You are on page 1of 17

LIGJ

Nr.6599, datë 29.6.1982

KODI I FAMILJES
I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Miratimin e Kodit të Familjes të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

PJESA E PËRGJITHSHME

KREU I
PËRMBAJTJA, DETYRAT, BAZAT E LEGJISLACIONIT TË FAMILJES

Neni 1

Legjislacioni i familjes i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shpreh vullnetin e


klasës punëtore e të masave të tjera punonjëse dhe është mjet i rëndësishëm i shtetit të diktaturës së
proletariatit për rregullimin e marrëdhënieve famlijare.

Neni 2

Legjislacioni i familjes ka për detyrë t’i shërbejë krijimit, mbrojtjes dhe forcimit të mëtejshëm
të familjes socialiste në përputhje me normat e moralit komunist.
Legjislacioni i famlijes ka për detyrë të sigurojë zbatimin e plotë të barazisë ndërmjet
bashkëshortëve e anëtarëve të tjerë të familjes, zgjerimin dhe thellimin e demokracisë socialiste në
gjirin e saj, si edhe të luftojë shfaqjet e huaja në marrëdhëniet familjare.

Neni 3

Legjisiacioni i familjes udhëhiqet nga politika e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe bazohet në
ideologjinë e klasës punëtore, në marksizëm-leninizmin.
Legjislacioni i familjes buron nga Kushtetuta e Repulikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

KREU II
FAMILJA SOCIALISTE

Neni 4

Familja, e cila është qelizë bazë e shoqërisë socialiste, bazohet në marrëdhëniet që lindin nga
martesa, gjinia dhe birësimi, Ajo mbështetet në ndjenjën e dashurisë dhe të respektit ndërmjet
anëtarëve të saj, në bashkësinë e mendimeve dhe të idealeve të tyre, në unitetin e interesave të të gjithë
anëtarëve me ato të shoqërisë, si dhe në trashëgimin më të mirë të popullit tonë.
Familja ka për detyrë t’i edukojë fëmijët me ndjenjën e dashurisë për Atdheun socialist, për
popullin, për Partinë e Punës së Shqipërisë, për punën dhe pronën socialiste.
Neni 5

Familja dhe martesa janë nën kujdesin dhe mbrojtjen shtetit e të shoqërisë.
Organet shtetërore dhe organizatat shoqërore kujdesen për forcimin e familjes socialiste, për
edukimin e gjithë anëtarëve të saj me botëkuptimin marksist-leninist, në luftë kundër shfaqjeve të
huaja.

Neni 6

Anëtarët a familjes kanë të drejta dhe detyrime të barabarta në familje.


Gruaja, e çliruar nga shtypja politike dhe shfrytëzimi ekonomik, si forcë e madhe e
revolucionit, gëzon të drejta të barabarta me burrin në familje.

Neni 7

Prindërit përgjigjen për mirërritjen dhe për edukimin komunist të fëmijëve të tyre me ndjenja
revolucionare e me virtyte të larta për t’i shërbyer Atdheut socialist kudo dhe kurdoherë.

Neni 8

Fëmijët kanë për detyrë të respektojnë prindërit e të kujdesen për ta, sidomos kur janë të
paaftë dhe pa mjete të mjaftueshme jetese.

Neni 9

Fëmijët e lindur nga prindër, që nuk janë në lidhje martesore midis tyre, kanë po ato të drejta e
detyra si edhe fëmijët e lindur nga prindër të lidhur me martesë midis tyre.

Neni 10

Nëna dhe fëmija gëzojnë kujdes e mbrojtje të veçantë.


Fëmijët e mbetur pa prindër dhe pa përkrahje rriten dhe edukohen nga shteti.

Neni 11

Anëtarët e familjes kanë për detyrë të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë, sipas
aftësive dhe mundësive të tyre, në ngritjen e mirëqënies materiale dhe në zhvillimin kulturor të
familjes.

PJESA E POSAÇME

KREU III
LIDHJA E MARTESËS

Neni 12

Martesa lidhet përpara organit shtetëror kompetent.

Neni 13

Martesa lidhet me vullnetin e bashkëshortëve të ardhshëm, mbi bazën e njohjes dhe të


dashurisë.

Neni 14

Martesë mund të lidhë gruaja që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe burri që ka mbushur moshën
18 vjeç.

Neni 15

Martesa nuk mund të lidhet ndërmjet personave prej të cilëve, qoftë dhe njëri, është i martuar
me një person tjetër.
Martesa nuk mund të lidhet ndërmjet të paralindurve e të paslindurve; ndërmjet vëllait e
motrës, ungjit e mbesës, emtës e nipit; ndërmjet fëmijëve të vëllezërve e të motrave,
Martesa nuk mund të lidhet ndërmjet vjehrrës dhe dhëndrit, vjehrrit dhe nuses, ndërmjet
njerkës dhe thjeshtrit, njerkut e thjeshtrës edhe atëherë kur martesa që ka krijuar këtë lidhje është
shpallur e pavlefshme, ka pushuar ose është zgjidhur.
Martesa nuk mund të lidhet ndërmjet birësuesit e të birësuarit, ndërmjet fëmijëve të birësuesit
me të birësuarin, si dhe ndërmjet të birësuarve.
Martesa nuk mund të lidhet edhe ndërmjet personave kur, qoftë dhe njëri vuan nga një
sëmundje psikike ose është me zhvillim mendor të metë, që e bën të paaftë të kuptojë qëllimin e
martesës.

