You are on page 1of 5

MBROJTJA NGA SULMET NE RRJET

Siguria kompjuterike
Siguria kompjuterike, siguria kibernetike  ose siguria e teknologjisë së
informacionit është mbrojtja e sistemeve kompjuterike dhe rrjetave nga vjedhja
ose dëmtimi i pajisjeve, programeve kompjuterike ose të dhënave elektronike,
si dhe nga prishja ose keqpërdorimi i shërbimeve që ato sigurojnë.

LLOJET E SULMEVE KIBERNETIKE


Pothuajse në çdo rast, qëllimi final i një sulmi kibernetik është vjedhja dhe
ekspozimi i të dhënave senzitive, qoftë të dhëna të kartave të kreditit të
klientëve qoftë të dhëna të tjera personale, të cilat pastaj përdoren për të
manipuluar identitetin personal online të atyre personave.
Assesi nuk mund të themi që këtu kemi paraqitur listën e plotë te të gjitha
rreziqeve potenciale kibernetike, veçanërisht kur kemi parasysh zhvillimin e
teknikave të reja të hakimit, mirëpo bizneset duhet që së paku të jenë të
njoftuara me llojet më të zakonshme të këtyre sulmeve.
Sulmet e fjalekalimeve

Sulmet e fjalëkalimeve: Ekzistojnë tre lloje kryesore të sulmeve ndaj fjalëkalimeve:


sulmi “brute-force”, i cili përfshinë provimin e fjalëkalimeve të ndryshme derisa të gjendet
fjalëkalimi i saktë; sulmi përmes fjalorit, i cili përdorë një program i cili provon kombinime
të ndryshme nga fjalët e një fjalori; dhe “keylog”, i cili gjurmon shtypjen e tasteve të një
shfrytëzuesi, duke përfshirë ID-në e tij dhe fjalëkalimin.

Phishing: Mbase kjo është forma më e zakonshme e ndërhyrjes kibernetike, dhe


përfshinë mbledhjen e të dhënave senzitive siç janë kredencialet e hyrjes dhe informatat
e kredit-kartelave përmes një ueb-faqeje që duket si faqe legjitime, e cila zakonisht u
dërgohet përmes postës elektronike personave të cilët i marrin ato si legjitime. Spear
phishing, një formë më e avancuar e këtij lloj sulmi, kërkon njohuri të mirë të personave
specifik në kompani dhe përdorim të inxhinierisë sociale për të fituar besimin e
kompanisë dhe pastaj për t’u infiltruar në rrjetën e tyre. 

Ransomware: Ransomware është një lloj i malware që infekton një kompjuter ,siç edhe
sugjeron emri, kërkon një haraç .Zakonisht, ransomware ose të nxjerr jashtë kompjuterit
dhe kërkon para në këmbim të kthimit, ose të kërcënon që të publikoj informatat e juaja
personale nëse nuk paguani një shumë të caktuar parash. Kohëve të fundit,
Ransomware është një nga sulmet kibernetike me rritjen më të shpejtë.

Sulmet Zero-Day: Këto sulme janë ankthi më i madh i zhvilluesve. Këto janë të meta në
softuerë apo në sistem të cilat i zbulon një haker para se për to të kuptojnë zhvilluesit
apo stafi i sigurisë. Këto të meta mund të mbesin të pa-zbuluara me muaj, madje edhe
me vite derisa ato të zbulohen dhe të evitohen.
PRAKTIKAT MË TË MIRA PËR BIZNESIN TUAJ

Mbani softuerin të përditësuar. Një kompjuter i cili nuk i merr përditësimet e


sistemit të tij është më i ekspozuar ndaj dështimeve, pikave të dobëta të
sigurisë dhe sulmeve kibernetike se që është një kompjuter i cili i merr
përditësimet rregullisht. Hakerët vazhdimisht skanojnë për pikat e dobëta të
sigurisë në sisteme dhe rrjeta, dhe nëse ju i mbani ato pika të dobëta për një
kohë të gjatë pa i rregulluar, shtoni gjasat të bini viktimë e ndonjë sulmi
kibernetik.
Zbatoni politika formale të sigurisë: Vendosja dhe zbatimi i politikave të
sigurisë është esenciale për mbylljen e sistemit tuaj ndaj sulmeve. Mbrojtja e
rrjetit duhet të jetë preokupim i secilit, pasi secili që e përdorë atë paraqet një
pikë dobësie të cilën mund ta përdorë një haker. Krijimi i një kulture të drojës
dhe praktikave parandaluese do të forcojë edhe më tepër mbrojtjen tuaj.
Organizoni takime dhe seminare të rregullta në lidhje me praktikat më të mira
të sigurisë në Internet, të tilla si përdorimi i fjalëkalimeve të forta, identifikimi
dhe raportimi i dërgesave të dyshimta elektronike, klikimi i lidhjeve apo
shkarkimi i bashkëngjitjeve në postën elektronike.
Shumica e kompanive zbatojnë politika të fjalëkalimeve që kërkojnë nga të
punësuarit të ndjekin standarde të caktuara për krijimin e fjalëkalimeve, siç
është përdorimi i shkronjave të mëdha e të vogla, përdorimi i numrave dhe i
simboleve, si dhe të mos përdorin fjalëkalimin e njëjtë apo të ngjashëm për
aplikacione të ndryshme.
FALEMINDERIT
Punoi: Faik Paja,11A

You might also like