You are on page 1of 19

Duatë kur’anore

1
Eûdhu bil-lâhi minesh-shejtânir-raxhîm!
Bismil-lahir-rahmânir-rahîm!

El-hamdu lil-lâhi rabbil-alemîn. Er-rahmânir-rahîm. Mâliki jevmid-dîn. Ijjâke


na’budu ve ijjâke nestein. Ihdines-sirâtal-mustekim. Sirâtal-ledhîne en’amete
alejhim gajril-magdûbi alejhim ve led-dâlîn.

Kërkoj ndihmën e Allahut nga Shejtani i mallkuar!


Në emër të Allahut Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon All-llahut,


Zotit të botëve! Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Sunduesit të ditës së Gjykimit! Ty të
adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë! Na udhëzo në rrugë të drejtë! Në
rrugën e atyre të cilët i ke bekuar, e jo në të atyre ndaj cilëve je i hidhëruar, dhe
që janë të humbur! (Sure Fatiha, 1-7)

2
Rabbenâ tekabel minnâ inneke entes-semîul-alîm.

Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di! (Suretul-
Bekare, 127). Kjo është duaja e Ibrahimit dhe Ismailit a.s.

3
Rabbena atinâ fid-dunjâ haseneten ve fil-âhireti haseneten ve kinâ adhaben-nâr.

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej
dënimit me zjarr! (Suretul-Bekare, 201). Kjo është duaja e besimtarëve të vërtetë
gjatë kohës së haxhit.

4
Rabbena efrig alejna sabren ve thebbit akdamena vensurna alel-kavmil-kafirin.

Zoti ynë! na dhuro durim! na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër
pabesimtarëve. (Suretul-Bekare, 250) Kjo është duaja e luftëtarëve të zellshëm në
radhët e Talutit kundër jobesimtarëve.

5
Semi’na ve eta’na gufraneke rabbena ve ilejkel-masir. Rabbena la tuahidhna in
nesina ev ahta’na rabbena ve la tahmil alejna isren ke ma hameltehu alel-ledhine
min kablina, ve la tuhammilna ma la takate lena bihi va’fu an-na vagfir lena
verhamna, ente mevlana, fensurna alel-kavmil-kafirin.
Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria
(jonë). Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na
ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na
ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na
mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar. (Suretul-
Bekare, 285-286) Këto janë dua të besimtarëve të vërtetë.

6
Rabbena la tuzig kulubena ba’de idh hedejtena ve heb lena min ledunke rahmeten
inneke entel-vehhab.

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde,
pse vetëm Ti je dhuruesi i madh. (Suretu Ali Imran, 8). Kjo është duaja e
dijetarëve.

7
Rabbena innena amenna fagfir lena dhunubena ve kina adhaben-nar. 7

Zoti ynë, ne vërtet besuam, na i falë mëkatet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të
zjarrit! (Suretu Ali Imran, 16). Kjo është duaja e personave të devotshëm.

8
Kulil-lahumme malike-mulki tu’til-mulke men teshau ve tenziul-mulke mimmen-
teshau ve tuizzu men teshau ve tuzil-lu men teshau bi jedikel-hajr, inneke ala kul-
li shej’in kadir. Tulixhul-lejle fin nehari ve tulixhun-nehare fil-lejli ve tuhrixhul-
hajje minel-mejjiti ve tuhrixhul-mejjite minel-hajj, ve terzuku men teshau bi gajri
hisab.
8
Thuaj: “O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej
dore pushtetin atij që do dhe e përul atë që do, e lartson atë që do. Çdo e mirë
është në dorën Tënde , vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë!” Ti e fute natën në ditë
dhe Ti e fute ditën në natë, Ti nxjerr nga i vdekuri të gjallin dhe nga i gjalli të
vdekurin dhe Ti e begaton pa masë atë që do! (Suretu Ali Imran, 26-27). Kështu
urdhërohet Alejhisselami t’i deklarojë këto fjalë.

9
Rabbena amenna bi ma enzelte vetteba’ner-resule fektubna meash-shahidin.

Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain),


pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)! (Suretu Ali Imran,
53) Kjo është duaja e shokëve të Alejhisselamit.

10
Rabbenagfir lena dhunubena ve israfena fi emrina ve sebbit adamena vensurna
alel-kavmil-kafirin.

Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tna dhe na forco në vendet
tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar! (Suretu Ali Imran, 147) Kjo
është duaja e ithtarëve të pejgamberëve të mëhershëm.

11
Rabbena ma halekte hadha batilen subhaneke fe kina adhaben-nar. Rabbena
inneke men tudhilin-nare fe kad ahzejtehu ve ma lidh-dhalimine min ensar.
Rabbena innena semi’na munadijen junadi lil-imani, en aminu fi rabbikum fe
amenna, rabbena fagfir lena dhunubena ve kefir anna sejjiatina ve teveffena
meal-ebrar. Rabbena ve atina ma veadtena ala rusulike ve la tuhdhina jevmel-
kijame, inneke la tuhliful-miad.

Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!
Zoti ynë, atë që ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka
ndihëtarë! Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të
besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të
metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët! Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të
dërgurëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je
Ai që nuk e shkel premtimin!” (Suretu Ali Imran, 191-194) Këto janë dua të
njerëzve të arsyeshëm.

12
Rabbena dhelemna enfusena ve in lem tagfir lena ve terhamna le nekunenne
minel-hasirin.

Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na
mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve! (Suretul-A’raf, 23) Kjo
është duaja e Ademit dhe Havës.

13
Alel-lahi tevekkelna rabbena la texh’alna fitneten lil-kavidh-dhalimin. Ve
nexhxhina bi rahmetike minel-kavmil-kafirin.

All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na


sprovojë! Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtar! (Suretu
Junus, 85-86) Kjo është duaja e ithtarëve të parë të Musait a.s.