Neni 16

Martesa lidhet botërisht në këshillin popullor që mban regjistrat e gjendjes civile dhe në
territonin e të cilit bashkëshortët e ardhshëm ose vetëm njëri prej tyre kanë banimin e tyre.
Bashkëshortët e ardhshëm që dëshirojnë të lidhin martesë në një vend tjetër, mund të kërkojnë
nga kryetari i këshillit popullor kompetent që të autorizojë këshillin popullor të atij vendi të lidhë
martesën.

Neni 17

Bashkëshortët e ardhshëm kërkesën e tyre për të lidhur martesë, ia paraqesin nëpunësit të


gjendjes civile të këshillit popullor kompetent, së bashku me kopjen e aktit të lindjes dhe, në mungesë
të tij, një dokument që njëjtësohet me të. Nëpunësi i gjendjes civile u njofton të interesuarve ditën për
lidhjen e martesës.

Neni 18

Në lidhjen e martesës në emër të këshillit popullor merr pjesë një anëtar i këshillit popullor.
Në lidhjen e martesës, përveç bashkëshortëve të ardhshëm, marrin pjesë dy dëshmitarë
madhorë dhe nëpunësi i gjendjes civile, i cili, nën drejtimin e anëtarit të këshillit popullor, kryen të
gjitha veprimet për regjistrimin e martesës në regjistrin përkatës.

Neni 19

Anëtari i këshillit popullor, pasi verifikon dhe bindet për identitetin e bashkëshortëve të
ardhshëm dhe pasi sigurohet se nuk ka asnjë pengesë ligjore për lidhjen e martesës, u shpjegon atyre të
drejtat dhe detyrat që kanë si bashkëshortë të ardhshëm dhe si prindër. Pastaj pyet secilin prej tyre nëse
dëshirojnë të martohen me njëri-tjetrin dhe merr pëlqimin e tyre.
Menjëherë pas kësaj harton aktin e martesës, i cili regjistrohet në regjistrin e martesave dhe
nënshkruhet nga bashkëshortët, nga dëshmitarët, nga anëtari i këshiliit popullor dhe nga nëpunësi i
gjendjes civile. Nga ky çast martesa quhet e lidhur.

Neni 20

Anëtari i këshillit popullor nuk lejon lidhjen e martesës kur gjen se kjo ndalohet nga ligji.
Kundër vendimit të anëtarit të caktuar të këshillit popullor që nuk lejon të lidhet martesa,
bashkëshorti i ardhshëm mund të bëjë ankim në këshillin popullor ku lidhet martesa brenda një muaji.
Vendimi i këshillit popullor është i formës së prerë.

Neni 21

Martesa e lidhur pa vullnetin e bashkëshortëve dhe në kundërshtim me nenet 14 e 15 të këtij


Kodi, shpallet e pavlefshme nga gjykata.
Kanë të drejtë të ngrenë padinë për pavlefshmërinë e martesës secili nga bashkëshortët ose
prokurori. E drejta e ngritjes së kësaj padie nuk parashkruhet.
Kur gjatë gjykimit të çështjes janë zhdukur shkaqet që përbënin pengësë për martesë, të
parashikuara nga nenet 14 dhe paragrafi I parë e i fundit i nenit 15 të këtij Kodi, kjo martesë nuk
shpallet e pavlefshme.

Neni 22

Martesa e lidhur duke qenë njëri nga bashkëshortët nën ndikimin e një kanosjeje, pa të cilën
nuk do të lidhej martesa, shpallet e pavlefshme.
Të drejtën e padisë për pavlefshmërinë e martesës së lidhur me kanosje e ka vetëm
bashkëshorti që ka qenë i kanosur. E drejta e kësaj padie parashkruhet me kalimin e gjashtë muajve
nga dita që ka pushuar kanosja, por në çdo rast jo më tepër se tre vjet nga lidhja e martesës.

Neni 23

Pasojat, për bashkëshortin që nuk ka ditur shkakun e pavlefshmërisë së martesës, fillojnë nga
dita që vendimi merr formë të prerë.
Marrëdhëniet pasurore të bashkëshortit, që në kohën e lidhjes së martesës nuk ka ditur
shkakun e pavlefshmërisë, rregullohen, kundrejt bashkëshortit tjetër, njëlloj si marrëdhëniet pasurore
të bashkëshortit pa fajin e të cilit është zgjidhur martesa.
Fëmijët e lindur nga një martesë që shpallet e pavlefshme, quhen si të lindur nga martesa dhe
rnarrëdhëniet ndërmjet tyre e prindërve rregullohen njëlloj si në rastet kur zgjidhet martesa.

KREU IV
TË DREJAT DHE DETYRAT E BASHKËSHORTIT

Neni 24

Bashkëshortët kanë kundrejt njëri-tjetrit të njëjtat të drejta dhe detyra. Ata duhet të duan dhe të
respektojnë njëri-tjetrin, të ruajnë besnikërinë bashkëshortore, të ndihmojnë njëri-tjetrin në
përmbushjen e të gjitha detyrimeve familjare e shoqërore dhe të marrin pjesë në plotësimin e nevojave
materiale e kulturore të familjes.

Neni 25

Bashkëshortët vendosin bashkërisht për çdo çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet që lindin


nga martesa.

Neni 26

Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të
përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet.
Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave.

Neni 27

Fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të
gjithë fëmijët mbaj në një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja
nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e atit.

KREU V
AMËSIA, ATËSIA

Neni 28

Amësia e fëmijës vërtetohet me faktin e lindjes.

