You are on page 1of 1

Telegrafi

Vaktia e Ramazanit 2024


Mirjeta Hajzeraj 21 hours ago

Kryesia e Bashkësisë Islame të


Republikës së Kosovës ka publikuar
vaktin e Ramazanit për vitin 2024.

Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars, ku


koha e syfyrit është në ora 04:16, ndërsa iftari
në ora 17:45, transmeton Telegrafi.

Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 9


prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është
më 10 prill, ditë e mërkurë.

Vaktia e Ramazanit 2024

Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i


rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në
të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin
filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim


Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe
faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe
detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë
momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur
bëjmë iftarin.

Lexo po ashtu Dobitë shëndetësore të


agjërimit, nutricionisti tregon tri gjëra të
rëndësishme që i ndodhin organizmit
Libri i Shenjtë Kurani thotë se Ramazani ka
dimension shpirtëror, moral, solidar dhe
shëndetësor. Nga agjërimi janë liruar fëmijët,
shtatzënat, nënat me foshnja në gji dhe të
sëmurët. Ditët e Ramazanit janë gjithashtu
specifike në atë që xhamitë janë plot gjatë të
pesë namazeve (faljeve), megjithëse ato mund të
falen edhe në shtëpi.

Agjërimi njëmujor nuk i liron besimtarët nga


obligimet dhe punët e rregullta, por u lejohet t’u
përshtaten detyrimeve fetare./Telegrafi/

Categories: Kosovë

Tags: Bashkësia Islame e Kosovës, Muaji i Ramazanit,


Ramazani, Vaktia e Ramazanit, Vaktia e Ramazanit
2024

Telegrafi
Back to top

You might also like