You are on page 1of 6

Historia e Beratit :

The city of Berat is located in South-Central Albania, 120 km south of Tirana. It has a population of around
64.000 people. The old town was inscribed in the World Heritage List of UNESCO in 8th of July 2008 as ‘’a
rare example of an architectural character typical of the Ottoman period ‘’. Berat was declared a Museum
City in 1961 by the Government of Albania.

The town is one of the oldest in Albania, with a fortress-settlement- the Castle, having existed since at least
the 4th century BC with a continuous life until nowadays . It was the settlement of the Illyrian Desaretes tribe
, who were the first to built fortifications in the city - the basements of the Castle. Known as Antipatrea, it
was captured by the Romans in the 2nd century BC. Tit Livy - a famous Roman historian, describes it as a
strong big town, settled in a narrow rocky strip of land. Livy tells for the cruelty of the Roman legions who “
… killed all people from sixteen and up , destroyed the city walls and put the city on fire “. The Romans
called the city Albanorum Oppidum ( Albanian Fortress ).

During the Byzantine period in the 5th century, the city was known as Pulcheriopolis (from Pulheria ) after
the name of the sister of the Byzantine Emperor Theodosius who took the town . This name Pulheria , that
meant ‘’ beautiful, wealthy, strong city ” , was given to the city not casually ; it was becoming a key
center with a high cultural growth .

In the 7th century began the Bulgarian invasions , which lasted until the year 1018, naming Berat as Belgrad
– White City.

With the Byzantine imperially decline, Berat became one of the most important centers of the religious
authorities of Epirus . It was the residence of Mikele Angelo Komneno , lord of Epirus clerical center. At the
Castle entrance, in its southern gate, is found a monogram of stones , a cross with four letters where is
written : M.H.L.K. , that is the name of the despot : M (i) .H (a) .L.K. (omneni) .

In the 14th century the town was transformed into the capital of a big principality ,under the rule of the
Albanian noble family of Muzaka.

In 1417 Berat was under the Turkish occupation. During the Ottoman invasion , Berat remained one of the
biggest cities in Albania . Until the beginning of the 20th cent. , the city had a solid infrastructure and it was
a link toward East to Constantinople, but also toward South to Ioannina in Greece .

The town is known for its cultural heritage , historic architecture and natural beauty and is known as the
"Town of a Thousand Windows", due to the many large windows of the old houses overlooking the town.

It is a remarkable scenic town, with beautiful buildings of high architectural and historical interest. The city
has a mountainous and hilly relief with the highest peaks of Tomori mountain ( 2.416m) and Shpiragu
mountain (1.218 m) which combined with the valley of Osumi create a beautiful landscape in the town .

Berat bears witness to the coexistence of various religious and cultural communities down the centuries.
The old historic part consists of three quarters divided by the Osum River: Castle ( Kala ) , Gorica and
Mangalem . The town also has the Medieval Center which consists of old religious monuments of Bektashi
sect and a 15th century mosque .
Banesat

Tipologjia më e njohur e banesës beratase është ajo me çardak. Mendohet se banesa më çardak si fazë
ndërtimi duhet t’i përkasë shek. XVIII – fillimit të shek. XIX. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX shikojmë
një përpjekje për modifikimin e tij, duke e mbyllur në shumë raste me muraturë çatmaje për ta shfrytëzuar
si dhoma banimi.

Kalaja

kodra mbi të cilën ngrihet fortifikimi arrin një lartësi prej rreth 200 m mbi nivelin e detit dhe ka një formë
trekendore të çrregullt, të ngjashëm me fortifikimin e Bylisit. Pozicioni strategjik i fortifikimit të Beratit bënte
të mundur kalimin e rrugëve në antikitet nga krahinat e brendshme të luginës së Osumit drejt fushës së
Myzeqes, ku gjendeshin qytete dhe qendra të mëdha tregtare si kolonia helene e Apollonisë.

