You are on page 1of 49

B

b një nga bashkëtingëlloret e shqipes dhe shkronja e dytë e alfabetit të saj: tingulli (shkronja) b. • bë,-ja f. sh. -(të)
tingulli ose shkronja b.
babá,-i m. sh. -llárë(t) 1. prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, atë: shtëpia (dera) e babait; baba i gjetur njerk;
/ sh. të parët, etrit: amanet nga baballarët tanë. 2. vjehrri ose një burrë i moshuar (kur i drejtohemi me nderim). 3.
libr. themelues a nismëtar i një fushe të dijes, i një veprimtarie etj: babai i mjekësisë; / sh. iron. pjesa më e zgjedhur
e shoqërisë a paria e vendit: baballarët e kombit. 4. fet. i pari i një teqeje bektashinjsh.  ca të babait, ca të njerkut
ca të nënës, ca të njerkës; bëmë baba të të ngjaj ngjan shumë me prindin e vet në pamje, në sjellje etj.; që në
kohën e baba Qemos që kur s’mbahet mend; i tregon (i rrëfen) babait arat iron. i shpjegon një tjetri diçka që ky e
di më mirë; të kërkon babanë e nënën të kërkon shumë për diçka.
babagjýsh,-i m. sh. -ër(-rit) 1. gjysh. 2. një plak (kur i drejtohemi me nderim).
baballëk,-e mb., edhe si em., bised. i shtruar, shpirtmirë e i patëkeq; babaxhan: njeri baballëk.
babamádh,-i m. gjyshi nga ana e babait.
babaník,-u m. sh. -ë(t) bot. barishte me gjethe gjatoshe e të dhëmbëzuara, me lule të bardha, të verdha në të blertë
ose të kuqe.
babaplák,-u m. babagjysh.
babaxhán,-e mb., edhe si em., bised. 1. shpirtmirë, i çiltër e i dashur; i thjeshtë: fytyrë babaxhani. 2. i zoti e
guximtar.
babazót,-i m. gjysh; plaku i shtëpisë.
báb/ë,-a m. 1. baba. 2. bimë me farë, që pllenon një bimë tjetër.  babë pas babe brez pas brezi.
babëlók,-u m. sh. -ë(t) bised. 1. babai, gjyshi a dikush tjetër (kur i drejtohemi me dashuri, me përkëdheli ose me
dashamirësi): eh, or babëlok! 2. edhe si mb., njeri i zoti e guximtar, babaxhan. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
babëzí,-a f. 1. grykësi e madhe, pangopësi; lakmi e pashuar: i ka hyrë babëzia. 2. zi e madhe, mjerim.
babëziár,-e mb., edhe si em., bised. i babëzitur.
babëzísht ndajf. me babëzi, si i babëzitur.
babëzít/em vetv., -a (u), -ur më hyn babëzia. • babëzítj/e,-a f. veprimi dhe gjendja sipas foljes. • babëzítur (i, e)
mb. që është babëzitur: hante si i babëzitur.
bábi m. fëm. përk. baba.
babíl,-i m. sh. -ë(t) zool. bregcë.
babilónas,-i m. sh. -(it) hist. pjesëtar i popullsisë së Babilonisë. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që lidhet me
babilonasit a me Babiloninë, i babilonasve a i Babilonisë.
babiloní,-a f. fig. rrëmujë e madhe; gjendje, kur s’e merr vesh i pari të dytin.
babún/e,-ia f. sh. -e(t) karroqe.
babúsh,-i m. fëm. përk. baba; gjysh. • fem. -e, -ja sh. -e(t) grua trime, zemërgjerë dhe e dashur.
bacán,-i m. sh. -ë(t) 1. dash me turi të bardhë. 2. fig. djalë i urtë.
bác/ë,-aI m. sh. -a(t) vëllai i madh, babai, xhaxhai ose një i moshuar kundrejt më të vegjëlve (edhe me nderim):
baca Lekë; të pastë baca!
bác/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. dele me turi të bardhë. 2. fig. vajzë e urtë.
bacíl,-i m. sh. -e(t) biol. bakter i zgjatur si shkopth: bacili i tuberkulozit.
bacilmbártës,-e mb., edhe si em., mjek., veter. që ka ose që mbart bacile: bacilmbartës i kolerës.
báck/ë,-a f. sh. -a(t) gropëz në mes të leqeve të këmbëve.
baç,-i m. sh. -ë(t) 1. dizgë. 2. ushkur.
bád/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. 1. barishte shumëvjeçare, me rrënjë si qepujkë e me gjethe si të preshit, që çel lule të
bardha në pranverë; presh i egër: badra e malit; badër uji. 2. shpatore, luleshpatë.e bëri badër e bëri fije-fije a
pluhur e hi.
badihavá ndajf. bised. 1. falas a thuajse falas: e bleu badihava. 2. fig. kot, në erë, në tym: fliste badihava.
báf/ë-a f. sh. -a(t) femra e levrekut.
báf/ër,-ra, f. sh. -ra(t) bot. qelbës.
bagázh,-i m. sh. -e(t) 1. plaçka e sende të ndryshme që merr dikush me vete kur udhëton: vagon bagazhi. 2. fig.
libr. tërësia e dijeve a e njohurive që ka një njeri: bagazhi shkencor.
bág/ë,-a f. veter. çalë.
bagëtí,-a f. sh. -(të) 1. përmb. kafshët shtëpiake që mbahen për prodhimet e tyre dhe për punë, gjë e gjallë: bagëti
e trashë lopët, qetë dhe buajt; bagëti e imët (e hollë) dhentë e dhitë; pazari i bagëtive; shiu në prill për njerëzinë,
në maj për bagëtinë (fj. u.). 2. shar. njeri i trashë e i pagdhendur, kafshë; i paditur: gjysma e dheut - bagëtia e
Ndreut është budalla (dikush) e flet kot.
bagëtísht ndajf. në mënyrë të trashë; keq; egër, si kafshë, shtazërisht: punon njerëzisht e ha bagëtisht (fj. u.).
bah pasth. shpreh kundërshtim, mosbesim ose habi, bu, bubu: bah, ç’thua?!
báhç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. kopsht i vogël pranë shtëpisë, me pemë, me perime a me lule. i lulëzon bahçja edhe
në dimër (dikujt) i shkojnë punët mbarë edhe në kushte të këqija.
bahçeván,-i m. sh. -ë(t) bised. kopshtar.
báh/e,-ja f. sh. -e(t) hobe.
bahetár,-i m. sh. -ë(t) hobetar.
bajám/e,-ja f. sh. -e(t) 1. pemë që çel herët në pranverë dhe lidh kokrra vezake me lëvozhgë të fortë e me thelb të
ëmbël; fryti i kësaj peme: bajame me kripë; vaj bajamesh; me sy si bajame. 2. sh. anat. dy gjëndra vezake në anët
e grykës, rrëzë gjuhës: hoqi bajamet; / mjek. pezmatim a qelbëzim i këtyre gjëndrave.
bajamísht/ë,-a f. sh. -a(t) pemishte me bajame.

1
bajámtë (i, e) mb. i përgatitur me bajame: llokume të bajamta.
baját,-e mb. bised. 1. i ndenjur, i ndiçëm; kund. i proshkët, i freskët: gjellë bajate. 2. fig. që i ka dalë boja e është
bërë i mërzitshëm nga përsëritja e shpeshtë; i pavlerë: njeri bajat; shpifje bajate.
baját/et vetv. v. III, - (u), -ur bised. bëhet i ndiçëm, nis të prishet: është bajatur gjella.
bajgán,-e mb., edhe si em., i ndotur me bajga; i pistë.
bájg/ë,-a f. sh. -a(t) 1. jashtëqitja e kafshëve të mëdha: gardh i lyer me bajga. 2. thjesht. shar. njeri i ndyrë e i
pavlerë.
bajg/ón jokal. dhe kal. v. III, -ói, -úar bajgos. • bajgóhet vetv. v. III bajgoset.
bajgós jokal. dhe kal. v. III, -i, -ur bën bajga; fëlliq a fëlliqet me bajga. • bajgóset vetv. v. III bëhet me bajga; / i
shkon bark (për bagëtinë e trashë). • bajgósj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • bajgósur (i, e) mb. i fëlliqur me bajga.
bajgúsh,-i m. sh. -ë(t) zool. brumbull.
bajlóz,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. ambasador. 2. mit. vigan që vinte nga deti e bënte të këqija (në legjendat e rapsoditë
popullore shqiptare): bajlozi i zi.
bajmák,-e mb., edhe si em., bised. 1. që i hedh këmbët anash a i përpjek kur ecën; i shtrembër: kalë bajmak; grua
bajmake. 2. fig. budalla; torollak.
bajmákthi ndajf. bised. duke i hedhur këmbët si bajmak, vëngthi: ecën bajmakthi.
bajonét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. armë e ftohtë si thikë e gjatë, që mbërthehet në pushkë ose mbahet në brez: plagë
bajonete; i shkuan në bajonetë (fig.) i vranë. 2. fig. forcë ushtarake, dhunë e armatosur: me forcën e bajonetës. 3.
ndërt. gozhdë e gjatë petake për të mbërthyer kornizat e dyerve e të dritareve.
bajrá/k,-ku m. sh. -kë(t) dhe -qe(t) 1. vjet. flamur; / etnogr. shami e madhe me lule e xhufka, që e mbajnë krushqit
si flamur kur marrin nusen. 2. fig. njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që shquhet mbi të tjerët nga bukuria e trupit.
3. hist. njësi ushtarake e më vonë administrative në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë, në vend të
organizimit fisnor patriarkal.
bajrákas ndajf. flamuras: luajnë bajrakas.
bajraktár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. flamurtar; / etnogr. krushku i parë ose ai që mban bajrakun e dasmës. 2. hist. kreu i
bajrakut: kullat e bajraktarit. 3. keq. njeri i ashpër e mendjemadh, që i pëlqen të sundojë e të urdhërojë; ai që
drejton me metoda të vjetruara e patriarkale.
bajraktaríz/ëm,-mi m. 1. hist. formë e organizimit ushtarak e tokësor, që mbështetej në ndarjen sipas bajraqeve;
sundimi i bajraktarit: mbeturina të bajraktarizmit. 2. keq. mënyrë e egër drejtimi; qëndrim e sjellje prej bajraktari:
shfaqje të bajraktarizmit.
bajrám,-i m. fet. secila nga dy festat kryesore të myslimanëve pas ramazanit: Bajrami i madh (i vogël).
bajúk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. shpend uji si bajza, me sqep të gjelbër e me lafshë të bardhë.
bájz/ë,-a f. sh. -a(t) zool. rosë e egër me trup të vogël, me sqep e me bark të bardhë, që rron buzë ujërave; balushë.
bakaláro,-ja f. sh. -(t) zool. peshk i madh i deteve të Veriut, që hahet zakonisht i tharë e i kripur.
bak/áll,-álli m. sh. -énj(të) dhe -áj(të) vjet. shitës ushqimesh e sendesh të vogla shtëpiake: defter bakalli (keq.)
regjistër i shkarravitur, i vjetër e i fëlliqur: letër bakalli (keq.) shkresë a letër e keqe, e shkarravitur dhe e
zhubravitur.
bakallë/k,-ku m. kryes. sh. -qe(t) vjet. sendet që shiste bakalli; puna e bakallit.
bakelít,-i m. lëndë plastike, që përdoret për të bërë sende të ndryshme dhe si veçues: dorezë bakeliti.
bakéq,-i m. sh. bakëqínj(të) krahin. keqbërës.
bakëm,-i m. sh -e(t) 1. bot. dru i vendeve të nxehta, me trung të fortë e të kuq. 2. ashkla të këtij druri që përdoren
për të ngjyer; boja e kuqe që del prej tyre.
bák/ër,-ri m. 1. kim. metal i kuqërremë, i butë, përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe i rrymës elektrike (simboli Cu):
bakër blister; tel (enë, monedhë) bakri; ngjyrë bakri; / kripë helmuese që formohet prej këtij metali në enët e
pakallajisura. 2. sh. -ra(t) bakëre. 3. fig. keq. gjë pa vlerë: fjalë bakri fjalë të kota.  (është) si bakri pa kallaj
(është) i pacipë; i doli bakri keq. i doli boja, iu zbulua fytyra e vërtetë.
bakëre(-t) f. sh. enë e sende prej bakri, bakra, bakërishte: kallajisi bakëret.
bakërísht/e,-ja f. kryes. sh. -e(t) bakëre; copëra bakri ose mbeturina bakëresh.
bakërmbájtës,-e mb. gjeol. që përmban bakër: shtresë bakërmbajtëse.
bakër/ój kal., -óva, -úar 1. tek. vesh me një shtresë të hollë bakri me anë të elektrolizës. 2. fig. varfëroj krejt: e
bakëroi shtëpinë. • bakëróhem vetv. fig. varfërohem. / pës. bakëróhet v. III. • bakërím,-i m. veprimi sipas foljeve:
reparti i bakërimit. • bakërúar (i, e) mb. 1. i veshur me bakër. 2. fig. i varfëruar.
bakërór,-e mb. gjeol. që përmban bakër; / kim. i bakërt: tretësirë bakërore.
bakërór/e,-ja f.sh. -e(t) enë bakri.
bakërós kal., -a, -ur i nxjerr kallajin një ene bakri, e cila zë kripë helmuese. • bakërósem vetv. 1. vetv. v. III e
bakëros. 2. helmohem me gjellë nga ena me kripë bakri. / pës. bakëróset v. III. • bakërósj/e,-a f. veprimi sipas
foljeve. • bakërósur (i, e) mb. që është bakërosur: kusi e bakërosur.
bakërpunúes,-i m. sh. -(it) ai që punon ose ndreq enë e sende prej bakri.
bákërt (i, e) mb. 1. që është prej bakri: kazan (tigan) i bakërt. 2. i kuqërremë: flokë të bakërt.
bakërxhi,-u m. vjet. bakërpunues.
bakllavá,-ja f. sh. -(të) ëmbëlsirë me petë, me arra etj., që piqet e përvëlohet me sherbet; një copë nga kjo
ëmbëlsirë: s’bëhet bakllava me miell thekre (fj. u.).
bakshísh,-i m. sh. -e(t) bised. para që i jepen dikujt për shërbime të vogla mbi vlerën e punës që bën: nuk merr
bakshish.
baktér,-i m. sh. -e(t) biol. organizëm shumë i vogël njëqelizor, që kalbëzon e tharbëton lëndë organike ose
shkakton sëmundje të ndryshme; mikrob: bakteret e tifos.
bakteriológ,-u m. sh. -ë(t) specialist në bakteriologji.

2
bakteriologjí,-a f. degë e mikrobiologjisë, që studion bakteret. • -k, -ke mb. që lidhet me bakteret a me
bakteriologjinë, i baktereve a i bakteriologjisë: analizë bakteriologjike; laborator bakteriologjik.
baktermbártës,-e mb., edhe si em., spec. mikrobmbartës.
baktermbýtës,-e mb. spec. mikrobmbytës.
bakterór,-e mb. libr. që lidhet me bakteret, i baktereve; që shkaktohet prej tyre: sëmundje bakterore.
balád/ë,-a f. sh. -a(t) let. vjershë lirike popullore ose me frymë popullore për ngjarje legjendare a heroike: baladë
për Skënderbeun; balada e murimit; / muz. pjesë me karakter tregimtar e heroik.
balánc/ë,-a f. sh. -a(t) libr. 1. peshore: vë në balancë. 2. baraspeshë.
balanc/ój kal., -óva, -úar libr. sjell në drejtpeshim, baraspeshoj; / fig. vë në përpjesëtim të drejtë dy anë të një
veprimtarie etj.: balancoj shpenzimet me të ardhurat (ek.). / pës. balancóhet v. III. • balancím,-i m. veprimi sipas
foljes: balancimi i buxhetit (ek.). • balancúar (i, e) mb. që është balancuar: ekonomi e balancuar.
balást,-i m. libr. 1. ngarkesë zhavorri, rëre etj., që vihet në anije e aerostate për të rregulluar nivelin e zhytjes ose të
ngjitjes. 2. fig. ngarkesë e panevojshme, barrë e kotë.
balásh,-e mb., edhe si em. 1. që ka balë të bardhë në ballë, balosh; laraman: ka balash; / fig. mospërf. laraman, i
përzier. 2. shar. i paturp, i pacipë.
balç,-i m. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe të vogla, me lule të verdha e me erë të mirë, që përdoret për plagët; bar
të preri, lule balsami; / lëngu i kësaj bime që përdoret për mjekim.
baldós/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë gjitare mishngrënëse, me trup të vogël e me qime të murrme, që e bën strofkën
në dhe; dosëbalë, vjedhull.
balén/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë gjitare e deteve dhe e oqeaneve, shumë e madhe e si peshk, që gjuhet për mishin
e dhjamin e saj: balena polare (e kaltër).
balerín/ë,-a f. sh. -a(t) kërcimtare në balet. • mashk. -, -i sh. -ë(t).
balést/ër,-ra f. sh. -ra(t) tek. tufë rripash të përkulshëm prej metali ose susta midis boshtit e shtratit të makinave, të
vagonëve etj., që zbutin lëkundjet.  i janë thyer balestrat (dikujt) tall. thjesht. çalon.
balét,-i m. sh. -e(t) art. 1. arti i kërcimit me figura në skenë; / pjesë teatrale e shoqëruar me muzikë, që kërcehet
me figura; muzika e kësaj pjese: baleti shqiptar; baleti klasik; balet në akull; shkollë baleti. 2. trupa që kërcen
pjesë të tilla.
baletmaést/ër,-ri m. sh. -ra(t) art. mjeshtër baleti. • fem. -re, -rja sh. –re(t).
bál/ë,-aI f. sh. -a(t) pullë e bardhë në kokë a në trup të kafshëve, balishë, baliskë; kafshë me pulla të tilla.
bál/ë,-aII f. sh. -a(t) zool. baldosë.
bálë (i, e) [bálër (i, e)] mb. balash.
balísk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. balë. 2. lulja e ballit: e qëlloi në baliskë.
balistík/ë,-a f. mek. shkenca për ligjet e lëvizjes së predhave. • -, -e mb. spec. që lidhet me balistikën, i balistikës;
që lëviz sipas ligjeve të balistikës: raketë balistike.
balísh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. tufë flokësh që u lihet zakonisht fëmijëve kur qethen. 2. balë.
balkróc/ë,-a f. sh. -a(t) trëndafil me lule të bardha; trëndafil breshke.
baló,-ja f. sh. -(t) 1. qen a ka balash; / bised. çubardh. 2. fig. njeri me damkë.
balók,-e mb., edhe si em., i balë.
balón/ë,-a f. sh. -a(t) 1. mjet fluturimi prej pëlhure, i fryrë me gaz të lehtë dhe i pajisur me aerostat: balonë
meteorologjike; / bised. aeroplan. 2. lodër fëmijësh me fije kallamash e letër të hollë, që ngrihet në ajër: bishti
(peri) i balonës. 3. spec. enë qelqi a metali si rruzull, që përdoret për lëngje ose për gaze: balonë me oksigjen.
balós kal., -a, -ur 1. i vë dikujt një balë; njollos. 2. fig. turpëroj, i vë njollë. • balósem vetv. e balos. / pës. balósem.
• balósj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • balósur (i, e) mb. fig. që është turpëruar.
balósh,-e mb., edhe si em., balash1. • fem. -e, -ja sh. -e(t) bot. mështekën.
balsám,-i m. 1. bot. balç. 2. lëng me erë të mirë i disa drurëve, që përdoret në teknikë e në mjekësi. 3. fig. diçka që
zbut dhembjen, ngushëllim: fjala iu bë balsam.
balsamár/e,-ja f. sh. -e(t) vjet. enë e vogël balte për balsam a për erëra të mira.
balsam/ój kal., -óva, -úar 1. lyej me balsam a me lëndë tjetër një të vdekur ose një kafshë a shpend të ngordhur që
të mos prishet. 2. fig. i zbut dhembjen dikujt, e ngushëlloj. / pës. balsamóhem. • balsamím,-i m. veprimi sipas
foljes. • balsamúar (i, e) që është balsamuar.
balsamós kal., -a, -ur balsamoj. / pës. balsamósem. • balsamósj/e,-a f. balsamim. • balsamósur (i, e) mb. i
balsamuar.
balsámtë (i, e) mb. që përmban balsam; që ka vetitë e balsamit: erë e balsamtë.
balsamúes,-i m. sh. -(it) ai që balsamon.
balták,-e mb. që ka shumë baltë; i qullët si baltë; baltanik: tokë baltake. • -, -u m. sh. -ë(t) vend me shumë baltë,
baltishtë, baltovinë.
baltaník,-e mb. baltak.
baltár,-i m. sh. -ë(t) ai që gatuan baltë për tulla, për mure etj.
baltavéc,-e mb. i squllët si baltë: bukë baltavece. • edhe si em., fig. tall. i qullët, i ngathët; përtac.
baltém/ë (i), -e (e) mb. 1. i squllët si baltë: dardhë e balteme. 2. fig. i pashije, i bartë: gjellë e balteme. • -ë, -a f. sh.
-a(t) gjellë a diçka tjetër pa shije.
bált/et vetv. v. III, -(u), -ur 1. squllet si baltë. 2. fig. humbet shijen, baritet.
balt/ë,-a f. sh. -a(t) dhe -ëra(t) 1. dhe i squllët; vend me dhe të tillë; deltinë e njomë për tulla, enë etj.; lym: baltë e
kuqe; baltë e bardhë (baltë kreu) lloj deltine e bardheme, botë; poçe (tavë) balte; ngeci në baltë; këmbë për baltë,
gojë për mjaltë (fj. u.) ai që punon, ka edhe të hajë. 2. edhe fig., lëndë, brumë për diçka: baltë xhamash lëndë e
posaçme si brumë për të zënë anët e xhamave; baltë e dobët (fig.) njeri jo i fortë. 3. tokë, truall, dhe; / poet. toka
mëmë, atdheu: ka lindur në këtë baltë. 4. fundërri, llum; papastërti: balta e veshit; / fig. keq. gjë pa vlerë; diçka e

3
pandershme, e ndyrë: balta e turpit. 5. gjendje e vështirë, hall; gjendje e keqe a poshtëruese: ra (ngeci) në baltë; e
nxori nga balta; i zoti e nxjerr gomarin nga balta (fj. u.).  baltë e dobët keq. njeri i paqëndrueshëm, me karakter
të dobët; baltë e ngjitur njeri i mërzitshëm, që nuk të shqitet; e bëri baltë (diku) e teproi duke vajtur shpesh; iu bë
baltë (në opingë, në këpucë) iu ngjit e s’iu nda; / iu nënshtrua i poshtëruar; u bë baltë (në fytyrë) u zverdh (nga
frika etj.); i bëhet balta flori i ka duart të arta; hedh baltë (mbi dikë) e poshtëron duke shpifur, e njollos; e la në
baltë e la në të keqe kur duhej ta shpëtonte, e braktisi në vështirësi; mbuloi balta baltën përb. thuhet kur vdes
dikush që ka bërë shumë të liga.
báltë (i, e) [báltër (i, e)] mb. që është prej balte a si baltë: enë të balta.
baltëgór/e,-ja f. sh. -e(t) qyp i madh balte, magrip, bamë.
baltëkéq/e-ja f. sh. -e(t) moçalishtë.
baltëpunúes,-i m. sh. -(it) baltar.
baltër/ój kal., -óva, -úar bëj me baltë; përbalt. • baltëróhem vetv. e baltëroj. / pës. baltëróhem. • baltërím,-i m.
veprimi sipas foljeve. • baltërúar (i, e) mb. që është bërë me baltë; i përbaltur.
baltërók,-u m. sh. -ë(t) bot. gjysmëshkurre si arrësi, që bën kokrra të kuqërreme a të verdheme.
baltërór,-e mb. që lidhet me baltën; që është me baltë a si baltë: tokë baltërore.
báltës,-e mb. që është i butë si baltë: pjepër baltës.
baltësír/ë,-a f. sh. -a(t) baltak; baltishtë.
baltín/ë,-a f. sh. -a(t) baltak.
baltísht/ë,-a f. sh. -a(t) tokë që mban ujë e nuk kullon, baltak, baltësirë; baltë.
balt/ój kal., -óva, -úar lyej me baltë: baltoj murin. • baltóhet vetv. v. III 1. vetv. e baltoj. 2. më vjen shije e keqe në
gojë. / pës. baltóhet v. III. • baltím,-i m. 1. veprimi sipas foljeve. 2. shije e keqe që ndiejmë në gojë. • baltúar (i, e)
mb., edhe fig., që është bërë si baltë.
baltók,-u m. sh. -ë(t) copë e pjekur balte, që vihet si këmbje nën tepsi; / rrotull balte që i vihet boshtit të qerthullit.
baltór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. enë balte, balturinë. 2. baltishtë.
baltós kal., -a, -ur 1. përbalt. 2. ngjesh me këmbë dheun e njomë dhe e bëj baltë. • baltósem vetv. e baltos. / pës.
baltósem. • baltósj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • baltósur (i, e) mb. i përbaltur.
baltovéc,-i m. sh. -ë(t) zool. baltuk.
baltóvin/ë,-a f. sh. -a(t) baltak; / sh. balturina.
baltúk,-u m. sh. -ë(t) zool. peshk i vogël si shojza, me mustaqe, që rri në ujëra të ëmbla e me baltë.
báltur (i, e) mb. 1. që është si baltë. 2. që nuk ka shije të mirë: gjellë e baltur.
balturín/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) 1. copëra balte, baltëra. 2. baltore; sende prej balte.
balthúk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. shkurre e madhe, me gjethe gjatoshe e me lule të verdha me erë të keqe.
balushán,-i m. sh. -ë(t) dash me balë në ballë.
balúsh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. balë. 2. njollë drite; rreze dielli. 3. zool. bajzë.
bálla(-t) f. sh. gjysma sholle a gome për këpucë.
ballabállë (ballabállas) ndajf. ballë për ballë; përballë: i doli ballaballas.
ballafáqe (ballafáqas) ndajf. haptas, sheshit, sy ndër sy; ballë për ballë.
ballafaq/ój kal., -óva, -úar vë ballë për ballë dy veta për të nxjerrë në shesh të vërtetën; krahasoj dy gjëra, dy veta
etj. për të zbuluar dallimet, për të shkëmbyer përvojën etj.; përqas. • ballafaqóhem vetv. 1. vetv. e ballafaqoj. 2.
ndodhem përballë vështirësish, pengesash etj. dhe përpiqem t’i kapërcej: u ballafaquan me motin e keq. •
ballafaqím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.
ballamár,-i m. sh. -ë(t) det. litar i trashë për të lidhur anijen në port, cimë.
ballaník,-u m. sh. -ë(t) balli i një ndërtese, i minierës etj.
ballaník/e,-ja f. sh. -e(t) dërrasë e gjerë për të mbuluar çatinë.
ballargjénde mb. poet., edhe si em. f., ballëndritur.
bállas (bállazi) ndajf. përballë; haptas, sheshit, sy ndër sy: ia tha ballas.
ballavésh,-e mb., edhe si em., që ka ballë të madh.
bállc/ë,-a f. sh. -a(t) etnogr. kësulë e qëndisur grash, ballore; rrip cohe që lidhin gratë në ballë, ballore.
ballé,-ja f. sh. -(të) pjesa e sipërme trekëndëshe e ballit të shtëpisë nën dy strehët anësore, balli.
báll/ë,-iI m. 1. pjesa e fytyrës së njeriut midis syve e flokëve ose te kafshët midis syve e brirëve: shtegu i ballit
pjesa midis vetullave, balloku; rrudhat e ballit; në lule të ballit; i kërceu delli i ballit u zemërua shumë. 2. edhe sh.
-ë(t), pjesa e përparme e një ndërtese, e një galerie, e një sendi etj; ballore, balle: balli i shtëpisë; ballët e krevatit
(e djepit, e samarit); balli i tunelit (min.). 3. fillimi, kreu, radhët e para: balli i kopesë; balli i luftës; doli në ballë; /
fig. vendi më i rëndësishëm: as në ballë, as në bisht as ndër të parët, as ndër të fundit, në mes. 3. fig. pjesa më e
zgjedhur, ajka, lulja; gjëja më kryesore; kund. bisht: balli i djemve; balli i rakisë (i kazanit); balli i kombit. 4. edhe
sh. -ë(t), krehër pushke me 5-6 fishekë.  ballë për ballë përballë; si kundërshtarë; ballaballas; me ballë hapur
(hapët) ballëhapur; me ballin lart ballëlart; me ballë të larë i pafajshëm; i bëj ballë i qëndroj, e përballoj; ia dal në
krye; bëri (dha) ballë u duk, u shfaq; të çan (ta jep) në ballë është shumë i ftohtë (për ujin); është shumë i fortë
(për pijet); e ka të shkruar në ballë duket fare qartë; e puth dhe e vë në ballë e pranoj me qejf para diçkaje tjetër
më të keqe.
báll/ë,-iII m. sh. -ë(t) spec. njësi për të matur shkallën ose forcën e tërmetit, të erës etj.: tërmet shtatë ballë.
ballëbréshtëz,-a f. sh. -a(t) bot. barishte si grashina, me lule të bardha të renditura si të akacies.
ballëçélur (ballëçélët) ndajf. 1. ballëhapur; me fytyrë të qeshur. 2. si mb. i qeshur, i çelur.
ballëdálë mb., edhe si em., edhe keq., që e ka ballin të dalë; balliç.
ballëdjersítur mb. që punon shumë dhe jeton me djersën e vet.
ballëfshéhur mb., edhe si em., që fshihet nga turpi për një faj.

