You are on page 1of 23

Burimet e Sistemeve të Mbrojtjes Sociale

(Leksion Nr. II)


 
Kushtetuta
Neni 49 (2)

“Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës”.


Neni 52

“Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur është


i paaftë për punë sipas një sistemi të caktuar me ligj. Kushdo, kur
mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk
ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e
parashikuara me ligj”.
Neni 55

“Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes


shëndetësor nga shteti.
Kushdo ka të drejtë për sigurim shëndetësor sipas procedurës së caktuar
me ligj”
Burimet e Jashtme

Burimet e Jashtme, përvecse përbëjnë platformën e rregullimit të


mbojtjes sociale në kuadër ndërkombëtar, synojnë edhe koordinimin e
normave të mbrojtjes shoqërore. Koordinimi në këtë fushë ka qënë një
fenomen mjaft i përhapur sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të
njëzetë. Ai lidhet :
 pjesërisht me zhvillimin e të drejtave të njeriut;
 pjesërisht si rrjedhojë e lëvizjes gjatë punësimit.

Sipas Organizateve Ndërkombëtare që kanë nxjerrë akte


ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes shoqërore do të përmendim:
Organizata e Kombeve të Bashkuara
(1)
 Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut:
 Neni 22 : Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe
realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për
dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit
dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe
mundësitë e çdo shteti.
 Neni 25 : 1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t'i
përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe
të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin
mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i
siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të
humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti
i tij. 2. Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të
gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje
sociale.
Organizata e Kombeve të Bashkuara
(2)
 Akte të tjera ndërkombëtare që përfshijnë edhe sigurinë
sociale mund të përmëndim:
 Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe
Kulturore, Nju Jork, 16.12.1966 (Shih: nenin 9 dhe 10)
 Konventa për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj
Gruas, Nju Jork, 18.12.1979 (Shih nenin 11 dhe 14)
 Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës, Nju Jork, 20.11.1989 (Shih:
nenin 26)
 Konventa Ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, Nju Jork 18.12.1990,
(Shih nenin 27 dhe 61)
 Konventa për të drejtat e personave me aftësi të kufizua, Nju Jork,
13.12 2006. (Shih nenin 25(e)),
Organizata Ndërkombëtare e Punës-
ILO (1)
 Krijimi i ILO (1919) Shqipëria ka qenë pjesë e saj prej
1921, është larguar në 1960 dhe është sërisht pjesë e saj që
nga 1991.
 Ndër qëllimet e saj përmëndim:
 promovimin e drejtësinë sociale dhe mbrojtjen e të drejtave të
punëtorëve,
 vendosjen e normave për shëndetin dhe sigurinë,
 nxitjen e barazisë,
 luftës kundër përjashtimit social dhe organizimit të fushatave për
dinjitet në punë.

