You are on page 1of 95

Udhëzues ligjor për

punonjësit e artit dhe


kulturës në Shqipëri
UDHËZUES LIGJOR PËR
PUNONJËSIT E ARTIT DHE
KULTURËS NË SHQIPËRI
Hartuar nga:

© United Nations Association Albania (UNAA)


Tiranë, 2024

Ky manual është përgatitur nga UNAA në kuadër të programit


ArtNexus në Shqipëri, mundësuar nga SAGC dhe SIDA.
KUFIZIMI I PËRGJEGJËSIVE

Informacioni i dhënë në këtë udhëzues është hartuar me qëllim


informimin dhe nuk ka për qëllim të ofrojë këshillë ligjore të
drejtpërdrejtë ose të zëvendësojë këshillën profesionale ligjore.
Artistët/Punonjësit e Artit dhe Kulturës duhet të konsultohen me
profesionistë të kualifikuar ligjorë në lidhje me çështje specifike.

Pavarësisht se është marrë çdo masë e nevojshme për të garantuar


saktësinë dhe plotësinë e informacionit të përfshirë në këtë udhëzues,
autorët dhe UNAA nuk do të mbajnë përgjegjësi në lidhje me
saktësinë, besueshmërinë, përshtatshmërinë ose disponueshmërinë e
informacionit, produkteve, shërbimeve apo grafikëve të përfshirë në
këtë udhëzues.

Përdorimi i informacionit në këtë udhëzues është në përgjegjësi të


lexuesit. Autorët (Deloitte Legal) dhe UNAA nuk do të mbajnë
përgjegjësi për asnjë humbje apo dëm, përfshirë, por pa u kufizuar në
humbje ose dëme indirekte ose pasoja, ose çdo humbje ose dëm të
çfarëdo lloji që mund të shkaktohen nga përdorimi i informacionit të
ofruar në këtë udhëzues.

Kuadri ligjor mund të ndryshojë dhe informacioni i ofruar në këtë


udhëzues mund të rezultojë i pa përditësuar. Është përgjegjësi e vetë
përdoruesit të verifikojë statusin ligjor dhe të kërkojë këshilla ligjore
të përditësuara nga profesionistë.

Duke përdorur këtë udhëzues, përdoruesi njeh dhe pranon kushtet e


tij.

Nëse nuk jeni dakord me këto kushte, ju lutemi të mos e përdorni këtë
udhëzues në vijim.

3
PËRMBAJTJA

KUFIZIMI I PËRGJEGJËSIVE ................................................................... 3


PËRKUFIZIMET ..................................................................................... 7
AKRONIME DHE SHKURTIME................................................................ 10
HYRJE ............................................................................................... 11

PJESA A – KONCEPTET JURIDIKE BAZË ...........................................13

REGJISTRIMI I PERSONIT FIZIK DHE REGJISTRIME


TË TJERA TË DETYRUESHME ................................................................ 13
1. Përkufizimi i Tregtarëve dhe Personave Fizik ................................... 13
2. Regjistrimi i Personit Fizik ............................................................. 14
3. Regjistrimet pranë Organeve Tatimore ........................................... 15

HYRJE NË KONTRATA .......................................................................... 17


1. Kontratat si Koncept Juridik .......................................................... 17
2. Pëlqimi ....................................................................................... 17
3. Shkaku dhe Objekti i Kontratës ..................................................... 18
4. Forma e Kontratës ....................................................................... 18
5. Zotësia Juridike dhe Zotësia për të Vepruar..................................... 19
6. Përfaqësimi ................................................................................. 20

ÇËSHTJE TË PI ................................................................................... 21
1. Çfarë është Pronësia Intelektuale? ................................................. 21
2. Mbrojtja nga e Drejta e Autorit ...................................................... 22
3. Mbrojtja për të Drejtat e Lidhura ................................................... 25
4. Llojet e të Drejtave të Autorit ........................................................ 28
5. Kufizimet, Përjashtimet dhe Domeini Publik..................................... 31
6. Menaxhimi i të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Lidhura me To ... 33
7. Transferimi i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale ........................... 33
8. Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale ................................................... 35

TAKSAT DHE ÇËSHTJET DOGANORE ..................................................... 37


1. Çfarë është Taksimi? .................................................................... 37
2. Të Ardhurat e Tatueshme.............................................................. 39
3. Përjashtimet dhe zbritjet .............................................................. 40
4. Regjimi i Veçantë Tatimor për Veprat Artistike që Rishiten ............... 42
5. Çështjet Doganore ....................................................................... 42

5
PJESA B – MODELE KONTRATASH ....................................................45

KONTRATË POROSIE E VEPRËS ARTISTIKE ............................................ 47


KONTRATË EKSPOZITE ME GALERINË ................................................... 55
KONTRATE BOTIMI ............................................................................. 69
KONTRATË BASHKËPUNIMI.................................................................. 78
KONTRATA E VEPRAVE TË KRIJUARA NË BAZË
TË KONTRATËS SË PUNËS ................................................................... 90

6
PËRKUFIZIMET

Fjalët që fillojnë me shkronjë të madhe do të kenë kuptimin e


mëposhtëm:
Punonjës të Artit dhe Kulturës nënkupton një individ të angazhuar
ose Artistë në krijimin, ekzekutimin dhe
promovimin e veprave artistike,
duke përfshirë, por pa u kufizuar në,
artistë vizualë, skulptorë, piktorë,
shkrimtarë, muzikantë, aktorë,
regjisorë, koreografë dhe individë të
përfshirë në prodhimin, kurimin ose
menaxhimin e përmbajtjes artistike.
Ligji i Zbatueshëm nënkupton ligjet e Republikës së
Shqipërisë të detyrueshme dhe
ligjërisht në fuqi sipas rastit, duke
përfshirë kushtetutën, të gjitha ligjet,
kodet, dekretet, aktet nënligjore,
rregulloret, urdhrat, aktet normative
dhe rregullat e tjera, të gjitha
marrëveshjet ndërkombëtare në të
cilat Republika e Shqipërisë është
palë së bashku me të gjitha aktet, ligjet
dhe dekretet e brendshme për
ratifikimin ose zbatimin e këtyre
marrëveshjeve ndërkombëtare dhe
interpretimet gjyqësore të
aplikueshme të të gjithë akteve
ligjore.
Kodi Civil nënkupton Ligjin Nr. 7850, date
29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së
Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ligji për të Drejtën e nënkupton Ligjin Nr. 35/2016 “Për
Autorit të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera
të lidhura me to”, të ndryshuar.

7
Administrata Doganore nënkupton autoritetin kompetent
shqiptar në çështjet doganore.
Kodi Doganor nënkupton Ligjin Nr. 102/2014,
datë 31.07.2014 "Kodi Doganor i
Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar.
VKM 651 nënkupton vendimin e Këshillit të
Ministrave nr. 651, datë 10.11.2017,
“Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.
102/2014,Kodi Doganor i Republikës
së Shqipërisë", të ndryshuar.
VKM 795 nënkupton vendimin e Këshillit te
Ministrave Nr. 795, date 26.11.2003
"Për ngritjen, përbërjen dhe mënyrën e
funksionimit të Komisionit të
Përhershëm të Vlerësimit të Objekteve
të Trashëgimisë Kulturore, në pronësi
private, të luajtshme dhe për kriteret
shkencore dhe procedurat e vlerësimit te
këtyre objekteve"
Tregtar nënkupton personin fizik i cili
angazhohet në veprimtari të
pavarura ekonomike që kërkojnë
organizim të rregullt tregtar.
Administrata Tatimore nënkupton autoritetin kompetent
shqiptar në çështjet tatimore.
Ligji për Regjistrimin e Biznesit nënkupton Ligjin Nr. 9723, datë
03.05.2007, “Për Regjistrimin e
Biznesit", i ndryshuar;
Ligji për Tatimin mbi të nënkupton Ligjin Nr. 29/2023,
Ardhurat datë 20.03.2023, “Për Tatimin mbi të
Ardhurat”, i ndryshuar;
Ligji për Procedurat Tatimore nënkupton Ligjin nr. 9920, datë
19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore
në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar.

8
Ligji për Tregtarët dhe nënkupton Ligjin Nr. 9901, datë
Shoqëritë Tregtare 14.04.2008, “Për tregtarët dhe
shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.
Ligji për Tatimin mbi Vlerën e nënkupton Ligjin Nr. 92/2014, datë
Shtuar 24.07.2014, "Për Tatimin mbi Vlerën
e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”,
i ndryshuar.

9
AKRONIME DHE SHKURTIME

DDA Drejtoria e të Drejtave të Autorit


DPPI Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
PI Pronësia Intelektuale
QKB Qendra Kombëtare e Biznesit
NUIS Numri Unik i Identifikimit të Subjektit
QKIPK Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive
Kulturore
TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

10
HYRJE

Ky udhëzues ligjor (këtu e në vijim referuar si "Udhëzuesi") shërben


si një burim gjithëpërfshirës i përshtatur për Artistët e pavaruar të
cilëve i duhet të kuptojnë kuadrin e ndërlikuar ligjor të industrive
krijuese. Ai është krijuar në kuadër të programit ArtNexus,
("Programi"), një program ndërkombëtar i udhëhequr nga Komiteti
Suedez i Granteve të Arteve ("SAGC") dhe Agjencisë Suedeze për
Bashkëpunim dhe Zhvillim ("Sida"), i vënë në zbatim bashkërisht në
Shqipëri nga Shoqata për Kombet e Bashkuara në Shqipëri
(“UNAA”).
Me synimin për të qenë një orientues i qartë, ky Udhëzues është i
ndarë në dy pjesë kryesore, secila e projektuar për të adresuar aspektet
ligjore të shumta që ndeshin Artistët, krijuesit dhe profesionistët e
botës së artit.

- Pjesa A: Koncepet Juridike Bazë


Në pjesën A trajtohen konceptet juridike bazë, të cilat janë të
rëndësishme për Artistët në punën e tyre të përditshme. Fillimisht, do
të flasim për nevojën e domosdoshme për regjistrimin pranë
autoriteteve përkatëse. Më pas do të trajtojmë të drejtën kontraktore,
duke u ndalur veçanërisht në mënyrën e krijimit dhe negocimit të
marrëveshjeve që sigurojnë mbrojtjen e interesave të të gjitha palëve.
Pronësia intelektuale, si një çështje kyçe në industrinë e artit, është
shqyrtuar në tërësi, duke prekur të drejtën e autorit, pronësinë
industriale dhe koncepte të tjera kyçe të nevojshme për mbrojtjen e
produkteve të mendjes krijuese.

11
Në përmbyllje të Pjesës A, do të trajtojmë aspektet komplekse të
taksave dhe doganave, duke ofruar njohuri të nevojshme për të
ndihmuar Artistët të orientohen lehtësisht edhe në konceptet
financiare.

- Pjesa B: Modele Kontratash


Pjesa B përbëhet nga një paketë praktike që paraqet një koleksion
modelesh kontratash të hartuara në mënyrë tërësore. Këto modele
kontratash, duke filluar nga kontratat e porosisë së veprës së artit, deri
te marrëveshjet e përfaqësimit me galerinë, janë kuruar me
profesionalizëm për të përmbushur nevojat e ndryshme të personave
që merren me art/artistët.
Çdo model kontrate shoqërohet me shpjegime të detajuara dhe qasje,
duke i mundësuar përdoruesit njohuritë për t’i përshtatur këto
dokumente sipas kërkesave të tyre specifike, duke garantuar
qëndrueshmëri ligjore.

12
PJESA A – KONCEPTET JURIDIKE BAZË

REGJISTRIMI I PERSONIT FIZIK DHE REGJISTRIME


TË TJERA TË DETYRUESHME

Në Shqipëri, zyrtarizmi i statusit të një personi si Punonjës i pavarur i


Artit dhe Kulturës përfshin një proces të detyrueshëm regjistrimi,
duke theksuar nevojën e përputhshmërisë ligjore për ata që synojnë të
ndërmarrin aktivitete tregtare. Veçanërisht, individët që kërkojnë të
veprojnë si profesionistë të pavarur duhet t'i nënshtrohen procesit të
regjistrimit si persona fizikë.
Ky proces trajtohet kryesisht nga Qendra Kombëtare e Biznesit
(“QKB”), e cila shërben si autoriteti qendror për regjistrimin dhe
licencimin e bizneseve në vend.

1. Përkufizimi i Tregtarëve dhe Personave Fizik

Në përputhje me Ligjin për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, një


person që ushtron një profesion të pavarur (p.sh., avokat, noter, mjek,
inxhinier, arkitekt, artist, etj.) do të konsiderohet si tregtar nëse një gjë
e tillë parashikohet nga ligjet përkatëse.
Tregtari përkufizohet si një individ, i cili ushtron veprimtari
ekonomike të pavarur e cila kërkon një organizim tregtar të
zakonshëm - si person fizik.
Për këtë arsye, për qëllimin e regjistrimit në autoritetet përkatëse,
Artistët do të konsiderohen tregtarë, në përputhje me dispozitat e ligjit
në fuqi.
Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë
Tregtare, tregtari ka këto detyrime kryesore:

13
 Të regjistrohet në përputhje me dispozitat e Ligjit për
Regjistrimin e Biznesit si person fizik, në përputhje me
veprimtarinë e tyre;
 Të përgjigjet personalisht me të gjithë pasurinë e tij të tashme dhe
të ardhshme, përfshirë pasurinë e luajtshme e të paluajtshme,
pronësitë industriale dhe intelektuale, kreditë ndaj të tretëve, dhe
çdo të drejtë apo pasuri tjetër, vlera e të cilave mund të shprehet
në vlerë monetare;
 Të ndjekë parimet e ndershmërisë profesionale, të zbatueshme në
mjedisin tregtar ku ai vepron.

2. Regjistrimi i Personit Fizik

Kush mund të Çdo individ në Shqipëri, përfshirë artistët,


regjistrohet? mund të regjistrohet si tregtar për t'u
angazhuar në aktivitete ekonomike
tregtare.
Si të regjistroheni? Regjistrimi bëhet on-line nëpërmjet portalit
e-Albania.
*Shënim: Është e nevojshme të keni një
nënshkrim elektronik për të kryer këtë
regjistrim.
Cilat hapa duhet të  Identifikohuni si qytetar në portalin
ndiqen për të regjistruar e-Albania.
aktivitetin si artist?  Zgjidhni shërbimin për regjistrimin
fillestar të personit fizik.
 Plotësoni formularin elektronik me
informacionin e kërkuar.
 Dërgoni aplikimin.

14
Çfarë informacioni tjetër Në procesin e regjistrimit, është e
duhet të deklarohet gjatë nevojshme të bëhet deklarimi i
procesit të regjistrimit? informacioneve të detyrueshme për çështjet
tatimore, të sigurimeve shoqërore dhe të
sigurimeve shëndetësore. Kjo është
thelbësore për të siguruar që veprimtaritë
tregtare të jenë në përputhje me ligjet dhe
rregulloret në fuqi.
*Shënim: Lloji i aktivitetit që do të regjistrohet
duhet të jetë në përputhje me fokusin e punës së
artistit ose me diçka më të përgjithshme, në
përputhje me nomenklaturën e veprimtarive
ekonomike (NVE). Për shembull, "Aktivitete
mbështetëse për shfaqje artistike - Kodi
R9002", "Krijimtari artistike - Kodi R9003".
Sa kohë zgjat procesi i Procesi i regjistrimit zakonisht përfundon
regjistrimit dhe cilat janë brenda 24-48 orëve nga kryerja e aplikimit.
kushtet? Regjistrimi është i vlefshëm për një kohë të
pacaktuar, që do të thotë se nuk ka një afat
të caktuar përfundimi, dhe gjithashtu është
pa pagesë. Megjithatë, është e rëndësishme
të përditësoni të dhënat rregullisht nëse ka
ndryshime në aktivitet.

3. Regjistrimet pranë Organeve Tatimore

Regjistrimi në QKB shërben njëkohësisht si regjistrim në organet


tatimore, në skemat e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor, në
inspektoratet e punës dhe organet doganore.
QKB, përcakton Numrin Unik të Identifikimit të Subjektit (NUIS)
dhe ju pajis me Certifikatën e Regjistrimit, si për adresën kryesore dhe
për adresat dytësore.
 Sipas Ligjit për Procedurat Tatimore, tatimpaguesit e rinj janë të
detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit jo më vonë se 20 ditë

15
kalendarike pas regjistrimit në QKB/Administratën Tatimore si
dhe ta deklarojnë atë në Administratën Tatimore. Në rast të
mospërmbushjes së detyrimit, ligji parashikon sanksione për
tatimpaguesit.
 Gjithashtu, çdo subjekt taksapagues ka detyrimin ligjor që të
regjistrohet për pagesën e taksave vendore në përputhje me
kërkesat e Ligjit të Zbatueshëm.

16
HYRJE NË KONTRATA

1. Kontratat si Koncept Juridik

Kontrata është një veprim juridik me anë të së cilës një ose disa palë
krijojnë, ndryshojë ose shuajnë një marrëdhënie juridike.
Një kontratë quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të
ndërsjellë vullnetin e tyre, duke u pajtuar për të gjitha kushtet
thelbësore të saj.
Kushtet e nevojshme për ekzistencën e një kontrate janë:
 Pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin (përputhja e vullneteve),
 Shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi,
 Objekti i kontratës, dhe
 Forma e kërkuar nga ligji.

2. Pëlqimi

Që të ekzistojë një kontratë, së pari duhet të ekzistojë pëlqimi


kontraktor i palëve. Në momentin kur vullnetet e shfaqura të të dy
palëve përputhen, kontrata quhet e lidhur, me përjashtim të rasteve
kur ligji kërkon që shfaqja e vullnetit të vishet me një formë të caktuar
(siç shpjegohet në seksionin 2.4 më poshtë).
Përputhja e vullneteve kalon në dy faza kryesore, si më poshtë:
a. Propozimi
Deklarimi në mënyrë të njëanshme i vullnetit nga njëra palë për të
lidhur kontratën dhe që i drejtohet palës tjetër quhet propozim ose
ofertë. Personi që bën këtë deklarim quhet “Propozues” ose
“Ofertues”.

17
Pala tjetër që jep pëlqimin për lidhjen e kontratës quhet “Pranues”
dhe deklarimi pozitiv për lidhjen e kontratës quhet “Pranim”.
b. Pranimi
Pranimi duhet të jetë për të gjithë elementët e propozimit. Nëse
pranimi nuk përputhet me përmbajtjen e propozimit, do të quhet
mospranim dhe njëkohësisht një propozim i ri.