Neni 29

Fëmija që ka lindur gjatë martesës ka për atë bashkshortin e nënës. Fëmija që ka lindur brenda
300 ditëve nga pushimi ose zgjidhja e martesës, ose nga shpallja e pavlefshmërisë së martesës, ka për
atë ish-bashkëshortin e nënës.
Kur fëmija ka lindur gjatë vazhdimit të martesës së dytë të nënës, ka për atë bashkëshortin e
nënës me martesë të dytë, edhe sikur fëmija të ketë lindur brenda 300 ditëve nga pushimi ose zgjidhja
e martesës së parë ose nga shpallja e pavlefshmërisë së saj.

Neni 30

Atë i fëmijë së lindur nga prindër, që nuk janë të lidhur me martesë ndërmjet tyre, është
personi që e njeh fëmijën si të tij. Kjo njohje mund të bëhet në çdo kohë para nëpunësit të gjendjes
civile, para noterit ose me testament.

Neni 31

Njohja e atësisë është e vlefshme kur për këtë jep pëlqimin nëna e fëmijës, të cilën e lajmëron
nëpunësi i gjendjes civile. Kur nëna e kundërshton këtë njohje ose nuk përgjigjet brenda një muaji nga
marrja e lajmërimit, burri që ka njohur fëmijën si të tij, mund të ngrejë padi para gjykatës kompetente
për të vërtetuar se ai është atë i fëmijës.
E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e një viti nga dita e marrjes së lajmërimit nga
nëpunësi i gjendjes civile për mospranimin nga ana e nënës.

Neni 32

Nëna mund ta njohë fëmijën, kur fëmija është regjistruar në aktin e lindjes me prindër të
panjohur.
Njohja mund të bëhet para nëpunësit të gjendjes civile, para noterit ose me testament.
Neni 33

Nga njohja e amësisë ose e atësisë së një fërmije të lindur nga marrëdhëniet jashtëmartesore,
nuk mund të hiqet dorë, përveç rasteve kur njohja është bërë nën ndikimin e një kanosjeje serioze ose
me mashtrim.

Neni 34

Atësia e një fëmije që ka lindur nga marrëdhëniet jashtëmartesore, mund të vërtetohet edhe me
vendim të gjykatës.

Neni 35

Fëmija, i regjistruar në, aktin e lindjes me prindër të panjohur mund të kërkojë nga gjykata
vërtetimin e amësisë ose të atësisë.
E drejta e padisë për vërtetimin e amësisë ose të atësisë nuk parashkruhet gjatë gjithë kohës që
fëmija jeton.

Neni 36

Vendimi i gjykatës që përcakton amësinë ose atësinë e tij, ka efekt që nga lindja e fëmijës.

Neni 37

Padia për vërtetimin e atësisë së një fëmije të lindur nga marrëdhëniet jashtëmartesore mund të
ngrihet nga nëna e fëmijës, edhe kur ajo është e mitur, ose nga kujdestari, kur nëna nuk e ushtron të
drejtën prindërore, por duke marrë ky pëlqimin e këshillit të kujdestarisë.
E drejta e padisë së nënës për të vërtetuar atësinë e fëmijës, parashkruhet me kalimin e tre
vjetëve nga lindja e fëmijës.

Neni 38

Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe nga vetë fëmija madhor.
E drejta e fëmijës për vërtetimin e atësisë nuk parashkruhet.

Neni 39

Amësia e treguar në aktin e lindjes, mund të kundërshtohet nga gruaja e regjistruar si nënë e
fëmijës, ose nga gruaja që kërkon të njihet si nënë, ose nga fëmija kur bëhet madhor.
E drejta e padisë për kundërshtimin e amësisë nuk parashkruhet.

Neni 40

Burri që, sipas nenit 29 të këtij Kodi, është atë i një fëmije, mund të kundërshtojë atësinë e
këtij fëmije.
Padia për kundërshtimin e atësisë së fëmijës ngrihet kundër fëmijës, i cili përfaqësohet nga
nëna.
E drejta e padisë parashkruhet brenda një viti nga dita që burri ka marrë dijeni për lindjen e
fëmijës.
Neni 41

Nëna mund të kundërshtojë që të jetë atë i fëmijës së saj, burri që, sipas nenit 29 të këtij Kodi,
quhet atë i këtij fëmije.
E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e një viti nga lindja e fëmijës.

Neni 42

Fëmija, kur bëhet madhor, mund të kundërshtojë që të jetë atë i tij burri që, sipas nenit 29 të
këtij Kodi, quhet atë i fëmijës.
E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e tre vjetëve nga dita që fëmija bëhet madhor.

Neni 43

E drejta e padisë, e parashikuar nga nenet 35, 37, 38, 39, 41 dhe 42 të këtij Kodi, nuk u kalon
trashëgimtarëve të paditësit, por gjykimi i filluar më parë mund të vazhdohet nga trashëgimtarët e tij.
Në rast se fëmija është zënë kur mungonte bashkëshorti nënës dhe ky ka vdekur pa u plotësuar
afati brenda të cilit mund të ngnihet padia për kundërshtimin e atësisë, të paralindurit ose të paslindurit
e tij, mund të ngrenë këtë padi brenda 3 muajve nga dita e vdekjes së tij.

Neni 44

Fëmija, kur bëhet madhor, ka të drejtë të kundërshtojë që të jetë atë i tij, burri që e ka njohur
atë si fëmijë të tij.
E drejta a padisë parashkruhet me kalimin e tre vjetëve nga dita që fëmija bëhet madhor.

Neni 45

Burri që e quan veten si atë të fëmijës së lindur nga marrëdhëniet jashtëmartese, mund të
kundërshtojë që një burrë tjetër, i cili e ka njohur fëmijën si të tij, të jetë atë i tij.
E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e një viti nga regjistrimi i atësisë në regjistrin e
gjendjes civile.