Vendbanimi i hershëm antik në Kalà shtrihej pak a shumë në linjat e sotme të mureve dhe kullave
mesjetare. Nga germimet e realizuara në vitet 70 u zbuluan një pjesë traktesh muresh me gurë të
medhenj kuadratik pa lidhje llaçi, karakteristik kjo e shek. IV-III p.K. Pra, fillesat si qendër e mirëfilltë
qytetare duhet të kenë nisur në këtë periudhë historike edhe pse jeta ka pasur ekzistuar edhe më parë.
Dëshmi për këtë janë dy çekanë prej guri që datojnë në periudhën e bronzit. Duke përfshirë edhe murin
galeri që zbret në lumë duke formuar qytetin e poshtëm, fortifikimi arrin një sipërfaqe të përgjithshme prej
16 ha, kurse vetë kodra arrin në rreth 10 ha, një vendbanim urban mesatar po të bazohemi në standartet
e një vendbanimi qytetar në botën antike. Rëndësinë e pozitës së vecantë strategjike, kalasë së Beratit
ja përforcon edhe ngritje në shek. III p.K e fortifikimit të Goricës në krahun e majtë të lumit Osum, duke
bërë gati të pamundur kalimin në këtë grykë të ngushtë. Në gjendjen e sotme ekzistuese fortifikimi i
Beratit paraqitet kryesisht me një planimetri mesjetare të murrit rrethues, me 24 kulla dhe 4 hyrje. Hyrja
kryesore me një oborr të fortifikuar (barbakano) me korridor i përket shek. XIII, periudhë kur në kështjellë
sundonte despoti i Epirit, Mihal Ëngjëll Komneni. Kjo hyrje mbrohet nga një kullë në krahun e saj të
djathtë, gjë që ndihmonte goditjen e armikut në krahun e tij të zbuluar nga mburoja. Kullat e tjera në gjithë
perimetrin e murit janë ndërtuar në përshtatje me terrenin e kodrës. Format e kullave janë nga më të
ndryshmet, katrore, pykë, forëm U-je, etj. Periodizimi i ndërtimit të kullave shkon nga antikitetit i vonë,
bizantine, sundimi osman deri në periudhën e pashallëqeve shqiptare.

Po gjatë periudhës mesjetare bizantine (shek.XIII) në majën më të lartë të kodrës ngrihet një tjetër rrethim
(kështjella-akropoli) i pajisur me dy hyrje dhe 5 kulla mbrojtëse, i cili shërbente si një vendstrehim në rast
të pushtimit të kështjellës së poshtëme. Në një periudhë të përafërt brenda akropolit ngrihet një rrethim
tjetër si vendqëndrim për dinjitarët e qytetit (selia), i cili mbrohet nga një kullë pesëkëndshe në të djathtë
të hyrjes dhe një katrore në të majtë të saj.

Xhamia e Plumbit (Shek. XVI)

Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitet `30 të shekullit XVI, dhe konsiderohet si një nga strukturat arkitektonike
më mirë të konservuara të fazës së parë të sundimit osman në Shqipëri. Monumenti ngrihet në qendër të
qytetit dhe u ndërtua me porosi të feudalit vendas Ahmet Bej Uzgurliu, një feudal shqiptar i konvertuar në
islam. Udhëtari osman Evlia Çelebi, kur shprehet për listën e ndërtimeve të Ahmet Beut në qytetin e Beratit,
pas përshkrimit të vetë xhamisë, “si një xhami e ndërtuar me gurë të gdhendur, mbuluar me plumb, me
minaren elegante dhe një portik me shtatë kupola, mbuluar me plumb edhe ato”, na thotë gjithashtu se ajo
ishte pjesë e një kompleksi të përbërë nga pazari, medreseja, imareti (mensë publike), shkolla, hamami e
çezma.

Elementët përbërës arkitekturorë të monumentit janë: salla e lutjeve në formë katrore me përmasa 10,20 x
10,15 m, e cila përfundon në lartësi nëpërmjet kalimit nga tamburi në kupolën gjysmësferike; portiku nga
ana veriore, mbuluar me kupola më të vogla se ai qëndrori, ndërsa minarja e lartë dhe e hollë, punuar në
bazamentin e saj në teknikën e kluasonazhit, ndodhet si zakonisht në anën perëndimore. Në interiorin e
xhamisë, karakteristik është ndërtimi i bollshëm hapësinor dhe drita e mjaftueshme e përftuar nga prezenca
e shumë dritareve në muraturën e sallës së lutjes. Dyshemeja e sallës së lutjes ka qenë e mbuluar me tulla
gjashtëkëndëshe, nga e cila ruhen vetëm disa fragmente.

