You are on page 1of 17

Material i huazuar per qështuje edukuese nga:

- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës


Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

KONTRATAT
Java e Dytë

I. HYRJE

Kontrata është marrëveshje apo manifestim i pajtimit të vullnetit


të dy apo më shumë personave të caktuar që ka për qëllim të krijojë,
shuajë apo ndryshojë një marrëdhënie të detyrimeve.

Qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht ushtrimi i


veprimtarisë tregtare, që është thelbi i punëve ekonomike, realizohet
me anë të kontratave. Kontratat përbëjnë punët më të shpeshta
juridiko-ekonomike, mbi të cilat kryesisht bazohet afarizmi ekonomik.
Pra, me anë të kontratave bëhet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve.

II. KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR LIDHJEN E KONTRATËS

Për t’u lidhur një kontratë, është e domosdoshme që të


plotësohen këto kushte të përgjithshme:
1. pajtimi i vullnetit të palëve kontraktuese
2. aftësia punuese e palëve
3. objekti i kontratës
4. baza (kauza ose arsyeja) e kontratës
5. forma e kontratës (vlenë vetëm për kontratat formale që e
kanë formën e caktuar të parashikuar me ligj)

Pajtimi i vullnetit

Pajtimi i vullnetit është një ndër kushtet thelbësore për lidhjen e


kontratës. Kjo del edhe nga vet nocioni i kontratës së dyanshme, te e
cila paraqiten dy vullnete me pajtimin e të cilave mund të lindin të
drejta dhe detyrime. Cdo kontratë supozon koekzistencën e dy
vullneteve: njëra ka veti të iniciativës, dhe quhet ofertë, ndërsa tjetra
ka veti të pranimit të asaj iniciative, dhe quhet pranim i ofertës.

Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, kontrata konsiderohet e


lidhur në momentin kur palët kontraktuese janë marrë vesh për
elementet thelbësore të kontratës. Elementet thelbësore janë të
ndryshme, varësisht nga lloji i kontratës, p.sh: te kontrata e shitblerjes,

1
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

elementet thelbësore janë dorëzimi i sendit/mallit dhe pagesa e


çmimit. Në praktikën e gjykatave konsiderohet se elemente thelbësore
të kontratave janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë.

Për lidhjen e kontratës kërkohet që vullneti i palëve të shprehet


lirisht, pa asnjë presion. Në qoftë se me rastin e lidhjes së kontratës ka
pasur të meta në shprehjen e ullnetit, si pasojë e të cilave vullneti i
njërës palë nuk ka qenë i lirë, atëherë kontrata mund të anulohet.
Kemi të bëjmë me të meta të vullnetit nëse kontrata është lidhur nën
ndikimin e kërcënimit, lajthimit apo të mashtrimit.

1. Kërcënimi ekziston kur njëra palë kontraktuese ose ndonjë


person i tretë, me kërcënim të palejueshëm, ka shkaktuar frikë
të arsyeshme te pala tjetër për shkak të së cilës ajo ka lidhur
kontratën. Që kërcënimi të ketë ndikim në shprehjen e lirë të
vullnetit, frika duhet të jetë e arsyeshme, përdnryshe anulimi i
kontratës nuk mund të kërkohet për cdo lloj kërcënimi.
2. Lajthimi është përfytyrim i gabuar për ndonjë rrethanë. Pra nëse
njëra palë ka një mendon se është duke lidhur kontratë për një
arsye, por më vonë del se ai përfytyrim apo vlerësim ka qenë i
gabuar, sepse kontrata po lidhet për arsye apo bazë tjetër,
atëher kemi lajthim. Që të mund të ketë ndikim në vlefshëmrinë
e kontratës, lajthimi duhet të jetë thelbësor, pra të ketë lidhje me
cilësinë e objektit apo mallit, me personin me të cilin lidhet
kontrata, etj.
3. Mashtrimi ekziston atëher kur njëra palë me qëllim e vë në
lajthim palën tjetër, me qëllim që ta lidhë një kontratë të cilën
ajo palë nuk do ta kishte lidhur sikur ta dinte për këtë lajthim.
Pala që është mashtruar mund ta kërkojë anulimin e kontratës.

Aftësia punuese/vepruese e palëve

Aftësia punuese/vepruese nënkupton se secili person që lidh


kontratën duhet të ketë aso cilësi që me veprimet e veta dhe
deklarimin e vullnetit të vetë, të mund të krijojë të drejta dhe detyrime.
Lidhur me këtë, është me rëndësi që në rradhë të parë të spjegohet
dallimi në mes të personit fizik dhe personit juridik. Personat fizikë janë
njerëzit apo individët, ndërsa personat juridik janë ndërmarrjet,
kompanitë apo bizneset.

Personat fizik aftësinë për të vepruar e fiton me arritjen e


moshës madhore. Në Kosovë, mosha madhore arrihet në moshën 18

2
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

vjeq, megjithatë, një aftësi të tillë mund ta fitojë edhe personi i mitur
në rastet kur me vendim të gjykatës kompetente i lejohet lidhja e
martesës. I mituri i moshës 15 vjet, nësë është i punësuar, mund të
lidhë kontratë në mënyrë të pavarur, në kuadër të të ardhurave të
fituara nga vendi i tij i punës. I mituri deri në moshën 14 vjeq nuk
posedon aftësi kontraktuese dhe kontrata e lidhur nga një person deri
në këtë moshë është nule (e pavlefshme). Megjithatë, kontrata me anë
të të cilës një i mitur fiton vetëm të drejta (p.sh kontrata e faljes apo e
dhuratës, ose kontrata me vlerë të vogël, sic janë blerja e gazetës apo
e gjërave ushqimore) prodhon efekte juridike dhe është e vlefshme.