Neni 46

E drejta e padisë e parashikuar nga nenet 35, 37, 38, 41, 42, 44, 45 mund të ngrihet edhe
kundër trashëgimtarëve të të paditurit.

Neni 47

Gjykata të zgjatë afatin e parashkrimit, me kërkesën e personit të interesuar ose me nismën e


vet, kur ka shkaqe të përligjura.

KREU V
BIRËSIMI

Neni 48

Birësimi bëhet në interes të të birësuarit.


Me birësim krijohen ndërmjet birësuesit dhe të birësuarit marrëdhënje të njëjta si ato ndërmjet
prindit dhe fëmijës.
Neni 49

Birësohet vetëm i mituri.


Personi që birëson, duhet të ketë një ndryshim të paktën prej tetëmbëdhjetë vjetësh me
personin që do të birësohet.

Neni 50

Nuk mund të birësohet një person nga të paralindurit e tij, si edhe vëllai nga motra dhe
anasjelltas.

Neni 51

Nuk mund të birësojë personi kur:


a) i është hequr nga gjykata e drejta prindërore;
b) vuan nga një sëmundje psikike ose ka zhvillim mendor të metë, si dhe ai që vuan nga një
sëmundje, e cila mund të verë në rrezik shëndetin dhe jetën e atij që do të birësohet;
c) nuk ka siguri se do të kryejë në rregull detyrën e birësuesit në lidhje me rritjen dhe
edukimin e tij që do të birësohet.

Neni 52

Asnjëri nuk mund të birësohet nga shumë persona. Vetëm bashkëshortët mund të birësojnë
edhe së bashku po atë person.

Neni 53

Birësimi vendoset nga gjykata e rrethit ku ka banimin personi që do të birësojë.

Neni 54

Për birësimin merret pëlqimi i të dy prindërve të atij që do të birësohet ose, sipas rastit,
pëlqimi i kujdestarit të tij. Kur ai që do të birësohet ka mbushur moshën dhjetë vjeç, duhet të merret
edhe pëlqimi i tij.
Kur personi që do të birësojë është i martuar, duhet të merret edhe pëlqimi i bashkëshortit të
tij. Pëlqimi i bashkëshortit nuk kërkohet, kur këtij me vendim të gjykatës i është hequr e drejta
prindërore ose vuan nga një sëmundje psiqike.

Neni 55

Për fëmijën e lindur nga marrëdhëniet jashtëmartesore me atë të panjohur, të lënë në një
institucion shtetëror për fëmijë, pëlqimi jepet nga drejtori i institucionit, kur nëna nuk dihet ose kur
kjo ka lejuar me shkrim që më parë birësimin e fëmijës së saj.

Neni 56

Pëlqimi i personit që do të birësojë, i bashkëshortit të tij, si edhe pëlqimi i prindërve ose i


kujdestarit të atij që do të birësohet, duhet të jepen personalisht para gjykatës.
Për shkaqe të përligjura, njëri nga prindërit e atij që do të birësohet, mund të japë pëlqimin e
tij për birësimin përpara noterit.
Neni 57

Me birësimin ndërmjet birësuesit dhe gjinisë së tij, nga njëra anë, dhe të birësuarit e të
paslindurve të tij, nga ana tjetër, lindin të drejta dhe detyra të njëjta me ato që kanë ndërmjet tyre
personat, të cilët janë gjini. Të drejtat dhe detyrat ndërmjet të birësuarit dhe të paslindurve të tij, nga
njëra anë, dhe gjinisë së tij, nga ana tjetër, pushojnë.
Kur një nga prindët e të birësuarit është bashkëshort i birësuesit, i birësuari nuk shkëput
marrëdhëniet me këtë prind dhe gjininë e këtij.

Neni 58

Me birësimin nuk zhduket shkaku që ndalon martesën ndërmjet të të birësuarit dhe gjinisë së
tij, i parashikuar nga neni 15 i këtij Kodi.

Neni 59

I birësuari merr mbiemrin e birësuesit.


Kur birësimi bëhet nga të dy bashkëshortët, nga një i ve ose nga bashkëshorti i njërit nga
prindërit e fëmijës, këta mund të kërkojnë të shënohen në vendimin e birësimit si prindër të fëmijës.
Në këtë rast i birësuari merr, përveç mbiemrit edhe si emër ati dhe nëne atë të birësuesit.
Kur birësimi bëhet nga një i ve, si prind i të birësuarit mund të shënohet edhe bashkëshorti i
paravdekur i birësuesit.

Neni 60

Në çdo rast, për t’u shënuar birësuesit si prindër të tëbirësuarit, duhet të merret edhe pëlqimi i
prindërve të të birësuarit ose i kujdestarit të tij, si edhe i vetë të birësuarit, në qoftë e ky ka mbushur
moshën dhjetë vjeç.

Neni 61

Me kërkesën e birësuesit mund të ndryshohet edhe vendi i lindjes i të birësuarit.

Neni62

Birësimi quhet i lidhur nga dita që vendimi merr formë të prerë. Ky vendim i dërgohet për
regjistrim zyrës së gjendjes civile ku ka regjistrin themeltar birësuesi.

KREU VII
MARRËDHËNIET NDËRMJET PRINDËRVE DHE FËMIJËVE

Neni 63

Prindërit kanë të njëjtat të drejta dhe detyra ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

Neni 64

E drejta prindërore ushtrohet vetëm në interes të fëmijëve të mitur dhe me marrëveshje të të dy


prindërve.
Neni 65

Kur njëri nga prindërit nuk dihet ose ka vdekur, ose i është hequr e drejta prindërore, ose i
është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, e drejta prindërore i përket prindit tjetër.
Kur njëri nga prindërit pengohet të ushtrojë të drejtën prindërore, këtë e ushtron prindi tjetër.