Ura e “Goricës” (Shek. XVIII)

Ura e “Goricës” përmendet për herë të parë në shek. XVII nga udhëtari osman Evlija Çelebi, prej të cilit
mësojmë se fillimisht ajo ka qenë me konstruksion prej trarësh lisi, që vendoseshin mbi këmbëza prej guri.
Si një nyjë mjaft e rëndësishme lidhëse midis dy pjesëve të qytetit në shek. XVIII (1777), sipas një shënimi
nga një libër i kishës së Shën Gjergjit, ura e “Goricës” u ndërtua me konstruksion guri nga sundimtari
vendas i pashallëkut të Beratit, Ahmet Kurt Pasha. Në vitin 1880 ajo u rrëzua nga vërshimet e shumta të
Osumit. Ndërhyrjet e shpeshta në konstruksionin e saj, deri vonë në vitet `30 të shek XX, e kanë
transformuar shumë monumentin nga ndërtimi origjinal. Por, për të parë formën origjinale me harqe dhe
kurrize, na vijnë në ndihmë gravurat e vizitorëve të huaj të fillimit të shek. XIX si Stokli dhe Krokell, ku duken
qartë detajet të cilat aktualisht janë tjetërsuar.

Në gjendjen e sotme ura e “Goricës” përfaqëson një urë të tipit me shumë harqe, me pjesën kaluese të
rrafshët në qëndër dhe me pjerrësi në hyrje dhe në dalje. Gjatësia e urës arrin në 127 m dhe përbëhet nga
shtatë qemerë gjysmërrethorë, me hapësirë drite nga 6.7m (i pari djathtas), deri në 16.5 m maksimumi (i
dyti djathtas). Në të gjashtë këmbët janë çelur dritare shkarkuese të mëdha dhe në pesë prej tyre, mbi to
janë hapur nga dy dritare më të vogla. Nga 6 këmbët mbështetëse, 5 prej tyre janë ndërtuar me çarëse për
të ndihmuar rrjedhën më të shpejtë të ujit.

Përveç karakterit të saj funksional, ura e “Goricës” është mjaft e njohur edhe për festën e hedhjes së kryqit
në lumin Osum, në çdo 6 janar, me rastin e festës së Ujit të Bekuar.

Xhamia e Beqarëve (Shek. XIX)


Xhamia e Beqarëve u ndërtua gjatë gjysmës së parë të shek. XIX për t’u shërbyer esnafëve të
beqarëve të qytetit, si një bashkim i zejtarëve të pamartuar, të cilët kryenin edhe detyrën e rojes së natës
në pazar. Pjesët përbërëse të xhamisë janë: salla e lutjeve, hajati (portiku), minarja.
Salla e lutjeve përbën një planimetri drejtkëndëshe me përmasa 11 x 10 m. Në murin jugor ndodhet
mihrabi, që në pjesën e sipërme zbukurohet me forma skalaktitesh. Në anën veriore të sallës së lutjeve
është mafili në formën e një tribune, në të cilin hipet nga shkallët e minares. Hajati ndodhet në anën veriore
dhe dallohet për hapësirën që kompozohet me rrethimin nga arkada të mbështetura në kolona guri nga të
tri anët. Këtu ndodhet edhe një mihrab tjetër më i vogël për t’u ardhur në ndihmë besimtarëve gjatë lutjeve.
Minarja që ndodhet nga perëndimi, është e stilit të ulët dhe ngrihet mbi bazamentin prizmatik. Karakteristikë
për këtë monument është aplikimi i pikturës murale në fasadat e jashtme dhe të brendshme. Piktura datohet
në vitet 1827-1828 dhe shquhet për një nivel të lartë kompozimi, ku ndërthuren motivet floreale me
elementë arkitektonikë.
Xhamia Mbret (Shek. XV)

Xhamia - Mbret, e mbiquajtur ndryshe edhe e sulltan Bajazitit, në gjendjen e sotme paraqitet tepër e
transformuar nga faza e ndërtimit fillestar të fundit të shek. XV. Gjatë viteve 1832-1833 monumenti
rrezikohej të shembej, prandaj dhe iu nënshtrua një ristrukturimi gati të përgjithshëm. Xhamia bënte pjesë
në kuadër të një kompleksi socialo – fetar, së bashku me godina të tjera, si teqetë, biblioteka, konakët e
banimit të dervishëve, etj. Në anën veriore të xhamisë ndodhen edhe dy tyrbe (varre monumentale) të
trajtuara me mjeshtëri nga ana arkitektonike. Salla e lutjeve paraprihet nga një portik i hapur. Portiku ka
tavanin e tij dhe në murin verior të tij ndodhet një tjetër mihrab në mënyrë që besimtarët e shumtë të mund
të falen edhe në portik. Portiku është më i ri se Xhamia dhe është ndërtuar në fund të shekullit të XVIII nga
Usta Dush Barka. Ai qarkohet nga një harkadë e mbështetur në kollona guri. Në sallën e lutjeve tavani
është realizuar me një mjeshtëri të lartë artistike, ndërthurur me rozeta, me gdhendjet e drurit dhe ngjyrimet
me ngjyra të shumëllojshme. Në qendër të tavanit ka rozeta me mbishkrime të thënieve të ndryshme
kuranore. Një frizë poshtë tavanit përmban 99 emrat e bukur të ZOTIT. Pjesa e sipërme e minares është
rindërtuar vitet e fundit ndërsa bazamenti i saj është ndërtuar me teknikë klausonazhi dhe është një prej
elementëve arkitektonikë që i përkasin ndërtimit të parë të xhamisë në shekullin e XV. Nga jashtë Xhamia
është tërësisht e suvatuar dhe mbi suvatim është vizatuar për të imituar muraturën e saj.

