You are on page 1of 63

E DREJTA PËR ARSIM DHE

ARSIMI CILËSOR
Moduli 1-Dita 1
shkurt.2020 Trajner: Esfere Sherifi
Rolet e ndryshme të drejtorit të shkollës:
Me rritjen e autonomisë, drejtorët e shkollave duhet të bëhen
vizionar, planifikues arsimor, iniciatorë të zhvillimit shkollor,
komunikues për të siguruar pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit,
përkrahës të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie,
moderatorët për akterët kyç të shkollës, menaxher për burime
teknike dhe financiare, liderë për personelin dhe nxënësit e tyre të
cilët marrin vendime të informuara mbi bazën e të dhënave, dhe
drejtojnë shkollën e tyre në mënyrë efikase dhe strategjike në një
kontekst gjithnjë e më konkurrues në mënyrë që të arrijnë rezultatet
më të mira të mundshme për nxënësit e tyre me burimet në
dispozicion.
Pse trajnim për drejtorët/kandidatët për
drejtor :

Drejtori i shkollës ka një rol kryesor në realizimin e


këtyre pritjeve. Pozita e tij/saj është si një motor i
një makine të madhe dhe të komplikuar. Nëse
motori ndalon asgjë tjetër nuk mund të punojë,
por nëse motori është i fortë, e gjithë makina ka
shumë fuqi dhe mund të bëjë të ndodhin gjëra të
mëdha.
Struktura e përmbajtjes së moduleve
Secili modul ofron një paraqitje grafike që ofron informacion se
cilat standarde i adresojnë temat e seminarit përkatës.
Në secilin modul është dhënë një hyrje në seminar, qëllimi i
seminarit, përformanca e pritur (njohuritë dhe shkathtësitë)
Temat bazë të programit trajnues janë tema nga ndryshimet
aktuale në arsimin parauniversitar në Kosovë dhe cilësia e shkollës.
 Trajtimi i temave në modulet e këtij programi të trajnimit përfshijnë
aspektet teorike dhe praktike.
Një vend të rëndësishëm në temat e moduleve zënë aktivitetet për
shfrytëzuesit e këtyre seminareve.
METODAT DHE PARIMET E TRAJNIMIT Sllajdi
1a
Kontri Puna në
buti

Vënia
bashkëpunim
Procesi

veprim Duhet të keni qëllimin e Të mendojmë për atë që dimë
përbashkët në dhe kuptojmë lidhur me
Rezult qëndrueshmëri i cili nuk qëndrueshmërinë dhe si kemi
ati mund të arrihet pa njëri punuar si grup
INPUTI PUNA tjetrin
DËGJO INDIVIDUALE
KONTRIBUT Përmirësimi i
I angazhimit dhe i të
arriturave të nxënësve
përmes punës së tyre
ballë për ballë me njëri
tjetrin

Duhet të kuptojmë se
detyra duhet të
PUNA ME kryhet, secili anëtar I
Të qenit i grupit duhet ta marrë
PARTNERË mbështetur për të përgjegjësinë për
FOL zhvilluar mënyrat kontributin e vet.
efektive të punës në
grup, të tilla si
dëgjimi. Për
shembull nxënësit
dëgjojnë një sër Mendo për
Shkathtësitë këndvështrimesh për pyetjen
prezantuese çështjen e
qëndrueshmërisë
Hapat në vijim duhet të
përfshihen në përgatitjen e
prezantimit efektiv Bashkohuni me
partnerin tuaj
Planifiko
Përgatit
Praktiko
PUNA
Ndani idetë tuaja
Prezanto EKIPORE me të tjerët

PREZANTIMI
ZHVILLIMI I KAPACITETEVE NË MENAXHIMIN E ARSIMIT
7 Module Arsimi
Gjithëpërfs
Citime nga Modulet hirës
Plani Administrimi "Shkollat ​duhet
Shkolla e
E Drejta Mirë Zhvillimor i Komuniki Udhëheqja Efektiv i
t’i pranojnë të
gjithë fëmijët
në Arsim Mësimdhën Shkollës mi dhe dhe Shkollave dhe pavarësisht nga
Menaxhimi Bashkëpun Menaxhimi Udhëheqja e kushtet e tyre
dhe ia dhe
i Projekteve Takimeve fizike,
Arsimi Mësimnxën imi i Personelit intelektuale,
ia Cilësore Planifikimi është F. Malik, autori i sociale,
Cilësor një proces që i Komunikimi në një libri mbi gjuhësore apo të
Vizioni i arsimit "Koha dhe
Ligji i ri për në Kosovë - siç ndihmon shkollë udhëheqjen na tjera. Kjo duhet
paraja janë
arsimin promovohet shkollave ​dhe nënkupton tregon se të të përfshijë
gjërat më të
parauniversit nga Korniza e ekipeve të tyre përfshirjen e të qenit fëmijët me aftësi
rëndësishme në
Kurrikulës së që të gjithë akterëve udhëheqës të kufizuara dhe
ar i Kosovës jetë. Megjithatë
Kosovës - është parashikojnë të shkollës në është një punë fëmijët e
shpreh qartë paratë mund të
që t’i dhe një proces që si e arkitektit talentuar, fëmijët
në nenin 3.1: fitohen gjatë
mundësojë strukturojnë synon arritjen e apo dikujt tjetër. e rrugës dhe të
gjithë kohës,
personit që të rrugën synimeve dhe Kjo do të thotë punës, fëmijët
ndërsa koha nuk
“Asnjë bëhet i pavarur, ndërmjet objektivave, që secili mund nga popullata të
mundet".
personi nuk i aftë për të gjendjes aktuale duke përfshirë të mësojë largëta ose
KDEP 2004
përmbushur dhe gjendjes së jo vetëm udhëheqjen - nomade, fëmijët
do t’i Programi i
jetën e tij parashikuar në pjesëmarrjen dhe secili që e pakicave
mohohet e Zhvillimit të
personale dhe të ardhmen. Në por edhe dëshiron të jetë gjuhësore,
drejta për Udhëheqjes së
për të përgjithësi, marrjen udhëheqës etnike ose
Lartë - faza,
arsim”. kontribuar në PZhSh-ja parasysh të duhet t’a kulturore dhe
Prishtinë,
përparimin e përfaqëson mendimeve të mësojë këtë fëmijët nga
Kosovë
vazhdueshëm, hapat në të gjithë punë. fusha të tjera të
prosperitetin menaxhimin e akterëve në Udhëheqja ka pafavorizuara
dhe mirëqenien punës drejt një lidhje me nevojë për dhe grupe të
e shoqërisë shkolle të vendimet e ushtrim dhe margjinalizuara”.
kosovare. orientuar kah marra në praktikë.
cilësia. shkollë.
20 MIN
Puna individuale Puna grupore
 Cilat janë idetë/pritjet tuaja në lidhje • Lexojini shënimet tuaja para anëtarëve
me modulet? të grupit tuaj
 Vërejtje: • Diskutoni dhe gjeni temën kryesore të
Ndërlidhjet, pritjet, mendimet të gjitha Moduleve (që ka të bëjë me
Konteksti ndërmjet moduleve – të gjitha modulet). Shkruajeni në një
ndërlidhja kartë letre dhe paraqiteni atë
 Cila deklaratë është më e
rëndësishmja për juve? PSE?
 Shkëmbeni rezultatet tuaja
Prezanto veten para grupit (emri dhe
mbiemri, profesioni, përvoja e punës,
trajnimet, etj.)
Përgatit në Flipqart prezantimin e grupit, ku janë të përfshira edhe idetë individuale
A B

