You are on page 1of 3

Klasa : XII7 Data:5.2.

2024
Fusha: Matematikë Lënda: Matematikë Shkalla: VI Klasa: XII
Tema mësimore: Vlerësim për kreun 4 Situata e të nxënit:
Ushtrime për përsëritjen e kreu 4( faqe 129)  Njehsimi i përmasave
të kutisë
Rezultatet e të nxënit të kompetencave matematikore sipas temës Fjalët kyçe: derivat, shpejtësi e
mësimore ndryshimit të funksionit, integral
Nxënësi/ja në fund të orës së mësimit: i caktuar, integral i pacaktuar,
- njehson derivatin e një funksioni; syprinë, tangjente, pingule,
- përcakton shpejtësinë e ndryshimit të funksionit; koeficient këndor i tangjentes,
- shkruan ekuacionin e tangjentes me grafikun e funksionit; funksion.
- njehson integralin e pacaktuar dhe integralin e caktuar
të funksionit me ndihmën e formulës së Njuton-
Laibnicit.
- njehson syprinat e kufizuara nga grafiku i një funksioni dhe
boshti Ox.
Burimet: libri i nxënësit, libri i mësuesit, makina llogaritëse, vizore. Lidhja me fushat e tjera ose me
temat ndërkurrikulare: Shkenca
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Parashikimi i njohurive: Në këtë fazë të orës së mësimit theksi do të vihet në konceptin e integralit, duke
qenë se në Vlerësim për kreun 4/1 është trajtuar kuptimi i derivatit të funksionit.
Fillimisht, mësuesi/ja ndan për çdo nxënës ushtrime të veçanta nga faqet 125-128, kryesisht ato që kanë në
qendër kuptimin e integralit p.sh.:

Këto ushtrime punohen në mënyrë individuale nga secili nxënës për rreth 25 minuta. Gjatë kohës që
nxënësit punojnë, mësuesi/ja vëzhgon punën e tyre, pa bërë ndërhyrje.
Ndërtimi i njohurive: Pas përfundimit të kohës së paracaktuar, une ftoj nxënësit të kontrollojnë dhe të
vlerësojnë punën e tyre. Përgjigjet e ushtrimeve diskutohen me radhë. Me qëllim që të krahasohen të gjitha
zgjidhjet, diskutohen fillimisht përgjigjet e ushtrimit të parë të secilit grup, e kështu edhe me rastet e tjera.
Në këtë mënyrë, nxënësit diskutojnë raste të ndryshme të integralit të caktuar, raste të ndryshme të
njehsimit të syprinës etj.
Gjatë diskutimit të zgjidhjeve, une u drejtoj nxënësve pyetje, me qëllim që të rikujtohen të gjitha konceptet e
kreut 4: p.sh.:
Ushtrimi 8 në faqen 125:
- Cili është barazimi që shpreh integralin e pacaktuar të axn?
- Po m xn , si mund të kthehet në fuqi me eksponent racional?
Ushtrimi 26 në faqen 127:
- Çfarë shndërrimi kryet në këtë rast?
Ushtrimi 42 në faqen 128:
- Si e ndërtuat grafikun e funksionit?
- Çfarë teoreme zbatuat për të njehsuar integralin e caktuar?
e kështu edhe për raste të tjera. Vetë nxënësit, në raste të veçanta mund të pyesin për situata të paqarta që
dalin gjatë diskutimit të zgjidhjeve. Për çdo situatë të prezantuar në tabelë, nxënësit mbajnë shënimet
përkatëse në punën e tyre në fletore.Une orientoj nxënësit të jenë sa më realë në vlerësimin e punës së
tyre.
Kalohet në fazën e dytë të orës së mësimit.
Une fillimisht kërkoj që nxënësit të punojnë në dyshe. Disa prej grupeve u caktohet detyrë të
riformulojnë kuptimin e derivatit, ndërsa grupeve të tjera kuptimin e integralit p.sh.:

Shpejtësi
Integrali i
pacaktuar
Derivati i Nxitimi
funksionit
Koeficienti
këndor Integrali i
caktuar
Ekuacioni i
Formula
tangjentes
themelor

Ekuacioni i Njehsimi i
pingules syprinave

Përforcimi i të nxënit: Une në varësi të përgjigjeve të marra nga nxënësit në fazën e parë dhe të dytë,
përcaktoj detyra për nxënësit, të cilat do të diskutohen në dyshe. Këto ushtrime merren nga faqet 129- 134,
p.sh.:
disa dyshe 37 në faqen 132, 52 në faqet 134 disa të tjera 36 në faqen 132, dhe 39 në faqen 133 e kështu me
radhë.
Pasi diskutojnë zgjidhjet në dyshe, nxënësit prezantojnë përgjigjet në tabelë.

Vlerësimi: Une gjatë kësaj ore mbaj shënime në evidencë për disa prej nxënësve dhe vlerëson nxënësit
duke patur parasysh aftësinë që ata kanë në njehsimin e derivatit, shpejtësisë së ndryshimit, integralit të
caktuar të funksionit dhe njehsimin e syprinës së kufizuar nga f(x) dhe boshti Ox. Vlerësimin e mbështet
në punën që nxënësit bënë në fletoret e tyre, pjesëmarrjen në grupe si dhe në argumentimin e
përgjigjeve.
Detyra: Ushtrimet 19 në faqen 131, 38 në faqen 132, 40 në faqen 133, 50 në faqen 134.
Detyrë hulumtuese: Njehsoni syprinën e kufizuar nga grafikët e funksioneve:
1. y  x boshti Ox dhe drejtëzat x = 0 dhe x = 4;
2. xy = 8 boshti Ox dhe drejtëzat x = 1 dhe x = 4.

You might also like