Personat juridik e fitojnë aftësinë e veprimit në momentin e


regjistrimit në organet kompetente për regjistrimin e bizneseve.
Praktika e gjykatave e ka mbështetur këtë qëndrim, sepse në
momentin e regjistrimit, një person juridik e vertëton se është
themeluar sipas ligjit. Personat juridik mund të lidhin kontrata vetëm
në suaza të aftësisë së tyre vepruese, pra vetëm për ato veprimtari që
janë reegjistruar dhe themeluar sipas ligjit. Çdo kontratë që lidhet
jashtë kufijve të aftësisë vepruese është e pavlefshme.

Objekti i kontratës

Objekti i kontratës është kusht që duhet të plotësohet në mënyrë


që kontrata të jetë e vlefshme. Objekt i kontratës është ajo për çka
palët janë marrë vesh. Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë, objekti i
kontratës ka të bëjë me dhënie, bërje, mosbërje ose pësim. Për të
qenë objekti i kontratës juridikisht i vlefshëm, duhet të jetë: e
mundshme, e lejueshme, dhe e përcaktuar.

Baza (kauza) e kontratës

Baza ose kauza paraqet shkasin, arsyen apo qëllimin e


drejtpërdrejt për marrjen përsipër të detyrimit të kontraktuar. Pra
është arsyeja pse palët kanë lidhur kontratë. Te kontratat e shitblerjes,
kauza e detyrimit të blerësit për pagimin e cmimit është arsyeja që
shitësi, me dorëzimin e mallit, ia kalon të drejtën e pronënsisë atij;
ndërsa, kauza e detyrimit të shitësit për dorëzimin e mallit është
pagimi i cmimit të mallit nga ana e blerësit. Këto spjegime mund të
vlejnë edhe për llojet e tjera të kontratave, p.sh kontratën mbi qiranë,
huanë, sipërmarrjes, etj. Në anën tjetër, nëse kemi një kontratë të
njëanshme (pra që krijon detyrime vetëm për njërën palë), sic është

3
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

kontrata e dhurimit, atëherë si kauzë apo bazë e kontratës paraqitet


qëllimi i bëmirësisë së dhuratdhënësit.

Nëse nuk ekziston baza, kontrata është e pavlevshme (nule). Cdo


bazë e kontratës duhet medoemos të jetë e lejueshme, pra të mos jetë
në kundërshtim me dispozitat juridike, me rendin publik dhe me
moralin shoqëror.

Forma e kontratës

Forma e kontratës është kusht thelbësor për lidhjen e disa


kontratave për të cilat me ligj është parashikuar forma e caktuar me
shkrim. Edhe pse ligji i aplikueshëm në Kosovë nuk kërkon ndonjë
formë të vecantë për lidhjen e kontratës (pra ato mund të lidhen në
forma të ndryshme, qoftë gojarisht, me shkrim, me shprehje apo
shenja të zakonshme), megjithatë ekziston një kategori kontratash të
cilat duhet të jenë të shkruara. Të tilla janë kontratat për shitjen e
pronës së paluajtshme, kontrata e kredisë, kontrata e qirasë, etj.

Përvec rasteve kur me ligj është parashikuar se një kontratë


duhet të jetë e lidhur me shkrim, edhe palët kontraktuese mund të
merren vesh që lidhja e kontratës së tyre të bëhet me shkrim dhe që
ko formë të jetë kusht për vlefshmërinë juridike të asaj kontrate. Forma
e kontratës është me rëndësi në mënyrë që në rast të
mosmarrëveshjeve të dëshmohet ekzistimi i saj.

III. LIDHJA E KONTRATËS

A. PËRBËRJA E KONTRATËS

Zakonisht, kontratat kan një përbërje të dyfishtë: marrëveshjen


dhe konsideratën. Nganjëherë thonë se egziston një element i tretë,
saktesisht, qëllimi që të lidhet kontrata. Mirëpo, elementi i tretë rrallë
që është problem, prandaj edhe nuk permended rregullisht.

I. MARRËVESHJA

Marrëveshja është përfundimi i negociatave me një konkludim.


D.m.th. marrëveshja tregon se kur përfundojnë negociatat për ta
arritur një qëllim dhe kur bëhet ujdi për një pikpamje komerciale.
Pyetjes se a është formuar kontrata, zakonisht i gjindet përgjegjja duke

4
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

i shiquar rregullat e OFERTES dhe PRANIMIT. Pra, marrëveshja arrihet


kur ofertës së formuluar në mënyrë adekuate i përgjegjet dikush tjetër
me pranim. Marrëveshja arrihet po në atë moment kur pranohet
oferta.

II. KONSIDERATA

Konsiderata është një nocion interesant sepse ka te bëj me


shkëmbim. Pra, kur të arrihet kontrata, si rezultat i saj, palët e
kontratës duhet që të humbin diçka dhe të fitojn diçka tjetër. Në
Kosovë nuk kërkohet që të ketë konsideratë, mirëpo në disa vende
tjera të botës konsiderata është pjesë e formimit të kontratës. Për atë
arsye, duhet të keni kujdes rreth hyrjes në kontratë në arenën
ndërkombëtare dhe ti hulumtoni ligjet aplikuese me qëllim që ti dini
elementet e kontratës në vendin ku formohet kontrata.