14
Fatir-semavati vel-erdi ente velijji fid-dunja vel-ahireti teveffeni muslimen ve
elhikni bis-salihin.

Zoti im, Ti më ke dhënë mua pushtet, më mësove mua komentin e ëndërrave; o


Krijues i qiejve e i tokës, Ti je kujdestar imi në dynja e në Ahiret, më bën të vdes
mysliman dhe më bashko me të mirët!(Sretu Jusuf, 101) Kjo është duaja e Jusufit
a.s.

15
Rabbixh’alni mukimes-salati ve min dhurrijeti, rabbena ve tekabbel dua’.
Rabbenagfir li ve li validejje ve lil-muminine jevme jekumul-hisab.

O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë
dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë! (Suretu Ibrahim, 40) Kjo është duaja e
Ibrahimit a.s.

16
Rabbi edhilni mudhale sidkin ve ahrixhni muhrexhe sidkin vexh’al li min ledunke
sultanen nasira.

Zoti im, më shpjer në vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga
ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese. (Suretul-Isra’, 80) Urdhërohet Alejhisselami të
deklarojë. Hyrja është në Medinë, ndërsa dalja nga Meka në kohën e Hixhretit.
Mirëpo, mund të merren edhe përgjithësisht.

17
Rabbena atina min ledunke rahmeten ve hejji’ lena min emrina reshda.

O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në
tërë çështjen tonë! (Suretul-kehf, 10) Kjo është duaja e besimtarëve, të cilët
kishin ikur prej jobesimtarëqve në shpellë (ashabul-kehf).

18
La ilahe il-la ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin.

Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!
(Suretul-Enbija’, 87) Është kjo duaja e Junusit a.s. në barkun e peshkut. Për të ai
ka shpëtuar nga vuajtja, ndërsa Kur’ani thotë: “Ndërsa në mënyrë të njejtë i
shpëtojmë edhe besimtarët tjerë”.

19
Rabbi la tezerni ferden ve ente hajrul-varisin.

Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt) (Suretul-


Enbija, 89) Është kjo duaja e Zekerijahut a.s., me të cilën ai lutet që Zoti t’ia
dhurojë një djalë, kështu që i lindi djali Jahja a.s.

20
Rabbi inni eudhu bike min hemezatish-shejatini ve eudhu bike rabbi en jahdurun.
O Zot im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve!” Dhe mbështetem te Ti që
ata të mos më afrohen!” (Suretul-Mu’minun, 97-98) Kështu i urdhërohet
Alejhisselamit të deklarojë.

21
Rabbenasrif anna adhabe xhehenneme inne adhabeha kane garama. Inneha saet
mustekarren ve mukama.

Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehennemit, e s’ka
dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë”. Ai, vërtet është vendqëndrim i
keq. (Suretul-Furkan, 65-66). Janë të lavdëruar ata që mendojnë në këtë mënyrë.

22
Rabbena heb lena min ezvaxhina ve dhurijjatina kurrete a’junin vexh’alna lil-
muttekine imama.

Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona
dhe pasardhsve tanë, neve na bën shembull për të devotshmit”. (Suretul-Furkan,
74) Janë të lavdëruar ata që luten në këtë mënyrë.

23
Rabbi heb li hukmen ve elhikni bi-salihin. Vexh’al li lisane sidkin fil ahirin.
Vexh’alni min vereseti xhenne-tin-naim. Ve la tuhzini jevme jub’saun. Jevme la
jenfeu malun ve la benun. Il-la men etal-lahe bi kalbin selim.

Zoti im, më dhuro mua urtësi dhe më bashko me të mirët! Më bën përkujtim të
mirë ndër ata që vijnë pas. Më bën prej trashëguesve të Xhennetit të begatshëm;
E mos më turpëro në ditën kur do të ringjallen. Ditën kur nuk bën dobi as malli, as
fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë! (Suretul
shu’ara, 83-85 dhe 87-89) Kjo është duaja e Ibrahimit a.s.

24
Rabbi evzi’ni en eshkure ni’metekel-leti en’amte alejje ve ala validejje ve ve en
a’mele salihan terdahu ve edhilni bi rahmetike fi ibadikes-salihin.

Zoti im, më mundëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe
prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde
më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë! (Suretun-Neml, 19) Është kjo duaja e
Sulejmanit a.s.

25
Rabbenagfir lena ve li ihvaninel-ledhine sebekuna bil-imani ve la texh’al fi
kulubina gil-len lil-ledhine amenu, rabbena inneke reufun rahim.

Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos
lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë,
mëshirues! (Suretul-Hashr, 10) Kjo është duaja e besimtarëve pas gjeneratës së
parë.

26
Rabbena alejke tevekkelna ve ilejke enebna ve ilejkel-masir. Rabbena la texh’alna
fitneten lil-ledhine keferu vagfir lena rabbena inneke ‘entel-azizul-hakim.

Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti
je ngadhënjyesi, i urti. (Suretul-Mumtehinet, 5) Kjo është duaja e Ibrahimit a.s.
dhe shkovë të tij.

27
Bismil-lahir-rahmanir-rahim. Kul eudhu bi rabbil-felek. Min sherri ma halek. Ve
min sherri gasikin idha vekab. Ve min sherrin-nefathati fil-ukad. Ve min sherri-
nefathati fil-ukad. Ve min sherri hasidin idha hased.

Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. Dhe
prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin
dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. (Suretul-
Felek 1-5)

28
Bismil-lahir-rahmanir-rahim. Kul eudhu bi rabbin-nas. Melikin-nas. Ilahin-nas. Min
sherril-vesvasil-hannas. El-ledhi juvesvisu fi sudurin-nas. Minel-xhinneti ven-nas.

Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve, të adhuruarin e


njerëzve, prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili hedh dyshime në zemrat e
njerëzve, qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit”. (Suretun-Nas, 1-6)

29
Subhane rabbike rabbil-izzeti amma jesifunb. Ve selamun alel-murselin. Vel
hamdu lil-lahi rabbil-alemin.

I Lartësuar është Zoti yt, Zot i fuqisë nga ajo që ia përshkruajnë. Qoftë paqja mbi
të dërguarit. Dhe falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave! (Përfundimi i
sures es-Saffat, 180-182)
DUATË E PEJGAMBERIT S.A.V.S.
El-ed’ijetul-me’sûre
(Duatë e mëngjesit dhe mbrëmjes)

1
Eudhu bi kelimatil-lahit-tamati min sherri ma halek. (tri herë)

Kërkoj mbrojtje në fjalën e përsosur të Allahut nga e keqja e çdo gjëje që e ka


krijuar.