4
ballëgjérë mb., edhe si em., që e ka ballin të gjerë, ballosh; ballëlartë; kund. ballëngushtë. • ballëgjér/ë,-i m. sh.
-ë(t) zool. peshk i ujërave të ëmbla, me ballë të gjerë.
ballëhápur (ballëhápët) ndajf., edhe si mb., me ndërgjegje të pastër; me guxim, ballëlart: e priti ballëhapur.
ballëhárk mb. poet. që e ka vijën e ballit të lakuar.
ballëhën/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si mb., poet. grua ballëndritur.
ballëlárë mb. i ndershëm, i panjollë: i varfër, por ballëlarë.
ballëlártë mb. 1. ballëgjerë. 2. fig. krenar; i papërkulur. • ballëlárt ndajf. krenar; me ballin lart: qëndroi ballëlart.
ballëndrítur mb. poet. 1. që i shkëlqen fytyra nga gëzimi ose nga bukuria. 2. fig. faqebardhë, ballëhapur:
ballëndritura Shqipëri.
ballëngrýsur mb. i ngrysur në fytyrë, i zymtë.
ballëngúshtë mb., edhe si em., që e ka ballin të ngushtë; kund. ballëgjerë.
ballërrúdhur mb. ballëngrysur; i menduar.
bállës,-i m. sh. -(it) 1. balli i djepit. 2. kurrizi i dorës.
ballësór,-e mb. ballor: pjesa ballësore; zgjidhje ballësore; përpjekje ballësore. • -, -i m. sh. -ë(t) 1. balli i djepit, i
samarit etj. 2. mahia e çatisë. 3. rrip i gjerë meshini a stofi, që u vihet në gjoks kafshëve tërheqëse. • -e, -ja f. sh.
-e(t) vend i rrafshët në shpat të malit; shullë.
ballëtór,-i [ballëtár,-i m. sh. -ë(t)] përçor; / prijës.
ballëvenetík,-e mb. kryes. f., edhe si em. f., poet. ballëlartë; ballëndritur.
ballëvérdh/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog i vogël me pika të verdha në ballë.
ballëvrénjtur mb. fytyrëvrenjtur.
bállëz,-a f. sh. -a(t) secili nga dy drunjtë e poshtëm të sajës, me kreun të kthyer lart.
ballëzýmtë mb. i mërzitur, i zymtë.
ballgám,-i m. sh. -e(t) bised. këlbazë.
ballgún,-i m. sh. -ë(t) bot. shpardh.
ballgunísht/ë,-a f. sh. -a(t) pyll shpardhi.
ballí,-u m. sh. -nj(të) pëllumb me pullë të kuqe në kokë.
ballíc/ë,-a f. sh. -a(t) shami koke që mbulon edhe një pjesë të ballit.
ballíç,-e mb., edhe si em., keq. ballëdalë.
ballín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. faqja kryesore e një shtëpie; pjesa e zbukuruar mbi derë a mbi dritare; parëse. 2. faqja e
parë e një libri, që ka autorin, titullin etj.
ballíst,-i m. sh. -ë(t) hist. anëtar i Ballit Kombëtar (organizatë politike shqiptare gjatë Luftës Nacionalçlirimtare). •
-, -e mb. që lidhet me Ballin Kombëtar a me ballistët, i Ballit Kombëtar a i ballistëve: çetë balliste.
ballísht/ë,-a f. sh. -a(t) shpat mali e dalë përpara: duket mirë ballishta.
bállj/e,-a f. sh. -e(t) etnogr. rrip prej lëkure të bardhë a të zezë, që e lidhin gratë mbi ballë në shenjë zie.
ballkanás,-i m. sh. -(it) banor vendës i Ballkanit ose me prejardhje nga Ballkani. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb.
ballkanik.
ballkaník,-e mb. që lidhet me Ballkanin ose me vendet, popujt e shtetet e tij, i Ballkanit a i ballkanasve:
Gadishulli Ballkanik; popujt ballkanikë; lufta ballkanike (hist.); gjuhësia ballkanike.
ballkanológ,-u m. sh. -ë(t) studiues në ballkanologji.
ballkanologjí,-a f. fushë studimi për historinë, gjuhën e kulturën e popujve të Ballkanit. • -k, -ke mb. që lidhet me
ballkanologjinë, i ballkanologjisë: konferencë ballkanologjike.
bállk/ë,-a f. sh. -a(t) kumbull me kokrra të gjata e të kuqërreme.
ballkón,-i m. sh. -e(t) kthinë e vogël e një ndërtese, që del jashtë murit dhe që zakonisht rrethohet me parmakë:
dera e ballkonit; / teatër. dhomëzat mbi plate për shikuesit.
ballkót,-i m. bot. 1. barishte njëvjeçare, me lule të verdha të mbledhura si kalli në majë; bar peshku. 2. grurë me
hala të gjata e me kokrra të bardha.
ballník,-u m. sh. -ë(t) 1. balli i fuçisë. 2. vjet. pjesa e përkrenares që mbronte ballin. 3. fundi i baqthit.
bállo,-ja f. sh. -(t) mbrëmje vallëzimi; vallëzim: ballo me maska: fustan balloje.
ballók,-u m. shtegu i ballit.
ballór,-e mb. 1. anat. që lidhet me ballin, i ballit: kocka ballore. 2. që ndodhet në radhët e para a në ballë: faqja
ballore e ndërtesës. 3. që bëhet ballë për ballë; që bëhet në ballë të gjerë: mësymje ballore. • -, -i m. sh. -ë(t) 1.
kocka e ballit. 2. fig. pjesa më e zgjedhur, ajka, balli. • -e, -ja f. sh. -e(t) 1. lesë që vihet përpara a në fund të shtratit
të qerres për të mbajtur ngarkesën: ballore kallamash. 2. balli i shtëpisë, i djepit etj. 3. etnogr. ballcë.
ballósh,-e mb., edhe si em., ballëgjerë.
bálltj/e,-a f. sh -e(t) sëpatë e madhe me qafë të gjatë; latë.
balltúk/e,-ja f.sh. -e(t) sëpatë a shat me teh të gjerë.
ballúk,-u m. sh. -ë(t) balli i samarit.
ballúk/e,-ja f. sh. -e(t) tufë flokësh që bie mbi ballë; kryes. sh. flokët e ballit; flokë: preu balluket; ka lënë balluke.
ballukecjáp,-e mb., edhe si em., shak., tall. që i ka balluket si të cjapit.
ballukedrédhur mb., edhe si em., që i ka balluket të dredhura.
ballúlur (ballúlët) ndajf., edhe si mb., kokulur.
bam onomat. bised. 1. përdoret për të dhënë krismën e një arme a zhurmën nga një goditje e fortë: binte daullja
bam; pushka bam e ti po tutje (folk.); / si kallëz. për një veprim të menjëhershëm a që përsëritet shpesh: bam në
arë e bam në shtëpi; bam kritikat. 2. si ndajf. befas, menjëherë; copë, shkoqur: ia tha bam.  bam e bum jep e
merr me të gjitha forcat; ia bëri bam e shkrepi, mori guximin të luftojë; ia hyri më në fund një pune; / plasi nga
inati.
bambú,-ja f. sh. -(të) bot. bimë e vendeve të nxehta, me kërcell si kallami, të drunjtë e të fortë: shkop bambuje.

5
bám/ë,-a f. sh. -a(t) baltëgore.
bamírës,-e mb., edhe si em., mirëbërës.
bamirësí,-a f. sh. -(të) mirëbërësi.
bámj/e,-a f. sh. -e(t) bot. perime, që bën bishtaja shumëfaqëshe; bishtaja e saj: mish me bamje.
banák,-u m. sh. -ë(t) tryezë e posaçme në lokale e dyqane, me rafte të mbyllura zakonisht me xham, ku mbahen
ëmbëlsira, pije etj.
banakiér,-i m. sh. -ë(t) shitës në banak. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
banál,-e mb. 1. që ka humbur bukurinë nga përsëritja e shpeshtë; tepër i përdorur. 2. keq. i ndytë, i turpshëm (për
fjalët etj.); që përdor fjalë të ndyra e ka shije të ulëta: shaka banale; njeri banal.
banalitét,-i m. sh. -e(t) libr. të qenët banal; diçka banale: thotë banalitete.
banaliz/ój kal., -óva, -úar e bëj diçka banale. / pës. banalizóhet v. III. • banalizím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas
foljes.
banán/e,-ia f. sh. -e(t) bot. pemë e vendeve të nxehta, që bën fruta si trangull, me lëkurë të verdhë kur piqen e me
tul të ëmbël; fruti i saj: ngjyrë bananeje; republika e bananeve (libr. përç.) vend a shtet shumë i dobët
ekonomikisht e ushtarakisht, pa prestigj, vasal i një fuqie tjetër.
bananísht/e,-ja f. sh. -e(t) pemishte bananesh.
banderól/ë,-a f. sh. -a(t) rrip i gjerë pëlhure a letre, me një parullë të shkruar në të: me flamurë e banderola.
bánd/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. orkestër frymore: pjesë për bandë. 2. keq. grup hajdutësh a keqbërësish.
bánd/ë,-aII f. sh.-a(t) 1. fashë. 2. sixhade e vogël që varet në mur.
bandíll,-i m. sh. -ë(t) bised. djalosh i pashëm e i këndshëm: të ka nëna bandill; / shak. i dashuri i zemrës.
bandít,-i m. sh. -ë(t) keq. pjesëtar i një bande kriminelësh; hajdut e keqbërës.
banditíz/ëm,-mi m. sh. -ma(t) sjellje e veprim prej banditi.
banés/ë,-a f. sh. -a(t) ndërtesë banimi; shtëpi.  banesa e fundit euf. varri.
bán/ë,-a f. sh. -a(t) tëbanë.
baník,-e mb. që mbahet përditë; i përdorur, i vjetruar: veshje banike.
banísht/ë,-a f. sh. -a(t) 1. vend me tëbana.2. vend me ujëra termale.
bankár,-e mb. fin. që lidhet me bankën, i bankës: kapitali bankar; veprime bankare.
bankét,-i m. sh. -e(t) gosti për nder të dikujt a për një ngjarje të shënuar.
bánk/ë,-aI f. sh. -a(t) tryezë e posaçme për nxënësit në shkollë; tryezë zdrukthëtari etj.: në bankat e shkollës gjatë
kohës së shkollës; në bankën e të pandehurve në gjyq si i pandehur; në gjendjen kur duhet të japësh llogari.
bánk/ë,-aII f. sh. -a(t) institucion financiar, që bën veprimet me para ose me letra me vlerë, hedh në qarkullim
monedhat e kartëmonedhat, administron buxhetin, jep kredi etj.: bankë shtetërore (kombëtare); bankë bujqësore
(tregtare); banka të shkallës së dytë.
bankënót/ë,-a f. sh. -a(t) fin. letër me vlerë që vihet në qarkullim nga banka.
bankiér,-i m. sh. -ë(t) pronar banke ose aksionist i madh financiar.
bankomát,-i m. sh. -ë(t) fin. aparat i posaçëm, i vendosur në banka a në rrugë, për të tërhequr para me anë të një
karte elektronike vetjake.
ban/ój kal., -óva, -úar jetoj në një shtëpi, në një qytet etj.; kam ndenjën: banon në fshat (tek i vëllai); ku banoni? •
banóhet vetv. v. III ka njerëz që banojnë në të; është i banueshëm. • baním,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve.
2. vendbanim: banim i lashtë; banime ilire; me banim të përhershëm. • banúar (i, e) mb. që banohet; i populluar;
kund. i pabanuar: qendër e banuar.
banór,-i m. sh. -ë(t) ai që banon diku, banues; vendës: banorët e lagjes; banorët e pyllit kafshët e shpendët e pyllit.
banúes,-i m. sh. -(it) banor.
banúesh/ëm (i), -me (e) mb. i përshtatshëm për banim; kund. i pabanueshëm.
bánj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kthinë e vogël me pajisjet për t’u larë; ndërtesë me shumë kthina të tilla: banjë popullore;
banjë me avull. 2. kryes. sh. llixhë. 3. larja e trupit me ujë në dush, në det etj. ose kalitja e tij në diell e në ajër:
banjë rëre; rroba banje. 4. euf. nevojtore.
banjëmarí,-a f. sh. -(të) spec. zierja e diçkaje në një enë të futur në një enë tjetër me ujë që vlon; enët për këtë
zierje.
banjëz/ój kal., -óva, -úar spec. zhyt kafshë ose bimë në një lëng të posaçëm për t’i mjekuar. / pës. banjëzóhet v.
III. • banjëzím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: gropë banjëzimi.
banjór/e,-ja f. sh. -e(t) kthinë që shërben si banjë.
baobáb,-i m. sh. -ë(t) bot. dru tropikal me trung shumë të trashë, që bën kokrra të mëdha si kunguj.
baqth,-i m. sh. -e(t) pjesa e poshtme e barkut.
bar,-iI m. sh. -ëra(t) 1. bimë me kërcell të hollë që nuk drunjëzohet, me gjethe të gjata e të blerta, që shërben
kryesisht si ushqim për kafshët; bimë barishtore: bar i njomë (i thatë); barërat e këqija barishte të egra që
dëmtojnë të mbjellat; mullar bari; kosë bari; e mbuloi bari; ulem në bar; ku ndizet zjarr, s’mbin bar (fj. u.). 2. fig.
gjellë fare pa kripë; ushqim pa shije. 3. bot. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë barishtore:
bar argjendi këputje; bar i ariut krashnjerr; bar balsami balç; bar beronje barishte me gjethe si të rigonit, që
përdoret në mjekësinë popullore për gratë që nuk lindin; bar blete mjalcë; bar brenge barishte me gjethe si të
shelgut e me lule të imëta ngjyrë trëndafili; bar breshke halmucë; bar delli gjethe delli; bar djathi barishte me
gjethe të çara, që përdoret për të zënë djathë; bar dhëmballe arrës; bar ethesh trikë; bar guri gjunjëz; bar gjaku
bishtmi; bar hënëze barishte me rrënjë boshtore e me lule si të grashinës; bar hikrraqi syka; bar hirre (hirrëze)
bardhesë; bar hudhre barishte e lartë, me lulesë të bardhë, që vjen erë hudhre; bari i jetës barishte me fara të
helmëta, që japin të vjella e gjumë; bar jodi tamblagjak; bar lepuri barishte me fije si mëndafsh e me xhufkë të
gjatë; bar lunge barishte me lule të kaltra, që përdoret për mjekimin e lungave; bar i lotzonjës drekëz; bar miu
shparg; bar mjalti bar blete; bar morri barishte me gjethe si të rrapit e me fara si të fasules; bar nepërke barishte

6
me gjethe si të grurit e me pika të zeza; bar ngjitës gjunjëz; bar pate barishte zvarritëse, që bën fara të vogla; bar
peshku ballkot; bar pezmi barishte me gjethe si të fierit, që përdoret për mjekimin e plagëve; bar përdhesi
bardhesë; bar plasjeje barishte me kërcell të degëzuar, që përdoret kundër plasjes; bar të preri balç; bar pushi
barishte shumëvjeçare, me gjethe të imëta e me lule si fshesë; bar qelbës barishte me gjethe si të pishës, me lule të
kuqe e me erë të keqe; bar qeni barishte me gjethe si të mendrës e me lule të bardha; bar qumështi barishte me
kërcell si të qumështores e me gjemba të hollë si të hithrës; bar rresh barishte me lastarë të hollë e të verdhemë, që
del nëpër ara e përdoret kundër rreve; bar sahati barishte me burbuqe si të zymbylit e me fijëza; bar shëllire
barishte me gjethe të vogla e me lule të bardha, që përdoret kundër shtrepave të djathit; bar shpirre kuskutë; bar
shpretke ryzë; bar shqiponje barishte shumëvjeçare e helmët, me lule si këmborë; bar tambli qumështore; bar i
trashë madërgonë; bar thëllëze shkurre e helmët, me lule të gjelbra e me gjethe vezake; bar thiu trikë; bar uji
maraskë; bar urithi barishte me kërcell e gjethe si të zymbylit; bar verdhëze barishte zvarritëse, me kokrra vezake,
që plasin e hedhin jashtë farën dhe që përdoren kundër verdhëzës; bar vese barishte me lule të kaltra, që përdoret
kundër sëmundjes së lëkurës; bar veshi barishte shumëvjeçare, me lule të tulta, që rritet zakonisht në mure të
vjetra; bar zemre sanëz, agnushe; bar zgjebeje barishte e lartë, me gjethe të dhëmbëzuara, që përdoret kundër
zgjebes.  bar i keq mendime e vese të dëmshme; me bar e me gjethe me të gjitha ç’kam; e bëri të hante bar
(dikë) përb. e mposhti; i ka dalë (i ka mbirë) bari ka vdekur prej kohësh; e hëngri barin (kullotën, çairin) e kaloi
pjesën më të madhe të jetës, u plak; / i ka ardhur fundi; e pësoi keq, kaq e pati; nuk ha bar (kashtë) nuk gënjehet
lehtë; e ka mbuluar bari ka vdekur prej kohësh.
bar,-iII m. sh. -na(t) 1. farm. lëndë e përgatitur për parandalimin ose për mjekimin e sëmundjeve a të plagëve, ilaç:
bar qetësues; pi barnat; / bujq. lëndë kimike që përdoret kundër disa kandrrave ose kafshëve të dëmshme: bar
mole (minjsh). 2. fig. mjet a mënyrë për të dalë nga një e keqe, për të zbutur hidhërimin etj., rrugëdalje: ia gjeti
barin.
bar,-iIII m. sh. -e(t) lokal i vogël, ku pinë zakonisht më këmbë.
bar,-iIV m. sh. -ë(t) fiz. njësi e matjes së shtypjes atmosferike.
barabár ndajf. njësoj; pa dallim: dolën barabar; i dua barabar.
barabarësí,-a f. libr. barazi.
barabártë (i, e) mb., edhe si em., i njëjtë, i njëllojtë; që i ka të njëjta të drejtat, përgjegjësitë etj.; kund. i
pabarabartë: pjesë të barabarta; të drejta të barabarta; i barabartë ndërmjet të barabartëve.
barabrínjës,-e mb. gjeom. që i ka brinjët me gjatësi të barabartë: trekëndësh barabrinjës.
barák/ë,-a f. sh. -a(t) ndërtesë e thjeshtë, zakonisht prej dërrasash, që shërben si fjetore, si depo etj.
báras (bárazi) ndajf. 1. barabar, njësoj: dolën baras. 2. si kallëz. është e barabartë me …; bëjnë …: dy edhe dy
baras katër.
barasdít/ë,-a f. sh. -ë(t) astr. barasnatë.
baraslargësí,-a f. libr. largësi e njëjtë nga një vend a nga një pikë e caktuar.
baraslarg/ój kal., -óva, -úar libr. e vë në baraslargësi me një tjetër. • baraslargóhem vetv. e baraslargoj. / pës.
baraslargóhem. • baraslargím,-i veprimi sipas foljeve. • baraslargúar (i, e) mb. që ka baraslargësi me një tjetër.
baras/nátë,-náta f. sh. -nét(ët) astr. koha kur nata është e gjatë sa dita (më 21 mars e 21 shtator): barasnata e
pranverës (e vjeshtës).
baraspésh/ë,-a f. 1. gjendje në prehje a e pandryshuar e një trupi kur mbi të veprojnë forca të barabarta. 2. fig.
barazi e dy forcave të kundërta: vë në baraspeshë.
baraspesh/ój kal., -óva, -úar vë në gjendje baraspeshe. • baraspeshóhet vetv. v. III vjen në baraspeshë. / pës.
baraspeshóhet v. III. • baraspeshím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve. • baraspeshúar (i, e) mb. që është në
baraspeshë.
baraspéshtë (i, e) mb. që ka peshë të barabartë me një tjetër.
barasvlér/ë,-a f. të qenët i barasvlershëm me një tjetër.
barasvlérës,-i m. sh. -(it) diçka që ka vlerë të barabartë me një tjetër: barasvlerësi shqip i fjalës së huaj.
barasvlerës/ój kal., -óva, -úar e vlerësoj si të barabartë a të njëjtë me një tjetër. / pës. barasvlerësóhem. •
barasvlerësím,-i m. veprimi sipas foljes.
barasvlérsh/ëm (i), -me (e) mb. që ka vlerë të barabartë me një tjetër, i njëjtë.
barasvlershmërí,-a f. libr. të qenët i barasvlershëm.
barasht/ój kal., -óva, -úar e bëj të barabartë nga të dyja anët (barrën etj.). • barashtím,-i m. veprimi sipas foljes:
barashtimi i barrës.
barazí,-a f. sh. -(të) të qenët i barabartë me një tjetër; gjendje e barabartë a e drejtë për të qenë i barabartë me një
tjetër; kund. pabarazi: barazi shoqërore; barazia para ligjit.
barazimtár,-e mb. që synon drejt barazimtarisë: prirje barazimtare.
barazimtarí,-a f. libr. barazim i papërligjur i njerëzve në një të drejtë.
barazimtaríz/ëm,-mi m. libr. prirje për shpërndarje të barabartë të të mirave materiale, pavarësisht nga puna;
barazimtari.
barazísht ndajf. barabar.
baraz/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar e bëj të barabartë me një tjetër; e vlerësoj njësoj: barazuan në minutën e fundit
(të ndeshjes); barazoj buxhetin (fin.). • barazóhem vetv. 1. vetv. e barazoj. 2. krahasohem a vihem në një shkallë
me dikë: nuk barazohet me të. • barazím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. sport. përfundim i barabartë i
një ndeshjeje a i një loje: goli i barazimit; përfundoi me barazim. 3. mat. formulë që ka dy anë me madhësi e me
vlerë të barabartë: barazim algjebrik; shenja e barazimit. • barazúar (i, e) mb. që është bërë i barabartë me një
tjetër.
barazúes,-e mb. që synon të barazojë; / krahasues.
barazúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të barazohet a të krahasohet me një tjetër: madhësi të barazueshme.

7
barbáç,-i m. sh. -ë(t) bised. arbëresh i Greqisë.
barbár,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. emër me të cilin grekët e romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin
gjuhën e tyre. 2. përb. njeri barbar. • -, -e mb. 1. hist. që lidhet me barbarët, i barbarëve: fiset barbare. 2. përb.
shumë i prapambetur, i pagdhendur e primitiv; i egër e shkatërrimtar: sjellje barbare.
barbarí,-a f. sh. -(të) 1. egërsi prej barbari; shtypje çnjerëzore; vepër barbare, barbarizëm. 2. hist. periudha e dytë
e shoqërisë primitive, pas egërsisë.
barbarísht ndajf. mizorisht, si barbar: e vranë barbarisht.
barbaríz/ëm,-mi m. sh. -ma(t) 1. mizori, barbari; sjellje prej barbari: barbarizma çnjerëzorë. 2. gjuh. fjalë e huaj e
panevojshme në gjuhën amtare.
barbaróz/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte zbukuruese, me lule të vogla të trëndafilta e të merme.
bar-bufé,-ja f. sh. -(të) lokal me bar e bufe.
bárbu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. çapëza e hostenit. 2. pjesa e ngritur e pëllëmbës ose e shputës nën gishtin e madh.
barbú/n,-ni m. sh. -nj(të) zool. peshk i vogël me luspa të kuqërreme.
barbúnj/ë,-a f. sh. -a(t) lloj fasuleje me bishtaja të gjera; bishtajat e kësaj perimeje, që gatuhen të njoma: mish me
barbunja.
bardalíke mb. f. me kokrrat të mëdha, gjatore e të zeza (për një lloj kumbulle).
bardrédh,-i m. sh. -ë(t) bot. dredhkë.
bardh kal., -a, -ur zbardh. • bárdhem vetv. zbardhem. / pës. bárdhem. • bárdhj/e,-a f. zbardhje. • bárdhur (i, e)
mb. i zbardhur.
bardháç,-e mb., edhe si em., i bardhemë.
bardhájk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dru i kalbur e i bardhemë. 2. kafshë e bardhë.
bardhák,-u m. sh. -ë(t) gotë uji a rakie: ç’ka barku e nxjerr bardhaku (fj. u.) i dehuri i nxjerr ç’ka përbrenda.
bardhák,-e mb., edhe si em., bardhok.
bardhán,-e mb., edhe si em., bardhok.
bardhavél,-e mb., edhe si em., i bardhë në të trëndafiltë: me lëkurë bardhavele.
bardhéc,-e mb., edhe si em., bardhok.
bardhém/ë (i), -e (e) mb. që vjen si e bardhë: dhi e bardheme.
bardhés/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe si të koprës, që përdoret kundër hirrëzës së kafshëve; bar hirre, bar
përdhesi.
bardhezí ndajf. bardhë e zi.
bárdhë (i, e) mb. 1. që ka ngjyrën si të borës; i çelur e i ndritshëm; kund. i zi: pe i bardhë; re të bardha; kalë i
bardhë; raca e bardhë; bukë e bardhë; verë e bardhë; rruazat e bardha të gjakut (anat.); mëlçia e bardhë (anat.)
mushkëria; gurët e bardhë (shah.); ujërat e bardha ujërat e pastra të burimeve; i bardhë qumësht; netët e bardha të
Veriut. 2. gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë, kafshë etj., që kanë këtë ngjyrë a janë të
bardheme: ariu i bardhë; lepuri i bardhë; mëllenja e bardhë; korbi i bardhë gallofi; pisha e bardhë; zambaku i
bardhë; plepi i bardhë; trëndafili i bardhë; fiku i bardhë; misri i bardhë; rrushi i bardhë; lakra e bardhë. 3. i
pashkruar a i paplotësuar: faqe (fletë) e bardhë; çek i bardhë (fin.); nënshkruan në të bardhë (fin.). 4. fig. fatlum,
fatbardhë: ditë të bardha; pleqëri e bardhë; qofsh i bardhë! (ur.). 5. i pastër, i panjollë; i çiltër e bujar: ka zemër të
bardhë; me faqe të bardhë! (ur.). 6. euf. gjymtyrë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa sëmundje ngjitëse e të
rënda: kolla e bardhë kolla e mirë; grykët e bardha difteria; lia e bardhë; murtaja e bardhë tuberkulozi. • bárdh/ë,-
a f. sh. -a(t) kafshë e bardhë; / vajzë me lëkurë shumë të bardhë. • bárdh/ë,-a (e) f. sh. -a(t) (të) 1. ngjyra a boja e
bardhë; kund. e zezë: e lyej me të bardhë. 2. kryes. sh. diçka e bardhë a e bardhëlleme (rrobat, bulmeti, të lashtat, të
lintat, ujërat që dalin para pjelljes së kafshëve etj.): u vesh me të bardha; e bardha e syrit; e bardha e vezës; të
bardhat e lopës. 3. sh. euf. qenie fantastike popullore, që përfytyrohen si vajza, të cilat rrojnë në mal a nën tokë e
bëjnë të këqija kur zemërohen. 4. fig. vepër a sjellje e mirë; kund. e zezë: e ndaj të bardhën nga e zeza; e paraqiti
të bardhën të zezë. • bárdhë,-t (të) as. 1. krem i bardhë për fytyrën: vë të bardhë. 2. ngjyra e bardhë; bardhësi;
diçka e bardhë: të bardhët e syrit (e vezës). • bárdhë ndajf. në të bardhë a në të bardheme; kund. zi: bardhë e zi
(për filmat pa ngjyra); u bë bardhë në fytyrë; i sheh (gjërat) bardhë e zi (fig.) i sheh gjërat ose vetëm mirë, ose
vetëm keq. të qëron të bardhën e syrit është shumë i shkathët për të vjedhur; (u zunë) për të bardhat (për
bishtin) e laraskës u zunë fare kot.
bardhëdít/ë,-a f. poet. ditë e lumtur, ditë e bardhë: solli bardhëditën solli mbarësi e lumturi.
bardhëkúq/e,-ja f. sh. -e(t) bot. kërpudhë me kësulën sipër të bardhë e poshtë të kuqërreme.
bárdh/ël,-la f. sh. -la(t) dardhë me kokrra të bardheme.
bardhëllém/ë (i), -e (e) [bardhërém/ë (i), -e (e)] mb. i bardhemë.
bardhëllím/ë,-a f. zbardhëllim.
bardhëllór,-e mb. poet. i bardhë; i shndritshëm: mjegull (shkumë) bardhëllore; fytyrë bardhëllore.
bardhëllósh,-e mb., edhe si em., poet. bardhosh.
bardhësí,-a f. 1. të qenët i bardhë; ngjyra e bardhë e diçkaje: bardhësia e borës (e gëlqeres, e lëkurës); ndrit nga
bardhësia. 2. fig. pastërtia e ndjenjave: bardhësia e shpirtit.
bardhësír/ë,-a f. 1. bardhësi. 2. ag, zbardhëllim.
bárdhëz,-a f. sh. -a(t) etnogr. kryq i bërë me dru shelgu të zhveshur, që vihet në arë një javë para pashkëve për të
sjellë mbarësi.
bardhín/ë,-a f. sh. -a(t) diçka e bardhë: dolën ca bardhina dolën ca re të bardha.
bardhísh/ë,-a f. sh. -a(t) dhi, dele a lopë e bardhë.
bárdhje mb. i bardhë (për disa pemë): qershi bardhje.
bárdhk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. luledele.
bárdho,-ja m. sh. -(t) qen, kalë etj. i bardhë; / njeri me flokë të bardhë; çubardh.

8
bardhók,-e (bardhúk,-e) mb., edhe si em., me qime ose me lëkurë të bardhë; i bardhë; i bardhemë: cjap bardhok.
bardhónj/ë,-a f. sh. -a(t) kafshë femër e bardhë; / grua bardhoshe.
bardhósh,-e mb., edhe si em., me lëkurë e flokë shumë të bardhë: vajzë bardhoshe; / i bardhemë: dritë bardhoshe.
bardhovín/ë,-a f. sh. -a(t) tokë e bardhë e jopjellore.
bardh/úa,-ói m. sh. -ónj(të) ka i bardhë.
bardhújë mb., edhe si em., bardhok
bardhulín,-e mb., edhe si em., çubardh.
bardhúsh,-e mb., edhe si em., bardhosh.
bardhushán,-e mb., edhe si em., bardhosh.
bardhúshk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte me lule të kuqërreme e me zhardhok të bardhë që hahet.
barél/ë,-a f. sh. -a(t) shkalc, bartore.
bar/és jokal., -íta, -ítur bised. bredh, vrapoj; endem, shëtit: baresim nëpër rrugë. • barítj/e,-a f. sh. -e(t) bredhje,
vrapim; endje, shëtitje. • barítur (i, e) mb. i bredhur, i shëtitur.
bargján,-i m. sh. -ë(t) bot. këputje.
barí,-uI m. sh. -nj(të) 1. ai që ruan e kullot bagëtinë, çoban: bari lopësh (dhensh); fyelli i bariut; kërraba e bariut;
gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi (fj. u.) përgatitu mirë para se të nisësh një punë; mbeti si bariu pa bagëti
mbeti i shkëputur nga njerëzit që drejtonte; bariu i mirë e ruan vetë vathën (fj. u.). 2. fet. prifti i krishterë si
udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve. • fem. barésh/ë,-a sh. -a(t).
barí,-uII m. sh. -nj(të) zool. shpend kënetash, ngjyrë kafe, që ushqehet me peshq.
baribój/ë,-a f. sh. -a(t) zool. mullibardhë.
barík,-e mb. meteor. që lidhet me shtypjen atmosferike: trysnia barike.
barímëz,-a f. sh. -a(t) bot. barishte shumëvjeçare, me gjethe të holla e me lulesë si fshesë: barimëza e bardhë.
barína(-t) f. sh. bised. barërat e këqija.
barishták,-e mb. që ka bar të dendur: vend barishtak.
barísht/e,-ja f. sh. -e(t) bimë barishtore; perime e blertë: barishte deti leshterik; supë me barishte.
barishtór,-e mb. 1. që është si bar, pa kërcell ose me kërcell të hollë e me gjethe të blerta; jo i drunjëzuar: bimë
barishtore; kërcell barishtor. 2. me barishte: vend barishtor. • -e, -(t) f. sh. bimët barishtore. • -, -i m. sh. -ë(t) zool.
kandërr e vogël, e verdhë a e kuqërreme, që dëmton barishtet: barishtori këmbëkuq; barishtori kokëtrashë.
barít/et vetv. v.III, -(u), -ur humbet shijen, bëhet i bartë: u barit gjella. • barítj/e,-a f. veprimi sipas foljes. •
barítur (i, e) mb. i bartë.
baritón,-i m. sh. -ë(t) muz. zëri i këngëtarit ndërmjet tenorit e basit; këngëtari a vegla muzikore me zë të tillë.
baritór,-e mb. 1. që ka tiparet e jetës e të punës së barinjve; që rron me bagëti; që mbështetet në blegtorinë: jetë
baritore; fise baritore. 2. art. që i këndon jetës së barinjve e natyrës së bukur: poezi (melodi) baritore.
bárium,-i m. kim. metal i butë me ngjyrë të argjendtë (simboli Ba): oksidi i bariumit; sulfati i bariumit.
bar/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. pjesa e trupit ku janë stomaku, zorrët etj.; stomaku e zorrët: e mbushi barkun; i dhemb
barku; / zgavra e poshtme e trupit të femrës, ku zhvillohet pjella: që në bark të nënës; djalë i barkut djalë i lindur
vetë (jo i gjetur); / pjesa e përparme e trupit nga gjoksi e poshtë: ka vënë bark; me barkun te goja shtatzënë në
muajt e fundit; iu bë barku daulle (kacek). 2. fig. bised. kjo pjesë e trupit si vatër e ndjenjave, zemra, shpirti: s’ma
do barku; më iku barku; m’u rrotullua barku m’u dhimbs shumë dikush; e ka barkun të gjerë është zemërgjerë;
duron shumë e fal; i ka hyrë frika në bark; ia zbrazi barkun ia tregoi të gjitha; i qau hallin; ç’ka barku e nxjerr
bardhaku (fj. u.). 3. fëmijët që lind një nënë me një burrë ose të vegjlit që pjell një kafshë: barku i parë; vëllezër të
një barku; rrojnë bashkë tri barqe; / etnogr. pasardhësit e një gjinie, gjiri; / fig. bised. brez: bark pas barku. 4.
sëmundje me jashtëqitje të shpeshtë e të hollë, diarre; nevojë e hollë: barku i keq (i lig) dizanteria; barku i verës; e
zuri barku; më heq bark; ka dalë bark. 5. faqe e harkuar a e fryrë e një sendi; pjesa e zgavërt e diçkaje: barku i
shtambës (i vozës); ka lëshuar bark (muri). 6. fig. bised. brendësi: në bark të malit; / mesi i një periudhe: në bark
të javës (të verës).  iu bë barku petë (gropë, dërrasë) ka shumë kohë pa ngrënë; e bëri barkun hambar duroi
shumë, u tregua zemërgjerë; u bë bark e shpinë u dobësua shumë; na hapi barkun na preku thellë; / keq. na ngjalli
krupë; s’i digjet (s’i pëlcet) barku përçm. s’e ha meraku fare për dikë; mbaj barkun (brinjët) me dorë po këputem
së qeshuri; nuk mban gjë në bark nuk di të mbajë asnjë të fshehtë; më mbiu në bark m’u mërzit (diçka që e kam
ngrënë shpesh); nxori bark e zorrë volli shumë; / s’la gjë pa thënë për dikë; thau barkun (gojën) ndenji pa ngrënë
(për kursime, për fëmijët etj.); e ka barkun të tharë nuk ka ngrënë gjë fare; / nuk ka lindur dot fëmijë (për gratë);
të vret barkun! iron. të pëlqen ta hash, por bën sikur nuk do; barku thatë e koka lart edhe s’ka, edhe shet mend.
barkáç,-e mb., edhe si em. 1. barkfryrë, barkmadh. 2. keq. grykës. • -e, -ja f. sh. -e(t) barkashore.
barkalártas (barkalártazi) ndajf. me barkun lart, barkpërpjetë; kund. barkaposhtas (barkaposhtazi): e ktheu
barkalartas.
barkaléc,-e mb., edhe si em., barkmadh; që vjen si me bark; barkaliq, barkashor: peshk barkalec.
barkaláq,-e (barkalíq,-e) mb., edhe si em., barkalec.
barkanjóz,-e mb., edhe si em., keq. barkmadh.
barkapóshtas (barkapóshtazi) ndajf. me barkun poshtë; kund. barkalartas (barkalartazi): ra barkaposhtas.
barkár,-i m. sh. -ë(t) barkëtar.
barkárt/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kandërr dëmtuese e bimëve, me push të praruar në bark.
bárkas (bárkazi) ndajf. shtrirë me bark përtokë: ra barkas; zvarritej barkas.
barkashór,-e mb., edhe si em., 1. barkmadh, barkosh, barkalec; që vjen si me bark: fëmijë barkashor; qyp
barkashor. 2. keq. grykës, i pangopur; që shkon pas të tjerëve në dasma e në festa për të ngrënë. • -e, -ja f. sh. -e(t)
enë (poçe a shtambë balte etj.) me bark të fryrë, barkore.
barkbósh,-e mb., edhe si em., barkzbrazur.
barkbúall,-e mb., edhe si em., shar. me bark shumë të madh; hamës i madh, i pangopshëm.

