You are on page 1of 4

Zejd Haziri – Zemra dhe Veprat

Zemra esht e bardh. Pejgamberi alejhi selam ka then ne hadith. Mirpo ajo nxihet. Qysh?
Pejgamberi alejhi selam ka then, kur muslimani e ban nje mekat, i behet nje pik e zez ne
zemer, mekati i dyt, prap nje pik, i treti prap nje mik..dhe vazhdimisht bahet me pika te
zeza..ku ne fund mundet mu ba zemra krejt e zez. Ajo bahet sikurse zifti i tymit i ogjakut.
Nxihet krejt, ka mundesi mu nxih krejt.

Kur muslimani pendohet,kthehet dhe ban istigfar vazhdimisht. Ai cili e din qe esht zhyt ne
mekat shum. Dhe Allahu ja mundeson atij udhezimin mu pendu prej mekateve te veta.
Istigfarin qe ban aj vazhdimisht,thot ka mu ndal prej mekateve, fillon mu permirsu – a thu
vall atij gjynahit me anë të pendimit i fshihen vazhdimisht? I fshihen, kuptohet.
Automatikisht. Mirpo a thu vall e arrin bardhsin sikur ketë qe e ka pas në zemer para
mekateve? Jo, ajo arrihet me koh. Shkon tu fshi, tu fshi..dhe bahet e bardh pa te zeza. Mirpo
per te arrit tek filimi mu fshi keto mekate, esht istigfari ushqim. Esht ushqim i lezetshem
shum. Saqe gjdo pjes e trupit të tij e shijon istigfarin qe e bën mas gjynaheve. Gjdo pjes.

Qysh ka then pejgamberi alejhi selam, kur esht e bardh fillon mu njellos pik mbas pike. Kur
pendohet besimtari dhe fillon me ba vepra te mira, athere pastrohet në atë gjendje qe ka qen
– e bardh. Për ket shkak ka then pejgamberi alejhi selam: Takvalleku esht ketu. Ne zemer.
Devotshmeria esht ne zemer.

A thu vall esht argument kjo, per ata qe pretendojn qe thojn se: un jam njeri i mir, as nuk fal
namaz, as nuk agjeron, as nuk lexon kuran.po thot e kam zemren e mir. Jo. Se zemra e mir
arrihet tu ba istigfar. Zemra e mir esht ajo qe vjen tu pendu, zemra e mir bohet tu lexu
kuran. Zemra e mir bohet me anë te namazit. Ksi soji behet zemra e mir. Mirpo ski as
namaz, as istigfar as kurgjo- zemra athere esht e keqe.

Devotshmeri esht ketu(ne zemer), kur ti ban vepra te mira. Nga ketu fillon, nga zemra. Per
ketë ka then pejgamberi alejhi selam: Në trupin e njeriut esht nje cop, cop mishi. Ka then ne
qoft se ajo esht e mir, gjdo pjes e trupit esht e mir. Dmth e paska spejgu Pejgamberi alejhi
selam se ku esht zemra e mir, jo secili me than un e kam zemren e mir. Jam musliman i mir.
E as nje veper te mir nuk e ban. Po qka? Na ka spejgu pejgamberi alejhi selam. Ka then njeri
ne trup te tij e ka nje pjes te mishit(zemra), nese ajo esht e mir, krejt gjymtyret e trupit jan
mir. Kur esht ajo? Kur je i devotshem, kur fal namaz, kur agjeron, kur ban dhiker, kur lexon
kuran, kur ban istigfar. Kjo reflektohet ne veprat e tua. Edhe njeriu, muslimani, me nurin e
tij( me driten e tij) shfaqen veprat e tij, shafqet imani i tij dhe gjestet e tjera. Imani i tij dhe
devotshemria e tij, zemra e tij e mir shfaqet ne raporte me njerz. Muslimani i cili esht me
moral te keq, a kena mundesi me i than ai esht musliman i devotshem a, edhe pse fal
namazin? Jo. Esht teori e gabune, teori qe se pranon islami. Pse? Se pejgamberi alejhi selam
ka than: Jam dergu, qe me persos moralin e njerzve. Kjo është nje pjes e fes. Feja bazohet ne
tri pika: Besim -bindje, dispozitat -ligjet, edhe moral. Në cilin do qe ki defekt ti,
devotshmeria yte shkon te posht dhe zvoglohet.

