You are on page 1of 2

“Nusreti i hareshëm” i Shkupit

Inserte

Mjeshtër i zanatit të tij. Adnan Zendeli ose i ashtuquajturi “Nusret” i Shkupit, profesionin e
kasapit e ka nisur në vitin 1995 si çirak.

Inserte se si pret në makinë...

Për portalin Almakos, ka thënë se është i krijuar pikërisht për këtë profesion si dhe e punon me
shumë dashuri.

“ Secili njeri është i krijuar për ndonjë profesion, mendoj se jam i krijuar për këtë profesion. E
dua këtë punë, e punoj me dashuri.”

Në familjen e tij nuk ka kasap, ka thënë se ai është përjashtim i familjes.

“Jo, nuk ka. Unë jam kasapi i vetëm në familjen time. Inshallah do të vazhdoj me këtë profesion.”

Adnan Zendeli, mjeshtri i zanatit të tij, pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar midis mishit dhe
produkteve të mishit.

“Mishi është dashuria ime, dashuri. E dua këtë profesion. E punoj nga zemra, shpirti. Kjo më
bën të ndryshëm.”

Nëse Nusret Gokçe, i njohur ndërkombëtarisht, u bë i njohur për shkak të qëndrimit të tij
interesant derisa i hedh melmesa mishit.

Inserte...

Adnan e ka stilin e tij të jashtëzakonshëm në radhitjen e mishit.

Inserte...

Në rrjetet sociale shumica e krahasojnë me Nusretin.

“ Inshallah do të bëhemi. Nusreti është numër një në mesin e kasapëve. Nëse njerëzit më
krahasojnë me të, do të isha shumë i lumtur.”

Mishtorja e Adnanit është e rregulluar sipas të gjitha standardeve. Është unikate edhe me atë që
përskaj prodhimeve të mishit ka të radhitura edhe fruta. Ananasi më së shumti është prezent.

“Frutat janë simbol i dyqanit. E simbolizojnë shëndetin, pastërtinë, mishin e freskët.


Përmbajnë shumë porosi. Kjo gjë ndodhet vetëm tek ne, tjetërkund nuk mund ta gjeni.”

Adnani edhe rrjetet sociale i shfrytëzon në mënyrë efikase.


“ Neve na shohin si mjek për mish. 25 vjet e punoj këtë profesion. E njohim me bërthamë këtë
profesion.”

Gjithmonë punojmë me mish të freskët, theksoi kasapi i mirënjohur, Adnan Zendeli, dhe shtoi:

“Unë jam këtu, në Adnan Ergros, gjithcka që duhet këtu jam. Bujrum. Derën gjithmonë e kemi të
hapur për të gjithë.”

Inserte

You might also like