3. Shkaku dhe Objekti i Kontratës

Një kusht thelbësor që një kontratë të jetë e vlefshme është që të


mbështetet në një shkak ligjor të ligjshëm.
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të jetë në përputhje
me kontratat e përcaktuara në Kodin Civil; përkundrazi, thelbi i tij
duhet t'u përmbahet rregullave ligjore dhe të përputhet me interesat e
palëve të përfshira.
Në një kontratë, shkaku ligjor është i paligjshëm kur vjen në
kundërshtim me ligjin, rendin publik, ose kur kontrata bëhet mjet për
të shmangur zbatimin e një norme ligjore.
Kushti i tretë është objekti që formon lëndën e kontratës. Objekti i
kontratës duhet të jete:
 I mundshëm,
 I ligjshëm, dhe
 I përcaktuar ose që mund të përcaktohet.

4. Forma e Kontratës

Kushti i katërt që kontrata të jetë e vlefshme është forma e caktuar ligjore.


Siç është përmendur më sipër, kontrata quhet e lidhur në momentin kur
vullnetet e shfaqura të të dy palëve përputhen, me përjashtim të rasteve
kur ligji kërkon që shfaqja e vullnetit të vishet me një formë të caktuar.

18
Rrjedhimisht, edhe një kontratë verbale është e vlefshme kur ligji nuk
parashikon një formë të posaçme për lidhjen e saj.
Natyrisht, shumë kontrata për të cilat nuk ka një detyrim për të pasur
një formë të caktuar, në praktikë lidhen me shkrim. Kjo është
veçanërisht e pranishme në biznes, ku, si rregull, të gjitha kontratat
lidhen me shkrim (forma e shkruar përfshin edhe formën elektronike).
Shënim: Kodi Civil Shqiptar dhe ligje të tjera të posaçme parashikojnë
forma të ndryshme kontratash në varësi të llojit të tyre, si më poshtë:
 Formë shkresore – Në varësi të llojit të kontratës, forma
shkresore kërkohet për efekt vlefshmërie ose provueshmërie.
 Formë noteriale – P.sh. kontrata e qirasë financiare (leasing).
 Formë noteriale + Regjistrim – E zbatueshme në rastet e
kontratave me objekt kalimin e të drejtave me objekt sende të
paluajtshme apo pronësisë industriale.

5. Zotësia Juridike dhe Zotësia për të Vepruar

Ekzistojnë dy lloje bazë të zotësive që janë të rëndësishme për lidhjen


e një kontrate dhe për një person për të lidhur një marrëveshje
juridike: zotësia juridike dhe zotësia për të vepruar.
Zotësia juridike nënkupton që një person ka aftësinë të jetë mbajtës
i të drejtave dhe detyrimeve. Këta janë, pa përjashtim, të gjithë
personat fizikë (individët). Çdo person fizik gëzon zotësi të plotë e të
barabartë për të pasur të drejta dhe detyrime civile, brenda kufijve të
caktuar me ligj. Personit fizik nuk mund t'i kufizohen të drejtat civile,
përveç përjashtimeve të caktuara me ligj.
Zotësia për të vepruar nënkupton aftësinë e një personi për të marrë
përsipër të drejta dhe detyrime me vullnetin e tij të lirë. Si rregull,
personat fizikë fitojnë zotësi juridike në moshën 18 vjeç, si dhe në raste
përjashtimore, zotësinë e plotë për të vepruar e fiton me anë të
martesës edhe gruaja që nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç.

19
Personat juridik, si rregull, kanë personalitet juridik dhe e shprehin
atë përmes përfaqësuesit të tyre ligjor (administratorit) të deklaruar në
regjistrin tregtar.

6. Përfaqësimi

Kontratat si rregull nënshkruhen/lidhen personalisht nga vetë palët


kontraktuese.
Në raste të pamundësisë së nënshkrimit/lidhjes së kontratës
personalisht, Kodi Civil ka parashikuar institutin e përfaqësimit.
Me përfaqësimin, një person (“Përfaqësuesi”) kryen, brenda tagrave
(të drejtave) që i janë dhënë nga ligji, nga prokura ose nga gjykata,
veprime juridike në emër e për llogari të një personi fizik ose juridik
(“i Përfaqësuari”). Përfaqësimi nuk lejohet kur veprimi juridik duhet,
sipas ligjit, të kryhet nga vetë personi.
Prokura është dokumenti në të cilin i përfaqësuari, me vullnetin e tij të lirë
ka përcaktuar karakterin dhe llojin e tagrave që i ka dhënë përfaqësuesit.
Prokura është e përgjithshme, kur i përfaqësuari i ka dhënë
përfaqësuesit tagra për të kryer veprime juridike të shumëllojshme, të
cilat kanë të bëjnë me një tërësi të drejtash të të përfaqësuarit, përveç
atyre që i ka përjashtuar shprehimisht.
Prokura është e posaçme, kur i përfaqësuari i ka dhënë përfaqësuesit
të drejtën/tagrin/kompetencën për të kryer një ose disa veprime
juridike të caktuara, që karakterizohen nga një qëllim i përbashkët.
Prokura bëhet gjithmonë me shkresë. Çdo prokurë e lëshuar për të
lidhur një kontratë, e cila sipas ligjit mund të bëhet vetëm me akt
noterial, duhet të hartohet/përpilohet në këtë formë, përndryshe është
e pavlefshme.
Prokura në emër të personave juridikë publikë e privatë mund të bëhet edhe
vetëm me nënshkrimin e personit përgjegjës dhe të vuloset sipas rrethanave,
përveç kur ligji kërkon që veprimi juridik të kryhet me akt noterial.

20
ÇËSHTJE TË PI

1. Çfarë është Pronësia Intelektuale?

Pronësia Intelektuale është një fushë e ligjit që rregullon krijimet e


mendjes njerëzore. Pronësia Intelektuale ndahet në të Drejtat e
Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me To dhe në Pronësinë
Industriale, e cila përfshin markat tregtare, patentat dhe disenjot.
Për të pasur një pamje më të qartë mbi të drejtat e autorit, pronësinë
industriale dhe konceptet që ato përfshijnë, ju lutemi shihni tabelën
më poshtë:

E drejta e autorit Pronësia Industriale


E drejta e autorit mbron Patentat mbrojnë inovacionin. Të drejtat e
veprat origjinale në përfituara nga patentat janë të vlefshme për
fushën letrare, një periudhë 20 vjeçare nga aplikimi.
shkencore dhe artistike.

Të drejtat e lidhura Markat tregtare mbrojnë shenjat dalluese të


mbrojnë interpretuesit, përdorura për të identifikuar mallrat dhe
prodhuesit e fonografit, shërbimet e pjesëmarrësve të ndryshme në
prodhuesit e filmave, treg me qëllim shmangien e konfuzionin tek
organizatat konsumatori. Të drejtat e përfituara nga
transmetuese dhe markat tregtare janë të përhershme, me kusht
botuesit. që të kryhet rinovimi çdo 10 vite.
Disenjot Industriale mbrojnë paraqitjen e një
produkti. Të drejtat e dhëna nga disenjot
industriale janë të vlefshme për një periudhë
prej 25 vjetësh nga aplikimi.

21
Shënim: Në përgjithësi, një vepër artistike mund të mbrohet në të
njëjtën kohë si nga e drejta e autorit, ashtu edhe nga pronësia
industriale.

2. Mbrojtja nga e Drejta e Autorit

E drejta e autorit mbron mënyrën origjinale sesi shprehen idetë. Idetë,


teoritë, konceptet, zbulimet dhe shpikjet në një vepër krijuese, nuk
mbrohen nga e drejta e autorit.
Dy vepra artistike të ndara, të cilat shprehin ndryshe të njëjtën ide, do
të mbrohen secila nga e drejta e autorit.

(i) Veprat Artistike që janë objekt i të drejtës së autorit


E drejta e autorit mbron një gamë të gjerë veprash artistike si më
poshtë (në vijim referuar si "Vepra Arti”):
 Veprat letrare duke përfshirë shkrimet
letrare, leksionet, predikimet fetare,
fjalimet dhe çdo krijim tjetër me gojë
E drejta
ose me shkrim, si dhe programet Autorit
kompjuterike;
 Krijimet dramatike dhe
dramatiko-muzikore
 Kompozimet muzikore me
ose pa tekst; Marka
Patenta
 Krijimet koreografike dhe Tregtare
pantomimat;
 Krijimet Kinematografike;
 Krijimet audiovizuale;
 Krijimet e artit pamor në fushën e pikturës, skulpturës, grafikës
dhe artet dekorative monumentale;

22
 Veprat arkitekturore të cilat përfshijnë vizatimet, planet, skicat
dhe krijimet grafike;
 Artet dekorative monumentale, pavarësisht materialit /mediumi
përbërës i tyre;
 Krijimet fotografike dhe krijime të tjera të cilat shprehen nga çdo
proces i ngjashëm me atë fotografik;
 Veprat e arteve të aplikuara;
 Krijimet tredimensionale, ilustrimet, listat, hartat dhe vizatimet
në fushën e topografisë, gjeografisë dhe shkencës në përgjithësi;
 Krijimet hartografike;
 Krijimet shkencore me shkrim ose me gojë, siç mund të jenë
prezantimet, monografitë, deduksionet, disertacionet, studimet,
leksionet universitare, librat shkollorë, projektet dhe
dokumentacioni shkencor.

Shënim: Nuk mund të mbrohet nga e drejta e autorit, edhe nëse bihen
në kategorinë e veprave të përcaktuara më sipër:
 shpikjet, aktet ligjore administrative dhe gjyqësore, si dhe krijime
të tjera zyrtare dhe koleksionet e tyre të paraqitura me qëllim që
të informohet zyrtarisht publiku;
 simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve
publike, si për shembull: vula, flamuri, emblemat, medaljoni,
shenjat dalluese, medalja;
 mjetet e pagesës;
 lajmet dhe informacioni i shtypit, i cili ka karakter të thjeshtë
informimi;
 të dhënat dhe faktet e thjeshta.

(ii) Kushtet për të qenë objekt i të drejtës së autorit


Me qëllim që të mbrohet nga e drejta e autorit, një vepër artistike
duhet të jetë krijim intelektual origjinal i një personi fizik dhe të jetë e

23
fiksuar në një formë (materializuar në një medium). Një vepër mund
të materializohet në letër, disk, telajo etj.
E drejta e autorit mbrohet automatikisht me krijimin e veprës dhe nuk
i nënshtrohet asnjë formaliteti. Në momentin që krijimi origjinal është
fiksuar në një formë/medium, ai mbrohet nga e drejta e autorit.
Megjithatë, autorët mund të regjistrojnë vullnetarisht veprat e tyre në
regjistrin e mbajtur nga Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtave të
Autorit (DDA).
Certifikata e lëshuar nga DDA shërben si provë dhe vërteton se autori
i një vepre të caktuar është individi i përcaktuar në certifikatë, përveç
rasteve kur me vendim gjyqësor përcaktohet ndryshe.

(iii) Kush mund të cilësohet si autor i një vepre?


Autori i një vepre të caktuar është individi që ka krijuar veprën.
Në rastet kur një vepër e caktuar është krijuar nga dy ose më shumë
persona, ata konsiderohen si bashkautorë dhe marrëdhënia e tyre
rregullohet me marrëveshje ndërmjet tyre.
Autor i një vepre artistike supozohet se është personi/at emri i të
cilit/të cilëve shfaqet, përveç rasteve kur vërtetohet ndryshe me
vendim gjykate.
Në rastet kur një vepër artistike publikohet/shfaqet/transmetohet dhe
autorët janë anonimë ose përdorin pseudonim, botuesi ose
transmetuesi do të konsiderohet si mbajtës i të drejtave të autorit, për
aq kohë sa identiteti i autorit nuk është bërë i ditur.

(iv) Për sa kohë zgjat e drejta e autorit?


Kohëzgjatja e mbrojtjes së të drejtës së autorit për një vepër artistike
ndryshon në varësi të vendit dhe natyrës specifike të veprës.

24
Në Shqipëri, të drejtat ekonomike që rrjedhin nga e drejta e autorit
për një vepër artistike shtrihen gjatë gjithë jetës së krijuesit dhe
vazhdojnë për 70 vite të tjera pas vdekjes së tij. Periudha e mbrojtjes
pas vdekjes së autorit fillon nga 1 janari i vitit pasardhës.
Të drejtat ekonomike mbi një vepër të krijuar nga bashkautorët,
mbrohen deri në vdekjen e bashkautorit të fundit dhe deri në 70 vjet
pas vdekjes së tij.
Në rast të vdekjes së artistit, të drejtat kalojnë automatikisht te
trashëgimtarët.

3. Mbrojtja për të Drejtat e Lidhura

Të drejtat e lidhura me të drejtën e autorit i referohen një grupi të


drejtash ligjore që janë të lidhura me të drejtën e autorit, por të
dallueshme nga ato.
Të drejtat e lidhura mbrojnë interpretuesit, prodhuesit e fonografit,
prodhuesit e filmave, transmetuesit dhe botuesit.
Fitimi dhe ushtrimi i të drejtave të lidhura nuk është objekt i
formaliteteve. Nëse emri juaj është i lidhur me një performancë,
regjistrim, ju konsideroheni interpretues, producent, transmetues ose
krijues, përveç nëse ka prova për të kundërtën.

 Performuesit - Të drejtat e interpretuesve përfshijnë të drejtat e


aktorëve, këngëtarëve, muzikantëve, valltarëve, drejtuesve të
orkestrave ose koreve dhe personave të tjerë që prezantojnë,
aktrojnë, këndojnë, recitojnë, luajnë, interpretojnë, ekzekutojnë,
drejtojnë një orkestër ose që paraqesin vepra letrare dhe artistike,
një shfaqje e çdo lloji, duke përfshirë format folklorike të të
shprehurit, shfaqjet e estradës, shfaqjet e cirkut ose shfaqjet e
kukullave.

25
Performuesi ka të drejtën ekskluzive për të autorizuar ose ndaluar:
 regjistrimin e interpretimeve dhe/ose ekzekutimeve të tyre;
 riprodhimi, shpërndarja, dhënia me qira, huadhënia dhe
importimi i fonogramit ose videogramit me përmbajtjen e
shfaqjeve dhe/ose ekzekutimin e tyre;
 ritransmetimin kabllor të performancave dhe/ose
ekzekutimeve të tyre.
Afati i mbrojtjes së të drejtave pasurore të interpretuesve është në
përgjithësi 50 vjet pas datës së interpretimeve.

 Prodhuesit e Fonogrameve - konsiderohet personi fizik ose


juridik që merr iniciativën dhe mban përgjegjësinë për fiksimin e
parë të tingujve në një interpretim/ekzekutim apo tingujve të tjerë
ose paraqitjen e tingujve në një formë tjetër.
Prodhuesi i Fonogrameve ka të drejtën ekskluzive për të autorizuar
ose ndaluar:
 riprodhimin dhe shpërndarjen e fonogrameve;
 qiradhënien dhe huapërdorjen e fonogrameve;
 transmetimin kabllor të fonogrameve;
 çdo formë tjetër të komunikimit në publik.
Prodhuesit e fonogrameve kanë të drejtën e një shpërblimi të drejtë,
për çdo transmetim apo çdo komunikim tjetër me publikun të
performancës të fiksuar në fonogramin përkatës. Një pjesë e kësaj
pagese duhet t'u shkojë interpretuesve në bazë të marrëveshjes së tyre
me prodhuesit e fonogrameve.
Afati i mbrojtjes së të drejtave të prodhuesve të fonogrameve është 50
vjet nga, për shembull, regjistrimi i këngës. Nëse kënga publikohet
zyrtarisht gjatë kësaj kohe, të drejtat zgjasin 70 vjet nga publikimi i
parë. Nëse nuk ka publikim zyrtar brenda kësaj kohe, por kënga
shpërndahet me publikun në mënyrë të ligjshme, të drejtat zgjasin për
70 vjet nga ndarja e parë publike e ligjshme.

26
 Prodhuesit e fiksimeve të filmave - Personi i ngarkuar për
organizimin dhe menaxhimin e realizimit të regjistrimeve të para
për një film njihet si prodhuesi i filmave. Ky mund të jetë një
individ ose një shoqëri tregtare, që merret me organizimin,
menaxhimin dhe përfundimin e përgjithshëm të projektit
audiovizual, qoftë në emër të tij ose për llogari të dikujt tjetër.
Prodhuesit e regjistrimeve fillestare filmike kanë të drejtën ekskluzive
të autorizojnë ose ndalojnë veprimet vijuese në lidhje me origjinalin
ose kopjet e filmave të tyre:
 riprodhimin e filmave të tyre;
 shpërndarjen e filmave të tyre;
 qiradhënien dhe huadhënien publike të kopjeve të filmave të
tyre;
 vënien në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese të
filmave të tyre;
 paraqitjen publike të filmave të tyre.

Të drejtat për krijuesit e fiksimeve të para filmike dhe regjistrimeve


muzikore zgjasin 50 vjet nga fiksimi i parë. Nëse brenda kësaj kohe,
filmi ose muzika është shpërndarë zyrtarisht, transmetuar ose vënë në
dispozicion të publikut në mënyrë interaktive, të drejtat përfundojnë
nga data kur është bërë për herë të parë një nga këto veprime, cilado
që të ketë ndodhur e para.

 Botuesit – Botuesi pajiset nga autori me të drejtën për të


riprodhuar veprën e tij nëpërmjet shtypshkrimit ose proceseve të
tjera të ngjashme, si dhe të drejtën e shpërndarjes së kopjeve të
veprës.

Kontrata e botimit e lidhur ndërmjet botuesit dhe autorit hyn në fuqi


me regjistrimin dhe certifikimin nga DDA. Të drejtat e botuesve
mbrohen për 50 vjet nga botimi i parë i ligjshëm i veprës.

27
Çdo transferim ekskluziv i të drejtave ekskluzive ekonomike nga cilido
prej mbajtësve të të drejtave të lidhura duhet të depozitohet,
regjistrohet dhe vërtetohet në DDA si pjesë e procesit.

Mbrojtja nga e drejta e autorit dhe


mbrojtja nga të drejtat e lidhura
me to është e ndarë. Siç është
thënë më sipër, kur i njëjti
individ ose subjekt zotëron Të drejtat E drejta e
e lidhura autorit
disa kategori të drejtash, ata
mund të gëzojnë dhe
ushtrojnë në mënyrë të pavarur
secilën prej këtyre të drejtave.

Shënim: Të drejtat e lidhura janë individuale dhe të ndara nga të


drejtat e autorit. Një këngëtar që dëshiron të interpretojë një këngë
duhet të marrë autorizim nga autori ose personi që mban të drejtat e
autorit.