Qikjo esht gjallnija e kuranit qe sjell tek njerzit dhe në shtepijat e tyre. Me nje shpi qe
lexohet kurani ka gjallni. Me nje shpi qe nuk lexohet kuran nuk ka gjallni.
Me nje shpi qe lexohet kuran. Qka aludon kjo? - devotshmerin e njerzve, njerzit
vazhdimisht po e ushqejkan shpirtin e vet, me fjalen e Allahut të Lartësuar. Po e ushqejkan
shpirtin e vet me fjalen e Allahut të Krijuesit e qiejve dhe të Tokes. Muslimani i cili pendohet,
i cili i largohet nje koh prej kuranit..momentin qe e ndegjon prej dikujt nje fjal prej Allahut
teala , nje lexim te kuranit, ka me pa qe ka me knaq shpirtnisht. Edhe ska me mujt mu ngi
me të. Sun ngihet me të. A kemi deshmi tjeter ne këtë. Kena deshmi në mushrikt e Mekkes.
Kur pejgamberi alejhi selam ju ka lexu kuran. Ju kan nenshtru fjales se Allahut subhanehu
we teala. Kur ka ardh ajeti i sexhdes, kan ra ne sexhde pa dijen e tyre. Kur kan pa veten ne
sexhde, jan qu sikur me i pas prek shejtani. Kan then qka u ba kjo dhe qe mesiguri
Pejgamberi alejhi selam esht magjistar (Allahu na ruajt.), se jan habit si ka pas mundesi me
ra ata në sexhde ashtu. Jo! Kjo esht ndikimi i fjales se Allahut subhanehu we teala. Fjala e
Allahut teala ndikon ne shpirtin e njerzve shum. Jo veq tek muslimanit, po edhe te
pabesimtart. Kur e ndegjojn fjalen e Allahut, habiten. Habiten me ndikimin e saj qe kan ne
zemrat e njerzve. Po muslimani? Po muslimani qe e don Allahun, qe e don Pejgamberin
alejhi selam, qe e don fen e tij. Ai sun ngihet. Ky esht realiteti qe duhet me kan ne
personalitetin e muslimanit.

Sa i perket raportit tina me kuranit. Sa i perket raportet e tua me kuranin. Muslimani ndodh
normal, qe shpesh here i shkaktojn punt e dynjas qe ai mos me qen vazhdimisht i lidhur me
kuran. Po elhamdulilah Allahu sot ka sjell, nepermjet njerzve, ka sjell metoda dhe mjete te
ndryshme qe kemi ne mundesi vazhdimisht me qen te lidhur me kuran. Jemi ne pun, po
elhamdulilah ne vend te punes ka ndonje: kompjuter, ose ndonje mp3, ku ne qoftse i pengon
tjerve i ngjet dhe ndegjon. Ose ne vetur. Nuk ka mundesi me thon spo kemi mjete qe me
ndegju fjalen e Allahut subhanehu we teala. Ose me thon nuk dim me lexu kuran, nuk di
permendsh..Mirpo ti po ki mundesi me ndegju.
Raporti i muslimanit me kuranin, duhet me qen me vetdije. Raportet e muslimanit me kuran
duhet me qen shum e ngritur. Posaqerisht prej grave tona, motrave tone, nënave tona. Pse?
Se ato jan pjes e rendesishme e shoqeris. Ne qoft se ne grat si kemi te permirsune, ne qoft se
nënat tona si kemi te permirsune. Ne qoft se motrat tona si kemi te permirsune. Nuk jan grat
qe e dojn fjalen e Allahut subhanehu we teala, qe e ushqejn shpirtin e vet me fjalen e Allahut
teala. Athere qka të merr mendja qe ai fëmi qe del prej tyre, qe edukohet prej tyre, a ka
mundesi me qen femi i shendosh shpirtnish? Per ketë shkak duhet me qen te kujdesshem,
interesimi për motrat, grat dhe nënat tona me lexim te kuranit. Nuk bënë muslimani jeten e
vet me e kalu pa libirn e Allahut subhanehu we teala. Sa e sa kohen e hubin në qështje tjera
te dynjas. Kerkohet vetem njehere ne javt, nese ska mundesi me shum, me u mundu me kap
kuranin dhe me lexu. Mu lidh me librin e Allahut subhanehu we teala. Ne qoft se ne lidhemi
me kuran, mesojm diqka nga kurani famëlart, athere e kemi edhe me leht per namaz.
Ushqene veten e juaj me kuran, sepse vet shpirti yt do kerkon edhe namazin më shum.
Nëna esht ajo qe edukon femijen. E si do rritet aj femi pa fen e tij?