Neni 66

Fëmijët e mitur jetojnë me prindërit.


Prindërit që nuk jetojnë bashkë, duhet të merren vesh me cilin do të jetojë fëmija. Kur kjo
marrëveshje nuk arrihet, me kërkesën e njërit prej tyre, vendos këshilli i kujdestarisë, duke marrë edhe
mendimin e fëmijës, në qoftë se ka mbushur moshën dhjetë vjeç. Në këtë rast, këshilli i kujdestarisë
vendos edhe për marrëdhëniet e prindit me fëmijën, me të cilin nuk do të jetojë fëmija.
Këshilli i kujdestarisë me kërkesën e njërit prej prindërve mund të ndryshojë vendimin e vet,
kur kanë ndryshuar rrethanat.
Vendimi i këshillit të kujdestarisë është titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit.

Neni 67

Gjyshi dhe gjyshja kanë të drejtë të kenë marrëdhënie me nipërit e mbesat e tyre të mitur edhe
kur këtyre u ka vdekur prindi dhe mbahen nga prindi tjetër ose nga persona të tjerë.
Kur prindi ose personi që mban fëmijën, nuk u lejon gjyshërve të drejtën për të pasur
marrëdhënie me nipërit e mbesat, me kërkesën e tyre, vendos këshilli i kujdestarisë. Kur ndryshojnë
rrethanat, me kërkesën e gjyshërve këshilli i kujdestarisë mund të ndryshojë vendimin e vet.
Vendimi i këshillit të kujdestarisë është titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit.

Neni 68

Në rast të zgjidhjes së martesës ose të pavlefshmërisë së saj, të drejtën prindërore e ushtron


prindi, të cilit i është besuar fëmija.
Kur prindi tjetër nuk i gjen me vend veprimet ose masat e marra nga prindi që ushtron të
drejtën prindërore, mund t’i drejtohet këshillit të kujdestarisë për të marrë masat e nevojshme.

Neni 69

Prindërit nuk mund t’ia lënë fëmijën për rritje dhe edukim një personi që nuk mund të jetë
kujdestar.

Neni 70

Prindërit mund të kërkojnë në gjykatë dorëzimin e fëmijës së tyre të mitur, kur nuk jeton pranë
tyre dhe mbahet pa të drejtë nga persona të tjerë. Gjykata vendos kthimin, në qoftë se kjo nuk vjen në
kundërshtim me interesat e fëmijës. Gjykata në çdo rast merr mendimin e fëmijës, kur ka mbushur
moshën dhjetë vjeç.

Neni 71

Prindërit përfaqësojnë fëmijën e tyre të mitur që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç
në të gjitha veprimet juridike, me përjashtim të atyre që, sipas ligjit, i mituri mund t’i kryejë vetë.
I mituri, që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, i kryen vetë veprimet juridike, por
kurdoherë me pëlqimin paraprak të prindërve, me përjashtim të atyre që, sipas ligjit, mund t’i kryejë
vetë.

Neni 72

Pasuria e të miturit, që nuk ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç, administrohet nga


prindërit në dobi të fëmijës, kurse pasuria e të miturit, që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç,
administrohet nga vetë i mituri, por gjithmonë me pëlqimin paraprak të prindërve.

Neni 73

Tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme të çdo fëmije të mitur gjer në moshën tetëmbëdhjetë vjeç,
si edhe të gjitha veprimet që kapërcejnë kufijtë e një administrimi të thjeshtë të çdo pasurie të të
miturit, mund të kryhet vetëm kur e kërkon interesi i të miturit dhe gjithmonë me leje të këshillit të
kujdestarisë.
Veprimi juridik, që është kryer pa u marrë leja e këshillit të kujdestarisë, mund të shpallet i
pavlefshëm me kërkesën e këshillit të kujdestarisë, të të miturit që ka mbushur moshën katërmbëdhjetë
vjeç, të prindit ose të kujdestarit të të miturit.
Kur këshilli i kujdestarisë jep pëlqimin më vonë, veprimi juridik nuk shpallet i pavlefshëm.

Neni 74

Mënyra se si prindërit i përmbushin të drejtat dhe detyrimet e tyre për edukimin, rritjen dhe
mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të fëmijëve të tyre të mitur, mbikëqyret nga këshilli i
kujdestarisë.

Neni 75

Këshilli i kujdestarisë, kur gjen se prindërit nuk kujdesen për rritjen dhe edukimin e fëmijëve
të mitur ose kur këtë e do interesi i fëmijës së mitur, mund të kërkojë në gjykatë që të vendosë heqjen
e fëmijës nga prindërit dhe t’ia besojë për rritje dhe edukim një institucioni shtetëror ose një personi
tjetër, kur ky e pranon.
Me heqjen e fëmijës nga prindërit, nuk pushojnë të drejtat e tjera që u takojnë prindërve, as
edhe detyrimet e tyre kundrejt fëmijës.

Neni 76

Kur prindi shpërdoron të drejtën prindërore, ose tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj,
ose me veprimet e tij ndikon në mënyrë të dëmshme në edukimin e fëmijëve, me kërkesën e prindit
tjetër, ose të këshillit të kujdestarisë, ose të prokurorit, i hiqet e drejta prindërore.
Heqja e së drejtës prindërore bëhet me vendim të gjykatës, duke u thirrur si i paditur prindi,
për të cilin kërkohet heqja e së drejtës prindërore.

