You are on page 1of 1

Boshnjakovski: Fituam një datë të qartë në mënyrë kristale për nisjen e bisedimeve

Data për rinisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian në mënyrë


kristale është e qartë, për në qershor të vitit 2019 nëse paraprakisht plotësohen reformat e
kërkuara, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski.

02:01 – 02:18 Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski

“Dje ishim dëshmitar, sipas gjitha gjasave për herë të parë në këto pesëmbëdhjetë vitet e
fundit se si vendet anëtare të BE-së, mike tona, i mbronë interesat e qytetarëve maqedonas
dhe se si ministrat nga regjioni, nga Republika e Bullgarisë dhe Republika e Greqisë ishin pro
qytetarëve tanë”, deklaroi Boshnjakovski.

Në pyetjen e gazetarëve se pse po qarkullojnë informacione të pasakta në lidhje me raportin e


Bashkimit Evropian, zëdhënësi i qeverisë përsëriti se data në mënyrë kristale është e qartë.

10:00 – 10:25

“Është për keqardhje që në Republikën e Maqedonisë kemi qytetar që nuk i gëzohen asaj që
ndodhi, në lidhje me atë se pas 11 viteve kemi marr një datë për rinisjen e bisedimeve. Data
është e qartë në mënyrë kristale, po ajo datë është e kushtëzuar dhe flasim për qershorin e
vitit 2019”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë.

Në lidhje me atë se çka do të ndërmerret për plotësimin e kushteve për nisjen e bisedimeve, ai
theksoi se kjo Qeveri tashmë është duke punuar në reformat e nevojshme dhe se do të qëndroj
në atë rrugë deri në qershor të vitit 2019.

Husamettin Gina
Almakos

You might also like