• Embed Doc
  • Readcast
  • Collections
  • 4
    CommentGo Back
Download
 
UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI I INXHINIERISËMEKANIKE PRISHTINË
STUDIMET POSDIPLOMIKE - MASTER 
Lënda: Sistemet e Motorëve dhe Automjeteve
Tema: Sistemi Lubrifikues
Studenti MentoriBurim Vrajolli Dr.sc. Bashkim Baxhaku Prishtinë, 2008
 
PËRMBAJTJA
SISTEMI LUBRIFIKUES – HYRJE
.......................................................................................3
1.0 LUBRIFIKIMI I MOTORIT ME SPËRKATJE ME VAJ
.............................................3
2.0 LUBRIFIKIMI I MOTORIT ME SHTYPJE
....................................................................3
2.1 POMPA E VAJIT
............................................................................................................4
2.2 FTOHËSIT E VAJIT
......................................................................................................9
2.3 QARKULLIMI I VAJIT NËPËR MOTORË
..............................................................10
3.0 PASTRUESIT (FILTRAT)
...................................................................................................10
4.0 LUBRIFIKIMI ME SHTIMIN E LUBRIFIKUESIT TË LËNDËS DJEGËSE
.............17
5.0 LUBRIFIKUESIT PËR MOTORË
....................................................................................18
5.1 PËRBËRJA KIMIKE E VAJRAVE MINERAL
.........................................................18
5.2 KARAKTERISTIKAT E VAJIT TË MOTORIT
........................................................19
5.3 ZGJEDHJA E LUBRIFIKANTIT SIPAS SHKALLËS VISKOZITETIT
...............26
5.4 VAJRAT ME ORIGJINE BIMORE DHE SHTAZORE
.............................................28
5.5 VAJRAT E PËRZIERA ME YNDYRA (KOMPAUND)
..............................................28
5.6 VAJI ME GRAFIT DHE MOLIBDEN - DISULFID
...................................................28
5.7 YNDYRAT PËR LUBRIFIKIM
.....................................................................................282
 
SISTEMI LUBRIFIKUESHyrje
Sistemi i lubrifikimit te motorët me djegie të brendshme ka detyra të shumëfishte:1.zvogëlon fërkimin në sipërfaqet kontaktuese, sipas kësaj zvogëlohet dhe harxhimi ienergjisë, konsumimi i sipërfaqes, qe automatikisht vie deri te rritja e qëndrueshmërisëse elementeve të ndjeshëm të motorit.2.të sigurohet hermeciteti në sipërfaqet rrëshqitëse, më së shpeshti me hapësirat endërmjetme të kufizuara si p.sh rasti i pistonit me unazat, të cilat janë te montuar nëcilindrin e motorit.3.ftohja e brendësisë se motorit, së pari te pistonave dhe cilindrave, përmes largimit direkttë nxehtësisë nga sipërfaqet e nxehta qe i vajos vaji.Të tri grupet përmendura janë me domethënie qenësore për funksionimin të rregullt dheqëndrueshmëri të motorit.Lyerja, hermetizimi dhe ftohja me vaj mund te sigurohen ne tri mënyra, sipas konceptit temotorit:-spërkatja me vaj në vendet kritike dhe sipërfaqet;-prurja e vajit në kushineta dhe në vendet e tjera të ndjeshme ne fërkim nën shtypje;-shtimi i vajit në lënde djegëse, si p.sh qe aplikohet te motorët dy kohësh te shpejt mefuqi të vogël.
1.0 LUBRIFIKIMI I MOTORIT ME SPËRKATJE ME VAJ 
Prurja e vajit në kushineta dhe në sipërfaqet tjera të fërkimit përmes spërkatjes me vaj nëkohen e sotme për konstruksionet bashkëkohore të motorëve nuk zbatohet për shkak të ngarkesavespecifike të larta dhe pamundësisë për të siguruar shtresë me rezistencë të mjaftueshëm te vajit brenda kushinetave, si dhe për shkak rrymimit të dobët të vajit që mundëson ftohjen.Te dhëmbëzoret e transmisionit dhe disa detaleve me ngarkese më të vogël brenda motoritsigurohet edhe përmes ndërtimeve të sotme lubrifikim dhe ftohje e mjaftueshme përmes spërkatjesme vaj, me pikat e spërkatura brenda shtëpizës. Fundi i karterit shërben rëndom si rezervar i vajit.
2.0 LUBRIFIKIMI I MOTORIT ME SHTYPJE 
Prurja e vajit nën shtypje prej pompës në kushinetat e shtëpizës, biellë dhe në vendet tjerakritike, është realizuar në të gjitha konstruksionet bashkëkohore me fuqi specifike të madhe dhenumër te madh të rrotullimit, sepse kushineta rrëshqitëse gjenden në kufirin e ngarkesavemaksimale, si në pikëpamjet mekanike ashtu dhe atë termike. Shtresa e vajit mes kushinetës dhedorezës te boshtit nuk guxon në asnjë rast të jetë i tejkaluar nën ndikimin e shtypjeve të mëdha tëdjegies.Lëshimi i motorit në punë me rastin e temperaturave të larta, por edhe atyre të ulëta tëmjedisit mund të vie deri te dukuria e paraqitjes se fërkimit gjysmë të lagur apo i thatë në sipërfaqete fërkimit, pra deri te dëmtimi i kushinetave dhe sipërfaqeve rrëshqitëse të cilindrit dhe pistonave.Me rastin e temperaturave të larta të mjedisit kushinetat dhe cilindrat e motorit kanë sipërfaqet eveta të fërkimit rëndom të thata me rastin e lëshimit në punë, dhe duhet një kohë e caktuar derisa pompa “te kap” sjell vajin deri te sipërfaqet rrëshqitëse dhe deri sa në te formohet pykë vaji merezistencë të mjaftueshme.3
of 00

Leave a Comment

You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...

si mund ti shkarkoj keto informacione?

bravo, shume mu nevoiten keto shenime

i fort je ejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj

You must be to leave a comment.
Submit
Characters: ...