You are on page 1of 18

Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

FAKULTETI

SHKENCAVE DHE TEKNOLOGJIVE BASHKËKOHORE

PROGRAMI STUDIMOR I STUDIMEVE DERI NË DIPLOMIM


(“Bachelor of Science”)

EMRI I PROGRAMIT:

STUDIME TË SHKENCAVE KOMPJUTERIKE

176
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

177
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

HYRJE

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore në UEJL është institucion i


arsimit të lartë, ku detyrë themelore e tij është kryerja e veprimtarisë së arsimit të lartë dhe
shkecoro-hulumtues në fushën e shkencave kompjuterike, inxhinierisë kompjuterike dhe
informatikës së biznesit, si dhe nga fusha e mjedisist jetësor.

Plan-programi i shkencave kompjuterike është bazuar në modelin e aprovuar të


Bolonjës për organzimin e studimeve 3+2. Fusha specifike të Fakultetit të Shkencave dhe
Teknologjive Bashkëkohore në programin e shkencave kompjuterike janë: rrjetat
kompjuterike, bazat e të dhënave, web-programimi, zhvillimi i softuerit dhe aplikacioneve,
që kanë potencial të madh për rritjen e cilësisë së arsimimit.

Riorganizimi i mësimit është dizajnuar që t’i përmbushë kërkesat e tregut lokal,


mirëpo njëkohësisht edhe të mundësojë perspektivë moderne dhe globale.

Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore


Institucioni/Organi i dhënies së titullit Universiteti i EJL
Insitucioni mësimor Universiteti i EJL
Vendi i mësimdhënies Qyteza e UEJL
Programi i akredituar nga: Bordi i Akreditimit
Shkalla përfundimtare shkencore B.Sc.
Programi Shkencat Kompjuterike
Data e përgatitjes/revizioni Shtator 2007
Grupi i studentëve Gjenerata e vitit akademik 2008/2009

1. Qëllimet arsimore të programore

• T’u mundësojë studentëve që të fitojnë shkathtësi më të gjëra komunikimi, gjuhësore


dhe analitike.
• T’u mundësojë studentëve që të fitojnë njohuri teorike dhe praktike për shkencat
kompjuterike dhe të njëjtat t’i aplikojë në jetën reale.
• T’i aftësojë studentët që të kycen në zhvillimin dhe implementimin e zgjidhjeve të
ndryshme softuerike.
• T’i aftësojë studentët që të punojnë në projekte individuale dhe grupore, të clët sipas
natyrës mund të jenë: projekte shkencoro-hulumtuese, projekte zhvillimore ose punë
praktike.
• T’u mundësojë bazë të mirë për përshtatje të mëtutjeshme përkundrejt ndyshimeve të
reja teknologjike/të tregut..
• Të mundësojë shkathtësi dhe përkrahje gjatë organizimit, realizimit dhe gjatë
implementimit të metodave dhe procedurave në fusha të tjera.

178
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

2. Rezultatet nga mësimi


Mësimi u mundëson studentëve që t’i zhvillojnë dhe prezantojnë aftësitë e fituara në
sferat që do të përmenden më poshtë

Njohuritë e fituara Ligjëratat/mësimi, metodat dhe


strategjitë e vlerësimit që përdoren për
arritjen dhe demonstrimin e rezultateve
А. Nohuritë e fituara: Ligjëratat/mësimi
1. Njohjen e sistemeve kompjuterike dhe
teknologjinë informatike, si shkathtësi për
shfrytëzimin e tyre në zgjidhjen e Notimi
problemeve të ndryshme. Në kuadër të plan-programit të lëndës
2. Njohja dhe analiza e metodave të gajtë notimit mund të merren parasysh:
ndryshme dhe algoritmeve dhe përdorimin e • Prania në ligjerata dhe ushtrime,
tyre në zgjidhjen e problemeve. posacërisht në ushtrimet
3. Ballafaqimi me të dhënat, organizimin dhe laboratorike.
përpunimin e të dhënave. • Aktiviteti në orë-e matur me
4. Shkathtësi të përgjithshme dhe ndihmën e kuizit-testeve.
komunikative, si dhe njohja e gjuhës angleze • Punë praktike e realizuar me
në nivel relativisht më të lartë. sukses
• Projekte të realizuara
• Punë seminarike
• Provimet me shkrim etj.