Rezultati i
C përbashkë D
t

Gjatë prezantimit.
• Prezanto veten para grupit të madh
• Jepni arsyet për vendimin tuaj
• Prezantoni si grup
• (Përshkruani procesin tuaj të punës
Programi ZHVILLIMI I KAPACITETEVE NË SEKTORIN E
ARSIMIT FILLOR-KOSOVË - SYNIMET e përgjithshme
E DREJTA PËR EDUKIM

Dita 1
Trajnere: Esfere Sherifi
esferesh@yahoo.com
Pyetje per reflektim dhe diskutim
fq.37
. Standardet duhet të përvetësohen dhe të jetësohen nga personeli dhe
përgjegjësit tjerë të edukimit në mënyrë kritike dhe krijuese,
Ato duhet të ndërtojnë përvoja pozitive edukative të të nxënit, mbështetur në
atë që fëmijët të dinë, të njohin dhe të nxisin interesin e tyre.
Standerdet zhvillojë:

1. Aftësitë njohëse të cilat mund të vlerësohen me teste kombëtare dhe


ndërkombëtare
2. Metodat, aftësitë (shkathtësitë) si paraqitja ose strategjitë kreative për të
gjetur zgjidhje për problemet, kjo fushë e aftësive gjithashtu mund të testohet
dhe vlerësohet
3. Aftësitë sociale dhe personale për të zhvilluar karakterin e nxënësve
Moduli I - E Drejta për Edukim - Edukimi cilësor
Standardi 1: Udhëheqja dhe Motivimi

Procesi i Standardi 2: Mësimdhënia dhe nxënia cilësore


ndryshimit
Roli i udhëheqjes Standardi 5: Legjislacioni dhe
Edukimi cilësor: Shoqëria
së shkollës në Përkufizimi dhe
edukim cilësor E Drejta për Arsim
faktorët përcaktues Standardi 6: Etika
Korniza
Ndërkombëtare për profesionale
Standardet për Çka është shkolla e Cilësinë në Arsim
shkolla miqësore mirë?
Të Kuptuarit e
Roli i udhëheqjes
për fëmijë edukimit cilësor së shkollës në
Mësimdhënia e Edukimi cilësor dhe edukim cilësor
cilësisë së lartë zhvillimi ekonomik
Standardet për Kultura e Standardet për
menaxhim dhe mësimnxënies Shkolla Miqësore për
udhëheqje në Fëmijë
Gjithëpërfshirja
shkolla
Masat e cilësisë
Kultura e shkollës
Rregullat e shkollës
Përmbajtja :

•E Drejta për Arsim


•Korniza Ndërkombëtare për Cilësinë e Arsimit
•Cilësia në Arsim: Përkufizimi dhe faktorët përcaktues
•Edukimi Cilësor dhe Zhvillimi Ekonomik
•Nga Arsimi Sasior në Arsim Cilësor
•Masat e Sistemit të Cilësisë
•Të kuptuarit e edukimit cilësor
Qëllimi i Modulit

