You are on page 1of 1

Vendi me siperfaqen me te madhe ne rruzullin tokesor

Rusia është vendi më i madh në botë. Ajo ka një sipërfaqe prej 17,075,400 kilometra katrorë, që e bën
1.8 herë më të madhe se SHBA-në.

Ja 15 fakte të tjera interesante në lidhje me Rusinë:

Rusia ka sipërfaqe më të madhe sesa Plutoni.

70% të Rusisë e përbën Siberia.

Në kufirin më të afërt, Rusia dhe SHBA janë larg më pak se 5 km.

Në Rusi, është e paligjshme t’u thuhet fëmijëve se ekzistojnë njerëzit homoseksualë.

Në vitin 1908, ekipi olimpik rus u vonua për 12 ditë në Olimpiadën e Londrës, për shkak të
përdorimit të një kalendari të vjetëruar.

SHBA-të blenë Alaskën nga rusët për vetëm 7 milionë dollarë, në vitin 1867.

Stalini nuk dinte të fliste rusisht si fëmijë. Ai filloi ta mësojë atë vetëm kur mbushi 8 vjeç. Gjuha e tij
amtare ishte ajo gjeorgjiane.

Birra nuk u konsiderua pije alkoolike në Rusi deri në vitin 2013.

Gjatë sundimit të Pjetrit të Madh, kishte një taksë mbi mjekërr. Mjekrra në kohën e Pjetrit të Madh
konsiderohej si barrë e panevojshme.

Vodka është emëruar sipas fjalës “voda”, e cila në gjuhën sllave ka kuptimin ujë.

Në Rusi ekziston liqeni më i ndotur në botë.

25% e rusëve nuk e përjeton moshën 55-vjeçare. Për shembull, në Amerikë kjo përqindje është vetëm
1%. Arsyeja për këtë vdekshmëri të madhe të rusëve është sasia e madhe e alkoolit që konsumohet në
bazë vjetore.

20% e ujit të pijshëm në botë vjen nga liqeni Bajkal në Rusi.

Rusia ka mbi 8400 raketa bërthamore, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Deri 19 vende kanë fituar pavarësinë pas ndarjes nga Rusia.

You might also like