B. FORMIMI I KONTRATËS

Kontrata lidhet me pajtimin e vullnetit të palëve për elementet


thelbësore të saj. Për t’u arritur pajtimi i vullnetit të palëve, njëra palë
duhet të marrë nismën dhe t’i propozojë palës tjetër lidhjen e
kontratës. Personi që i bënë propozim personit tjetër për lidhjen e
kontratës quhet propozues ose ofertues dhe propozimi i tillë quhet
ofertë. Ndërkaq personi të cilit i drejtohet propozimi për tu lidhur
kontrata quhet pranues i propozimit ose i ofertuari.

i. Oferta

Oferta është propozim për t’u lidhur kontrata. Ajo është shprehje
e njëanshme e vullnetit me të cilin e thërret personin tjetër për ta
lidhur kontratën në kushtet e caktuara në ofertë.

Çdo propozim që ka kuptimin e ofertës duhet t’i plotësojë këto kushte:


1. të bëhet nga personi që ka për qëllim të lidhë kontratë (ose
përfaqësuesi i tij);
2. të përmbajë elementet thelbësore të kontratës, ashtu që me
pranimin e saj të mund të lidhet kontrata;
3. të përmbajë vullnetin e shprehur në mënyrë të qartë se ofertuesi
dëshiron të lidhë kontratë sipas kushteve të cekura në ofertë,
dhe

5
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

4. t’i jetë drejtuar personit/personave të caktuar.

Oferta është akt joformal, me përjashtim të rasteve kur për


lidhjen e ndonjë lloji të kontratës është parashikuar forma e caktuar
me ligj. Pra oferta mund të bëhet me gojë, me shkrim, me shenja të
rëndomta, me anë të ekspozimit të mallit me çmim të caktuar, me
veprime konkludente, etj.

Efekti i ofertës
Oferta ka efektin e vet juridik sepse propozuesi (ofertuesi) është i
detyruar t’i përmbahet asaj dhe është i lidhur për ofertën nga momenti
i bërjes së saj derisa të skadojë afati i përcaktuar në ofertë me shkrim
apo në formë tjetër.

Shpjegimi i termit “ofertë” ka një rëndësi të veqantë sepse posa


bëhet oferta, ofertuesi e hap vehten ndaj shansit që ai të jetë i obliguar
nga kontrata për shkak të veprimit të dikujt tjetër. D.m.th. duke bërë
një ofertë, ofertuesi ia jep fuqinë e formimit të kontratës dikujt tjetër,
përkatësisht, pranuesit të ofertës. Ofertuesi, nëpermes ofertës ia jep
fuqinë pranuesit që ta formon kontratën nëpërmes pranimit.

Përveq që e hap ofertuesin ndaj mundësisë së formimit të


kontratës nga pranimi i dikujt tjetër, oferta gjithashtu tregon edhe
përbërjen (klauzat) e kontratës. Varësisht nga serioziteti i
transakcionit për të cilin bëhet oferta, oferta mund të jetë e thjeshtë
(të ketë vetëm qmimin dhe thelbin/subjektin e ofertës) apo e
ndërlikuar (të ketë klauzat kryesore dhe përcjellëse).

Si shembuj mund ti marrim dy transakcione: 1) oferta për ta


shitur një këmishë; 2) oferta për ta shitur një truall. Në rastin e parë,
oferta me siguri do të jetë: “Ta shes këtë këmishë për €40.” Në rastin
e dytë, oferta do të jetë më e ndërlikuar dhe do ti ketë së paku këto
komponente: “Ta shes parcelën numër 1234, në komunën e
Prishtinës, që përfshin 4 ari, me qmim €8000 për ari.”

Kujt mund t’i bëhet oferta?


Oferta mund ti bëhet vetëm një personi apo një grupi personash,
e jo tërë njerëzimit. Oferta mund t’i bëhet personit të pranishëm ose
personit jo të pranishëm. Konsiderohet se oferta i është bërë personit
të pranishëm jo vetëm kur palët gjinden në të njëjtin lokacion, por
edhe kur kanë qenë në lidhje të drejtpërdrejt përmes mjeteve teknike
të informimit, si telefoni apo interneti. Ndërkaq, oferta konsiderohet se

6
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

i është bërë personit jo të pranishëm kur ajo dërgohet përmes postës


apo në ndonjë mënyrë tjetër që rezulton me arritjen e ofertës pas një
kohe të caktuar e jo aty për aty.

Revokimi (anulimi) i ofertës


Ofertuesi është i lidhur për ofertën e bërë deri sa ai e revokon
atë. Me se lehti eshte kur ofertuesi revokon ofertën dhe revokimi i ka
arritur të ofertuarit para se t’i mbërrijë oferta, ose njëkohësisht me
ofertën. Mirëpo, në përgjithësi, revokimi i ofertës mund të ndodh deri
në qastin kur pranuesi e pranon ofertën, në të cilin moment ofruesit i
humbet drejta juridike që ta revokon ofertën.