E drejta për Edukim – Edukimi Cilësor është që t‘u


sigurojë pjesëmarrësve të trajnimit njohuri të
përgjithshme të aspekteve kryesore arsimore me
ndikim të drejtpërdrejtë për një shkollë më të mirë,
një shkollë e cila do të siguronte edukimin cilësor
për të gjithë nxënësit pavarësisht nga gjinia e tyre,
gjendja fizike, përkatësia etnike ose statusi social.
DR EJTA
E
PËR E Drejta për Arsim: Konteksti
M
ARSI • E drejta për arsim është një e drejtë
DHE I
M
ARSI R
themelore e njeriut
CILË
SO • Secili person pavarësisht prej racës, gjinisë,
kombësisë, prejardhjes etnike apo sociale,
fesë apo preferencave politike, moshës apo
Ligji i ri i Arsimit aftësisë së kufizuar, ka të drejtë në arsimin
Parauniversitar në Kosovë fillor falas.
qartazi thotë në nenin 3.1: • E drejta deklarohet në mënyrë të qartë në
Deklaratën Universale të Kombeve të
Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (DUDNj),
„Asnjë personi nuk do t‘i të miratuar në vitin 1948 dhe që atëherë
mohohet e drejta për është rrënjosur në konventa të ndryshme
arsim“. ndërkombëtare, kushtetuta kombëtare dhe
plane zhvillimore.
•E drejta në arsim tanimë është ripohuar disa herë që nga koha kur ishte shpallur
për herë të parë në vitin 1948 përmes Deklaratës Universale për të Drejtat e
Njeriut (DUDNJ)8,
•Më vonë e konkretizuar në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve (KDF) në nenet
28 dhe 29.
•Këto traktate deklarojnë që të paktën arsimi fillor është falas dhe i detyrueshëm,
ndërsa arsimi i mesëm dhe i lartë do të bëhen në mënyrë progresive të arritshme
për të gjithë, edhe pse jo domosdoshmërisht falas.
•Neni 28 i KDF përcakton edukimin si e drejtë dhe rekomandon hapat për të
arritur këtë të drejtë “në mënyrë progresive dhe mbi bazën e mundësive të
barabarta”.
•Neni 29 ka të bëjë me synimin e arsimit në shkollë, i cili do të duhej të ishte:
Që ta ndihmojë fëmijën në zhvillimin e “personalitetit” të tij/saj, talentit, si dhe
aftësive mendore dhe fizike sipas potencialit të tyre të plotë”.
Që ta zhvillojë respektin për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.
Hapat janë:

1. Arsimi fillor duhet të jetë i detyrueshëm dhe falas për të


gjithë.
2. Arsimi i mesëm duhet të vihet në dispozicion dhe të jetë i
arritshëm për çdo fëmijë, me ndihmën financiare në rast
nevoje.
3. Shtetet kërkohet që të inkurajojnë vijimin në shkollë dhe
zvogëlimin e normës së braktisjes.
4. Prej tyre gjithashtu kërkohet që të marrin masa për të
siguruar që disiplina shkollore të administrohet në mënyrë të
pajtueshme me dinjitetin njerëzor të fëmijës.
5. Prej tyre gjithashtu kërkohet që të promovojnë
bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit.
‘KATËR SHTYLLAT KRYESORE - DAPP’
Edhe pse forma e arsimit varet nga kushtet e veçanta të shtetit, arsimi duhet të përfshijnë 5tipare
thelbësore sipas Komentit të Përgjithshëm nr. 13 të Komitetit të OKB-së për të Drejtat Ekonomike,
Sociale dhe Kulturore (KDESK 1999):

DISPONUESHMËRIA ndër të tjera i referohet ekzistimit të objekteve shkollore dhe programeve


funksionale në numër të mjaftueshëm. Më tutje i referohet aspekteve si disponueshmëria e
mësimdhënësve të trajnuar, ujit të pijshëm dhe objekteve të tjera sanitare për vajzat dhe djemtë.

ARRITSHMËRIA kërkon mundësi jo-diskriminuese dhe të barabarta për arsim. Ky tipar ka dimensionin
e vetë fizik sa i përket shkuarjes në shkollë, dhe një dimension ekonomik sa i përket tarifave shkollore.

PRANUESHMËRIA ndërlidhet me cilësinë në arsim, që nënkupton metodat e mësimdhënies dhe


kurrikulën. Këto duhet të jenë të duhura sa i përket kulturës dhe të jenë të ndërlidhura me nxënësit.

PËRSHTATSHMËRIA kërkon që arsimi dhe shkollimi të jenë fleksibil dhe në përputhje me gjendjen dhe
nevojat e nxënësve. E drejta në edukim është vendimtare, pasi që nuk është vetëm një e drejtë në
vetvete, por gjithashtu një faktor i favorshëm për një numër të të drejtave të tjera. Është një
instrument i rëndësishëm për të mbështetur njohuritë dhe realizimin e të drejtave të tjera të njeriut:
një njeri i shkolluar është në një pozitë më të mirë që t’i mbrojë të drejtat e tij apo të saj, p.sh. e drejta
e qasjes në shëndetësi, të drejtat politike si qytetarë ose e drejta për të punuar dhe zgjedhja e lirë e
punësimit për të kërkuar të drejtat e tyre dhe gjithashtu edhe për t’i shfrytëzuar ato. Prandaj edukimit
cilësor konsiderohet
JU LUTEM REFLEKTONI PËR VETËN TUAJ ME NDIHMËN E
PYETJEVE NË VIJIM:

1. Pse është e drejta në edukim aq e rëndësishme për Kosovën, posaçërisht në shekullin


21?
2. Në kuptimin e DAPP-s, cilat prej tyre plotësohen në shkollën tuaj sot dhe cilat prej tyre
paraqesin sfidë?
3. Në lidhje me të Drejtën në Arsim, me cilat probleme përballeni që janë më të
rëndësishme sot sesa që kanë qenë në të kaluarën?
Korniza ndërkombëtare për edukim cilësor

Edukimi si “çelësi i zhvillimit” ka fituar rëndësi gjithnjë e më të madhe edhe në deklaratat


ndërkombëtare dhe iniciativat zhvillimore në mbarë botën siç janë;
1. Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM)
2. ose Iniciativa “Arsimi për të Gjithë”/APGJ.
OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM
Në shtator të vitit 2015, Udhëheqësit Botërorë u zotuan për Objektivat Globale për Zhvillim të
Qëndrueshëm.
17 objektiva për të arritur 3 gjëra të jashtëzakonshme në 15 vitet e ardhshme.
T’i jepet fund varfërisë së skajshme. Të luftohet pabarazia dhe padrejtësia. Të rregullohet ndryshimi
klimatik.
Për të realizuar këto objektiva, duhet të marrin pjesë të gjithë, pavarësisht se sa janë të ri. Pra,
bashkohuni me lëvizjen tonë, mësojini të rinjtë rreth objektivave dhe inkurajoni ata që të bëhen
gjenerata që ndryshojnë botën.
Në përputhje me zhvillimet aktuale në sistemin arsimor në Kosovë,
objektivat e mëposhtme, por jo vetëm ato, kërkojnë analizë të
kujdesshme dhe sigurojnë integrimin në proceset e reja të zhvillimit
të politikave:

Objektivi 4: Të sigurohet arsimi cilësor gjithëpërfshirës dhe i barabartë dhe të


promovohen mundësitë e të mësuarit gjatë gjithë jetës për të gjithë;
Objektivi 5: Të arrihet barazia gjinore dhe të fuqizohen të gjitha gratë dhe vajzat;
Objektivi 8: Promovimi i rritjes ekonomike të përkrahur, gjithëpërfshirëse dhe të
qëndrueshme, punësimi i plotë dhe produktiv dhe punë të denjë për të gjithë;
Objektivi 16: Promovimi i shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim të
qëndrueshëm, ofrimi i qasjes në drejtësi për të gjithë dhe ndërtimi i institucioneve
efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet.
E drejta e edukimit për të gjithë
Për më tepër u bë gjithnjë e më e qartë se arsimi është një ndër faktorët qendror në zhvillimin
ekonomik (shih më poshtë).
Prandaj BE-ja ka programe të veçanta të të mësuarit gjatë gjithë jetës (TGJGJJ) me projekte
të ndryshme për nxënësit, studentët, mësimdhënësit, profesorët, por edhe të rriturit me
profesione te tjera (COMENIUS, ERASMUS, LEONARDO, GRUNDTVIG etj.).

Lexohen objektivat-Fq.16
Korniza Ndërkombëtare për Cilësinë e Arsimit
1. Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 25 shtator 2015 miratoi
Rezolutën 70/1
,TRANSFORMIMI I BOTËS SONË - agjenda e vitit 2030 për zhvillim të
qëndrueshëm:
17 OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM (+169 shtete)
KËRKOJNË
• të vazhdojnë punën mbi Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit
• të realizojnë të drejtat e njeriut për të gjithë dhe të arrijnë barazinë
gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave.
2. Iniciativa ,EDUKIMI PËR TË GJITHË/EpGj‘
• Rezultat i Konferencës Botërore të OKB-së për Edukimin për të Gjithë në
vitin 1990 në Jomtien, Tajlandë (nënshkruar nga 189 shtete)
• 6 objektivat (detyrë, fq. 16 !!)
3. Arsimi në BE: Traktati i Romës
• Në vitin 1992 arsimi u njoh si fushë e kompetencës së Bashkimit
Evropian
4. OBJEKTIVAT E BE-SË në Arsim dhe Trajnim
• Standardet për vitin 2020
Objektivat e BE-së për edukim dhe trajnim (Standardet e
krahasimit për vitin 2020)/faqe 17
Lexojnë individualisht-Ku qëndron Kosova në këtë kontekst?

• Së paku 95% të fëmijëve ndërmjet moshës 4 vjeçare dhe moshës


për të filluar arsimin e detyrueshëm fillor duhet të marrin pjesë
në arsimin e hershëm të fëmijërisë;
• Pjesa e nxënësve që largohen herët nga arsimi dhe trajnimi
duhet të jetë më pak se 10%;
• Pjesa e fëmijëve të moshës 15 vjeçare që kanë të rezultate të
dobëta në lexim, matematike dhe shkenca duhet të jetë më pak
se 15%;
• Pjesa e 30-34 vjeçëve me të arriturat e edukimit të lartë duhet të
jetë së paku 40%
• Një mesatare prej së paku 15 % të të rriturve duhet të marrin
pjesë në të mësuarit gjatë gjithë jetës.
8
Si është e rregulluar e Drejta për
Arsim në Kosovë?
Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut
….

Kushtetuta e Kosovës

Ligji për Arsimin Parauniversitar

Udhëzimet Administrative

Rregullorja e shkollës
Korniza e treguesve të arsimit në Kosovë

Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë/PSAK gjithashtu përcakton një sërë treguesish


bazë për të monitoruar zbatimin e Planit.

 MASHT-i ka themeluar një Zyre të Brendshme Operacionale dhe një Komitet


Drejtues për të monitoruar progresin dhe për të siguruar zbatimin e PSAK-së.

 Sistemi rishtas i themeluar i Informatave të menaxhimit të arsimit/SIMA


i ndihmon MASHT-it për të nxjerr të gjitha informatat dhe të dhënat e nevojshme
për këtë detyrë.
A është i njohur për JU programi SMIA? Cilat janë sfidat në përdorimin e
programit SMIA?
Fushat e Prioriteteve Strategjike janë
paraqitur në këtë Figurë PJESËMARRJA
DHE
GJITHËPËRFSH
IRJA MENAXHIMI
I SISTEMIT
ARSIMI I ARSIMOR
LARTË

PSAK
2017-2021 SIGURIMI I
CILËSISË
ARSIMI DHE
AFTËSIMI
PROFESIONA
L
MËSIMDHË ZHVILLIMI
NIA DHE TË I
NXËNIT MËSIMDH
ËNËSVE
Edukimi cilësor: përkufizimi dhe faktorët përcaktues

 Edukimi cilësor është një koncept që i referohet disa faktorëve;

 Pasi që çdo vend është i veçantë, edhe në lidhje me sektorin e arsimit, me sisteme të
ndryshme të trajnimit të mësimdhënësve, menaxhimit dhe udhëheqjes, aspektet
kulturore, politike, ekonomike dhe sociale, është e pamundur të imagjinohet se
do të mund të kishte një recetë ose një mënyrë uniforme të ecjes përpara.