9
barkdérr,-e mb., edhe si em., shar. barkmadh.
barkdërrásë mb. bised. barkthatë.
barkdósë mb., edhe si em. f., shar. barkmadhe.
barkdréq,-i m. sh. -ër(-rit) shar. ai që rron në kurriz të të tjerëve: puno fatkeq e ha barkdreq (fj. u.).
bárk/ë,-a f. sh. -a(t) mjet i vogël lundrimi si govatë e gjatë, që lëviz me lopata, me vela ose me motor, varkë:
barkë dërrase (gome); barkë peshkimi; si barka në të thatë i zënë ngushtë, si peshku pa ujë; si barka në mes të
detit në mes të rrezikut.
bárkës,-i m. sh. -(it) 1. shuli i përparmë i tezgjahut. 2. jelek leshi pa mëngë për gra.
bárkës/e,-ja f. sh. -e(t) 1. nënbarkëz. 2. barkje2. 3. barkore1.
barkës/ón jokal. v. III, -ói, -úar lëshon bark: ka barkësuar muri. • barkësím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes.
2. vendi me bark i diçkaje.
barkësór/e,-ja f. sh. -e(t) shtresë e bërë a e mbushur me bar: shtroi një barkësore.
barkëtár,-i m. sh. -ë(t) ai që nget barkën, varkëtar.
bárkëz,-a f. sh. -a(t) lesh i shkurtër dhensh a dhish, i qethur nga pjesa e barkut.
barkfrýrë mb. që e ka barkun të fryrë, barkkacek.
barkgjérë mb., edhe si em. 1. barkfryrë. 2. fig. zemërgjerë; dorëlëshuar; kund. barkngushtë: është barkgjerë me
gjënë e tjetrit. • barkgjér/ë,-a f. sh. -a(t) zool. peshk i vogël me bark të gjerë.
barkjáshtë mb., edhe si em. 1. i zhveshur; barkzbuluar. 2. fig. shumë i varfër, i këputur; rreckaman.
bárkj/e,-a f. sh. -e(t) 1. nënbarkëz. 2. copë pëlhure e trashë, që ia mbështjellim foshnjës në bark, barkëse, barkore.
3. cipë dhjami në barkun e bagëtive.
barkkacék,-e mb., edhe si em., barkfryrë.
barkkéq,-e mb., edhe si em., keq. shpirtlig.
barkkúq/e,-ja f. sh. -e(t) bot. kërpudhë me pjesën e poshtme të kuqërreme.
barklésh,-e mb., edhe si em. 1. që e ka barkun me lesh. 2. fig. shar. i ngathët nga mendja, budalla.
barklubí mb., edhe si em., keq. i pangopshëm, i babëzitur: gojëmi e barklubi.
barkmáce mb., edhe si em., bised. që ha shumë pak.
barkmádh,-e mb., edhe si em. 1. me barkun të madh, barkalec, barkashor. 2. keq. grykës, i pangopur; që pasurohet
në kurriz të të tjerëve.
barkngínjur mb., edhe si em., barkngopur.
barkngópur mb., edhe si em., që është gjithnjë i ngopur; kund. barkpangopur.
barkngúshtë mb. zemërngushtë; dorështrënguar; kund. barkgjerë.
bark/ój kal., -óva, -úar e përkul dhe e bëj me bark diçka, harkoj. • barkóhet vetv. v. III e barkoj. • barkím,-i m.
sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. pjesa e harkuar si bark. • barkúar (i, e) mb. i harkuar si bark.
barkónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. barkje për foshnjat. 2. të pëgërët e hollë të foshnjës; bizgë. 3. nënbarkëz.
barkór,-e mb. 1. anat. që ndodhet në pjesën e barkut, i barkut: pendë barkore. 2. i mysët: pasqyrë barkore. • -e, -ja
f. sh. -e(t) 1. përparëse e leshtë për gra, barkëse. 2. barkje2. 3. barkashore.
barkós kal., -a, -ur bised. 1. v. III të fryn barkun, të bie rëndë: më barkosi uji; / edhe v. I, e mbush sa fryhet: e
barkosa trastën me lesh. 2. përvjel dhentë a dhitë në pjesën e barkut. • barkósem vetv. e barkos. / pës. barkósem. •
barkósj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • barkósur (i, e) mb. me bark të fryrë.
barkósh,-e mb., edhe si em., barkashor.
barkpangópur mb., edhe si em., që nuk e ka ngopur barkun kurrë; i pangopshëm, barkshpuar; kund. barkngopur.
barkpërpjétë ndajf. shtrirë me barkun përpjetë; barkalartas.
barkplót,-e mb., edhe si em., i ngopur; kund. barkzbrazur.
barkshpúar mb., edhe si em., bised. barkpangopur.
barkshúar mb., edhe si em. f., barkthatë (barktharë)3.
barkthátë (barkthárë) mb., edhe si em. 1. barkzbrazur. 2. fig. shumë i varfër, i këputur. 3. që nuk lind dot fëmijë,
barkshuar.
barkuléc,-i m. sh. -ë(t) zool. larëz.
barkúsh/e,-ja f. sh. -e(t) anat. secila nga dy dhomëzat e poshtme të zemrës, që shtrëngohen e lëshohen për të bërë
qarkullimin e gjakut: barkushja e majtë (e djathtë).
barkvózë mb., edhe si em., keq. 1. barkmadh. 2. barkpangopur.
barkzbrázur mb., edhe si em., i pangrënë, i uritur, barkbosh, barkthatë; kund. barkplot.
barkzbulúar mb., edhe si em., barkjashtë.
bar-lulísht/e,-ja f. sh. -e(t) lokal veror, zakonisht në një lulishte, ku hanë e pinë.
bárm/ë,-a f. sh. -a(t) lëvorja e blertë mbi urrën e drurëve.
barnatár,-i m. sh. -ë(t) farmacist.
barnatór/e,-ja f. sh. -e(t) farmaci.
barngrënës mb., edhe si em., që ushqehet me bar e me bimë të tjera.
barnísht/ë,-a f. sh. -a(t) barishte mjekësore: pi lëng barnishtash.
barój/ë,-a f. sh. -a(t) bar i keq.
barók,-u m. art. stil, kryesisht në arkitekturën e shek. XVI-XVIII, me larmi zbukurimesh e vijash të përkulura. • -,
-e mb. që lidhet me barokun, i barokut: arti barok; stil barok.
baromét/ër,-ri m. sh. -ra(t) 1. spec. vegël e posaçme për të matur shtypjen atmosferike: barometër me zhivë. 2. fig.
masë për zhvillimin e diçkaje: barometër i zhvillimit.
barometrík,-e mb. spec. që lidhet me barometrin, i barometrit; që lidhet me shtypjen atmosferike: ndryshimet
barometrike.
baróm/ë,-a f. ushqimi që ripërtyp kafsha.

10
baromín/ë,-a f. sh. -a(t) tek. shufër hekuri me majë, që përdoret për të hapur vrima për lëndë shpërthyese në
miniera.
barón,-i m. sh. -ë(t) hist. titull i pronarëve feudalë në Evropën Perëndimore, një shkallë më poshtë se konti. •
baronésh/ë, -a f. sh. -a(t) grua me titullin e baronit; e shoqja ose e bija e baronit.
bar/ón jokal. v. III, -ói, -úar mbulohet me bar, gjelbërohet: tash barojnë fushat. • baróhet vetv. v. III e baron: u
barua mali. • barím,-i m. veprimi sipas foljeve. • barúar (i, e) mb. që është mbuluar me bar, i gjelbëruar: lëndinë
e baruar.
barór,-e mb. barishtor.
barós kal., -a, -ur spërkat me bar (pemët etj.). / pës. baróset v. III. • barósj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.
bart kal., -a, -ur mbart. / pës. bártem. • bártj/e,-a f. sh. -e(t) mbartje.
bártë (i, e) mb. 1. që është bërë me bar: kasolle e bartë. 2. që s’ka shije ose kripë: gjellë e bartë.
bártës,-e mb., edhe si em., mbartës.
bartór/e,-ja f. sh. -e(t) shkalc.
barth,-i m. 1. qull me miell, me yndyrë e me zorrë bagëtish. 2. sh. -a(t) anat. bajame.
barurína,-t f. sh. barishte.
barút,-i m. sh. -e(t) 1. lëndë plasëse si pluhur, që përdoret për të mbushur gëzhojat e armëve të zjarrit: erë baruti;
fuçi baruti. 2. si mb. fig. që nxehet shpejt; i zjarrtë: e ka zemrën barut. 3. farat e karabushit të qepës.  e bëri barut
e bëri tym; u bë barut (diçka) u tha shumë e thërrmohet; e ha barutin me grushte është trim i madh në luftë; iu
lag baruti tall. e humbi menjëherë guximin para një kundërshtari etj.; e mbajmë barutin të thatë jemi gjithnjë të
gatshëm për të luftuar.
bárr/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. ngarkesë që mbartet nga një kafshë a nga një njeri: kafshë barre; një barrë dru; anoi barra;
s’e vlen barra qiranë (fig.) është më i madh mundimi se fitimi, s’e vlen t’ia hysh një pune. 2. fig. një sasi e madhe,
një shumicë: me një barrë fëmijë; me një barrë thinja (mustaqe); me një barrë mend; harxhoi para me barrë; kemi
ngrënë një barrë kripë (bashkë) jemi miq a të njohur prej shumë kohësh. 3. fig. detyrë e vështirë, përgjegjësi e
madhe; telash: barra e shtëpisë; i ra barra; iu bë barrë; e ka pasur barrë tërë jetën. 4. fëmija në barkun e nënës;
pjellë, shtatzëni: grua me barrë; u bë (ra, mbeti) me barrë; leja e barrës; dridhej barra në bark të nënës (fig.) ishte
tmerr i madh.
barrës/ón kal. v. III, -ói, -úar mbars. • barrësóhet vetv. v. III mbarset. • barrësím,-i m. mbarsje.
barrëtór,-i m. sh. -ë(t) 1. hamall. 2. qiraxhiu i karvanit. 3. ai që përgjigjet për një punë. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
barrikád/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pengesë prej sendesh të ndryshme që ngrihet nëpër rrugë e sheshe gjatë luftimeve: u
hodh mbi barrikadë. 2. fig. pengesë e fortë për të ndaluar diçka: iu bë barrikadë; në anën tjetër të barrikadës
(matanë barrikadës) në anën e kundërshtarit.
barrós kal., -a, -ur bised. i vë një barrë; e rëndoj shumë. • barrósem vetv. e barros. / pës. barróset v. III. •
barrósj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • barrósur (i, e) mb. shumë i ngarkuar.
bárrsë mb. f. që është me barrë (për kafshët): dosë barrsë.
barrsërí,-a f. të qenët barrsë; koha e barrës.
bárrsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. i rëndë: pleh i barrshëm. 2. fig. i rëndësishëm, me peshë: mik i barrshëm; fjalë e
barrshme.
bas,-i m. sh. -ë(t) muz. zëri më i trashë i këngëtarit; këngëtari a vegla muzikore me zë të tillë.
basamák,-u m. sh. -ë(t) 1. shkallare; parmak anës shkallëve. 2. radhë gurësh mbajtës në dy anët e rrugës me
kalldrëm.
basén,-i m. sh. -e(t) ujëmbledhës; pellg.
bask,-u m. sh. -ë(t) pjesëtar i popullsisë së lashtë, që jeton në veriperëndim të Spanjës dhe në jugperëndim të
Francës; banor vendës i kësaj krahine ose me prejardhej nga kjo krahinë. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që lidhet
me baskët, i baskëve: popullsi baske; gjuha baske.
basketbóll,-i m. sport. lojë me top ndërmjet dy skuadrash, në një fushë me dy tabela e me dy kosha: ndeshje
basketbolli.
basketbollíst,-i m. sh. -ë(t) sport. lojtar basketbolli. • fem. -e, -ja f. sh. -e(t).
baskísht/e,-ja f. gjuha e baskëve. • baskísht ndajf. në gjuhën baske.
básm/ë,-a f. sh. -a(t) pëlhurë e hollë me ngjyra a me zbukurime: fustan basme.
basoreliév,-i m. sh. -e(t) art. skulpturë mbi një faqe të rrafshët.
bast,-i m. sh. -e(t) marrëveshje me një kusht ndërmjet dy vetave që hahen për diçka: vunë (lidhën) bast; e humbi
bastin.
bastár,-i m. sh. -ë(t) kasolle e vogël barinjsh.
bastárd,-e mb., edhe si em. 1. biol. që ka dalë nga kryqëzimi i dy llojeve a i dy racave të ndryshme dhe ka humbur
cilësitë e mira të paraardhësve. 2. fig. përb. i zvetënuar dhe i çoroditur.
bastard/ój kal., -óva, -úar 1. biol. e bëj bastard. 2. fig. përb. e zvetënoj dhe e çorodit; e prish. • bastardóhem vetv.
e bastardoj. / pës. bastardóhem. • bastardím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve. • bastardúar (i, e) mb. që është
bastarduar.
bastís kal., -a, -ur kontrolloj befas e me dhunë në një shtëpi a në një vend tjetër për të gjetur diçka të ndaluar. /
pës. bastísem. • bastísj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: bënë shumë bastisje.
bastún,-i m. sh. -ë(t) 1. shkop me dorezë të kthyer, që mbajnë zakonisht pleqtë. 2. bukë e gjatë dhe e hollë.
bastvënës,-i m. sh. -(it) ai që vë bast.
bash,-i m. sh. -e(t) 1. det. pjesa e përparme e anijes a e varkës: topi i bashit. 2. bised. pjesa më e zgjedhur, lulja,
ajka, balli: bashi i duhanit; bashi i djemve (i nuseve); bashi i vendit. 3. qoshja a kreu i dhomës.
bash pj. bised. pikërisht; për këtë arsye; mu: bash mirë.

11
bashibozúk,-u m. sh. -ë(t) 1. hist. ushtar i trupave të parregullta në Perandorinë Osmane. 2. keq. ushtar i çrregullt e
i padisiplinuar, që vret e plaçkit popullsinë. • -, -e mb. që përbëhet nga bashibozukë; që është karakteristik për
bashibozukët: sjellje bashibozuke.
bashkalésh,-i m. sh. -ë(t) bashkë leshi.
bashkatdhetár,-i m. sh. -ë(t) ai që ka të njëjtin atdhe me një tjetër; bashkëkombës. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkatdhetarí,-a f. libr. të qenët bashkatdhetar me një tjetër.
bashkautór,-i m. sh. -ë(t) autor bashkë me një tjetër në një vepër etj. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkautorësí,-a f. të qenët bashkautor.
bashkekzisténc/ë,-a f. ekzistencë bashkë me një tjetër, bashkëjetesë.
bashkekzist/ój jokal., -óva, -úar ekzistoj bashkë me një tjetër, bashkëjetoj.
báshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gjithë leshi që qethet nga një dele, pa u shprishur: dhjetë bashka. 2. fig. diçka e bardhë, e
fryrë dhe e butë: bashka resh.  ia mori bashkën (dikujt) e shfrytëzoi deri në fund, e qethi mirë.
báshkë ndajf. 1. pranë njëri-tjetrit, jo veç e veç; në të njëjtin vend a grup: rrinë (jetojnë) bashkë; u mblodhën
bashkë; e kemi bërë bashkë. 2. njëkohësisht: arritën bashkë; e kemi mbaruar shkollën bashkë.
báshkë- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shprehin punë a veprime të përbashkëta, lidhje a përgjegjësi
të përbashkëta etj. (p.sh. bashkëbanoj, bashkëfjalim, bashkëlindës, bashkëluftues, bashkëmbyll etj.).
bashkëbised/ój kal., -óva, -úar bisedoj së bashku me të tjerë. • bashkëbisedím,-i m. sh. -e(t) 1. bisedim së bashku
me të tjerë: bashkëbisedime zyrtare. 2. formë e kontrollit të mësimit pa nota.
bashkëbisedúes,-i m. sh. -(it) ai që bisedon së bashku me të tjerë, bisedues. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëfajësí,-a f. drejt. të qenët bashkëfajtor.
bashkëfajtór,-i m. sh. -ë(t) fajtor bashkë me një tjetër në një krim etj. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëfshatár,-i m. sh. -ë(t) ai që është nga i njëjti fshat me një tjetër. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëgjakësí,-a f. 1. të qenët i një gjaku me të tjerë. 2. veter. kryqëzimi i kafshëve të një gjaku.
bashkëjetés/ë,-a f. të jetuarit së bashku me një tjetër a me të tjerë: bashkëjetesa e burrit me gruan; / të qenët
njëkohësisht bashkë me të tjerë: bashkëjetesë paqësore.
bashkëjet/ój jokal., -óva, -úar jetoj së bashku me një tjetër a me të tjerë: bashkëjeton me prindërit; / jam
njëkohësisht bashkë me të tjerë.
bashkëkatundár,-i m. sh. -ë(t) bashkëfshatar. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëkóhës,-e mb., edhe si em., që jeton në të njëjtën kohë, që është i së njëjtës kohë; bashkëkohor: historian
bashkëkohës; bashkëkohësit tanë.
bashkëkohësí,-a f. gjuh. shprehje e dukurive të njëkohshme (për fjalitë kohore).
bashkëkohëtár,-i m. sh. -ë(t) bashkëkohës.
bashkëkohór,-e mb. i kohës sonë, i sotëm; bashkëkohës: letërsia bashkëkohore.
bashkëkómbës,-i m. sh. -i(t) ai që ka të njëjtin komb me një tjetër; bashkatdhetar. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëkryetár,-i m. sh. -ë(t) kryetar së bashku me një kryetar tjetër në një veprimtari etj. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëlídh kal., -a, -ur lidh së bashku; bashkëngjit. / pës. bashkëlídhet v. III. • bashkëlídhj/e,-a f.sh. -e(t) 1.
veprimi sipas foljes. 2. lidhje njerëzish, organizatash, shtetesh etj. për qëllime të përbashkëta: Bashkëlidhja e
Lezhës (hist.). • bashkëlídhur (i, e) mb. i bashkëngjitur. • bashkëlídhur ndajf. bashkëngjitur.
bashkëluftëtár,-i m. sh. -ë(t) shok lufte; luftëtar së bashku me të tjerë në një veprimtari të madhe politike etj.:
bashkëluftëtar i Skënderbeut. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëmarrëdhëni/e,-a f. sh. -e(t) marrëdhënie e ndërsjellë me një tjetër.
bashkëmbárt kal., -a, -ur mbart në të njëjtën kohë edhe diçka tjetër. / pës. bashkëmbártet v. III. •
bashkëmbártj/e,-a f. veprimi sipas foljes.
bashkëmbështétur (i, e) mb. gjeom. që mbështetet në të njëjtën brinjë me një kënd tjetër.
bashkëmoshatár,-i m. sh. -ë(t) moshatar, vërsnik. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëngjít (bashkëngjís) kal., -a, -ur dërgoj një shkresë a një dokument së bashku me një tjetër. / pës.
bashkëngjítet v. III. • bashkëngjítj/e,-a f. veprimi sipas foljes. • bashkëngjítur (i, e) mb. që është bashkëngjitur. •
bashkëngjítur ndajf. ngjitur së bashku me një tjetër; bashkëlidhur: bashkëngjitur ju dërgojmë…
bashkënxënës,-i m. sh. -(it) nxënës i një klase a i një shkolle me një tjetër. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëpëlqím,-i m. libr. pranimi me mirëkuptim i diçkaje ndërmjet dy palëve, zakonisht kundërshtare; vendim i
përbashkët me dëshirën e palëve, konsensus: miratimi i ligjit me bashkëpëlqim.
bashkëpërgjégjës,-e mb., edhe si em., që është përgjegjës bashkë me një tjetër për diçka.
bashkëpërgjegjësí,-a f. libr. të qenët bashkëpërgjegjës me një tjetër për diçka.
bashkëpjesëmárrës,-i m. sh. -(it) libr. pjesëmarrës me një tjetër në një punë etj.
bashkëpjesëmárrj/e,-a f. libr. pjesëmarrje me një tjetër në një punë etj.
bashkëpjesëtár,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar me një tjetër në diçka: bashkëpjesëtarë të pasurisë. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëpronár,-i m. sh. -ë(t) pronar i një pasurie së bashku me një tjetër. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëpronësí,-a f. drejt. pronësi e përbashkët; e drejta mbi një pronë të përbashkët.
bashkëpunëtór,-i m. sh. -ë(t) ai që bashkëpunon me një tjetër në një veprimtari; ai që bashkëpunon me një gazetë,
që punon në një institucion shkencor etj.: bashkëpunëtor i jashtëm i institutit. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëpun/ój kal., -óva, -úar punoj bashkë me një tjetër në një veprimtari; jam bashkëpunëtor i një gazete, i një
institucioni etj. • bashkëpunóhet pavet. • bashkëpuním,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve: bashkëpunim
ekonomik. 2. artikull a studim i një bashkëpunëtori të gazetës ose të revistës. 3. drejt. pjesëmarrje në një vepër
penale: në bashkëpunim me… së bashku me…
bashkëqendrór,-e mb. gjeom. që ka një qendër të përbashkët me një tjetër: rrathë bashkëqendrorë.
bashkëqéni/e,-a f. libr. të qenët bashkë me një tjetër; bashkëjetesë.
bashkëqytetár,-i m. sh. -ë(t) ai që është nga një qytet me një tjetër. • fem. -e, -ja sh. -e(t).

12
bashkëreferát,-i m. sh. -e(t) referat që mbahet krahas një referati tjetër.; referat i hartuar nga dikush së bashku me
një tjetër.
bashkërendít (bashkërendís) kal., -a, -ur vë në një radhë me një tjetër; bashkërendoj. • bashkërendítem vetv. e
bashkërendit. / pës. bashkërendítet v. III. • bashkërendítj/e,-a f. 1. veprimi sipas foljeve; bashkërendim. 2. gjuh.
lloj i lidhjes sintaksore të dy fjalive a të dy gjymtyrëve të fjalisë, që janë të barasvlershme nga ana gramatikore dhe
nuk varen nga njëra-tjetra. • bashkërendítur (i, e) mb. 1. i renditur bashkë me një tjetër, i bashkërenduar. 2. gjuh.
që është i lidhur me bashkërenditje: fjali të bashkërenditura.
bashkërendítës,-e mb. gjuh. që lidh dy fjali a dy gjymtyrë fjalie të bashkërenditura: lidhëz bashkërenditëse.
bashkërend/ój kal., -óva, -úar lidh bashkë; rendoj a përshtat veprime, dukuri etj. për një qëllim; përputh. / pës.
bashkërendóhet v. III. • bashkërendím,-i m. veprimi sipas foljes. • bashkërendúar (i, e) mb. që është
bashkërenduar.
bashkërendúes,-e mb., edhe si em., që bashkërendon: organ bashkërendues.
bashkërí,-a f. sh. -(të) tipar i përbashkët; ngjashmëri, afri.
bashkërísht ndajf. bashkë; njëherësh: vendosëm bashkërisht.
bashkësí,-a f. sh. -(të) 1. të pasurit e diçkaje të përbashkët me një tjetër: bashkësi interesash. 2. lidhje, grup,
bashkim a formë organizimi sipas tipareve të përbashkëta, sipas një parimi etj.: bashkësi ekonomike (territoriale);
bashkësi shtetesh; bashkësia evropiane; bashkësia e qytetit; bashkësi primitive (hist.) komuna primitive; sistemi i
bashkësive (mat.).
bashkëshoqër/ój kal., -óva, -úar e shoqëroj me diçka tjetër; / bujq. mbjell një bimë së bashku me një tjetër në të
njëjtin vend. • bashkëshoqëróhet vetv. v. III e bashkëshoqëroj. • bashkëshoqërím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas
foljeve: bashkëshoqërimi i misrit me fasule.
bashkëshoqërúes,-e mb., edhe si em., që shoqëron dikë a diçka tjetër; / bujq. që bashkëshoqëron një bimë tjetër.
bashkëshórt,-i m. sh. -ë(t) burri kundrejt gruas së vet; burri e gruaja të martuar: e drejta e bashkëshortëve. • fem.
-e, -ja sh. -e(t).
bashkëshortësí,-a f. zyrt. të qenët bashkëshort; jeta bashkëshortore.
bashkëshortór,-e mb. zyrt. që lidhet me bashkëshortët, i bashkëshortëve; që lidhet me bashkëjetesën e të
martuarve: jetë (lumturi, besnikëri) bashkëshortore.
bashkëtingëllór,-e mb. gjuh. që përftohet kur ajri kalon një pengesë në organet e të folurit pa lëvizur tejzat e zërit
(për tinguj si b, c, ç, d etj.); që përbëhet nga tinguj të tillë: togje bashkëtingëllore. • -e, -ja f. sh. -e(t) tingull
bashkëtingëllor: bashkëtingëllore e zëshme (e shurdhët, hundore, grykore).
bashkëvájtj/e,-a f. që lidhet a që përdoret bashkë me një tjetër: në bashkëvajtje me…
bashkëvéndës,-i m. sh. -(it) ai që është nga i njëjti vend me një tjetër; bashkatdhetar. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkëvepr/ój kal., -óva, -úar veproj së bashku dhe njëkohësisht me një tjetër; jam në lidhje e ndikim të
ndërsjellë me një tjetër. • bashkëvepróhet vetv. v. III e bashkëveproj. • bashkëveprím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas
foljeve: bashkëveprimi i njeriut me natyrën; në bashkëveprim me … (libr.) së bashku me…
bashkëveprúes mb., edhe si em., që bashkëvepron me një tjetër: forca bashkëvepruese.
bashkëvúajtës,-i m. sh. -(it) ai që ka vuajtur së bashku me të tjerë. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bashkí,-a f.sh. -(të) organi kryesor shtetëror i administratës vendore në qytete; ndërtesa e këtij organi; formë e
administrimit shtetëror vendor: kryetari i bashkisë; u mblodhën para bashkisë.
bashkiák,-e mb. që lidhet me bashkinë, i bashkisë: këshilli bashkiak; zgjedhjet bashkiake.
bashk/ój kal., -óva, -úar 1. afroj dy a më shumë sende sa të puqen; lidh ose shkrij pjesë a njësi të veçanta në një
të vetme, në një grup a në një vijë; kund. ndaj, veçoj: bashkuan tryezat; bashkuan bagëtinë; bashkoj thepin me
shtjekëzën (usht.). 2. fig. lidh ngushtë, i bëj një; shtrëngoj radhët: bashkon njerëzit; i bashkon një qëllim i shenjtë;
bashkojmë zërin me … • bashkóhem vetv. 1. hyj në një grup me të tjerë: u bashkuan me grevistët. 2. fig. lidhem
me një tjetër për një çështje të përbashkët; pajtohem me dikë në një mendim a në një kërkesë, marr anën e tij:
bashkohem me propozimet e diskutuesve. 3. bised. martohem. / pës. bashkóhem. • bashkím,-i m. sh. -e(t) 1.
veprimi dhe gjendja sipas foljeve: bashkimi bën fuqinë (fj. u.). 2. lidhje njerëzish në organizata politike e
shoqërore, sipas profesionit etj.; lidhje organizatash, shtetesh etj. sipas një marrëveshjeje: Bashkimet profesionale
(hist.); Bashkimi i rinisë (hist.); Bashkimi i gazetarëve; bashkime monopoliste; Bashkimi Jugafrikan. 3. kim.
bashkëveprimi i atomeve të dy a më shumë elementeve: bashkimi i oksigjenit me hidrogjenin. • bashkúar (i, e)
mb. që është bashkuar me dikë a me diçka: të jemi të bashkuar.
báshku (së) ndajf. bashkë, tok: punojmë së bashku.
bashkudhëtár,-i m. sh. -ë(t) 1. shok udhe. 2. fig. ai që bashkohet përkohësisht ose rastësisht me dikë a me diçka.
• fem. -e, -ja sh. -e(t): bashkudhëtare e periudhës kalimtare.
bashkudhët/ój jokal., -óva, -úar 1. udhëtoj së bashku me një tjetër. 2. v. III fig. bashkohet përkohësisht a
rastësisht me dikë a me diçka, shoqëron. • bashkudhëtím,-i m. veprimi sipas foljes.
bashkúes,-e mb., edhe si em., që shërben a që ndihmon për të bashkuar në një të vetme: forcë bashkuese; unazë
bashkuese; bashkuesi i shulit të pushkës.
bashtinár,-i m. sh. -ë(t) hist. pronar bashtine.
bashtín/ë,-a f.sh. -a(t) 1. hist. tokë e trashëgueshme e një familjeje fshatare në sistemin e timareve. 2. kopsht,
bahçe: ara e bashtina.
bat,-i m. sh. -a(t) grackë për zogj, me një rrasë mbi një gropë: kunji i batit. / kurth.
baták,-u m. sh. -ë(t) 1. vend me ujë të ndenjur e me baltë; lerë, llucë: ngeci (ra) në batak; erë bataku. 2. fig.
gjendje e amullt dhe e ndyrë; / fundërri, llum: ka rënë në batak ka rënë në llum; e la në batak e la në baltë.
batakçí,-u m. sh. -nj(të) bised. ai që përpiqet t’ia hedhë tjetrit, i pandershëm, mashtrues.
batakçillë/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. sjellje e veprim prej batakçiu.
batakovín/ë,-a f. sh. -a(t) batak i madh; vend me batakë.