2
Bismil-lahil-ledhi la jedurru measmihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-
semiul-alim. (tri here)

Po filloj me emrin e Allahut, me emrin e cilit nuk mund të dëmtojë asgjë në tokë as
në qiell, kurse Ai dëgjon çdo gjë dhe din çdo gjë.

3
El-hamdu lil-lahi hamden kethiren tajjiben mubareken fihi mubareken alejhi ke ma
juhibbu rabbuna ve jerda.

Falënderoj Allahun, me falënderim të plotë dhe të bukur, plot bekim, të


përmbushur me bekime ashtu siç e dëshiron dhe me çka është i kënaqur Zoti ynë.

4
All-llahumme inni es’eluke bi enne lekel-hamde la ilahe il-la entel-mennanu
bedius-semavati vel-erdi dhul-xhelali vel-ikrami, ja hajju ja kajjum.

O Zot, unë të lutem ngase Ty të përket çdo mirënjohje. Nuk ka zot pos Teje, që
ofron të mira, që prej asgjëje krijove qiejt dhe tokën, cilit i përket madhështia dhe
nderi, o i Gjalli, që mirëmban çdo gjë!

5
All-llahumme asbahna ve asbehal mulku lil-lahi vel-hamdu lil-lahi la ilahe il-lell-
llahu vahdehu la sherike lehu lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kuli shej’in
kadir. Rabbi es’eluke hajre ma fi hadhel-jevmi ve hajre ma ba’dehu. Rabbi eudhu
bike minel-keseli ve suil-kiber. Rabbi eudhu bike min adhabin fin-nari ve adhabin
fil-kabr.

Kemi aguar, ndërsa njëkohësisht ka aguar edhe mbretëria dhe pushteti i Zotit.
Falënderojmë Allahun! Nuk ka zot tjetër pos Allahut Një. Atij i përket mbretëria
dhe pushteti, Atij i përket mirënjohja dhe ai mundet çdo gjë. O Zot, të lutem t’ma
ofrosh mirësinë e ditës së sotme dhe të mirën pas saj. Nga Ti kërkoj mbrojtje nga
e keqja e ditës së sotme dhe e keqja pas saj. O Zoti ynë, prej Teje kërkoj mbrojtje
nga përtacia dhe pleqëria e shëmtuar. O Zot, prej Teje kërkoj mbrojtje nga dënimi
në zjarr dhe dënimi në varr!

6
All-llahumme fatires-semavati vel-erdi alimel-gajbi vesh-shehadeti rabbe kul-li
she’jin ve melikehu, eshhedu en la ilahe il-la ente. Eudhu bike min sherri nefsi ve
sherrish-shejtani ve shirkihi ve en akterife ala nefsi suen ev exhurrehu ala
muslim.

O Zot, Krijues i qiejve dhe tokës, që din çdo gjë që është e fshehur dhe e dukshme,
Sundimtar dhe mbret i gjithëçkaje! Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Teje. Kërkoj
ndihmën tënde nga prapësia e pasionit tim, nga e keqja e shejtanit dhe pabesia e
tij, si dhe nga ajo që vetvetes t’i shkaktoj të keqe ose t’ia shkaktoj ndonjë
muslimani tjetër!

7
All-llahumme inni es’elukel-afijete fid-dunja vel-ahire. All-llahumme inni es’elukel-
afve vel-afijete fi dini ve dunjaje ve ehli ve mali. All-llahummes-tur avrati ve amin
rev’ati. All-llahumeh fazni min bejni jedejje ve min halfi ve an jemini ve an shimali
ve min fevki ve eudhu bi adhametike en ugtale min tahti.

O Zot, unë prej Teje kërkoj mbrojtje në këtë dhe në botën tjetër! O Zoti im, unë
prej Teje kërkoj falje dhe qëndrueshmëri në fenë time, në punët e mia të kësaj
bote dhe në familjen time! O Zot, më mbulo turpet e mia dhe më ofro mbrojtje dhe
siguri nga ajo prej çkahit frikohem! O Zot, më ruaj përpara meje, prapa meje, nga
ana e djathtë imja dhe nga ana e majtë imja, nga lart dhe mbështetem në
Madhështinë Tënde se nuk do të rrëmbehem nga poshtë!

8
All-llahumme inni dhalemtu nefsi dhulmen kethiren ve la jagfirudh-dhunube il-la
ente fagfir li magfireten min indike verhamni inneke entel-gafurur-rahim.

O Zot, unë i kam shkaktuar shumë tirani dhe padrjetësi vetvetes sime, ndërsa
mëkatin nuk e falë askush pos Teje, andaj më dhuro faljen nga ana Yte dhe më
mëshiro, ngase Ti je ai që falë dhe tregon mëshirë!

9
Redina bil-lahi rabben ve bil-islami dinen ve bi muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve
sel-leme resulen ve nebijja.

Jemi të kënaqur me Allahun si sundimtar, me Islamin si fê dhe Muhammedin –


bekimi dhe mëshira e Allahut qoftë me te – si pejgamber dhe i dërguar!

10
All-llahumme ma asbeha bi ni’metin ev bi ehadin min halkike fe minke vahdeke la
sherike leke fe lekel-hamdu ve lekesh-shukr.
O Allah, çdo e mirë që ka aguar te unë ose te cilido prej krijesave Tua është vetëm
prej Teje. Ti nuk ke shok. Për Ty janë të gjitha falënderimet dhe respektet.