Pra natyrisht, edhe ofertuesi mban kontroll ndaj kësaj fuqie


kontraktuese sepse ofertuesi mund ta tërhjek ofertën nëse ende nuk
është pranuar ajo nga pranuesi. Mirëpo, përderisa ofertuesi e len
ofertën e hapur, tjetri vetem duhet që ta pranon ofertën për të formuar
një marrëdhënje ligjore të plotfuqishme.

Shpeshherë, pranuesi bën kontratë me ofertuesin që ta mbajë


ofertën e hapur për një kohë të caktuar – d.m.th. të lidhin një Kontratë
të Opcionit. Në këto raste, pranuesi paguan konsideratë me qëllim që
ofertuesi ta mban ofertën e hapur për një periudhë të caktuar kohore
dhe gjatë asaj periudhe kohore pranuesi ta ketë opcionin e pranimit të
kontratës.

Shembuj ofertash

Ti shiqojmë disa shembuj që na tregojnë se si bëhet dhe si nuk


bëhet oferta:

Shebulli 1 - Ofertë:

A i thotë B-së: “Nëse pranon, unë ta shes klyshin tim për €100.”

Shembulli 2 - Ofertë:

A i thotë B-së: “Për €100, ja pafsh hajrin klyshit tem”

Shembulli 3 – Nuk është Ofertë:

A i thotë B-së: “Ndoshta kisha konsideruar ta shes klyshin tim për


€100.”

7
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Shembulli 4 – Nuk është Ofertë:

A i thotë B-së: “Unë po ta bëj një ofertë me ta shite klyshin tim për
€100, mirëpo nuk pranoj të jem i obliguar juridikisht nëse ti ma pranon
ofertën.”

Pra, njeriu duhet ta analizon të shprehurit e dikujt për ta ditur se


a është bërë një ofertë. Testi elementar është: A është e mjaftueshme
që të thuash “unë pranoj” për ta formuar kontratën? Për shkak se
njerezit nuk bëjnë komunikime sikur të ishin avokatë, shpeshherë ka
edhe probleme rreth faktit se a eshte bërë ndoj ofertë. Për këtë arsye,
gjygjet kompetente zakonisht e analizojnë situatën duke aplikuar
standardin se a e kupton një njeri i arsyeshëm atë shprehje sikur të
ishte një ofertë?

Ti shohim edhe disa raste tjera specifike ku gjygjet u detyruan të


vendosin nëse një shprehje është ofertë. P.sh. nëse e sheh një orë
Rolex (origjinal) në dyqan me qmimin e shkruar €100. Dihet se ky
është qmim shumë i lirë për një orë aq luksoze. A mundesh me thënë
“Unë pranoj ofertën tënde dhe do ta marr Rolex-in. Ja €100 e mia.?”
Apo, çka mund të thuhet për reklamat? A janë ato oferta? Ti shohim
disa shembuj specifik!

Paraqitja apo shfaqja e mallit në dyqan – Zakonisht, shfaqja e


mallit në dollapet e dyqanit nuk është ofertë. Arsya është se çdo
marrje e mallit nga konsumatori nga dollapi për inspektim do të
rezultonte në kontratë. Për atë arsye, oferta dhe pranimi i saj bëhet
vetëm tek arka e pagesës dhe aty konkludohet kontrata për shitblerjen
e mallit.

Reklamat – Sikur edhe shfaqja e mallit në dyqan, reklamat nuk


janë oferta sepse vetëm tregojnë për mallin e shfaqur në dyqan.
Mirëpo, vëni re se këtu duhet patur kujdes të veqantë sepse disa
reklama mund të konsiderohen oferta. P.sh. oferta e shitësit që
“Dhjetë konsumatorët e parë që blejnë dymbëdhjetë pitalka e kanë të
trembëdhjetën gratis“ mund të konsiderohet ofertë dhe konsumatori
mund ta pranon atë duke kërkuar dymbëdhjetë pitalka me pagesë dhe
të trembëdhjetën falas, natyrisht nëse është një ndër dhjetë
konsumatorët e parë.

8
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Negociatat – Ofertat e bëra gjatë negociatave, nëse pranohen,


mund të formojnë kontrata. Nëse deshiron që asgjë gjatë negociatave
të konsiderohet sikur ofertë, atëhere çdo komunikim duhet të ketë
fjalinë “Kjo nuk është ofertë“ ose “Çdo marrëveshje mvaret nga
nënshkrimi I kontratës përfundimtare.”
Ankandet Publike – Këtu oferta bëhet nga ai anëtarë i publikut që
propozon një qmim për blerjen e produktit që eksponohet. Pra, kur
rrihet qekani aty formohet kontrata.

Ofertat Qëndruese – Edhe një aspekt i kontratave që është tepër


i rëndësishëm për blerësit e mëdhenj (qeveritë, fabrikat, etj) janë
ofertat qëndruese. Shpeshherë, blerësit e mëdhenj dëshirojn të blejnë
mallëra të zakonshme, si p.sh., lapsa, kapce, goma fshirëse, etj. Është
e pavolitshme për blerësit e mëdhenj të negocijojnë kontrata çdo herë
që kanë nevojë për ti rimbushur këto paisje. Prandaj, ata bëjnë
marrëveshje për oferta qëndruese ku furnizuesit i bëjnë blerësit të
madh oferta qëndruese që do ta furnizojnë atë sipas nevojës. P.sh.
“Ne do t’ju shesim lapsa me qmimin €2 për kuti, sipas porosisë tuaj kur
keni nevojë.”

