You are on page 1of 7

Prerja e arte

• Dy madhësi janë në raportin e arte nëse raporti i shumës se dy


madhësive me madhësinë me te madhe është i barabarte me raportin
e madhësisë se madhe me te voglën.
• Raporti i artë është një konstante matematike irracionale përafërsisht
1,6180339887.
• Raporti i artë zakonisht paraqitet me shkronjën greke fi (φ).
• Nëse marrim si njësi gjatësinë e a atëherë gjatësia e numrit b do të
shprehet me të anasjelltën e numrit φ, b=1/φ =0,61803398… .
• Numri φ është i vetmi numër pozitiv që ka të anasjelltin e tij 1 njësi më
të vogël.
Historiku
• Raporti i artë ka magjepsur intelektualët perëndimore te interesave te
ndryshmm për te paktën 2400 vjet. Disa nga matematikanët me te
mëdhenj te te gjitha kohërave, nga Pitagora dhe Euklidi në Greqinë e
lashte, Leonardoja i Pizes, astronomi i Rilindjes Johan Kepler, e deri
shkencëtaret e ditëve tona si fizikani i Oksfordit Roxher Penrose kane
kaluar ore te panumërta duke studiuar raportin e arte dhe cilësitë e tij.
• Në Greqinë antike matematikanët filluan te studionin raportin e arte
për shkak te shfaqjes se tij te shpeshte në gjeometri. Ndarja e një
segmenti në raportin e arte, përben një element mjaft te rëndësishëm
në gjeometrinë e figurave te rregullta.
Fushat e perdorimit

• Estetike
• Duke filluar nga rilindja literatura mbi estetiken dhe raportin e arte u zhvillua se
tepërmi. Si rezultat arkitekte, artiste dhe te tjerë filluan te përdornin raportin e arte në
marrëdhëniet dimensionale në punët e tyre.

• Vepra e pare shume e rëndësishme ishte De Divina Proportione Nga Luce Paciali e
publikuar në 1509.

• “De Divina Proportione” eksploroi matematiken e raportit te arte. Duke përmbajtur


ilustrime te trupave te ngurte te rregullt nga Leonardo Da Vinci, bashkëpunuesi i
Paciolit për një kohe te gjate, De Divina Proportiore influecioi mjaft artiste dhe
arkitekte.
Pikture
• Ilustrimet e Leonardos për shumëfaqëshat në De Divina Proportione
dhe mendimet e tij që disa proporcione te trupit shfaqin raportin e
arte kane bere që shume studiues te mendojnë se ai e ka përfshire
raportin e arte në vizatimet e tij. Disa sugjerojnë se Mona Lisa shfaq
raportin e arte në pjesë te ndryshme te trupit te saj.
Natyre
• Adolf Zeising, interesat kryesore te te cilit ishin matematika dhe
filozofia zbuloi Raportin e arte te shprehur në rregullimin e degëve
përgjatë kërcejve te bimës dhe te damarëve në gjethe. Ai e zgjeroi
kërkimin e tij tek skeletet e kafshëve dhe degëzimin e venave dhe te
nervave te tyre, në proporcionin e përbërjeve kimike dhe në
gjeometrinë e kristaleve, madje edhe në përdorimin e proporcionit në
përpjekjet artistike. Në këto fenomene ai pa raportin e arte që
funksionon si një ligj universal.
Arkitekture

• Nëse marrim një prerje tërthore të Piramidës së Gizës, fitojmë një


trekëndësh të drejtë, të ashtuquajtur Trekëndësh egjiptian. Raporti i
lartësisë tatëpjetë (hipotenuzës së trekëndëshit) piramidale në
distancë nga qendra e tokës (gjysma e dimensionit bazë) është
1.61804... Po ta marrim dimensionin e bazës të jetë në 2 njësi,
atëherë anët e trekëndëshit këndrejt janë në proporcion 1: (phi), dhe
piramida do ta ketë lartësinë e numrit Phi-s.

You might also like