 Edukimi cilësor varet nga katër faktorë si në vijim:

1.Standardet ndërkombëtare të mësimdhënies dhe mësimnxënies


2. Edukimi profesional i mësimdhënësve dhe trajnimi profesional i mësimdhënësve në
shërbim (standardet ndërkombëtare)
3. Certifikimi i bazuar në standarde të cilësisë që u mundëson nxënësve të fillojnë të
studiojnë në vend dhe jashtë tij apo të përgatiten me sukses për punë dhe jetë.
4. Sistemi fleksibil arsimor me module për të arritur “të mësuarit gjatë gjithë jetës”, si vijë
vertikale arsimore për secilën biografi.

 Bazuar në të dhënat e vlefshme të arsimit, ata duhet të zhvillojnë sistemin e tyre arsimor
në bashkëpunim me universitetet dhe ekonominë.
ARSIMI
CILËSOR
Ofron Arsimi cilësor Bazohet në nevoja
tiv im p ë r
mo
ë m ë su a r ua
t mundëson njerëzv
e që t‘i Tregon
zhvillojnë të gjitha
tiparet dhendërlilid
dhjje
e
shkathtësitë e tyre
p r o n n ë për të arritur pote
Ve nc ia li Ofron inform
n e ata
mënyrë tyre kthyese
r ue s e
ndërvep si njerëz
v o n dhe si pjesëtarë të
Prom o shoqërisë
e fl e k ti m
r
Çon në rezultate të
verifikueshme
Edukimi cilësor dhe zhvillimi ekonomik
 Përveç se arsimi është e drejtë themelore e njeriut shumë herë e
konfirmuar dhe e konkretizuar, arsimi është gjithashtu një motor për
zhvillimin ekonomik. Statusi i përgjithshëm i arsimimit të një popullsie
në një shtet përcakton edhe nivelin e pritur të arsimit në fuqinë punëtore
të shtetit.
 Aftësitë njohëse të popullsisë janë një faktor kryesor për rritjen
ekonomike
 Fakti që njerëzit janë pasuria më e rëndësishme nuk është tashmë i ri:
termi “shoqëri e dijes” i referohet një shoqërie dhe ekonomie të bazuar
në njohuritë e popullit të tyre,
 Psh;burimet dhe pasurit natyrore;
 Në botën e sotme asnjë ekonomi e vetme nuk mund të përparojë vetëm
 Prandaj bashkëpunimi ekonomik dhe investimet e huaja të
drejtpërdrejta janë të rëndësishme për çdo vend për të plotësuar burimet
e veta dhe për të siguruar punësim dhe perspektivë për të gjithë
qytetarët.
 Faktoret qe ndikojne ne edukimin cilesore jane;
 Cilësia e trajnimit të mësimdhënësve dhe
performancës fuqishëm ndikon në rezultatet e
nxënësve.
 Zhvillimi i sistemeve të llogaridhënies në bazë të
testeve të të arriturave njohëse të nxënësve për të
dhënë stimuj për performancë të mirë, si për
personelin e shkollës ashtu edhe për nxënësit.
 Rritja e vendimmarrjes lokale apo autonomisë lokale, e
ndërlidhur me llogari-dhënien, mund t’i lehtësojë këto
përmirësime.
Deklaratat që i referohen temës – ARSIMI CILËSOR DHE ZHVILLIMI
EKONOMIK në Kosovë ( 30 MIN)
Deklarata 1
Arsimi është gjithashtu motor për zhvillimin ekonomik. Gjendja e përgjithshme e
arsimit të popullsisë në një vend gjithashtu përcakton nivelin e pritur të arsimimit
në fuqinë punëtore të atij vendi.

Deklarata 2
Fakti që njerëzit janë pasuria më e rëndësishme nuk është i ri: termi ,shoqëria e
dijes’ i referohet shoqërisë dhe ekonomisë së bazuar në dijen e popullit të vet.

Deklarata 3
Ne nuk mund ta ndryshojmë përbërjen gjeologjike të tokës dhe gurëve, por mund
t’a rrisim nivelin e arsimit të përgjithshëm në një shoqëri në mënyrë të
konsiderueshme brenda një periudhe të caktuar kohore.

Deklarata 4
Cilësia e arsimit - e matur me atë që njerëzit dinë - ka efekte të fuqishme në
mësimin individual, në shpërndarjen e të ardhurave dhe në rritjen ekonomike’.
(Hanushek/Woessmann 2007)
Sllajdi 5
Detyrë grupore:
• Vendosni mbi një Deklaratë për të punuar
• Diskutoni deklaratën
• Përgatitni një prezantim që tregon rezultatet tuaja,
faktet/aspektet e paraqitura në poster
• Zgjidhni një formë të përshtatshme të prezantimit:
luajtja e roleve (drejtori i shkollës-punëdhënësi –
punëtori ...); ligjërata - ekipi i përfshirë; takimi ...

Synimi:
Të gjithë anëtarët e grupit janë të përfshirë në
prezantim
Përfshini deklaratën: ,Arsimi mund të funksionojë si
një barazues'.
Koha e prezantimit: 5 minuta
Nga edukimi sasior në edukimin cilësorë
- Koha e qëndrimit në shkollë është një faktor i rëndësishëm, por më e
rëndësishme është ajo se çka në fakt ndodh në shkollë, çfarë dhe se si fëmijët
mund në të vërtetë të mësojnë;
- Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë/PSAK 2011-2016, përcakton qartë një nga
prioritetet e zhvillimit: mbështetjen e sistemit të arsimit gjithëpërfshirës i cili
do të siguronte qasje të barabartë në arsimin cilësor për të gjithë.
• Futja në përdorim e Sistemit të Menaxhimit të Informatave të Arsimit (SMIA)
është një hap i rëndësishëm për të pajisur vendimmarrësit në nivel qendror,
komunal dhe të shkollave me njohuritë e nevojshme të hollësishme, që janë
të nevojshme për të menaxhuar arsimin në një mënyrë efikase dhe efektive.
• Studimi i realizuar në katër komuna të Kosovës për nivelin kënaqshmërisë së
prindërve, nxënësve, dhemësimdhënësve me administratën shkollore dhe
mundësitë e pjesëmarrjes në shkolla, tregon se rreth 40 % enxëënseve nuk
marrin edukim cilësor.