4. Llojet e të Drejtave të Autorit

E drejta e autorit u jep autorëve një sërë të drejtash ekskluzive për


veprat e tyre, të cilat kategorizohen në dy grupe: të drejta vetjake
jopasurore dhe të drejta ekonomike.
a. Të drejtat vetjake (jopasurore) janë të drejta që kanë lidhje
personale me autorin dhe përfshijnë si vijon:
E drejta e autorësisë: Është e drejta e autorit për t’u përmendur si
autori i veprës, e drejta për të mos u përmendur (të ruajë
anonimitetin), ose e drejta për të vendosur një emër tjetër (të përdorë
një pseudonim) në veprën e tij.

28
E drejta e personalitetit dhe reputacionit – Është e drejta e autorit për
të kundërshtuar çdo formë shtrembërimi, ndryshimi, tjetërsimi ose
veprime të tjera që cenojnë integritetin e veprës. Konkretisht, këto
kundërshtime bazohen në mbrojtjen e nderit, personalitetit dhe
reputacionit të artistit.
E drejta e bërjes publike të veprës – Është e drejta ekskluzive e autorit
për të përcaktuar kohën, vendin dhe mënyrën për të prezantuar për
herë të parë veprën e tyre në publik.
b. Të drejtat ekonomike (pasurore) nënkupton të drejtat që
lidhen me shpërblimin financiar për krijimin dhe përdorimin e
veprës së artit.
E drejta e Riprodhimit – Autori ka të drejtën ekskluzive për të
autorizuar ose për të ndaluar bërjen e një ose më shumë kopjeve të një
vepre apo objekti të të drejtave të lidhura, qoftë pjesërisht ose
plotësisht, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, në mënyrë të
përkohshme ose të përhershme, në çfarëdolloj forme dhe mjeti (e cila
përfshin fotokopjimin, shkarkimin, ngarkimin, printimin, regjistrimin,
skanimin, etj.).
E drejta e Shpërndarjes - Autori ka të drejtën ekskluzive për të
autorizuar ose ndaluar çdo formë të shpërndarjes për publikun, qoftë
me shitje apo mjete të tjera. E drejta e shpërndarjes i jep artistit të
drejtën për të kontrolluar shpërndarjen në mënyrë të ligjshme tek
publiku të veprës origjinale apo kopje të saj, me anë të shitjes,
tjetërsimit, importit, eksportit dhe shpërndarjes së kopjeve të
prodhuara me pëlqimin e tyre.
Shënim: Me transferimin e parë të pronësisë së veprës origjinale ose
të kopjeve të ligjshme të saj nga autori ose me autorizimin e tij
palëve të treta, e drejta ekskluzive e autorit për të shpërndarë
atë vepër në Republikën e Shqipërisë ezaurohet.
Komunikimi në publik – Artistët, interpretuesit, prodhuesit e
fonogramit dhe organizatat e filmit dhe transmetimit zotërojnë të

29
drejtën ekskluzive për të autorizuar ose ndaluar komunikimin në
publik, nëpërmjet mjeteve me tel ose pa tel, duke i lejuar individët të
kenë akses në fiksimet e performancave, fonogramet, origjinalet dhe
kopjet e filmave dhe fiksimet e transmetimit në një vend dhe kohë të
zgjedhur prej tyre (përfshin shfaqjen e fotografive në një galeri arti,
interpretimin e një shfaqjeje para një auditori, luajtjen e një CD në një
dyqan, vendosjen e një kënge në radio, ose shfaqjen e një filmi në TV,
ngarkimin e një vepre në internet etj.)
E drejta e përshtatjes – E drejta për të krijuar vepra të prejardhura
përfshin të drejtën ekskluzive të autorit ose mbajtësit të veprës për të
lejuar çdo përshtatje, përkthime, përfshirje në koleksione, aranzhime
muzikore dhe çdo transformim tjetër që mund t'i bëhet veprës
ekzistuese.

Të Drejta të tjera Ekonomike


E Drejta e Qiradhënies - përfshin ofrimin e veprave për përdorim,
për një kohë të kufizuar, për përfitime ekonomike ose tregtare,
drejtpërdrejt ose tërthorazi (për shembull një dyqan që ofron video me qira,
ose një shërbim transmetimi në internet mund të hyjë në marrëveshje me
mbajtësit e të drejtave të autorit për të dhënë filma me qira).
E Drejta e Huadhënies - nënkupton autorizimin për vënien e veprave
të disponueshme për përdorim, për një kohë të kufizuar, pa përfitime
të drejtpërdrejta ose të tërthorta ekonomike, veçanërisht kur
lehtësohet nëpërmjet institucioneve të aksesueshme nga publiku (për
shembull një autor që i huazon librin e tij një biblioteke publike, ose një artist
mund të autorizojë muzeun të ekspozojë për publikun një pikturë ose
skulpturë të rrallë).
E drejta ekskluzive për të autorizuar ose ndaluar dhënien me qira dhe
huadhënien i përket: autorit për origjinalin dhe kopjet e veprës së tij;
interpretuesit për fiksimin e performancës; prodhuesit të fonogramit

30
për fonogramet e tyre; prodhuesit të fiksimit fillestar të filmit për
origjinalin dhe kopjet e filmit.
Të drejtat e qirasë dhe të drejtat e huadhënies mund të transferohen,
tjetërsohen ose të licencohen, dhe autori ka të drejtë të marrë një
shpërblim të drejtë nga i cili nuk mund të hiqet dorë.

Të Drejtat Personale Të Drejtat Ekonomike


Të Drejtat Personale përfshijnë të Të Drejtat Ekonomike përfshijnë
drejtën për t'u njohur si autor i një të drejtën e riprodhimit,
vepre, të drejtën për të publikuar shpërndarjes, komunikimit në
veprën artistike si dhe të drejtën e publik dhe të drejtën e përshtatjes.
personalitetit dhe reputacionit.
Të Drejtat Personale janë të Të Drejta Ekonomike vazhdojnë
përhershme dhe nuk mund të edhe për 70 vjet të tjera pas vdekjes
transferohen, licencohen ose t'i së autorit dhe mund të jenë objekt
jepen ndryshe një pale të tretë. transferimi tek palët e treta.
Të Drejtat Personale vazhdojnë në Të Drejtat Ekonomike mund të
mënyrë të pavarur nga të drejtat transferohen, licencohen,
ekonomike dhe vazhdojnë t’i tjetërsohen, tek palët e treta.
përkasin autorit edhe pas
transferimit të të drejtave
ekonomike.

5. Kufizimet, Përjashtimet dhe Domeini Publik

Kufizimet
Lejohet kufizimi i të drejtës së autorit për përdorimin e një vepre pa
autorizimin ose pa shpërblyer autorin vetëm në rastet e përcaktuara
shprehimisht në ligj. Ky përdorim duhet të kufizohet në qëllimin e
specifikuar, të mos bie ndesh me përdorimin normal të veprës dhe të
mos dëmtojë interesat legjitime të autorit ose mbajtësit të së drejtës së
autorit.
Veprimet e mëposhtme konsiderohen të ligjshme dhe nuk cenojnë të
drejtat e artistit:

31
• Riprodhimet me karakter të përkohshëm, me kusht që të mos
kenë qëllim përfitimin ekonomik;
• Riprodhimi për përdorim personal dhe i cili nuk ka qëllim tregtar,
qoftë ky direkt apo indirekt;
• Riprodhimi nga libraritë publike, institucionet arsimore, muzetë
apo arkivat;
• Përdorimet për qëllim mësimdhënie, kërkim shkencor;
• Përdorimi i veprave të destinuara për personat me aftësi të
kufizuara;
• Përdorimi me qëllim informimin e publikut;
• Citimi;
• Instalimet publike artistike;
• Transformimet e veprave, paroditë dhe karikaturat.
Kufizimet dhe përjashtimet e sipërpërmendura nuk cenojnë të drejtën
e autorit për t'u cituar, dhe në raste të veçanta edhe të drejtën e
rimbursimit për një përdorim të tillë.

Domeini Publik
Me përfundimin e periudhës së mbrojtjes së të drejtave ekonomike,
vepra hyn në domenin publik, duke mundësuar përdorimin e
pakufizuar të saj nga publiku. Megjithatë, është e rëndësishme të
respektohen të drejtat personale të autorëve.
Veprat që janë në domeinin publik regjistrohen në regjistrin e mbajtur
nga DDA, i cili përditësohet në përputhje me rrethanat.
Mund të fitohen të drejta edhe nga veprat në domeinin publik. Për
shembull, publikimi për herë të parë i një vepre në domeinin publik
do t’i sigurojë personit që bën këtë botim të njëjtat të drejta si autori
për një periudhë 25 vjeçare nga botimi.
Gjithashtu, vepra të cilat janë krijuar nga veprat në domeinin publik
por që janë origjinale në vetvete do të mbrohen nga e drejta e autorit.

32
6. Menaxhimi i të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të
Lidhura me To

Autorët mund të menaxhojnë të drejtat e tyre të autorit dhe të drejtat


e lidhura individualisht ose t’i bashkohen agjencisë kolektive të
administrimit për të menaxhuar shumë vepra në të njëjtën kohë.
Detyrat administrative përfshijnë dhënien e lejes për përdorim,
mbledhjen dhe shpërndarjen e shpërblimeve, monitorimin e
përdorimit dhe marrjen e masave kundër shkeljeve të të drejtave. Nëse
një autor zgjedh administrimin kolektiv, ai duhet të lidhë një kontratë
me agjencinë.
Në Shqipëri, agjencitë e mëposhtme të administrimit kolektiv janë
licencuar nga DDA:
 ALB AUTOR – Licencuar për administrimin kolektiv të të
drejtave të autorit në lidhje me muzikën me ose pa tekst;
 A.K.D.I.E – Licencuar për administrimin kolektiv të të drejtave të
interpretuesve;
 FMAA – Licencuar për administrimin kolektiv të veprave
audiovizive;
 Faber Collective Phonogram - Licencuar për administrimin
kolektiv të prodhuesve të filmit.
Për të përdorur materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit ose të
drejta të lidhura me to, individët ose organizatat duhet të kërkojnë
autorizim duke paraqitur paraprakisht një kërkesë në Agjencinë
përkatëse të Administrimit Kolektiv.

7. Transferimi i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale

Të drejtat e pronësisë intelektuale mund të transferohen pjesërisht ose


plotësisht te palët e treta, të trashëgohen, licencohen, lihen peng apo
të jenë objekt i veprimeve përmbarimore. Forma më e përhapur për

33
transferimin e të drejtave të pronësisë intelektuale është përmes
kontratave.
Kontrata e të drejtës së autorit është një kontratë me anë të së cilës
autori i kalon një pale të tretë të drejtën për të shfrytëzuar/përdorur
veprën. Me anë të kontratës për të drejtën e autorit mund të
transferohen vetëm të drejtat ekonomike.
Transferimi i të drejtave mund të jetë në formë ekskluzive
(autori/pronari i veprës origjinale nuk ushtron më të drejtën e
përdorimit të veprës gjatë kohëzgjatjes së kontratës) ose në formë jo-
ekskluzivë (autori/pronari i veprës mund ta përdorë vetë veprën dhe
mund t'ia transferojë të drejtën në formë jo-ekskluzive personave të
tjerë.)
Kontrata e të drejtës së autorit është e vlefshme nëse është në formë
të shkruar dhe përmban elementët e mëposhtëm:
a. përshkrimin e veprës;
b. të drejtat dhe detyrimet e titullarit;
c. formë ekskluzive/jo-ekskluzive;
d. masën/mënyrën e përdorimit të veprës;
e. kohëzgjatjen;
f. territorin;
g. vlerën e shpërblimit si dhe kushtet e pagesës.

Shënim: Kontratat e autorit që kanë për objekt një vepër ende të pa


krijuar janë të vlefshme me kusht që të specifikojnë llojin e punës dhe
mënyrën e përdorimit të veprës së ardhshme.
Shembuj të kontratave për të drejtën e autorit janë:
 Kontrata e botimit;
 Kontrata e porosisë së veprës;
 Kontrata e qiradhënies;
 Kontrata për performancat teatrale.

34
Licencimi është një marrëveshje, nëpërmjet së cilës mbajtësi i të
drejtave që rrjedhin nga pronësia intelektuale (“Licencuesi”)
autorizon palën tjetër (“I Licencuari”) të kryejë çdo veprim ose
veprim për të cilin ligji i jep të drejtën ekskluzive mbajtësit të të
drejtave.
Kontrata e licencimit duhet të jetë me shkrim dhe e nënshkruar nga të
dyja palët, përndryshe është e pavlefshme.
Në rast të licencimit të pronësisë industriale, licencimi ka efekt ndaj
palës së tretë vetëm pas regjistrimit të marrëveshjes së licencimit në
DPPI, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe.
Në këtë rast, i Licencuari ka të drejtë t'i drejtohet gjykatës për
kontratën e licencës, vetëm pasi kontrata të jetë regjistruar në
regjistrin përkatës.
Kontrata e licencës mund të jetë ekskluzive ose jo-ekskluzive. Në
parim, licenca do të jetë jo-ekskluzive, përveç rasteve kur në
marrëveshje parashikohet ndryshe.
Me anë të licencës ekskluzive pronari i një objekti të pronësisë
industriale i jep ekskluzivisht një të licencuari të drejtën e përdorimit
të saj.
Licenca jo-ekskluzive është një licencë që nuk i heq pronarit të një
objekti të pronësisë industriale të drejtën për ta përdorur ose licencuar
atë personave të tjerë.

8. Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale

Zbatimi/Mbrojtja e të drejtave të PI mund të bëhet përmes:


legjislacionit civil, legjislacionit administrativ dhe/ose legjislacionit
penal.
Legjislacioni civil - Krijon mundësinë e padisë në gjykatën
kompetente për veprime që përbëjnë shkelje të të drejtave të PI.

35
Me anë të një kërkesëpadie mund të kërkohet sa vijon:
 Ndalimi i mallrave/shërbimeve që cenojnë të drejtat e pronësisë
intelektuale;
 Heqja nga qarkullimi civil i materialeve të përdorura për
prodhimin e mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë
intelektuale;
 Heqjen e markave nga mallrat e falsifikuar;
 Shpërblimi për dëmin që rezulton nga përdorimi i paautorizuar i
të drejtave të pronësisë intelektuale.
Kërkesat për shkeljen e të drejtave duhet të paraqiten në gjykatë
brenda 3 viteve nga data kur paditësi ka marr dijeni, me përjashtim të
rasteve kur legjislacioni parashikon ndryshe.
Legjislacioni administrativ - Krijon mundësinë që pronari ose
mbajtësit e të drejtave të paraqesin një kërkesë-ankesë për bllokimin e
veprimeve doganore ose heqjen nga tregu për mallrat e importuara në
Republikën e Shqipërisë, apo mallra të tjera brenda tregut, që cenojnë
të drejtat e tyre.
Legjislacioni penal - Mundëson fillimin e procedimit penal dhe
vendosjen e sanksioneve përkatëse për shkeljen e të drejtave të PI.

36
TAKSAT DHE ÇËSHTJET DOGANORE

1. Çfarë është Taksimi?

Taksimi është prerogativë e një qeverie për të marrë një pjesë të


fitimeve tuaja me synimin për t'i investuar ato para në fusha me interes
të përgjithshëm si: arsimi, shëndetësia, infrastruktura, mbrojtja,
shërbimet sociale, bujqësia, etj., për të nxitur rritjen ekonomike.
Artistët janë subjekt i taksimit dhe përjashtimeve të ndryshme, siç
shpjegohet më poshtë.
Artistët që ofrojnë shërbime (i.e. artistët performues) tatohen ndryshe
nga artistët që shesin vepra arti.
Artistet që ofrojnë shërbime në Shqipëri janë subjekt i:
- Tatimit mbi të Ardhurat Personale (taksimi progresiv 13-23%),
- Tatim mbi Vlerën e Shtuar (20%)

Artistët që shesin vepra arti në Shqipëri janë subjekt i:


- Tatimit mbi të Ardhurat Personale (taksimi progresiv 13-25%);
- Tatim mbi Vlerën e Shtuar (20%)
- Tatimit në Burim (8% për dividendët dhe 15% për lloje të tjera
të ardhurash) në varësi të disa kushteve.

Për qëllimet e Tatimit mbi te Ardhurat Personale, një individ


“rezident” tatimpagues është çdo tatimpagues/Artist që përmbush një
prej kushteve te mëposhtme:
a. ka një vendbanim të qëndrueshëm (që do të thotë, qëndrimin
kryesor, afatgjatë) në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë
vitit tatimor; ose

37
b. qëndron në Republikën e Shqipërisë gjatë vitit tatimor për një
periudhë prej 183 ditë ose më shumë. Dita e daljes nga vendi
dhe dita e hyrjes në vend do të trajtohen më vete si ditë të pranisë
së tij në vend; ose
c. është shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili jashtë territorit të saj
kryen detyrën si i punësuar apo funksionar zyrtar i qeverisë së
Republikës së Shqipërisë; ose
d. ka një dyqan, zyrë profesionale, fabrikë ose një vend tjetër ku
personi fizik ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, ose
ka vendbanim të zakonshëm në Republikën e Shqipërisë, përveç
rastit kur personi fizik ka një banesë të përhershme jashtë
Republikës së Shqipërisë për të gjithë vitin tatimor dhe gjithashtu
nuk ka banesë të përhershme në Republikën e Shqipërisë; ose
e. ka qendrën e interesave jetike në Republikën e Shqipërisë, që
nënkupton lidhje të rëndësishme personale apo ekonomike me
Republikën e Shqipërisë.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një taksë e përgjithshme


mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, në përpjesëtim me çmimin
e tyre, e cila ngarkohet në çdo fazë të procesit të prodhimit dhe
shpërndarjes mbi çmimin pa tatim.
Për qëllimet e TVSH-së, një Artist do të konsiderohet person i
tatueshëm nëse ka në Republikën e Shqipërisë:
a. selinë e veprimtarisë së tij ekonomike ose vendndodhjen e
qëndrueshme për të cilën kryhen shërbimet (artistike); ose
b. vendbanimin ose vendbanimin e zakonshëm, në mungesë të një
selie të veprimtarisë ekonomike ose të një vendndodhje të
qëndrueshme.
Tatimi në burim aplikohet për pagesat e bëra ndaj
tatimpaguesve/artistëve jorezidentë, artistëve shqiptarë të pa
regjistruar për qëllime tatimore në Shqipëri dhe taksapaguesve

38
shqiptarë (Artistë të regjistruar për qëllime tatimore, vetëm për lloje
të caktuara të ardhurash).
Tatimi në burim mbahet nga agjenti tatimor (për shembull, një Galeri
Arti, ose një Distributor, ose një përfaqësues tjetër i licencuar i Artistit,
etj.), kur Artisti shet veprat e tij artistike brenda territorit të Republikës
së Shqipërisë. Në këto raste, agjenti i tatimit në burim i jep Artistit
vetëm 85% të çmimit të shitjes për veprën artistike dhe 15% e mbetur
do t'ia paguajë Administratës Tatimore Shqiptare si tatim në burim.