11 Duaja e sejjidul istigfarit

All-llahumme ente rabbi la ilahe il-la ente halekteni ve ene abduke ve ene ala
ahdike ve va’dike mes-teta’tu eudhu bike min sherr ma sana’tu ebuu leke bi
ni’metike alejje ve ebuu bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la
ente.

O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Teje. Ti më krijove mua dhe unë jam
rob Yti. Po përpiqem sa të mundem ta mbajë fjalën dhe premtimin që ta kamë
dhënë Ty. Mbështetem në mbrojtjen Tënde nga prapësia e veprave të mia. E
pranoj mirësinë Tënde ndaj meje dhe e pranoj mëkatin tim. Më fal, ngase mëkatet
nuk i falë askush pos Teje!

12 Duaja me rastin e brengave dhe borxheve


All-llahumme inni eudhu bike minel-hemmi vel-huzni ve eudhu bike minel-axhzi
vel-keseli ve eudhu bike minel-xhubni vel-buhli ve eudhu bike min galebetid-dejni
ve kahrir-rixhal.

O Zot, e kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe pikëllimi! Prej Teje kërkoj
mbrojtje nga dobësia dhe përtacia. Prej Teje kërkoj mbrojtje nga frika dhe
koprracia. Prej Teje kërkoj mbrojtje që të mos më mbulojë borxhi dhe që t’më mos
mposhtin njerëzit!

13 Duaja me rastin e sprovimit


All-llahumme inni es’eluker-rida badel-kadai ve berdel-ajshi ba’del-mevti ve
ledhdheten-nazari ila vexhhike vesh-shevka ila likaike fi gajri darrae mudirretin ve
la fitnetin mudil-letin, ve eudhu bike en adhime ev uzleme ev a’tedije ev ju’teda
alejje ev eksibe hatieten ev dhenben la tagfiruh.

O Zot, të lutem që t’më falësh kënaqësi pas goditjes së fatit, jetë të mirë pas
vdekjes, kënaqësinë e shikimit të fytyrës tënde dhe dashuri për takimin me Ty pa
vuajtje, e cila do t’më dëmtonte dhe sprova, të cilat do t’më mashtronin. Prej teje
kërkoj nbrojtje që të mos shkaktoj dhunë as që ajo të ushtrohet ndaj meje, të mos
shkaktoj padrejtësi, as që ajo të më shkaktohet mua, të mos shkaktoj gabim apo
mëkat, të cilin Ti nuk do ta falësh!

14 Duaja me rastin e marrjes së abdestit


All-llahummexh’alni minet-tevvabine vexh’alni minel-mutetahhirin.

O Zot, më bën prej atyre që pendohen shumë dhe prej atyre që përpiqen të
pastrohen!
15 Duaja me rastin e pagjumsisë

All-llahumme rabbes-semavati ve ma ezal-let ve rabble-eredine ve ma ekal-let ve


rabbesh-shejatini ve ma edal-let kun li xharen min sherri halkike exhmeine en
jefruta alejje ehadun min hum ev en jatga, azze xharuke ve tebarekesmuk.

O Zot im, Sundimtar i shtatë qiejve dhe gjithë që ato mbulojnë, Sundimtar i tokëve
dhe gjithë që ekziston mbi to dhe që bartin ato, Sundimtar i shejtanit dhe gjithë
atyre që ata i mashtrojnë, Ti më bëhu mbrojtës nga të këqiat e krijesave Tua, që
askush prej tyre të mos më shkaktojë padrjetësi dhe prapësi. Cilin e mbron Ti, ai
është i fuqishëm, ndërsa emri Yt është i bekuar!

16
All-llahumme leke eslemtu ve bike amentu ve alejke tevekkeltu ve ilejke enebtu ve
bike hasamtu ve ilejke hakemtu ve ente rabbuna ve ilejkel-masir. Fagfir li ma
kaddemtu ve ma ehhartu ve ma esrertu ve ma a’lentu ve ma ente a’lemu bihi
minni, entel mukaddimu ve entel-muehhiru la ilahe il-la ente ve la havle ve la
kuvvete il-la bil-lah.

O Zot, Ty të dorëzohem, në Ty besoj, te Ti mbështetem, Ty të drejtohem, me Ty


shkoj kundër armiqëve të mi, te Ti ankohem. Ti je Zoti ynë dhe kthimi është vetëm
te Ti. Më fal atë që kam bërë më herët, atë që do ta bëj më vonë, atë që e kam
fshehur, atë që e kam bërë haptas dhe atë që Ti e din më mirë se unë. Ti je ai që
përparon dhe lë anash. Nuk ka zot pos Teje. Pa Allahun nuk mund të ketë asnjë
fuqi as ndryshim!

17
All-llahummagfir li verhamni ve afini vehdini verzukni vexhburni verfa’ni.

O Zot, më fal, më mëshiro, më mbroj, më udhëzo, më jep nafakë, më furnizo dhe


më lartëso!

18
All-llahummehdini fi men hedejte ve afini fi men afejte ve tevel-leni fi men tevel-
lejte ve barik li fi ma a’tajte ve kini sherre ma kadajte inneke takdi ve la jukda
alejke ve innehu la jezil-lu men valejte ve la jeizzu men adejte tebarekte rabbena
ve tealejte, nestagfiruke ve netubu ilejke, ve sal-lall-llahu alen-nebijji.

O Zot, më bashko me ata që i ke udhëzuar, më mbroj në mesin e atyre që i ke


mbrojtur, më prano në mesin e atyre që i ke pranuar, më beko atë që ma ke
dhuruar dhe më mbroj nga prapësitë që i ke përcaktuar dhe gjykuar. Ti cakton,
ndërsa Ty nuk të caktohet dot. Nuk do të jetë i poshtëruar ai cilin e ndihmon Ti as
mund të jetë i fortë ai cili është armik Yti. Bekuar dhe madhëruar qofsh, o Zoti
ynë. Prej Teje falje kërkojmë dhe te Ti pendohemi dhe kthehemi! Mëshira Jote
qoftë mbi Pejgambrin tonë!