- 37 8
Ajo që unë e di është se djemtë
e mi po shkojnë rregullisht në
shkollë, por nuk e di a po i Vallahi kot e kryem
mësojnë mirë a jo. a nuk është shkollën se sen s’kemi
kjo punë e mësuesve a? mësue. Tash në punë po e
shof se po na mungojnë
shume njohuri.

O çka i kemi disa arsimtar


të mirë që po na mësojnë
me metoda të reja, sa me
kënaqësi po mësojmë. Sa
mirë me pas qenë të gjithë
mësimdhënësit kështu.

Po synojmë rritjen e
cilësisë, që varet prej
shumë faktorëve, e
kjo nuk është punë e
lehtë.
Masat e sistemit cilësor

Hulumtuesit analizuan të dhënat e të gjithë botës për të gjetur një mënyrë për të
matur cilësinë në arsim, duke u përpjekur që të identifikojnë faktorët që duket të
funksionojnë si një tregues për të gjithë sistemin, për të gjetur një“përfaqësues” për
cilësinë e arsimit, d.m.th një tregues që është i rëndësishëm, i matshëm, lehtësisht i
arritshëm dhe mund të matet me kalimin e kohës për të dokumentuar ndryshimin.

“Masa e cilësisë së arsimit është një mesatare e thjeshtë e pikave të matematikës


dhe shkencës nga testet ndërkombëtare, që interpretohet si një përfaqësim për
performancën mesatare arsimore....

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve/PVNS (apo siç njihet ndryshe


PISA) vlerëson shkallën në të cilën nxënësit 15 vjeçarë pranë përfundimit të arsimit të
detyrueshëm kanë përfituar disa nga njohuritë dhe aftësitë thelbësore për
pjesëmarrje të plotë në shoqëri.
Kjo është e nevojshme sepse standardet arsimore kanë për qëllim që të zhvillojnë
dhe mbështesin aftësitë e ndryshme të nxënësve.

Zakonisht na ndryshojnë në tre apo katër fusha


të aftësive :
1. Aftësitë njohëse të cilat mund të vlerësohen me teste kombëtare dhe
ndërkombëtare

2. Metodat, aftësitë (shkathtësitë) si paraqitja ose strategjitë kreative për të


gjetur zgjidhje për problemet;kjo fushë e aftësive gjithashtu mund të testohet dhe
vlerësohet

3. Aftësitë sociale dhe personale për të zhvilluar karakterin e nxënësve.


KOMPETENCAT KYÇE EVROPIANE PËR TË MËSUARIT
GJATË GJITHË JETËS
1. Komunikimi në gjuhën amtare
2. Komunikimi në gjuhë të huaj
3. Kompetencat matematikore dhe
kompetencat themelore në shkencë dhe
teknologji
4. Kompetencat digjitale
5. Mësimi për të mësuar
6. Kompetencat ndërpersonale,
ndërkulturore dhe sociale, dhe
kompetencat qytetare
7. Ndërmarrësia
8. Shprehja kulturore
Cilësia e arsimit i përket ngushtë cilësisë së shkollës.
Në Kosovë, cilësia e shkollës është e organizuar rreth pesë fushave të cilësisë, të cilat
përfaqësojnë pesë dimensionet e zhvillimit të shkollës, ku secila shkollë pritet të
kontribuojë dhe të përmirësohet vazhdimisht.
Këto fusha të cilësisë janë të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ përkatës për
Planifikimin e Zhvillimit të Shkollës dhe Kornizën për sigurimin e cilësisë së performancës
së shkollës.
Fushat e cilësisë së shkollave në Kosovë janë:

1. Rezultatet dhe sukseset - performanca e nxënësve,

2. Mësimdhënia dhe mësimnëxnia,

3. Mjedisi dhe kultura e shkollës,

4. Udhëheqja dhe menaxhimi,

5. Zhvillimi profesional i mësimdhënësve.


Edukimi cilësor i përket shkollës cilësore.
Pra, të gjitha fushat për të zhvilluar një shkollë të mirë janë pak a shumë të nevojshme për të
arritur një cilësi të lartë të arsimit. Por faktorë të veçantë për të dëshmuar cilësinë e arsimit janë
rezultatet dhe sukseset, profesionalizimi dhe kultura e të mësuarit.

5 DIMENSIONET E ZHVILLIMIT TË SHKOLLËS-


Fushat e përmirësimit të vazhdueshëm në SHKOLLAT E
KOSOVËS
DETYRA (15 MIN):
• Si mund të ndikojnë FUSHAT E CILËSISË
në arsimin cilësor në shkollat e Kosovës?
• Jepni një shembull për secilën fushë.
• Çfarë dhe Si funksionon në shkollat
tuaja?
Të kuptuarit e edukimit cilësorë

.Për fat të keq nuk ka asnjë recetë të lehtë për edukimin cilësor pasi që cilësia
është rezultat i shumë faktorëve që janë të ndërvarur dhe që ndikojnë reciprokisht.

Dëshmitë nga hulumtimet theksojnë se forcimi i mësimdhënies dhe të nxënit në


klasë është faktori më i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit. Por ajo
çfarë ndodh në një klasë nuk është e pavarur nga ajo që ndodh në shkollë apo në
sektorin e arsimit.