13
batalión,-i m. sh. -e(t) njësi ushtarake e regjimentit, që ka disa kompani; njësi e tillë vullnetarësh në aksione:
batalion këmbësorie; batalioni i rinisë; komandanti i batalionit.
batáll,-e mb. bised. 1. që nuk hyn në punë për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm; / i papunuar, djerr: mall
batall; tokë batalle. 2. fig. i trashë e i ngathët: batall nga mendja. • batáll ndajf. kot; pa punë: na la batall; e bëri
batall e prishi, e nxori jashtë përdorimit.
batállës,-e mb., edhe si em., bised. që rri pa punë, që sillet kot.
batallín/ë,-a f. sh. -a(t) bised. batallishtë.
batallísht/ë,-a f. sh. -a(t) bised. tokë djerr; tokë joprodhuese.
batall/ój kal., -óva, -úar bised. 1. e lë pa punë, e lë batall. 2. e prish, e nxjerr jashtë përdorimit. • batallóhem vetv.
e batalloj.
bataníj/e,-a f. sh. -e(t) mbulesë leshi, pambuku etj., e ngjeshur e me push: batanije sintetike.
bataré,-ja f. sh. -(të) 1. e shtënë me disa armë zjarri njëherësh: batare pushkësh. 2. fig. breshëri: batare të
sharash.
batbát ndajf. mënyrë të luajturi me turrë, që disa burra të ulur në rreth e kalojnë dorë më dorë fshehurazi.
baterí,-a f. sh. -(të) 1. usht. njësi artilerie prej disa togash: bateri kundërajrore. 2. fig. goditje a sulme të
përqendruara: bateri kritikash. 3. fiz. grup i lidhur pilash, akumulatorësh a kondensatorësh: radio me bateri.
batërdí,-a f. sh. -(të) bised. shkatërrim i madh, rrënim; kërdi.
batërdís kal., -a, -ur bised. shkatërroj krejt, rrënoj; dërrmoj. • batërdísem vetv. e batërdis. / pës. batërdísem. •
batërdísj/e,-a f. shkatërrim i plotë, rrënim. • batërdísur (i, e) i shkatërruar krejt, i rrënuar.
batíc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ngritja e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në ditë; det i fryrë; kund. zbaticë. 2. fig.
ngritja e një lëvizjeje, e një veprimtarie etj.; fuqizim; vërshim: baticë ndjenjash.
batís kal., -a, -ur bised. 1. edhe fig., e rrëzoj përtokë, e përmbys; e vë poshtë; pllakos: e batisi dheu; më batisi
malli. 2. përpajnoj. 3. jokal. ia beh: batisi lumi. • batíset vetv. v. III e batis: u batis muri. / pës. batísem. • batísj/e,-
a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.
batiskáf,-i m. sh. -ë(t) anije e mbyllur e me pajisje të posaçme, që zhytet në thellësi të ujërave për studime.
bat/ój kal., -óva, -úar 1. anoj. 2. përmbys. • batóhet vetv. v. III 1. anohet. 2. përmbyset. / pës. batóhet v. III. •
batím,-i m. 1. anim. 2. përmbysje.
báth/ë,-a f. sh. -ë(t) bot. 1. bimë barishtore, me kërcell të gjatë e me lule të bardha, që mbillet edhe për bishtajat e
kokrrat e saj, të cilat gatuhen gjellë: bathë të njoma (të thata). 2. pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa
bimë të tilla: bathë deti çiçibanoz; bathë e egër barishte e egër malore, e helmët.  bathë, bathë, po një kokërr të
njëjtën gjë përsërit; bathë e mbirë në udhë njeri pa njeri; siç duken bathët … siç duket, s’do të kemi gjë; i ka
bathët të numëruara është ngushtë ekonomikisht; / nuk do të rrojë shumë; s’i ka bathët të mbara nuk i venë
punët mirë.
báth/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. 1. barishte me gjethe si të zambakut, me lule të bardha a të verdha e me zhardhok. 2.
badër.
báthëz,-a f. sh. -a(t) 1. bot. bimë barishtore si batha, me bishtaja e me kokrra më të vogla. 2. kokrriza që bëhet nga
thumbimi i grerëzës etj.
bathísht/ë,-a f. sh. -a(t) 1. tokë me bathë, bathore. 2. kërcell i thatë bathe: shkulën (dogjën) bathishtat.
báthj/e,-a f. sh. -e(t) që e ka kokrrën si të bathës (për qershi etj.).
bathór/e,-jaI f. sh. -e(t) bot. shpatore.
bathór/e,-jaII f. sh. -e(t) 1. bathishtë. 2. fasule kokërrmadhe.
baúl/e,-ja f. sh. -e(t) arkë e vogël me kapak të përkulur: baulja e nuses.
baxhanák,-u m. sh. -ë(t) burri i motrës së gruas, mjeshtak.
báxh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dritare e vogël në çati; vend i hapur e me kapak në tavan, që shërben për t’u futur nën çati.
2. dhomë midis tavanit e çatisë.
báxho,-ja f.sh. -(t) punishte e vogël pranë staneve, ku mblidhet e përpunohet qumështi: djathë baxhoje.
báz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pjesa e poshtme e një trupi, mbi të cilën ky mbështetet diku. 2. gjeom. brinja e një figure ose
sipërfaqja e një trupi, mbi të cilën ngrihet pingul lartësia: baza e trekëndëshit (e piramidës). 3. parim themelor a
tërësi parimesh ku mbështetet një shkencë etj.; njohuritë themelore të një fushe të dijes: bazat e astronomisë; hodhi
bazat e kimisë; arsyetim pa baza; flet pa baza; në bazë të … (mbi bazën e …) duke u mbështetur në …, sipas …4.
tërësia e sendeve dhe e kushteve të domosdoshme për një veprimtari; qendër me mjetet e nevojshme për një punë:
bazë teknike (mësimore); bazë detare (ajrore, bërthamore) (usht.). 5. ek. tërësia e marrëdhënieve në prodhim, që i
përgjigjen shkallës së zhvillimit të forcave prodhuese të shoqërisë në një periudhë historike: baza ekonomike; baza
dhe superstruktura. 6. organet më të ulëta të administratës, ndërmarrjet a institucionet vartëse, rrethet etj. kundrejt
organeve drejtuese të qendrës: punonjësit e bazës; zbres në bazë. 7. vend strehimi i përkohshëm: bazë ilegale. 8.
diçka që merret si pikënisje, si masë etj.; pjesa kryesore e diçkaje: bazë e një sistemi numërimi. 9. kim. bashkim
kimik, që me acide jep kripëra dhe ujë. 10. si mb. kryesor, themelor: tekst bazë; parime bazë; rroga bazë.
bazík,-e mb. kim. që përmban baza; që ka vetitë e bazës: kripë bazike; tokë bazike.
baz/ój kal., -óva, -úar e mbështet në diçka; arsyetoj para se të vendos. • bazóhem vetv. e bazoj: mos u bazo në
fjalët e tij. • bazím,-i m. veprimi sipas foljeve. • bazúar (i, e) i mbështetur.
bazúk/ë,-a f. sh. -a(t) usht. armë zjarri kundërtanke, me një grykë të gjerë, që ushtari e mbështet në sup.
be,-ja f. sh. -(të) përmendja e një gjëje të shenjtë a të shtrenjtë për të vërtetuar ose për të mohuar diçka; fjalët që
thuhen për këtë; betim: be e rreme; be më (në, për) zotin (më djalin); guri i besë (etnogr.) gur mbi të cilin
betoheshin; zë be betohem; bën be e rrufe; e shkeli benë; e vuri në be; asnjë për be as edhe një; me be lëshon
hënën përdhe premton shumë, por s’bën asgjë. * bëj be (për dikë) e nderoj shumë, e çmoj; ia ka bërë benë ka
vendosur ta ndëshkojë e të hakmerret patjetër.
béb/e-jaI f. sh. -e(t) foshnjë: pudër për bebe.

14
béb/e-jaII f. sh. -e(t) [bébëz, -a f. sh. -a(t)] rreth i vogël në qendër të së zezës së syrit, nëpër të cilin hyn drita,
ninëz: e ruan si beben e syrit.  nuk i dridhet (nuk i luan) bebja e syrit s’i trembet asgjëje; e shikon në bebe të
syrit nuk trembet fare; / përkujdeset shumë e me merak për dikë, e sheh në dritë të syrit.
béc,-i m. sh. -a(t) 1. qengj i vogël. 2. fig. fëmijë i urtë e i butë, qengj.
bedél,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese;
pagesa në vend të këtyre shërbimeve: shkoi bedel; pagoi bedelin. 2. fig. bised. keq. ai që bën një punë në vend të
një tjetri: bedel i të tjerëve; • bedél ndajf. kot, për dikë tjetër: u vra bedel.
bedén,-i m. sh. -a(t) 1. pjesë muri, e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle: u hodhën mbi bedena.
2. shirit cohe dhëmbë-dhëmbë, që qepet buzës së një rrobe për zbukurim: shami me bedena; / diçka dhëmbë-
dhëmbë, dhëmbëz: gjethe me bedena; beden malesh.
beduníc/ë,-a f. sh. -a(t) bot. 1. shkurre me gjethe të imëta e të tulta dhe me lule të merme; mënishte. 2. sherbelë.
béfas ndajf. menjëherë e papritur: hyri befas; vdiq befas.
befasí,-a f. gjendja kur jemi të papërgatitur për diçka që vjen papritur; të qenët i papritur: e zuri (e kapi) në befasi;
sulmuan në befasi.
befasísh/ëm (i), -me (e) mb. që bëhet në befasi, i papritur: sulm (kontroll) i befasishëm. • befasíshëm ndajf. në
mënyrë të befasishme: u shfaq befasishëm.
bafasísht ndajf. befas.
befas/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të habitet shumë me diçka të papritur: më befasoi me atë që më tha. 2. e sulmoj
në befasi; e kap në befasi. • befasóhem vetv. e befasoj. • befasím,-i m. veprimi sipas foljeve. • befasúar (i, e) mb. i
habitur nga diçka e papritur.
béftë (i, e) mb. i papritur, që vjen befas.
beg,-u m. 1. bej. 2. kalli misri me kokrra të kuqërreme.  ndalu beg, se ka hendek s’të lë kush të bësh si të duash.
begátë (i, e) mb. i begatshëm.
begatí,-a f. sh. -(të) mirëqenie, pasuri të mirash; bollëk: begatitë e natyrës; burim begatie; rron në begati.
begat/ój kal., -óva, -úar i shtoj të mirat, e bëj të begatshëm, e pasuroj. • begatóhem vetv. e begatoj. • begatím,-i
m. veprimi sipas foljeve: begatimi i vendit.
begatór,-e mb. pjellor, i begatshëm; i pasur.
begátsh/ëm (i), -me (e) mb. që ka shumë të mira; i pasur, i begatë, begator, pjellor; shumë i frytshëm: vend i
begatshëm; vit i begatshëm; bashkëpunim i begatshëm.
begení,-a f. bised. mirësjellje e nderim kundrejt dikujt; përfillje: të pret me begeni.
begenís kal., -a, -ur bised. sillem mirë me dikë, zakonisht të një shkalle më të ulët, e afroj, e përfill dhe e nderoj:
as begenisi t’i hidhte sytë; / edhe jokal. vlerësoj e përfill diçka. / pës. begenísem. • begenísj/e,-a f. veprimi sipas
foljes. • begenísur (i, e) mb. që i begenis të tjerët: njeri i begenisur.
begún,-i m. sh. -ë(t) lepurush.  u bë begun u dobësua shumë.
beh,-u m. bised. 1. vëmendje e madhe e gatishmëri për t’u ruajtur nga diçka e papritur: rrinte në beh. 2. befasi: i
ra në beh. * s’i bëj beh s’i trembem.
beh jokal., -a, -ur bised. vij a shfaqem befasisht; më zë në befasi: ia behu në derë; ia behu shiu. • béhj/e,-a f.
ardhja befas e dikujt a e diçkaje.
behár,-i m. sh. -e(t) bised. 1. muajt e ngrohtë të vitit; vera: shi behari; vapa (ethet) e beharit; ç’lë dimri, e gjen
behari (fj. u.); me nje lule s’vjen behari (fj. u.). 2. si mb. fig. i qeshur e i përzemërt, i çelur e gojëmbël; i gëzuar: u
bë behar u çel në fytyrë.  e ka gojën behar thotë gjithnjë fjalë të mira; më bëhet zemra behar gëzohem shumë;
(është) behar nga mendja (është) i lehtë, i papjekur; mendjelehtë.
beháre(-t) f. sh. bised. erëza.
beharísht,-e mb. veror: rroba beharishte. • beharísht ndajf. bised. si për behar: ishte veshur beharisht.
behar/ój jokal., -óva, -úar bised. veroj. • beharím,-i m. verim.
beharór,-e mb. bised. veror: veshje beharore.
be/j,-u m. sh. -jlérë(t) 1. hist. pronar tokash në sistemin ekonomik feudal. 2. titull i vjetër osman për qeveritarin e
një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait: beu i fshatit. 3. zotëri (zoti) (me nderim): erdhi Qemal
beu. • fem. bejlerésh/ë,-a sh. -a(t) e shoqja ose e bija e beut.
bejk,-u m. sh. -ë(t) dash i bardhë. • fem. -ë, -a sh. -a(t) dele e bardhë: lesh bejke.
bejkúsh,-i m. sh. -ë(t) bejk.
bejlé/g, -gu m. sh. -gje(t) vjet. dyluftim: ndau bejlegun bëri dyluftim.
bejlegtár,-i m. sh. -ë(t) vjet. pjesëmarrës i dyluftimit.
bejlurçín/ë,-a m. sh. -a(t) mospërf. bej i vogël ose i rënë nga vakti.
bejllëk,-u m. 1. hist. të qenët bej; pozita e beut; / përmb. bejlerët. 2. fig. keq. jetë e shkujdesur e me gjithë të mirat
në kurriz të të tjerëve; sjellje fodulle dhe e ashpër.
bejtár,-i m. sh. -ë(t) ai që bën bejte, bejtexhi.
béjt/e,-ja f. sh. -e(t) vjershë me strofa dyvargëshe në poezinë e Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shek. XVII-
XVIII; vjershë lirike a humoristike që thuret aty për aty; / keq. vargje pa vlerë, vjershë e keqe.
bejtexhí,-u m. sh. -nj(të) bejtar: letërsia e bejtexhinjve.
bekçí,-u m. sh. -nj(të) vjet. rojtar i arave, i vreshtave a i fshatit.
bek/ój kal., -óva, -úar 1. fet. i jap hirin e perëndisë duke i bërë kryqin dhe duke shqiptuar lutje: bekoi martesën
(bereqetin). 2. i uroj mbarësi e lumturi; i jap uratën; kund. mallkoj: bekoj ditën që linde. • bekóhem vetv. e bekoj. /
pës. bekóhem. • bekím,-i m.sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. uratë; fjalë a shprehje mirënjohjeje: bekimi i
nënës; ju pastë lënë bekimin! (ur. kur ka vdekur nëna a babai). • bekúar (i, e) mb. 1. fet. që ka marrë bekimin; i
shenjtëruar: ujë i bekuar. 2. edhe si em., i mbarë, i uruar; që dëshirojmë të jetë i tillë: ç’u bë, i bekuari? 3. fig. i
begatshëm; fatbardhë: vend i bekuar; dorë e bekuar.

15
bektashí,-u m. sh. -nj(të) fet. pasues i bektashizmit; besimtar i fesë bektashiane: teqeja e bektashinjve.
bektashián,-e mb. fet. që lidhet me bektashizmin a me bektashinjtë, i bektashizmit a i bektashinjve; që ndjek
bektashizmin: komuniteti bektashian; poezia bektashiane.
bektashíz/ëm,-mi m. fet. sekt mysliman, i krijuar në shek. XV, që ka elemente të panteizmit.
bel,-iI m. sh. -e(t) pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut poshtë kraharorit, mes; pjesa e veshjeve në këtë vend: me
bel të këputur me bel shumë të hollë; fustan me bel; e kapi për beli; kam dhimbje në bel.  rri me duar në bel (në
mes) nuk punon e bën sehir të tjerët.
bel,-iII m. sh. -a(t) vegël bujqësore si lopatë, me teh më të vogël e më të fortë, që përdoret për të hapur hendek etj.:
bel ulluk bel me teh si lug.
belá,-ja f. sh. -(të) dhe -ra(t) bised. punë që sjell ngatërresa; kokëçarje: e ka bela; ra në bela; i hapi belara; e bleu
belanë me para; për bela… për të sjellë kokëçarje; / për fat të keq; iu bë (i ra) bela iu bë barrë; i ra më qafë.
belaçór,-e mb., edhe si em., bised. belamadh.
belamádh,-e mb., edhe si em., bised. që të nxjerr belara; si mallk. që belara!: njeri belamadh; erdhi belamadhi.
belaqár,-e mb., edhe si em., bised. belamadh.
bélas ndajf. për beli: u kapën belas.
belbacák,-e mb., edhe si em., mospërf. i belbër.
belbacúk,-e mb., edhe si em., mospërf. i belbër.
belbán,-e mb., edhe si em., i belbër.
bélb/e,-ja f. sh. -e(t) patë e egër me trup të vogël, që këlthet me zë të ndërprerë.
bélb/em vetv., -a (u), -ur bëhem i belbër; filloj të belbëzoj. • bélbj/e,-a f. veprimi dhe gjendja sipas foljes.
bélbër (i, e) [bélbët (i, e)] mb., edhe si em., që i mbahet goja ose që nuk i shqipton fjalët qartë. • bélbër ndajf.
duke belbëzuar: flet belbër.
belbërí,-a f. të qenët i belbër.
belbëzák,-e mb. që shqiptohet me belbëzim: fjalë belbëzake.
belbëz/ój (belbër/ój) jokal. dhe kal., -óva, -úar flas me fjalë të ndërprera e të cunguara (kur më mbahet goja, kur
mësoj të flas etj.); murmurit: ka nisur të belbëzojë fëmija. • belbëzóhem (belbëróhem) vetv. bëhem i belbër. •
belbëzím,-i (belbërím,-i) m.sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. të folur duke belbëzuar; fjalë të shqiptuara nëpër
dhëmbë, murmuritje.
belbëzúes,-e mb. si e shqipton një i belbër; që dëgjohet si belbëzim: me zë belbëzues.
belbít/em vetv., -a (u), -ur luhatem; mekem: flaka belbitej. • belbítj/e,-a f. luhatje; mekje.
belbújë mb., edhe si em., belban.
belg,-u m. sh. -ë(t) belgjian. • fem. -e, -ia sh. -e(t). • -, -e mb. belgjian.
belgjérë mb., edhe si em., që e ka belin të gjerë; kund. belngushtë.
belgjián,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Belgjikës ose me prejardhje nga Belgjika. • fem. -e, -ia sh. -e(t). • -, -e mb.
që lidhet me belgjianët a me Belgjikën, i belgjianëve a i Belgjikës.
belgjík,-u m. sh. -ë(t) pushkë belgjiane (para Luftës II Botërore).
belhóllë mb., edhe si em., që e ka belin të hollë, meshollë; kund. beltrashë: vajzë belhollë.
belík,-e mb., edhe si em., vjet. shtetëror: tokë belike; mall belik (fig.) mall pa zot.
belkëpútur mb., edhe si em., belhollë, meshollë.
belngúshtë mb., edhe si em., që e ka belin të ngushtë; kund. belgjerë.
bel/ój kal., -óva, -úar punoj me bel. • belím,-i m. veprimi sipas foljes.
belór/e,-ja f. sh. -e(t) bluzë grash e gjatë deri në bel.
beltár,-i m. sh. -ë(t) ai që punon me bel.
beltráshë mb., edhe si em., që e ka belin të trashë; kund. belhollë.
belunázë mb., edhe si em., poet. belhollë, meskëputur.
belúshk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. troftë më e vogël se korani.
bellúz,-i m. sh. -e(t) cohë me push, e lëmuar e me shkëlqim: fustan (perde) belluzi.
bend,-iI m. sh. -e(t) ujëmbledhës i vogël: bendi i mullirit.
bend,-iII m. sh. -e(t) shpoti: flet me bende; / gjepura.  (është) në bend të mirë (është) në qejf.
bend,-iIII m. sh. -e(t) keq. ai që i shkon dikujt pas për të përfituar.
benediktín,-e mb., edhe si em., fet. që lidhet me sektin e shën Benediktit: abaci benediktine.
benevrékë(-t) f. sh. brekushe; të mbathura të gjata: benevrekë burrash.
ben/g,-gu m. sh. -gje(t) zool. zog sa trumcaku, me pupla të verdha e me sqep të kuq, fikës.
beniamín,-i m. sh. -ë(t) libr. i përkëdheluri i dikujt.
benzín/ë,-a f. lëng që nxirret nga nafta, i avullueshëm e pa ngjyrë, që ndizet shpejt dhe përdoret për motorë etj.:
makinë (çakmak)me benzinë; erë benzine; pastroj me benzinë.  i hedh benzinë zjarrit nxit grindjen; ndez më
shumë një diskutim etj.; i vuri benzinën e shkatërroi krejt.
benzól,-i m. lloj benzine, më e pastër e më e fortë, që përdoret për disa motorë, për lëndët ngjyrosëse etj.: benzol
aeroplanësh.
beqár,-e mb., edhe si em., i pamartuar (për të rriturit): mbeti beqar; jetë beqari.
beqarí,-a f. të qenët beqar: në kohën e beqarisë; / përmb. beqarët.
beqarllëk,-u m. bised. beqari.
ber,-i m. sh. -e(t) 1. hark; lakesë: beri i urës. 2. bot. barishte me kërcell të gjatë, të fortë e me gjemba; / shigjetë
prej kërcellit të saj: hark e ber. 3. zool. shigjetull.
berátas,-i m. sh. -(it) banor vendës i Beratit ose me prejardhje nga Berati. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me beratasit a me Beratin, i beratasve a i Beratit: këngë beratase.

16
berbér,-i m. sh. -ë(t) ai që ka për mjeshtëri të qethë flokët e të rruajë, floktar. * bëhet berber në kokën e tjetrit e
mëson diçka në kurriz të tjetrit.
bereqét,-i m. sh. -e(t) 1. drithë; të lashtat: mblodhën bereqetin. 2. fig. fryt, dobi; vlerë: punë (fjalë) pa bereqet; me
bereqet! (ur.).  i ka bereqet dora bën punë të frytshme; e kam me bereqet më ka duk.
bereqétsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që ka prodhime të mbara; që sjell bereqet: vit i bereqetshëm; shi i bereqetshëm.
2. fig. i frytshëm, i dobishëm; me vlerë: punë e bereqetshme.
berét/ë,-a f. sh. -a(t) kapelë e sheshtë e pa strehë: beretë marinari.
bérëz,-a f. sh. -a(t) 1. drugëz prej kallami për të mbledhur fillin. 2. zool. lloj bishtatundësi me këmbë shumë të
holla.
berihá,-ja f. bised. thirrje kushtrimi: dha berihanë; pas berihasë siç bëjnë a siç thonë të tjerët; kuturu; për beriha
për zhurmë e për bujë.  i vuri berihanë e vuri në lojë; e talli me të thirrura.
berílium,-i m. kim. metal i rrallë ngjyrë hiri, i lehtë e i brishtë (simboli Be).
berónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. gjarpër i gjatë, që ecën me kokën përpjetë. 2. edhe si mb., fig. grua që nuk lind,
barkthatë, barkshuar; kafshë shterpë; tokë jopjellore. 3. bot. ashe.
berr,-i m. sh. -a(t) bagëti e imët: mish berri; çdo berr varet nga këmbët e veta (fj. u.) secili përgjigjet për punët e
veta e i del zot vetes.
berréjshëm mb. që bën be të rreme.
bésa pj. bised. të them të drejtën…: besa, as vetë s’e di.
besa-bés/ë,-a f. besë për t’u lidhur fort me dikë: mik me besa-besë; e bënë me besa-besë.
besár,-e mb., edhe si em., që e mban fjalën e dhënë, i besës.
besatár,-i m. sh. -ë(t) vjet.1. besëlidhës; besnik. 2. besimtar.
besat/óhem vetv., -óva (u), -úar lidhem me besa-besë. • besatím,-i m. veprimi sipas foljes.
bés/ë,-a f. 1. fjala e dhënë me sigurinë se do të mbahet, fjala e nderit për një zotim: i doli nga besa; për besë! për
fjalë të nderit; me të vërtetë; besa e burrit - pesha e gurit (fj. u.); besa e shqiptarit si purteka e arit (fj. u.); shtëpinë
e mban muri, besën e mban burri (fj. u.). 2. besim i plotë, mirëbesim; besnikëri; besëlidhje: njeri me besë; i zë besë
i besoj; s’ka besë nuk mund t’i besohet; ia la në besë. 3. etnogr. zotim i familjes së të vrarit për vrasësin se nuk do
ta marrë gjakun për një kohë të caktuar; pezullim i gjakmarrjes pas kësaj fjale; koha sa zgjat ky pezullim; mbrojtja
që gëzon miku nga mikpritësi: i ra në besë; i dha besë; e vrau në besë. • bésës (i, e) mb. i fjalës, besnik: njeri i
besës.  s’pata besë nuk më besohej; nuk më durohej; e preu (e hëngri) në besë e tradhtoi; s’e mbajti fjalën.
besëkéq,-e mb., edhe si em., i pabesë, besëprerë; kund. besëmirë.
besëkótë mb. besëtytë.
besëkotësí,-a f. sh. -(të) besëtytni.
besëlídhës,-i m. sh. -(it) pjesëtar i një besëlidhjeje; besëtar.
besëlídhj/e,-a f. sh. -e(t) lidhja me besë për një qëllim të përbashkët: besëlidhja shqiptare; Besëlidhja e Lezhës.
besëlídhur,-i m. sh. –(it) besëlidhës.
besëlíg,-ë mb., edhe si em., i pabesë, besëkeq; kund. besëmirë.
besëmírë mb., edhe si em., që e mban besën; kund. besëkeq, besëlig.
besëpákë mb., edhe si em., që nuk ka besim te dikush a për diçka; kund. besëplotë.
besëplótë mb., edhe si em., që ka besim të plotë te dikush a për diçka; kund. besëpakë.
besëprérë mb., edhe si em., që të pret në besë; i pabesë.
besëprérës,-e mb., edhe si em., besëprerë.
besëqén,-e mb., edhe si em., shar. i pabesë.
besërísht ndajf. me besë; besnikërisht: u lidhën besërisht.
besëshkálë mb., edhe si em., besëshkelës.
besëshkálj/e,-a f. besëshkelje.
besëshkélës,-e mb., edhe si em., që e shkel besën, besëthyes, besëshkalë; tradhtar..
besëshkélj/e,-a f. shkelja e besës, besëthyerje, besëshkalje; tradhti.
besëtár,-i m. sh. -ë(t) besëlidhës; besnik.
besëtýtë mb., edhe si em. m., që beson në gjëra të kota; i dhënë pas besimeve të kota.
besëtytní,-a f. sh. -(të) besimi se disa shenja parathonë të ardhmen, sjellin mbarësi a fatkeqësi etj.; besim i kotë,
besëkotësi.
besëtytnór,-e mb. që mbështetet në besëtytni: nderim besëtytnor.
besëthýer mb., edhe si em., besëshkelës.
besëthýerj/e,-a f. besëshkelje.
besëthýes,-e mb., edhe si em., besëshkelës.
besimtár,-e mb., edhe si em., që beson në fe; fetar.
besník,-e mb., edhe si em. 1. që e mban besën e dhënë; që nuk e tradhton kurrë atë, me të cilin është lidhur: shok
besnik; grua besnike. 2. që e pasqyron diçka me vërtetësi e përpikëri: përkthim besnik.
besnikërí,-a f. të qenët besnik: e zbatoi me besnikëri.
besnikërísht ndajf. me besnikëri.
bes/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar 1. kam besim te dikush a për diçka; i zë besë; mendoj, kujtoj: i besoj fjalës së tij;
beso e kontrollo!; besoj se po; s’u besova syve (veshëve) u habita shumë kur e pashë (kur e dëgjova); nuk i beson
as këmishës së vet; / i ngarkoj dikujt një punë me bindjen se do ta kryejë; i tregoj një të fshehtë, i bindur se do ta
ruajë: i besuan detyrën e drejtuesit; i besoi fëmijët. 2. kam pranuar një fe, jam fetar. • besóhem vetv. 1. (me trajtë
të shkurtër përemërore) i besoj dikujt dhe e lë veten në dorë të tij. 2. si pavet. kam besim, besoj: nuk besohet se do
të vijë ajo ditë. • besím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. bindja se diçka është e vërtetë ose që do të kryhet
patjetër; siguria që kemi te një njeri i zoti, i ndershëm, i drejtë etj.: besim i plotë (i tepruar, i verbër); me besimi për

17
të ardhmen; kam besim besoj; të ngjall besim; e humbi besimin. 3. fe; pranimi i saj: besimi mysliman (i krishterë). •
besúar (i, e) mb., edhe si em., që gëzon besimin e dikujt; besnik: njeri i besuar.
besúes,-e mb. që beson; kund. mosbesues.
besueshmërí,-a f. të qenët i besueshëm; besimi që kemi ndaj dikujt a ndaj diçkaje: e humbi besueshmërinë.
besúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund t’i besohet; që mund të besohet: njeri i besueshëm; lajm i besueshëm.
beshamél,-i m. gjell. salcë e trashë, që bëhet me miell, me qumësht, me vezë e me gjalpë.
bésht/e,-ja f. sh. -e(t) profkë.
beshtemádh,-e mb., edhe si em., profkatar.
betár,-i m. sh. -ë(t) etnogr. ai që dëshmonte me be për pafajësinë e dikujt. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
betéj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ndeshje me armë në një fushë lufte; ndeshje e ashpër ndërmjet forcash kundërshtare: betejë
tokësore (ajrore, detare); ra në betejë. 2. fig. veprimtari e gjerë me përpjekje të mëdha për një detyrë të
rëndësishme; luftë: beteja për jetën.
betó/hem vetv., -óva (u), -úar 1. bëj be për diçka; bëj betimin; / i jap besën dikujt: betohem për sytë e ballit!; u
betuan para flamurit. • betój kal. rrallë. e vë në be dikë. • betím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. premtim
solemn për t’i qëndruar besnik dikujt a diçkaje; fjalët e këtij premtimi: betim ushtarak; shkeli betimin. • betúar (i,
e) mb. që qëndron deri në fund në të vetën, që s’tërhiqet kurrë: armik i betuar.
betón,-i m. lëndë ndërtimi, që gatuhet duke përzier çimento me zhavorr e me ujë: urë (shtyllë) betoni.
betonarmé,-ja f. sh. -(të) ndërt. hekurbeton.
beton/ój kal., -óva, -úar mbush a shtroj me beton. / pës. betonóhet v. III. • betoním,-i m. veprimi sipas foljes:
betonimi i këmbëve të urës. • betonúar (i, e) mb. që është betonuar.
betóntë (i, e) mb. që është prej betoni: mur i betontë.
bethýer mb., edhe si em., bethyes.
bethýes,-e mb., edhe si em., që thyen a që shkel benë.
bezdí,-a f. sh. -(të) bised. mërzi a shqetësim nga dikush që s’e duam ose nga diçka e pakëndshme: më bën bezdi;
kam bezdi mërzitem.
bezdís kal., -a, -ur bised. i sjell bezdi: më bezdisën mizat; të bezdis me pyetje; më fal që të bezdisa! • bezdísem
vetv. e bezdis: mos u bezdisni me mua! / pës. bezdísem. • bezdísj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • bezdísur (i, e) mb.
i bezdisshëm.
bezdíssh/ëm (i), -me (e) mb. bised. që të bezdis: fëmijë i bezdisshëm. • bezdísshëm ndajf. në mënyrë të
bezdisshme: sillej bezdisshëm.
béz/e,-ja f. sh. -e(t) pëlhurë pambuku pak e ashpër, që përdoret për çarçafë, për ndërresa etj.: këmishë bezeje.
bézg/ë,-a f. sh. -a(t) bot. shkurre me gjethe heshtake e me lule të verdha në tufë, që tërheqin bletët, sfakë.
bezistán,-i m. sh. -e(t) vjet. pjesë e pazarit të tipit lindor, e rrethuar dhe pjesërisht e mbuluar: si në bezistan me
bollëk.
béztë (i, e) mb. që është prej bezeje: mbulesë e beztë.
bézhë mb. që ka ngjyrë kafe të çelur në të verdhë: triko bezhë. • bézh/ë,-a f. ngjyra bezhë: ngjyej në bezhë.
bë/j kal., -ra, -rë 1. edhe jokal., veproj mbi diçka, e përgatit, e përfundoj a e kryej; e ndërtoj, e përpunoj, e prodhoj
etj.; merrem me një punë a me një veprimtari për të arritur diçka: bëj bukë (çorape, tjegulla, raki); bëj shtëpi
(mur); bëj një vjershë (një fjalor); bëj një letër (një lutje, një telegram); ç’i sheh syri, ia bën dora; bëj mësim; bën
shumë për të nipin; bëj dasmë (ditëlindjen); bëj gjimnastikë; i bëri një fotografi; i bën lajka; bën hile; ia bëri me të
pabesë (për inat); s’ke ç’bën!; s’bën gjë pa pyetur; i ka bërë hesapet pa hanxhinë (fig.); bëri një sy gjumë; bën jetë
të rregullt; bëri kthesë; bën përpjetë; ia bëri me sy; bëri murin me gëlqere (këpucët me bojë, bukën me gjalpë); i
bëri duart pis; bëri pasuri të madhe; e bëri bukën e vitit; bëri emër u bë i njohur; bëj çmos bëj ç’është e mundur. 2.
edhe fig., i shkaktoj diçka, i lë një shenjë, i sjell një pasojë; e kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj, e ndryshoj; e
vlerësoj ndryshe, e marr për…; i jap a i gjej diçka, i rregulloj: i bëri një plagë (një xhungë); i bëri një të mirë (një
padrejtësi); e bëri të lumtur (fatkeqe); më bëri përshtypje; i bëri një nuse (bised.); e bëri të qajë; çfarë po i bën?;
më bëni ç’të doni!; bëj timen e përvetësoj; ia bëri koka vetë e pati fajin; e bënë kryetar; e bëri dhëndër (bised.); e
bëj të bardhë; e bëri qumështin kos; i bëri flokët gërsheta; ia bëri kokën tullë ia qethi a ia rruajti kokën; të bën për
budalla; e bëri zakon; bëj çmos bëj ç’është e mundur; bëj buzën në gaz buzëqesh; e bën të bardhën të zezë (fig.);
s’ia bën fjalën dysh; ia bëri fushë me lule (fig.); ia bëri kurrizin më të butë se barkun e rrahu keq; e bëri leckë (për
një lek) ia nxori bojën; i bëri paratë rrush e kumbulla; e bën mizën buall (fig.); e bëri copë-copë (fërtele); e bëri
shoshë (byk, pluhur); e bën tërkuzë e zgjat shumë bisedën; e bëri rrëmujë (han, lesh e li, çorap); ia bëri jetën
skëterrë (varr); ia bëri mendjen dhallë (tym, çorbë); e bëri ditë e ndriçoi shumë; e bëri pasqyrë e pastroi sa
shkëlqeu. 3. lind; pjell; nxjerr, lëshoj; jap, i them; v. III prodhon: bëri vajzë (binjakë); i ka bërë kokën e ka lindur;
bëri dy qengja; bëri vezë; bën qumësht (mjaltë); bën bostan të mirë; kanë bërë ullinjtë; bën tym (dritë, shkëndija);
bën ciu (zogu); bëri bam (plluq); më bën veshi piu; bën si gjel; bëri zhurmë (bujë); s’bëri zë; s’bëjnë dardhat në
shënëndre (fj. u.); bëj fjalë flas; s’bën fjalë nuk ankohet; i bënë pyetje; bëj thirrje; i bëj të fala; i bëj zë e thërras. 4.
përgatit diçka sipas porosisë; ndaj, peshoj; plotësoj a përmbush një kërkesë: i bëri dy kile mollë (pesë metra
basmë); më bëj një akullore!; bëri një palë pantallona te rrobaqepësi; bëri flokët u dha formë. 5. edhe jokal.,
sillem a veproj në një mënyrë të caktuar; v. III është mirë, lejohet: e bëri pa dashje; bëj si më thotë zemra; bëj si të
duash!; bën sipas kokës (si fëmijë, si i marrë); do të bëjë të tijën do të bëjë atë që do vetë; bën marrëzira; bën
shaka (naze); bëri të nëntëdhjetë e nëntat bëri të gjitha të këqijat; s’bën lëshime; bëj si të bësh!; s’di ç’bën; nuk bën
ashtu! nuk është mirë ashtu!; bën sikur nuk do shtiret sikur nuk do; si t’ia bëj hallit?; a bën të hyj? 6. edhe jokal.,
lëviz, eci, ia mbaj nga…; udhëtoj, përshkoj një hapësirë; kryej një lëvizje; edhe fig., me moh. s’lëviz dot, s’punoj;
s’kam fuqi a dëshirë për të kryer diçka: bëri mënjanë; bëri dy hapa (një rrotullim); bëri drejt bregut; bën tetëdhjetë
kilometra në orë; i bëri shenjë me dorë; ia bëri me kokë; s’më bëjnë këmbët (gjunjët); s’më bëjnë sytë; s’më bën
zemra; / v. III merr një trajtë tjetër, ndryshon: bën kthesë (bërryl) rruga; ka bërë bark muri; bën dredha; bën