Neni 77

E drejta prindërore mund t’i kthehet prindit me vendim të gjykatës, kur pushon shkaku për të
cilin i është hequr kjo e drejtë.

KREU VIII
DETYRIMI PËR USHQIM
Neni 78

Detyrim për udhqim kanë, sipas radhës që vijon:


a) bashkëshorti ndaj bashkëshortit tjetër dhe fëmijët ndaj prindërve të tyre;
b) prindërit ndaj fëmijëve të tyre;
c) të paslindurit ndaj të paralindurve të tyre, që nuk janë prindër;
ç) të paralindurit ndaj të paslindurve të tyre, që nuk janë fëmijë të tyre;
d) vëllezërit dhe motrat ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre.

Neni 79

Kur personat e detyruar për dhënien e ushqimit, nuk janë në gjendje që ta japin këtë tërësisht
ose pjesërisht, detyrimi u kalon tërësisht ose pjesërisht personave që janë në radhë të mëpasme.
Prindërit nuk shkarkohen nga detyrimi për të ushqyer fëmijët e tyre edhe sikur t’u jetë hequr e
drejta prindërore.

Neni 80

Prindërit detyrohen të ushqejnë fëmijët e tyre të mitur kur këta nuk kanë mjete të mjaftueshme
për të jetuar.
Detyrimi për ushqim vazhdon edhe për kohën që fëmijët madhorë ndjekin shkollën e mesme
ose të lartë deri në moshën njëzetepesë vjeç.
Detyrimi për ushqim ndërmjet personave të tjerë lind vetëm kur personi që kërkon ushqim
është i paaftë për punë dhe nuk ka mjete të mjaftueshme për të jetuar.

Neni 81

Kanë detyrim për ushqim dhe njerku dhe njerka ndaj thjeshtërve të tyre të mitur, përveç
rasteve kur këta kanë persona të tjerë që janë të detyruar dhe në gjendje t’i ushqejnë.
Gjithashtu, thjeshtërit detyrohen të ushqejnë njerkun dhe njerën e tyre, kur këta i kanë ushqyer
për një kohë të gjatë dhe janë kujdesur për ta në mituri jo më pak se dhjetë vjet. Në këtë rast thejshtërit
ngarkohen me dhënien e ushqimit njëlloj si ndaj prindërve të tyre.

Neni 82

Detyrimi për ushqim pushon në qoftë se martesa ndërmjet prindit dhe njerkës ose njerkut është
zgjidhur.

Neni 83

Bashkëshorti, kur martesa është zgjidhur pa fajin a tij dhe është i paaftë për punë e pa mjete të
mjaftueshme për të jetuar, ka të drejtë të kërkojë detyrimin e ushqimit nga bashkëshorti tjetër.
Ushqimi në këtë rast duhet të kërkohet dhe të vendoset në gjykimin e zgjidhjes së martesës.
Kërkesa për ushqim mund të paraqitet edhe brenda gjashtë muajve nga dita që vendimi për zgjidhjen e
martesës ka marrë formën e prerë me kusht që paaftësia dhe mungesa e mjeteve të mjaftueshme për të
jetur të kenë qenë gjatë martesës.

Neni 84

Detyrimi për ushqim i parashikuar në kushtet e nenit 83, caktohet për kohë gjer në tre vjet pas
zgjidhjes së martesës. Ky detyrim pushon para këtij afati, kur bashkëshorti që e gëzonte të drejtën e
ushqimit, lidh martesë të re, ose bëhet i aftë për punë, ose siguron mjete të mjaftueshme për të jetuar,
ose kur gjykata, duke marrë parasysh rrethanat, çmon se nuk është i denjë për të përfituar nga kjo e
drejtë.

Neni 85

Detyrimi për ushqim caktohet sipas nevojave të atij që e gëzon të drejtën e ushqimit dhe
gjendjes ekonomike të të detyruarit për ushqim.
Kur detyrimi i ushqimit u takon shumë personave së bashku, ky detyrim ndahet ndërmjet tyre
sipas gjendjes ekonomike të secilit.

Neni 86

Personi që detyrohet t’i japë ushqim një personi tjetër, e përmbush këtë detyrim duke e marrë
në shtëpinë e tij për ta ushqyer.
Megjithatë, gjykata, sipas rrethanave të çështjes, mund të vendosë që detyrimi për ushqim të
përmbushet duke u paguar shuma e caktuar kundrejt ushqimit ose duke u siguruar ushqimi në mënyrë
tjetër.

Neni 87

Detyrimi për ushqim fillon nga dita e ngritjes së padisë.


Gjykata, me kërkesën e personit të interesuar, mund të pakësojë, të heqë ose të shtojë
detyrimin për ushqim të caktuar me vendim të formës së prerë, kur rrethanat, në bazë të të cilave është
dhënë vendimi, kanë ndryshuar më vonë.
Pakësimi ose heqja e detyrimit për ushqim të caktuar me vendim të formës së prerë dhe të
paekzekutuar fillon nga dita kur kanë ndryshuar rrethanat, në bazë të të cilave është dhënë vendimi,
kurse shtimi i tij fillon nga dita e ngritjes së padisë.

Neni 88

Kur një vendim, që përmban një detyrim ushqimi, vihet në ekzekutim pas gjashtë muajve nga
dita që ka marrë formë të prerë, detyrimet e prapambetura fillojnë vetëm për gjashtë muajt e fundit.

