You are on page 1of 4

Përballkalimi

„ Përballkalim “ është kalim me automjet përskaj automjetit tjetër i cili qarkullon nëpër të njëjtën rrugë nga kahja е kundërt.

Gjatë përballkalimit, shoferi është i obliguar që nga ana e tij e majtë të len hapësirë të mjaftueshme ndërmjet automjetit të tij
dhe automjetit me të cilin përballkalohet, ndërsa sipas nevojës automjetin e vet ta largojë nga tehu i djathtë i rrugës.
Nëse për shkak të gjerësisë së pamjaftueshme të rrugës, përballkalimi është i pamundshëm, shoferi i cili e ka më lehtë të ndalet
për shkak të rrethanave dhe gjendjes në rrugë, është i obliguar që ta largojë automjetin e vet dhe i pari të ndalet që të
mundësojë përballkalim të sigurt.
Kur në udhëkryq, automjetet vijnë nga kahet e kundërta dhe kthejnë majtas, ato përballkalohen ndërmjet veti nga ana
e djathtë e tyre.
Në një pjesë të rrugës, ku përballkalimi i automjeteve është i pamundur për shkak të ngushtimit të rrugës (për çfarë do shkaqesh)
përballkalimi i automjeteve mund të rregullohet me shenja komunikacioni.
Nëse pjesa e rrugës , në të cilën kryhen punime është e dukshme në tërë gjatësinë e saj dhe nëse punët zhvillohen
ditën, ndërsa nuk zgjasin më gjatë se katër orë, lëshimin reciprok të automjeteve mund ta rregullojnë persona të caktuar
me ngritjen dhe lëshimin reciprok të flamurit të kuq, gjegjësisht të gjelbër.
Të drejtë kalimi kanë automjetet që hasin prej nga kahja ku është i ngritur flamuri i gjelbër

You might also like