179
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

B. Shkathtësi për transmetimin e Ligjërat/mësimi


shkathtësive intelektuale

Pas përfundimit të suksesshëm të


programit studentët mund:
Shkathtësi dhe karakteristika të tjera

1. T’i shfrytëzojnë sistemet kompjuterike Këto aktivitete, kryesisht zhvillohen


dhe teknologjinë informatike në përmes mësimit teorik dhe mësimit
përditshmëri dhe më gjërë. praktik laboratorik. Gjithashtu, një pjesë e
2. Në mënyrë efektive t’i zbatojnë metodat e këtyre aktiviteteve kontribuojnë në detyrat
studiuara dhe algoritmet. shtëpiake dhe puna projekt-detyra.
3. Të programojnë zgjidhje për probleme të
ndryshme.
4. Të organizojnë baza të të dhënash, t’i Notimi
projektojnë, implementojnë dhe më tutje
ti mirëmbajnë dhe rregullojnë Vlerësimi përbëhet nga: provimi me
performansat. shkrim (i përbërë nga detyra dhe pyetje të
5. T’i projektojnë dhe implementojnë rrjetat pjesës teorike), prania dhe aktiviteti në
kompjuterike. orë, detyrat e shtëpisë, si dhe projekti.
6. Në mënyrë efikase ta shfrytëzojnë
teknologjinë informatike.
7. Të organizojnë dhe të ndihmojnë
zgjidhjet teknike përkitazi me zgjidhjen e
problemeve të ndryshme shoqërore,
ekonomike dhe shkencoro-teknike.

180
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

C. Aplikimi i shkathtësive spec: Ligjëratat/mësimi

Pas përfundimit me sukses të programit, Këto shkathtësi fitohen përmes detyrave të


studentët do të mund: ndrzshme, projekteve dhe punimin e
diplomës.
Të japin zgjidhje komplete aplikative për
problemet, duke filluar nga faza e Notimi
analizës, projektimit, implementimit dhe Vlerësimi i detyrës-projektit.
programimit të zgjidhjes deri në fazën e
testimit, analizës së performancave dhe
mirëmbajtjes gjatë përdorimit të
aplikacionit.

Burimet, hulumtimet dhe vlerësimi Ligjëratat /mësimi


Pas përfundimit me sukses të Orët nga ushtrimet e auditoriumeve dhe
programit, stdudentët do të mund: laboratorike.
а) Me sukses ta përdorin teknologjinë
informatike. Notimi

b) Të hulumtojnë dhe të gjejnë platform Notimi i detyrës-projekt dhe ushtrimeve


përkatëse për zgidhje të caktuar. laboratrike.

c) T’i vlerësojnë platformat e ndryshme


dhe të zhvillojnë zgjidhje të ndryshme
aplikative.

181
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

C. Shkathtësi kryesore:
Komunikimi dhe të shkruarit Ligjëratat/mësimi
Ligjëratat teorike, ushtrimet teorike dhe
Pas përfundimit me sukses të programit, praktike, detyrat e shtëpisë dhe punët
studentët aftësohen: projektuese.

а) Që ta shfrytëzojnë teknologjinë Notimi


informatike dhe të ndihmojnë të tjerët gjatë
shfrytëzimit të të njëjtës. Dy kollukviume, detyrë projektuese,
b) Të ndihmojnë në përpunmin, krijimin detyrë shtëpie, prania dhe aktviteti në
dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve aplikative orë.
për problem të ndryshme.
c) Të planiikojë dhe implementojë bazat e
të dhënave.
c) Të planifikojë dhe realizojë rrjetet
kompjuterike.
d) Ta shfrytëzojnë dhe konktribuojnë për
teknologjinë informatike.
е) Të kontribuojnë në organizimin e
shoqërsë elektronike.