9
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Java e Tretë

ii. Pranimi i Ofertës

Pranimi i ofertës është shprehja e vullnetit të pranuesit, me të cilën e


njofton ofertuesin se e ka pranuar propozimin për lidhjen e kontratës
sipas kushteve të caktuara në ofertë. Kontrata quhet e lidhur në atë
moment kur pranimi i ofertës i arrinë ofertuesit. Për të krijuar efekt
juridik, pranimi i ofertës duhet t’i plotësojë këto kushte:
1. të përmbajë deklaratën e të ofertuarit ose përfaqësuesit të tij, se
e pranon ofertën;
2. të përmbajë së paku elementet thelbësore të kontratës, në
përputhje me ofertën e propozuesit;
3. të përmbajë vullnetin e shprehur qartë për dëshirën që të lidhet
kontrata sipas kushteve të caktuara në ofertë;
4. t’i arrijë ofertuesit brenda afatit të caktuar në ofertë, dhe nëse ky
afat nuk është caktuar në ofertë, brenda kohës së përcaktuar me
ligj ose brenda afatit të arsyeshëm.

1. Shprehja e vullnetit për pranim të ofertës

Pranimi i ofertës mund të realizohet në dy mënyra: me shprehjen e


vullnetit në mënyrë të drejtpërdrejtë (shprehimisht) dhe në mënyrë të
tërthortë (heshtazi). Në mënyrë të drejtpërdrejtë ajo mund të bëhet me
shkrim, me gojë, përmes mjeteve të komunikimit, me veprime
konkludente, si p.sh, me lëvizje të kokës duke pohuar, me zgjatje të
dorës, dhënie të kaparit, etj. Gjithashtu, oferta mund te pranohet
nepermes veprimit, p.sh. ofertuesi ofron te paguaj €100 per prashitjen
e oborrit, ndersa pranuesi e pranon oferten duke e prashitur oborrin.

Heshtja e të ofertuarit nuk ka domethënie të pranimit të ofertës.


Megjithatë, nga kjo rregull ka edhe përjashtime dhe ekzistojnë raste
kur heshtja mund të konsiderohet si pranim i ofertës. Një rast i tillë
mund të jetë ai kur palët janë marrë vesh që heshtja e nëjrës palë
mund të jetë e mjaftueshme për ta quajtur kontratën të lidhur. Një
marrëveshje e tillë mund të arrihet me rastin e negociatave për lidhjen
e kontratës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Pastaj, nëse palët ndodhen
në lidhje të përhershme të afarizimit për sa i përket ndonjë malli të
caktuar, dhe është krijuar një praktikë apo zakon në mes tyre që
heshtja të konsiderohet pranim. Si shembull, te kontratat e shitjes,
neës i ofertuari hesht por e pranon mallin kur i dorëzohet ai,

10
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

konsiderohet se kontrata është lidhur, përveç rasteve kur ai e refuzon


mallin brenda një kohe të shkurtër; ose të kontrata për kryerjen e
shërbimeve, nëse personi që do ta kryen punën hesht dhe nuk jep
përgjigje pasi ta merrë ofertën, por menjëherë fillon punët, ashtu sic
është kërkuar në ofertë, konsiderohet se ky veprim paraqet pranim të
ofertës, dhe si rezultat kontrata është lidhur mes palëve.

2. Pranimi Duhet te Jete ne Reagim ndaj Ofertes

Sa i perket pranimit te kontrates, njeriu mund ta pranon oferten e


dikujt vetem nese eshte i vetdijshem se oferta eksiston. Prandaj, nuk
ka kontrate nese pranon nje oferte per te cilen nuk e din. Shembulli
konkret i kesaj situate eshte siq vijon:

Shembulli: Dy te burgosur (Hasani dhe Hyseni) ikin nga burgu


dhe policia ofron €1.000 per informata qe sjellin deri te gjetja dhe
arrestimi i tyre. Nje i pandehur tjeter (Ibishi) i tregon policise
lokacionin e te dy te arratisurve (Hasanit dhe Hysenit) per t’ia zbutur
denimin gjykata (d.m.th. bashkpunon me policine me qellim qe te fiton
denim me te ulte nga gjykata per krimin e vet). Pasi qe arrestohen
kriminelet (Hasani dhe Hyseni), te pandehurit (Ibishit) i tregon nje shok
per dhuraten e ofruar nga policia ne shumen €1.000. Ibishi kerkon nga
policia dhuraten sepse iu ka dhene informata qe ia mundesuan policise
gjetjen dhe arrestimin e Hasanit dhe Hysenit. Policia kur ndalet se
qeshuri, i pergjigjet Ibishit “n’hamom”. Pse nuk i takojn Ibishit €1.000?
Sepse, ai nuk ka qene i vetdijshem se oferta ekziston kur e ka pranuar
ate me dhenjen e informatave. Perveq asaj, ai nuk i ka dhene
informatat per arsye te pranimit te ofertes, mirepo per arsye te zbutjes
se denimit te tij per krimin qe e ka kryer. Prandaj nuk ka as pranim,
dhe as kontrate. Ibishi mbet pa €1.000!