Neni 89

Detyrimi i ushqimit pushon me vdekjen e personit të detyruar edhe sikur ky detyrim, që


përmbahet në një vendim të formës së prerë, të mos jetë ekzekutuar.

Neni 90

E drejta për të kërkuar ushqim nuk mund t’i kalojë një personi tjetër.
Ai që është i detyruar për dhënien e ushqimit, nuk mund të kërkojë që ky detyrim të shlyhet
me një kredi që ka ndaj atij që e gëzon të drejtën e ushqimit, edhe sikur të ketë detyrime për ushqim të
prapambetura.

Neni 91

Heqja dorë nga e drejta e ushqimit për kohën e ardhshme, është e pavlefshme.
KREU IX
PUSHIM DHE ZGJIDHJA E MARTESËS

Neni 92

Martesa pushon me vdekjen e njërit prej bashkëshortëve ose me shpalljen nga gjykata të njërit
prej tyre si të pagjetur.
Kur bashkëshorti që është shpallur si i pagjetur, del se është gjallë, martesa e pushuar me
shpalljen e tij si të pagjetur, bëhet prapë e vlefshme, përveç rastit kur bashkëshorti tjetër ka lidhur
martesë të re.

Neni 93

Martesa zgjidhet me vendim të gjykatës popullore.

Neni 94

Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë nga gjykata zgjidhjen e martesës, kur, për shkak të
grindjeve të vazhdueshme, të keqtrajtimeve, fyerjeve të rënda, shkeljes së besnikërisë bashkëshortore,
sëmundjes psikike të pashërueshme, dënimit penal të rëndë të bashkëshortit ose për çdo shkak tjetër,
marrëdhëniet bashkëshortore janë tronditur aq thellë sa jetesa e përbashkët është bërë e pamundur dhe
martesa ka humbur qëllimin e saj.

Neni 95

Në vendimin e zgjidhjes së martesës gjykata duhet të përmendë shkaqet që kanë sjellë


tronditjen e thellë të marrëdhënieve bashkëshortore dhe të përcaktojë bashkëshortin, për fajin e të cilit
zgjidhet martesa, përveç rasteve kur martesa zgjidhet për shkaqe objektive.
Kur gjykata çmon se ndaj fajtorit duhet të merren masa me karakter edukativ, jep vendim të
veçantë.

Neni 96

Bashkëshorti, i cili me lidhjen e martesës ka ndërruar mbiemrin e tij, pas zgjidhjes së


martesës, merr mbiemrin që ka pasur përpara lidhjes së martesës.

Neni 97

Me vendimin e zgjidhjes së martesës gjykata zgjidh edhe çështjen se cilit prind do t’i besohen
fëmijët për rritje dhe edukim.
Kur prindërit nuk merren vesh për këtë çështje ose kur marrëveshja e tyre nuk pajtohet me
interesat e fëmijëve, gjykata, pasi merr dhe mendimin e fëmijëve, kur këta kanë mbushur moshën
dhjetë vjeç, vendos që të gjithë fëmijët të mbeten pranë njërit prind ose disa të mbeten pranë nënës dhe
disa pranë atit. Për shkaqe të arsyeshme, gjykata mund të vendosë që fëmijët t’i besohen një personi të
tretë kur ky e pranon ose një institucioni shtetëror.
Gjykata mund t’ia besojë fëmijët edhe atij prindi që ka qenë fajtor për zgjidhjen e martesës, në
rast se kjo është në interesin e fëmijëve.

Neni 98

Prindi, të cilit nuk i janë besuar fëmijët, ka të drejtë të ketë marrëdhënie me ta, sipas mënyrës
së caktuar nga gjykata.
Gjykata, me kërkesën e njërit nga prindërit ose të këshillit të kujdestarisë, kur kanë ndryshuar
rrethanat, mund të ndryshojë vendimin në lidhje me rritjen dhe edukimin e fëmijëve dhe me
marrëdhëniet e prindërve kundrejt fëmijëve të tyre.

Neni 99

Gjykata, kur vendos zgjidhjen e martesës, cakton edhe sasinë kontributit të nevojshëm për
rritjen dhe edukimin e fëmijëve.

Neni 100

Martesa quhet e zgjidhur nga dita kur vendimi i zgjidhjes së martesës merr formë të prerë.

Neni 101

Në vendimin e zgjidhjes së martesës, gjykata, me kërkesën e secilit bashkëshort, vendos edhe


mbi të drejtën e përdorimit të banesës bashkëshortore.

KREU X
KUJDESTARIA

Neni 102

Fëmijët e mitur që nuk janë nën kujdesin e prindërve për shkak se të dy prindërit kanë vdekur
ose nuk njihen, janë shpallur si të pagjetur, u është hequr e drejta prindërore ose u është hequr zotësia
për të vepruar, quhen se janë në kujdestari dhe gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit. Personat që nuk
janë të zotët të kujdesen për veten e tyre, vihen në kujdestari.

Neni 103

Kujdestaria ka për qëllim t’u sigurojë të miturve që nuk ndodhen nën kujdesin e prindërve,
kushte të përshtatshme për rritjen, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të tyre, në
mënyrë e të bëhen shtetas të denjë dhe të ndërgjegjshëm, si edhe të aftë që të mbrojnë të drejtat dhe
interesat e tyre.
Kujdestarja ka për qëllim, gjithashtu, të mbrojë të drejtat e interesat edhe të personave të tjerë
që vihen në kujdestari.

