You are on page 1of 3

Artikull Gazete

Surprizë! Moderatori i njohur i


Top Channel bëhet baba për herë
të parë…
Prezantuesi i njohur i “Shqipëria Live” është bërë baba për herë të parë. Ndërkohë

që shpesh herë në programin e tij ngacmon personazhet publik rreth jetës

personale, Arjon Muça është siguruar mirë që lidhjen e tij të dashurisë ta mbajë sa

më larg vëmendjes së publikut.

Pavarësisht se në profilin e tij nuk shihet asnjë postim lidhur me partneren e tij apo

lajmin që është bërë baba, ka qënë motra e tij, Frensi Muça, ajo që ka zbuluar

lajmin e bukur, përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar të Instagramit,

ditën e djeshme.
Arjoni është bërë babai i një vajze, e cila ka ardhur në jetë ditën e djeshme dhe që

padiskutim ka lumturuar pafund familjen Muça.

Teksa ka postuar një fotografi të këmbës së vogëlushes të sapoardhur në jetë,

Frensi shkruan: “Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muca.

Halla të premton që do të jetë gjithmonë krah teje, shoqja e zemrës sime. Të duam

pafund. 28.10.23”.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, Arjoni dhe partreja e tij kanë rreth 4 vite që

po shijojnë marrëdhënien e tyre, të cilën kanë vendosur që ta mbajnë sa më larg

syrit të publikut.
Punoi: Alesja Bani

You might also like