You are on page 1of 2

TIRANE ME 30.1.

2024 GJEOGRAFI TEMA: BASHKIMI EUROPIAN

ETAPAT PER ANETARESIM NE BE.


Anëtarësimi në BE kërkon përmbushjen e “Kritereve të Kopenhagës” të cilat
kërkojnë nga vendi kandidat:
 Të sigurojë institucione për të garantuar demokracinë, sundimin e ligjit, të
drejtat e njeriut dhe respektimin e mbrojtjen e minoriteteve (Kriteri Politik);
 Të sigurojë ekonomi tregu funksionale e të aftë për të përballuar
konkurrencën në tregun e BE-së (Kriteri Ekonomik);
 Të ketë kapacitete administrative dhe institucionale të afta për të zbatuar
legjislacionin e BE-së dhe të jetë në gjendje të marrë përsipër detyrimet që
burojnë nga anëtarësimi.
Kriter tjetër për anëtarësim përbën dhe aftësia e BE-së për të përthithur anëtarë të
rinj. Komisioni Evropian monitoron rregullisht përmbushjen e këtyre kritereve,
ndërsa procesi i anëtarësimit kalon nëpër disa etapa kyçe deri sa vendi kandidat të
konsiderohet plotësisht në gjendje për t’u bërë pjesë e Bashkimit.
Negociatat e anëtarësimit qëndrojnë në themel të këtij procesi. Ato përfshijnë
marrjen përsipër nga vendi kandidat të përafrimit të plotë të legjislacionit të BE-
së , zbatimin e tij, si dhe zbatimin e reformave të tjera ligjore, politike, ekonomike,
administrative dhe reformave të tjera për të përmbushur kriteret për anëtarësim.
Përmbushja e kritereve të anëtarësimit çon në zhvillimin gjithpërfshirës politik,
social dhe ekonomik të vendit.
Negociatat zhvillohen në konferenca ndërqeveritare mes ministrave dhe
ambasadorëve të qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe atyre të vendit kandidat.
Vendi kandidat nuk negocion mbi legjislacionin e BE-së në vetvete (mbi acquis
dhe standardet e Bashkimit) por mbi modalitetet e përafrimit dhe zbatimit efektiv
të tij.

Negociatat kalojnë nëpër tre etapa kryesore:

 Në shqyrtimin analitik të legjislacionit ;


 Në hapjen dhe zhvillimin e tyre për çdo kapitull të acquis;
 Në mbylljen e negociatave për çdo kapitull dhe nënshkrimin
e Traktatit të Aderimit.
Zhvillimi i negociatave të anëtarësimit është një sipërmarrje që kërkon angazhimin
maksimal të të gjithë institucioneve shtetërore në vend, përfshirjen e shoqërisë
civile dhe komunitetit të biznesit, akademisë si dhe informimin e vazhdueshëm

tqytetarëve.
TIRANE ME 30.1.2024 GJEOGRAFI TEMA: BASHKIMI EUROPIAN

You might also like