You are on page 1of 1

Konkurs Matematike

(Për klasat 6-9)


1. P=2πr është formula për gjetjen ? Perimetrin e rrethit

2. ¼ si përqindje është? 25%


3. Rrënja kubike e 64 është? 4
4. Në një restorant dy persona paguan 30€ për darkën. Për shërbimin duhej të paguanin 20% e vlerës së
faturës. Sa € do paguajnë për shërbimin? 6€
5. Rrezultati në veprimin e zbritjes quhet? Diferencë
6. Syprinën e rrethit e gjejmë me formulën? S=πr2
7. Cila është vlera e π (pi) e rrumbullakosur në të qindtën më të afërt? 3,14
8. Dy kënde quhen shtuese nëse shuma e tyre është____? 180 °
9. Teorema e Pitagorës zbatohet për cilin lloj trekëndëshi? Trekëndëshin kënddrejtë
10. Pika në të cilën dy boshtet numerike e rrjetit koordinativ priten quhet? Origjinë
11. Cfarë është moda? E dhëna me dendurinë më të madhe
12. Rradha e kryerjes së veprimeve fillon me ? Kllapat rrethore
13. Numrat që kanë si pjesëtues vetëm njëshin dhe veten quhen ? Numra prim
14. Numri më i vogël i thjeshtë është numri? 2
15. Shuma e këndeve të brendshme të një katërkëndëshi është? 360°
16. Nw njw kuti ndodhen 5 rruaza tw kuqe, 3 blu dhe 7 tw verdha, zgjedhim rastwsisht njw rruazw. Sa
n( A) 5 1
wshtw probabiliteti qw rruaza e zgjedhur tw jetw e kuqe? P(A)= = =
n ( H ) 15 3
17. Syprina e një paralelogramit gjendet me formulën? S=bh
18. Bashkësia e pikave të planit që janë të baraslarguara nga një pikë fikse e planit quhet? Rreth
19. Vlera e shprehjes ( -1)101 - (-3)2 është ? -10
20. A është katrori romb? Po
21. Sa cm3 ka 1m3? 1000000cm3
22. A ndërtohet trekndësh me gjatësi brinjësh 4cm, 5cm dhe 10cm? Jo (sepse shuma e dy brinjëve duhet
të jetë më e madhe se brinja tretë)
23. Ora 3 pa 20 min pasdite shfaqet në orën elektronike si: 14: 40
24. Altini ka 918 karamele. Ai dëshiron që ti ndaj në pako, ku secila pako nxë 9 karamele. Sa pako do jetë
në gjendje të plotësoj? 102pako
25. Masat e dy këndeve të brendshme të një trekëndëshi janë përkatësisht 35° dhe 65° . Sa është masa e
këndit të tretë? 80°
26. Sa kohë ka kaluar nga ora 9:45 e ditës së hënë deri në 17: 20 të ditës së Enjte? 3 ditë dhe 7 orë e
35min.

You might also like