You are on page 1of 1

Shkenca kompjuterike 

është studimi i themeleve teorike të informacionit dhe përpunimit të


informatave, si dhe i teknikave praktike për zbatimin e tyre dhe aplikimin në sistemet kompjuterike.
Shpesh përshkruhet edhe si studim sistematik i proceseve algoritmike që krijojnë, përshkruajnë dhe
transformojnë informacionin. Sipas Peter J. Denning, pyetja themelore që e preokupon shkencën
kompjuterike është, "Çfarë mund të automatizohet me efikasitet?" Shkenca kompjuterike ka shumë
nën-fusha; disa, të tilla si grafika kompjuterike, theksojnë llogaritjet e rezultateve të veçanta, ndërsa
të tjerat, të tilla si teoria e kompleksitetit kompjuterik, studiojnë veçoritë e problemeve kompjuterike.
Fushat tjera, si teoria e gjuhës programuese studiojnë rrugët që shpjegojnë përpunimin e
informatave, ndërsa programimi kompjuterik praktikon gjuhë programimi specifike për zgjidhjen e
problemeve specifike të përpunimit të informacioneve, dhe interaksioni njeri-kompjuter fokusohet në
sfidat që bëjnë kompjuterët dhe përpunimin e informacioneve të përdorshme dhe universalisht të
arritshme për njerëzit.
Publiku i përgjithshëm ndonjëherë ngatërron shkencën kompjuterike me profesionet tjera që merren
me kompjuterë (të tilla si informatika), apo mendon se ajo lidhet me përvojën e tyre me kompjuterë,
e cila zakonisht përfshin veprimtari të tilla si luarja e lojërave, web-shfletimi, dhe shkruarja e
teksteve. Megjithatë, fokusi i shkencës kompjuterike është më shumë në të kuptuarit e veçorive të
programeve të përdorura për zbatimin e software-it të tillë si lojërat dhe web-shfletuesit, dhe në
shfrytëzimin e atyre diturive për të krijuar programe të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese.

You might also like