 Organizata Ndërkombëtare e Punës, formulon standartet


ndërkombëtare në formën e Konventave dhe
Rekomandimeve.
Organizata Ndërkombëtare e Punës-
ILO (2)
 Deri sot Republika e Shqipërisë ka ratifikuar 54 Konventa të ILO-s, nga të cilat 8 janë ato të
që quhen Konventat bazë, 4 janë prioritare dhe 42 janë teknike.
 Nga 54 Konventa dhe 2 Protokolle të ratifikuar nga Shqipëria, 45 janë në fuqi, 8
Konventa dhe 1 Protokoll janë denoncuar dhe 2 instrumente janë shfuqizuar. Kryesisht
këto Konventa janë në fushën e Punës por edhe të Sigurisë Sociale si për shëmbull:
 Konventa Nr. 102 e vitit 1952 “Për Sigurimet Shoqërore’ (Standartet
Minimale), ratifikuar me ligj nr. 9442 / 16.11.2005.
 Konventa Nr. 183 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Për mbrojtjen e
amësisë, 2000 ratifikuar me ligj nr. 8829/5.11.2001;
 Konventa Nr.155 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Për sigurinë në punë,
shëndetin dhe mjedisin e punës, 1981”, ratifikuar me ligj nr.9147, datë
30.10.2003;
 Konventa Nr. 187 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për kuadrin
promocional të sigurisë dhe të shëndetit në punë”, 2006, ratifikuar me ligj nr.
4/2014;
 Konventa Nr. 138 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), “Për moshën
minimale për pranimin në punë”, ratifikuar me ligj nr. 8086. Datë 13.3.1996;
 Konventa Nr. 168 e 1988, Për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen kundër
papunësisë, ratifikuar me ligj nr. 9547/1.6.2006 etj.
Organizata Ndërkombëtare e Punës-
 Konventa
ILO (3)
Nr. 102 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për
Sigurimet Shoqërore (Standardet Minimale)” - Ratifikuar me ligjin nr.
9442, datë 16.11.2005- hyrë në fuqi më 1 Janar 2006. Kjo Konventë përmban
rreziqet sociale:
 përkujdesje mjekësore;
 paaftësia e përkohshme në punë (raport mjekësor i paguar në të holla);
 papunësia;
 pleqëria;
 dëmtimi në punë dhe sëmundjet profesionale;
 kujdesi për rritjen e fëmijës (kompensimet familjare);
 leja e lindjes;
 paaftësi afatgjatë për punë (invaliditet);
 vdekje e kryefamiljarit (kompensime për personat që ka lënë pas).
Organizata Ndërkombëtare e Punës-
 Konventa përbëhet nga XV pjesë: ILO (4)
 I- Dispozita të Përgjithshme (n.1-6)
 II- Kujdesi mjeksor (n. 7- 12)
 III- Përfitimi për sëmundje (n. 13- 18)
 IV- Përfitimi i papunësisë (n. 19- 24)
 V- Përfitimi i pleqërisë (n. 25 – 30)
 VI -Përfitimi për dëmtimet në punë (n. 31-38)
 VII- Përfitimi për familjen (39- 45)
 VIII- Përfitimi për barrëlindje (n. 46- 52)
 IX- Përfitimi i Invaliditetit (n. 53- 58)
 X- Përfitimi Familjar (në rast vdekje) (n. 59- 64)
 XI- Standartet që duhet të plotësohen për pagesën periodike (n. 65-67)
 XII- Trajtim i barabartë i shtetasve rezidentë jonacional (n. 68)
 XIII- Dispozitat e Përgjithsme (n. 69- 72)
 XIV- Dispozita të ndryshme (n. 73-77)
 XV- Dispozita Përfundimtare (n. 78-87)
 (N.2) Secili prej vendeve anëtare të ILO-s, që ratifikon Konventën do të veprojë në përputhje me:
 pjesën I; të paktën tri nga pjesët II deri në X, duke përfshirë të paktën njërën nga pjesët IV, V, VI, IX dhe X; dispozitat
përkatëse të pjesëve XI, XII dhe XIII; pjesën XIV;
 dhe do të specifikojë në ratifikimin e saj se në cilën nga pjesët II deri X pranon detyrimet e Konventës:
Këshilli i Europës (KiE)(1)

 Këshilli i Evropës (u themelua në vitin 1949, pas L2B).


 Synimi:
 Garantimi i të drejatve të njeriut;
 bashkëpunim të gjithanshëm për një numër të madh çështjesh si:
▪ edukimi,
▪ kohezioni shoqëror,
▪ mbrojtja e pakicave kombëtare,
▪ lufta kundër të gjitha formave të intolerancës,
▪ lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit,
▪ forcimi i demokracisë vendore dhe
▪ ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore.

 Shqipëria është bërë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995.