2. Të Ardhurat e Tatueshme

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mund të zbatohet, në varësi të:


- Vendit ku bëhet shitja e veprave të artit (ligji i referohet këtij si
vendi i furnizimit të veprës së artit);
- Ose Artisti që shet vepra arti ose Blerësi është person i tatueshëm
në Shqipëri.
Ligji për TVSH-në ka një trajtim tjetër për shërbimet artistike, pasi
ato konsiderohen të përjashtuara nga TVSH-ja.
Për shitjen e veprave artistike në Shqipëri, TVSH-ja zbatohet për:
a. të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt
pagesës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga një
person i tatueshëm që vepron si i tillë;
b. të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës së
Shqipërisë.
Tatimi mbi të ardhurat personale zbatohet për burimet e
mëposhtme të të ardhurave të individëve:
a. të ardhura nga punësimi;
b. të ardhura nga biznesi (të vetëpunësuar);
c. të ardhurat nga investimet.

39
Tatimi mbi të Ardhurat e Personave Juridik zbatohet për subjektet
e krijuara sipas Ligjit të Zbatueshëm.
Tatimi në burim do të zbatohet për pagesat e mëposhtme kundrejt
rezidenteve:
a. dividentët;
b. interesat;
c. honorare;
d. të ardhura nga lojërat e fatit;
e. të ardhurat nga qiraja vetëm kur i paguhen individit.
Tatimi në burim do të zbatohet për pagesat e mëposhtme të kryera
nga një tatimpagues rezident ose me një seli te përhershme në
Republikën e Shqipërisë ndaj jo-rezidentëve:
a. dividendët, interesat dhe honoraret;
b. fitimet nga lojërat e fatit;
c. pagesat e shërbimeve, përveç shërbimeve të marra fizikisht jashtë
territorit të Republikës së Shqipërisë;
d. shërbimet e sigurimit;
e. tarifat për pjesëmarrjen në bordet drejtuese dhe këshillat ose
trupa drejtues të tjerë;
f. pagesat për ndërtime, instalime, montime ose punë mbikëqyrëse
të lidhura me to;
g. pagesat për performancën e aktorëve, muzikantëve ose sportistëve,
përfshirë pagesa të tilla të bëra për personat që punësojnë artistë ose
sportistë ose që veprojnë si ndërmjetës në organizimin e shfaqjeve apo
performancave.

3. Përjashtimet dhe zbritjet

Artistët e regjistruar për TVSH përfitojnë nga përjashtimet e


parashikuara në legjislacionin përkatës. Të përjashtuara nga TVSH-ja
janë një listë e gjatë transaksionesh me interes të përgjithshëm, të
kryera si nga autoritetet shtetërore, ashtu edhe nga subjektet private,

40
në fusha të tilla si: shërbimet e kujdesit shëndetësor, shërbimet
postare, shërbimet bankare, etj.
Të përjashtuara nga Tatimi mbi të Ardhurat janë të ardhurat e
mëposhtme:
a. të ardhurat e përfituara si rezultat i sigurimit në skemën e
detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
b. ndihmat ekonomike nga buxhetet publike për individët pa të
ardhura ose me të ardhura të ulëta, sipas përcaktimeve në
legjislacionin përkatës në fuqi;
c. të ardhurat e përjashtuara në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare
të ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë;
d. kompensimet financiare të paguara për pronarët e pronave si
shpërblim për shpronësimet e bëra nga shteti për interesa
publike, ose ish-pronarëve për shpronësimin e pronës së tyre
në të kaluarën;
e. kompensimet financiare të paguara ish-të dënuarve politikë
dhe pasardhësve të tyre;
f. shpërblimet dhe çmimet e dhëna nga institucionet shtetërore
për arritje në shkencë, sport, kulturë;
g. bursat e nxënësve dhe të studentëve;
h. përfitimet për dëmshpërblime, të marra nëpërmjet vendimeve
të formës së prerë të gjykatave, përfitimet për dëmshpërblimet
nga kontrata e sigurimit, të marra në zbatim të ligjit në fuqi për
veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, si dhe kompensimet e
caktuara për kostot gjyqësore;
i. të ardhurat nga mbështetja me grante dhe subvencione në
bujqësi dhe blegtori me fonde të buxhetit të shtetit ose burime
të tjera.
Të përjashtuara nga Tatimi ne Burim janë:
a. të ardhurat e paguara për personat e përjashtuar nga tatimi mbi
të ardhurat;
b. dividendët;

41
c. të ardhurat nga fitimet kapitale, si dhe të ardhurat nga interesat
nga emetimi i eurobondit nga Republika e Shqipërisë, të
paguara për subjektet jo-rezidente, pa seli të përhershme në
Republikën e Shqipërisë;
d. të ardhurat nga interesat e paguara bankave dhe institucioneve
të tjera financiare.

4. Regjimi i Veçantë Tatimor për Veprat Artistike që


Rishiten

Ky regjim zbatohet për vepra arti të rishitura që importohen brenda


territorit të Republikës së Shqipërisë. Për një artist që nuk dëshiron t’i
nënshtrohet Tatimit mbi Vlerën e Shtuar gjatë rishitjes së veprave
fizike të artit në territorin e Republikës së Shqipërisë, regjimi i
Marzhit të Posaçëm mund të jetë një zgjedhje alternative. Nëse
Artisti zgjedh këtë Marzh të Veçantë, ai është i detyruar të ndjekë këtë
regjim për të paktën tre vite tatimore.
Formula për taksën e aplikueshme në këtë rast është e barabartë me
marzhin e realizuar nga subjekti, minus vlerën e TVSH-së që lidhet
me vetë marzhin. Marzhi i realizuar është i barabartë me diferencën
ndërmjet çmimit të shitjes së kërkuar nga personi i tatueshëm që ri-
shet dhe çmimit aktual të blerjes.

5. Çështjet Doganore

Detyrimet doganore janë një formë tatimi që zbatohet kur mallra të


caktuara, duke përfshirë veprat e artit, kalojnë kufirin e territorit të
Republikës së Shqipërisë, qoftë përmes hyrjes apo daljes nga ai. Veprat
e artit mund të hyjnë/dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë
qoftë në baza të përkohshme ose të përhershme, në varësi të kohës që
këto mallra synojnë të qëndrojnë në/largohen nga territori.

42
A. Importet

(i) Importet e Përhershme


Për veprat e huaja të artit që synojnë të qëndrojnë në territorin e
Republikës së Shqipërisë në baza të përhershme, detyrimet doganore
duhet të paguhen përpara nxjerrjes së veprës artistike për përdorim të
lirë.

(ii) Importet e Përkohshme


Për kategorizimin e veprës artistike brenda regjimit të përkohshëm,
Artisti që synon të importojë vepra artistike duhet të paraqesë pranë
Autoritetit Doganor një deklaratë me shkrim dhe një garanci
financiare të barabartë me vlerën e veprës. Kjo garanci i kthehet
Artistëve pasi vepra artistike të largohet nga territori i Republikës së
Shqipërisë.
Në përgjithësi, kur vepra artistike ka një vlerë të papërfillshme (d.m.th.
më e ulët se 23 EUR), garancia nuk do të kërkohet nga Autoritetet
Doganore. Për më tepër, për ekspozitat e artit, ku veprat artistike
synohen vetëm të shfaqen, detyrimet e importit mund të pezullohen.
Megjithatë, ky përjashtim nuk do të zbatohet për ekspozitat private ku
arti ekspozohet me qëllimin për t’u shitur.

B. Eksportet

(i) Eksportet e Përhershme


Përpara se të eksportohet përgjithmonë një vepër arti, nevojitet leja
paraprake nga Qendra Kombëtare për Inventarizimin e Pasurive
Kulturore (“QKIPK”) dhe Ministri përgjegjës për Kulturën. QKIPK
është autoriteti përgjegjës për vlerësimin e veprave artistike që synojnë
të dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, për të përcaktuar nëse
kemi të bëjmë me një vepër arti të zakonshme, apo një objekt të
trashëgimisë kulturore/arkeologjike.

43
Komisioni i Vlerësimit të QKIPK-së ose mund të miratoje
eksportimin e një vepre arti dhe të lëshojë një leje, ose të ndalojë
eksportimin e saj në mënyrë absolute dhe të nxjerrë udhëzime të
mëtejshme për qarkullimin e saj brenda territorit të Shqipërisë.
Për veprat artistike të zhdoganuara, QKIPK lëshon një vlerësim
zhdoganimi dhe një "pasaportë" me numër serial. Ky vlerësim
miratohet më pas nga Ministri përgjegjës për Kulturën dhe u njoftohet
të gjithë të interesuarve. Pa këtë vlerësim zhdoganimi dhe pasaportë,
Autoritetet Doganore nuk do ta lejojnë nxjerrjen e Veprës së Artit nga
Dogana për qarkullim të lirë.

(ii) Eksportet e Përkohshme


Për vepra arti ose lloje të tjera mallrash të destinuara për ekspozim të
përkohshëm në ekspozita dhe panaire të huaja por që synohen të
kthehen (rieksportohen) në Shqipëri brenda 12 muajve, mund të
përdoret një Carnet (lloji ATA).
Carnet (ATA) është një dokument i njohur ndërkombëtarisht eksport-
importi. Dokumenti Carnet (ATA) pranohet si një deklaratë doganore
në të gjitha vendet e Konventës së Stambollit për Autorizimin e
Përkohshëm, duke bërë të mundur identifikimin e mallrave dhe çdo
borxhi të mundshëm doganor me një garanci të vlefshme
ndërkombëtare për të mbuluar të gjitha detyrimet dhe taksat.
Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Lejimit të Përkohshëm me ligjin
nr. 10 077, datë 16.2.2009 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në
Konventën për lejimin e përkohshëm të bërë në Stamboll më 26 qershor
1990”.
Dokumenti Carnet (ATA) i lejon Artistët të kalojnë doganën e më
shumë se 87 vendeve dhe territoreve pa paguar detyrime dhe taksa
importi për mallrat për një vit të tërë.
Dokumenti Carnet mund të merret on-line ose përmes një aplikacioni
pranë Administratës Doganore.

44
PJESA B – MODELE KONTRATASH

Negocimi dhe zbatimi i kontratave është i domosdoshëm për krijimin


dhe ruajtjen e marrëdhënieve profesionale. Ky kapitull paraqet një
shqyrtim të detajuar të pesë modele kontratash thelbësore, secila prej
tyre e projektuar për të trajtuar aspekte të ndryshme që lidhen me
aspektin profesional të Artistit.
Modelet e kontratave përfshijnë:
- Kontratë Porosie e Veprës Artistike ,
- Kontratë Përfaqësimi nga Galeritë,
- Kontratë Shpërndarje,
- Kontratë Bashkëpunimi, dhe
- Kontratë e Veprave të Krijuara në Bazë të Kontratës së Punës.
Këto instrumente, të zgjedhura për të përfshirë spektrin e ndryshëm
të disiplinave artistike, ofrojnë një kornizë të strukturuar që mund të
përshtatet me karakteristikat unike të veprave të ndryshme të artit dhe
kërkesat e veçanta të Artistëve.
Modelet janë hartuar në formë të tillë që Artistët mund t'i përshtatin
ato lehtësisht në përputhje me stilet dhe preferencat e tyre. Kjo
përshtatshmëri i lejon Artistët të formësojnë kontratën bazuar në
nevojat e tyre specifike, duke promovuar një mjedis të mirë për
bashkëpunime më përfitim të ndërsjellë.
Përveç paraqitjes së këtyre modeleve të kontratave, ky kapitull ofron
njohuri dhe këshilla të nevojshme të mbledhura nga ekspertiza ligjore
dhe përvoja e industrisë.
Këto njohuri synojnë të udhëheqin praktikuesit përmes ndërlikimeve
të negociatave, interpretimit kontraktor dhe zbatimit efektiv.

45
Ju lutemi të konsideroni që dispozitat në secilin model kontrate janë
formuluar me qëllim të mbrojtjes së interesave më të mira të
Punonjësve të Artit dhe Kulturës.

46
KONTRATË POROSIE E VEPRËS ARTISTIKE

Hyrje: Në kontekstin e veprave artistike të porositura, është thelbësore të


bëhet me dije se të drejtat e qenësishme të pronësisë intelektuale, që përfshijnë
shpërndarjen, riprodhimin, komunikimin me publikun, dhënien me qira dhe
huadhënien, i përkasin në thelb autorit, përveç rasteve kur parashikohet
shprehimisht ndryshe në kontratë. Zakonisht, marrëveshjet e tilla përfshijnë
vetëm transferimin e pronësisë fizike, duke lënë të drejtat e pronësisë
intelektuale tek autori.
Ky model kontrate është krijuar posaçërisht për rastet kur pala porositëse
kërkon vetëm pronësinë fizike të veprës së artit dhe nuk përfshin transferimin
e ndonjë të drejte të pronësisë intelektuale.

KONTRATË POROSIE E VEPRËS ARTISTIKE

Kjo Kontratë Porosie e Veprës Artistike ("Kontrata") është lidhur më


[shëno datën], nga dhe midis palëve të mëposhtme:

Opsioni 1: Në rast se Klienti është person juridik:

[Emri Ligjor i Klientit], me seli ligjore në [Adresa] regjistruar në


Qendrën Kombëtare të Biznesit me numër unik identifikimi të
subjektit (NUIS): [shëno NUIS], përfaqësuar në mënyrë të rregullt
nga z./znj. [shëno emrin] (këtu e në vijim referuar si “Klienti”.)

Opsioni 2: Në rast se Klienti është person fizik:

[Emri i Klientit], shtetas [Shteti], lindur më [Data e lindjes:


DD.MM.VVVV], në [Vendi i Lindjes], banues në "[Adresa e
Banimit]", identifikuar me pasaportën numër [Numri i Pasaportës];

47
DHE

(1) [Emri i Artistit], shtetas [Shteti], lindur më [Data e lindjes:


DD.MM.VVVV], në [Vendi i Lindjes], banues në "[Adresa e
Banimit]", identifikuar me pasaportën numër [Numri i Pasaportës],
regjistruar si person fizik në Qendrën Kombëtare të Biznesit me
numër unik identifikimi të subjektit (NUIS): [numri NUIS];
- [Shënim: Nëse Artisti përfaqësohet me pokurë, përfshini fjalinë e mëposhtme:
“përfaqësuar nga [Emri i plotë i Përfaqësuesit], lindur më [Data e
lindjes së Përfaqësuesit: DD.MM.VVVV], më [Vendi i lindjes së
Përfaqësuesit], banues në "[Adresa e banimit të Përfaqësuesit]",
identifikuar nëpërmjet pasaportës numër [Numri i Pasaportës së
Përfaqësuesit], mbajtës i prokurës Nr. Rep […], Nr. Col […], datë [Data
e Prokurës: DD.MM.VVVV]”. (këtu e në vijim referuar si "Artisti");
Artisti dhe Klienti në vijim janë referuar veçmas si “Pala” dhe
bashkërisht si “Palët”.

MEQENËSE
A. Klienti dëshiron të porosisë një vepër arti dhe Artisti është i gatshëm
të krijojë një vepër arti sipas specifikimeve të përcaktuara këtu.
B. Klienti dhe Artisti pranojnë dhe bien dakord që krijimi i veprës së
porositur përfshin ushtrimin e aftësive unike, krijimtarisë dhe
gjykimit artistik të Artistit;
C. Palët dëshirojnë të përcaktojnë kushtet që rregullojnë porositjen
e veprës së artit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, qëllimin e
projektit, shpërblimin, dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e Palëve;
D. Klienti dhe Artisti kanë për qëllim që kjo Kontratë të jetë një
kontratë ligjërisht e detyrueshme që pasqyron në mënyrë të saktë
kuptimin dhe qëllimet e tyre të përbashkëta.
PËR KËTË ARSYE, duke marrë parasysh rrethanat dhe
dakordësimet e përfshira këtu, Palët bien dakord si më poshtë:

48
Neni 1
Objekti
Klienti porosit Artistin të krijojë dhe të ofrojë veprën artistike të
titulluar përkohësisht “[TITULLI PËRKOHSHËM I VEPRËS]”
(“Vepra e Artit e Porositur”) në përputhje me udhëzimet, elementet
dhe afatin kohor të përshkruar në Shtojcën 1 – “Udhëzimet për Veprën
e Artit të Porositur”, pjesë përbërëse e kësaj Kontrate (“Udhëzimet”).

Neni 2
Kohëzgjatja
1. Artisti pranon të plotësojë dhe dorëzojë Veprën e Artit të
Porositur te Klienti brenda [shëno numrin e ditëve/muajve/viteve]
nga nënshkrimi i kësaj Kontrate.
2. Çdo vonesë në dorëzim përtej kësaj date do të komunikohet dhe
bihet dakord midis palëve. Çdo vonesë për shkak të pikave 4 dhe
5 të nenit 2, nuk do të konsiderohet si shkelje materiale e kësaj
kontrate.
3. Artisti, me kërkesën e Klientit, do ta lejojë këtë të fundit të shohë
Veprën e Artit të Porositur, duke dakordësuar paraprakisht, në
ambientet, gjatë orarit normal të punës.
4. Klienti do të njoftojë Artistin me shkrim brenda 7 (shtatë) ditëve
nga shqyrtimi i veprës për çdo ndryshim që mund të kërkohet në
mënyrë të arsyeshme. Nëse kërkohen ndryshime, Artisti do të
lejojë Klientin të bëjë një shqyrtim të mëtejshëm mbi një bazë të
ngjashme brenda [vendos numrin] ditëve nga shqyrtimi i parë, në
mënyrë që të mund të verifikojë nëse ndryshimet e kërkuara janë
pasqyruar më mënyrë të kënaqshme. Rishikimet shtesë mund të
kenë tarifa shtesë, sipas dakordësimit midis palëve.
5. Pas përfundimit të Veprës së Artit të Porositur, Artisti do të
organizojë dorëzimin e Veprës së Artit të Porositur në adresën e
specifikuar nga Klienti. Nëse është e nevojshme, Artisti do të vihet

49
në dispozicion pas dorëzimit për [vendos numrin] ditë për të dhënë
këshilla në terren për instalimin e sigurt dhe pa dëmtime të Veprës
së Artit të Porositur.
6. Pronësia e kopjes fizike të Veprës së Artit të Porositur do t'i kalojë
Klientit me pranimin e dorëzimit të saj, pas marrjes së pagesës së
plotë.