Neni 104

Detyrat e kujdestarisë kryhen nga këshilli i kujdestarisë që krijohet në çdo komitet ekzekutiv
të këshillit popullor të rrethit. Ai përbëhet nga një anëtar i këshillit popullor si kryetar, nga përgjegjësi
i seksionit të arsimit, nga përgjegjësi i seksionit të shëndetësisë nga një gjyqtar i gjykatës së rrethit dhe
nga një përfaqësues i Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, i Bashkimit të Grave të Shqipërisë, i
Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, si edhe nga një përfaqësues i Frontit Demokratik të
Shqipërisë. Këta caktohen për çdo tre vjet me vendim të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të
rrethit, si dhe me propozimin e organizatës përkatëse.
Këshilli i kujdestarisë ndihmohet në veprimtarinë e tij nga organet e pushtetit dhe organizatat
shoqërore.
Neni 105

Këshilli i kujdestarisë merr vendim për emërimin e kujdestarit, kur këtë e do interesi i të
miturit ose i personit që ndodhet në kujdestari. Kujdestari kujdeset për të miturit dhe personat që
ndodhen në kujdestari dhe, kur nuk ka mundësi që këtyre t’u sigurohet në mënyrë tjetër edukimi,
arsimimi ose mjekimi i tyre, i dërgon sipas rastit, në institucione të posaçme për fëmijë, në konvikte,
në institucione shëndetësore ose në institucione të tjera.
Këshilli i kujdestarisë për emërimin e kujdestarit duhet të marrë edhe mendimin e të miturit që
ka mbushur moshën dhjetë vjeç.
Kujdestaria pushon kur i mituri mbush moshën tetëmbëdhjetë vjeç ose kur e mitura martohet
para kësaj moshe.

Neni 106

Detyra e kujdestarit për të miturit që ndodhen në një institucion të posaçëm për fëmijë,
ushtrohet nga drejtuesi i atij institucioni. Në qoftë se i mituri që ndodhet në një institucion të tillë për
fëmijë ka pasuri, këshilli i kujdestarisë i emëron një kujdestar për administrimin saj.

Neni 107

Kujdestari ka për detyrë të kujdeset si prind për të miturin dhe sidomos për rritjen, edukimin
dhe arsimimin e tij.
I mituri i vënë në kujdestari jeton me kujdestarin, përveç kur këshilli i kujdestarisë vendos
ndryshe.

Neni 108

I mituri që ndodhet në kujdestari, ka për detyrë të respeksojë dhe t’i bindet kujdestarit si
fëmija prindit.

Neni 109

Këshilli i kujdestarisë e heq kujdestarin dhe e zëvendëson me një tjetër, kur gjen se ai ka
shpërdoruar të drejtat që i takojnë si kujdestar, kur është treguar i pakujdesshëm në kryerjen e detyrës
ose kur me mënyra të tjera ka vënë në rrezik interesat e të miturit, si edhe kur vetë kujdestari kërkon
shkarkimin e tij për shkaqe të arsyeshme.

Neni 110

Personit, të cilit me vendim të gjykatës i është hequr ose i është kufizuar zotësia për të
vepruar, këshilli i kujdestarisë, brenda një muaji nga marrja e njoftimit për këtë vehdim, detyrohet t’i
emërojë kujdestar, duke i përcaktuar atij edhe detyrat që i takojnë.
Dispozitat e kujdestarisë për të miturit zbatohen edhe për kujdestarinë e personave, të cilëve u
është hequr ose u është kufizuar zotësia për të vepruar, përveç rasteve kur urdhërohet ndryshe në këtë
Kod.

Neni 111

Kujdestaria mbi personin, të cilit i është hequr ose është kufizuar zotësia për të vepruar,
pushon, kur kjo zotësi i kthehet me vendim të gjykatës.
Neni 112

Këshilli i kujdestarisë emëron një kujdestar të posaçëm kur këtë e kërkojnë interesat e të
miturit ose kur këtë e kërkon mbrojtja e interesave të personave që kanë zotësi për të vepruar por janë
në pamundësi që të emërojnë vetë përfaqësues.
Në këto raste, kujdestari i posaçëm emërohet me kërkesën e personit që do të përfaqësohet, me
kërkesën e bashkëshortit, të gjinisë, të organeve shtetërore, të organizatave shoqërore, të personave të
tjerë të interesuar ose me nismën e vetë këshillit të kujdestarisë.
Kujdestaria e posacme hiqet, kur pushojnë shkaqet për të cilat është krijuar.

Neni 113

Kujdestaria e posaçme e parashikuar nga neni 112 i këtij Kodi nuk prek zotësinë për të
vepruar të personit që është përfaqësuar nga kujdestari dhe mund të krijohet me pëlqimin e të
përfaqësuarit, përveç rasteve kur ky pëlqim nuk mund të jepet.

Neni 114

Vendimet e këshillit të kujdestarisë mund të prishen nga komiteti ekzekutiv i këshillit popullor
të rrethit, pranë të cilit është krijuar këshilli i kujdestarisë, me nismën e vet ose me kërkesën e çdo të
interesuari, kur këto vendime vijnë në kundërshtim me interesat e personave që ndodhen në kujdestari.

KREU XI
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 115

Për mosmarrëveshjet që janë në vazhdim në çdo shkallë të gjykimit, zbatohen dispozitat e


këtij Kodi.

Neni 116

Kodi i Familjes i Republikës Popullore të Shqipërisë, i miratuar me ligjin nr.4020, datë


23.6.1965, shfuqizohet.

Neni 117

Ky Kod hyn në fuqi më 1 shtator 1982.

Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Kryetari i Presidiumit të Kuvendit


Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Popullor të Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë Shqipërisë
Xhafer Spahiu Haxhi Lleshi

You might also like