Këshilli i Europës (2)
 Dy Marrëveshje shumëpalëshe të Përkohëshme:
 Qëllimi:
 Koordinimi i Sigurimeve Shoqërore mes vendeve anëtare të Këshillit të
Evropës.
 Parimi I trajtimit të barabartë.
 Sigurimi i mosdiskriminimit

 1. Marrëveshja e Përkohshme Evropiane mbi Skemat e Sigurimeve Shoqërore


në lidhje me Pleqërinë, Invaliditetin dhe të Mbijetuarit, (KE ). Hyri në fuqi në
vitin 1954. Fushat që mbulon:
 Përfitime pleqërie;
 Përfitime invaliditeti (të përhershëm/afatgjatë, të ndryshëm nga ato që jepen
në skemën e dëmtimeve në punë);
 Përfitime për të mbijetuarit.
Këshilli i Europës (3)
 2. Marrëveshja e Përkohshme mbi Sigurimet Shoqërore, pa Skemat për
Pleqërinë, Invaliditetin dhe të Mbijetuarit, (KE). Hyri në fuqi në vitin 1954.
trajton. Fushat që mbulon:
 rast sëmundje,
 barrëlindje,
 papunësie,
 pagesa në rast vdekje, aksidentet në punë dhe
 përfitimet familjare.

 Konventa Evropiane mbi Ndihmën Sociale dhe Mjekësore (KE) Hyri në fuqi
në vitin 1954.
 Konventa është plotësim i hapësirave që kanë lënë dy marrëveshjet e
përkohshme.
 Konventa rregullon:
 Skemën e Asistencës Sociale dhe
 Skemën e Ndihmës Mjekësore.
Këshilli i Europës (4)
 Konventa Evropiane mbi Ndihmën Sociale dhe Mjekësore (KE)
mbështetet te:
 Parimi I barazisë në trajtim;
 Parimi i mosriatdhesimit, kufizon rrethanat kur personat migrues
mund të riatdhesohen me të vetmen arsye se kanë nevojë për
asistencë sociale.
 Përjashtime:
 nuk banon në mënyrë të vazhdueshme në territorin e Palës kontraktuese ku
është bërë kërkesa për përfitim që prej së paku 5 vitesh nëse ka hyrë para se
të ketë arritur moshën pesëdhjetë e pesë vjeç, apo të paktën që prej dhjetë
vjetësh nëse ka hyrë pasi ka arritur këtë moshë.
 është në gjendje shëndetësore për tu transportuar.
 nuk ka krijuar lidhje të ngushta me territorin në të cilin është rezident.
 nuk ka arsye humanitare.
Këshilli i Europës (4)
 Konventa Evropiane mbi Sigurimet Shoqërore (KE), ka hyrë në fuqi në vitin
1977. Mbulon një gamë më të gjerë dhe synon koordinim më të plotë se
Marrveshjet e Përkohshme.
 Parimi i trajtimit të barabartë të shtetasve
 Parimi i përcaktimit të legjislacionit të zbatueshëm,
 Parimi i ruajtjes së të drejtave
 Parimi i eksportimit të përfitimeve.
Konventa Evropiane mbulon skemat si :
- përfitimet e raportit mjekësor dhe lejes së lindjes,
- përfitimet e invaliditetit,
- pensionet e pleqërisë,
- pensionet familjare,
- përfitimet për dëmtime në punë dhe sëmundjet profesionale,
- ndihmë financiare në rast vdekje,
- përfitime të papunësisë,
- përfitimet familjare.
 Protokolli i Konventës Evropiane të Sigurimeve Shoqërore, miratuar më 1994 zgjeron fushën e
zbatimit të Konventës.
Instrumente të tjera të KiE (5)
 Kodi Evropian i Mbrojtjes Shoqërore, dhe Protokolli i tij.
 Kodi u miratua nga Komiteti i Ministrave në 11 Mars 1964 dhe së bashku me protokollin që e
shoqëronte, u hapën për nënshkrim në 16 Prill 1964 dhe hynë në fuqi më 17 Mars 1968.
 Synojnë vendosjen e standarteve minimale të sigurimeve shoqërore por përmbajnë gjithashtu
edhe aspekte të koordinimit të sigurimeve shoqërore.
 Secili prej vendeve anëtare të KEMSH, duhet t’i përmbahet të paktën gjashtë kapitujve nga nëntë.
 Parimi i drejtësisë Sociale.
 Krijimin e stabilitetit të Mbrojtjes Sociale të çdo shteti ratifikues nga pikëpamja
 Finaciare dhe
 Sociale.