Teqja e Helvetive

Mendohet se është ndërtuar në shekullin e XV dhe është rindërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në 1782. Ajo i
përket sektit të Helvetikëve. Përbëhet nga salla e faljes me planimetri katrore, një ambient i vogël për
shërbesa fetare të veçanta dhe nga një portik i hijshëm i cili paraprin hyrjen për në sallë. Në sallën e lutjeve
ndodhet një mafil ballkon i cili është i punuar në dru të dekoruar dhe është i pikturuar. Në faqen lindore të
sallës së lutjeve ndodhet mihrabi i zbukuruar me stalaktika guri. Në muret e brendshme të Teqes janë
pikturuar gjithsej 8 afreskë në të cilat janë pikturuar banesa, objekte kulti Muslimane si dhe peisazhe
natyrore. Muret poshtë afreskëve përshkohen nga vrima të cilat përmirësojnë akustikën në sallë. Tavani i
sallës së lutjes është i ndërtuar me dru dhe i dekoruar me piktura të cilësuara si më të bukura të kohës. Ai
është i dekoruar sipas stilit Barok të përshtatur në artin islam dhe është i veshur me fletë ari 14 c. Zbukurimet
e brendshme janë kryer në 1783 nga Usta Dush Barka. Sallës së lutjes i bashkangjitet edhe një mauzole
në të cilën ndodheshin varret e Ahmet Kurt Pashës dhe të birit të tij. Portiku i teqes ka pesë kollona guri që
janë marrë nga qyteti antik i Apollonisë. Sipër portës kryesore në portik gjendet një mbishkrim që i kushtohet
vlerave të Teqes dhe Ahmet Kurt Pashës.

Ish-Sarajet e Pashait

Kompleksi i banimit të pashallarëve të Beratit gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe deri në vitin
1945, shtrihej në zonën jugore dhe lindore të lagjes “Mangalem”, në pjesën e saj më të përshtatshme nga
relievi për ngritjen e një sërë godinash dhe ambientesh ndihmëse. Në gjendjen e sotme ky kompleks ruan
pak nga madhështia e dikurshme, pasi ndërhyrjet e mëvonshme kanë shembur shumë nga godinat e
hershme dhe mbi to janë ndërtuar të tjera, duke prishur organikën e dikurshme të sarajit. Në gjendje rrënoje
na vjen deri në ditët e sotme një strukturë e ruajtur ende në pjesën jugore të sarajit të dikurshëm. Bëhet
fjalë për një strukturë prej guri ku ngrihet një sistem kolonash monolite prej guri me arkada sipër tyre. Kjo
strukturë shquhet për cilësinë e mirë të punimit të gurit dhe për pamjen e hijshme arkitektonike dhe reflekton
tek vizitori madhështinë e dikurshme të sarajit.

Kisha e Shën Mëhillit (shekullin e XIV)

Kisha e Shën Mëhillit është ndërtuar në anën jugore të kalasë së Beratit vendosur në një shkëmb të
thepisur. Kisha është një kapelë e tipit kryq i brendashkruar pa mbështetje të brendshme, me kupolë mbi
tambur dhe me narteks në anën perëndimore. Edhe pse në shikim të parë duket një kapelë me përmasa
të vogla, përsa i përket vëllimeve arkitekturore, si ne pamjen e jashtëme dhe të brendshme monumenti
është shumë i arrirë. Teknika e ndërtimit të pjesëve të muraturës është me klausonazh (kombinimi i
rreshtave të tullës me gurin) në gjithë planimetrin e saj. Piktura murale që vishte pjesët e brendshme të
kishës ruan vetëm gjurmë të pakta, gjithë sipërfaqa është e mbuluar me një shtresë gëlqereje. Në dallim
nga kishat e tjera të Beratit, këtu vërehen përpjestime më të zhvilluara, një nivel më të lartë arkitektonik
dhe një prirje për përsosje të formave. Terrirori ku ndodhet kisha bënte pjesë brenda në fortifikimin e
poshëm të kalasë së Beratit, gjurmë rrënojash të këtij monumenti duken edhe sot. Monumenti datohet në
shekullin e XIV.