18
rrudha. 7. formoj me të tjerët një të tërë; lidhem me dikë; v. III përbën, jep; del, është baras: bënë një shoqatë;
bëjnë shumicën; njëqind centimetra bëjnë një metër; dy edhe dy bëjnë katër; bënë paqe; e bënë me fjalë; bëri benë;
bën përjashtim është rast i veçantë. 8. kaloj, mbush a plotësoj një kohë të caktuar: bëri vitin; bëra dy orë që kam
ardhur; s’e ka bërë muajin; bëj lejen; bëfshi natën e mirë! (ur.). 9. jokal., edhe fig., vlen, kushton; hyn në punë,
përdoret; është i përshtatshëm: sa lekë bën?; bënte shtrenjtë (lirë); s’bën dy para s’vlen; sa para i bën lëkura!
(iron.); s’bën për zyrë; s’bënte ai për atë vajzë. 10. jokal. (me trajtë të shkurtër përemërore) më nxë, më vjen: s’më
bëjnë këpucët; s’i bën ky çelës. 11. pavet. është, ka; mban: bën ftohtë (vapë); bën butë (thatësirë); ka bërë dimër.
12. nis, zë, filloj; përpiqem, matem: bëj të ngrihem; bëj ta hap. 13. përdoret në togje të qëndrueshme me kuptimin
e foljeve, që lidhen me gjymtyrët e dyta: bëj be betohem; bëj çudi çuditem; bëj durim duroj; bëj kursim kursej; bëj
not notoj; bëj përpjekje përpiqem; bëj shëtitje shëtit; i bëj nder e nderoj; bëj gati gatit. • bëhem vetv. 1. edhe fig.,
kthehem në një gjendje tjetër, zhvillohem e ndryshoj, shndërrohem; arrij një gjendje, një moshë, një shkallë, një
detyrë etj.; mbahem a hiqem si…, shtirem; v. III formohet, përgatitet a krijohet; kryhet: bëhem i madh (burrë); u
bë dyllë (dhe, limon) në fytyrë u zverdh shumë; u bë flakë (prush, spec) u skuq shumë; u bë sterrë u nxi; u bë
brumë u zbut shumë; u bë daulle (kacek, fuçi) u fry shumë; m’u bë koka dhallë jam turbulluar shumë; u bë një
grusht (gjysmë njeriu) u mblodh shumë; iu bë barku petë (dërrasë) ngordhi për të ngrënë; u bë shkrumb e hi u dogj
krejt; u bë dru u mpi fare; u bë bishë u tërbua nga inati; u bë kockë e lëkurë u dobësua shumë; u bë lëmsh u
ngatërrua puna keq; u bë derr u mërzit shumë; u bë copë u përpoq shumë; u bë i njohur; u bë qesharak; u bë keq u
sëmur rëndë; u bë mirë; u bë nuse; u bë mësues (bujk); u bë Artist i Popullit (drejtor); iu bë ferrë (rrodhe) iu ngjit;
është bërë për faqe të zezë; u bë për ujë të ftohtë; iu bë mjekra; u bë gruri (rrushi); m’u bënë duart me kallo; iu bë
lak (nyjë, lëmsh) në fyt; u bëfsh njëqind vjeç! (ur.); t’u bëftë dita një mijë! (ur.); s’bëhet pusi me gjilpëra (fj. u.); u
bë dreka (gjella); bëhem gati përgatitem; bëhej për i ditur (për trim); u bë i sëmurë; u bë edhe koka e tij! (iron.); u
bë veza të mësojë pulën! (iron.). 2. v. III, edhe fig., ndodh, zhvillohet; veprohet në një mënyrë të caktuar: u bë
mbledhja (ndeshja); nuk u bë mësim; u bë dasmë e madhe; gjyqi u bë me dyer të mbyllura; u bë luftë; ç’u bë me
të?; u bë ç’u bë…; / si pavet. vjen një stinë, një kohë, një gjendje e caktuar e mjedisit etj.: u bë dimër (natë,
errësirë); u bë vapë; u bë rrëmujë. 3. e kam unë, është imi, e kam siguruar; v. III kthehet në pronë të dikujt, i takon
a i shërben atij: u bëra me shtëpi; u bëra me djalë. 4. lidhem a bashkohem me dikë; pajtohem në mendime,
afrohem; kryes. v. III arrin një sasi të caktuar, bashkohet në grup; përbëhet: u bënë miq (krushq); u bë me të; u bë i
shtëpisë; u bënë pesë shokë; u bënë pesëqind lekë; u bënë shumë; fshati bëhej nja pesëdhjetë shtëpi. 5. lyhem;
ndotem, përlyhem: u bë me pudër (me të kuq); u bëra me baltë (me njolla, me gjak); u bë me fjalë e përflasin. 6. v.
III mbushet, arrin; është: u bënë tri orë (gjashtë muaj); u bë viti; u bë vonë. 7. lëviz, zhvendosem, hiqem mënjanë;
ndodhem; ndahem: ç’u bënë këpucët?; ç’u bëre?; bëhu më tutje; u bë më vete. 8. si pavet. nuk më pëlqen; më
duket, më ngjan si…: s’më bëhet të iki; më bëhet sikur po bie; m’u bë në ëndërr; m’u bë si im vëlla. • bërj/e,-a f.
veprimi sipas foljeve. • bërë (i, e) mb. 1. që është bërë; i arrirë; i pjekur. 2. i prodhuar, jo i natyrshëm, artificial:
diamant i bërë. • bër/ë,-a (e) f. sh. -a(t) (të) diçka që është bërë ose që ka ndodhur; vepër, bëmë: ndryshe e thëna,
ndryshe e bëra (fj. u.); nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë (fj. u.). • bërë,-t (të) as. bërje.  (do ta
bësh) se s’bën (do ta bësh) medoemos, patjetër; s’i bën dy bashkë s’ia del dot në krye, s’është i zoti; bën ç’bën
dhe … përpiqet sa përpiqet…; / e përsërit shpesh, një më dy dhe…; bëj si bëj ia dal mbanë në njëfarë mënyre; s’e
bëj veten s’e jap veten, nuk tregohem; sa më s’bëhet sa s’ka ku të vejë më shumë; u bë edhe një herë aq u gëzua
shumë; u bë katërsh u bë copë për diçka.
bëltájë,-a f. sh. -a(t) farat dhe cipa në zemrën e kungullit a të pjeprit.
bëm/ë,-a f.sh. -a(t) vepër trimërie e përmendur: bëmat e Skënderbeut.
bërbëlít kal. dhe jokal., -a, -ur belbëzoj; murmurit. • bërbëlítj/e, -a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. fjalët që
shqiptojmë duke bërbëlitur; murmuritje.
bërbjék,-u m. sh. -ë(t) krahin. 1. shalqi a pjepër që mbetet i vogël. 2. fig. fëmijë i vogël, i parritur.
bërcák,-e mb., edhe si em., i vogël ose i pazhvilluar ende: fëmijë (peshk, pjepër) bërcak; është ende bërcake.
bërcá/n,-ni m. sh. -nj(të) ulli kokërrmadh e me pak vaj.
bërcék,-u m. sh. -ë(t) mashkulli i bletës; brumbull.
bërçúk,-u m. sh. -ë(t) 1. kalli misri i vogël; misërishte. 2. edhe si mb., fig. shkurtabiq.
bërdókull,-a f.sh. -a(t) 1. gungë, xhungë. 2. fig. gjepura, dokrra.
bërdhác,-i m. sh. -ë(t) euf. morr.
bërës,-i m. sh. -(it) ai që ka bërë diçka; autor.
bërháp/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte e egër, me kërcell të gjatë, që nxjerr kallinj pa bisht.
bërhúk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. kopër e egër. 2. kërcell i thatë i një bime barishtore: bërhukat e specave.
bërlút kal., -a, -ur bërllok. • bërlútet vetv. v. III bërlloket. / pës. bërlútet v. III. • bërlútj/e,-a f. bërllokje. •
bërlútur (i, e) mb. i bërllokur.
bërlút/ë,-a f. sh. -a(t) bërllok.
bërlýk/et vetv. v. III, -(u), -ur zhgërryhet përtokë e pëllet, buçkaritet (për bagëtinë e trashë). • bërlýkj/e,-a f. sh.
-e(t) veprimi sipas foljes.
bërllók,-u m. 1. byk i imët gruri; lëmishte, plehra: bërllok duhani. 2. edhe si mb., fig. fundërri, llum: mall bërllok
mall i pavlerë. 3. si mb. i ngatërruar keq; lëmsh: e bëri bërllok.  u bë bërllok piu shumë, u bë tapë.
bërllók kal., -a, -ur e thërrmoj, e bëj bërllok. • bërllóket vetv. v. III e bërllok. / pës. bërllóket v. III. • bërllókj/e,-a
f. veprimi sipas foljeve. • bërllókur (i, e) mb. i thërrmuar, i bërë bërllok.
bërnják,-e mb., edhe si em., që nuk ka mbushur gjashtë muaj; pirës (për qengja e keca).
bërsí,-a f. sh. -(të) mbeturinat e farave a të kokrrave të disa pemëve e bimëve të tjera, pasi shtypen e shtrydhen për
të nxjerrë vajin, lëngun etj.: bërsi rrushi (panxhari, ullinjsh).  është bërsi nga koka është budalla, i shkundur; e
bëri bërsi e shtypi, e bëri copë-copë.

19
bërsí/j kal., -va, -rë e thërrmoj, e bëj si bërsi. • bërsíhet vetv. v. III e bërsij. / pës. bërsíhet v. III. • bërsírj/e,-a f.
veprimi sipas foljeve. • bërsírë (i, e) mb. i thërrmuar, i bërë bërsi.
bërshé/n,-ni m. sh. -nj(të) bot. dru si dëllinja, me lëng të helmët në hala e në lëvore.
bërt/ás jokal., -íta, -ítur 1. flas me zë shumë të lartë, gërthas, thërres; këlthas: bërtiste nga dhembjet; / e qortoj a e
shaj dikë me të thirrura: i bërtiti djalit. 2. keq. bëj shumë zhurmë për diçka që t’ia arrij qëllimit; çirrem. • bërtítet
pavet.: nuk i bërtitet fëmijës kështu! • bërtítj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. britmë; e bërtitur:
dëgjoheshin bërtitje. • bërtítur,-a (e) f. sh. -a(t) (të) 1. fjalë a thirrje me zë shumë të lartë, britmë: dëgjoheshin të
bërtitura. 2. qortim a sharje me të thirrura. • bërtítur,-it as. bërtitje: u ngjira nga të bërtiturit.
bërthám/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pjesa e brendshme e frutit të disa pemëve a të bimëve, që ka thelb dhe lëvozhgë të
fortë: bërthamë qershie (ulliri). 2. pjesa qendrore e diçkaje: bërthama e Tokës; bërthama e atomit. 3. fig. pjesa
kryesore, më e rëndësishme ose fillestare e diçkaje: bërthama e industrisë.
bërthámëz,-a f. sh. -a(t) biol. trup i vogël në bërthamat e qelizave.
bërthámje mb., edhe si em. f., që ka një bërthamë, bërthamor, bërthokëlor (për pemë).
bërthamór,-e mb. 1. fiz. që lidhet me bërthamën e atomit ose që shfrytëzon energjinë e çliruar nga zbërthimi i tij;
që lidhet me armët, të cilat shfrytëzojnë këtë energji: energji bërthamore; reaksion (shpërthim) bërthamor; fizika
bërthamore; mbushje (armë, nëndetëse) bërthamore. 2. biol. që lidhet me bërthamën e qelizës: cipa bërthamore. 3.
bërthamje. • -e, -ja f. kryes. sh. -e(t) bot. pemë që e ka frutin me bërthamë; familje e pemëve të tilla.
bërthánëz,-a f. sh. -a(t) bot. thanukël.
bërthók/ël,-la f. sh. -la(t) bërthamë peme; pemë me bërthamë.
bërthokëlór,-e mb., edhe si em. f., bërthamje.
bërxóll/ë,-a f. sh. -a(t) thelë e hollë mishi nga pjesa e brinjëve dhe e kurrizit.
bërxhík,-u m. sh. -ë(t) gjatësia nga maja e gishtit të madh deri te maja e gishtit tregues të hapur: sa një bërxhik
fare i vogël nga trupi.
bërrák/ë,-a f. sh. -a(t) hurdhë; moçalishte: ujë bërrake.
bërrakór/e,-ja f. sh. -e(t) vend me bërraka.
bërrúc,-i m. sh. -e(t) gunë burrash prej leshi delesh, me thekë të gjatë; shark.
bërrýl,-i m. sh. -a(t) 1. nyja e kyçit të krahut, poshtë llërës; pjesa e mëngës në këtë vend: i ra me bërryl. 2. copë
gypi e përkulur në mes, që lidh në kthesë gypat e tjerë: bërryl sobe. 3. bërrylak.  u bë bërryl u deh, u bë tapë; çan
me bërryla bën përpara në jetë duke mënjanuar të tjerët; i tregoi (i ktheu) bërrylin e kundërshtoi a nuk i dha asgjë;
i vuri bërrylin e mënjanoi a e largoi me forcë nga një veprimtari.
bërrylák,-u m. sh. -ë(t) kthesë rruge a lumi.
bërrýlas ndajf. 1. ijas, anash: ecte bërrylas. 2. fig. me bërryla: ka çarë bërrylas në jetë.
bësh/ëm (i), -me (e) mb. i shëndoshë, i plotë nga trupi (për njerëz); kokërrmadh (për pemë etj.).
bëshnják/em vetv., -a (u), -ur dobësohem shumë (për të vegjlit). • bëshnjákj/e,-a f. dobësim, tretje. • bëshnjákur
(i, e) mb. i dobësuar shumë, i tretur.
bështáj/ë,-a f. sh. -a(t) pyll me dushk të imët.
bëz,-i m. sh. -e(t) 1. kodër e vogël rëre në breg të detit. 2. copë toke me bimësi të dendur ose grumbull
kashturinash në kënetë. 3. plis i madh dheu.
bëzáj jokal., -ta, -tur nxjerr zë, them diçka (zakonisht me mohim); i thërres, i flas; tregoj: nuk bëzante fare. •
bëzájtj/e,-a f. 1. veprimi sipas foljes. 2. zë a mërmërimë kur bëzajmë: s’i kuptohej bëzajtja.
bëzbëz/e,-ja f. kryes. sh. -e(t) 1. të folur vesh më vesh, pëshpëritje. 2. thashetheme.
bëzhdíl/ë,-a f. sh. -a(t) copëz kashte, bari etj.; të fshira; plehra; lëmishte: i ra një bëzhdilë në sy; fshij bëzhdilat.
bibán,-i m. sh. -ë(t) krahin. gjel deti.
biberón,-i m. sh. -ë(t) kapëz për foshnja, thithë.
bíb/ë,-a m. sh. -a(t) 1. zog pate a rose. 2. krahin. pulë deti. 3. fig. keq. femër e trashë nga mendja, budallaqe.
bíb/ël,-la f. sh. -la(t) fet. libri kryesor i fesë së krishterë (“Dhjata e vjetër” dhe “Dhjata e re”).
biblík,-e mb. fet. që lidhet me biblën, i biblës; që është karakteristik për biblën: shoqëri biblike; figurë (gjuhë)
biblike.
bibliofíl,-i m. sh. -ë(t) ai që është shumë i dhënë pas librave e leximeve. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bibliográf,-i m. sh. -ë(t) hartues bibliografie. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bibliografí,-a f. sh. -(të) klasifikim e përshkrim sistematik i të dhënave për botimet në një fushë të dijes, rreth një
autori, rreth një problematike etj.; degë e dijes për këtë fushë: bibliografi e letërsisë shqipe; kritikë e bibliografi;
sektori i bibliografisë. • -k, -ke mb. që lidhet me bibliografinë, i bibliografisë: buletin (tregues) bibliografik.
bibliotekár,-i m. sh. -ë(t) punonjës i një biblioteke. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
biblioték/ë,-a f. sh. -a(t) 1. institucion që mban libra, revista etj. për t’i shfrytëzuar lexuesit; ndërtesa e tij:
Biblioteka Kombëtare (e Akademisë së Shkencave); anëtar i bibliotekës; / tërësia e librave që ka dikush; raft i
posaçëm librash. 2. libra me përmasa e me tematikë të afërt për një grup të caktuar lexuesish: biblioteka e rinisë (e
fëmijëve).
bic,-i m. sh. -a(t) krahin. derrkuc.  u bë bic hëngri sa u fry.
bíc/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gropëz në tokë, që e zë me thembër lojtari në lojën e doçes. 2. fig. qoshe e rehatshme dhe e
sigurt: zuri një bice.  ia zuri bicen ia zuri shtigjet.
bicúl/ë,-a f. sh. -a(t) cyle dyjare.
biçák,-u m. sh. -ë(t) thikë e vogël me dorezë druri, kocke etj., që hapet e mbyllet: ha pak e bli biçak (fj. u.). e la
biçak e la pa gjë fare, e zhvati.
biçikletár,-i m. sh. -ë(t) ai që ndreq biçikleta.
biçikletarí,-a f. sh. -(të) punishte ku ndreqen biçikletat.

20
biçiklét/ë,-a f. sh. -a(t) mjet udhëtimi, zakonisht me dy rrota, që vihet në lëvizje me këmbë: biçikletë grash
(fëmijësh); timon (shalë, zile, zinxhir) biçiklete.
bidé,-ja f. sh. –(të) vaskë e vogël e vendosur në nevojtore për t’u larë poshtë (kryesisht për gratë).
bidón,-i m. sh. -ë(t) enë e madhe, e rrumbullakët e me kapak, që përdoret për lëngje: bidon qumështi (vajguri).
bíeI jokal., ráshë, rënë 1. rrëzohem përtokë a këputem nga lart poshtë; ulem a shtrihem diku; hidhem drejt
diçkaje: ra një gur nga mali; ra nga pema (nga kali); më ra nga duart; ra në pus (në lumë); ra muri; u pengua e
ra; ra përmbys; ranë gjethet; i ranë flokët (dhëmbët); bie shi (borë); ra për të fjetur; ra i sëmurë (lehonë); i ra
ndër këmbë (në gjunjë) (edhe fig.); bie me pulat fle shumë herët; ra i vdekur; dardha nën dardhë bie (fj. u.); / v. III
vjen, përhapet, pllakos: ra nata; ra heshtja; ra zia (kolerja). 2. jap jetën për një çështje të drejtë: ra në luftë (në
krye të detyrës); ra dëshmor (për liri). 3. lëviz nga lart në një vend më të ulët; zbres; v. III rrjedh, derdhet; varet
poshtë a shtrihet lirshëm mbi diçka; ulet: ra dielli; ranë në fushë; më ranë lotët; i ra gjak nga hundët; i binin
djersët çurk; shkëmbi binte pingul; bie perdja; i ranë pantallonat; flokët i binin mbi supe; ra lumi; i kanë rënë
faqet (fig.) u dobësua; i ra barku (fig.) u dobësua. 4. dorëzohem, nuk bëj më qëndresë: ra qyteti; ra qeveria. 5.
ulem në detyrë; / v. III shfuqizohet (për ligjet etj.). 6. edhe kal., shkoj, përshkoj; i dal, kaloj: i ra fushës mespërmes;
i ra drejt (rrotull, kryq e thërthor); i ra me not; i ra prapa (fig.) e ndoqi prapa. 7. marr tatëpjetën; v. III ulet,
pakësohet (sasia, vlera, forca, vrulli etj.); dobësohet; zbutet; fig. humb cilësitë e mira, keqësohet: ranë çmimet; ra
dollari; ra prodhimi; i ra vlera (autoriteti); ra era; i ranë ethet; ra të nxehtit; i ra inati; ka rënë puna (vrulli); ka
rënë nga shëndeti (në mësime, nga gjendja); ra shpirtërisht; sa poshtë ka rënë! (fig.). 8. edhe fig., ndodhem
papritur në një gjendje të caktuar, hyj, futem; gjej befas diçka të çmuar dhe turrem i etur mbi të; qëlloj me dikë; v.
III ndodh a vjen rastësisht; gjendet diku, qëllon, e kap, përfshin; (me trajtë të shkurtër përemërore) më kushton, më
qëllon ta paguaj: ra tërmet; i ra plani shtëpisë; më ra udha (puna); më ra në vesh; më ra ndër mend; ra fjala; më
ra si bombë; me ç’të më bjerë në dorë; festa ra të martën; ku bie Fieri?; ra i pesti (i fundit); ra me barrë; ra rob;
ra në burg (në grackë); ra në hall (ngushtë); ra në thonjtë e xhelatit; ra në mjerim; ra në mendime; ra në gjumë
(në kllapi); ra në dashuri (në vetëkënaqësi); më ranë veshët rehat; ranë në gjurmë; ra në një familje të mirë; i ra
lirë. 9. edhe kal., edhe fig., godit, qëlloj; e bëj të tingëllojë; luaj me një vegël muzikore a luaj një pjesë muzikore; v.
III përplaset diku a prek diçka; tingëllon, dëgjohet: i ra me shkop (me pushkë); i bie kokës me grushte; i ra topit;
më ra era në shpatulla; i ra rrufeja; i ra drita në sy (dielli në kokë); më ra rëndë ajo fjalë; ra zilja (telefoni); i bie
fyellit (violinës); i ra një valsi; i bie pragut të dëgjojë dera (fig.) e hedh fjalën për diçka tjetër; / sulem, vërsulem; e
sulmoj, e godit; e qortoj: i ranë armikut; ra ujku ndër dhen; i ra në kokë e qortoi rëndë. 10. edhe kal., v. III, edhe
fig., fillon me vrull, shpërthen e përhapet; më zë a më godit; më vjen: ra zjarr; i ra një çehre e verdhë; i ra një hije
mori një pamje të hijshme; ra gripi; i ra pika; i ra krimbi; i ra të fikët; i ra rakia në kokë; i ra barra; pika që s’i
bie! (mallk.). 11. lidhem me dikë, pajtohem; jepem shumë pas dikujt a pas diçkaje; i futem, i përvishem: ranë në
fjalë (në pazar); s’bie në kompromis; ra pas lojës (pas qejfeve); i ra byrekut sa e mbaroi; u ranë shqerrave e i
therën. 12. bised. kam lidhje gjaku a afrie: biem kushërinj të dytë (krushq). 13. bised. bëj një punë shpejt me diçka,
i heq, i jap: i ra një fshesë (një leckë) shtëpisë; i ra me brisk mjekrës; ra drapri filluan korrjet; bjeri kazmës! puno!
14. fig. lodhem shumë duke bërë të njëjtën gjë pa pushim: më ranë këmbët (së ecuri); më ranë krahët (së punuari);
më ranë thonjtë (së lari); më ranë kryqet; më ra bretku (në punë); më ra goja (gjuha) (së thëni). 15. v. III (me
trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., më bën, më rri si duhet; më vjen për shtat, më shkon, pajtohet: më bien
mirë këpucët; na bie për mbarë; i binte pas qejfit. 16. më caktohet, më ngarkohet; më takon, më përket; e kam unë
përsipër: i ra në pjesë; i ra radha; i bie atij të shkojë; ra mbi shpatullat e tij; mos fut hundët tek s’të bie! (fj. u.). 17.
them, flas: i ra drejt (shkurt). 18. lëshoj, kam: bie erë të mirë (të keqe); bie erë barut; po nuk hëngre hudhra, s’të
bie erë goja (fj. u.). • rëni/e,-a f. veprimi sipas bie. • rënë (i, e) mb. që ka humbur fuqinë a freskinë, i dobësuar; i
plakur.  bjeri t’i biem kot më kot (kur diçka bëhet kuturu); ra butë bën një jetë të mirë e të rehatshme; ka rënë
poshtë është zhvlerësuar fare; i ra në të e gjeti përse flitej; i ra nëpër të e kaloi përciptas; / e gjeti afërsisht me
hamendje; o rashë, o vdiqa s’ka ndryshe, patjetër; ku rafsha mos u vrafsha! s’e prish terezinë për asgjë, të bëhet
ç’të bëhet!
bieII kal., prúra, prúrë 1. e mbart a e sjell më afër ose aty ku jam; nxjerr a sjell diçka; parashtroj, paraqit: më bjer
një karrige (një gotë ujë); i prunë eshtrat në atdhe; pruri një letër (një lajm); era pruri shi; halli e pruri këtu; ç’e
mirë të pruri?; gjurmët e prunë deri në shtëpi; pruri prova të reja. 2. fig. e sjell në një gjendje të caktuar; e çoj atje
ku duhet: ia pruri mbarë; sido që ta bjerë puna sido që të ndodhë; e pruri fjalën te …; e pruri në rregull (në qejf,
në vete); ai e pruri në atë ditë (në atë gjendje); e pruri në jetë e lindi. • prúrj/e f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes:
prurja e letrave. 2. diçka që e sjell dikush a që vjen prej diçkaje tjetë r: prurjet e lumit; prurje fjalë sh të reja.
bíf/ë,-a f. bot. pazi.
bífk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bimëz, mugull; bisk, filiz: bifkë qepe (ulliri). 2. pipthi i qylafit a i beretës.
bifk/ón jokal. v. III, -ói, -úar del bifka; nxjerr bifka: bifkoi misri. • bifkím,-i m. veprimi sipas foljes.
bifték,-u m. sh. -ë(t) thelë mishi e prerë hollë nga kofsha e gjedhit: biftek i skarës (i furrës).
bigáç/e,-a f. sh. -e(t) shkop me bigë; furkaçe.
bigamí,-a f. libr. martesa me dy gra njëkohësisht.
bíg/ë,-a f. sh. -a(t) [big/ël,-la f. sh. -la(t)] 1. dru a diçka tjetër që mbaron me një degëzim më dysh; vendi i
degëzimit ose vetë degëzimi; furkaçe: shkop me bigë; biga e lumit; bigë lulesh (qershish); mal me biga. 2. tek. vinç
i madh me dy krahë: bigë lundruese. 3. si ndajf. çift e drejt përpjetë: i rrinin mustaqet bigë; i bëri këmbët bigë (fig.
përb.) vdiq; i ngre (i mban) veshët bigë përgjon me vëmendje të madhe.  ra në bigë nisi të dyshonte; ra në
mëdyshje; e vuri (e futi) në bigë e vuri në vështirësi; e zuri keq me dikë.
bígët (i, e) mb. që është me bigë a si bigë: furkaçe e bigët.
bigëz/ój kal., -óva, -úar ndaj si bigë: bigëzoi gishtat. • bigëzóhet vetv. v. III e bigëzoj: aty bigëzohet udha. / pës.
bigëzóhet v. III. • bigëzím,-i m. sh -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. vendi ku nis biga e një druri, e një lumi etj.: te
bigëzimi i hekurudhës. • bigëzúar (i, e) mb. që është ndarë me bigë: degë e bigëzuar.