 Kodi Evropian i Mbrojtjes Shoqërore i Rishikuar


 Reflekton zhvillimet në filozofinë e sigurimeve shoqërore.
 Ndahet ne 4 pjesë të sistemuara ne 5 seksione.
 Respekton diversitetin dhe individualitetin e Mbrojtjes Shoqërore të vendeve anëtare.
Këshilli i Europës (6)

 Karta Sociale Europiane (KSE), e çelur për nënshkrim në Torino, në vitin


1961 dhe ka hyrë në fuqi në vitin 1965.

 Karta mbron:
 të drejtat shoqërore dhe
 të drejtat ekonomike, dhe
 plotëson Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 Karta plotësohet nga tre protokolle, të viteve 1988, 1991 dhe 1995.
 Qëllimi: Përmirësimi i standartit të jetesës së vendeve anëtare.

 Republika e Shqipërisë ka ratifikuar Kartën Sociale Europiane të


rishikuar me ligj nr. 8960 datë 24.10.2002.
 Ajo i njeh te drejtën e trajtimit te barabarte me qytetaret e shteteve
anëtare qytetareve te huaj te cilët jetojnë dhe punojnë ne shtetet
nënshkruese.
Këshilli i Europës (7)
 Të drejtat e garantuara nga Karta Sociale Europiane e rishikuar:
 E drejta për punë; E drejta për kushte të drejta pune; E drejta për kushte pune të sigurta dhe të shëndetëshme,E
drejta për pagë të drejtë; E drejta për t’u organizuar; E drejta për të negociuar kolektivisht; E drejta e fëmijëve
dhe të rinjve për mbrojtje; E drejta e grave të punësuara për mbrojtje të shtatzanisë; E drejta për orientim
professional; E drejta për trainim professional; E drejta për mbrojtjen e shëndetit; E drejta për sigurimin
shoqëror (n.12); E drejta për asistencë mjekësore dhe sociale (n.13); E drejta për të përfituar nga shërbimet
e mirëqënies sociale; E drejta e personave me gjymtime për pavarësi, integrim social dhe pjesëmarrje në jetën e
komunitetit; E drejta e familjes për mbrojtje ekonomike, ligjore dhe sociale; E drejta e fëmijëve dhe të rinjve
për mbrojtje ekonomike, ligjore dhe sociale; E drejta për t’u angazhuar në punë fitimprurese në territorin e
Palëve të tjera; E drejta e punëtorëve migrues dhe familjeve të tyre për mbrojtje dhe asistencë; E drejta e
mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë në çështjet e punësimit dhe punës pa diskriminim për shkak të
gjinise; E drejta për informim dhe këshillim; E drejta për të marrë pjesë në përcaktimin dhe përmirësimin e
kushteve të punës dhe mjedisin e punës; E drejta e personave të moshuar për mbrojtje sociale, E drejta për
mbrojtje në rastet e përfundimit të punësimit, E drejta e punëtorëve për mbrojtjen e pretendimeve të tyre në
rastin e falimentimit të pronarit të tyre, E drejta e dinjitetit në punë; E drejta e punëtorëve me përgjegjësi
familjare për mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë; E drejta e përfaqësuesve të punëtorëve për mbrojtje
në ndërmarrje dhe lehtësitë që do t’u akordohen atyre; E drejta për informacion dhe këshillim në procedurat e
shkurtimeve kolektive; E drejta e mbrojtjes nga varfëria dhe përjashtimi shoqëror, E drejta për strehim.
Marrëveshje Ndërkombëtare
 Marrëveshje Ndërkombëtare dy palëshe.
 Turqia, v. 2003
 Belgjika, v. 2014
 Hungaria, v. 2015
 Cekia, v. 2016
 Gjermania, v. 2016
 Belgjika, v. 2014
 Maqedonia, V. 2015
 Luksemburgu, v. 2015
 Austri, v.2018,

 Vazhdojnë bisedimet në drejtim të marrëveshjeve me Hollandën, Kroacine,


Greqine, Francën, Rumani, Itali etj.
Bashkimi Europian

 Legjislacioni Primar
 Legjislacioni Sekondar

 Rregullore për Mbrojtjen Sociale.


