You are on page 1of 3

Çarshia pa porta

Çarshia e vjetër e Shkupit ka rreth njëzet hyrje, ku tre prej të cilave janë kryesore, tjerat janë
ndihmëse. Asnjëra prej tre hyrjeve kryesore nuk ka shenja që tregon se po futeni në çarshinë e
vjetër, zemrën dhe shpirtin e metropolit.

Insert 3422,3424..

Për qytetarët, hyrja kryesore më e gjerë, më e arritshme dhe kryesisht më e pastër për në
Çarshi është nga ana e përmendores së Skënderbeut. Por, edhe nga ajo anë ndonjëherë mund
që të befasoheni.

Insert 1364, 1365, 1366...

Hyrja e dytë kryesore është prej nga fontana me përmendoren e Filipit II të Maqedonisë. Ajo
hyrje më shumë shfrytëzohet nga turistët, për të cilët çarshia është destinacioni i tyre i
dëshiruar. Por, atje i pret befasia, tezga ku shiten thikat për prerjen e lakrës, e ndonjëherë ka
edhe mjaft lypsar.

Inserte 1333, 1334....1337,1341,1345....

Hyrja e tretë kryesore dhe më frekuentuese është nga ana e Bit Pazarit e cila paraqet një kaos të
vërtet në kuptimin e vërtet të fjalës. Taksistët e bëjnë rrëmujën më të madhe. A do të
rregullohet kjo gjë me rikonstruimin e Bit Pazarit, ngelet që të shohim.

Inserte 3441,3442......

Hyrjet ndihmëse janë në numër të madh. Përskaj asaj që nuk janë shumë të frekuentuara,
megjithatë kanë rëndësi të madhe për shpirtin dhe imazhin e çarshisë.

Hyrja ndihmëse nga prapa Universitetit të Evropës Juglindore, aspak nuk i ngjan çarshisë së
bukur. Kur bie shi, pamja bëhet edhe më keq.

Inserte 1358...

Nga ana e parkingut te Mavrosaja ka gjithsejtë tre hyrje ndihmëse për në çarshi.

Inserte 1368, 1369, 1375, 1376, 1377, 1378, 1380, 1383, 1385, 1386

Nga ana e ndërtesave ushtarake ( insert 3445 ) në Bit Pazar ka tre hyrje të vogla, te njëri ju pret
një çajtore me hije të trash.

Inserte 1391,3415,1419...
Njëra prej hyrjeve më të mëdha në çarshi është nga qebaptorja e mirënjohur Teteks.
Karakteristike për këtë hyrje është ajo që direkt nga tezgat futesh në çarshi.

Inserte 3449, 3447..

Në çarshi mundet që të futesh edhe nga lagja Dyqanxhik. Ka disa rrugica, por, hyrja nga kjo anë
është e pamundur për shkak të veturave të parkuara.

Insert 3450, 3451, 3452, 3453 ( prej këtyre mund që të zgjedhësh)

Nga ana e Kalasë së Shkupit ka gjithsejtë 5 hyrje ndihmëse. Kryesisht janë të pastra dhe mjaft të
frekuentuara. Nga Xhamia e Mustafa Pashës..

Insert 3476...

Nga parku i rregulluar.

Inserte 3469, 3468

Nga Kisha Shën Shpëtimi dhe nga pijetorja...

Inserte..3478,3481...

Dhe nga një rrugë e ngushtë që lidhet direkt me kafenetë.

Inserte 3485..

Ashtu siç mund ta shohim nga objektivi i Almakosit, hyrja për në çarshi, për qytetarët është
mjaft e rënduar. Se sa organet kompetente do të mendojnë ta lehtësojnë qasjen për në
çarshi dhe pastaj të ruhet autenticiteti i saj, ngelet që koha të dëshmoje.

Husamettin Gina/Almakos

You might also like