21
bigórr,-i m. sh. -a(t) çmërs; / edhe fig., fundërri; poshtërsi.
bigudí,-a f. sh. -(të) gyp i vogël, me të cilin gratë mbështjellin tufëzën e flokëve për t’i dredhur.
bíj/ë,-a f. sh -a(t) 1. vajza kundrejt prindërve të vet: ime bijë; nënë e bijë; bijë në shpirt vajzë e bijësuar. 2. vajzë a
grua kundrejt një të moshuari, që e thërret me dashuri si vajzën e vet; vajzë a grua prej një krahine; vajzë a grua
kundrejt vendlindjes ose kundrejt popullit të vet: rrofsh, moj bijë!; e bija e botës (mospërf.) njëfarë vajze; bijë prej
Reçi; bijë e malësisë. 3. edhe si mb., edhe fig., pjellë; diçka që ka dalë drejtpërdrejt nga diçka tjetër: mëshqerrë
bijë; shqipja - bijë e ilirishtes.
bijërí,-a f. 1. përmb. bijtë e bijat e dikujt. 2. bijësi.
bijësí,-a f. drejt. lidhja ligjore e fëmijës me prindërit; birëri.
bijës/ój kal., -ói, -úar e bëj bijë në shpirt, bijoj. / pës. bijësóhem. • bijësím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes. •
bijësúar (e) mb. f. që është bërë bijë në shpirt, e bijuar.
bijëvrásës,-i m. sh. -(it), edhe si mb., libr. ai që ka vrarë bijën e vet. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bijëvrásj/e,-a f. libr. vrasja e bijës nga prindi i vet.
bij/ój kal., -óva, -úar 1. bëj fëmijë. 2. bijësoj. / pës. bijóhem. • bijím,-i m. sh. -e(t). 1. veprimi sipas foljes. 2.
përmb. fëmijët e dy bashkëshortëve, bark; brez. 3. bijësim. • bijúar (e) mb. f. e bijësuar.
bijór,-e mb. që është si prej bije: dashuri bijore.
bikarbonát,-i m. sh -e(t) kim. kripë e acidit karbonik, që përdoret në bujqësi, në industri etj.: bikarbonat natriumi
sodë buke.
bík/ër,-ra f. zool. bishtfultere.
bilánc,-i m. sh. -e(t) 1. fin. përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet; pasqyrë përmbledhëse
me këtë përfundim: bilanc vjetor; bilanc aktiv bilanc me të ardhura më të mëdha se shpenzimet; bilanc pasiv
bilanc me shpenzime më të mëdha se të ardhurat; bilanci i pagesave; / ek. shprehje me shifra e marrëdhënieve
ndërmjet anëve të një veprimtarie: bilanc tregtar. 2. fig. libr. vështrim përmbledhës i arritjeve në një fushë
veprimtarie gjatë një kohe; përpjesëtim ndërmjet dy anëve të një dukurie: bilanc fitoresh; bilanci i punës
njëvjeçare; bilanci i kohës.
bilárdo,-ja f. sh. -(t) lojë me bila dhe me stekë, që luhet në një tryezë të posaçme; tryeza e kësaj loje.
bilashnjók,-u m. sh. -ë(t) bisk në trungun e një lisi të prerë.
bilbíl,-i m. sh. -a(t) 1. zool. zog sa trumcaku, me bark të përhimë e me krahë të murrmë, që këndon bukur: e ka
zërin si të bilbilit; bilbil gjyzari figurë e përrallave popullore si bilbil, me zë shumë të bukur e që bën çudira. 2. pip
i vogël prej metali, prej druri etj. për të fishkëllyer: bilbili i policit (i gjyqtarit të lojës); lugë me bilbil. 3. reze. 4. si
mb. që këndon shumë bukur; që flet rrjedhshëm e bukur: e ka gjuhën bilbil; është bilbil nga goja. • bilbilésh/ë, -a
f. sh. -a(t) fem. e bilbil,-i1.  u bë bilbil (dikush) u ndreq, u bë lule; mbeti bilbil (dikush) mbeti fare pa gjë ose pa
njeri.
bíl/e,-ja f. sh. -e(t) fëm. organi seksual i djemve.
bilé pj. bised. madje.
biletarí,-a f. sh. -(të) vend ku shiten bileta: biletaria e kinemasë (e trenit).
biletashítës,-i m. sh. -(it) shitës biletash. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bilét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. copë e vogël letre, me shënime të posaçme, që blihet e përdoret për të hyrë diku, për të
udhëtuar me një mjet etj.: biletë kinemaje (aeroplani, treni); biletë lotarie; pres biletën. 2. fin. kartëmonedhë. 3.
fletë me pyetjet e provimit për nxënës a për studentë.
bíl/ë,-a f. sh. -a(t) rruzull i fildishtë a i metaltë, që përdoret në bilardo ose në lojëra të tjera, vihet në numëratore
etj.: luanin me bila; kushinetë me bila.
bilík/e,-ja f. sh. -e(t) ibrik i vogël teneqeje për vajitje, për ujë etj.
bilión,-i m. sh. -ë(t) mat. miliard; një mijë miliardë.
bilónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bisk i drejtë druri, lastar. 2. fig. vajzë shtathedhur, biskonjë.
bilúr,-i m. 1. porcelan; xham i pastër; kristal i bardhë: enë biluri; i bardhë si biluri. 2. si mb. shumë i pastër a i
kthjellët; shumë i bardhë: qielli ishte bilur; e ka qafën bilur.
bilúrtë (i, e) mb. 1. që është bërë prej biluri: pjatë e bilurtë. 2. fig. i bardhë si biluri: llërë të bilurta.
bimbásh,-i m. sh. -ë(t) hist. oficer në ushtrinë osmane, me gradë që i përgjigjet majorit.
bím/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dru, barishte a qenie tjetër e tillë, që zakonisht mbin në tokë, ka rrënjë e gjethe e
shumëzohet me farë a me lastarë; emër i përgjithshëm për qenie të tilla; pjesa e tyre mbi tokë: bimë të egra (të
buta, të arave); bimë njëvjeçare (shumëvjeçare, pranverore); bimë mjekësore; bima e misrit; duket bima që kur
mbin (fj. u.). 2. fig. bised. pjellë, pasardhës: bimë e keqe; s’lanë bimë prapa.
bím/ël,-la f. sh. -la(t) bëzhdilë.
bimëngrënës,-e mb., edhe si em., biol. që ushqehet me bimë: kafshë bimëngrënëse.
bimësí,-a f. tërësia e bimëve në një vend, bota bimore: bimësi e dendur; bimësi ujore (mesdhetare); bimësia e
Shqipërisë.
bimëtór/e,-ja f. sh. -e(t) libr. koleksion bimësh të thara për qëllime studimi; vendi ku mbahen ato; herbarium.
bímëz,-a f. sh. -a(t) bisku i bimës që sapo mbin; bimë e re.
bimísht/ë,-a f. sh. -a(t) vend me bimësi.
bim/ón jokal. v. III, -ói -úar 1. mbin (një bimë): bimoi misri. 2. mbulohet me bimë: bimoi ara. • bimóhet vetv. v.
III bimon. • bimúar (i, e) mb. 1. që ka mbirë. 2. i mbuluar me bimë.
bimór,-e mb. që lidhet me bimët, i bimëve; që bëhet prej bimësh a që nxirret nga bimët: bota bimore; vaj bimor. •
-e, -ja f. sh. -e(t) tokë me bimë bujqësore.
bíms/ë,-a f. sh. -a(t) qilar, bodrum.
biná,-ja f. sh. -(të) 1. ndërtesë: ngriti një bina. 2. fig. mospërf. njeri a kafshë me trup shumë të madh: alamet
binaje!  s’iu duk (s’iu gjend) binaja u zhduk pa lënë gjurmë; të shuan binanë të shuan derën.

22
binadálë mb., edhe si em., bised. binashuar.
binár,-i m. sh. -ë(t) 1. tra i hollë, i sharruar e me katër faqe; tra i metaltë i hekurudhës, shinë: binar plepi; doli
treni nga binarët. 2. sh. fig. rruga që ndjek një njeri, një shtet etj.; drejtim, vijë: s’është në binarë; hyri (e vuri) në
binarë; ka dalë nga binarët (dikush) është shthurur, s’është në udhë të drejtë; është çmendur.
binashúar mb., edhe si em., bised. që s’lë fëmijë si pasardhës, binadalë.
bind kal., -a, -ur 1. i mbush mendjen, e bëj të besojë a të pranojë diçka ose të sillet si i them unë: e bindi me fakte.
2. bised. e çudit shumë, e mahnit: bindi botën. • bíndem vetv. e bind: u bindet prindërve (urdhrave); u bind i madh
e i vogël. • bíndj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. besim i plotë; mendim i palëkundur: bindje e thellë (e
verbër); kam (shpreh bindjen); flas me bindje. 3. tërësia e pikëpamjeve dhe e mendimeve të një njeriu sipas
botëkuptimit të vet: bindje filozofike (fetare). • bíndur (i, e) mb., edhe si em., që është bindur për diçka a që i
bindet dikujt; i dëgjueshëm e i shtruar; kund. i pabindur: fëmijë i bindur; me të bindur e me të pabindur.
bíndës,-e mb. që të bind a që synon të bindë: provë bindëse; punë bindëse.
bindërmé,-ja f. -(të) vijë e thelluar buzë dërrasës që kjo të puthitet mirë me një tjetër; zdrukth i posaçëm për të
bërë vija të tilla.
bíndsh/ëm (i), -me (e) mb. bindës; i bindur. • bíndshëm ndajf. në mënyrë bindëse: foli bindshëm.
binísh,-i m. sh. -e(t) xhybe e gjerë e hoxhallarëve; / pallto e gjerë prej cohe të mirë a prej mëndafshi: binishi i
nuses.
binóm,-i m. sh. -e(t) 1. mat. shprehje algjebrike me dy terma të bashkuar me shenjën plus ose minus. 2. fig. libr.
dy dukuri me lidhje të ndërsjellë: formojnë një binom.
binósh/e,-ja f. sh. -e(t) bigë.
binják,-e mb., edhe si em. 1. që ka lindur njëkohësisht me një tjetër nga e njëjta mëmë: motra binjake; qengja
binjakë; binjakët ngjajnë. 2. që ka dy pjesë të ngjitura, dyshe: kumbull binjake. 3. fig. shumë i ngjashëm me një
tjetër. • -, -u m. sh. -ë(t) 1. kalli misri që përbëhet nga katër-pesë kallinj të vegjël të ngjitur së bashku, vëllezër. 2.
sh. i shquar astrol. një nga dymbëdhjetë yllësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 22 maji deri më
21 qershor.
binjakëz/ój kal., -óva, -úar lidh ngushtë një qytet, një bashki a një institucion me një tjetër zakonisht jashtë
vendit për të përfituar ndihma, përvojë etj. • binjakëzóhem vetv. e binjakëzoj. • binjakëzím,-i m. sh. -e(t) veprimi
sipas foljeve: binjakëzimi i Durrësit me Barin. • binjakëzúar (i, e) mb. që është binjakëzuar: bashki të
binjakëzuara.
bio- fjalëform. libr. pjesa e parë e disa termave të përbërë, që shënon lidhjen me jetën e me dukuritë jetësore, me
kuptimin “biologjik” (p.sh. biogjenezë, biofiltër, biokatalizator etj.).
biofizík/ë,-a f. shkenca për ligjet e dukuritë fizike tek organizmat e gjallë.
biográf,-i m. sh. -ë(t) jetëshkrues.
biografí,-a f. sh. -(të) jetëshkrim. • -k, -ke mb. jetëshkrimor.
biokimí,-a f. shkenca për proceset kimike tek organizmat e gjallë. • -k, -ke mb. që lidhet me proceset kimike tek
organizmat e gjallë; i biokimisë: analiza biokimike.
biológ,-u m. sh. -ë(t) specialist në biologji. • fem. -e, -ia sh. -e(t).
biologjí,-a f. 1. shkenca për ligjet e dukuritë e përbashkëta të jetës së qenieve të gjalla: fakulteti i biologjisë;
mësuesi i biologjisë. 2. veçoritë e ndërtimit e të zhvillimit të një qenieje të gjallë: biologjia e bretkosës. • -k, -ke
mb. që lidhet me biologjinë, i biologjisë; që ka të bëjë me jetën e gjallë: veti (nevojë) biologjike; armë biologjike.
biónd,-e mb., edhe si em., flokëverdhë.
biorrým/ë,-a f. sh. -a(t) rrymë elektrike që lind në indet e qenieve të gjalla: biorrymat e trurit.
biosfér/ë,-a f. spec. zonë e rruzullit tokësor, në të cilën ka jetë; tërësia e qenieve të gjalla në tokë, në ujë e në ajër.
biplán,-i m. sh. -e(t) av. aeroplan me helikë e me dy palë krahë.
bi/r,-ri m. sh. -j(të) 1. djali kundrejt prindërve të vet: atë e bir; bir në shpirt djalë i birësuar; / kryes. sh.
pasardhësit e drejtpërdrejtë, brezi i ri: etër e bij. 2. djalë a burrë kundrejt një të moshuari, që e thërret me dashuri si
djalin e vet; djalë a burrë prej një krahine; djalë a burrë kundrejt vendlindjes ose kundrejt popullit të vet: eja, bir!; i
biri i botës (mospërf.) njëfarë djali; bir nga fshati ynë; bir besnik i popullit.  i biri i njerkës fëmijë që e trajtojnë
keq; s’ka bir nëne… s’ka njeri që ta përballojë a t’ia dalë mbanë diçkaje.
biralí/e,-a f. sh. -e(t) qepshe gjelle me vrima; / kullore makaronash.
biramél,-e mb., edhe si em., bised. që gjurmon kudo e zhbiron për të marrë vesh çdo gjë, zhbirues; kureshtar.
bírbo,-ja m. sh. -(t) keq. njeri pa shtëpi e pa katandi; / njeri mendjelehtë e i shthurur.
bírç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. 1. përk. djalë i ri; bir. 2. mospërf. djalë i përkëdhelur e dembel; i biri i botës: s’tundet
birçja!
bír/ë,-a f. sh. -a(t) vrimë.  i mbeti birë në zemër i mbeti peng.
birërí,-a f. të qenët bir i dikujt; prejardhje e drejtpërdrejtë: lidhje birërie.
bírës/e,-ja f. sh. -e(t) çekan a daltë me majë për të hapur vrima.
birës/ój kal., -óva, -úar drejt. e bëj bir a bijë në shpirt. / pës. birësóhem. • birësím,-i m. veprimi sipas foljes. •
birësúar (i, e) mb. që është bërë bir a bijë në shpirt: fëmijë i birësuar.
birësúes,-i m. sh. -(it) drejt. ai që birëson dikë. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
birëvésh/ë,-a f. sh. -a(t) zool. gërshërëz.
bírko,-ja m. sh. -(t) mospërf. birçe.
birnór,-e mb. që është si prej biri: kujdes birnor.
biróç/e,-ja f. sh. -e(t) karrocë udhëtimi me dy rrota.
bir/ój kal., -óva, -úar i bëj vrimë a e bëj me vrima. • biróhet vetv. v. III e biroj: është biruar kazani. / pës. biróhet
v. III. • birím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve. • birúar (i, e) mb. që është me vrima: qepshe e biruar.

23
birúc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. vrimë e vogël. 2. qeli burgu shumë e vogël; burg: e futën në birucë; / fig. dhomë e vogël e
pa dritë: jetonte në një birucë.
birúes,-i m. sh. -(it) 1. zool. kandërr, larvat e së cilës shpojnë vrima në pemët: biruesi i fikut; biruesi i ullirit;
biruesi i hardhisë. 2. fig. keq. ai që fut hundët kudo, biramel. • -, -e mb. që biron: vegël biruese.
birvrásës,-i m. sh. -(it), edhe si mb., libr. ai që ka vrarë birin e vet. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
birvrásj/e,-a f. libr. vrasja e birit nga prindi i vet.
birrarí,-a f. sh. -(të) lokal ku pihet zakonisht birrë.
bírr/ë,-a f. sh. -a(t) pije alkoolike e butë, që bëhet zakonisht nga elbi i tharbëtuar dhe nga sumbullarja; një gotë a
një shishe me këtë pije: birrë e zezë; birra “Tirana”; shishe (gotë) birre; fabrika e birrës; pi një birrë.
bis pasth. thirrje për të përsëritur një këngë, një interpretim etj.
bisbíq,-i m. sh. -ë(t) 1. dele a dash me trup të vogël. 2. edhe si mb., fig. bised. njeri me trup të vogël; ngatërrestar.
bisedár,-e mb. kuvendar.
biséd/ë,-a f. sh. -a(t) 1. shkëmbim mendimesh me të folur të lirë; kuvendim: bisedë e shtruar (e ngrohtë,
miqësore, e përzemërt); ndërroi bisedë. 2. ligjëratë para dëgjuesve; shkëmbim mendimesh për një çështje
shkencore etj.: bisedë në televizion.
bisedimór,-e mb. që lidhet me bisedimin, i bisedimit; gjuh. i bisedës, bisedor: situatë bisedimore.
bised/ój jokal., -óva, -úar flas me dikë, shkëmbej mendime; kuvendoj; / kal. rrah mendimet për diçka, shqyrtoj: e
bisedoi me gruan. / pës. bisedóhet v. III. • bisedím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. bisedë; shkëmbim
mendimesh për një marrëveshje: bisedime zyrtare (dypalëshe); në tryezën e bisedimeve.
bisedór,-e mb. gjuh. që është karakteristik për bisedën e lirë: ligjërimi bisedor; fjalë bisedore.
bisedúes,-i m. sh. -(it) bashkëbisedues. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bis/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. degë e njomë, e hollë dhe e drejtë, filiz; bimëz: bisk hardhie. 2. vijë uji e ngushtë; curril i
hollë uji, gjaku etj. 2. si mb. i hollë, i drejtë e i gjatë; i hajthëm: i ka vetullat bisk. 4. si ndajf. si curril: i doli gjaku
bisk.
biskáj/ë,-a f. sh. -a(t) biskonjë.
biskár,-e mb. i hollë e i gjatë si bisk.
bísk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. rosë e egër me bisht të gjatë.
bisk/ón jokal. v. III, -ói, -úar nxjerr bisqe: biskoi plepi. • biskím,-i m. veprimi sipas foljes.
biskónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bisk i ri i hollë, biskajë. 2. fig. vajzë me shtat të gjatë e të drejtë.
biskót/ë,-a f. sh. -a(t) ëmbëlsirë e thatë në trajtë petëzash katrore, të rrumbullakëta etj., që përgatiten me miell, me
yndyrë e me sheqer dhe që piqen dy herë: pako biskotash.
bismút,-i m. kim. metal me ngjyrë të argjendtë në të kuqërreme dhe i brishtë (simboli Bi).
bisták,-u m. sh. -ë(t) vesh rrushi.
bíst/ër,-ra f. sh. -ra(t) zool. peshk deti me trup të hollë e të gjatë, gjilpërëz.
bístër mb. 1. i cemtë: ujë bistër. 2. fig. shumë i shkathët; i mprehtë nga goja; gjuhustër.
bisturí,-a f. sh. -(të) kirur. thikë e vogël për operime.
bishár,-i m. sh. -ë(t) keq. njeri i egër si bishë, egërsirë.
bísh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kafshë e egër grabitqare; egërsirë: si bisha në kafaz shumë i egërsuar: u bë bishë (fig.) u
tërbua nga zemërimi. 2. fig. keq. njeri shumë i egër, mizor e gjakatar.
bishínj/ë,-a f. sh. -a(t) rrip toke në vreshtë midis dy rreshtash me hardhi.
bishór,-e mb. shtazor.
bisht,-i m. sh. -a(t) dhe -ra(t) 1. pjesë e zgjatur dhe e lëvizshme në fund të kurrizit të kafshëve; pjesa e prapme e
trupit të shpendëve e mbuluar me pupla: bisht kali (dhelpre, miu); bishti i gjelit (i peshkut); e kapi për bishti; rri në
bisht ulem me gjunjë të thyer pa i mbështetur të ndenjurat në tokë, ulem galiç. 2. kërcelli që lidh gjethen, pemën
ose lulen me degën a me bimën: bisht kungulli; dardha e ka bishtin prapa (fj. u.). 3. pjesë e diçkaje që vjen si e
zgjatur: bishti i lopatës (i tiganit, i lugës); bisht qepe; sy me bisht; yll me bisht kometë; Bishti i Pallës (gjeogr.);
bishti i flokëve. 4.edhe fig., pjesa e fundit, fundi: bishti i urës; bishti i trenit; as ballë, as bisht; pa bisht e pa krye pa
lidhje, në mënyrë të ngatërruar; e zuri punën nga bishti; mbeti në bisht; e la në bisht ia kaloi; bishti i fshatit
(mospërf.). 5. fig. shtesë a diçka tjetër e panevojshme ose e padëshirueshme; diçka e tepërt e që të pengon; trillim:
erdhi me bisht prapa erdhi me një tjetër të paftuar; u bë bishti i drejtorit (keq.); punë me bishta; nxori bishta. 6.
bised. kokë, bagëti (si njësi numërimi): pesë bishta dhen. 7. bot. pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta
bimësh: bisht daci barishte me kërcell të hollë e me një tufë gjatoshe në majë; bisht gomari barishte e lartë, me
gjethe si hala e në tufë, që rritet buzë përrenjve etj.; bisht miu bishtmi.  i bën bisht (diçkaje) i shmanget, i
dredhon; e bëri bishtin palë përçm. vdiq; ngordhi; / e uli hundën, i ranë pendët; (u zunë) për bishtin (për të
bardhat*) e laraskës; (iku) me bisht ndër shalë përçm. (iku) i mundur e i turpëruar; më i rëndë bishti se sqepari
del më i vogli a dikush më pak i rëndësishëm mbi të madhin a mbi dikë më të rëndësishëm; i kreh bishtin (dikujt) i
bën lajka; e merr me të mirë; shkon (lidhet) pas bishtit (të dikujt) keq. lidhet ngushtë me dikë, i bën qejfin dhe
vepron si do ai; luan (lëviz, dredh) bishtin keq. shkon me të tjerë (për femra); / nuk qëndron besnik, lëkundet; e
mban bishtin përpjetë i është rritur mendja, vret lart; e mblodhi bishtin përb. u shtrua, e uli hundën, s’u ndie më;
ngriti bishtin keq. u bë gati për të nisur diçka; / nisi të shthuret (për femra); / iu rrit mendja, nisi të vrasë lart; i
shkeli bishtin (dikujt) e preku në një të drejtë; / e zuri ngushtë; e sheh me bishtin e syrit nuk e vlerëson sa duhet; e
sheh shtrembër; e vë në bisht të lahutës e vë në lojë, e tall; të vë në bisht të lugës ta hedh kur të duash, të
mashtron; i zuri bishti dhjamë ka vënë pasuri e rron mirë; s’e zë njeri për bishti përb. s’ia var askush.
bishtadhíz/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte kacavarëse e arave, me kërcell të hollë, me gjethe si zemër e me lule të
bardha.
bishtafúrk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. nuselalë, bukël.
bishtagját/ë,-i m. sh. -ë(t) zool. trishtil me bisht të gjatë.

24
bishtagjél,-i m. sh. -a(t) 1. zool. rosë e egër me bisht të gjerë. 2. bot. misër i verdhë kokërrvogël.
bishtáj/ë,-a f. sh. -a(t) fryti i disa bimëve, i përbërë nga dy fletë të gjata e të ngushta, që mbështjellin farat; lloj
fasuleje me fryte të tilla; mashurkë: bishtaja bathe (bizeleje); mish me bishtaja.
bishtaj/ón jokal. v. III, -ói, -úar lidh bishtaja. • bishtajím,-i m. veprimi sipas foljes.
bishtajór,-e mb. bot. që bën bishtaja: bimë bishtajore. • -e, -ja f. kryes. sh. -e(t) familje bimësh bishtajore; bimë e
kësaj familjeje.
bishták,-uI m. sh. -ë(t) 1. enë për ujë me bisht të gjatë; bishtore gjelle. 2. pjesa e fundit e dorakut të parmendës.
bishták,-uII m. sh. -ë(t) 1. mëz njëvjeçar. 2. fig. fëmijë që ende nuk është ngritur në këmbë. 3. mospërf. njeri që
mbetet i fundit në punë, në udhë etj., bisht. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bishták,-e mb., edhe si em., 1. që ka bisht të gjatë; që vjen si me bisht: fik bishtak; me sy bishtakë. 2. fig. keq. e
përdalë: grua bishtake.
bishtaléc,-i m. sh. -a(t) gërshet flokësh: bishtalecat palë-palë.
bishtalúg,-u m. krahin. mëmëligë.
bishtanják,-e mb., edhe si em., bishtak. • -e, -ja f. sh. -e(t) zool. peshk me bisht të gjatë e si sharrëz.
bishtaqén,-i m. bot. barishte e viseve malore, me kërcell të shkurtër e me lule vezake.
bishtár,-i m. sh. -ë(t) bishtuk.
bishtár,-e mb., edhe si em. 1. me bisht: dardhë bishtare. 2. keq. që i bën bisht punës. 3. fig. që merr të tjerët nëpër
gojë e u vë bishta.
bishtarák,-u m. sh. -ë(t) 1. rrip i ngushtë toke në anë të arës; bisht are. 2. edhe si mb., diçka me bisht ose pjesë e
diçkaje që zgjatet si bisht: fik bishtarak; bishtarak kafeje xhezve.
bishtártë mb. që e ka bishtin të verdhë si ar. • bishtárt/ë, -a f. sh. -a(t) zool. flutur me barkun në ngjyrë të artë.
bíshtas ndajf. në bisht, galiç; duke u zvarritur me të ndenjurat për tokë: ecte bishtas.
bishtatúndës,-i m. sh. -(it) zool. zog i vogël sa trumcaku, i hirtë e me bisht të gjatë, që e tund kur ecën.
bishtbárdh/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog i vogël, i hirtë e me bisht të bardhë.
bishtcúb,-e mb., edhe si em., bishtprerë.
bishtcúng,-e mb., edhe si em., bishtprerë; bishtshkurtër: qen bishtcung.
bishtdác,-i m. bot. barishte me gjethe si gjilpërë dhe me lule të bardha në të blertë.
bishtdrédhur mb., edhe si em. f., keq. që shkon me të tjerë, e përdalë (për femra).
bishtdúng/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. barishte me kërcell si të grurit, me gjethe të holla e me tufën e farës të gjatë. 2. si
mb. që ka në fund të bishtit një tufë të madhe qimesh a puplash: dele (pulë) bishtdungë.
bishtdúrd,-e mb., edhe si em., bishtprerë.
bishtdhélp/ër,-ra f. sh. –ra(t) bot. 1. barishte me gjethe të gjata me push nga sipër e me gjemba anash dhe me lule
të blerta a ngjyrë vjollce. 2. lloj rrushi i bardhë me vesh gjatosh.
bishté,-ja f. sh. -(të) [(bishtéz/ë,-a f. sh. -a(t)] nënbishte.
bísht/e,-ja f. sh. -e(t) bishtarak.
bísht/ërr,-rra f. sh. -rra(t) zool. bishtfultere.
bíshtëz,-a f. sh. -a(t) dorak.
bishtfultér/e,-ja f. sh. -e(t) zool. larvë bretkose me bisht të gjatë; bishtlopatë, bikër.
bishtfurkabúkur,-a f. sh -a(t) zool. nuselalë.
bishtgërshërë mb. me bishtin të ndarë më dysh: dallëndyshe bishtgërshërë. • bishtgërshër/ë, -a f. sh. -a(t) zool.
rosë e egër me bishtin të ndarë si gërshërë.
bishtgjátë mb., edhe si em. 1. me bishtin të gjatë, bishtuk; kund. bishtshkurtër: laraskë bishtgjatë; fik bishtgjatë;
fshesë bishtgjatë. 2. fig. dinak. • bishtgját/ë,-a f. sh. -a(t) 1. laraskë. 2. euf. dhelpër. • bishtgját/ë, -i m. sh. -ë(t)
zool. bishtatundës.
bishtgjél/e,-ja f. sh. -e(t) zool. rosë e egër me bisht të gjatë si të gjelit.
bishthóll/ë [lexo: bisht-hóllë],-a f. bot. barishte me gjethe vezake e me kallinj të hollë.
bíshtje mb. bishtgjatë (për disa pemë): dardhë bishtje. • bíshtj/e,-a f.sh. -e(t) 1. dardhë bishtgjatë. 2. enë për
gjellë, me bisht të gjatë; bishtore.
bishtkëpútur mb. që ka humbur farefisin nga ana e babait (për gratë).
bishtkúq,-i (bishtakúq,-i) m. sh. -ë(t) 1. zool. zog i vogël këngëtar, me bisht të kuqërremë, që rri nëpër vrimat e
mureve e të ledheve. 2. zool. lloj krapi me pendë të kuqe. 3. fik bishtgjatë e i kuqërremë, patëllxhanës.
bishtlágur mb. tall. i mundur, i përulur e i turpëruar: iku bishtlagur.
bishtlépur,-i m. sh. -a(t) bot. barishte e viseve bregdetare, me lule të mbledhur si kalli.
bishtlëkúndës,-i m. sh. -(it) zool. bishtatundës.
bishtlopát/ë,-a f. sh. -a(t) zool. bishtfultere.
bishtlúajtur mb., edhe si em. f., bised. keq. bishtdredhur.
bishtmëllénjëz,-a f. sh. -a(t) zool. peshk me trup të shtypur, me sytë në njërën anë, që e ndërron ngjyrën sipas
mjedisit.
bishtmí,-u m. sh. -nj(të) 1. bot. barishte me gjethe heshtake e me lule si kalli, që përdoret për të ndalur gjakun;
bar gjaku. 2. zool. peshk me bishtin si grep.
bishtmúshk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte shumëvjeçare e moçaleve, me kërcell të zbrazët e me gjethe halore.
bishtní,-a f. sh. -(të) dredhi; bishtnim.
bishtníc/ë,-a f. sh. -a(t) vegël muzikore popullore, me dy tyta të thadruara në një copë druri.
bishtn/ój jokal., -óva, -úar keq. i shmangem dikujt a diçkaje të padëshiruar; përdridhem; i bëj bisht; i dredhoj. •
bishtním,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.
bishtnúes,-e mb., edhe si em., keq. që bishtnon.
bishtój,-i m. sh. -a(t) keq. bishtnues. • fem. -ë, -a sh. -a(t).

25
bishtók,-e mb., edhe si em., bishtshkurtër. • -e, -ja f. sh. -e(t) bishtore gjelle. • -, -u m. sh. -ë(t) thela e bishtit.
bishtór,-e mb. 1. anat. që ndodhet në bisht, i bishtit: pjesa bishtore. 2. bishtje. • -e, -ja f. sh. -e(t) 1. lugë e madhe
gjelle me bisht të gjatë; enë (tigan, xhezve etj.) me bisht të gjatë, bishtje, bishtak. 2. bishtarak are. 3. nënbishte.
bishtós kal., -a, -ur qeth dhentë a dhitë rreth bishtit. / pës. bishtóset v. III. • bishtósj/e,-a f. veprimi sipas foljes.
bishtpélëz,-a f. sh. -a(t) bot. barishte shumëvjeçare, me gjethe si të grurit e me lulesë si fshesë a si kalli:
bishtpelëza e kuqe.
bishtpén/ë,-a f. sh. -a(t) bishti i penës për të shkruar.
bishtpërdrédhur mb. 1. edhe si em., që e ka bishtin të përdredhur: derr bishtpërdredhur. 2. edhe si em. f., fig. keq.
bishtdredhur.
bishtpërpjétë mb., edhe si em. 1. që e mban bishtin përpjetë. 2. fig. keq. mendjemadh; fodull.
bishtprérë mb., edhe si em. 1. me bishtin të prerë; bishtcung (për kafshët). 2. fig. i papërkrahje; / që nuk ka
ndikim tek të tjerët.
bíshtra-bíshtra ndajf. bised. shpërndarë andej-këtej pa rregull.
bishtshkúrtër mb., edhe si em., që e ka bishtin të shkurtër; kund. bishtgjatë.
bishttigán/e,-ia f. sh. -e(t) zool. bishtfultere.
bishttúndur mb., edhe si em. f., keq. bised. bishtdredhur.
bishtúk,-u m. sh. -ë(t) kandil i thjeshtë me bisht, bishtar.
bishtúk,-e mb., edhe si em., bishtgjatë: dardhë bishtuke. • -e, -ja f. sh. -e(t) pemë bishtgjatë.
bishturína,-t f. sh. bised. mbeturina, fundërrina.
bít/ërr,-rra f. sh. -rra(t) bimë misri e vogël, që e shkulim nga ara gjatë rrallimit: mbeti bitërr (fig.) mbeti i hollë e
i dobët.
bitís kal., -a, -ur bised. e mbaroj diçka, i jap fund, e kryej; / e shkatërroj krejt, e rrënoj: i bitisën me të gjitha; /
jokal., mori fund diçka, mbaroi: bitisi ajo punë. • bitíset vetv. v. III e bitis: si u nis, ashtu u bitis. • bitísj/e,-a f.
veprimi sipas foljeve. • bitísur (i, e) mb. që është bitisur: hesap i mbaruar, punë e bitisur (fj. u.).
bítm/e,-ja f. sh. -e(t) bimëz; mënjollë.
bitónj/ë,-a f. sh. -a(t) mënjollë.
bitúm,-i m. sh. -e(t) lëndë minerale e zezë, veshtullore ose e ngurtë, që nxirret nga toka dhe përdoret për të shtruar
rrugët etj.; serë: bitum nafte; fuçi bitumi.
bitum/ój kal., -óva, -úar shtroj a lyej me bitum: bitumoj çatinë. / pës. bitumóhet v. III. • bitumím,-i m. veprimi
sipas foljes. • bitumúar (i, e) mb. që është bitumuar: varkë e bitumuar.
biúl/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gyp i hollë për të pirë një lëng. 2. pipëz prej kashte gruri ose prej kallami.
bixán,-i m. sh. -ë(t) ulli kokërrvogël e vajës.
bixhóz,-i m. lojë me letra a me diçka tjetër për të nxjerrë fitime, kumar: humbi në bixhoz.
bixhozçí,-u m. sh. -nj(të) ai që është i dhënë pas bixhozit.
biz ndajf. mënyrë loje me dy a më shumë veta, duke goditur me pëllëmbë fshehurazi njërin që ka nxjerrë dorën
prapa nën sqetull.
bizantín,-e mb. që lidhet me Perandorinë e Bizantit dhe me periudhën e saj, i Bizantit: Perandoria Bizantine.
bizantiníz/ëm,-mi m. sh. -ma(t) keq. sjellje e shtirë, qëndrim hipokrit e servil a veprim i fshehur për t’i bërë keq
dikujt.
bizél/e,-ja f. sh. -e(t) bot. perime kacavarëse, që bën bishtaja me kokrra të blerta; bishtajat e kokrrat e saj: mish me
bizele. 2. si mb. që ka ngjyrë të blertë të çelur: i leva muret bizele.
bíz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fëndyell me majë më të shkurtër e të drejtë; / lojë fëmijësh me këtë vegël, që e hedhin
përpjetë për të rënë në tokë e ngulur. 2. grep për të qëndisur.
bízg/ë,-a f. bised. jashtëqitje e hollë; barkonjë, purthë: e ka zënë bizga.
bizgós/em vetv., -a (u), -ur bised. 1. më zë bizga. 2. fig. përb. lëshohem fare, shkundem, bie krejt. • bizgósj/e,-a f.
veprimi sipas foljes. • bizgósur (i, e) mb. bised. 1. që e ka zënë bizga. 2. fig. i lëshuar fare, i shkundur, krejt i rënë:
njeri i bizgosur.
biznés,-i m. sh. -e(t) veprimtari, kryesisht tregtare, për të nxjerrë fitime: merret me biznes.
biznesmén,-i m. sh. -ë(t) ai që merret me biznes.
bizón,-i m. sh. -ë(t) zool. ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh e me një gungë midis shpatullave.
bizhuterí,-a f. sh. -(të) stoli të vogla të çmueshme dhe të punuara hollë.
bjerr kal., bóra, bjérrë humb. • bírrem vetv. humb. • bjérrj/e,-a f. sh. -e(t) humbje. • bjérrë ndajf. kot, humbur,
dëm: i shkoi fjala bjerrë.
bjerradítës,-i m. sh. -(it), edhe si mb., ai që e humb kohën kot ose që merret me gjëra të padobishme. • fem.
bjerradít/ë,-a sh. -ë(t), edhe m.: erdhi ai bjerradita.
bjerrafát,-e mb., edhe si em., i pafat, fatkeq.
bjerrakóhës,-i m. sh. -(it), edhe si mb., bjerraditës.
bjerramót,-i m. sh. -ë(t) bjerraditës: punëkoti, bjerramoti (fj. u.).
bjeshkatár,-i m. sh. -ë(t) banor i bjeshkëve; / ai që veron me bagëti në bjeshkë. • fem. -e, -ja f. sh. -e(t) 1. banore e
bjeshkëve. 2. grua që përpunon bulmetin në stanet e bagëtive. • -, -e mb. poet. bjeshkor, i bjeshkëve: kreshtat
bjeshkatare.
bjéshk/ë,-a f. sh. -ë(t) mal i lartë me kullota verore: ujë bjeshke.  bjeshkë e thatë budalla; ka bjeshkën në
shpinë ka halle të mëdha; sheh përtej bjeshke është largpamës.
bjeshkí,-a f. 1. vend në bjeshkë. 2. përpunimi i bulmetit në stanet e bjeshkëve.
bjeshk/ój jokal., -óva, -úar veroj në bjeshkë; / kal. mbaj e kullot bagëtinë në bjeshkë. • bjeshkóhem vetv.
bjeshkoj. • bjeshkím,-i m. veprimi sipas foljeve: koha e bjeshkimit.

