You are on page 1of 2

Ilirjana Raca Bunjaku lindi me 13.07.1964 ne Mitrovice.

Ishte
femiu i shtate nga tete femijet e veteranit te arsimit te gjuhes shqipe,
Sami Raca.
Shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne vendlindje dhe ne vitin
1982 regjistroi fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Prishtines.
Pas perfundimit te Fakulteti te Mjekesise nuk ju nenshtrua
politikes se atehershem nenshtruese te regjimit serb dhe nuk deshi
qe te punesohej ne vendet e punes se profesoreve te saje dhe
kolegeve te debuar nga puna. Per kete arsye me 01.08.1992, ishte
detyruar qe te shkoje ne Gjakove, me qe ne ate kohe shendetsia
Gjakovare ishte e vetmja ne Kosove e cila nuk kishte masa te
dhunshme. Arsyeja e shkuarjes se saj per te punuar ne Gjakove ishte
qe anen teorike te mesuar nga ana e profesoreve te saje ne
Fakultetin e Mjekesise ne Prishtine te e konkterizoj edhe ne praktike.
Pas kater viteve te punes si mjeke e praktikes se pergjithshme
ne ambulanten e qytetit te Gjakoves, fiton specializimin nge lenda e
Pulmologjise dhe qe nga viti 1996 e fillon punen si mjeke ne
specializim ne repartin e Pulmologjise ne Spitalin Rajonal te
Gjakoves.
Pas perfundimit te luftes, ne vitin 2000 ishte njera nder mjeket e
para e cila perfundoi provimin specialistik ne lemine e Pulmologjise
prane Komisionit vleresues te Fakuletit te Mjekesise ne Prishtine.
Ne repartin e Pulmologjise ne Spitalin e Gjakoves punoi deri ne
vitin 2010 dhe gjate kesaj kohe shtate vitet e fundit ka qene
koordinatore rajonale per TBC ne nivel kombetar, anetare e Shoqates
se Pulmologeve te Kosoves dhe nje mandat edhe nenkryetare e
shoqates.
Ne mars te vitit 2010 mbron tezen e Magjistratures ne
Fakultetin e Mjekesise ne Prishtine me temen " Ndikimi i mjekimit
transfuziv ne gjakderdhjet gastrointestinale " dhe fiton titullin
shkencor Magjister i shkencave te Mjekesise dhe menjehere vazhdon
regjistrimin e disertacionit ne Universitetin e Mjekesise ne Tirane ne
Fakultetin e Shkencave Mjekesore Teknike dhe ne vitin 2013 e
mbron me sukses temen " Veqorite klinike dhe trajtimi i pneumonive
ne te rritur " dhe fiton Graden Shkencore “Doktor” ne “Lendet Klinike”.
Ne vitin 2010 kalon me pune ne QKUK, ne Kliniken e
Pulmologjise dhe pas kater viteve ne Klinike zgjidhet Drejtoreshe e
Klinikes.
Rrugetimin e saj Akademike e filon si asistente me angazhim ne
Fakultetin e Infermirise te Universitetit te Gjakoves menjhere pas
hapjes se Universiteti Fehmi Agani ne Gjakove dhe Ligjeruese ne
Kolegjin Universum ne degen mami-infermieri ne Prishtine.
Me pastaj, ne vitin 2015 zgjidhet Profesor Assistent ne Fakultetin e
Mjekesise, Drejtimi Mami, per te vazhdur me pas edhe me avansimin
e saj Akademik ne vitin 2019 ne Profesor i Assocuar ne po te njejtin
Fakultet.
Deri me tani ka botuar punime shkencore si autore dhe
koautore ne revista nderkombetare dhe ato te nivelit kombetar si dhe
eshte koautore e librit Universitar qe sherben per stuident te rinje dhe
specializant te degse se Pulmologjise, “ Pulmologjia “ nga grup
autoresh
Rrjedhe nga nje famije e cila arsimit ju ka perkushtuar shume
dhe nga tete femijet e Sami Races te gjithe kane fakultetine e kryer
dhe kater nga ato kane graden e Doktor Shkence.
Nga jeta bashkeshortore ka tre femije.

You might also like