You are on page 1of 2

Artikull Gazete

Jonida Vokshi zbulon për herë të


parë fytyrën e të birit!
Ditën e djeshme Jonida ka zbuluar më në fund një fotografi të vogëlushit

dhe me bindje mund të themi që rrëmbeu zemrat e të gjithëve me

ëmbëlsinë e tij.

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, Besnik Krapi,

disa muaj më parë, mirëpritën ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë,

djalit të quajtur Ian.

Ndërkohë që kishte zgjedhur që imazhin e tij të mos prezantonte në rrjetet

sociale, ditën e djeshme Jonida ka zbuluar më në fund një fotografi të

vogëlushit dhe me bindje mund të themi që rrëmbeu zemrat e të gjithëve

me ëmbëlsinë e tij.
Në fotografinë e publikuar, Jonida shihet me dy fëmijët e saj, Emi dhe Ian,

bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Po ju prezantoj këtë bukuroshin! E

rrëzoi babin e vet nga froni? P.S: Faleminderit për këtë foto babi. Më e

bukura që kam prej sa kam lindur”.

Disa javë më parë, Jonida ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, emocionet

e ardhjes në jetë të djalit të saj.

“Një foto që mbase mund të mos ju duket aspak “Instagramiste” por është

jetësore me shumë sesa cdo foto tjetër e postuar. Dhe më e bukura në

botë për mua!

“Dy orë pas lindjes, e dërrmuar pas orëve të tëra për të të sjellë në jetë. Ian, më ke

dhënë një forcë shumë të madhe mam. Dicka që nuk e mendova do ndodhte kur ti ishe

brenda meje. Mendova ditë të vështira, situta aspak të lehta kur bëhesh mami për të dytën

herë, ndërkohë që ke edhe një profesion për t’i dedikuar kohë. Dhe të kap paniku! Por ti bir

erdhe për të ma zbukuruar jetën akoma dhe më shumë, për të ma lehtësuar lodhjen e ditës e

për të më dhënë një shplodhje shpirtërore“.

“Sigurisht nuk është aspak e thjeshtë, ka momente që mendoj që nuk mundem edhe

dorëzohem ndonjëherë. Ka lot, ka pagjumësi, ka dobësi, por të quaj BEKIM çdo dite! Perveç

kësaj më bërë mam çuni. Të dua me gjithë qënien time vëllai Emit”.

Kujtojmë që Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me Besnik Krapi, rreth

4 vite më parë. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Emi dhe Ian.

Punoi: Meli Musaku

You might also like