26
bjeshkór,-e mb. që ka bjeshkë; që lidhet me bjeshkën, i bjeshkës; që rritet në bjeshkë: vend bjeshkor. • -, -i m. sh.
-ë(t) bjeshkatar.
bjézg/ë,-a f. sh. -a(t) ashkël e vogël druri, spicë.
blác/ë,-a f. sh. -a(t) pyll i ulët, me shkurre e me ferra të dendura.
blán/ë,-aI f. sh. -a(t) shenjë që mbetet në trup nga një plagë, nga një goditje etj.; njollë, mbresë; larë, balë: blanë
thike; dhi me blana.
blán/ë,-aII f. sh. -a(t) urra e drurit.
blánj/ë,-a f. sh. -a(t) copë e prerë a e shkëputur nga diçka: blanjë mishi.
blasfemí,-a f. sh. -(të) sharje kundër zotit ose kundër fesë.
blát/ë,-a f. sh. -a(t) 1. mblatës, vulë. 2. dhuratë.
blat/ój kal., -óva, -úar i fal dhurata një hyjnie; / lart. i dhuroj dikujt një gjë si shenjë nderimi e mirënjohjeje; i
kushtoj: i blatoi një këngë. • blatóhem vetv. lart. jepem me mish e me shpirt pas dikujt a pas diçkaje, i
përkushtohem. / pës. blatóhet v. III. • blatím,-i m. sh. -e(t) lart. 1. veprimi sipas foljeve. 2. dhuratë, flijim.
blatúes,-i m. sh. -(it) lart. ai që bën blatime. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
ble,-u m. sh. -j(të) 1. vëllimi i një libri: bleu i parë (i dytë). 2. bashkë leshi; / tufëz flokësh a fijesh.
blec,-e mb. krahin. lakuriq.
blec/ój kal., -óva, -úar krahin. zhvesh. • blecóhem vetv. zhvishem. / pës. blecóhem. • blecím,-i m. zhveshje. •
blecúar (i, e) mb. i zhveshur.
blég/ë,-a f. sh. -a(t) bareshë.
blegërí/j jokal., -ta, -tur 1. v. III lëshon blegërimë (për dhentë). 2. nxjerr një zë si të deles; vajtoj, qaj me dënesë. •
blegërítj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. blegërimë.
blegërím/ë,-a f. sh. -a(t) 1. britma e deles. 2. vajtim, qarje me dënesë.
blegër/ój jokal., -óva, -úar blegërij. • blegërím,-i m. blegëritje.
blegtór,-i m. sh. -ë(t) ai që merret me blegtori; bari. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. blegtoral.
blegtorál,-e mb. që lidhet me blegtorinë, i blegtorisë; që merret me blegtori, blegtor; që merret nga blegtoria:
ndërmarrje blegtorale; prodhime blegtorale.
blegtorí,-a f. 1. degë e ekonomisë bujqësore, që merret me rritjen e mbarështimin e bagëtive. 2. përmb. kafshët
shtëpiake, bagëtia.
ble/j kal., -va, -rë 1. marr diçka nga një tjetër duke e paguar me para: bleu një shtëpi; e bleu lirë. 2. fig. keq. e bëj
për vete dikë me ryshfet. 3. fig. ia kuptoj mendimin a qëllimin, e marr vesh ku e ka: ia bleu fjalën; / përfitoj prej
dikujt, thith: fëmija blen mëson shumë prej të rriturve. / pës. blihém. • blérj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes:
shitje e blerje. 2. diçka që është blerë. • blérë (i, e) mb. që është blerë: fëmija pa lerë, djepi i blerë (fj. u.).
bléjz/ë,-a f. sh. -a(t) fije kërpi a liri, që përdoret për litarë, për thasë etj.
blérës,-i m. sh. -(it) ai që blen diçka. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që blen ose që ka mundësi të blejë: fuqia
blerëse.
blerín/ë,-a f. sh. -a(t) vend me blerim; lëndinë.
bler/ón jokal. v. III, -ói, -úar mbin bari i njomë ose dalin gjethet e blerta; vishet me blerim, gjelbëron: bleroi
fusha. • blerím,-i m. 1. veprimi sipas foljes. 2. tërësia e bimëve të blerta që mbulojnë tokën; ngjyra e tyre; blertësi;
gjelbërsi: në mes të blerimit. • blerúar (i, e) mb. i mbuluar me blerim; i gjelbëruar: fusha të bleruara.
blerósh,-e mb. poet. i blertë: kodrina bleroshe.
blértë (i, e) mb. që ka ngjyrën e barit ose të gjetheve të njoma, i gjelbër: fustan i blertë; ara të blerta. • blért/ë,-a
(e) f. ngjyra e blertë.
blertësí,-a f. libr. ngjyra e blertë e bimëve, blerim.
bletár,-i m. sh. -ë(t) bletërritës.
bletarí,-a f. degë e bujqësisë, që merret me rritjen e bletëve; mjeshtëria e rritjes së bletëve: merret me bletari.
blétas ndajf. mënyrë ltë luajturi me disa veta, që përpiqen t’i rrëzojnë njërit kësulën nga koka.
blét/ë,-a f. sh. -ë(t) mizë e dobishme, me krahë e trup të mbuluar me push, që bën mjaltin e dyllin; / përmb. një
familje mizash të tilla në një zgjua; zgjoi i tyre: bletë punëtore bletë femër që bën mjaltë; mëma (mbretëresha) e
bletës; zgjua (hoje) bletësh; zukasin bletët; roit (hedh) bleta; pres bletën; gumëzhijnë si bletë.  si bletë e plotë me
shumë të mira; si bletë shkëmbi i padobishëm (për njerëz); bletë e paprerë (e vjetër) shumë i pasur, i zënë; i ka
ikur bleta nuk është në të, i ka ikur mendja; i mblodhi bletët e mblodhi mendjen; i rrinë bletët në lule i venë punët
mirë.
bletëkápës/e,-ja f. sh. -e(t) kuti me rrjetë teli për të kapur bletën kur roit.
bletërrítës,-i m. sh. -(it) ai që merret me rritjen e bletëve, bletar. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
blétëz,-a f. sh. -a(t) bot. 1. mjalcë, bar blete. 2. lëpjetë.
bletór/e,-ja f. sh. -e(t) vend me zgjoje bletësh; tërësia e zgjojeve të bletëve që ka dikush.
bli,-ni m. sh. -nj(të) zool. peshk i madh, me sharrëz mbi kurriz e me mish të shijshëm: bli i bardhë; vezë (havjar)
blini.
bli,-ri m. sh. -rë(t) bot. dru i lartë, me gjethe si zemër, me lule të verdha e të merme.
blic,-i m. sh. -e(t) llambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm, që përdoret gjatë fotografimit.
blináj/ë,-a f. sh. -a(t) blinishtë.
blínd/ë,-a f. sh. -a(t) usht. koraca e çeliktë e makinave luftarake, e anijeve etj.: blinda e tankut.
blindëshpúes,-e mb. usht. që e shpon blindën: predhë blindëshpuese.
blind/ój kal., -óva, -úar usht. vesh me blindë. / pës. blindóhet v. III. • blindím,-i m. veprimi sipas foljes. •
blindúar (i, e) mb. që është i veshur me blindë: tren i blinduar.
blinísht/ë,-a f. sh. -a(t) pyll bliri.
blinór/e, -ja f. kryes. sh. bot. familje drurësh e shkurresh, ku hyn edhe bliri; dru a shkurre e kësaj familjeje.

27
blinth,-i m. bot. barishte moçalesh, me kërcell të trashë e me fije të holla.
blir/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III vërshon (për lumin etj.). 2. fig. çmendem. • blirím,-i m.1. vërshim: blirimi i
lumit. 2. fig. çmendje.
blirój/ë,-a f. sh. -a(t) vërshim.
blíster mb. spec. që nuk është krejt i pastër (për bakrin).
blóçk/ë,-a f. sh. -a(t) koçan misri; / boçë pishe.
blof,-i m. sh. -e(t) libr. mashtrim në lojën me letra, për ta bërë kundërshtarin të besojë të kundërtën; / fig.
mashtrim: bëri blof.
blof/ój jokal., -óva, -úar libr. bëj blof; mashtroj.
blój/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bluarje: mulli bloje; / mielli i bluar njëherësh: një blojë drithë. 2. pluhur sharre. * u vu në
blojë keq. nisi të flasë pa pushim, po grin.
blójtës,-i m. sh. -(it) mullis. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
blókëra(-t) f. sh. lëmishte, të fshira.
blozák,-e mb. i nxirë nga bloza; i zi si blozë: trarë blozakë.
blozár,-i m. sh. -ë(t) dru i mbështetur kryqthi mbi ujqërit e vatrës, ku lidhet vargori.
blóz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pluhur i zi, që mbetet nga tymi në oxhak etj.: blozë baruti; i zi si blozë; / kim. pluhur i zi, që
del nga djegia jo e plotë e disa lëndëve organike: blozë shtazore. 2. bujq. pluhur i zi, që mbush pjesët e bimëve të
prekura nga disa kërpudha; purth: bloza e misrit. 3. si mb. shumë i zi.
blozërí,-a f. grumbull bloze; mbeturina, papastërti.
blu mb. që ka ngjyrë qielli të mbyllur: deti blu; laps blu; pallto blu. • -, -ja f. ngjyra blu; bojë blu: blu e errët.
blúaj kal., blóva, blúar 1. e bëj miell (drithin) a pluhur (diçka tjetër); thërrmoj imët, grimcoj; brej: bluaj grurin
(kafenë); bluan ashpër; dhëmbi bluan malin (fj. u.). 2. tret ushqimin në stomak. 3. fig. e përvetësoj mirë diçka duke
e përsëritur, e tret: e ka bluar mësimin. 4. fig. e rrah me mend diçka nga të gjitha anët, e shoshit mirë; shestoj: e
bluan përbrenda; bluan imët mendon e thotë gjëra të mençura; bluan trashë mendon e thotë budallallëqe; seç
bluan në kokë!; bluan si mulliri pa kokrra (keq.) llomotit kot, grin. 5. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) fig.
më shkakton dhembje të vijueshme: më bloi reumatizmi. / pës. blúhet v. III. • blúarj/e,-a f. veprimi sipas foljes:
makina e bluarjes. • blúar (i, e) mb. që është bluar: kafe e bluar.  bluan e s’gatuan (dikush) e nis një punë, por
nuk e çon deri në fund.
bluáshk/ë,-a f. sh. -a(t) ashkël e madhe druri, metali etj.
blúes,-e mb. që bluan: mulli blues. • -, -i m.sh. -(it) mullis. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
blúz/ë,-a f. sh. -a(t) veshje e sipërme e hollë prej pambuku, prej mëndafshi etj., që arrin deri në brez; veshje e
gjatë pune, që mbahet sipër rrobave të tjera: bluzë grash (fëmijësh); bluza e mjekut.
blloçkëlóp/ë,-a f. sh. -a(t) zool. thithëlopë.
bllo/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. copë e madhe e një lënde të fortë, zakonisht me forma të rregullta: bllok mermeri
(akulli, betoni); si bllok graniti (fig.) i bashkuar fort e i pamposhtur; / lloj tulle e madhe prej betoni me hapësirë
brenda: mur me blloqe. 2. gyp shumë i gjerë e i shkurtër prej betoni, që përdoret për të veshur puset e ujit: pus me
blloqe. 3. grup ndërtesash që përbëjnë një tërësi më vete; pjesë e një lagjeje; banorët e saj: bllok banesash
(dyqanesh); blloku 15; / ngastër e madhe toke me pemë: bllok fiqsh (ullinjsh). 4. bashkim shtetesh, organizatash
etj. për veprime të njëjta: bllok ushtarak. 5. fletore e trashë a fletë dokumentesh të lidhura bashkë, që mund të
shkëputen. 6. tek. tërësia e pjesëve të një mekanizmi, të lidhura së bashku: blloku i timonit. 7. sport. pengesë me
duar në volejboll, për të mos lejuar kalimin e topit mbi rrjetë.
bllokád/ë,-a f. sh. -a(t) 1. usht. rrethim i plotë i një qyteti, i një vendi etj. për të penguar çdo lloj ndihme: bllokadë
detare. 2. fig. tërësi masash kundrejt një shteti për t’i prerë lidhjet politike dhe ekonomike me vendet e tjera.
bllok/ój kal., -óva, -úar 1. usht. i bëj bllokadë. 2. zë kalimin duke e mbushur me diçka; e pengoj, e ndaloj;
pezulloj: bllokuan hyrjen; bllokoi fondet (fin.); të bllokon frymëmarrjen. • bllokóhem vetv. 1. vetv. e bllokoj. 2.
ngec, s’jam në gjendje të lëviz a të punoj: m’u bllokua krahu; / fig. s’më kujtohet asgjë, s’më punon më truri: u
bllokova në provim. / pës. bllokóhet v. III. • bllokím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: bllokimi i rrugëve. •
bllokúar (i, e) mb. që është bllokuar: mbeta i bllokuar.
bllokúes,-e mb. që bllokon dikë a diçka: pakicë bllokuese (në Kuvend).
bllór/e,-ja f. sh. -e(t) lëkurë druri a lëpushkë misri.
bóa f. sh. -(t) zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që rron në Amerikën Jugore e në Madagaskar dhe që e mbyt
gjahun duke iu mbështjellë e duke e shtrënguar.
bób/ël,-la f. sh. -la(t) 1. kërmill me samar. 2. muz. vegël frymore prej guaske të madhe deti. 3. kokrrizë.
bóbëz,-a f. sh. -a(t) zool. rriqër.
bobín/ë,-a f. sh. -a(t) tek. gyp i shkurtër, në të cilin mbështillet tel, shirit etj.: bobinë filmi; / elektr. gyp i shkurtër, i
mbështjellë me tel, që përdoret në pajisje elektrike dhe në radioteknikë: bobinat e radios.
bobó pasth. shpreh keqardhje, habi, shqetësim, frikë a mërzi; bubu, oh, obobo: bobo, ç’e gjeti!; bobo, kush ia hyn
asaj pune!
bobokúq/e,-ja f. sh. -e(t) lulja e lofatës ose e rrushkullit.
boból,-i m. sh. -a(t) vidhez.
boból/e,-ja f. kryes. sh. -e(t) 1. kokrra misri të ziera; / kokrra fasulesh, bathësh etj. të paziera mirë e të fryra nga
uji. 2. makarona rryla. 3. fig. grua e shkurtër e topolake.
bobolésh,-i m. sh. -ë(t) krahin. 1. kombisht. 2. edhe si mb., fig. kalama.
bobotí/j jokal., -ta, -tur bised. qaj me të madhe, duke bërë “bobo”.
bóc/ë,-a f. sh. -a(t) shtypshkr. fletë e shtypur për të ndrequr gabimet.
boç,-i m. sh. -a(t) ulli vajës kokërrmadh.

28
bóç/e,-ja f. sh. -e(t) [bóç/ë,-a f. sh. -a(t)] 1. diçka e rrumbullakët, zakonisht sa një arrë a sa grushti; kokërr, topth:
boçe pishe (pambuku); boça e fytit (anat.) fikthi; boçë dëbore; boçat e syve; boça e vezës e verdha e vezës; boçë
misri koçan; boça e kandarit; / burbuqe: çeli boçe. 2. lëvozhga e tultë e kokrrës së arrës, të gështenjës etj.; shark. *
(flet) me boçe në fyt flet keq e s’kuptohet ç’thotë; belbëzon.
boçëbór/ë,-a f. sh. -a(t) bot. luleborë.
bóçk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. boçe arre, pishe etj.; kokërr. 2. bot. bimë mjekësore shumëvjeçare, e helmët, me bulb si të
qepës; qepë deti: boçka e kuqe. 3. si mb. kokërrmadh: arrë (qershi) boçkë; vezë boçkë.
bodéc,-i m. sh. -ë(t) thumb hekuri në majë të hostenit, thumbac.  s’ha bodec s’ka nevojë për nxitje; / sado ta
nxitësh, nuk tundet; do shpuar me bodec do nxitur, do shtyrë për të bërë diçka.
bodrúm,-i m. sh. -e(t) qilar për ushqime, për dru etj.; vend i mbyllur, i errët e me lagështirë: bodrumet e kalasë;
merimanga e bodrumeve (zool.).
boén/ë,-a f. sh. -a(t) vërshim i ujërave jashtë shtratit; përmbytje.
bof onomat. bised. përdoret kur shprehim një veprim të menjëhershëm e të papritur; / si kallëz. vij papritur, ia beh;
brof: kur ai, bof te dera.  ia bëri bof plasi nga inati, nga dëshpërimi ose nga mërzia.
bófk/ë,-a f. sh. -a(t) arrë a gështenjë me shark.
bóg/ël,-la f. sh. -la(t) pemë aguridhe: bogël thane.
bohçallë/k,-ku m. sh. -qe(t) etnogr. dhuratë (veshmbathje të ndryshme) që sjell nusja për njerëzit e burrit ose që
çojnë prindërit e nuses për fëmijën e sapolindur.
bóhç/e,-ja f. sh. -e(t) 1. shami e madhe për të mbështjellë plaçka; plaçka të mbështjella me të. 2. përparëse e
punuar në vegjë e me zbukurime.
bohém,-i m. sh. -ë(t) ai që bën jetë endacake e është i dhënë pas qejfeve. • fem. -e, -ja. sh. -e(t). • -, -e mb.
endacak e i dhënë pas qejfeve; prej bohemi: jetë boheme.
bohém/ë,-a f. turmë artistësh endacakë e të dhënë pas qejfeve; mënyra e jetesës së tyre.
bohorrít/em vetv., -a (u), -ur sillem kot, hallakatem; / tallem.
boják,-e mb., edhe si em., shtatlartë e i pashëm, bojalli.
bojallí,-e mb., edhe si em., bised. shtathedhur e i pashëm, bojak: vajzë bojallie. •bojalléshë mb. f., edhe si em. f.,
bojallie.
bojatís kal., -a, -ur 1. lyej me bojë: bojatisi muret (këpucët); / bised. keq. i vë fytyrës shumë të kuq e pudër. 2. fig.
zbukuroj, i jap lustër. • bojatísem vetv. e bojatis1. / pës. bojatísem. • bojatísj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve. •
bojatísur (i, e) mb. 1. i lyer me bojë. 2. i zbukuruar.
bojaxhí,-u m. sh. -nj(të) punëtor që bojatis muret, orenditë etj.
bój/ë,-aI f. sh. -ëra(t) 1. lëndë për të ngjyer rroba, për të lyer sende të ndryshme, për të shkruar etj.: bojë e kuqe (e
bardhë); bojë vaji; bojë leshi (muresh, këpucësh, flokësh). 2. ngjyrë: bojë argjendi (bari); / bised. ngjyra e fytyrës
ose pamja e përgjithshme e njeriut, çehre: ia tregon boja; mos ia pafsha bojën! (mallk.).  i doli boja u zbulua se
kush ishte; / i iku vlera; humbi emrin e mirë; u bë bajat; / s’ka pikë turpi, i plasi cipa; i dha një bojë e zbukuroi nga
jashtë për të fshehur thelbin e vërtetë; i humbi boja u zhduk, nuk gjendet askund; ia nxori bojën keq. ia zbuloi
fytyrën e vërtetë para të gjithëve; pa u tharë (mirë) boja libr. pa kaluar shumë kohë, shpejt (pas një vendimi); si
boja, goja flet pa pikë turpi.
bój/ë,-aII f. bised. shtat; lartësi sa shtati i njeriut: hodhi bojë; i thellë një bojë njeriu.
bojëbizéle mb. në ngjyrë të blertë të hapur si të bizeles, bizele.
bojëfínjë mb. në ngjyrë hiri të çelur si të finjës.
bojëgështénjë mb. në ngjyrë kafe të çelur në të kuqërreme, gështenjë.
bojëgrúrë mb. në ngjyrë të errët në të verdhë si të grurit.
bojëgják,-e mb. në ngjyrë të kuqe të ndezur si të gjakut.
bojëkafé mb. në ngjyrë të errët si të kafesë së pjekur, kafe.
bojëlimón mb. në ngjyrë të verdhë të çelur si të limonit, limon.
bojëmádh,-e mb. 1. shtatmadh. 2. fig. i mjerë.
bojëmanusháqe mb. në ngjyrë vjollcë.
bojëmjáltë mb. në ngjyrë kafe të çelur e në të verdhë si të mjaltit.
bojëportokáll,-e mb. në ngjyrë të verdhë në të kuqe si të portokallit, portokalli.
bojëshégë mb. në ngjyrë të kuqe të çelur si të shegës së pjekur.
bojëshítës,-i m. sh. -(it) shitës bojërash.
bojëshpátëz mb. në ngjyrë blu të çelur si të lules së shpatës, shpatëz.
bojëtúllë mb. në ngjyrën e dheut në të kuqe si të tullës së pjekur.
bojëvérë mb. në ngjyrë të kuqe të mbyllur si të verës.
bojëvíshnje mb. në ngjyrë të kuqe të mbyllur si të vishnjës së pjekur, vishnje.
bojëvjóllcë mb. në ngjyrë blu në të kuqërreme si të lules së vjollcës, vjollcë.
bojkót,-i m. sh. -e(t) bojkotim.
bojkot/ój kal., -óva, -úar libr. ndërpres lidhjet me organet shtetërore, me ndonjë organizatë etj., nuk u shërbej më;
largohem nga një veprimtari a nuk marr pjesë kur jam i pakënaqur me të; i shmangem diçkaje: bojkotuan zgjedhjet.
/ pës. bojkotóhem. • bojkotím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: bojkotim politik. • bojkotúar (i, e) mb. që është
bojkotuar: kuvend i bojkotuar.
bojkotúes,-e mb., edhe si em., që bojkoton: qëndrim bojkotues.
bojskáut,-i m. sh. -ë(t) fëmijë a i ri që, i organizuar në grup me të tjerë, merret me sport, me udhëtime zbulimi etj.
bojúthull mb. në ngjyrë të kuqërreme si të uthullës.
bók/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bregore e zhveshur e gurishtë; bokërimë. 2. fig. njeri i ngathët e i varfër nga mendja.
 s’është në bokë (dikush) s’është fare në të; korr në bokë flet kot më kot.

29
bók/ël,-la f. sh. -la(t) koçan misri; / masur i vogël druri.
bokërím/ë,-a f. sh. -a(t) vend gurishtë; bokë; gumë.
bokërímtë (i, e) mb. i zhveshur nga bimësia; me bokërima.
bokërísht/ë,-a f. sh. -a(t) vend me boka.
bók/ërr,-rra f. sh. -rra(t) zool. mi fushe në ngjyrë të ndryshkut.
boks,-iI m. sport. ndeshje me grushte të veshura me doreza të posaçme lëkure; sporti me ndeshje të tillë.
boks,-iII m. sh. -e(t) lëkurë e regjur mirë dhe e fortë për këpucë, për doreza etj.: çantë boksi.
boks,-iIII m. sh. -e(t) 1. e ndarë e vogël në stallë, ku mbahen kafshë të porsapjella. 2. koçek prej thuprash.
boksiér,-i m. sh. -ë(t) sport. ai që bën ndeshje boksi: boksier i peshës së rëndë (i peshës së mesme, i peshës së
lehtë).
boksít,-i m. sh. -e(t) min. mineral me alumin në përmbajtje.
bólb/ë,-a f. sh. -a(t) bised. 1. gjëmë. 2. ngatërresë: e bëri bolbën dhe iku.
bolivián,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Bolivisë ose me prejardhje nga Bolivia. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me bolivianët a me Bolivinë, i bolivianëve a i Bolivisë: këngë boliviane.
bolshevík,-e mb. hist. që ndjek bolshevizmin, që udhëhiqet nga bolshevizmi: parti bolshevike. • -, -u m. sh. -ë(t)
anëtar i partisë bolshevike në Rusi e më pas në Bashkimin Sovjetik; / pasues a ithtar i bolshevizmit.
bolshevíz/ëm,-mi m. hist. teori e praktikë e lëvizjes proletare për përmbysjen e kapitalizmit me dhunë dhe për
kalimin në shoqërinë komuniste, që u përpunuan në Rusi nga V.I. Lenini.
boll ndajf. bised. shumë; mjaft: kemi boll; e mirë boll; boll që të bindet.
bóll/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. gjarpër shumë i madh johelmues, që ushqehet me kafshë të vogla; bullar: bolla e kuqe;
bolla e ujit bollujëse; bolla e shtëpisë; zure bollën, shtypi kokën (fj. u.). 2. fig. keq. grua shumë e trashë nga trupi.
 nxjerr bolla nga goja thotë mbroçkulla a fjalë të turpshme.
bollëk,-u m. bised. shumicë, mbushulli, tepri; mirëqenie, begati: krijimi i bollëkut; gjendet me bollëk.
bollëshárd/e,-ja f. sh. -e(t) 1. zool. gjarpër i madh si bolla, me lëkurën lara-lara. 2. mit. figurë e përrallave
popullore, e përfytyruar si gjarpër i madh me shumë koka. 3. fig. shar. grua e egër dhe e keqe.
bollgúr,-i m. drithë i copëtuar trashë, që gatuhet si pilaf: mish me bollgur.
bóllka(-t) f. sh. krahin. poture.
bollobóçk/ë,-a f. sh. -a(t) krahin. boçkë1.
bóllsh/ëm (i), -me (e) mb. i shumtë a i madh; i mjaftueshëm; i pasur, i begatshëm: prodhime (korrje) të bollshme;
ushqim i bollshëm; shtëpi e bollshme.
bollújës/e,-ja f. sh. -e(t) zool. bolla e ujit.
bombard/ój kal., -óva, -úar 1. gjuaj me bomba nga ajri ose me artileri: bombarduan qytetin (urën). 2. fiz. godit
me rreze atomet a qelizat e një trupi për t’u ndryshuar ndërtimin ose për qëllime të tjera. 3. gjuaj shumë herë me
diçka; / fig. e sulmoj dikë pareshtur, nuk e lë të qetë; i dërgoj dendur diçka: e bombardoi me pyetje (me letra). /
pës. bombardóhem. • bombardím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: aeroplan bombardimi.
bombardúes,-e mb. av. që përdoret për bombardime: aeroplan bombardues. • -, -i m. sh. -(it) aeroplan
bombardues: bombardues i rëndë.
bombastík,-e mb. libr. keq. i fryrë: fjalë bombastike.
bómb/ë,-a f. sh. -a(t) 1. lloj predhe e madhe, me lëndë shpërthyese; granatë: bombë dore; bombë atomike
(bakteriologjike, kimike); bombë me gaz lotsjellës (me hidrogjen). 2. fig. goditje e rëndë dhe e papritur; diçka e
papritur që bën shumë përshtypje: ai lajm qe një bombë.  i plasi bomba (mina) në duar i doli në shesh qëllimi pa
e arritur (për diçka të fshehtë e të keqe).
bómbol,-a f. sh. -a(t) enë metali e rrumbullakët për gaze të ngjeshura a për lëngje: bombol oksigjeni.
bon kal. v. III, bói, búar mbars. • bóhet vetv v. III mbarset.
bonbón/e,-ia f. sh. -e(t) kokërr si karamele, e butë, që përgatitet me brumë sheqeri, me kakao etj.
bonbonerí,-a f. sh. -(të) dyqan bonbonesh, karamelesh etj.
bonifik/ój kal., -óva, -úar bujq. hap kanale për ujitje a për kullim në tokat bujqësore; thaj një kënetë. / pës.
bonifikóhet v. III. • bonifikím,-i m.sh. -e(t) veprimi sipas foljes: bonifikimi i moçaleve. • bonifikúar (i, e) mb. që
është bonifikuar: toka të bonifikuara.
bonifikúes,-e mb. që ka të bëjë me bonifikimin; që shërben për bonifikim: punime bonifikuese. • -, -i m. sh. -(it)
punonjës bonifikimi.
bonják,-e mb., edhe si em., jetim.
bonjakërí,-a f. të qenët jetim; përmb. jetimët.
bónj/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bletë femër. 2. -ë mb. fig. punëtore e madhe: grua bonjë.
bonjërí,-a f. sh. -(të) 1. gatesë shumë e shijshme; ëmbëlsirë. 2. lakmi për gatesa të tilla.
bor,-i m. kim. jometal i fortë e i zi, që përdoret në metalurgji dhe në mjekësi (simboli B).
borák,-u m. sh. -ë(t) [borákës,-i m. sh. -, -(it)] zool. borës.
borboçinéz/ë,-a f. sh. -a(t) guaskë deti.
bord,-i m. sh. -e(t) 1. faqja anësore e anijes a e barkës; pjesa e sipërme e anijes, e sheshtë dhe e zbuluar, kuvertë:
doli në bord; / pjesa e brendshme e aeroplanit etj. 2. libr. grupi drejtues në një institucion, në një shoqatë etj.: bordi
i institutit.
bordél,-i m. sh. -e(t) shtëpi publike.
borderó,-ja f. sh. -(të) fin. listë pagash.
bór/e,-ja f. sh. -e(t) kafshë shumë e bardhë.
bordullák,-u m. sh. -ë(t) bot. barishte zvarritëse, me gjethe të tulta, që përdoret për lakror, për sallatë etj.
bordullakór/e, -ja f. kryes. sh. -e(t) familje bimësh barishtore si bordullaku; bimë e kësaj familjeje.