19
All-lahumme inna nesteinuke ve nestagfiruke ve nestehdike ve nu’minu bike ve
netubu ilejke ve netevekkelu alejke ve nuthni alejkel-hajre kul-lehu neshkuruke
ve nuthni alejke-hajre kul-lehu neshkuruke ve la nekfuruke ve nahleu ve netruku
men jefxhuruk. All-llahumme ijjake na’budu ve leke nusal-li ve nesxhduku ve
ilejke nes’a ve nahfidu nerxhu rahmeteke ve nahsha adhabeke inne adhabekel-
xhidde bil kuffari mulhak(mulhik).

O Zot, ne prej teje ndihmë kërkojmë, nga Ti falje kërkojmë dhe prej Teje udhëzim
dëshirojmë. Ne Ty të besojmë, Ty të pendohemi dhe të kthehemi, te Ti
mbështetemi, Ty të madhërojmë me çdo të mira, Ty të falënderojmë, nuk jemi
jobesimtarë dhe mosmirënjohës, largohemi dhe e dëbojmë ate që bën mëkat ndaj
Teje. O Zot, vetëm Ty të adhurojmë, vetëm për Ty falemi dhe bijmë në sexhde, te
Ti nxitojmë dhe Ty të shërbejmë. Shpresojmë në mëshirën tënde, kurse i frikohemi
dënimit tënd, dënimi Yt i rëndë e arrin çdo jobesimtar!

20
All-llahumme inni eudhu bi ridake min sehatike ve bi muafatike min ukubetike ve
eudhu bike minke la uhsi senaen alejke ente ke ma esnejte ala nefsik.

O Zot, mbështetem në kënaqësinë tënde nga zemërimi Yt dhe mbrojtjes Tënde nga
dënimi Yt. Kërkoj ndihmën Tënde prej teje. Unë Ty nuk mund të lavdëroj sa
meriton. Ti je i atillë siç e ke lavdëruar dhe përshkruajtur veten tënde!

21 Duaja e rëskut-furnizimit
All-llahummeftah lena ebvabe rahmetike ve sehhil lena ebvabe rizkik.

O Zot, na hap dyert e mëshirës Tënde dhe na lehtëso dyert e nafakës Tënde!

22
All-lahummehdini li ahsenil-ahlaki la jehdi li ahseniha il-la ente vasfir anni sejjieha
la jesrifu anni sejjieha il-la ent.

O Zot, më udhëzo me mrekullitë në të mëdha, ngase në mrekullitë më të mëdha


udhëzon vetëm Ti. Largo nga unë karakterin e keq, ngase karakterin e keq nga
unë mund ta largosh vetë Ti.

23
All-llahumme lekel-hamdu mil’es –semavati ve mil’el-erdi ve mil’e ma bejnehuma
ve mil’e ma shi’te min shej’in ba’du, ehlus-senai vel-kibrijai vel-mexhd. Ehakku
ma kalel-abdu ve kul-luna leke abd. La mania li ma a’tajte ve la mu’tije li ma
mena’te ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhedd.
O Zoti im, të falënderoj aq, sa mund të mbushen qiejt, aq sa mund të mbushet
toka, aq sa mund të mbushet hapësira midis tyre dhe aq sa dëshiron Ti pas kësaj.
Ti meriton çdo lavdatë, madhërim dhe respekt. Kjo është më reale dhe më
meritore që robi mund ta deklarojë, ndërkaq që të gjithë ne jemi robërit Tu. Atë që
e jep Ti, atë nuk mund ta ndalojë asnjëri, ndërsa atë që e ndalon Ti, atë nuk mund
ta japë askush. Askujt nuk mund t’i sjellë dobi pasuria pa Ty!

24
All-lahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetik.

O Zot më ndihmo që të kujtoj dhe të përmend, të falënderoj dhe të robëroj siç


meriton!

25
All-llahumme aslih li dinil-ledhi huve ismetu emri ve aslih li dunjajel-leti fiha
meashi ve aslih li ahiretil-leti fiha meadi. Ve ahjini ma kanetil-hajatu hajren li ve
teveffeni idha kanetil-vefatu hajren li vexh’alil-hajate zijadeten li fi kul-li hajrin
vexh’alil-mevte rahaten li min kul-li sherr.

O Zoti im, ma përmirëso besimin tim, që është kryegjëja ime, ma përmirëso edhe
botën time, ngase në të jetoj, ma përmirëso edhe botën tjetër, ngase atje do të
shkoj, më ringjall gjersa kam jetë të mirë, ndërsa më jep vdekje kur jeta ime
është e mirë. Bën që jeta ime të jetë shtim në çdo të mirë, ndërsa vdekja ime paqë
dhe shpëtim nga çdo e keqe!

26
All-lahumme inni es’eluke rizkan taj-jiben ve ilmen nafian ve amelen
mutekabbela.

O Zot, unë nga Ti kërkoj t’më japësh nafakë të bukur, dituri të dobishme dhe punë
e vepër të pranuar!

27
All-llahumme ente adudi ve nasiri, bike ehulu ve bike esulu ve bike ukatilu ve la
havle ve la kuvvete il-la bike.

O Zot, Ti më je fuqi dhe ndihmesë, nga shkaku Yt levizi, nga shkaku Yt sulem dhe
nga shkaku Yt luftoj!

28
All-llahumme habbib ilejnel-imane ve zejjinuhu fi kulubina ve kerrih ilejnel-kufre
vel-fusuka vel-isjane vexh’alna miner-rashidin. All-llahumme katilil-keferetel-
ledhine jukedhdhibune rusuleke ve jesud-dune an sebilike vexh’al alejhim
rixhzeke ve adhabeke, ilahel-hakki, amin.
O Zot, bëne besimin të dashur për ne, zbukuroje në zemrat tona, ndërsa bën që
mosbesimi, mosbindja dhe mëkati të jenë të urrejtur për ne. Bën që të jemi prej
atyre që ndodhen në rrugë të drejtë! O Zot, ti vraj jobesimtarët, të cilët i shtyjnë
në gënjeshtër të dërguarit Tu dhe që largojnë nga rruga Yte. Lësho mbi ta dënimin
Tënd, o Zoti i vërtetë! – Dëgjoje lutjen time!