3. Pranimi Duhet te Jete Reflektim i Ofertes

Pranimi duhet te jete reflektim i ofertes, qe do te thote se pranimi


duhet te jete identik me oferten. Pra, oferta dhe pranimi duhen me
qene sikur reflektime te njera tjetres ne pasqyre. Nese oferta nuk
eshte reflektim pasqyror i ofertes, atehere nuk eshte pranim mirepo
kunderoferte. P.sh. nese ofertuesi thot se ti shet 100 tulla per €75,
dhe njeriu tjeter thot po pranoj, dhe dergomi tullat ne shtepi, atehere
kontrata nuk eshte formuar sepse pranimi nuk ka qene pasqyrim i
ofertes sepse ia ka shtuar edhe nje element ofertes.

11
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Lufta e Formave: Ka raste kur kompanite bejne oferta dhe pranime me


forma standarde te percaktuara me pare, te cilat forma kane shume
elemente shtese. P.sh. nje kompani porosite nje sasi malli ndersa
tjetra konfirmon porosine me forme standarde. Nese e rrespektojme
rregullin qe pranimi duhet te jete pasqyrim i ofertes, atehere keto
pranime me forma standarde ku ka terme shtese nuk do te ishin as
pranime e as kontrata. Kjo dukuri do te shkaktonte probleme te
medha ne treg prandaj shume vende ne bote kane hartuar ligje te cilat
predikojne qe pranimet e tilla jane te pranueshme dhe formojne
kontrata. Mirepo, edhe pse pranimet e tilla te ofertave jane valide,
format standarde nuk jane pranim valid nese i nderrojne termet
materiale te ofertave, si p.sh. qmimin, sasine, kohen e dorezimit te
mallit, etj.

4. Menyra e Pranimit e Caktuar nga Ofertuesi

Ofertuesi ka mundesine qe ta kontrollon metoden e pranimit te ofertes


se tij. Pra, p.sh. ofertuesi mund te thote se oferta ime mund te
pranohet vetem me shkrim dhe ata qe jane te interesuar ta pranojne
oferten mund ta pranojne oferten vetem me shkrim. Cdo metode
tjeter e pranimit do te ishte jo valide.

5. Kundëroferta

Një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që pranimi i ofertës


të jetë efektiv, është që ky pranim të ketë elementet thelbësore të
përputhshme me ato të ofertës. Si shembull, nëse oferta parasheh se
çmimi i mallit do të jetë 10.000 euro, ndërsa letra apo dokumenti me
anë të të cilit pranohet oferta parasheh çmimin prej 5000 euro,
atëherë nuk kemi pranim të ofertës origjinale, por kemi një
kundërofertë. Në rastet kur ka kundërofertë, kontrata nuk konsiderohet
e lidhur, sepse me vetë faktin se oferta dhe pranimi nuk i kanë
elementet e njëjta, do të thotë se nuk ka pajtim të vullnetit të palëve,
pra nuk ka marrëveshje. Nëse ka kundërofertë, kontrata mund të lidhet
vetëm nëse ofertuesi original (i parë) e pranon ndryshimin që është
bërë dhe pajtohet që kontrata të lidhet me atë ndryshim. Te shembulli
i cekur më lartë, nëse pala që ka bërë ofertën me çmim prej 10000
euro pranon që të ulet çmimi në 5000 euro, atëherë kemi kontratën e
lidhur dhe çmimi i mallit do të jetë 5000 euro.

12
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

6. Revokimi i pranimit

Njëjtë sikur oferta, edhe pranimi i ofertës mund të revokohet në kushte


të caktuara. Ky revokim apo anulim, megjithatë duhet t’i arrijë
ofertuesit para se të arrije pranimi, apo në të njëjtën kohë me
pranimin. Nese revokohet pas arritjes se pranimit, atehere
konsiderohet sikur thyerje e kontrates. Nese revokimi i pranimit arrine
para pranimit, atehere eshte revokim valid dhe nuk ka as pranim dhe
as kontrate.

7. Vdekja

Shtrohet pyetja, cka ndodhe nese ofertuesi e ben oferten dhe pastaj
vdes. Ne shumicen e rasteve, nese ofertuesi vdes atehere edhe oferta
anulohet. Pra, ne pranues nuk mund ta pranon oferten e ofertuesit I
cili ka vdekur ne nder kohe. Mirepo, oferta e ofertuesit qe tashme ka
vdekur mund te pranohet nga pranuesi nese pranuesi nuk eshte i
vetdijshem per vdekjen e ofertuesit. Ne ate rast, kontrata e realizuar
duhet te permbushet nga trashigimtaret e prones se ofertuesit te
vdekur.

I. INTERPRETIMI I KONTRATËS

B. SI INTERPRETOHET KONTRATA

Pas arritjes së pajtimit mes palëve dhe lidhjes së kontratës, të dyja


palët kanë për obligim të përmbushin detyrimet e tyre që dalin nga
kontrata. Megjithatë, shpesh ndodh që njëra nga palët të mos
përmbushë obligimin e vet dhe vjen deri te mosmarrëveshja. Këto
mosmarrëveshje, mund të zgjidhen para gjykavave, arbitrazhit,
negociatave apo duke angazhuar ndërmjetësues. Me këtë rast, lind
nevoja për interpretimin e tekstit të kontratës nesë palët nuk pajtohen
lidhur me përmbajtjen e ndonjë pjese të caktuar. P.sh, ndodh që
kontrata të mos ketë përcaktuar në mënyrë të qartë çmimin, por
thjeshtë parasheh që çmimi që duhet të paguhet do të jetë “çmimi i
tregut”. Palët mund të kenë mospajtime lidhur me atë se çfarë
nënkupton çmimi i tregut: a është çmimi i tregut në momentin e lidhjes
së kontratës apo në momentin kur është bërë mospërmbushja; a është
çmimi i tregut në shtetin e shitësit apo çmimi në shtetin e blerësit?