Allahu thot ne kuran: ruajeni vetveten e juaj, edhe familjen e juaj. Nga kush? Nga zjarri i
xhenehmit. Nje nga metodat qe me ruajt familjen e juaj nga xhenehmi, esht me i lidh me
fjalen Allahut, me i lidh me kuran. Ska mundesi ti me jetu 60, 70 vjet..e ne qoft se se ke lexu
kuranin- shpirti yt esht i vdekur. Ski mundesi as namaz nate me fal. Ski mundsi as 5 vakte
me fal. Ka mundesi i fal me nje sure a dy, po ajo nuk esht namaz. Pejagberi alejhui selam ka
then per namaz, kur i ka than bilalit me thirr ezanin, Ka then: qetcona me namaz. Dynjaja
ka angazhime te ndryshme, probleme shum, telashe. Me namaz i largon krejt telashet dhe
gajlet dhe merzit e dynjas. Rahati ma te madhe qe ka gjet Pejgamberi alejhi selam ka qen në
namaz. Ky namaz, ne qoft se ska kuran(ska mjaft kuran), ne qoft se fal namazi veq shkel e
shko sa me kry nje obligim. Ti nuk ke arrit as knaqesin e namazit. E lere me knaqesin e
leximit te kuranit. Lere me kanqesin e raportit tend me fjalen e Allahut subhanehu we teala.

Duhet me qen i vetedijshem shum, perveq vetvetes, qe doni me rujt veten, familjen tende
nga zjarri i xhenehmit..duhet me punu me veten maspari, pastaj me femijet e juaj. Nese
smundei asgje me ba, duhet mu mundu me i lidh me fjalen e Allahut teala.

Sot ju po e shiqoni si esht jeta. Shejtani sot aq shum ju ka nxjerr njerzve pun te kota. Pse? Qe
mos me punu me fjalen e Allahut teala. Shejtani aq shum i ka nxjerr njerzve pun te dynjas,
nepermjet armiqve te fesë, vetem e vetem qe muslimant me i largu prej permendjes se
Allahut subhanehu we teala. Vetem e vetem me i largu muslimant prej permendjes se
Allahut . Kan nxjerr lloj lloj pune qe ti me kon i preukupun me to, dhe me e harru Allahun.
Muslimani i drejt, i devotshem, i mir nuk e pengon kjo asgje. Ai cili ka frik Allahun teala,
gjen mundesi me shku ne xhami, me lexu kuran, apo me msu diqka permendsh. Kjo do
reflekton edhe ne shtepijat e juaj me von. Nese mudoheni, dhe permendi edhe ne shtepijat e
juaj at qe mesoni..keni me pa rrezulltatin menihere. Sepse femiju meson prej nënes. Ne qoft
se femiju e she nënen tu lexu kuran, edhe ai ka me lexu kuran. Ne qoft se e she nënen tu nejt
para Tv, tu shiqu harame edhe ai ka me shiqu. Ska ka me dal tjeterkah. Tjeter qka ska
mundesi. Veq ne qoft se Allahu teala don me udhezu atë, me nxjerr nga ai grupi.

Secili nga ne kemi pergjegjsi per burrin dhe femijun e vet. Dmth dobia, dobia ne qoft se ju
shkoni ne xhami, mundoheni me lexu libra, kuran, me ndegju ligjerata esht e madhe shum.
Dobia prej mesimit te kuranit, nuk esht qe meson vetem per nje kategori. Jo, dobia esht e
gjerë shum, eshte e pergjithshem esht e madhe. Mesohet kurani, bohet njoftësia..dhe femiju
mson nga nëna mas andej. Nëna esht e lidhur me kuran, edhe fmiju esht i lidhur me kuran.
Punon mas andej gjith diten, po e ke koken qetë. Kur kthehesh në shtëpi edhe e degjon
femijun tend qe ka mseu nje fjal te Allahut të Madherishem, ty ta shton imanin, deshte apo
nuk deshte. Ka me ta shtu ty imanin. Ndoshta edhe ka me te perkujtu, sepse njeriu nuk
perkujtohet vetem ne xhami,me libra etj. mirpo perkujtohet edhe prej femijut te vet, edhe
prej ma te voglit. Njeriu kshillohet edhe prej te voglit, jo vetem prej më të madhit.

Duhet me pas kujdes prej kurtheve te shejtanit. Se aj vazhdimisht mundohet me largu


musliamnin prej permendjes se Allahut. Dhe nga rruga e Allahut.

You might also like