 Pra, nëse i vendosim nivele të ndryshme arsimore në rrathë koncentrikë, me atë


më të rëndësishëm në qendër, dhe akterë te kontekstit të pozicionuar
përshtatshmërisht, ne paraqitemi me skicën në vijim:
 Kontribuuesit e përgjithshëm për përmirësimin e cilësisë së
arsimit përfshijnë:

1. Praktika efektive e mësimdhënies;

2. Udhëheqje dhe menaxhim efektiv;

3. Pritja e transparencës përmes zbulimit publik të arritjeve


arsimore të shkollave dhe mësimdhënësve;

4. Forcimi i llogaridhënies së sektorit të arsimit tek palët e


interesit (interesat individuale) dhe komuniteti në përgjithësi;

5. Trajnimi efektiv i mësimdhënësve të mbështetur nga sistemi


efikas i licencimit të mësimdhënësve;
 Dëshmitë nga hulumtimi nënvizojnë se forcimi i
mësimdhënies dhe mësimnxënies në klasë është një
nga faktorët më të rëndësishëm për përmirësimin e
cilësisë së arsimit.
 Por ajo që ndodh në një klasë nuk është e pavarur nga
ajo që ndodh në shkollë ose në sektorin e arsimit.
 Pra, nëse i vendosim nivelet e ndryshme të edukimit
në qarqe koncentrike me atë më të rëndësishmen në
qendër dhe akterët e kontekstit të pozicionuar në
përputhje me këtë, do të dalim me tabelën e
mëposhtme:
Edukimi cilësor – përkufizimi dhe faktorët
përcaktues
.
Nxënësi

Mësimdhën
ia
dhe
të nxënët
Ambienti
mbështetës
Politikat e
sektorit të
Menaxhimi arsimit
Infrastrukt
dhe
ura ligjore qeverisja e
shkollës

Resurset
fizike dhe
njerëzore
Në qendër të edukimit janë nxënësit dhe zhvillimi gjithëpërfshirës i
tyre:
 Nxënësit nuk vijnë në shkollë si një fletë e bardhë e letrës, por ata tashmë ka
fituar njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet nga shtëpia dhe nga komuniteti në
përgjithësi.

Kur nxënësit hyjnë në shkolla, ata e kanë tashmë një perceptim të statusit të
tyre dhe kanë pritje.

 Është detyrë e shkollës për të mirëpritur të gjithë nxënësit e ndryshëm, t’i bëjë
ata të ndjehen të rehatshëm në mënyrë që ata të mund të mësojnë dhe t’i
zhvillojnë potencialet e tyre.

 Kjo është sfidë për shumë mësimdhënës.

Shkolla ka nevojë për mësimdhënës më shumë dhe më mirë të trajnuar.

 Vendet që kanë arritur standarde të larta të të mësuarit, kanë investuar në


mënyrë të qëndrueshme në profesionin e mësimdhënies.
KUALIFIKIMI I
MËSIMDHËNËSVE

UDHËHEQJA KOHA E TË
MËSUARIT

LËNDËT
INFRASTRUKTURA
FIZIKE/OBJEKTET
Arsimimi cilësor PËRKATËSE/THEMEL
ORE TË KURRIKULIT
Faktorët ndikues

MATERIALET E
METODAT E
MËSIMDHËNIES
MËSIMDHËNIES/PE
DHE
DAGOGJIA
MËSIMNXËNIES

POLITIKA E
Fq.30 PËRFSHIRJES
 Përtej nivelit të shkollës janë faktor të kontekstit, si
gjendja ekonomike, politikat kryesore kombëtare,
strategjitë e arsimit, pritjet publike nga arsimi,
standardet kombëtare, kërkesat e tregut të punës etj.

 Këta faktorë përcaktojnë kontekstin në të cilin


mësimdhënia dhe mësimnxënia zhvillohen

 Prandaj, çdo vend duhet të analizojë dhe të vendosë për


faktorët më të rëndësishëm në situatën e vet specifike.
 Ky proces ka nevojë për udhëheqje të fuqishme!
Angazhimi i lartë politik për arsim më të mirë në nivel
qendror, komunal dhe të shkollës është një parakusht.
Korniza pesë dimensionale - faktorët e kontekstit(shih doracakun)
Ambienti mbështetës
Mësimdhënia dhe të nxënët
Metodat e mësimdhënies
Vlerësimi i vazhdueshëm
Numri i nxënësve në klasë Rezultatet themelore
Karakteristikat e Mjetet mësimore Shkrim leximi
nxënësve Infrastruktura fizike Matematika
Qëndrimet Resurset njerëzore – Shkathtësitë për jetë
Përkushtimi mësimdhënësi, drejtori, Shkathtësitë creative dhe
Njohuritë paraprake inspektori, DKA, zyrtari nga emocionale
Vështirësitë në të nxënë MASHT
Qeverisja e shkollës
Vlerat
Dashuria ndaj shkollës Përfitimet sociale

Kushtet ekonomike dhe tregu i punës Njohuritë për edukim dhe infrastruktura ndihmëse
Resurset publike për edukim Konkurenca për pozitën e mësimdhënies
Strategjitë kombëtare për qeverisje Vizioni për mësimdhënës dhe nxënës
Ndikimi nga bashkëmoshatarët Mbështetja nga Këshilli i Prindërve
Koha në dispozicion për mësim Standardet kombëtare për cilësi
Pritshmëria publike Kërkesat nga tregu i punës
Globalizimi Faktorët socio-kulturor dhe fetarë

52 10
Pyetjet për punë në grupe
Cilat janë karakteristikat më të rëndësishme të
nxënësve në Kosovë?
Cilët janë faktorët kryesor për krijimin e ambientit të
favorshëm për ngritjen e cilësisë?
Cilët janë tre faktorët më të rëndësishëm të kontekstit
të arsimit në Kosovë? – 40 min.
(për punën në grup i referohemi materialit paraprak-
doracakut)

53 7
Roli i udhëheqjes së shkollës në
edukimin cilësorë

Shkolla të suksesshme dhe edukimi cilësor vijnë si rezultat i


udhëheqjes cilësore dhe të përkushtuar në punë.

