You are on page 1of 1

GJYKATĒS SĒ QARKUT NĒ PEJĒ

PADITĒSI / BURIM DELIJA nga fshati Zahaq, komuna e Pejës , tani me vendbanim
në Gjermani, të cilin e përfaqëson HAMZA SADRIJA, AVOKAT nga Prishtina

E PADITURA / DARDANE BERBERI / nga Gjakova, rr.UÇK pa numer

PADI

Për zgjidhjen e kontestit të martesës

Vlera e kontestit 1.ooo euro

Paditesi me të paditurën kanë lidhur martesë më datë 07.02.2001 pranë zyrës së ofiqaris
të komunës së Gjakovës ,sipas numrit rendor 44/2001 dhe nga kjo martese nuk kan
pasurë asnjë fëmijë, as që presin të kenë .

Provë / Çertifikata martesore

Bashkshortet në këtë martesë kane jetuar një kohë së bashku ,mirpo për shkak të
raporteve të çrregulluara martesore, kjo martesë është shkëputur edhe faktikisht ,që nga
ajo kohë bashkshortët jetojnë të ndarë pa shpresa që kjo bashkesi martesore te rivendoset,
sepse që nga ajo kohë paditësi jeton në Gjermani

Provë / e pakontestuar

Duke pasur parasysh të dhënat të cekura më lart, paditësi ushtron këtë PADI me
propozim që gjykata të merrë këtë

AKTGJYKIM – shkurorezohet me padi- martesa


e paditësit Burim Delija me të paditurën Dardane Berberin nga Gjakova e lidhur me
datë 07.02.2001 në zyrën e ofiqarise në Gjakove e evidentuar sipas numrit te numrit
rendor 44/2001 të ZGJIDHET konform nenit 68 të Ligjit mbi martesën dhe e paditura
obligohet me pagesë të shpenzimeve të procedurës.

Më datë I autorizuari i paditësit


Pejë HAMZA SADRIJA
AVOKAT

You might also like