You are on page 1of 3

Liderë pa tuitter

Na është e njohur se viteve të fundit mediet sociale u bënë një instrument i rëndësishëm i
skenës politike. Liderët botëror, para se gjithash, presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp është
njëri prej përdoruesve më të famshëm të tuitterit. Sa për ilustrim, Tramp në gjashtë muajt e
parë në Shtëpinë e Bardh mbajti një pres konferencë, derisa publikoi 991 tuitta. Tuittat i
poston herët në mëngjes që kanë përmbajtje të ndryshme dhe shpesh herë ngrehin shumë
pluhur në opinion.

Portali Almakos hulumtoi se sa politikanët shqiptar në Maqedoni i përdorin rrjetet sociale në


mënyrë efikase? Ja edhe përgjigja e asaj pyetje....
Rrjetet sociale më të famshme siç janë Facebook, Tuitter dhe Instagram u bënë instrument i
rëndësishëm i skenës politike. Në mjetet e reja mediale, me një postim krejtësisht të pafajshëm
mund që të nxisni debat, reagime ose të krijoni impakt të vërtet mbi opinionin.
Sipas disa hulumtimeve, pjesa më e madhe e debatit publik gjendet në mediet sociale, sidomos
në gjithnjë e më të famshmin “Tuitter”.
Në 6 muajt e parë në Shtëpinë e Bardh 991 tuitta
Liderët politik botëror me mjetet mediale përskaj asaj që sigurojnë kontroll tek trupi i tyre
votues, gjithnjë e më shpesh i përdorin edhe si mjet për komunikim zyrtar. Sipas ekspertëve,
ngadalë por sigurt rrjeti social po e merr bajrakun e mjeteve ashtu siç janë telefoni dhe imejli.
Menaxhimi me agjendën ditore përmes rrjeteve sociale është shumë më i lehtë, më i shpejtë
dhe më efikas sesa me televizionin ose gazetat.

Sa për ilustrim, Tramp në gjashtë muajt e parë në Shtëpinë e Bardh mbajti vetëm një pres
konferencë, përderisa publikoi 991 tuita. Ai, tuitterin e shndërroi në makineri të një lufte
politike, madje edhe si armë zyrtare për “shkatërrim” në masë. Në tuittin ku Tramp shkroi se
“Amazon po i bën dëme të mëdha ndërmarrjeve që po paguajnë tatim”, që solli deri në uljen e
numrit të vendeve të punës në vend. Ky tuitt, Amazonit i kushtoi gjashtë miliard dollarë.

Sipas shumicës, njëra prej punëve më të suksesshme të Tramp janë tuittat që i poston herët në
mëngjes në stilin e tij, pa asnjë filtër institucional.

Vërtetohet se Donald Tramp Tuitterin e përdor me entuziazëm të madh për t`i falënderuar
Cambridge Analytica që në masë të madhe i ndihmoi për t`u ulur në karrigen e presidentit.
Nga tuittet ndonjëherë edhe mund që të fitohet.

Një sipërmarrës nga SHBA-të shtypi një letër higjienike me tuittet e presidentit amerikan Donald
Tramp. Letra higjienike e shtypur u shit në Amazon me një çmim prej 12.95 dollar.

Retuiitt në vend të tuittit


Portali Almakos hulumtoi nëse ndonjë sipërmarrës do të mund që të përfitonte nga tuittet e
politikanëve shqiptar në Maqedoni. Hulumtimi tregoi se dukshëm kjo gjë është e pamundur.
Politikanët shqiptar nuk i duan shumë rrjetet sociale.
Politikanët shqiptar më shumë e shfrytëzojnë Facebookun përderisa tuitterin dhe instagramin
nuk e përdorin shumë. Thënë në përgjithësi, nuk i shfrytëzojnë si mjete zyrtare për komunikim
me ndjekësit e tyre.
Në përqindje të madhe janë publikuar vetëm takime, pa qëndrime për ndonjë çështje ose
deklaratë në lidhje me ngjarjet në vend.
Gjatë hulumtimit, përshtypje më interesante na la Vesel Memedi, kryetari i Rilindjes
Demokratike Kombëtare. Ai ka vetëm 20 retuitta me 70 ndjekës. Nuk ka tuitt të tij, por retuitta
të Ambasadës Britaneze në Shkup, Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasadorit amerikan
në Maqdoni, Xhes Bejli. Memedi ka retuitt edhe të ish presidentit amerikan Bill Klinton.
Në Facebook ka 4.952 miq. Profil në instagram nuk ka.
Partia e Vesel Memedit tuitter dhe instagram nuk ka.

Ka sikur të mos ketë


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti më së shumti e përdor Facebookun. Ka 76.075 pëlqyes faqja e tij,
Tuitter dhe Instagram nuk i do shumë, në tuitter ka vetëm 1.216 ndjekës. Instagramin e ka
përdorur qysh para katër viteve. Në të ka vetëm 17 fotografi.
Bashkimi Demokratik për Integrim profil zyrtar në tuitter nuk ka. Në instagram kanë vetëm 204
ndjekës dhe 24 fotografi. Faqja e BDI-së në Facebook ka 22.281 pëlqime.
Me më së shumti pëlqime faqesh në Facebook pas Ahmetit është Zijadin Sela, lideri Aleancës
për shqiptarët. Në Facebook ka 57.603 pëlqime. Postimin e fundit e ka nga 3 maji, d.m.th. në
mënyrë të rregullt e shfrytëzon. Tuitter nuk ka, në instagram profilin ka vetëm 981 ndjekës.
Faqja në Facebook e Aleancës për Shqiptarët ka 22.596 pëlqime. Postimi i fundit është nga 3
maji, që nënkuptohet se shfrytëzohet me rregull. Partia nuk ka profil në tuitter, profili në
instagram ka 1026 ndjekës dhe vetëm 10 poste.
Lëvizjen Besa si parti nuk kemi mundur që ta analizojmë, pasi që është ndarë në dy pjesë.
Afrim Gashi në Facebook nuk ka faqe zyrtare si lider i partisë. Ka një profil personal me pesë
mijë miq. Në tuitter ka vetëm 112 ndjekës, me 6 tuitta. Në instagram ka 1134 ndjekës. Ka vetëm
një fotografi të postuar me 23 prill të vitit 2016.
Edhe lideri i krahut të dytë të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk ka faqe zyrtare në Facebook. Ka
vetëm profil personal me 4.842 miq. Mjetin më të famshëm tuitter nuk e shfrytëzon. Në
instagram ka vetëm 966 ndjekës me 35 fotografi.
Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit në faqen në Facebook ka 14.768 pëlqime.
Postimi i fundit është nga takimi i Menduh Thaçit me ambasadorin britanik në Maqedoni, Carls
Garet. Profil në tuitter dhe në instagram nuk ka.
Menduh Thaçi në tuitter ka 574 ndjekës dhe 250 tuitta. Tuittin e fundit e ka bërë me 7 mars. Në
Facebook ka disa profila, asnjëri nuk duke si zyrtar. Instagram nuk ka.

Maqedonia është përjashtim


Analisti politik, Petar Arsovski, në një deklaratë për Almakos duke komentuar gjendjen në rrjetet
sociale ka thënë se Maqedonia është përjashtim, ai është një vend i vogël ku komuna më e
largët prej komunës më të afërt shqiptare ka 1 orë dallim, për këtë arsye liderët shqiptar
kampanjat politike i bëjnë në terren.
“Por, kjo gjë nuk mund që të zgjas, do të duhet që të janë prezent edhe në botën digjitale”,
deklaroi analisti Arsovski.

Husamettin Gina/Almakos

You might also like