11. Struktura e programit studimor, kushtet e studimit, niveli dhe modulet,


kreditë dhe mirënjohjet

Mësimi zhvillohet në bazë të mësimit të rregullt (full-time) dhe të crregullt (part-time),


nëse studentët i mbarojnë studimet për tri vite. Lëndët studimore të këtij programi ndahen
në obligative dhe lëndë fakultative. Lëndët ndahen në njësi semestrale, ku secila lëndë ka
6 kredi, që do të thotë 180 orë të kohëzgjatjes së mësimit. Cdo vit duhet të fitohen 60
kredi për rreth 1800 orë në vit.
Studentët duhet t’i fitojnë të gjitha kreditë sipas plan-programit të paraqitur më poshtë.
Pjesëmarrja në ligjërata është e domosdoshme dhe paraqet kushtin primar që ta kalojë
lëndën me sukses. Sejcila lëndë duhet të përfundojë, duke i plotësuar kërkesat e
parashtruara në silabusin e lëndës.
Në fund të semestrit të 6 (gjashtë), studentët duhet të paraqesin punimin e diplomës.

182
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

PROGRAMI STUDIMOR I FAKULTETIT TË SHKENCAVE DHE


TEKNOLOGJIVE BASHKËKOHORE – SHKENCAT KOMPJUTERIKE

Orët
Orët
Semestri 1 Orët prakt. Madh. e
D/V Кredi studim.
prakt. Tutori grupit
Gjithsej
al
Gjuhë angleze (niveli 1-4, 3 D
0 22 90 20 – 30
Gjuhë angleze akademike)
Gjuhë shqipe 1/Gjuhë 3 D
0 22 90 20 – 30
maqedonase 1
Shkathtësi të avansuara në TI 3 D 0 22 90 20 – 30
Shkrimi akademik në Gjuhën
3 D 0 22 90 20 – 30
shqipe/maqedonase
Hyrje në shkencat 50/20 –
6 D 30 15 180
kompjuerike 30
50/20 –
Teknologjite e internetit 6 D 15 30 180
30
Analiza matematikore për 50/20 –
6 D 15 30 180
shkencat kopjuterike 30
Gjithsej 30 900

Orët
Orët
Semestri 2 Orët prakt. Madh. e
D/V Кredi studim.
prakt. Tutori grupit
Gjithsej
al
Gjuhë angleze (niveli 1-4,
Gjuhë akademike /Gjuhë
3 V 0 22 90 20 - 30
angleze akademike e
avansuar)
Gjuhë shqipe 2/ Gjuhë
3 V 0 22 90 20 - 30
maqedonase 2
50/20 -
Programim 6 V 15 30 180
30
50/20 –
Arkitektura kompjuterike 6 V 15 30 180
30
50/20 –
Strukturat diskrete I 6 V 15 30 180
30
50/20 –
Lëndë zgjedhore 6 V 15 30 180
30

183
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

Gjithsej 30 900

Lëndë zgjedhore:
1. Web - dizajnimi
2.Menaxhment dhe marketing
3.Hyrje në Sistemin Operativ Linux
4.Hulumtimi operacional
5.Multimedia
6.Lëndë nga kultura e përgjithshme (Studime europiane, lëndë nga shkencat e komunikimit,
gjuhë e dytë e huaj etj.)

184
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

Orët
Orët
Semestri 3 Orët prakt. Madh. e
D/V Кredi studim.
prakt. Tutori grupit
Gjithsej
al
Gjuha angleze (niveli 2-
4)Gjuhë angleze me destinim 6 D 0 45 180 20 - 30
specifik 1
Programimi i orientuar ne 50/20 -
6 D 15 30 180
objekte. 30
Algoritmet dhe strukturat e të 50/20 -
6 D 15 30 180
dhënave 30
50/20 –
Strukturat diskrete II 6 D 15 30 180
30
50/20 –
Zgjedhore 6 D 15 30 180
30
Gjithsej 30 900

Lëndë zgjedhore:
1. Metodat e optimizimit
2. Dizajnimi logjik i kompjuterëve
3. Dizajnimi i softuerit arsimor
4. Zhvillimi i Web-it
5. E-mësimi
6. Etika prfesionale e TI etj.

