You are on page 1of 2

Fushatë senzibilizuese për “Ditën Ndërkombëtare të Librit” në Kumanovë: Eja lexo së bashku

me në

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit grupi rinor “ZGJOHU” prej ditës së premte, ka filluar
me projektin për hir të ditës botërore të librit, ku për hir të kësaj dite do të organizohet fushatë
një javore. Kjo fushatë do të fillojë prej ditës së premte (20.04.2018) dhe do të mbarojë ditën e
hënë (23.04.2018).

Kjo fushatë përmban gjithsej 4 aktivitete edhe atë:

1. Më 20.04.2018 ditën e premte në qendër të qytetit do të ketë lexim publik, një ashtu do të ketë
edhe panair të librit tërë ditën, ku do të keni mundësinë të blini librat e juaja të preferuara.
Panairi do të bëhet në bashkëpunim me shtëpinë botuese Logos-A si dhe Furkan ISM.

2. Më 21.04.2018 ditën e shtunë, do të ketë lexim në oborrin e shkollës të shkollës së mesme të


gjimnazit ‘’Sami Frashri’’, një ashtu edhe këtu do të ketë panair të librit prej ora 11:00-16:00, ku
nxënësit do të kenë mundësinë të blejnë librat e tyre të preferuara.

3. Më 22.04.2018 ditën e diel në qendër të qytetit tërë ditën do të ketë panair të librit, ku do të
keni mundësinë të blini libra.

4. Në fund më datë 23.04.2018 përsëri do të ketë panair.

Me rastin e kësaj fushate, profesori dhe kryetari i Lëvizjes Besa në Kumanovë, Mr.Nagri
Rexhepi deklaroi për portalin Almakos se fushatat e këtilla janë tepër të nevojshme për rininë e
qytetit tonë.

Rexhepi apeloi që të rinjtë të largohen nga telefonat si dhe të i kthehen leximit të librave.

“Nismat për promovimin e librit të cilat janë instrument shumë i fuqishëm i shpërndarjes së dijes
dhe po ashtu mjet efikas për ruajtjen e njohurive si në aspektin edukativ, shkencor, kulturo etj.

Duke pasur parasysh realitetin ku mjetet elektronike po zënë vend gjithnjë e më shumë në jetën e
përditshme, një fushatë si kjo shërben që të rinjtë t`i largojnë pga nga dora telefonat, tabletat,
kompjuterët dhe të ndërgjegjësohen për vlerën e librit dhe leximit në përgjithësi”, deklaroi për
portalin Almakos, Nagri Rexhepi.

Eren Aliu, student i shkencave juridike, në një prononcim për portalin Almakos tha se ai është
lexues i rregullt dhe përshëndet nismën e Grupit Rinor Zgjohu.

Aliu apelon tek të rinjtë që të merren sa më shumë me leximin e librave dhe të thyejnë tabutë e
leximit të librave në ambiente publike.
“Po ashtu unë ndjek çdo vit aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Librit. Kjo ditë shënohet
edhe në qytetin e Kumanovës ku kjo gjë më len shumë përshtypje që të jam edhe aktiv gjatë kësaj
dite, shkaku se grupi rinor “Zgjohu” arrin që neve me na përçuar një mesazh të mirë me një
moto’ Eja lexo bashkë me ne’. Në këtë mënyrë ne marrim guximin që në publik të thyejmë tabunë
e mos leximit nëpër ambiente të hapura. Bëjmë thirrje që çdo njeri ta ketë librin si pjesë të vetes
kudo që të jetë pa u brengosur për paragjykimet e të tjerëve. Libri është ajo që neve na bën që të
frymëzohemi, po ashtu që të bëhemi një shoqëri më e butë, më e mirë dhe më e avancuar.”,
deklaroi për portalin Almakos, Eren Aliu.

Abedin Ismaili, student i vitit të parë, rastësisht takoi stendën e këtij aktiviteti dhe në një
prononcim për portalin Almakos përshëndeti nismën e kësaj fushate.

“Sot rastësisht kalova në qendrën e qytetit të Kumanovës, pash një aktivitet të grupit rinor
‘Zgjohu’. Nuk është hera e parë që ky grup merret me aktivitete të këtilla. Jam tejmase i kënaqur
për këtë aktivitet dhe për potencialin e këtyre të rinjve. Duke e pasur parasysh se tek rinia
ndoshta ka humbur apetiti i të lexuarit, ky aktivitet është për t`u përshëndetur. Shfrytëzoj rastin
që të gjithëve tua uroj Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe u apeloj të gjithë të rinjve të lexojnë
për të ardhmen tonë më të ndritur.”, deklaroi për portalin Almakos, Abedin Ismaili.

Kryetarja e Grupit Rinor “Zgjohu”, Sejlane Alimi, në një prononcim për portalin Almakos tregoi
qëllimin e kësaj fushate si dhe aktivitetet që ato kanë realizuar deri më tani.

“Qëllimi i grupit është vetëdijësimin e rinisë kumanovare me mjetin kryesor librin. Grupi rinor
“Zgjohu” organizon aktivitete të ndryshme rinore me qëllim aktivizimin e rinisë kumanovare. Po
ashtu, edhe prej sot nisim me shënimin e Ditës Botërore të Librit ku kemi dalur në sheshin e
qytetit të Kumanovës dhe jemi duke organizuar panair libri po ashtu edhe lexim publik. Arsyeja
e kësaj fushate një javore është thyerja e tabuve e mos leximit të librave në vendet e hapura si
dhe të krijojmë kulturë në qytetin e Kumanovës për lexim. Po ashtu, për të treguar se një mendim
vlen më shumë nga një kokë e cila lexon sesa nga një kokë e cila paragjykon lexuesit.”, deklaroi
për portalin Almakos, Sejlane Alimi.

Përndryshe, Grupi Rinor “Zgjohu” organizon një sërë aktivitetesh në qytetin e Kumanovës, ku
më të theksuara janë ato që kanë të bëjnë me librat. Ky grup ka organizuar edhe disa tryeza të
rrumbullakëta, tribuna si dhe ka nxitur të rinjtë dhe të rejat e qytetit të Kumanovës që të bëhen
pjesë e voluntarizmit.

Përgatiti: Hamdi Nuhiju/Almakos/

You might also like