You are on page 1of 1

10 RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR

Kujdesuni që automjeti juaj të jetë në gjendje të mirë teknike. Automjeti është material
harxhues. Jeta është e shenjtë, jetoje jetën.
Respekto ligjet dhe rregullat e sigurisë në trafik. Rregullat shërbejnë për t’i respektuar,
obligim ligjor.
Shpejtësia vret, respektojeni kufizimin e shpejtësisë. Kontrollo shpejtësinë. Mos lejo që
shpejtësia ta marrë jetën tuaj dhe të të dashurve tuaj.
Vendoseni rripin për sigurinë tuaj. Në automjetin për udhëtarë dhe në mjetin transportues,
shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet, duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e
parashah prodhuesi i atij automjeti.
STOP drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe drogës. Alkooli dhe droga ndikojnë
negativisht në aftësitë e drejtimit të mjetit.
Kujdesuni për fëmijët tuaj, edhe ata dëshirojnë të jetojnë mbi 80 vite. Fëmijët nën moshën
12 vjet dhe me lartësi nën 150 cm, të cilët transportohen në mjetin tuaj, duhet të jenë të siguruar
tërësisht me sistem të sigurtë, me ulëse të sigurisë për fëmijë, të përshtatur për masën dhe
lartësinë e fëmijës.
Përqendrohu në ngasje. Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit nuk i
lejohet përdorimi i telefonit mobil!
Kur jeni i lodhur, pushoni! Më mirë vonë se kurrë, lodhja mund të shkaktojë rrezik për ju dhe
pjesëmarrësit në trafik.
Vendose helmetën. Shoferi i cili biçikletë, moped, motoçikletë, triçikletë apo katërçikletë pa
kabinë mbrojtëse, si dhe personat të cilët barten në këto mjete, duhet të mbajnë helmeta
mbrojtëse përkatëse, dhe gjatë qarkullimit në rrugë, t’i përdorin ato sipas udhëzimeve të
prodhuesit të helmetës.
Respektimi i rregullave është kulturë. Me respektimin e rregullave, keni respektuar veten,
pjesëmarrësit e tjerë në trafik, familjen tuaj dhe vendin.

You might also like