Neni 3
Shpërblimi
1. Duke marrë parasysh Veprën e Artit të Porositur, Klienti pranon
t'i paguajë Artistit shumën totale prej [vendos shumën dhe
monedhën], e pagueshme si më poshtë:
[Specifiko Kushtet e pagesës].
2. Mënyra e Pagesës:
[Përshkruani mënyrën pagesave, p.sh., pagesë fillestare, pagesa periodike,
pagesa pas përfundimit.]
3. Shpërblimi sipas këtij neni përfshin vetëm shërbimet për Veprën e
Artit të Porositur si dhe pronësinë fizike të Veprës së Porositur.
4. Shpërblimi sipas këtij neni nuk do të përfshijë shpenzimet për
transportimin e Veprës së Artit të Porositur, të cilat do të
mbulohen sipas dakordësimit midis Palëve.
5. Të gjitha shumat e pagueshme sipas kësaj kontrate përfshijnë
TVSH-në.

Neni 4
Pronësia Intelektuale
1. Artisti do të ruajë të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në
Veprën e Artit të Porositur.

50
2. Klientit dot ë ketë të drejtë për të riprodhuar dhe shfaqur Veprën
e Artit të Porositur për qëllime personale, jo tregtare, duke
siguruar që respektohen të drejtat e Artistit.

Neni 5

Të Drejtat, Detyrimet dhe Garancitë e Palëve

1. Artisti pranon dhe garanton që do të kryejë shërbimet sipas kësaj


Kontrate sipas standardeve të industrisë përkatëse.
2. Artisti pranon dhe garanton që Vepra e Artit e Porositur do të jetë
e cilësisë së lartë, e përshtatshme për qëllimin për të cilin është
porositur, e qëndrueshme dhe pa defekte në punim.
3. Artisti pranon dhe garanton që ka përdorur materiale dhe metoda
që janë të përshtatshme për natyrën e Veprës së Artit të Porositur.
4. Artisti pranon dhe garanton se Vepra e Artit e Porositur do të jetë
krijim origjinal i Artistit dhe nuk do të kopjohet tërësisht apo në
mënyrë të konsiderueshme nga ndonjë punim tjetër apo material
apo ndonjë burim tjetër.
5. Artisti pranon dhe garanton se do të jetë krijuesi i vetëm i Veprës
së Artit të Porositur dhe pronari ligjor dhe përfitues i të gjitha të
drejtave në të; dhe se Vepra e Artit e Porositur është origjinale dhe
nuk cenon asnjë të drejtë të palëve të treta.
6. Klienti bie dakord se do të ofrojë Udhëzime të qarta dhe në kohë
të përshtatshme gjatë procesit të krijimit, siç përshkruhet këtu.
7. Klienti merr përsipër të përmbushë menjëherë të gjitha detyrimet
e pagesës të përcaktuara në nenin 3 të kësaj Kontrate.
8. Klienti është përgjegjës për përmbushjen e çdo detyrimi tjetër në
lidhje me transferimin e Veprës së Artit të Porositur.
9. Klienti garanton se nuk do të përdorë Veprën e Artit të Porositur në
një mënyrë që cënon të drejtat e palëve të treta apo të drejtat e Artistit.

51
Neni 6
Zgjidhja
1. Kjo Kontratë do të përfundojë me realizimin e objektit siç
përcaktohet në nenin 1 dhe përmbushjen e të drejtave dhe
detyrimeve të Palëve.
2. Nëse Vepra e Artit e Porositur nuk përmbush kushtet e
përcaktuara në këtë Kontratë, Klienti ka të drejtë të zgjidhi
Kontratën. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se çdo
rregullim i bërë në Veprën e Artit të Porositur bazuar në gjykimin
e Artistit ose zgjedhjet specifike stilistike nuk do të konsiderohet
shkelje e Udhëzimeve të Klientit. Në raste të tilla, Klienti njeh
autonominë artistike të Artistit dhe përshtatje të tilla nuk do të
interpretohen si mospërputhje me udhëzimet e Klientit.
3. Në rast të përfundimit të parakohshëm të Kontratës sipas këtij
neni, çdo shumë e mbledhur nga Artisti si shpërblim për punën e
papërfunduar ose të pakënaqshme do t’i rimbursohet Klientit.
Zgjidhja e Kontratës do të hyjë në fuqi me njoftimin me shkrim të
Artistit, duke specifikuar arsyet e zgjidhjes dhe kushtet që nuk janë
plotësuar.
4. Klienti ka të drejtë të zgjidhi këtë Kontratë duke njoftuar me
shkrim Artistit. Në rast përfundimi, Artisti do të rimbursohet për
çdo shpenzim të dokumentuar dhe të arsyeshëm të kryer deri në
momentin e përfundimit në lidhje me krijimin e Veprës Artistike
të Porositur.
5. Artisti ka të drejtë të zgjidhi këtë Kontratë duke njoftuar me
shkrim Klientin. Në këtë rast, Klienti do të rimbursohet për çdo
shpenzim të dokumentuar dhe të arsyeshëm të kryer deri në
momentin e përfundimit në lidhje me krijimin e Veprës së
Porositur Artistike.

52
Neni 7

Vonesa për shkaqe të arsyeshme


Në rast të sëmundjes ose paaftësisë së Artistit që e bën atë të paaftë për
të punuar mbi Veprën e Artit të Porositur, Artisti do të njoftojë
menjëherë Klientin për këtë dhe do ta mbajë këtë të fundit të
informuar sa më shumë të jetë e mundur për kohëzgjatjen e pritshme
të vonesës. Artisti pranon të rifillojë punën sa më shpejt që të jetë e
mundur brenda mundësive.

Neni 8
Ligji i Zbatueshëm dhe Juridiksioni
1. Kjo Kontratë do të rregullohet dhe do të interpretohet në
përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë.
2. Në rast mosmarrëveshjeje në lidhje me këtë Kontratë, do të jenë
në juridiksionin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë.

Neni 9
Të ndryshme
Kjo Kontratë përbën të gjithë dakordësimin midis Palëve dhe
zëvendëson çdo marrëveshje ose dakordësim të mëparshëm ose të
njëkohshëm, qoftë verbal apo me shkrim.
Kjo Kontratë është hartuar në dy kopje në gjuhën angleze dhe shqipe,
ku kjo e fundit prevalon.
Klienti Artisti
[nënshkrim] [nënshkrim]
________ ________
Shënim: Nënshkrimi nga përfaqësuesi ligjor dhe vula janë të nevojshme në
rast se Klienti është person juridik.

53
SHTOJCA 1
E KONTRATËS SË POROSISË SË VEPRËS
“UDHËZIMET PËR VEPRËN E ARTIT TË POROSITUR”

Shënim: Shtojca duhet të përmbajë informacion të detajuara dhe sa më


shumë specifikime të mundshme në lidhje me Veprën e Artit të Porositur si
dhe afatin kohor për krijimin e kësaj të fundit.

54
KONTRATË EKSPOZITE ME GALERINË

Hyrje: Një kontratë ekspozite me galeri është një marrëveshje kontraktore


midis një Artisti dhe një galerie arti, që përcakton kushtet dhe detyrimet e
bashkëpunimit të tyre profesional.
Në këtë kontratë, Artisti i jep galerisë të drejtën për të përfaqësuar dhe
ekspozuar veprat e tij artistike për një kohëzgjatje të caktuar. Kushtet
zakonisht përfshijnë çështje si shpërblimin, përgjegjësitë për marketingun dhe
promovimin, kohëzgjatjen e përfaqësimit, dhe logjistikën e menaxhimit të
shitjeve.
Ju lutemi vini re se dispozitat që lidhen me shitjen e veprave artistike janë
lënë qëllimisht jashtë këtij drafti.

KONTRATË EKSPOZITE ME GALERINË


Kjo Kontratë Ekspozite me Galerinë (“Kontrata”) e hartuar dhe e
lidhur në [vendosni vendin e nënshkrimit], më [vendosni datën] nga
dhe midis:
[Emri I Artistit], shtetas [Shteti], lindur më [Data e lindjes:
DD.MM.VVVV], në [Vendi i Lindjes], banues në "[Adresa e
Banimit]", identifikuar nëpërmjet pasaportës numër [Numri i
Pasaportës] dhe regjistruar si person fizik në Qendrën
Kombëtare të Biznesit me numër unik identifikimi të biznesit
(NUIS) [Numri NUIS]
Shënim: Nëse Artisti përfaqësohet me prokurë, përfshini fjalinë e
mëposhtme:
“përfaqësuar nga [Emri i plotë i Përfaqësuesit], lindur më [Data e
lindjes së Përfaqësuesit: DD.MM.VVVV], më [Vendi i lindjes së
Përfaqësuesit], banues në "[Adresa e banimit të Përfaqësuesit]",

55
identifikuar nëpërmjet pasaportës numër [Numri i Pasaportës së
Përfaqësuesit], mbajtës i prokurës Nr. Rep […], Nr. Col […], datë
[Data e Prokurës: DD.MM.VVVV]”
(këtu e në vijim referuar si "Artisti");
dhe
“[Emri i Galerisë]”, shoqëri shqiptare regjistruar në regjistrin tregtar
të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Biznesit, me numër unik
regjistrimi: [vendosni NUIS] dhe seli ligjore në “[vendosni adresën]”,
përfaqësuar nga [emri i përfaqësuesit ligjor /administratorit];
(“këtu e në vijim referuar si "Galeria");
Artisti dhe Galeria në vijim referuar veçmas si “Pala” dhe së bashku
si “Palët”.

MEQENËSE:
A. Artisti dëshiron të ekspozojë me Galerinë veprat e artit siç është
rënë dakord sipas kësaj Kontrate, për qëllime promovimi dhe
ekspozimi.
B. Galeria dëshiron të ekspozoje veprat e Artistit sipas kushteve dhe
detyrimeve të kësaj Kontrate.
PËR KËTË ARSYE, duke marrë parasysh rrethanat dhe
dakordësimet e përfshira këtu, Palët bien dakord si më poshtë:

Neni 1
Objekti i kontratës
1. Përfaqësimi nga Galeria do t'i përkasë vetëm ekspozitës së veprave
artistike në pronësi të Artistit të specifikuara në Shtojcën A –
“Lista e Veprave të Artit", pjesë përbërëse e kësaj Kontrate ("Lista
e Veprave të Artit").

56
2. Galeria nuk do të ketë të drejtë të shesë, të ofrojë për shitje ose të
transferojë në ndonjë mënyrë tjetër ndonjë nga Veprat e Artit,
përveç nëse autorizohet shprehimisht me shkrim nga Artisti.
3. Lista e Veprave të Artit do të shfaqet në Galeri për një periudhë
që fillon nga [vendos datën e fillimit] deri në [vendos datën e
mbarimit], në përputhje me kushtet e shfaqjes dhe çdo kusht
tjetër siç përshkruhet në Shtojcën B – “Kushtet e Ekspozimit”, pjesë
përbërëse e kësaj Kontrate (“Kushtet e Ekspozimit”).

Neni 2
Kohëzgjatja e kontratës
1. Kjo Kontratë do të mbetet në fuqi deri në përmbushjen e plotë të
qëllimit të përcaktuar në Nenin 1 të kësaj Kontrate, duke filluar
nga data e nënshkrimit.
2. Kjo Kontratë mund të ndërpritet përpara afatit të përcaktuar në
paragrafin 1 të këtij neni siç parashikohet më tej në nenin 11.

Neni 3
Çmimi dhe mënyra e pagesës
#Opsioni 1: Shpërblim i Përcaktuar
1. Galeria bie dakord ti paguajë Artistit një shpërblim të plotë për
përfaqësimin e Veprave të Artit nga Galeria, sipas shumës së
përcaktuar si vijon:
[Specifikoni Detajet dhe Mënyrën e Pagesës].
2. Kjo shumë do të konsiderohet se mbulon të gjitha kostot dhe
shpenzimet e bëra nga Artisti në krijimin dhe dorëzimin e Veprave
të Artit, dhe asnjë shumë shtesë nuk do t'i paguhet Artistit nga
Galeria, përveç rasteve kur është rënë dakord shprehimisht me
shkrim nga të dyja palët.

57
3. Artisti do të mundësojë Galerinë me një faturë në [monedha] për
Veprat e Artit të vendosura në dispozicion. Fatura do të përgatitet
në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe do të përfshijë
detaje që shpjegojnë natyrën dhe sasinë e Veprave të Artit, ashtu
siç është përshkruar në Listën e Veprave të Artit.
4. Galeria do të paguajë Artistin nëpërmjet transfertës bankare në
llogarinë bankare të Artistit si më poshtë:
Emri i Bankës:
IBAN:
Nr. Llogarisë në
[monedha]:

#Opsioni 2: Shpërblimi në bazë të performancës


1. Artisti do të ketë të drejtën e një tarife të bazuar në performancë, e
llogaritur si më poshtë: [Specifikoni detajet e tarifës së bazuar në
performancë, p.sh., "10% e të ardhurave totale të krijuara nga shitja e
biletave të vizitorëve "]. Kjo strukturë e tarifës përafron shpërblimin
e Artistit drejtpërdrejt me suksesin tregtar të ekspozitës.

Neni 4
Detyrimet dhe garanictë e artistit
1. Artisti merr përsipër t'i sigurojë Galerisë Listën e Veprave të
Artit.
2. Artisti deklaron dhe garanton se çdo Vepër Arti e ofruar
nëpërmjet kësaj Kontrate është një krijim origjinal i Artistit dhe
se nuk është e përsëritur apo e kopjuar nga ndonjë vepër tjetër.
3. Gjatë afatit të kësaj Kontrate, Artisti pranon të angazhohet me
Galerinë për ekspozimin e Veprave të Artit të specifikuara në
listën e Veprave të Artit.

58
Neni 5
Detyrimet e galerisë
1. Galeria pranon të shfaqë Listën e Veprave të Artit, në ambientet
e saj të caktuara ose në hapësirat e ekspozitës, gjatë afatit të kësaj
Kontrate siç përshkruhet në Kushtet e Ekspozimit, përveç rasteve
kur është rënë dakord reciprokisht ndryshe me shkrim nga të dyja
palët.
2. Galeria do të ekspozojë, trajtojë dhe mirëmbajë Veprat e Artit me
kujdesin, aftësinë dhe vigjilencë maksimale gjatë gjithë
kohëzgjatjes së kësaj Kontrate. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në,
sigurimin që Veprat e Artit të shfaqen në kushte mjedisore që janë
të favorshme për ruajtjen e tyre dhe janë në përputhje me kërkesat
ose përcaktimet specifike të përcaktuara në mënyrë të arsyeshme
nga Artisti.
3. Galeria angazhohet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të
ruajtur integritetin, cilësinë dhe gjendjen e Veprave të Artit gjatë
periudhës së ekspozimit.

Neni 6
Përgjegjësia
1. Galeria merr përsipër përgjegjësinë e plotë për ruajtjen e Veprave
të Artit të dorëzuara nga Artisti, me mirëkuptimin që Artisti ruan
pronësinë e plotë të Veprave të Artit gjatë gjithë periudhës së
përfaqësimit siç përcaktohet në nenin 2 të kësaj Kontrate.
2. Galeria do të sigurojë dhe mbulimin nga një kontratë sigurimi për
mbrojtjen ndaj rrezikut të humbjes, vjedhjes ose dëmtimit në çdo
lloj mënyrë të Veprave të Artit gjatë kohës që ato janë në posedim
të saj.
3. Në rast të humbjes ose dëmtimit të ndonjë Vepre të Artit, Galeria
do të jetë përgjegjëse për të kompensuar artistin për [p.sh. 50%]

59
të çmimit të shitjes me pakicë të Veprës së Artit të prekur. Një
kompensim i tillë do të jetë brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga
ndodhja e ndonjë humbjeje ose dëmtimi pasi Artisti do të faturojë
Galerinë në përputhje me nenin 3 të kësaj Kontrate.

Neni 7
Transporti dhe ruajtja
1. Pala e caktuar (Artisti ose Galeria) është përgjegjëse për ruajtjen,
paketimin dhe dërgimin e Listës së Veprave të Artit në fillim të
Kontratës së Përfaqësimit. Pala e caktuar (Artisti ose Galeria)
angazhohet të kryejë transportin e Veprave të Artit nga studioja
ose ruajtja në Galeri brenda (numër) ditëve. Kostot e transportit
nga studio e Artistit në Galeri janë përgjegjësi e Palës së caktuar
(Artistit ose Galerisë).
2. #Opsioni 1: Në rastin e zgjidhjes të kësaj Kontrate nga Galeria,
Galeria do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për të gjitha
kostot e lidhura me paketimin, dërgimin dhe kthimin e sigurt të
Veprave të Artit tek Artisti. Kjo përfshin sigurimin që Veprat e
Artit të kthehen në gjendjen në të cilën janë marrë, duke
përjashtuar konsumimin dhe dëmtimin normal të tyre. Galeria do
të kryejë kthimin e Veprave të Artit brenda (numër) ditësh pas
datës efektive të përfundimit.
3. #Opsioni 2: Në rastin e zgjidhjes të kësaj Kontrate nga Artisti, do
të jetë përgjegjësi e vetme e Artistit të mbulojë të gjitha kostot dhe
shpenzimet që lidhen me paketimin, transportimin, dhe kthimin
e Veprave të Artit nga Galeria në vendndodhjen e caktuar nga
Artisti. Artisti duhet të kryejë kthimin e Veprave të Artit brenda
(numër) ditëve pas datës efektive të përfundimit.

60
Neni 8
Të drejtat e autorit dhe perdorimi i lejuar
1. Pronësia intelektuale për të gjitha Veprat e Artit dhe imazhet e
Veprave të Artit i përket ekskluzivisht Artistit dhe mbrohet nga
ligjet për të drejtat e autorit. Çdo formë dublikimi, përpunimi,
shpërndarje, riprodhimi ose përdorimi përtej objektit të
aktiviteteve promovuese nga Galeria, si publikimi në internet,
postera, fletushka, publikimi i katalogut, etj., kërkon miratimin
paraprak me shkrim nga Artisti.
2. Në përputhje me ligjin për të drejtën e autorit në fuqi, të drejtat e
pronësisë së materialit i përkasin me të drejtë autorit të tij, i njohur
si Artisti në këtë Kontratë, përveç rasteve kur ekziston një
marrëveshje kontraktuale që parashikon ndryshe.
3. Artisti ruan të drejtat e plota dhe të pandryshuara të autorit dhe të
pronësisë intelektuale të Veprave Artistike, duke përfshirë të
gjitha imazhet e lidhura.