29
All-llahumme munzilel-kitabi muxhrijes-sehabi ve hazimel-ahzabihdhimhum
vansurna alejhim.

O Zot, që ke shpallur librin, që shtyn rêtë dhe mposhtë grupet, mposhti ata dhe na
ndihmo neve kundër tyre!

30
All-llahumme inna nexh’aluke fi nuhurihim ve neudhu bike min shururihim.30

O Zot, ne Ty të vendosim para gjoksave të tyre dhe nga Ti kërkojmë mbrojtje nga
prapësia e tyre!

31
La ilahe il-lell-llahul-adhimul-halim. La ilahe il-lellahu rabbul-arshil-adhim. La
ilahe il-lellahu rabbus-semavati ve rabbul-erdi rrabul-arshil-kerim.

Nuk ka Zot pos Allahut të Madhëruar dhe të Mëshirshëm, nuk ka Zot pos Allahut,
Sundimtarit të fronit të lartësuar, nuk ka Zot pos Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të
tokës dhe Zotit të fronit të ndershëm!

32
All-llahumme inni abduke vebnu abdike vebnu emetike nasijeti bi jedike madin
fijje hukmuke adlun fijje, kadauke es’eluke bi kul-lismin huve leke semmejte bihi
nefseke ev enzeltehu fi kitabike ev al-lemtehu ehaden min hal-kike eviste-serte
bihi fi ilmil-gajbi indeke, en texh’alel-Kur’anel-adhime rebia kalbi ve nure sadri ve
xhilae huzni ve dhehabe hemmi.

O Zoti im, unë jam rob Yti, biri i robit Tënd dhe robëreshës Tënde. Tufa e flokëve
të mi ndodhet në pushtetin Tënd, gjykimi Yt ndaj meje vlen dhe kalon, fati dhe
përcaktimi Yt për mua është i drejtë. Të lutem me çdo emër tëndin me të cilin e ke
quajtur Veten ose që ke shpallur në librin tënd ose të cilin ia ke mësuar ndonjë
krijese tënde ose që e ke mbajtur në fshehtësinë Tënde, që ta bësh Kur’anin e
lartësuar pranverë të zemrës sime, dritë të zemrës sime, që me te ta mënjanosh
pikëllimin tim dhe të largosh brengat e mia!

33
All-llahumme magfiretuke evseu min dhunubi ve rahmetuke erxha indi min ameli
(tri here).
O Zot, falja Yte është më e gjerë se mëkatet e mia, ndërsa unë mbështetem më
shumë në shpresën tënde, se sa në veprat e mia.

34 Duaja e cila lexohet në natën e lejletul-Kadrit

All-llahumme inneke afuvvun tuhibbul-afve fa’fu anni.

O Zoti im, ti falë shumë dhe e don faljen, andaj më fal edhe mua!

35
All-llahummekfini bi halalike an haramike ve agnini bi fadlile an men sivak.

O Zot, më kënaq me hallallin Tënd, që të mos i qasem haramit dhe më bën


mirësinë Tënde, që të mos jem i nevojshëm për askë tjetër pos për Ty!

36
All-llahumme inni eudhu bike minel heremi vel-keseli vel-magremi vel-me’semi, ve
eudhu bike min adhabin-nari ve fitnetin-nari ve fitnetil-kabri ve adhabil-kabri ve
sherri fitnetil-gina ve sherri fitnetil-fakr. 36

O Zot, kërkoj ndihmën Tënde nga dobësia e pleqërisë, nga përtacia, borxhi dhe
mëkati! Zot im, nga Ti mbrojtje kërkoj prej dënimit, prej sprovimit në zjarr, nga
sprovat në varr, nga dënimi në varr, nga sprova e keqe e pasurisë dhe nga sprova
e keqe e varfërisë!
37
Ve eudhu bike minel-kasveti vel-gafleti vel-ajleti vez-zil-leti vel-mekeneti, ve
eudhu bike minel-fakri vel kufri vel-fusuki vesh-shikaki ves-sum’ati ver-rijai ve
eudhu bike minel-fakri vel-kufri vel-fusuki vesh-shikaki ves-sum’ati ver-rijai ve
eudhu bike mines-samemi vel-bekemi vel-beresi vel-xhununi vel xhuzami ve sejjil-
eskam.

Zot im, te Ti mbështetem nga ngurtësia e zemrës, nga pakujdesia, varfëria,


poshtërimi e mjerimi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga varfëria, mosbindja, armiqësia,
prezentimi i rremë dhe hipokrizia. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga të qenët i
shurdhër, të qenët memec, lepra, zgjeba, marrrëzia, dhe të gjitha sëmundjet e
shëmtuara!

38
All-llahumme inna neudhu bike min xhehdil-belai ve derkish-shekai ve suil-kadai
ve shematetil-a’da.

O Zot kërkoj mbrojtjen Tënde nga ndonjë fatkeqësi e rëndë, nga mjerimi, goditja e
shëmtuar e fatit dhe nga hakmarrja e armiqëve!

39
All-llahumme inni eudhu bike min sherri ma alimtu ve min sherri ma lem a’lem.
O Zot, kërkoj mbrojtjen tënde nga e keqja e asaj që e njoh dhe nga e keqja e asaj
që nuk e njoh!

40
All-llahumme inni eudhu bike min sherri ma amiltu ve min sherri ma lem a’mel.

Zoti im, kërkoj mbrojten Tënde nga ajo që e kam bërë dhe e keqja e asaj që nuk e
kam bërë!

41
All-llahumme inni eudhu bike min dhevali ni’metike ve tehavvuli afijetike ve
fuxhaeti nikmetike ve xhemii sehatik.

O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga ndërprerja e të mirave Tua, ndryshimi i rojës
dhe sigurisë Tënde, hakmarrjes Tënde të befasishme dhe gjithë mllefit Tënd!

