You are on page 1of 1

Sapo erdha nga shkolla dhe isha shume e lodhur.

Mendova te pushoja
per nje ore. U ula dhe mbylla syte. Papritur e gjeta veten ne hapesire.
Ishte shume bukur. Kaperceva yje me yje dhe mberrita ne nje planet te
cuditshem. kshte ngjyra te ndryshme. Nuk ishte si planetet e tjere.
Kishte oksigjen, uje dhe bime te gjata me ngjyra te zbehta. Aty u takova
me nje robot. Ai hapi koken e tij elektronike dhe nga aty doli nje tablet.
Duhet te plotesoja pyetesorin para se te hyja. Pasi e plotesova nje dere e
madhe, e bardhe dhe me shkelqim u hap. Nje pallat madheshtor u gjend
para syve te mi. Ishte i mbrojtur me nje flluske te madhe, por meqe une
e kisha plotesuar pyetesorin me ftuan brenda dhe flluska e madhe u hap.
Pasi hyra brenda te gjithe hyrjet u mbyllen. Aty ishin te rreshtuar robot
qe me prisnin t’u futesha. Para meje ishte nje fron madheshtor. Aty ishte
ulur perandori i madh. Kishte trup roboti dhe koke alieni. Kur me foli
nuk e kuptova, por me ndihmen e ekranit qe ai kishte te ngjitur ne
trupin e tij e perkthei dhe une e kuptova. Meqe ishte aq madheshtor ai
me mori ne doren e tij. Me shetiti rreth pallatit te tij madheshtor. Jashte
pallatit ndodhej nje kopsht i bukur me lule dhe nje ujvare qe shkelqente
dhe binte ar. Une aty e kuptova qe ky ishte nje perandor i pasur. Pasi
mbaruam shetitjen ne pallatin madheshtor, ai me la te uleja ne fronin e
tij. U ndjeva sikur perkisja ne ate planet. Ishte koha qe une te shkoja.
Robotet dhe perandori me pershendeten. Dyert u hapen dhe nje ylber
ishte shfaqur. Une kalova mes ylberit dhe mberrita ne shtepi. Ah,
shpresoj te shkoj perseri ne aventura te bukura ne hapesire.

You might also like