Neni 9
Konfidencialiteti
1. Secila Palë do të ruajë konfidencialitetin e çdo informacioni
konfidencial, që i është bërë me dije nga Pala tjetër, bazuar ose në
lidhje me këtë Kontratë. Pala që ka marrë informacionin
konfidencial do të përdorë dhe riprodhojë informacione të tilla
vetëm për qëllimin dhe në masën e nevojshme për përmbushjen e
detyrimeve të saj sipas kësaj Kontrate. Pala që ka marrë
informacionin konfidencial nuk do t'ua zbulojë këtë informacion
palëve të treta pa pëlqimin paraprak me shkrim të Palës që ka
dhënë informacionin konfidencial. Secila Palë që ka marrë
informacionin konfidencial garanton se do të mbrojë palën tjetër
nga dhe kundër çdo zbulimi të paautorizuar të informacionit
konfidencial nga vetë Pala që ka marrë informacionin

61
konfidencial, nënkontraktuesit e saj, konsulentët, drejtuesit ose
punonjësit.
2. Këto kufizime në përdorimin ose zbulimin/përhapjen e
informacionit konfidencial nuk do të zbatohen nëse informacioni
konfidencial: (a) është i njohur tashmë për Palën që ka marrë
informacionin konfidencial, nëse del e provuar dhe dokumentuar
paraprakisht; (b) është ose bëhet i njohur publikisht pa ndonjë
veprim të ndërmarrë nga Pala që ka marrë informacionin
konfidencial; (c) i është bërë me dije Palës që ka marrë
informacionin konfidencial nga një palë e tretë pa shkelur
dispozitat e kësaj Kontrate; (d) zbulohet nga Pala që ka marrë
informacionin konfidencial në mënyrë plotësisht të pavarur pa u
bazuar në informacionet konfidenciale të marra nga Pala që ka
dhënë informacionin konfidencial; (e) kërkohet për t’u zbuluar
nga Pala që ka marrë informacionin konfidencial bazuar në
dispozitat ligjore në fuqi ose bazuar në një vendim gjykate ose të
një organi tjetër qeveritar; ose (f) zbulimi i këtij informacioni është
miratuar me shkrim nga Pala që ka dhënë informacionin
konfidencial.

Neni 10
Forca madhore
1. Në rast se ndonjëra nga Palët është vonuar ose penguar të
përmbushë detyrimet e saj sipas kësaj Kontrate për arsye apo
ngjarje që shkojnë përtej kontrollit të asaj Pale dhe që nuk është
në gjendje ta shmangë ose evitojë pavarësisht se ka bërë përpjekjet
e saj më të mira për këtë qëllim, ngjarje të cilat përfshijnë greva
(duke përjashtuar greva të organizuara nga punëmarrësit e asaj
Pale apo kontraktorët, nënkontraktorët ose agjentët e asaj Pale),
pezullim aktiviteti (pa përfshirë pezullimin/bllokimin e aktivitetit
nga personeli i Palës, kontraktorët ose agjentët e saj), embargo,
tubime, pushtim, luftëra (të shpallura ose jo; ndërkombëtare ose

62
civile), shpërthime zjarri, sabotime, stuhi, përmbytje, tërmet,
mjegull, epidemi, kjo vonesë ose mospërmbushje e cila ndodh si
rezultat i këtyre ngjarjeve nuk do të konsiderohet si shkelje dhe
Pala mospërmbushëse nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për
humbje ose dëme të pësuara nga Pala tjetër.
2. Pala mospërmbushëse si rezultat i një ngjarje të forcës madhore,
do t'i njoftojë Palës tjetër brenda dyzet e tetë (48) orëve nga
momenti që merr dijeni ose që duhej të ishte në dijeni (cilido nga
këto momente që ndodh më parë) ngjarjen e forcës madhore, si
dhe të tregojë natyrën dhe ndikimin e ngjarjes së forcës madhore,
dhe masat që Pala mospërmbushëse ka marrë, duke e mbështetur
me prova të arsyeshme dhe bindëse. Pala mospërmbushëse si
rezultat i forcës madhore nuk do të mbajë përgjegjësi për
mospërmbushjen për aq kohë sa ka zgjatur ngjarja që përbën forcë
madhore. Nëse një ngjarje e tillë vazhdon për një periudhë […]
(numri me shkrim) ditë ose më shumë, Artisti ose Galeria do të
ketë të drejtë ta ndërpresë këtë Kontratë menjëherë nëpërmjet një
njoftimi me shkrim për Palën tjetër.

Neni 11
Zgjidhja
1. Kjo Kontratë mund të zgjidhet menjëherë nga secila Palë duke
njoftuar me shkrim Palën tjetër:
(a) Duke e njoftuar me shkrim [30] ditë para ;
(b) nëse Pala tjetër kryen një shkelje materiale të ndonjë kushti
të kësaj Kontrate dhe (nëse një shkelje e tillë është e
korrigjueshme) nuk arrin ta korrigjojë atë shkelje brenda
një periudhe prej [30] ditësh pasi është njoftuar me shkrim
për ta bërë këtë; dhe
2. Mbarimi apo zgjidhja e kësaj Kontrate nuk do të ndikojë në të
drejtat, mjetet juridike, detyrimet apo përgjegjësitë e Palëve që

63
kanë lindur deri në datën e ndërprerjes apo përfundimit. Kjo
përfshin të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim në lidhje me çdo
shkelje të Kontratës që ka ekzistuar para ose në datën e mbarimit
apo zgjidhjes.
3. Çdo dispozitë e kësaj Kontrate që shprehimisht ose në mënyrë të
nënkuptuar synon të hyjë ose të vazhdojë në fuqi pas ose në
ndërprerjen ose përfundimit e kësaj Kontrate do të mbetet në fuqi
dhe efekt të plotë.
4. Pas zgjidhjes së kësaj Kontrate, pala e caktuar, siç është specifikuar
në Nenin 7 më sipër (qoftë Artisti apo Galeria), duhet të
ndërmarrë menjëherë hapat për të organizuar mbledhjen dhe
kthimin e Veprave të Artit. Procesi dhe përgjegjësitë për
mbledhjen dhe kthimin e tyre do të rregullohet sipas kushteve të
përcaktuara në Nenin 7 të kësaj Kontrate.

Neni 12
Njoftimet
Të gjitha njoftimet dhe komunikimet sipas kësaj Kontrate do të jenë
me shkrim, të dërguara nëpërmjet [specifikoni metodën p.sh., email,
postë të regjistruar] dhe do të konsiderohen të dhëna kur të merren
nga Palët.

Neni 13
Dëmshpërblimi
1. Galeria bie dakord të dëmshpërblej Artistin dhe se Artisti nuk do
të jetë përgjegjës në lidhje me çdo pretendimet, përgjegjësi, dëm,
shpenzim, përfshirë tarifat e arsyeshme të avokatëve, që rrjedhin
nga ose në lidhje me çdo shkelje të kësaj Kontrate, neglizhencë,
ose sjellje të qëllimshme të dëmshme nga ana e Galerisë në
kryerjen e detyrimeve të saj sipas kësaj Kontrate.

64
2. Në rast se ngrihet ndonjë pretendim kundër Artistit, Galeria do
të njoftojë menjëherë Artistin me shkrim dhe do të marrë përsipër
mbrojtjen ndaj një pretendimi të tillë me shpenzimet e veta, me
një avokat të arsyeshëm e të kënaqshëm për Artistin. Artisti
rezervon të drejtën për të marrë pjesë në mbrojtjen ndaj çdo
pretendimi me një avokat që zgjedh vetë ai me shpenzimet e tij.
3. Detyrimet e dëmshpërblimit sipas kësaj klauzole do të ekzistojnë
pas ndërprerjes ose përfundimit të kësaj Kontrate.

Neni 14
Ndryshimet dhe transferimi i kontratës
1. Kjo Kontratë, duke përfshirë shtojcat e saj, përbën Kontratën në
tërësi dhe kuptimin e plotë ndërmjet Palëve dhe zëvendëson çdo
rregullim, kuptim ose marrëveshje të mëparshëm ndërmjet tyre në
lidhje me objektin e saj.
2. Çdo ndryshim dhe/ose shtesë e kësaj Kontrate, do të bëhet me
shkrim dhe do të nënshkruhet nga të dyja Palët.
3. Asnjëra Palë nuk do të transferojë të drejtat dhe detyrimet sipas
kësaj Kontrate pa pëlqimin paraprak me shkrim të Palës tjetër.

Neni 15
Ligji i zbatueshëm dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
1. Në rast dyshimi, paqartësie ose keqkuptimi midis Palëve në lidhje
me interpretimin ose zbatimin e kësaj Kontrate, ose në lidhje me
të drejtat ose detyrimet e secilës palë sipas kësaj Kontrate, Palët do
të bëjnë përpjekjet e tyre më të mira për të zgjidhur një dyshim të
tillë, paqartësi ose keqkuptim në mirëbesim dhe me mirëkuptim
midis tyre, nëpërmjet konsultimeve të përbashkëta, brenda
gjashtëdhjetë (60) ditësh nga lindja e dyshimit, paqartësisë ose
keqkuptimit.

65
2. Kjo Kontratë do të zbatohet dhe interpretohet në përputhje me
legjislacionin shqiptar.
3. Për çdo mosmarrëveshje në lidhje me këtë Kontratë, do të jetë në
juridiksionin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë.

Neni 16
Pajtueshmëria me ligjet
Si Artisti ashtu edhe Galeria bien dakord t'u përmbahen rreptësisht të
gjitha ligjeve, rregulloreve dhe standardeve të industrisë në fuqi në
marrëdhëniet e tyre sipas kësaj Kontrate. Kjo përfshin, por nuk
kufizohet në, përputhjen me ligjet për të drejtën e autorit dhe
pronësinë intelektuale, përmbajtjen ndaj detyrimeve kontraktore dhe
përputhjen me çdo ligji përkatës të tregtisë, taksave dhe punësimit.
Secila Palë është përgjegjëse për të kuptuar dhe vepruar në përputhje
me kërkesat ligjore që kanë të bëjnë me rolet e tyre përkatëse në
përfaqësimin, promovimin dhe shitjen e Veprave Artistike të Artistit.
Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje ligjore ose shkeljeje, secila palë
pranon të marrë përsipër përgjegjësitë e tyre ligjore dhe financiare. Ky
nen siguron integritetin dhe ligjshmërinë e partneritetit dhe mbron
interesat si të Artistit ashtu edhe të Galerisë.

Neni 17
Të ndryshme
1. Nëse ndonjë parashikim apo pjesë parashikimi e kësaj Kontrate
është ose bëhet e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme, do
të konsiderohet sikur ky parashikim nuk ekziston, por kjo gjë nuk
do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e pjesës tjetër
të kësaj Kontrate.

66
2. Nëse ndonjë parashikim apo pjesë parashikimi e kësaj Kontrate
konsiderohet e pavlefshme ose fshirë, Palët do të negociojnë në
mirëbesim për të rënë dakord për një parashikim zëvendësues që
arrin maksimalisht qëllimin tregtar të kërkuar si rezultat i
parashikimit fillestar.

PËR SA MË SIPËR, Palët kanë mundësuar që kjo Kontratë të


hartohet në dy kopje në gjuhën angleze dhe 2 kopje në gjuhën
shqipe, ku versioni në gjuhën [zgjidhni gjuhën e preferueshme] ka
përparësi, dhe nënshkruhet nga personat përkatës të autorizuar:

ARTISTI (vendos emrin e GALERIA (vendos emrin e


Artistit) Galerisë)

__________________________ __________________________

SHTOCJA A
E KONTRATËS SË PËRFAQËSIMIT ME GALERINË
“LISTA E VEPRAVE TË ARTIT”
NR. TITULLI PËRSHKRIMI SASIA

67
SHTOCJA B
E KONTRATËS SË PËRFAQËSIMIT ME GALERINË
“KUSHTET E EKSPOZIMIT”

[Shënim: Ju lutemi vendosni kushtet e ekspozimit në përputhje me llojin e


Veprave të Artit.]

68
KONTRATE BOTIMI

Hyrje: Kontrata e botimit është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme


ndërmjet një autori dhe një shtëpie botuese që përshkruan kushtet e botimit
të një vepre të shkruar. Ky dokument shërben si bazë për marrëdhëniet
profesionale midis dy palëve dhe mbulon aspektet thelbësore si të drejtat qe i
jepen botuesit, kompensimi për autorin, qëllimi i veprës, afatet dhe detajet e
tjera përkatëse. Në thelb, një kontratë botimi është një mjet thelbësor për
autorët dhe botuesit për të zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre dhe për të
siguruar një kuptim të qartë të pritshmërive dhe përgjegjësive gjatë gjithë
procesit të botimit.

KONTRATË BOTIMI

Kjo Kontratë Botimi (“Kontrata”) hartohet dhe lidhet në [vendos


vendin], më [vendos datën] nga dhe ndërmjet:
[Emri i Artistit], shtetas [Shteti], lindur më [Data e Lindjes:
DD.MM.VVVV], në [Vendi i Lindjes], banues në [Adresa e
Rezidencës]", dhe identifikuar me pasaportën nr. [Numri i
Pasaportës], dhe i regjistruar si person fizik në Qendrën
Kombëtare të Biznesit me numër unik identifikimi të
biznesit (NUIS) [ Numri NUIS ];
- Shënim: Nëse Artisti përfaqësohet me prokurë, përfshini fjalinë e
mëposhtme:
[“përfaqësuar nga [Emër Mbiemër i Përfaqësuesit], lindur me
[Data e lindjes se Përfaqësuesit: DD.MM.VVVV], në [Vendi i
Lindjes se Përfaqësuesit], banues në "[Adresa e Përfaqësuesit]",
dhe i identifikuar me pasaportën me nr. [Numri i Pasaportës se

69
Përfaqësuesit], Mbajtës i Prokurës me. Nr. Rep […], Nr. Kol
[…], datë [Data e Prokurës: DD.MM.VVVV]”]
(në vijim referuar si "Artisti");
dhe
“[Shtëpia Botuese/shoqëria]”, një shoqëri shqiptare e
regjistruar në regjistrin tregtar të mbajtur nga Qendra
Kombëtare e Biznesit me numrin unik të regjistrimit: [vendos
NUIS] dhe seli ligjore në “[vendos adresën]”, përfaqësuar nga
[emri i administratorit /përfaqësuesit ligjor];
(“në vijim referuar si "Botuesi");
Artisti dhe Galeria në vijim referuar veçmas si “Pala” dhe së bashku
si “Palët”.

MEQËNËSE

A. Artisti është krijuesi dhe pronari i ligjshëm i veprës artistike te


shkruar e përshkruar në Shtojcën A – “Përshkrimi i Veprës”,
pjese përbërëse e kësaj Kontrate ("Vepra").
B. Botuesi është i angazhuar në aktivitetit e botimit dhe
shpërndarjes së artit dhe dëshiron të marrë të drejtën për të
shpërndarë, botuar dhe promovuar Veprën.
C. Artisti është i gatshëm t'i japë Botuesit një licencë
ekskluzive/jo-ekskluzive [zgjidhni një] për të shpërndarë,
botuar dhe promovuar Veprën sipas kushteve të përcaktuara
këtu.
D. Palët dëshirojnë të përcaktojnë kushtet që rregullojnë
shpërndarjen e Veprës dhe të drejtat dhe detyrimet përkatëse
të secilës palë.
PËR KËTË ARSYE, duke marrë parasysh rrethanat dhe
dakordësimet e përfshira këtu, Palët bien dakord si më poshtë:

70
Neni 1

Objekti
1. Botuesi garanton të botojë, shpërndajë dhe promovojë Veprën.
2. Artisti cakton Botuesin/Botuesin si botuesin dhe shpërndarësin e
tij ekskluziv/jo- ekskluziv [zgjidhni një] gjatë kohëzgjatjes së
Kontratës për shitjen dhe shpërndarjen e Veprës në të gjithë
territorin e Republikës së Shqipërisë (“Territor”).
3. Botuesi/Botuesi do të publikojë [vendos numrin] kopje të Veprës.
Shënim: Nëse Palët nuk bien dakord për një numër kopjesh, Botuesi
mund të publikojë jo më shumë se 500 kopje të Veprës.
Shënim: Konsiderohet Shpërndarje e Plotë, kur kopjet e pashitura arrijnë
deri në 5% të gjithë qarkullimit të publikimit dhe, në çdo rast, jo më shumë
se 100 kopje.

Neni 2
Kohëzgjatja
1. Kjo Kontratë do të zgjasë nga [vendosni datën] deri në [vendosni
datën] [OSE [vendosni numrin [muaj] [vite]], përveç nëse zgjidhet
më herët sipas kushteve të përshkruara në këtë Kontratë (“Afati”).
2. Nëse të dyja Palët bien dakord me shkrim, Afati i Kontratës mund
të zgjatet ose rinovohet për një periudhë shtesë me pëlqimin e
ndërsjellë me shkrim.
3. Në rast të një shpërndarjeje të plotë, kur Artisti dëshiron të
ribotojë/rishpërndajë Veprën, ai duhet t'i dërgojë një ftesë për
këtë ripublikim/rishpërndarje Botuesit/Botuesit, i cili do të ketë të
drejtën e refuzimit. Botuesi/Botuesi duhet t’i paraqesë një ofertë
me shkrim ku të shprehë vullnetin e tij për të publikuar
/shpërndarë Artistit, brenda 30 (tridhjetë ) ditë nga data e marrjes
së ftesës me shkrim të Artistit.

71
4. Secila palë mund ta zgjidhë Kontratën më herët sipas kushteve të
caktuara të specifikuara, siç detajohet në nenin mbi Zgjidhjen e
kësaj Kontrate.

Neni 3
E drejta e autorit
1. Artisti i jep Botuesit të drejta [ekskluzive/jo-ekskluzive][zgjidhni një]
për të botuar, shpërndarë dhe promovuar Veprën përgjatë gjithë
Afatit së kësaj Kontrate.
2. Me përfundimin e Afatit të Kontratës, të drejtat mbi Veprën do
t’i kthehen Artistit. Artisti rifiton kontrollin e plotë dhe pronësinë
e të drejtave të autorit, duke lejuar eksplorimin e mundësive të reja
të botimit ose ushtrimin e të drejtave në mënyrë të pavarur.
3. Botuesi pranon të ndalojë çdo shfrytëzim të veprës brenda 30
(tridhjetë) ditëve nga përfundimi i afatit të së drejtës së autorit.
Pavarësisht përfundimit të të drejtave [ekskluzive/jo-ekskluzive]
[zgjidhni një] të autorit, Botuesi ka të drejtën për të shitur çdo
kopje fizike të mbetur në posedimin e tij në kohën e përfundimit
të afatit.