Orët
Orët
Semestri 4 Orët prakt. Madh. e
D/V Кredi studim.
prakt. Tutori grupit
Gjithsej
al
Gjuha angleze (niveli 2-4)
Gjuha angleze për qëllime 6 V 0 45 180 20 - 30
specifike 2
50/20 -
Sistemet operative 6 V 15 30 180
30
50/20 -
Baza e të dhënave 6 V 15 30 180
30
50/20 -
Statistika dhe Probabiliteti 6 V 15 30 180
30
50/20 -
Zgjedhore 6 V 15 30 180
30

185
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

Gjithsej 30 900

Lëndë zgjedhore:

1. Realiteti virtuel
2. Kompajlimi dhe interpretimi
3. Ndërlikueshmëria e algoritmeve
4. Hulumtimi operacional
5. Përpunimi i sinjaleve digjitale
6. Sistemet e informacionit etj.

186
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

Orët Orët
Semestri 5 Orët Madh. e
D/V Кredi prakt. studim.
prakt. grupit
tutoriale Gjithsej
Rrjetat kmpjuterike 6 D 15 30 180 50/20 - 30
Inxhinjieria softuerike 6 D 15 30 180 50/20 - 30
Web programimi 6 D 15 30 180 50/20 - 30
Kursi laboratorik 6 D 15 30 180 50/20 - 30
Zgjedhore 6 D 15 30 180 50/20 - 30
Githsej 30 900

Lëndë zgjedhore të avansuara:


1. Data Mining
2. Intelegjenca artificiale
3. XML dhe bazat e të dhënave
4. Sistemet intelegjente multimediale
5. Kriptografia
6. Programim i lojërave
7. Statstika e aplikuar etj..

Orët Orët
Semestri 2 Orët Madh. e
D/V Кredi prakt. studim.
prakt. grupit
tutoriale Gjithsej
50/ 20 -
Grafika kompjuterike 6 V 15 30 180
30
50/ 20 -
Llogaritjet e distribuara 6 V 15 30 180
30
Punimi i diplomës 12 V 30 60 360 20 - 30
50/ 20 -
Zgjedhore 6 V 15 30 180
30
Gjithsej 30 900

Lëndë zgjedhore të avansuara:


1. Teknologjitë pa tel
2. Gjuhët skriptuese
3. Mbrojtja (sigurimi i) e rrjetave
4. Interaksioni njeri-kompjuter
5. Programimi në rrjeta
6. Softueri sistemor
7. Realiteti virtual etj.

187
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

PËRSHKRIMI I LËNDËVE

SEMESTRI 1

Hyrje në shkencat kompjuterike


Ky kurs prezanton hyrje të gjërë të integruar në konceptet fundamentale të
shkencave kompjuterike. Përpunohen këto tema: historia e përllogaritjeve; logjika digjitale
dhe sistemet digjitale; hyrje në arkitekturën kompjuterike, algoritmet themelore, zgjidhjen e
problemeve dhe struktura e të dhënave; hyrje në gjuhët programore, sistemet operative,
sstemet e bazave të të dhënave, rrjetat, inxhinieria e web-it dhe softuerëve; aplikacionet,
përfshirë përshkrimin e funskionalitetit të softuerit përkatës (word-procesorët, bazat e të
dhënave, shfletuesit për web etj); përpunimi jo vetëm i të dhënave tradicionale por edhe të
të dhënave multimediale.

Internet teknologjitë

Studentët njihen me botën e shkencave kompjuterike përmes World-Wide Web,


duke u fokusuar në: historinë e punës së rrjetave dhe internetit; hyrje në arkitekturën e
rrjetave, njohjen e World Wide Web, web-teknologjitë, HTML, CSS, formatin e faqes,
preparatet e përmbajtjes për krijimin e web faqeve (psh: preparatet për zhvillimin e
përmbajtjes multimediale). Nuk kërkohet njohje paraprake e programimit.