13
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Raste të tilla të mospajtimeve ka shumë në botën e biznesit, prandaj


duhet të bëhet interpretimi i kontratës. Për t’u bërë kjo, praktika e
gjykatave tregon se ekzistojnë dy teori:

1. teoria objektive – sipas së cilës duhet gjithmonë të shiqohet


teksti i kontratës dhe zbatohet ashtu siç është theksuar në
kontratë
2. teoria subjektive – e cila vjen në shprehje vetëm nëse ka tekst
kontestues dhe të paqartë. Atëherë, sipas kësaj teorie, shiqohet
qëllimi i përbashkët i palëve: pra çfarë kanë dashur të thonë
palët me atë tekst, çfarë kanë pasur në mendje.

Përveç këtyre teorive, me rastin e interpretimit të kontratës, gjykatat


(apo dikush tjetër që bënë interpretimin), gjithnjë kanë parasysh disa
parime të përgjithshme, siç janë parimi i ndershmërisë, arsyeshmërisë,
etj.

Rregull tjetër e interpretimit është edhe interpretimi në disfavor të


palës që ka hartuar kontratën. Te kontratat e përpiluara me shkrim,
shpesh ndodh që njëra palë të hartojë pjesë të vacanta, dhe pastaj
pikërisht ato pjesë dalin kontestuese, apo të paqarta. Në rastë të tilla,
interpretimi bëhet në dëm të asaj pale që e ka hartuar pjesën e
paqartë.

Palët mund të parashikojnë që, në rast mospajtimi lidhur me


domethënien e dispozitave kontraktuese, ato t’i interpretojë ndonjë
palë e tretë. Me atë rast, nëse me kontratë nuk është parashikuar
diçka tjetër, palët nuk mund t’i drejtohen gjykatës sepse në radhë të
parë duhet ta sigurojnë interpretimin nga pala e tretë, për cka janë
pajtuar.

C. REGULLI I FAKTEVE JASHT KORNIZAVE TE KONTRATES

Siq u cek me larte, zakonisht, nese teksti i kontrates eshte i


mjaftueshem atehere kontrata interpretohet vetem duke konsideruar
tekstin Brenda kornizave te kontrates. P.sh. nese nje term ne kontrate
eshte i definuar, atehere, definicionet tjera nuk perdoren per ate term.
Te vetmet raste kur pranohen faktet nga jashte jane kur termet e
kontrates (apo ndoj klauze/paragraph) eshte i pakuptimshem. Mirepo,
duhet pas kujdes ne perpilimin e kontratave sepse per te qene
efektive, te gjitha termet e kontrates duhen te inkuadrohen ne
dokumentin e shkruar. Kur mbyllet (nenshkruhet) kontrata, ato terme

14
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

mbesin perfundimtare, edhe nese jane bere premtime tjera qe kan


mbetur jasht dokumentit te shkruar.

IV. MOSPËRMBUSHJA E KONTRATËS

Në momentin kur lidhet kontrata, krijohen të drejta dhe detyrime për


palët kontraktuese. Varësisht se si janë marrë vesh në kontratë, të
dyja palët janë të detyruara të kryejne detyrimet njëkohësisht, apo në
kohë të ndryshme (p.sh, një herë të bëhet dorëzimi i mallit e pasta
pagesa e çmimit). Në qoftë se njëra palë nuk e kryen detyrimin e vet,
apo e kryen me vonesë, pala tjetër ka të drejtë ta bëjë shkëputjen e
kontratës.

8. Shkëputja për shkeljet fundamentale të kontratës

Shkëputja e kontratës lejohet zakonisht vetëm nëse mospërmbushja ka


karakter të shkeljes fundamentale të kontratës. P.sh, nësë palët janë
marrë vesh për shitblerjen e një makine e cila bënë paketimin e 20
llojeve të artikujve ushqimor, dhe pas të dorëzohet malli, blerësi vëren
si ajo makinë mund të përdoret vetëm për paketim të 19 artikujve
ushqimor, në atë rast nuk mund të bëhet shkëputja sepse nuk kemi
shkelje fundamentale të kontratës. Shkelja fundamentale do të
ekzistonte nëse malli nuk do të dorëzohej fare ose kur kualiteti i mallit
aspak nuk përmbushë kërkesat e blerësit, pra është i papërdorshëm.

9. Shkëputja për mospërmbushje të detyrimit


brenda afatit

Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar paraqet element


thelbësor të kontratës, ndërsa pala nuk e përmbush detyrimin brenda
këtij afati, kontrata shkëputet vetë sipas ligjit dhe për këtë nuk është e
nevojshme ndonjë deklaratë e veçantë për shkëputje. Afati i caktuar
për përmbushje është element thelbësor kur shprehimisht është thënë
se detyrimi ka për tu përmbushur “në afatin e caktuar”, “më së largu
deri”, ose në ndonjë mënyrë tjetër nga e cila mund të kuptohet qartë
afati brenda të cilit duhet të kryhet detyrimi.