Neni 4
Të drejtat dhe detyrimet e palëve
1. Botuesi ka këto të drejta dhe detyrime:
a. Botuesit i jepet e drejta [ekskluzive/jo-ekskluzive] [zgjidhni një] për
të publikuar, shpërndarë dhe promovuar Veprën përgjatë gjithë
Afatit të Kontratës.
b. Botuesi ka të drejtën të përcaktojë dizajnin, formatin dhe
çmimin e veprës, duke u konsultuar me Artistin për vendimet
kryesore që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në integritetin
artistik të Veprës.

72
c. Botuesi garanton publikimin e Veprës brenda [vendosni numrin]
ditësh nga data e dorëzimit të versionit final të Veprës sipas pikës
4.2.d më poshtë, por në çdo rast, jo më vonë se një vit nga data e
dorëzimit.
d. Botuesi do të bëjë përpjekje të arsyeshme tregtare për të publikuar,
shpërndarë dhe promovuar veprën artistike në përputhje me
standardet e industrisë.
e. Botuesi do t'i sigurojë Artistit përditësime të rregullta mbi shitjet
dhe marketingun, duke përfshirë përqindjen e shitjeve [cakto
frekuencën] gjatë afatit të kësaj kontrate.

2. Artisti ka këto të drejta dhe detyrime:


a. Artisti ruan të drejtën për t'u njohur si autor i Veprës në të gjitha
botimet e publikuara dhe materialet promovuese.
b. Artisti ka të drejtë të miratojë versionin përfundimtar të Veprës
përpara publikimit për të siguruar integritetin artistik.
c. Pas skadimit te afatit, të gjitha të drejtat [ekskluzive/jo-ekskluzive]
[zgjidh një] i kthehen Artistit, duke i lejuar Artistit të eksplorojë
mundësi të reja botimi ose të ushtrojë të drejtat në mënyrë të pavarur.
d. Artisti pranon ta dorëzojë versionin përfundimtar për botim të
veprës artistike tek Botuesi brenda [cakto numrin] ditësh pas
nënshkrimit të kësaj Kontrate dhe në një mënyrë të përshtatshme.
e. Artisti pranon të bashkëpunojë me Botuesin për aktivitete të
arsyeshme promovuese, të tilla si intervistat, nënshkrimet e librave
dhe përpjekjet e marketingut për të rritur suksesin e punës.

73
Neni 5
Çmimi

[Opsion 1] Shumë Fikse


1. Botuesi do t'i paguajë artistit një shumë të barabartë me
[vendos shumen] [SPECIFIKO MONEDHËN] qe do te behet
nga Distributor brenda [30 ditësh] [ose, SPECIFIKO
KOHËZGJATJE TJETËR] nga data e dorëzimit te Veprës sipas
nenit 4.2 (d) me sipër.
2. Pagesa duhet të bëhet [specifiko mënyrën e pagesës].

[Opsion 2] Përqindje
1. Për kopjet e veprës së artit të shitur përgjatë gjithë afatit të
Kontratës, Botuesi do të paguajë tarifat mujore [OSE,
SPECIFIKO KOHËZGJATJE TJETËR] ndaj Artistit në
[SPECIFIKO MONEDHËN] e barabartë me [cakto përqindjen]
të çmimit të rënë dakord për Veprën.
2. Përqindjet do te llogariten mbi një baze [mujore] [OSE,
SPECIFIKO KOHËZGJATJE TJETËR] dhe do të jenë të
pagueshme brenda 30 ditësh [OSE, SPECIFIKO
KOHËZGJATJE TJETËR] nga data e kësaj llogaritjeje.
3. Botuesi bie dakord t’i paguajë Artistit minimumin mujor prej
[cakto shumën], pavarësisht numrit të shitur të kopjeve.

Neni 6
Zgjidhja
1. Artisti rezervon të drejtën për të zgjidhur këtë Kontratë pas
njoftimit me shkrim të Botuesit në rast të një shkeljeje materiale

74
nga Botuesi. Një shkelje materiale përfshin, por nuk kufizohet në,
dështimin për të përmbushur afatet e miratuara të publikimit,
përpjekjet e papërshtatshme të promovimit ose dështimin për të
dhënë deklarata të sakta dhe në kohë të honorareve.
2. Pas zgjidhjes nga Artisti për shkak të një shkeljeje materiale, të
gjitha të drejtat e dhëna Botuesit do t'i kthehen Artistit. Botuesi
do të ndërpresë çdo shpërndarje të mëtejshme, promovim dhe
shitje të punës brenda [cakto numrin] ditësh nga marrja e njoftimit
te zgjidhjes. Në raste të tilla, Artisti ruan të drejtën për të kërkuar
dëmshpërblim që rezultojnë nga shkelja e Botuesit.
3. Për më tepër, Artisti mund ta zgjidhë këtë Kontratë pa shkak me
njoftimin me shkrim të Botuesit para [cakto numrin] ditësh. Në
rastin e zgjidhjes pa shkak, Botuesi pranon të ndërpresë të gjithë
shfrytëzimin e mëtejshëm të punës brenda [cakto numrin] ditësh
nga marrja e njoftimit, dhe të shlyejë çdo shumë që i detyrohet
Artistit pas [cakto numrin] ditësh nga zgjidhja.

Neni 7
Perjashtimi i marreveshjeve verbale
Kjo Kontratë përbën të gjithë marrëveshjen ndërmjet palëve, e cila
nuk mund të ndryshohet gojarisht, dhe asnjëra Palë nuk i ka dhënë
garanci apo premtime palës tjetër të cilat nuk janë shprehur në këtë
Kontratë.
Asnjë ndryshim i kësaj Kontrate nuk do të ketë asnjë efekt, përveç nëse
bëhet me shkrim.

Neni 8
Heqja dorë
Asnjë heqje dorë nga një shkelje e kushteve të kësaj Kontrate nuk do
të jetë efektive nëse nuk bëhet me shkrim, dhe asnjë heqje dorë nuk do

75
të konsiderohet si heqje dorë nga ndonjë shkelje tjetër ekzistuese ose
e mëvonshme.

Neni 9
Ligji i zbatueshëm dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
1. Kjo Kontratë do të zbatohet dhe interpretohet në përputhje me
ligjet e Republikës së Shqipërisë.
2. Në rast mosmarrëveshjeje në lidhje me këtë Kontratë, do të ketë
juridiksion Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë.

Neni 10
Njoftimet
Të gjitha njoftimet dhe komunikimet sipas kësaj Kontrate do të bëhen
me shkrim, të dërguara nëpërmjet [specifiko metodën p.sh., e-mail, postë
rekomande] dhe do të konsiderohen të dhëna kur të merren nga Pala.

Neni 11
Të ndryshme
1. Nëse ndonjë dispozitë ose pjesë e kësaj Kontrate është ose bëhet
e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme, ajo do të
konsiderohet e fshirë, por kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë
dhe zbatueshmërinë e pjesës tjetër të kësaj Kontrate.
2. Nëse ndonjë dispozitë ose pjesë e kësaj Kontrate konsiderohet e
pavlefshme ose e fshirë, Palët do të negociojnë me mirëbesim për
të rënë dakord për një dispozitë zëvendësuese që, në masën më të
madhe të mundshme, arrin rezultatin e synuar tregtar të dispozitës
origjinale.

76
PËR SA MË SIPËR, Palët kanë firmosur këtë Kontratë në dy
kopje në anglisht dhe dy kopje në gjuhën shqipe, ku versioni në
[zgjidhni gjuhën e preferueshme] ka përparësi dhe është firmosur
nga përfaqësuesit e autorizuar:

Artisti Botuesi

__________________________ __________________________

Shtojca A
“Përshkrimi i Veprës”
[…]

77
KONTRATË BASHKËPUNIMI

Hyrje: Ky model i Kontratës së Bashkëpunimit është hartuar si një kuadër i


gjerë për të udhëzuar Artistët në përpjekjet e tyre bashkëpunuese, me qëllimin
krijimin e artit të përbashkët. Çdo dispozitë e kësaj Kontrate mund të jetë e
ndryshueshme dhe duhet të realizohet duke u përshtatur me natyrën specifike
të projektit ose karakteristikat e Artistëve dhe veprave/artit të krijuar.

Artistëve u rekomandohet të konsultohen me një profesionist ligjor për të


personalizuar Kontratën në përputhje me nevojat dhe rrethanat e tyre
specifike.

KONTRATË BASHKËPUNIMI

Kjo Kontratë Bashkëpunimi (“Kontrata”) e hartuar dhe e lidhur më


[vendosni datën], në [vendosni vendin e nënshkrimit], nga dhe midis:
[Emri i Artistit 1], shtetas [Shteti], lindur më [Data e lindjes:
DD.MM.VVVV], në [Vendi i Lindjes], banues në "[Adresa e
Banimit]", identifikuar nëpërmjet pasaportës numër [Numri i
Pasaportës] dhe regjistruar si person fizik në Qendrën Kombëtare të
Biznesit me numër unik identifikimi të biznesit (NUIS) [Numri
NUIS], (këtu e në vijim referuar si "Artisti 1");
dhe
[Emri i Artistit 2], shtetas [Shteti], lindur më [Data e lindjes:
DD.MM.VVVV], në [Vendi i Lindjes], banues në "[Adresa e
Banimit]", identifikuar nëpërmjet pasaportës numër [Numri i
Pasaportës] dhe regjistruar si person fizik në Qendrën Kombëtare të
Biznesit me numër unik identifikimi të biznesit (NUIS) [Numri
NUIS], (këtu e në vijim referuar si "Artisti 2");

78
[Shënim: Nëse Artistët përfaqësohen me prokurë, përfshini fjalinë e
mëposhtme:]
“përfaqësuar nga [Emri i plotë i Përfaqësuesit], lindur më [Data e
lindjes së Përfaqësuesit: DD.MM.VVVV], më [Vendi i lindjes së
Përfaqësuesit], banues në "[Adresa e banimit të Përfaqësuesit]",
identifikuar nëpërmjet pasaportës numër [Numri i Pasaportës së
Përfaqësuesit], mbajtës i prokurës Nr. Rep […], Nr. Col […], datë
[Data e Prokurës: DD.MM.VVVV]”

Artisti 1 dhe Artisti 2 në vijim referuar veçmas si “Pala” dhe së bashku


si “Palët” ose “Artistët”.

*(Shënim: Kjo Kontratë është strukturuar për një bashkëpunim midis dy


Artistëve. Megjithatë, ajo mund të modifikohet për të përfshirë më shumë
palë sipas nevojës, duke siguruar që të gjitha kushtet janë të zbatueshme për
secilin pjesëmarrës të përfshirë në bashkëpunim.)

MEQENËSE

A. Artisti 1 dhe Artisti 2 ndajnë një interes të përbashkët në


përpjekjet artistike bashkëpunuese.
B. Artisët bien dakord se secili prej tyre sjell një qasje dhe aftësi unike
në procesin krijues.
C. Artistët synojnë të kombinojnë talentet dhe vizionet e tyre
artistike për të konceptuar dhe prodhuar në mënyrë
bashkëpunuese një vepër arti të përbashkët.
D. Artistët njohin vlerën dhe potencialin e këtyre përpjekjeve
bashkëpunuese në nxitjen e krijimtarisë dhe inovacionit në fushën e
artit dhe vendosën të nënshkruajnë këtë Kontratë për të përcaktuar
të drejtat dhe detyrimet e tyre për një bashkëpunim të tillë.

PËR KËTË ARSYE, Palët bien dakord si më poshtë:

79
Neni 1
Objekti i bashkëpunimit

1. Artistët bien dakord të bashkëpunojnë për/në [përshkrim i shkurtër


i projektit ose veprës artistike], (këtu e në vijim referuar si “Vepër
Arti”)
2. Ky bashkëpunim përfshin [vendos detajet e aktiviteteve dhe proceseve
bashkëpunuese].

Neni 2
Kontributet

Secila Palë bie dakord të kontribuojë si më poshtë:

Artisti 1: [Listoni kontributet specifike, p.sh., krijimi i veprave origjinale


të artit, furnizimi me materiale].

Artisti 2: [Listoni kontributet specifike, p.sh., trajtimin e detyrave


specifike, sigurimin e ekspertizës teknike].

Neni 3
Kohëzgjatja e bashkëpunimit

1. Ky bashkëpunim do të fillojë zyrtarisht nga [data e fillimit] dhe do


të vazhdojë deri në [data e përfundimit]. Periudha e përcaktuar
mbulon të gjitha fazat e bashkëpunimit, duke përfshirë
planifikimin, realizimin dhe mbylljen e projektit të lidhur me
Veprën e Artit.
2. Të paktën [përcaktoni një periudhë kohore, p.sh., 30 ditë] përpara
datës së planifikuar të përfundimit, Artistët do të shqyrtojnë

80
progresin dhe statusin e bashkëpunimit. Nëse të dy Artistët
përcaktojnë se një zgjatje është e nevojshme për të arritur qëllimet
e projektit ose për të përmbushur çdo aspekt të lënë pezull të
Veprës së Artit, ata mund te bien dakord në mënyrë reciproke për
të zgjatur këtë bashkëpunimin. Çdo zgjatje e bashkëpunimit do të
bëhet me shkrim, duke specifikuar datën e re të përfundimit dhe
çdo rregullim tjetër të kushteve të bashkëpunimit sipas nevojës.

Neni 4
Të drejtat e autorit
1. Palët bien dakord që e drejta e autorit për Veprën e Artit
përfundimtare të krijuar si rezultat i këtij bashkëpunimi do t'i
përkasë si më poshtë:
- (Opsioni 1) Bashkëpronësi: Në rastin e bashkëpronësisë, palët
do të kenë të drejta dhe interesa të barabarta në Veprën e Artit
përfundimtare. Kjo do të thotë se vendimet në lidhje me shitjen,
ekspozimin, riprodhimin dhe licencimin e Veprës së Artit duhet
të merren së bashku, dhe çdo fitim ose e ardhur do të ndahet në
mënyrë të barabartë ndërmjet Palëve, përveç rasteve kur bien
dakord ndryshe me shkrim.
ose
- (Opsioni 2) Pronësi e përbashkët sipas kushteve specifike:
Nëse pronësia do të ndahet sipas kushteve specifike:
a) [Artisti A] do të mbajë pronësinë e [specifikoni përqindjen ose
aspektet specifike, p.sh., 60% të Veprës së Artit].
b) [Artisti B] do të mbajë pronësinë e [specifikoni përqindjen ose
aspektet specifike, p.sh., 40% të Veprës së Artit].
c) Secila Palë do të jetë përgjegjëse për pjesën e saj përkatëse
dhe do të ketë autonominë për të marrë vendime në lidhje
me pjesën e tyre, duke iu përmbajtur çdo kufizimi ose kushti
të rënë dakord në këtë Kontratë.

81
d) Pavarësisht nga procesi i përbashkët i vendimmarrjes, secila
palë ka një fuqi të kufizuar vetoje mbi vendimet që ndikojnë
drejtpërdrejt në kontributin e tyre artistik në Veprën e Artit.
Një fuqi e tillë vetoje mund të ushtrohet vetëm në rastet kur
një vendim i propozuar devijon ndjeshëm nga drejtimi
artistik i rënë dakord fillimisht ose rrezikon integritetin e
stileve individuale artistike.
*(Shënim: Palët duhet të zgjedhin ose 'Bashkëpronësi' ose 'Pronësi e
përbashkët sipas kushteve specifike' bazuar në kontributet e tyre, natyrën
e Veprës së Artit dhe përdorimin e synuar të kësaj Vepre. Ky vendim
duhet të merret në mënyrë unanime që të reflektojë dinamikën e
bashkëpunimit dhe qëllimin e synuar të Veprës së Artit.

Neni 5
Detyrimet dhe të drejtat e palëve
1. Detyrimet:
(i) Palët do të ndajnë shpenzimet në lidhje me projektin si më
poshtë: [Detajoni mënyrën e ndarjes së shpenzimeve, të tilla
si ndarje e barabartë, shpërndarja e përqindjes ose
përgjegjësitë specifike të shpenzimeve].
(ii) Palët janë përgjegjëse për promovimin e Veprës së Artit. Kjo
mund të përfshijë marketingun në mediat sociale, angazhimin
me shtypin dhe krijimin e materialeve promovuese. Rolet
specifike mund të ndahen si më poshtë: [Detajoni se si do të
ndahen përgjegjësitë promovuese].
(iii) Palët do të menaxhojnë në bashkëpunim projektin, duke
përfshirë planifikimin, realizimin dhe aktivitetet pas projektit.
Përgjegjësitë përfshijnë [Listoni detyrat e menaxhimit të
projektit si menaxhimi i afatit kohor, koordinimi i burimeve,
mbikëqyrja e realizimit, etj.].

82
(iv) Palët janë të përkushtuara për ruajtjen e një standardi të lartë
të cilësisë në të gjitha aspektet e projektit. Kjo përfshin
[Specifikoni përgjegjësitë që lidhen me kontrollin e cilësisë, të
tilla si rishikimet e rregullta, respektimi i standardeve artistike
të rëna dakord, etj.].
2. Të drejtat
(i) Secila Palë do të ketë të drejtën të ekspozojë dhe të shfaqë
Veprën e Artit në [Specifikoni kushtet ose kufizimet, nëse ka,
të tilla si disa vende të caktuara, kufizime gjeografike,
periudha kohore, etj.].
(ii) Palët do të kenë të drejtën të ribëjnë Veprën e Artit për
[Specifikoni qëllime të tilla si përdorimi i portofolit,
materialet promovuese, etj., dhe çdo kufizim që zbatohet].
(iii) Secila Palë ka të drejtën e njohjes dhe citimit të duhur për
kontributin e tyre në projekt në të gjitha ekspozitat, botimet
dhe materialet promovuese.
(iv) Në rast se gjenerohen të ardhura nga Vepra e Artit, Palët kanë
të drejtë të ndajnë të ardhurat sipas kushteve të rëna dakord,
të detajuara në [Specifikoni nenin e Kontratës ku kjo është e
detajuar].
(v) Çdo Palë ka të drejtë të zhvillojë më tej idetë ose teknikat e
rrjedhura nga bashkëpunimi për punën e tyre të pavarur, me
kusht që kjo të mos cenojë pronën intelektuale të Veprës së
Artit.
[Pika shtesë opsionale në varësi të natyrës së projektit]
[Shënim: Këto kontribute duhet të personalizohen për t'iu përshtatur
projektit specifik, aftësive dhe roleve përkatëse të Artistëve.]