42
All-llahumme inni eudhu bike minel-hedmi vet-tereddi ve eudhu bike minel-gareki
vel-hareki vel heremi, ve eudhu bike en jetehabbetanish-shejtanu indel mevti ve
eudhu bike en emute fi sebilike mudbiren, ve eudhu bike en emute lediga.

O Zot, kërkoj nga Ti mbrojtje prej asaj që mbi mua të bjerë diç, që të mos
rrëzohem, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos fundosem, që të mos digjem dhe që
të mos dobësohem krejtësisht në pleqëri. Kërkoj mbrojtjen Tënde të mos vdes
duke ikur dhe duke ia kthyer shpinën luftës në rrugën Tënde. Nga Ti kërkoj
mbrojtje që të mos vdes nga kafshimi i shtazëve helmuese!

43
All-llahumme inni eudhu bike min munkeratil-ahlaki vel-a’mali ve ehvai vel-edva’.

O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga cilësitë e papëlqyeshme, punët e


papëlqyeshme, dëshirat e shëmtuara dhe sëmundjet e shëmtuara!

44
All-llahumme inni es’eluke min hajri ma seeleke minhu nebijjuke Muhammedun,
sal-lall-lahu alejhi ve sel-leme, ve eudhu bike min sherri mesteadheke minhu
nebijjuke Muhammedun, sal-lall-lahu alejhi ve sel-leme, ve entel musteanu ve
alejkel-belagu ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.

O Zot, unë kërkoj nga Ti t’më ofrosh nga ajo mirësi, për cilën Ty të është lutur
pejgamberi Yt Muhammedi a.s., ndërsa kërkoj t’më marrësh në mbrojtje nga ajo e
keqe, prej cilës ka kërkuar mbrojtje pejgamberi Yt Muhammedi a.s. Ti je ai prej
cilit kërkohet ndihma, prej teje janë të gjitha mjetet, nuk ka asnjë ndryshim as
ndihmë pa Allahun!
45
All-llahumme inni eudhu bike min ilmin la jenfa’, ve kalbin la jahsha, ve duain la
jusma’, ve nefsin la tehsba, eudhu bike min haulail-erba.

O Zot im, kërkoj ndihmën Tënde nga dituria, nga ajo që nuk ka farë dobie, nga
zemra që nuk është e devotshme, nga duaja dhe lutja që nuk kanë përgjigje, nga
shpirti i pangopur dhe nga këto katër gjërat së bashku!

46
All-llahummagfirli xhiddi ve hezli ve hatai ve amdi, ve kul-lu dhalike indi. 46

O Zot, ma fal seriozitetin tim, mahinë time, gabimin tim dhe atë që e bëj
qëllimisht, ndërsa të gjitha këto janë në mua.

47
All-llahummaksim lena min hashjetike ma tehulu bihi bejnena ve bejne measike ve
min taatike ma tubel-liguna bihi xhenneteke ve minel-jakini ma tuhevvinu bihi
alejna mesaibed-dunja vel-ahireti ve metti’nall-llahumme bi esmaina ve ebsarina
ve kuvvetina ma ahjejtena vexh’alhul-varise, minna vexh’al se’rena ala men
dhelemena vensurna a;a men adana ve la texh’al musibetena fi dinina ve la
texh’alid-dunja ekbere hemmina ve la meblega ilmina ve la tusel-lit alejna men la
jerhamuna.

O Zot, na dhuro aq frikë prej teje, sa të na ndalojë, që të mos gabojmë ndaj Teje,
na dhuro aq përulësi ndaj teje, sa t’na shpiejë në xhenetin tënd, na dhuro aq
besim të fortë, sa do t’na lehtësojë vuajtjet e kësaj dhe botës tjetër. Na furnizo me
dëgjim, me shikim dhe fuqi tonën gjersa të zgjasë jeta dhe bën që me këto të mira
dhe fuqi të vdesim. Ti hakmerru kundër atyre që na shkaktojnë padrjetësi, na
ndihmo kundër atyre që janë në armiqësi me ne. Mos na dhuro fatkeqësi në fenë
tonë, mos e bën këtë botë brengën tonë më të madhe as fund të diturisë sonë dhe
mos ma ngarko ate që nuk do të ketë mëshirë ndaj nesh!

48
All-llahumme inni es’eluke fi’lel-hajrati ve terkel-munkerati ve hubbel-mesakini ve
idha eredte bi kavmin fitneten fe teveffeni gajre meftun.

O Zot, unë të lutem, t’më ndihmosh, të kryej vepra të mira, të largohem nga
veprat e këqia, t’i nderoj të varfërit, ndërsa kur të dëshirosh që botën ta flakësh
në sprovë, që t’më pranosh mua afër vetes Tënde pa sprova!

49
All-llahumme ahsin akibetena fil-umuri kul-liha ve exhirna min hizjid-dunja ve
adhabil-ahire.
O Zot, na dhuro pasojë të bukur në të gjitha punët tona dhe na fsheh nga turpi i
kësaj bote dhe dënimi i botës tjetër!

50
All-llahumme inni es’eluke en tubarike li fi sem’i ve fi besari ve fi ruhi ve fi halki ve
fi huluki ve fi ehli ve fi mahjaje ve fi memati ve fi ameli, All-llahumme ve tekabbel
hasenati ve es’eluked-derexhatil-ula minel-xhenneti, amin.

O Zot, unë të lutem, t’më dhurosh bekim në dëgjimin tim, në shikimin tim, në
shpirtin tim, në trupin tim, në cilësinë dhe karakterin tim, në familjen time, në
jetën time, në vdekjen time dhe tërë punën time. O Zoti im, m’i prano veprat e mia
të mira dhe më dhuro nga Ti nivelet e larta të parajsës! Më plotëso lutjen, o Zot!

51
All-lahummexh’alni saburen vexh’alni shukuren vexh’alni fi ajni sagiren ve fi
a’junin-nasi kebira.

O Zot, bën që të jem i përmbajtur, bën që të jem mirënjohës, bën që në sytë e mi


të jem i vogël, ndërsa në sytë e botës i madh!