Analiza matematikore për shkencat kompjuterike

Qëllimi i kursit është që t’i njohë studentët me konceptin e funksionit, definicionin e


funksionit dhe mosndërprerjen e funksioneve themelore. Janë ngërthyer këto tema:
Funksionet dhe grafet, limesi dhe mosndërprejrjet, diferencimi dhe integrimi i algjebrës
trigonometrike, funksionet e trigonometrisë inverse, llogaritmore dhe eksponenciale.
Aplikimi i certifikatave, përfshirë vizatimin dhe grafikën, gjetjen e minimales dhe
maksimales, aproksimacioni i tangjentës, diferencimi implicit dhe aplikimi i shkencës,
teorema e vlerës së mesme, anticertifikatat, integrali i përcaktuar dhe papërcaktuar, teorema
fundamentale e kalkulusit, integrimi me ndërrim, sipërfaqet e lakuara, aplikimi i
integraleve, përfshirë volumin dhe gjatësinë e lakores, teknikat e integrimit.
Gjithashtu, kjo lëndë i njofton studentët me konceptet themelore të teorisë së
matricave, zgjidhjen e sistemeve të barazimeve lineare, zgjidhja e problemeve për figurat e
ndryshme gjeometrike dhe aplikime të tjera në praktikë.

SEMESTRI 2

Programimi

188
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

Shfaqjen e të dhënave në kompjuter (sistemi binar dhe heksadecimal). Struktura dhe


llojet e bazave të të dhënave. Algoritmet dhe strukturat kontrolluese. Gjuhët e programimit.
Termat themelorë në programin e orientuar në objekte, metodologjitë e zhvillimit të
softuerit.
Aplikime – mejdisi për punë me gjuhën programore të shkallës së lartë. Gjuhët
programore dhe modelet. Programimi, kompajlimi dhe ekzekutimi. Gjuha programore C++:
llojet e të dhënave, komandat, strukturat, funksionet.Teknikat e programimit.
Parakusht: Hyrje në shkencat kompjuterike.

Arkitektura kompjuterike

Studentët duhet ta kuptojnë arkitekturën kompjuterike që të mund të strukturojnë


program, e cila mund të përfundohet në mënyrë më afikase në makinë reale. Në
përzgjedhjen e një sistemi të përdorimit, ata duhet të kuptojnë se cilat janë implikimet në
lidhje me CPU vs madhësisë së memories.
Janë përfshirë këto tema: dizajnimi themelor logjik, sistemi i ruatjes së të dhënave
(memoriet), struktura e procesorëve, formati i instruksioneve, format e adresimit,
subrutinat, hardueri dhe implementimi mikroprogramues; aritmetika kmpjuterike,
opercaione me nmra të plotë real; karakteristikat I/О dhe kontrolluesit e tyre; strukturat e
interputsit; struktura e memories virtuale, memoria kesh; kontrolli i arkitekturave, si dhe
mikrokompjutërë, vekyorë dhe araj-procesorë.
Parakusht: Hyrje në shkencat kompjuterike.

Strukturat diskrete I

Kjo lëndë ofron analizë të këtyra fushave: matematikë logjike, kuantifikatorë dhe
predikatë, gjuhët formale, ligjet e ndryshme për përfundime të drejta, konstruksionet për
teori të ndryshme të alfabetit, logjika digjitale, teoria e shumëzimit, induksioni
matematikor, hyrje në teorinë e numrave, relacionet, funksionet, strukturat algjebrike,
pemët, teoria e grafeve me aplikime. Temat janë bazë për pjesën më të madhe të fushave
matematikore dhe kanë aplikim të gjërë në shkencat kompjuterike.

SEMESTRI 3

Programi i orientuar në ojekte

189
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

Kursi fillon me hyrjen në strukturat e kontrollit dhe tipat e të dhënave, me theks të


dhënat e strukturuara dhe procesimi i rrjetave. Njohja me programimin e orientuar në
ojekte, modelet e programimit, duke u fokusuar në definimin e klasave. Temat përmbajnë
objekte, klasë, trashëgimia, poliformizmi, lidhje dinamike dhe dizajn sistemor nga
pikëvështrimi i orinetuar në objekte. Hyrja në programimin vizual. Veglat dhe teknika e
programimit vizual përfshihen gjatë gjitë kursit. Temat tjera ngërthejnë njohje të principeve
me gjuhët programore, analizën e rëndomtë të algoritmeve, bazat e kërkimit dhe teknikat e
sortimit dhe hyrje në qëllimet e inxhinjierisë softuerike.