10. Shkëputja për mospërmbushjen e parashikuar

15
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Njëra palë mund ta shkëpusë kontratën edhe para skadimit të afatit


për përmbushjen e detyrimit, nëse është e qartë nga sjellja e palës
tjetër se ajo nuk do ta përmbushë detyrimin. P.sh, nëse para datës kur
duhet të dorëzohet malli, shitësi e telefonon blerësin dhe thotë se nuk
do ta dërgojë mallin fare, atëherë është shumë e qartë se shitësi nuk e
ka ndërmend ta përmbushë detyrimin dhe në këtë rast blerësi mund ta
shkëpusë kontratën edhe para skadimit të afatit të përcaktuar në
kontratë.

11. Shkëputja për shkak të rrethanave të


ndryshuara

Palët hyjnë në kontratë duke pasur parasysh një sërë rrethanash të


caktuara. Por, në praktikë ndodh që, pas lidhjes së kontratës, të lindin
rrethana të cilat njërës palë ia vështirësojnë përmbushjen e
detyrimeve. Pra, vështirësimi i përmbushjes bëhet në atë masë saqë
qartazi duket se kontrata më nuk i përgjigjet asaj që palët kanë pritur,
dhe do të ishte e padrejtë që në kontratë e tillë të mbetet në fuqi ashtu
siç është lidhur. P.sh, nëse kompania “A” lidhë kontratë për blerjen e
naftës nga kompania “B”, sepse ka për qëllim të hapë një pompë
benzine, por në ndërkohë i ndalohet që ta ndërtojë pompën në vendin
e caktuar, atëherë mund të kërkojë shkëputjen e kontratës, sepse për
shkak të ndryshimit të rrethanave, është pamundësuar përmbushja e
kontratës.

12. Efektet e shkëputjes së kontratës

Kur kontrata shkëputet, konsiderohet sikur të mos ishte lidhur fare.


Palët kontraktuese lirohen nga detyrimet e veta, përveç nga detyrimi
për shpërblim eventual të dëmit. Pas shkëputjes së kontratës, secila
palë mund të kërkojë kthimin në gjendje të mëparshme, pra në
gjendjen që ka ekzistuar para lidhjes së kontratës.

Për shkak të mospërmbushjes së detyrimit nga njëra palë, pala tjetër


mund të paraqesë padi para gjykatës me të cilën kërkon që të
detyrohet pala tjetër që ta përmbushë detyrimin kontraktues ose të
bëjë dëmshpërblimin në para.

13. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit

16
Material i huazuar per qështuje edukuese nga:
- Doracaku për përgatitjen e provimit të Jurisprudencës
Botuar nga KIEAI dhe OSBE (2004
- Heffey, Paterson, Hocker – Contract Commentary and Materials 8th Ed.

Përmbushja e detyrimit mund të bëhet e pamundur edhe për shkak të


akteve të natyrës që në gjuhën juridike njihen si vis major (forca
madhore). Kjo ndodh kur për shkak të fatkeqësive natyrore, luftës,
gjendjes së jashtëzakonshme, embargove që i vënë shtetet, dhe arsye
të tjera të ngjashme, e bëjnë të pamundur përmbushjen e detyrimit
kontraktues.

Si shembull, nëse një palë lidhë kontratë me një kompani për


renoviminin e shtëpisë së vetë, por në ndërkohë shtëpia digjet, atëherë
mund të kërkojë që të lirohet nga detyrimi për shkak se është
pamundësuar kryerja e detyrimit që lindë nga kontrata.

Është me rëndësi që rrethanat e shkaktuara të mos ndodhin me fajin e


ndonjërës palë, por të jenë plotësisht jashtë kontrollit të palëve. Nëse
diçka e tillë ndodhë, dhe pamundësohet përmbushja e kontratës,
atëherë, shuhen detyrimet e palëve kontraktuese.

14. Dëmtimi i pamasë

Dëmtimi i pamasë ekziston kur ekziston një shpërpjestim i madh në


mes të detyrimeve të palëve, zakonisht kur detyrimi i njërës palë është
dyfish më i mash se ç’do të duhet të ishte. P.sh, nëse nje person ia
shet një personi tjetër në veturë me çmim dyfish më të madh se
çmimin që e ka vetura e llojit të njëjtë në treg, dhe pala tjetër pajtohet
me atë çmim të dyfishtë, duke mos qenë i informuar për çmimin e
vërtetë, atëherë kemi dëmtim të pamasë.

Pra, që të mund të ekzistojë dëmtimi i pamasë, duhet të plotësohen


këto kushte:
1. të ekzistojë kontrata e dyanshmë, pra që krijon detyrime për të
dyja palët;
2. të ekzistojë shpërpjesëtimi i qartë mes detyrimeve të palëve;
3. pala e dëmtuar, në momentin e lidhjes së kontratës, most ë ketë
ditur për vlerën e vërtetë të mallit ose shërbimit.

Në rast se ekziston dëmtimi i pamasë, pala e dëmtuar mund të kërkojë


anulimin e kontratës. Mirëpo, kjo e drejtë për të kërkuar anulimin,
shuhet pasi të ketë kaluar 1 vit nga dita e lidhjes së kontratës. Pra,
pala e dëmtuar ka vetëm 1 vit kohë, nëse dëshiron ta anulojë
kontratës si rezultat i dëmtimit të pamasë që i është shkaktuar.

17

You might also like