e tyre gjenetik ose duke e
ndare atë pergjysem. Dy bakteriet që vijnë si rezultat i kësaj formë riprodhimi aseksual janë gjenetikisht
identike ; ato janë klone të njëra tjetrës. Në kontrast me këtë, gjatë procesit të riprodhimit seksual,
bërthama e një qelizë sperme, e cila përmban ADNne e babait, shkriet me bërthamën e qelizës vezë, që
përmban ADNne e nënës. Pasardhësit do të përmbajnë material gjenetik nga të dy prindërit dhe nuk janë
identike me ta.

Folja “të klonosh” i referohet procesit të krijimit të qelizave të klonuara ose organizmave. Procesi
ndryshon, në varësi të llojit të qelizave të përdorura në procesin e klonimit dhe të rezultatit të dëshiruar.
Zakonisht kur shkencëtaret klonojnë një kafshe, ata marin bërthamën e një qelize —-- që përmban
kromozome të përbëra nga ADNja dhe proteina --— dhe e vendosim në një qelize veze të cilës i kemi
hequr bërthamën. Qeliza veze më pas ndahet për të prodhuar një embrion që zhvillohet në një kafshe,
në qofte se procedurat shkojnë siç janë planifikuar.

Teknologjia e rekombinimit të ADNse ose klonimi i gjeneve


Termat “teknologjia e ADNse rekombinante”, ”klonimi i ADNse”, “klonimi molecular” dhe “klonimi i
gjeneve” të gjitha i referohen te njëjtit proces : transferimi i një fragmenti te ADNse qe na intereson nga
një organizëm ne një element gjenetik vetereplikues siç është një plasmid bakterial. ADNja qe na
interesonte me pas mund te shumohet në një qelizë te huaj. Kjo teknologji ka ekzistuar që në vitet 1970,
dhe është kthyer ne një praktike të zakonshme në laboratorët e biologjisë molekulare në ditët e sotme.
Shkencëtaret e plasmideve qe studiojnë një gjen ne veçanti shpesh përdorin plazmidet bakteriale për të
gjeneruar shumimin e kopjeve te të njëjtit gjen. Plazmidet janë molekula ADNje kromozomike ekstra,
rrethore, te dallueshme nga genomi bacterial normal. Plazmidet dhe tipe të tjerë vektorësh klonimi u
përdoren nga eksplorueset e Projektit Te Genomit Human për te kopjuar gjenet dhe pjese te tjera te
kromozomeve për te gjeneruar material identik te mjaftueshëm për studime te mëtejshme.

Klonimi Riprodhues
Klonimi riprodhues është një teknologji që përdoret për të gjeneruar një kafshe që ka të njëjtën bërthame
ADNje si një tjetër kafshe qe ka jetuar me pare ose që akoma ekziston. Dolli u krijua nga teknologjia e
klonimit riprodhues. Ne një proces te quajtur ”transferimi i bërthamës somatike” (TIBS), shkencëtaret
transferoje material gjenetik nga bërthama e një qelizë të rritur donatore në një vezë bërthama e të cilës,
e si rrjedhim dhe materiali i saj gjenetik, janë hequr. Veza e rindërtuar qe përmban AND nga një qelize
donatore duhet te trajtuar me kimikate ose me rryme elektrike në mënyre qe te stimulohet ndarja e
qelizës. Kur embrioni i klonuar arrin në një fazë të përshtatshme, transferohet ne uterusin e një femre ku
ajo vazhdon te zhvillohet deri ne lindje.

Klonimi terapeutik
Klonimi terapeutik, gjithashtu i quajtur “klonimi i embrionit”, është prodhimi i embrioneve humane për
përdorim ne kërkime. Qëllimi i këtij procesi nuk është të krijohen qenie humane te klonuara, por te
mblidhen qeliza burimore qe mund te përdoren për studime mbi zhvillimin e qenieve njerëzore dhe për
te trajtuar sëmundje të ndryshme. Qelizat burimore janë të rëndësishme për kërkimet biomjekësore
sepse ato mund të përdoren për të gjeneruar efektivisht çdo lloj tipi te qelizave te specializuara në trupin
e njeriut. Qelizat burimore ekstraktohen (shtrydhen) nga qeliza pasi ajo i është nënshtruar procesit te
ndarjes për pesë ditë. Veza ne këtë faze quhet blastocist. Procesi i ekstraktimit shkatërron embrionin, qe
ngre një varietet shqetësimesh etike. Shumë eksplorues shpresojnë qe një ditë qelizat burimore të mund
të përdoren si qeliza zevendesuese per te trajtuar sëmundjet e zemrës, Alzhemeirin, kancerin dhe
sëmundje te tjera.

Klonimi njerezor
Klonimi njerëzor i referohet prodhimit të kopjeve identike të një individi. Termi rrjedh nga rrënjët greke
të "replikimit aseksual të një organizmi". Prodhimi i kloneve nuk është një proces i kufizuar në laborator.
Në natyrë, ne shohim që klonet gjenerohen natyrshëm. Për shembull, bletët mund të përhapen nga
klonet e bletës mbretëreshë.Kjo procedurë është shumë e dobishme në shkencat biologjike, me funksione
që tejkalojnë prodhimin e një njeriu identik me tjetrin. Klonimi nuk përdoret vetëm për të krijuar dy
organizma identikë, ai gjithashtu përfshin klonimin e indeve dhe organeve.Këto organe nuk do të
refuzohen nga trupi i pacientit, pasi ato janë gjenetikisht të njëjta me të. Prandaj, është një teknologji e
zbatueshme në fushën e mjekësisë rigjeneruese dhe është një alternativë shumë premtuese për sa i
përket shërimit të sëmundjeve. Dy metodat kryesore të përdorura në klonim janë transferimi bërthamor i
qelizave somatike dhe qeliza burimore pluripotente e induktuar.

You might also like