Katedralja “Fjetja e Shën Mërisë” (shek.XVIII) - Muzeu Onufri


Nga datimi i ruajtur mbi një nga portat e naosit, kisha është rindërtuar në vitin 1797 dhe përbën një nga
monumentet më përfaqësuese të arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Naosi paraqet një tip
bazilike trinefëshe, të mbuluar me qemerë e me kupola. Dyshemeja e naosit është e shtruar me pllaka guri,
ku në qëndër ndërtohet një mozaik me motive gjeometrike mjaft interesante. Ndërsa në pjesën perëndimore
të naosit ngrihet mafili prej druri, i cili është punuar bukur artistikisht.
Mjaft i spikatur është konservimi i mirë i ikonostasit me gdhendje druri dhe lyer me ar, i datuar në
vitin 1806. Mjedisi i altarit, në lindje, ruan pjesë nga afresku origjinal, e ndërkohë është vendi ku janë gjetur
dy kodikët e njohur të Beratit. Në pjesën jugore të naosit ndodhet hajati i ndërtuar me arkada, dhe ngjitur
me të është ndërtuar këmbanorja e kishës.
Aktualisht në ambientet e katedrales ndodhet muzeu ikonografik kombëtar “Onufri”, ku janë
ekspozuar disa nga ikonat më të famshme të artistëve shqiptarë të grumbulluara nga kisha të ndryshme të
Beratit dhe rrethinave të tij.

Kisha e Shën Triadhës (Shek. XIII-XIV)

Kisha është e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Përbëhet nga naosi, narteksi dhe kthina e altarit. Në
kishë janë përdorur me mjeshtëri shumë tipare të arkitekturës Bizantine si organizimi i vëllimit të
brendshëm, zbukurimi dhe ndriçimi. Elementët arkitekturorë Bizantinë në kishë janë të gërshetuara dhe me
elementë arkitekturorë perëndimor të së njëjtës periudhë. Në brendësi ka dy kolona me kapitele të
ripërdorura, të cilat mendohen të jenë marrë nga rrënojat antike të qytetit. Piktura murale brenda në kishë
edhe pse e dëmtuar në pjesën më të madhe të saj, ruan ende disa skena me temë biblike si rreth tamburit,
ku ruhen ende mirë dymbëdhjetë figura profetësh që mbajnë rulot në dorë, disa skena të tjera si “Ngjallja e
Llazarit”, “Darka mistike” apo edhe “Larja e këmbëve të apostujve”. Nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen
jugore të narteksit, del se monumenti është ndërtuar nga themeli në kohën kur sundonte Androniku II
Paleolog (1282-1328), pra, fundi i shek. XIII dhe fillimi i shek. XIV.

Xhamia e Kuqe (Shek. XIV-XV)

Xhamia e Kuqe, me emërtimin e sulltan Bajazitit, e përmend edhe udhëtari osman Evlia Çelebi në vizitën
e tij në Berat ku shprehet se “Në kalanë e jashtme që rrethon kalanë e brendshme, është një xhami e
mbuluar me tjegulla, me minaret, e gjerë, një ndërtesë arkaike me mure të hershme guri…”. Planimetria e
xhamisë përbëhet nga salla e lutjeve, hajati dhe minarja ndërtuar me tulla, nga të cilat monumenti ka marrë
edhe emrin “e kuqe”. Minarja përbën interes edhe për faktin e ndërtimit të saj në anën lindore të sallës së
lutjes dhe jo në atë perëndimore, siç ndodh zakonisht. Ndoshta kjo mund të shpjegohet edhe me afërsinë
e xhamisë me murin rrethues të kalasë dhe mund të ketë qenë një zgjidhje arkitektonike e detyrueshme
për realizimin e minares në anën lindore. Mendohet që Xhamia e Kuqe t’i përkasë periudhës menjëherë
pas pushtimit të kalasë së Beratit nga osmanët, në vitin 1417, duke u nisur edhe nga emri i dytë që i jepet
si Fetije Xhami (d.m.th: e pushtimit), si edhe nga teknika e ndërtimit që gjendet edhe në xhami të tjera të
Shqipërisë gjatë shekullit XV. Por ka edhe studiues të tjerë që argumentojnë se xhamia mund t’i përkasë
edhe shekullit XIV si një dëshmi para-turke e Islamit në qytet.

You might also like