Algoritmet dhe struktura e të dhënave

Në këtë kurs, është dhënë një paraqitje e algoritmeve fundamentale dhe strukturave
të të dhënave, si dhe bashkërënditja midis interpretimeve të ndryshme të këtyre
abstraksioneve. Në temat në vazhdim janë përfshirë: analiza teorike, teknikat e zgjidhjes së
problemeve dhe aplikacionet, listat ndërlidhëse, snopet, të ashtuquajturat queues, hipet,
tabelat hash, pemët dhe grafet; kërkesa dhe sortimi i algoritmeve; temat e selektuara
plotësuese nga kjo fushë, ilustrimi i koncepteve të prezantuara në kurs, duke shfrytëzuar
gjuhën programore.

Sruktuat diskrete II

Lënda përfshinë disa koncepte të matematkës diskrete që janë me interes të vecantë


për studentët e shkencave kompjuterike, inxhinerisë dhe matematikës. Temat ngërthejnë:
zgjidhjen e lidhjeve rekurente, funksionet e generatrisës; teorinë e numrave; teoremën
kineze të mbetjeve, algoritmet abstrakte, algjebrën e Bul-it, tabelat e të vërtetësisë dhe
minimizimit të shprehjeve të Bul-it; aplikimin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierike;
metodat numerike me njohjen themelore te analizës numerike, duke dhënë diapazon të
gjërë të teknikave dhe mundësive të metodave numerike.
Parakusht: Analiza matematikore për shkencat kompjuterike, strukturat diskrete I, hyrje në
shkencat kompjuterike.

SEMESTRI 4

Sistemet operative

Sistemi operativ definon abstraksionin e sjelljes harduerike me të cilën programuesit


mund të kontrollojnë haduerin. Gjithashtu, menaxhon me ndarjen e resurseve midis
shfrytëzuesve kompjuterik. Temat e përfshira në këtë fushë sqarojnë cështjet që ndikojnë në
dizajnimine sistemeve moderne operative. Përfshin ushtrime labratorike, ku studentët do të
mund të eksperimentojnë me sistemet operative.

190
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

Ngërthehen këto tema: konceptet e sistemeve operative, fajllat, proceset, proceset


paralele, koordinimi dhe sinkronizimi i proceseve, makinat virtuale, siguria e sistemeve
operative të CPU, deadloks, menaxhimi me memorien, memoriet virtuale, menxhimi me
fajllat, siguria dhe mbrojtja, rrjetëzimi, sistemet e distribuuara dhe reale, sistemet mobile
operative dhe studimi i rasteve në Linux, Windoës SO.
Parakusht:Hyrje në shencat kompjuterike, programim dhe arkitekturë kompjuterike.

Baza e të dhënave

Dizajnimi konceptual, skema e brendshme dhe e jashtme. Nivelet e varshmërisë,


top-down dhe dizajnimi bottom up. Sistemet drejtuese me baza të të dhënave-arkitekturat.
Modelet e bazave të të dhënave dhe gjuhët kontrolluese. Modelet e relacionit, gjuhët e
kërkimit, algjebra relacionale, kalkulusi relacional, kufizimet dhe integriteti. Projektimi i
bazave të të dhënave. Format për normalizim, transformim të modelit EP në model
relacional. Gjuhët e kërkimit (SQL). Analiza dhe optimizimi i pyetësorëve. Indekset,
menaxhimi me transaksione, kontrolli i konkurrencës dhe riparimi. Interfejsët web dhe
grafikë për bazat e të dhënave. Cilëtdo qoftë sisteme drejtuese me bazë të dhënave: SQL
Server, ORACLE, MySQL, etj.
Parakusht: Algoritmet dhe strukturat e të dhënave.