52
All-llahumme a’tini imanen la jerted-du ve jekinen lejse ba’dehu kufrun ve
rahmeten enalu biha sherefe kerametike fid-dunja vel-ahire.

O Zot, më dhuro besim, që nuk luhatet dot, më dhuro bindje, pas cilës nuk ka
mosbesim dhe më dhuro mëshirë, me cilën do ta arrij famën e respektit tënd në
këtë dhe në botën tjetër!

53
All-llahumme tahhir kalbi minen-nifaki ve ameli miner-rijai ve lisani minel-kedhib
ve ajni minel-hijaneti, fe inneke ta’lemu hainetel-a’juni ve ma tuhfi-sudur.

O Zot, pastroje zemrën time nga hipokrizia, pastro punën time nga paraqitja e
rreme, gjuhën time nga gënjeshtra, syrin tim nga shikimi i fshehur, ngase Ti din
për çdo shikim të fshehur dhe gjithë çka fshehim në zemër!

54
All-llahummagfir lil-mu’minine vel-mu’minati vel-muslimine vel-muslimati ve
aslihhum ve aslih dhate bejnihim ve el-lif bejne kulubihim vexh’al fi kulubihimul-
imane vel-hikmete ve seb-bit’hum ala mil-leti resulike ve evzi’hum en jeshkuru
ni’metekel-leti en’amte alejhim ve en jufu bi ahdikel-ledhi ahedtehum alejhi
vansurhum ala aduvvike ve aduvvihim, ilahel-halki, subhaneke la ilahe gajruk. 54

O Zot, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, përmirëso ata
dhe përmirëso raportet e tyre reciproke, miqësoi zemrat e tyre, dhuro në zemrat e
tyre besim dhe urtësi dhe bëni të vendosur në fênë e Pejgamberit Tënd. I frymëzo
ata që të jenë mirënjohës për të mirat Tua, që ua ke dhuruar dhe ta përmbushin
premtimin që ta kanë dhënë. Ndihmoju atyre kundër armiqëve tu dhe të tyre, o
Zot i të gjitha krijesave, lavdëruar qofsh, nuk ka zot tjetër pos Teje!

55
All-llahumme inni eudhu bike en ushrike bike ve ene a’lemu ve estagfiruke li ma la
a’lem.

O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde që, duke mos qenë i vetëdishëm, të përshkruaj
ndonjë shok, ndërsa kërkoj falje edhe për atë që nuk di!

56
Subhanekell-llahumme ve bi hamdike la ilahe il-la ente estagfiruke ve etubu ilejk.

Lavdëruar qoftë Allahu, Zot ynë, dhe falënderuar qoftë ai! Nuk ka zot pos Tij! Prej
Tij falje kërkoj dhe Atij i pendohem e drejtohem!

57
(Salavati)
(Es-salatu alen-nebijji, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.)

All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin kema sal-lejte ala
Ibrahime ve ala ali Ibrahime in-neke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala
Muhammedin ve ala ali Muhammedin ke ma barekte ala Ibrahime ve ala ali
Ibrahime inneke hamidun mexhid.

O Zot im, shprehe mëshirën Tënde ndaj Muhammedit dhe familjes së


Muhammedit, siç e ke treguar ndaj Ibrahimit dhe familjes së Ibrahimit! I
lavdëruar dhe madhëruar je Ti! O Zot, dhuroja bekimin Tënd Muhammedit dhe
familjes së Muhammedit, siç ia ke dhuruar Ibrahimit dhe familejs së Ibrahimit! I
lavdëruar dhe madhëruar je Ti!

58
(Duaul-hitam.)
All-llahummexh’al nebijjena lena fertan ve havdahu lena mevrida. All-
llahummahshurna fi zumretihi vesta’milna bi sunnetihi ve teveffena ala mil-letihi
vexh’alna fi hizbih. All-llahumme vexhma bejnena ve bejnehu ke ma amenna bihi
ve lem nerehu. All-llahumme ve la tuferrik bejnena ve bejnehu hatta tudhilena
mud’halehu vexh’alna min rufekaihi mean-nebijjine ves-siddikine vesh-shuhedai
ve-salihin, ve hasune ulaike refika. All-llahumme eblighu mines-selame kul-lema
dhukire, ves-selamu alen nebijji ve rahmetull-llahi ve berekatuhu, xhezall-llahu
anna Muhammeden sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem bi ma huve ehluhu, subhaneke
rabbike rabbil-izzeti amma jesifun. Ve selamun alel-murselin. Vel hamdu lil-lahi
rabbil-alemin.
(Duaja përmbyllëse)

O Zot, bën që Pejgamberi ynë në botën tjetër të jetë udhëheqës, ndërsa burimi i tij
vend në të cilin do të arrijmë. O Zot, na ringjall sërish në grupin e tij, na ndihmo të
veprojmë sipas sunetit të tij, bën që të vdesim në fenë e tij dhe na bën nga grupi i
tij! O Zot, na bashko me te, siç i kemi besuar atij, ndërsa nuk e kemi parë kurrë! O
Zot, mos na ndajë prej tij gjersa nuk bën që të hyjmë aty ku do të hyjë edhe ai,
bën që të jemi në shoqëri të tij me pejgamberët, besimtarët e sinqertë, shehidët
dhe njerëzit e mirë, e ata janë shoqëri e mirë! O Zot, dërgoji selame prej nesh
Pejgamberit tonë, sa herë që kujtimi i tij të kalojë! Paqa dhe selami, mëshira dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë! Zoti e shpërbleftë, në emrin tonë,
Muahmedin a.s. ashtu siç e ka merituar dhe për çka është i denjë! Lavduar qoftë
Zoti yt, Zoti i fuqisë dhe madhështisë, cili është i pastër nga çdo gjë çka ia
përshkruajnë! Paqa qoftë me të dërguarit tjerë dhe lavdëruar qoftë Allahu, Zot i
botëve!

You might also like