Nuk mund të ketë cilësi në shkollë pa udhëheqje dhe qeverisje


efektive dhe cilësore.

Puna e drejtorit të shkollës është e lidhur në mënyrë të


pashmangshme me edukimin cilësor.
Roli i udhëheqjes së shkollës në edukimin cilësor
Nuk mund të ketë cilësi në shkollë pa
.
udhëheqje dhe qeverisje efektive dhe
Strategjit cilësore. Udhëheqësit efektiv arsimor i
ë dhe ndihmojnë shkollat e tyre për të
qëllimet përgatitur një vizion i cili ngërthen
Shkolla të suksesshme dhe
përkushtim të nivelit të lartë në
edukimi cilësor vijnë si rezultat i
mësimdhënie dhe mësimnxënie - si një
udhëheqjes cilësore dhe t’u
parakusht për arsim cilësor në shkollat e
përkushtuar punës
tyre.
Përkushtim
Vizioni Komunikim
i për i
edukim
cilësor

Ekipe Infrastr
Kultura
t uktura

funksionimi i këtij diagrami në arsim varet nga tre faktorë kryesor: i) besimi, ) menaxhimi
,udhëheqja, dhe ) fuqizimi.
Strategjia për sigurimin e cilësisë
( shtojca 9, fq 72)

Ky dokument ka për qëllim prezantimin e


mekanizmave të reja për Sistemin e
Sigurimit të Cilësisë në nën-sektorin e
Arsimit Parauniversitar të Kosovës.
Strategjia ka katër komponentë të ndryshëm të
përfaqësuar nga katër objektiva strategjike dhe
masa të ndërlidhura

OBJEKTIVI 1 Ndërtimi i mekanizmave efektivë për sigurimin e cilësisë

OBJEKTIVI 2 Avancimi i planifikimit të zhvillimit në nivel Shkollor dhe Komunal

OBJEKTIVI 3 Ndërtimi i kapaciteteve për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet

OBJEKTIVI 4 Rritja e ndërgjegjësimit të palëve të interesuara për sigurimin cilësisë

Punë grupore: Analizo objektivat


dhe masat përkatëse, fq.72 .
Detyrë për ditën 3
1. Individualisht :
Reflektim për modulin:
Çka nënkupton e Drejta për Arsim dhe Arsimi Cilësor?
Cili është qëllimi?
Si mund të përmbushet qëllimi?
2.Formulo Deklaratën e Misionit për të Drejtën për Arsim dhe Arsimi Cilësor,
referuar nxënësve në shkollën tuaj.Përshkruaj (2-3) hapat e parë të zbatimit
.Faktorët mundësues në dispozicion në shkollën tuaj.
Detyrat Grupore
3.Si grup përcaktohuni për njërin nga deklaratata e misionit/ose një deklaratë të
përbashkët.
  Përshkruani (2-3) hapat e parë të zbatimit .Faktorët mundësues në dispozicion në
shkollën tuaj.
Përgatitni prezantimin për ditën e 3-të (Poster, Prezantim në Power Point, etj )
4. Prezantoni në takimin e mësimdhënësve rëndësinë e aspekteve të së Drejtës
për Arsim dhe Arsimit Cilësor duke iu referuar shkollës tuaj dhe Deklaratën e
mundshme të misionit ( sill dëshmi për aktivitetin , foto., raport, procesverbal,
etj ).
PJESA PRAKTIKE
Sllajdi 9
DEKLARATA E MISIONIT: E DREJTA PËR ARSIM DHE ARSIMI CILËSOR
Deklarata e misionit
• Përbëhet nga 3-4 fjali të Misioni është diçka që duhet të
shkurtra arrihet
• Duhet të jetë e qartë dhe ndërsa Vizioni
e lehtë për t'u kuptuar është diçka që duhet të ndiqet për
Objektivat
Vizioni Ynë atë përmbushje.
• Japin orientim: të Familjet dhe
brendshëm dhe të komunitetet i
mbajnë fëmijët dhe
jashtëm; mundësojnë rinjtë të sigurt, të Misioni Ynë
DETYRA
ushqyer dhe të fort. Mbrojtja e fëmijëve Prezantoni në takim me
identifikimin; motivojnë të ri dhe të rinjve si mësimdhënësit, rëndësinë e
zbatimin dhe promovimi dhe aspekteve të së Drejtës për
avokimi për
Pyetjet e dobishme mirëqenien e Arsim dhe Arsimin Cilësor, duke
fëmijëve, të rinjëve iu referuar deklaratës së
• Çka nënkupton e drejta Vlerat tona
dhe familjeve në mundshme të misionit të
komunitetet tona.
për arsim dhe arsimi Respekti shkollës tuaj.
Integriteti  
cilësor?
Angazhimi Përshkruani (2-3) hapat e para
• Cili është qëllimi? Llogaridhënia të zbatimit, faktorët mundësues
Guximi që janë në dispozicion në
• Si mund të përmbushet shkollën tuaj.
qëllimi?  
Përgatitni prezantimin për ditën
• Si mund të formulohet kjo e tretë të trajnimit
– shkurt, thjeshtë,
mençur?
Lidhur me vleresimin perfunditmar, kriteret
jane si ne vijim:
 
·70% nga piket e testeve te njohurive;
·20% portfolio;
·10% pjesemarrja.
 
-Trajnimi i ka gjithsej 147 ore
Faleminderit për
bashkëpunimin!

Ju dëshirojmë një javë të


mbarë!

You might also like