83
Neni 6
Pronësia intelektuale
Trajtimi i të drejtave të pronësisë intelektuale, përveç të drejtës së
autorit, do të jetë si më poshtë:
a) Secila palë ruan të drejtat për kontributet e tyre individuale, por
i jep [specifiko të drejtat, p.sh., përdorim joekskluziv] për qëllimet e
bashkëpunimit.
b) Të drejtat në lidhje me punët e krijuara dhe projektet e
ardhshme të frymëzuara nga bashkëpunimi do të jenë
[përshkruani kontratën për të drejtat dhe përdorimin].

Neni 7
Ndyshimet në veprën e artit të përfunduar
1. Çdo ndryshim në Veprën e Artit të përfunduar do të kërkojë
[kushtet për ndryshime, p.sh., konsensusi i përbashkët].
2. Procesi për të bërë ndryshime është si më poshtë: [detajoni
procesin].

Neni 8

Transferimi i të drejtave të autorit

1. Asnjë Palë nuk do të lejohet të shesë, të lërë peng, të japë me qira,


të ndajë ose në ndonjë mënyrë tjetër të disponojë ose të ngarkojë
të drejtat e tij/saj në Veprën e Artit të përfunduar pa pëlqimin e
Palës tjetër, pëlqim i të cilit nuk mund të refuzohet në mënyrë të
paarsyeshme.
2. Nëse njëra Palë synon të shesë, të lërë peng, të japë me qira, ta
ndajë, ose të disponojë ose ngarkojë të drejtat e tij/saj në Veprën

84
e Artit të përfunduar, ajo Palë do t'i japë palës tjetër njoftim me
shkrim për çmimin dhe kushtet sipas të cilave do të kryhet
transaksioni. Pas periudhës së njoftimit, Pala e njoftuar do të ketë
mundësinë të mos lejojë miratimin nëse ndonjë detyrë thelbësore
mbetet për t'u kryer nga secila Palë ose të blejë të drejtat e Palës
shitëse me çmimin dhe me kushtet e përcaktuara në njoftim
brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Nëse opsioni i përfshirë në këtë
paragraf nuk ushtrohet brenda periudhës kohore të specifikuar,
Pala shitëse mund të shesë të drejtat e tij/saj me çmimin dhe
kushtet e përcaktuara në njoftim dhe, në këtë rast, Pala shitëse do
t'i sigurojë Palës tjetër një kopje të marrëveshjes së shitjes
ndërmjet palës shitëse dhe blerësit. Pala blerëse nuk do të ketë të
drejta për Veprën e Artit dhe të drejtat ndihmëse përveç të drejtës
për të marrë të ardhura siç parashikohet në këtë Kontratë.

Neni 9
Konfidencialiteti
Palët bien dakord të ruajnë konfidencialitetin e çdo informacioni
të veçantë të ndarë gjatë bashkëpunimit. Kjo përfshin, por nuk
kufizohet në, konceptet artistike, strategjitë e biznesit, proceset
teknike dhe çdo informacion tjetër që nuk është i njohur publikisht
dhe që mund t'u japë përparësi të tjerëve nëse zbulohet.

Neni 10
Zgjidhja
1. Kjo Kontratë mund të zgjidhet menjëherë nga çdo Palë me
njoftim me shkrim ndaj Palës tjetër sipas kushteve të mëposhtme:

(a) Duke dhënë njoftim me shkrim [30] ditë para;


(b) Nëse Pala tjetër kryen një shkelje materiale të ndonjë
kushti të kësaj Kontrate dhe nuk arrin ta korrigjojë atë

85
shkelje brenda një periudhe prej [30] ditësh pasi është
njoftuar me shkrim për ta bërë këtë; dhe
2. Mbarimi apo zgjidhja e kësaj Kontrate nuk do të ndikojë në të
drejtat, mjetet juridike, detyrimet apo përgjegjësitë e Palëve që
kanë lindur deri në datën e mbarimit apo zgjidhjes. Kjo përfshin
të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim në lidhje me çdo shkelje
të Kontratës që ka ekzistuar para ose në datën e mbarimit apo
zgjidhjes.
3. Çdo dispozitë e kësaj Kontrate që shprehimisht ose në mënyrë të
nënkuptuar synon të hyjë ose të vazhdojë në fuqi pas ose në
mbarimit apo zgjidhjes së kësaj Kontrate do të mbetet në fuqi dhe
efekt të plotë.
4. Pas mbarimit të kësaj Kontrate, secila Palë do të ndërmarrë hapa
të menjëhershëm për të zgjidhur çështjet e lëna pezull në lidhje
me bashkëpunimin. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në,
menaxhimin e Veprave të Artit të papërfunduara, përfundimin e
detyrimeve financiare dhe çdo përgjegjësi tjetër siç përshkruhet në
këtë Kontratë. Procesi për këto zgjidhje do t'u përmbahet
kushteve të rëna dakord më parë në këtë Kontratë.
5. Çdo Vepër Arti e krijuar gjatë bashkëpunimit që është në posedim
të një Pale dhe në bashkëpronësi ose subjekt të të drejtave të
përbashkëta, do të menaxhohet sipas kushteve të nenit të së drejtës
së autorit (neni 4) të kësaj Kontrate.

Neni 11
Garancitë
Secila Palë garanton si më poshtë:
a) që kontributet e tyre në bashkëpunim janë krijime origjinale dhe
nuk cënojnë të drejtat e palëve të treta, duke përfshirë por pa u
kufizuar në të drejtat e pronësisë intelektuale;

86
b) që kontributet e tyre janë pa plagjiaturë dhe nuk janë kopjuar në
mënyrë të paligjshme nga ndonjë burim tjetër;
c) se kanë bërë të ditur çdo ngarkesë ose kufizim që mund të
ndikojë në aftësinë e tyre për të përmbushur detyrimet e tyre nën
këtë Kontratë.

Neni 12
Forca madhore
1. Në rast se ndonjëra nga Palët është vonuar ose penguar të
përmbushë detyrimet e saj sipas kësaj Kontrate për arsye apo
ngjarje që shkojnë përtej kontrollit të asaj Pale duke përfshirë, por
pa u kufizuar në fatkeqësitë natyrore (si përmbytjet, tërmetet,
stuhitë, luftërat, trazirat, embargo, kufizimet qeveritare ose
epidemitë, tubime, pushtim), dhe duke përjashtuar çdo grevë ose
bllokim që përfshin personelin ose agjentët e tyre, rrethana të tilla
nuk do të konsiderohen si shkelje e Kontratës. Në këto kushte të
forcës madhore, Pala e prekur lirohet nga përgjegjësia për çdo
humbje ose dëmtim të shkaktuar nga Pala tjetër.
2. Në rast se ndonjëra nga Palët është vonuar ose penguar të
përmbushë detyrimet e saj sipas kësaj Kontrate si rezultat i një
ngjarje të forcës madhore , do t'i njoftojë Palës tjetër brenda dyzet
e tetë (48) orëve nga momenti që merr dijeni ose që duhej të ishte
në dijeni. Ky njoftim duhet të tregojë natyrën dhe ndikimin e
ngjarjes së forcës madhore, dhe masat që Pala mospërmbushëse ka
marrë, duke e mbështetur me prova të arsyeshme dhe bindëse.
Nëse një ngjarje e tillë vazhdon për një periudhë [specifikoni
numrin e ditëve] ditë ose më shumë, secila Palë do të ketë të drejtë
ta ndërpresë këtë Kontratë menjëherë nëpërmjet një njoftimi me
shkrim dërguar Palës tjetër.

87
Neni 13
Pajtueshmëria me ligjet
Të dyja Palët bien dakord të respektojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret
në fuqi në krijimin, ekspozimin, shitjen dhe shpërndarjen e Veprës së
Artit. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në, respektimin e ligjeve për të
drejtën e autorit dhe pronësinë intelektuale, marrjen e lejeve ose
licencave të nevojshme dhe sigurimin që të gjitha aktivitetet
bashkëpunuese të kryhen në mënyrë të ligjshme. Çdo detyrim ligjor
ose detyrim që lind nga mospërputhja me këto ligje dhe rregullore do
të jetë përgjegjësi e vetme e Palës që konstatohet se është në shkelje.
Ky angazhim për pajtueshmërinë ligjore siguron që projekti të ruajë
integritetin e tij dhe të respektojë kuadrin ligjor që rregullon
aktivitetet artistike dhe tregtare.

Neni 14
Ligji i zbatueshëm dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
1. Kjo Kontratë do të zbatohet dhe interpretohet në përputhje me
ligjet e Republikës së Shqipërisë.
2. Për çdo mosmarrëveshje në lidhje me këtë Kontratë, do të jetë në
juridiksionin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë.

Neni 15
Kontrata në tërësi
Ky akt përbën të gjithë Kontratën midis Palëve dhe zëvendëson të
gjitha diskutimet, kontratat ose marrëveshjet e mëparshme, me gojë
ose me shkrim, në lidhje me këtë Kontratë. Asnjë ndryshim ose
modifikim i kësaj Kontrate nuk do të jetë efektive nëse nuk është me
shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja Palët. Kjo Kontratë mund të

88
ndryshohet vetëm me një dokument me shkrim të rënë dakord dhe të
nënshkruar nga të dyja Palët.

Neni 16
Të ndryshme
1. Të gjitha njoftimet dhe komunikimet sipas kësaj Kontrate do të
jenë me shkrim, të dërguara nëpërmjet [specifikoni metodën p.sh., e-
mail, postë e regjistruar] dhe do të konsiderohen si të marra në
dijeni kur të dërgohen nga Palët.
2. Kjo Kontratë nuk ka për qëllim krijimin e një bashkëpunimi,
sipërmarrje të përbashkët ose marrëdhënie pune midis Palëve.
Secila Palë mbetet një kontraktues i pavarur.
3. Nëse ndonjë nga dispozitat e kësaj Kontrate rezulton të jetë e
pazbatueshme ose e pavlefshme, ajo dispozitë do të kufizohet ose
eliminohet në masën minimale të nevojshme në mënyrë që
dispozitat e mbetura të kësaj Kontrate të vazhdojnë në fuqi dhe
efekt të plotë.

PËR SA MË SIPËR, Palët kanë mundësuar që kjo Kontratë të


hartohet në dy kopje në gjuhën angleze dhe 2 kopje në gjuhën
shqipe, ku versioni në gjuhën [zgjidhni gjuhën e preferueshme] ka
përparësi, dhe nënshkruhet nga personat përkatës të autorizuar:

ARTISTI A (vendos emrin e ARTISTI B (vendos emrin e


Artistit 1) Artistit 2)

__________________________ __________________________

89
KONTRATA E VEPRAVE TË KRIJUARA
NË BAZË TË KONTRATËS SË PUNËS

Hyrje: Në rastin e veprave të krijuara nga punëmarrësit gjatë përmbushjes


së detyrave të ngarkuara nga punëdhënësi, të drejtat pasurore kalojnë
automatikisht tek punëdhënësi për një periudhë trevjeçare, përveç rasteve
kur përcaktohet ndryshe në kontratë.
Punëdhënësi ka të drejtën të përdorë veprën brenda fushës së aktivitetit të tij
sipas përcaktimit në kontratën e punës, pa pasur nevojë për autorizimin e
punëmarrësit. Për raste të tjera, për përdorimin e veprës jashtë fushës së
aktivitetit kërkohet pëlqimi me shkrim i autorit punëmarrës i cili gëzon të
drejtën e një shpërblimi të drejtë.
Gjithashtu, në rast se punëdhënësi transferon të drejtën e autorit ose
autorizon palë të treta me qëllim fitimin, autori punëmarrës gëzon të drejtën
të përfitojë një shpërblimi të drejtë dhe proporcional. Veçanërisht,
punëdhënësi ruan të drejtën për të negociuar për një kontratë të re që
rregullon të drejtat pasurore ekskluzive mbi veprën e krijuar nga
punëmarrësi. Modeli i kontratës më poshtë zbatohet pikërisht në këtë rast.

KONTRATË PËR TRANSFERIMIN E TË DREJTAVE

Kjo Kontratë për Transferimin e të Drejtave ("Kontrata") lidhet sot


më [shëno datën], në [shëno vendin ] midis palëve si më poshtë vijojnë:
Punëdhënësi: [Shëno Emrin e Punëdhënësit dhe Emërtimin],
[Numri i regjistrimit të Punëdhënësit] me seli në adresën [Adresa e
Punëdhënësit] përfaqësuar nga përfaqësuesi ligjor z./znj. [shëno emrin
e përfaqësuesit ligjor]
DHE

90
Punëmarrësi: [shëno emrin e punëmarrësit], shtetas [shëno
shtetësinë], lindur më [shëno datën e lindjes së punëmarrësit] në
[shëno vendin e lindjes së punëmarrësit], me numër personal [shëno
numrin personal të kartës së identitetit të punëmarrësit]
Këtu më poshtë referuar si “Pala” ose bashkërisht si “Palët”

MEQËNËSE:
A. Palët kanë nënshkruar Kontratën Individuale të Punës datë [shëno
datën e kontratës së punës];
B. Bazuar në Kontratën Individuale të Punës, Punëmarrësi ka krijuar
një vepër origjinale që kualifikohet për mbrojtjen e të drejtës së
autorit (këtu e në vijim "Vepra");
C. Vepra është krijuar nga Punëmarrësi më [shëno datën] dhe është
përdorur deri në datën e kësaj Kontrate nga Punëmarrësi sipas
dispozitave të nenit 69 të ligjit nr.35/2016 “Për të Drejtat e Autorit
dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me to”;
D. Bazuar në nenin 69 të Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat
e Tjera të Lidhura me To, Punëdhënësi ka të drejtën ekskluzive të
shfrytëzimit të Veprës për një afat prej 3 (tre) vitesh nga data e
krijimit të saj. Me përfundimin e afatit të përcaktuar, të drejtat e
pronësisë i kthehen Punëmarrësit.
Për sa më sipër, me përfundimin e afatit të përcaktuar në shkronjën
(D) më sipër, Punëmarrësi dëshiron t'i transferojë Punëdhënësit të
drejtat ekskluzive ekonomike në lidhje me Veprën.

91
Neni 1
Objekti
1. Punëmarrësi transferon në mënyrë [ekskluzive] 1 tek Punëdhënësit
çdo të drejtë ekskluzive ekonomike duke përfshirë por pa u
kufizuar në të drejtën e riprodhimit, shpërndarjes, komunikimit në
publik dhe përshtatjes në lidhje me Veprën në mbarë botën.
2. Transferimi lidhet me Veprën si vijon:
“[shëno një përshkrim të detajuar të Veprës]”
3. Punonjësi pranon të transferojë dhe caktojë, në masën e lejuar me
ligj, të gjitha të drejtat, titullin dhe interesat në dhe për Veprën tek
Punëdhënësi.

Neni 2
Shpërblimi
1. Punëmarrësi pranon se shpërblimi i dhënë nga Punëdhënësi për
krijimin e Veprës përfshin transferimin e të gjitha të drejtave,
përfshirë të drejtat e autorit, siç përshkruhet në këtë Kontratë. 2
2. Shpërblimi do të jetë në vlerën prej [shëno vlerën dhe monedhën] e
pagueshme në [shëno mënyrën e pagesës].

Neni 3
Të drejtat, detyrimet dhe garancitë e palëve
1. Punëmarrësi pranon të ndihmojë Punëdhënësin, me shpenzimet
e Punëdhënësit, në regjistrimin e të drejtave të autorit për Veprën
dhe në marrjen e çdo hapi të nevojshëm ose të dëshirueshëm për
të siguruar të drejtat e Punëdhënësit në lidhje me Veprën.

1
Shënim: Në rast të transferimi ekskluziv, punëmarrësi në cilësinë e autorit nuk mund ta
përdorë më veprën as direkt ose indirekt duke autorizuar palë të treta.
2
Shënim: Shpërblimi mund të negociohet midis palëve.

92
2. Punëdhënësi pranon dhe bie dakord që çdo e drejtë morale ose e
drejtë e ngjashme i përket Punëmarrësit.
3. Punëdhënësi pranon dhe bie dakord që Punëmarrësi ka të drejtë të
përdorë Veprën si pjesë të krijimit të tij.
4. Punëmarrësi pranon dhe garanton se Vepra nuk cënon të drejta të
pronësisë intelektuale të palëve të treta.
5. Punëmarrësi bie dakord se nuk do të përdorë apo licencojë të
drejtat e autorit të transferuara, për përfitime personale pa
pëlqimin e Punëdhënësit.
6. Punëmarrësi siguron që vepra është origjinale dhe nuk përfshin
materiale të mbrojtura nga e drejta e autorit për të cilat nuk është
marrë autorizimi i duhur.
7. Punëdhënësi ka të drejtën ekskluzive për të shfrytëzuar, përdorur
dhe licencuar të drejtat ekonomike të transferuara këtu për çdo
qëllim që lidhet me aktivitetet e tij.

Neni 4
Kohëzgjatja
Ky transferim i të drejtave ekonomike hyn në fuqi nga data e
ekzekutimit të kësaj Kontrate dhe do të vazhdojë [shëno një afat të
caktuar ose të pacaktuar].

Neni 5
Konfidencialitet
Punëmarrësi pranon ta mbajë Veprën dhe të gjithë informacionin në
lidhje me Veprën, konfidencial dhe të mos zbulojë ose përdorë një
informacion të tillë për ndonjë qëllim tjetër përveç përmbushjes së
detyrimeve të tij sipas kësaj Kontrate.

93
Neni 6
Ligji zbatues dhe juridiksioni
1. Kjo Kontratë do të udhëhiqet dhe interpretohet në përputhje me
ligjet e Republikës së Shqipërisë.
2. Në rast mosmarrëveshje në lidhje me këtë Kontratë, do të jenë në
juridiksionin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë.

Neni 7
Të ndryshme
1. Kjo Kontratë përbën të gjithë dakordësimin midis Palëve dhe
zëvendëson çdo marrëveshje ose dakordësim të mëparshëm ose të
njëkohshëm, qoftë me verbal apo me shkrim.
2. Kjo Kontratë është hartuar në dy kopje në gjuhën angleze dhe
shqipe, ku kjo e fundit prevalon.
[nënshkrimi në faqen vijuese]

Punëmarrësi Punëdhënësi
______________ ______________

94

You might also like