You are on page 1of 2

Gjuha shqipe mësohet si lëndë zgjedhore në shkollat publike në Turqi

Nga viti i kaluar, në shkollat publike në Turqi, gjuha shqipe ka nisur që të mësohet si lëndë
zgjedhore. Realizimi i mësimit bëhet pa probleme, pasi që shkollat i kanë të plotësuara të
gjitha kushtet e nevojshme, si për shembull, kuadrin arsimor dhe tekstet për mësimin e
gjuhës shqipe. Është e nevojshme vetëm shprehja e vullnetit.

Sipas themeluesit, sekretar i përgjithshëm i RUMELISIAD Emir Xhemal Beshkardesh, për


Almakos deklaroi se nëse qytetarët shprehin dëshirë për gjuhën shqipe, pa asnjë problem
mund që të mësohet si lëndë zgjedhore në të gjitha shkollat publike.

“Për shembull në Bursa, në Lagjen Zafer, qytetarët kanë shprehur dëshirë që në shkollën
tonë ta mësojnë gjuhën shqipe. Në Lagjen Zafer, 80 % e popullatës janë shqiptar. Ka
gjithsejtë 50.000 banor. Mësimi ka nisur me 50 nxënës, tani po vazhdon me 35 nxënës.
Mësimi po realizohet dy herë në javë. Shpresoj se vitin e ardhshëm interesi do të jetë në
rritje”, deklaroi Beshkardesh.

Beshkardesh, njashtu përkujtoi se mësimi i gjuhës shqipe, boshnjake dhe bullgare në


Turqi ka nisur me iniciativën e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

“Të mos ishte Erdogani, nuk do të zbatohej”, deklaroi Beshkardesh.

Numër të saktë për atë se sa nxënës momentalisht në Turqi po e mësojnë gjuhën shqipe
si lëndë zgjedhore nuk është e mundur që të thuhet, tha Beshkardesh.

“Nëse dikush ju jep ndonjë numër të tillë, do të ju gënjeje”, shtoi ai.

Në Turqi përveç që nga klasa e 5 deri në të 8-tën në shkolla mësohet gjuha shqipe, ajo
mund që të mësohet edhe në kurset private. Ai që dëshiron të mësoje, nuk do të ketë
asnjë problem.

“Problemi më i madh është aty se gjuha shqipe në shtëpi shumë pak përdoret, mësimi
vetëm në shkollë dhe në kurse nuk është i mjaftueshëm”, deklaroi Emil Xhemal
Beshkardesh, themelues dhe sekretar gjeneral i RUMELISIAD në Bursa.
Materialet dhe programet për lëndët zgjedhore të gjuhës shqipe dhe boshnjake janë të
përgatitura nga Universiteti “Thrakia” në Edirne.

Përgatiti: Husamedin Gina/Almakos

You might also like