Rregulloret 3/1958 dhe 4/1958, të cilat u zëvendësuan nga Rregullorja (KEE) Nr 1408/71, e plotësuar
me Rregulloren për zbatimin e saj (KEE) Nr 574/72.
Rregullorja (KE) Nr. 883/2004 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, Për koordinimin e sistemeve të
sigurimeve shoqërore, u miratua për të zëvendësuar Rregulloren (KEE) Nr. 1408/71.
Me 16 Shtator 2009, është miratuar Rregullorja (KE) Nr. 987/2009 e Parlamentit Evropian dhe e
Këshillit që përcakton procedurën për Rregulloren Zbatuese (KE) Nr. 883/2004 për koordinimin e
sistemeve të sigurimeve shoqërore, për të zëvendësuar Rregulloren (KEE) Nr. 574/72.
Rregullorja Nr. 465/2012 e datës 22 maj 2012, etj.
Ligje:
 Ligji bazë që rregullon Sigurimet Shoqërore është ligji nr. 7703, datë 11.5.1993, por si rezultat i nevojave
për të krijuar stabilitet në skemë duke kufizuar problematikat në derdhjen e kontributeve dhe përfitimeve
ligji është ndryshuar vazhdimisht.
 Aktualisht ligjet që e kanë ndryshuar këtë ligj janë: Nr. 7932, datë 17.05.1995; Nr. 8286, datë
16.02.1998; Nr. 8392, datë 02.09.1998; Nr. 8575, datë 03.02.2000; Nr. 8776, datë 26.04.2001; Nr.
8852, datë 27.12.2001; Nr. 8889, datë 25.04.2002; Nr. 9058, datë 20.03.2003; Nr. 9114, datë
24.07.2003; Nr. 9377, datë 21.04.2005; Nr. 9498, datë 03.04.2006; Nr. 9600, datë 27.07.2006; Nr.
9708, datë 05.04.2007; Nr. 9768, datë 09.07.2007; Nr. 10070, datë 05.02.2009; Nr. 10447, datë
14.07.2011; Nr. 13/2014, datë dhe ndryshimet aktuale me ligjin Nr. 104/2014, datë 31.07.2014. Nr.
144/2015 datë 17.12.2015; Nr.111/2016 datë 03.11.2016 dhe Akti Normativ I Këshillit të Ministrave
Nr. 1 datë 25.01.2017; nr.25/2017 datë 09.03.2017.
 Ligje të tjera
 Sigurimet shëndetësore bazë kanë ligjin: Ligj Nr.10383, datë 24.2.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të
kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Ligj Nr.126/2013; me ligj Nr. 141/2014,
dt. 23.10.2014; me ligj Nr. 145/2015, dt. 17.12.2015; dhe Akti Normativ i KM nr. 1, datë 25.01.2017.
 Ligj Nr.27/2019 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10107,datë 30.3.2009, “Për kujdesin
shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
 Ligj Nr. 9136, datë 11.9.2003, “Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe
shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, (I ndryshuar).
 Ligji Nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (I ndryshuar) etj.
Aktet nënligjore:

Vendimet e Këshillit të Ministrave


 ndryshimin e përqindjes së kontributit;
 ndryshimin në rritje të masës së përfitimit (pensioni) etj;
 ndryshime në mënyrat e mbledhjes së përqindjes së kontributit;
 procedurat e informimit për kontributet ose përfitimet nga Sigurimet
Shoqërore etj;

Psh: disa akte nënligjore, të cilat kanë dalë në funksion të ligjit dhe të veprimtarisë së Sigurimeve
Shoqërore.
 Vendim, Nr. 77, datë 28.1.2015, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe
sigurimi i kujdesit shëndetësor” i ndryshuar .
 VKM nr. 928, datë 29.12.2014 “Për kriteret, procedurat dhe dokumentacionin për pensionin social”, etj.
Të tjera :

- Marrëveshjet kolektive.

- Vendimet gjyqësore.

- Doktrina dhe e Drejta e Krahasuar.

- Zakoni.
FALEMINDERIT

You might also like