Propabiliteti dhe statstika

Si rezultat i nevojës për gjetjen e përgjigjeve për pyetje dhe problemeve nga më të
ndryshmet nga jeta e përditshme, ekonomia etj, studentët përmes kësaj lënde do të njihen
me metodat e vendosjes së rregullave të ndrysme për procesuimin e të dhënave, të treguarit
të të dhënave në mënzra të ndryshme, klarakteristikat e madhësive të ndryshme, disperzimi
dhe norma e të dhënave, karakteristikat numerike, njohja me gjasat dhe rregullat themelore
të gjasave etj.
Në statistikë: Njohja me fundametet matematikore dhe teknikat e statistikës
matematikore të analizës modern statistikore për interpretim të të dhënave në shkencat
kuantitative. Teoria matematikore e shembullit, popullacionit, distrbiumit tjetër të
nevojshëm dhe normal, testimit të hipotezave, intervaleve të besueshme, korelacioni dhe
regresioni, aplikimin e të dhënave shkencore, industrial dhe financiare.
Hyrje në trajtimin matematikor të dukurive të rastësishme në shkencat natyrore,
fizike dhe sociale. Aksiomat e gjasave matematike, analiza kombinatorike, shpërndarje
binome, shpëndarja poasone dhe gausos.

SEMESTRI 5

Rrjetat kompjuterike

191
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

Hyrje në konceptet themelore të rrjetave kompjuterike. ISO OSI dhe TCP/IP


modelet referente: protokolet dhe shërbimet.Tipologjia e rrjetave, kapaciteti i transmisionit,
circuit dhe packet sëitching, kornizat e paketimit, detektimi dhe korrigjimi i gabimeve,
rutuimi dhe kontrolli i rrjedhës dhe puna ndërrjetësore.
Parakusht: Sistemet operative.

Inxhinieria softuerike

Inxhinieria softuerike parqet një disiplinë që merret me metodat e aplikuara


inxhinierike, teknika dhe matje të aplikuara në praktikë për zhvillimin efektiv të sistemeve
softuerike, që janë në korniza të kërkesave dhe specifikave të parashtruara. Veglat dhe
teknikat e përdorura në zhvillimin e softverëve. Konceptet e ciklit jetësor të aplikuara në
specifikimin e programit, zhvillim, dhe mirmbajtje. Temat në vijim përfshijnë: principet e
përgjithshme të dizajnimit në zhvillimin e softverëve; përdorimi i teknikave të programimit
të strukturuar në shkrimin e programeve të mëdha; metodat formale të verifikimit të
programit; teknika dhe mjete softuerike për testimin e programit, mirëmbajtje dhe
dokumentimi i programeve.
Parakusht: Hyrje në shkencat kompjuterike. Programimi.

Web-programimi

Dizajnimi dhe konstruksioni i aplikacioneve për web-mjedise. Tema të ndërlidhura


me web severët. Programim të faqes së klientit ose aplikacione të web serverëve. Pasqyrim
i koncepteve të bazave së relacionit të të dhënave, dizajnimin e të dhënave, gjuhët që
përdoren në server dhe te klientët, manovrimet transaksionale, integrimi i të dhënave në
web-aplikacione.
Parakusht: Teknologjitë e internetit, Programimi.

Kursi laboratorik

Studentët kanë mundësi që të stërvitet për realizimin e projeketeve më të gjëra në


fusha special. I përmirëson diturëitë e fituara në semestra paraprak dhe aktualë.

SEMESTRI 6

Grafika kompjuterike

Ky kurs përban: hyrje në teorinë e grafikës kompjuterike dhe algjebrës lineare,


përdorimin e Open GL APIs. Përbëhet nga: programimi OpenGL, vizatimin e grafikave
themelore, programimi i interfejsit me përdorimin e GLUT, Windoës, Vieëports, vizatimin e
wdritës, njohje me vektorët, transformimin e vektorëv, matricat, fotografimi: drita, hija dhe

192
Ndryshime dhe plotësime në programet studimore

thellësia, transparenca, modele-kamera, fotografimin e teksteve, efektet specialedhe


teknikat e avansuara.
Parakusht: Programimi.

Llogaritja distribuitive

Principet dhe metodat e dizajnit në sistemet distribuitive të kompjuterëve.


Fundamenti themelor i medieve të komunikimit, protokoleve dhe implementmit të tyre në
përllogaritjen e distribuar. Sistemet operative dhe algoritmet distribuitive. Hyrje në modelet
distribuitive: programimi socket, procedurat e thirrjeve remote, shërbimet e Web-it, broker-
objektet dhe trendet e ardhshme të sistemeve të objekteve distribuitive.
Parakusht: Strukturat diskrete I, Programimi, Rrjetat kompjuterike.

193

You might also like