30
bordúr/ë,-a f. sh. -a(t) 1. ndërt. brez i ngushtë përforcues prej betoni anës rrugëve të asfaltuara, në themelet e
shtëpisë etj. 2. shirit, qëndisje etj. buzë veshjeve të ndryshme, zakonisht për zbukurim.
boréal,-e mb. gjeogr. që lidhet me Veriun ose me rrethin polar të Veriut, që gjendet atje: popullsi boreale; agimi
boreal; aurorë (klimë) boreale.
bór/ë,-a f. sh. -ëra(t) 1. reshje me kristale të bardha, që bie flokë-flokë, dëborë: borë e dendur (e imët); bora e
parë; flokë (endë, pah, fjolla) bore; top (ortek, shtresë) bore; shtrat bore llohë; ana e borës ana e veriut; zogu i
borës (zool.) borës; shkriu si bora; i bardhë si bora. 2. si ndajf. shumë (me mbiemrat i ftohtë, i bardhë, i pastër):
këmishë borë e bardhë.  i ka rënë bora është thinjur; (është) si bora në maj kalon shpejt, nuk zgjat.
borëbárdh/ë,-a f. sh. -a(t) mit. figurë e përrallave popullore, e përfytyruar si vajzë prej bore.
borëmátës,-i m. sh. -(it) spec. vegël për të matur trashësinë e borës.
borëpastrúes,-e mb. që shërben për të pastruar borën nga rrugët etj. • -e, -ja f. sh. -e(t) makinë për të pastruar
borën.
bórës,-i m. sh. -(it) zool. zog këngëtar sa trumcaku, me krahë të zez e me gjoks të kuqërremë, zogu i borës,
zborak, borak.
borët/ón pavet., -ói, -úar boron. • borëtím,-i m. borim.
borgjéz,-e mb. që lidhet me borgjezinë, i borgjezisë; që përbëhet nga borgjezë: republikë (demokraci) borgjeze; e
drejta borgjeze. • -, -i m. sh. -ë(t) pjesëtar i klasës së borgjezisë: borgjez i vogël pjesëtar i shtresës së pronarëve të
vegjël. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
borgjezí,-a f. klasë shoqërore në vendet kapitaliste, që zotëron mjetet kryesore të prodhimit ose prona e pasuri të
tjera të mëdha: borgjezi e madhe (e mesme); borgjezia e vogël shtresa e pronarëve të vegjël.
borgjez/ój kal., -óva, -úar e bëj borgjez; e bëj të jetojë e të sillet si borgjez. • borgjezóhem vetv. e borgjezoj. •
borgjezím,-i m. veprimi sipas foljeve. • borgjezúar (i, e) mb. që është bërë borgjez.
borí,-a f. sh. -(të) vegël muzikore me frymë, zakonisht prej bronzi, me grykën si hinkë, që përdoret edhe për
sinjale (në ushtri etj.); trombë, trombetë: boria e zgjimit (e kushtrimit); e mbështolli si bori; / mjet sinjali, i
ngjashëm me të, në makina, në karroca etj.: i bie borisë; / pizgë si hinkë, që e bëjnë fëmijët me lëkurë druri.
boríc/ë,-a f. sh. -a(t) borë e imët si ngricë; / erë shumë e ftohtë, që sjell borë.
boríg/ë,-a f. sh. -a(t) bot. pishë e zezë, çetinë.
borík,-e mb. kim. që përmban bor: acid borik.
borím/ë,-aI f. sh. -a(t) borë e imët e përzier me shi.
borím/ë,-aII f. sh. -a(t) anie are.
borísht/ë,-a f. sh. -a(t) tokë e zhveshur dhe e varfër.
borizán,-i m. sh. -ë(t) ai që i bie borisë për sinjale (në ushtri etj.).
bórm/ë,-a f. sh. -a(t) degë që shqitet nga një ulli dhe që mbillet, shpatull ulliri.
bornáj/ë,-a f. sh. -a(t) borë e madhe e zakonisht e qëndrueshme në një vend: ujë bornaje.
bor/ón pavet., -ói, -úar bie borë: ka boruar gjithë natën. • borím,-i m. rënia e borës.
boroníc/ë,-a f. sh. -a(t) bot. qershigël.
borsalín/ë,-a f. sh. -a(t) kapelë e rrumbullakët burrash, prej plisi të fortë, me rreth të ngushtë.
borxh,-i m. sh. -e(t) 1. hua: hyri në borxh; shleu (lau) borxhet. 2. fig. detyrim moral ndaj dikujt: ta paça borxh! ta
shpërblefsha!  ma bëri borxh më ka bërë që t’i kthehem me të keq; i dola borxhit (nga borxhi) (dikujt) e bëra
detyrën ndaj tij; e paralajmërova në kohë; ka (për) borxh është në gjendje, mund të bëjë diçka.
borxhlí,-u m. sh. -nj(të) bised. ai që i ka borxh dikujt: më bëri borxhli (fig.).
borzilók,-u m. sh. -ë(t) bot. barishte me lule të bardha, me gjethe të vogla e me erë të mirë, që mbillet zakonisht
në saksi: borzilok i egër bimë e livadheve, e ngjashme me të, por me lule të kaltra; erë borziloku.
borroçít/em vetv., -a (u), -ur 1. v. III hakërrohet e zhgërryhet duke u ndeshur me brirë (për demat). 2. fig.
zhgërryhem; hakërrohem. • borroçítj/e,-a f. sh. -e(t) zhgërryerje; hakërrim.
borrokóç,-i m. sh. -ë(t) viç a ka i patredhur; dem me trup të mbledhur.
borrovíq,-i m.sh. -ë(t) zool. shpend shtegtar, i bardhë a i përhimë, me këmbë e sqep të gjatë, që rri zakonisht pranë
ujërave të ëmbla.
bos,-i m. sh. -ë(t) libr. njeri i pasur e me rëndësi në një sipërmarrje etj.; drejtues a kryetar në një veprimtari të
madhe kryesisht ekonomike: bosët e naftës; bosët e drogës.
bostán,-i m. sh. -e(t) 1. shalqi a pjepër; përmb. shalqi e pjepër: mbolli bostan e i dolën kastraveca (iron.) mendoi
për mirë, por i doli keq. 2. bostanore: dolëm nga bostanet; për të vënë në bostan i rreckosur, si dordolec.
bostanísht/ë,-a f. sh. -a(t) [bostanísht/e,-ja f. sh. -e(t)] bostanore2.
bostanór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. kryes. sh. bot. kungulloret. 2. tokë e mbjellë me bostan. • -, -e mb. që lidhet me bimë
si shalqini e pjepri; kungullor: bimë bostanore.
bostanxhí,-u m. sh. -nj(të) kopshtar bostanesh; bahçevan.
bosh,-e mb. bised. 1. i zbrazët: enë (shishe) boshe. 2. i kotë: punë (fjalë) boshe. • -, -i m. sh. -e(t) 1. zbrazëti,
boshllëk: boshi i kallamit; ra në bosh. 2. arë djerrë. • bosh ndajf. 1. zbrazur, pa njeri a pa gjë; kund. plot: erdhi me
duar bosh; mbeti vendi bosh; e kishte barkun bosh s’kishte ngrënë asgjë; e kishte xhepin bosh s’kishte fare para;
koburja bosh tremb dy veta (fj. u.). 2. pa ngarkesë, pa kryer punë: lëvizje bosh; / fig. kot, humbur: i shkoi fjala
bosh.
bóshas ndajf. bised. bosh, huq; kot: i shkoi dora boshas; foli boshas.
boshatís kal., -a, -ur bised. zbraz: boshatisi dollapin; e boshatisën shtëpinë. • boshatísem vetv. e zbrazem: u
boshatisën rrugët. / pës. boshatíset v. III. • boshatísj/e,-a f. zbrazje. • boshatísur (i, e) mb. i zbrazur, bosh.
boshësí,-a f. sh. -(të) bised. zbrazëti.
bóshj/e,-a f. sh. -e(t) bishtajë pa kokrra.

31
bóshk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte shumëvjeçare e livadheve malore, me zhardhok si të qepës e me gjethe si të
këlkazës.
boshllë/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. 1. zbrazëti: mbush boshllëkun. 2. fig. mungesë, e metë; zbrazëti a gjendje e
rëndë shpirtërore nga mungesa e dikujt, nga një humbje e dhembshme etj.: kam një boshllëk të madh.
boshnják,-u m. sh. -ë(t) banor vendës i Bosnjës ose me prejardhje nga Bosnja. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me boshnjakët a me Bosnjën, i boshnjakëve a i Bosnjës: folkori boshnjak.
bosht,-i m. sh. -e(t) 1. shkop i shkurtër, që përdoret për të tjerrë e për të mbledhur fillin, duke e rrotulluar, drugë;
pjesë e makinës së tjerrjes që bën këtë punë. 2. pjesë e makinave, e mjeteve të tjera dhe e veglave të punës, e gjatë
dhe e rrumbullakët, ku vihen rrotat ose pjesë më të vogla; shtizë: boshti i qerres (i biçikletës). 3. spec. drejtëz që
kalon përmes qendrës së simetrisë ose të rëndesës së një trupi; / astr. vijë e përfytyruar, që bashkon polet e një
trupi qiellor; pjesa e mesit e diçkaje, e përfytyruar për së gjati: boshti i tokës; boshti i tunelit; boshti i kurrizit
shtylla kurrizore. 4. fig. drejtimi kryesor i një pune; vija kryesore ideore e një vepre letrare, shkencore etj.; pjesa që
mban peshën kryesore: boshti i dramës. 5. si mb. qendror, kryesor; drejtues: çështje bosht.  del si boshti para
furkës flet pa vend ose kur nuk i takon.
boshták,-e mb. që ka trajtë boshti: rrënjë boshtake.
boshtár/e,-ja f. sh. -e(t) grua që tjerr mirë me bosht.
bósht/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. shkurre si shtogu, me gjethe vezake; shtogër.
boshtór,-e mb. 1. që lidhet me boshtin, i boshtit; që është si bosht a që shërben si bosht: prerje boshtore; rrënjë
boshtore. 2. anat. që ka shtyllë kurrizore ose që lidhet me të: kafshë boshtore; skelet boshtor.
bot,-i m. bised. një njeri, dikush.
bot ndajf. bised. 1. pa ndërprerje e me të gjitha forcat. 2. si kallëz. duke u përpjekur me të gjitha forcat; me
mundime e pa pushuar: qesh e bot; thirr e bot; dhashë e bot; bot andej e bot këtej.
botaník/ë,-a f. shkencë natyrore që studion bimët. • -, -e mb. që lidhet me botanikën, i botanikës, që lidhet me
bimët e me studimin e tyre: kopsht botanik kopsht ku janë mbjellë bimë të ndryshme për t’i njohur e për t’i
studiuar.
botaníst,-i m. sh. -ë(t) specialist në botanikë.
bót/e,-ja f. sh. -e(t) enë balte; shtambë.
bót/ë,-aI f. sh. -ë(t) 1. rruzulli i Tokës me gjithçka që është në të, dheu; trup qiellor, planet: harta e botës; udhëtim
rreth botës; në të katër anët e botës; sa të jetë bota; edhe sikur bota të përmbyset çfarëdo që të ndodhë, nuk kam
për ta bërë diçka kurrsesi; bota është e rrumbullakët (me rrota) (fj. u.) vjen dita që gjithçka mund të ndodhë; mos
bëj keq, se mund ta pësosh dikur. 2. tërësia e qenieve, e sendeve a e dukurive që na rrethojnë: bota e jashtme; bota
e gjallë (organike); bota bimore (shtazore, e kafshëve); bota e sendeve (e yjeve); bota e ngjyrave (e tingujve); në
botën e përrallave. 3. jeta në tokë; jetë: bota tjetër (e përtejme); doli në botë lindi; shkoi në atë botë vdiq; e dërgoi
në botën tjetër (përçm.) e vrau; s’është në këtë botë s’merr vesh fare ç’po bëhet. 4. përmb. njerëzia, gjindja;
njerëzit e tjerë; një njeri, dikush: si gjithë bota; sa për sy të botës sa për t’u dukur; në shtëpi të botës; e bija e botës
(mospërf.) një grua a një vajzë çfarëdo; i biri i botës (mospërf.) një burrë a një djalë çfarëdo; në sy të botës para të
gjithëve, haptas; fjalët (gojët) e botës; malli i botës malli i huaj; u bë gazi i botës; u çudit gjithë bota; u rrit nëpër
dyert e botës; hamë bukën tonë e bëjmë duanë e botës (fig.); i nxjerr gështenjat (nga zjarri) me duart e botës (fig.);
kali i botës të lë në udhë (fj. u.). 5. shoqëria njerëzore e organizuar sipas një rendi të caktuar a me tipare historike e
kulturore të veçanta; mënyrë jetese a organizimi shoqëror; rreth njerëzish të një veprimtarie, të një moshe etj.;
fushë e veçantë veprimtarie: bota shqiptare; bota antike (ilire, greko-romake); bota e jashtme vendet e tjera; bota
letrare (shkencore); bota e fëmijëve. 6. jeta shpirtërore e psikike; tërësia e ndjenjave, e mendimeve, e interesave
etj.: bota e brendshme (vetjake); botë e vogël (e mbyllur).  e dërgoi prapa botës (prapa diellit*); m’u errësua
bota (vendi*); është jashtë botës keq. s’merr vesh nga jeta; nuk sillet si të gjithë; e ka botën rrafsh (dikush) nuk
mërzitet kurrë e për asgjë; është prapa botës nuk është i zhvilluar; / nuk merr vesh se ç’ndodh; mori botën ndër sy
iku shumë larg; mërgoi; iku nga sytë këmbët; nuk u prish bota mospërf. s’ka ndodhur ndonjë e keqe e madhe, nuk
u bë kiameti; ka parë botë me sy ka shëtitur në shumë vende; është i kulturuar.
bót/ë,-aII f. baltë e përhime në të bardhë; deltinë.
botëbárdh/ë,-a f. botë e bardhë.
botëgjinatór/e,-ja f. sh. -e(t) zool. gjinatore.
botëkuptím,-i m. sh. -e(t) tërësia e pikëpamjeve për botën; mënyra si e kuptojmë atë: botëkuptim shkencor (i
drejtë).
botëkuptimór,-e mb. që lidhet me botëkuptimin, i botëkuptimit: nga ana botëkuptimore.
botëkúq/e,-ja f. botë e kuqe.
botëndijím,-i m. sh. -e(t) tërësia e ndijimeve për botën; mënyra si e ndijojmë atë: botëndijimet e shkrimtarit.
botërísht ndajf. para të gjithëve; haptas: shpall (pohoj, pranoj, dënoj) botërisht.
botërór,-e mb. që lidhet me botën, i gjithë botës: luftë (krizë) botërore; kampionati botëror.
botëvështrím,-i m. libr. mënyra se si e shohim botën; botëkuptim.
botín/ë,-a f. sh. -a(t) vend me botë; moçalishte.
bot/ój kal., -óva, -úar shtyp një libër, një gazetë etj. për ta përhapur; bëj të njohur botërisht duke e shtypur e duke
e përhapur; nxjerr: botoi një studim (një roman, një fjalor); botoi një dokument. / pës. botóhet v. III. • botím,-i m.
sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes: pa dritën e botimit u botua. 2. vepër, gazetë, artikull etj. që është botuar; tërësia e
kopjeve të një vepre të botuar: botime shkencore (letrare, shkollore); botimet e Akademisë së Shkencave; botim i
parë (i dytë). • botúar (i, e) mb. që është botuar: veprat e botuara të shkrimtarit.
botór,-e mb. 1. i përgjithshëm; publik: ndërtesë botore; arsimi botor. 2. vjet. që lidhej me mirëmbajtjen e rrugëve,
të ndërtesave shtetërore etj. dhe me shërbimet komunale: zyra botore; Ministria e Punëve Botore (në Shqipëri deri
në vitin 1950). • -e, -ja f. sh. -e(t) zyra botore.

32
botúes,-e mb. që merret me botim veprash etj.: shtëpi botuese. • -, -i m. sh. -(it) ai që boton një vepër, një gazetë
etj.: shënimi i botuesit.
botúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të botohet; kund. i pabotueshëm.
bóv/ë,-a f. sh. -a(t) det. enë pluskuese si fuçi, që vihet në det a në liqen si shenjë ose për të lidhur aty përkohësisht
varkat e anijet e vogla.
bozaxhí,-u m. sh. -nj(të) ai që bën a që shet bozë.
bóz/ë,-a f. pije freskuese majhoshe, që bëhet me miell meli a misri.  u bë bozë e humbi rëndësinë nga përsëritja e
shpeshtë, i doli lezeti.
bozhór,-i m. sh. -ë(t) pelikan. • fem. -e, -ja f. sh. -e(t).
bozhúr/e,-ja f. sh. -e(t) 1. bot. lulëgjake. 2. kafshë shtëpiake e kuqërreme.
brac,-i m. sh. -ë(t) bised. vjedhës xhepash a sendesh të vogla.
brací,-a f. sh. -(të) bised. vjedhje xhepash a sendesh të vogla.
brac/ój kal., -óva, -úar bised. vjedh xhepave a sende të vogla.
brakicefál,-e mb., edhe si em., antrop. që e ka kafkën e kokës të shkurtër e në mes të gjerë.
braktís kal., -a, -ur largohem nga një vend a nga dikush përgjithnjë; heq dorë nga një punë; e lë pas dore, i kthej
krahët: braktisi shtëpinë (fëmijët); braktisi mësimet. / pës. braktísem. • braktísj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.
• braktísur (i, e) mb. që është braktisur: fëmijë i braktisur.
braktísës,-i m. sh. -(it) ai që braktis një detyrë, një punë etj.: braktisësit e shkollës. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bram,-i m. fundërri që mbetet nga tretja e dyllit etj., bramcë, bukërrime; lyra e leshit të bagëtisë, zdralë: bram
gjalpi; bram farke.
brámbu/ll,-lli m. sh. -j(t) burishtë. • brámbull ndajf. me flakë të mëdha e me kërcitje (për zjarrin): digjej
brambull.
brambullí/j jokal., -ta, -tur 1. v. III brambullon. 2. fig. bëj zhurmë; flas shumë e me zë të lartë; llomotit, grij. •
brambullítj/e,-a f. sh. -e(t) brambullimë.
brambullím/ë,-a f. sh. -a(t) zhurma e zjarrit kur brambullon; zhurma e shiut të madh mbi çati; brambullitje.
brambull/ón jokal. v. III, -ói, -úar bën zhurmë të mbytur e të ndërprerë, kur digjet me vrull e me flakë të mëdha
(për zjarrin); bën zhurmë të tillë, kur bie me rrëmbim mbi çati (për shiun).
brámc/ë,-a f. (bramc,-i m.) sh. -a(t) zgjyra e metaleve: bramcë gize.
bramsh,-i m. sh. -a(t) 1. tokth, kokël: bramsha sheqeri; / pjepër i vogël; fik i papjekur. 2. fig. fëmijë i vogël,
camërdhok.
branár,-e mb., edhe si em., që i lë punët zvarrë, zvarritës.
brán/ë,-a f. sh. -a(t) lesë are; / gomarez për endje.
bránë ndajf. bised. zvarrë, rrëshqanë.
bran/ój kal., -óva, -úar lesoj. / pës. branóhet v. III. • braním,-i m. sh. -e(t) lesim. • branúar (i, e) mb. i lesuar.
brashaník,-e mb., edhe si em., që lind para kohe: fëmijë brashanik.
brashnjár,-i m. sh. -ë(t) bised. 1. mballomatar. 2. fig. njeri i varfër, i këputur. 3. keq. ryshfetar, plaçkatar. • fem. -e,
-ja sh. -e(t).
bráshnj/ë,-a f. sh. -a(t) bised. 1. këpucë e vjetër ose e grisur. 2. bëzhdilë, lëmishte. 3. keq. ryshfet; plaçkë e vogël
që merret pa të drejtë.
bravanák,-u m. sh. -ë(t) kllapa ku hyn shuli i derës.
bravandréqës,-i m. sh. -(it) ndreqës bravash.
bravár,-iI m. sh. -ë(t) bariu i bravareve.
bravár,-iII m. sh. -ë(t) ai që bën brava.
bravár/e,-ja f. sh. -e(t) bagëti e imët, që mbahet në shtëpi për qumësht; kope dhensh a dhish të shumë vetave, që i
ruan një bari: bravaret e fshatit.
bráv/ë,-a f. sh. -a(t) vegël e hekurt, që mbërthehet në dyer, në sirtarë etj. për t’i mbyllur me çelës.
brávo pasth. libr. të lumtë!
bravós kal., -a, -ur mbyll me bravë. • bravósj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljes. • bravósur (i, e) mb. i mbyllur
(me bravë).
brázd/ë,-a f. sh. -a(t) hulli.  ranë në brazdë u morën vesh; u pajtuan; erdhi në brazdë (në hulli*); s’bën brazdë
të drejtë (dikush) nuk di të drejtojë mirë.
brazd/ój kal., -óva, -úar hap hulli, hulloj; lëvroj arën. / pës. brazdóhet v. III. • brazdím,-i m. veprimi sipas foljes.
• brazdúar (i, e) mb. i lëvruar: rrah i brazduar.
brazilián,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Brazilit ose me prejardhje nga Brazili. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me brazilianët a me Brazilin, i brazilianëve a i Brazilit: kafe braziliane; futbolli brazilian.
brazím/ë,-a f. sh. -a(t) brymë; / borë e hollë dhe e ngrirë.
bre pasth. bised. përdoret për të përforcuar shprehjen e një habie, të një kënaqësie etj.; ore: folni, bre shokë!; bre,
sa shumë paska!
bredrúr/e,-ja f. sh. -e(t) qukapik.
bredh,-i m. sh. -a(t) bot. dru halor përherë i gjelbër, me kurorë në majë, që bën boçe të gjata: bredhi i bardhë;
bredhi i zi; bredhi i kuq; bredhi i Vitit të Ri.
bredh jokal., bródha, brédhur 1. endem në vende të ndryshme, shëtit andej-këtej: brodhi fshatrave (arave);
bredh rrugëve; / kal. shëtit një vend a shëtit dikë në vende të ndryshme: ka bredhur tërë botën; e brodhi nëpër
qytet. 2. vrapoj, kërcej, hidhem: brodhi me vrap. 3. keq. jepem pas qejfeve; shkoj pas femrave për të kaluar kohën.
4. kal. e hedh dhe e kaloj mbi dikë a mbi diçka (vështrimin etj.): brodhi sytë; brodhi gishtin mbi hartë. • brédhj/e,-
a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: bredhje të gjata. • brédhur (i, e) mb. i shëtitur, i dalë.
bredhacák,-e mb., edhe si em., keq. që bredh shumë lart e poshtë, endacak.

33
bredharák,-e mb., edhe si em., që shëtit nëpër vende të ndryshme; endacak: jetë bredharake.
brédh/ë,-a f. sh. -a(t) kërcimi i diçkaje që përplaset me forcë diku: bredha e plumbit (e gurit).
bredhërí/j jokal., -ta, -tur 1. bredh shumë: bredhërinte rrugëve. 2. v. III kërcen pas një goditjeje diku: bredhëriti
plumbi. • bredhërítj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: bredhëritja e gurit.
brédhës,-e mb., edhe si em., që bredh; endacak.
bredhísht/ë,-a f. sh. -a(t) pyll bredhash.
brédhtë (i, e) mb. që është prej bredhi: dërrasë e bredhtë.
brefotróf,-i m. sh. -ë(t) libr. shtëpia e foshnjës.
breg,-u m. sh. brígje(t) 1. rripi i tokës buzë një rrjedhe uji, buzë detit etj.; vendet pranë detit: bregu i lumit (i
liqenit); breg më breg; drejt brigjeve të largëta; doli në breg. 2. buza e një sendi; qenar: bregu i vatrës; bregu i
pëlhurës. 3. kodër e vogël; pirg dheu: fushë me brigje.  i bie breg pas bregu e sjell fjalën anës e anës; dal në breg
ia dal mbanë një pune; / shpëtoj nga një rrezik; nuk nxjerr gjë në breg (dikush) nuk është i zoti, nuk ia del dot një
pune.
bregáj/ë,-a f. sh. -a(t) breginjë.
bregál/e,-ja f. sh. -e(t) bregore.
bragal/ój kal., -óva, -úar rrokullis teposhtë nga një lartësi e vogël.
bregalúmas,-i m. sh. -(it) banor i bregut të lumit. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
brégas,-i m. sh. -(it) bregdetas. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
brégc/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zog sa mëllenja, me pendë të gjelbra, që rron brigjeve të lumenjve; gargull, babil.
bregdét,-i m. sh. -e(t) breg deti; krahinë pranë tij: bregdeti shqiptar (i Adriatikut, i Jonit).
bregdetár,-e mb.që gjendet në breg të detit; i bregdetit: kufi bregdetar; krahinë (zonë) bregdetare; qytet
bregdetar; artileri bregdetare. • -, -i m. sh. -ë(t) bregdetas.
bregdétas,-i m. sh. -(it) banor i bregdetit, bregas. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. bregdetar.
brég/ël,-la f. sh. -la(t) bregore e vogël.
bregëz/ój kal., -óva, -úar det. e afroj dhe e lidh te bregu (një anije a një barkë). • bregëzóhet vetv. v. III e
bregëzoj. / pës. bregëzóhet v. III. • bregëzím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.• bregëzúar (i, e) mb. i afruar e i
lidhur në breg (për anije etj.): ndenjëm dy ditë të bregëzuar.
bregínj/ë,-a f. sh. -a(t) vend me bregore.
bregísht/ë,-a f. sh. -a(t) vend brigje-brigje; tokë e thatë dhe e fortë; brinjë.
breglúm/ë,-i m. breg lumi.
bregór/e,-ja f. sh. -e(t) breg i ulët a kodër e vogël, bregale. • -, -e mb. që është brigje-brigje: vend bregor.
bregujór,-e mb. libr. që ndodhet në breg të detit a të liqenit: brezi bregujor.
brej kal., -ta, -tur 1. grimcoj me dhëmbë; e ha pak e nga pak, e gërryej: krimbi bren drurin; ndryshku bren
hekurin; uria bren gurët (fj. u.). 2. jokal. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më kruhet shumë: më brejnë
duart. 3. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) fig. më mundon shumë diçka përbrenda, s’më lë të qetë: më bren
ndërgjegjja; më bren malli për djalin; më bren meraku (dyshimi). • bréhem vetv. 1. vetv. v. III e brej. 2. fig.
grindem shumë me dikë, hahem e grihem; vuaj përbrenda, grindem me vetveten. / pës. bréhet v. III. • bréjtj/e,-a
(brérj/e,-a) f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: brejtja me dhëmbë; brerje ndërgjegjeje. • bréjtur (i, e) mb. që është
brejtur: me rroba të brejtura.
bréjc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. teh brisku për të kruar a për të gërryer diçka. 2. mjek. sëmundje si sifilizi etj., që të bren
mishin.
bréj/ë,-a f. 1. gërryerje pak e nga pak, brejtje; vendi a pjesa e brejtur. 2. mjek. gangrenë, qime.
brejtár,-e mb., edhe si em. m., brejtës.
bréjtës,-e mb. 1. që bren, gërryes: lëndë brejtëse. 2. zool. që ushqehet duke brejtur bimë: kafshë brejtëse. • -, -i m.
sh. -(it) zool. kafshë gjitare, si ketri, miu etj., që ushqehen duke brejtur bimë: rendi i brejtësve.
brekazí,-u m. sh. -nj(të) zool. brumbull i zi, me dy brirthë të degëzuar.
brékë(-t) f. sh. 1. veshje e brendshme e hollë, që mbulon trupin nga mesi e poshtë, të mbathura, mbathje: brekë të
shkurtra (të gjata); brekë banje. 2. bised. pupla të mëdha në këmbët e disa shpendëve: gjel (pëllumb) me brekë.
brekëçjérrë mb., edhe si em., bised. brekëgrisur.
brekëgrísur mb., edhe si em., bised. 1. që i ka brekët të grisura, leckaman. 2. përb. i varfër, i këputur.
brekór/e,-ja f. sh. -e(t) bot. shpargër.
brekúshe(-t) f. sh. veshje e jashtme prej leshi, prej pambuku etj., e qepur si brekë të gjata e të gjera: brekushe të
bardha.
brelís/e,-ja f. sh. -e(t) zool. qukapik.
brénda ndajf. 1. në vendin a në hapësirën që përfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjesën e brendshme, në brendësi; në
një vend të mbyllur; kund. jashtë: brenda në shishe (në dhomë); brenda në det (në ujë, në pyll); brenda në trup (në
kokë); hyri (mbeti) brenda; është kalbur nga brenda. 2. në gjirin e një familjeje, të një organizate etj.: brenda në
institut; dhëndër brenda kollovar. 2. fig. në zemër a në shpirt, përbrenda: e mban brenda nuk e shfaq atë që ndien. •
parafj. (r. rr.) përdoret me emra a me përemra, kur diçka ndodhet ose kryhet në vendin a në hapësirën që përfshijnë
kufijtë e diçkaje, në gjirin e një mjedisi shoqëror etj.; kund. jashtë: brenda shtëpisë; brenda vendit; brenda
familjes; brenda mundësive; brenda ligjeve; brenda rregullores; brenda temës; brenda ditës; brenda vitit; brenda
orarit; brenda dhjetë minutash.  ra brenda (me këmbët e tij) bised. ra plotësisht në një gabim, e pësoi keq; / ra në
dashuri; / ra në burg; i hyri brenda (diçkaje) e kuptoi, e mori vesh siç duhet; e njohu mirë thelbin e saj; është
brenda e njeh mirë një çështje; sa për të qenë brenda sa për të qenë në rregull formalisht.
brénda- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, të cilat shënojnë vendin a hapësirën që përfshijnë kufijtë e
diçkaje, mjedisin ku gjendet a kryhet diçka etj. (p.sh. brendabërthamor, brendashkruaj etj.).
brendafisnór,-e mb. që është a që bëhet brenda fisit, fisnor; kund. jashtëfisnor: martesë brendafisnore.

34
brendapërbrénda ndajf. vetëm brenda diçkaje: e dimë vetëm ne, brendapërbrenda. • parafj. vetëm brenda
(diçkaje): brendapërbrenda familjes.
brendashkr/úaj kal., -óva, -úar gjeom. vizatoj një figurë brenda një tjetre. / pës. brendashkrúhet v. III. •
brendashkrúar (i, e) mb. që është brendashkruar: rreth i brendashkruar.
bréndazi ndajf. së brendshmi.
bréndës,-i m. sh. -(it) 1. pjesa e brendshme e diçkaje, zemër. 2. mbushje me mish të grirë, me djathë etj. midis
petëve të byrekut ose me arra të shtypura, me krem etj. midis një ëmbëlsire. 3. njeri i brendshëm.
bréndëse(-t) f. sh. përbrendëset.
brendësí,-a f. 1. pjesa e brendshme e diçkaje, e brendshmja, brendësirë: në brendësi të tokës; / thelbi i një
çështjeje: e njeh në brendësi. 2. brendi.
brendësír/ë,-a f. brendësi.
brendí,-a f. përmbajtja e një vepre, e një letre etj.; përmbajtja e një veprimtarie, thelbi i diçkaje; brendësi: brendia
e romanit (e mësimit).
brendiór,-e mb. libr. që lidhet me brendinë, i brendisë; nga brendia.
bréndsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që gjendet a që kryhet brenda diçkaje; kund. i jashtëm: pjesa e brendshme; veshje
të brendshme; organet e brendshme (anat.); sëmundje të brendshme. 2. që lidhet me jetën e një vendi, të një
familjeje etj.: çështje të brendshme; njeri i brendshëm. 3. fig. që lidhet me anën shpirtërore a psikike: bota e
brendshme; shtysë e brendshme. 4. që ka të bëjë me thelbin e diçkaje: lidhje të brendshme; shkaqe të brendshme. •
-ëm (i), -mi (i) m. sh. -ëm (-mit) (të) njeri i brendshëm. • -me (e), -mja (e) f. sh. -me(t) (të) 1. pjesa e brendshme e
diçkaje, brendësi. 2. sh. organet e brendshme, rropullitë, përbrendëset: të brendshmet e qengjit. 3. sh. veshjet e
brendshme.
bréndshmi (së) ndajf. nga brenda; kund. së jashtmi.
bréng/em vetv., -a (u), -ur 1. më dalin bullunga; më krijohen gjurmë plagësh. 2. fig. brengosem1.
bréng/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bullungë; shenjë plage. 2. mjek. fyti i keq, difteria. 3. fig. vuajtje e rëndë shpirtërore,
hidhërim; trishtim i thellë: jetë me brenga; / merak i madh, peng: e kam (më mbeti) brengë.
brengëmádh,-e mb., edhe si em., bised. që ka një brengë të madhe në shpirt; që të sjell brenga të mëdha.
brengós kal., -a, -ur i shkaktoj brengë dikujt: më brengosi shumë. • brengósem vetv. 1. vetv. e brengos: u
brengosa kur e pashë ashtu. 2. brengem1. • brengósj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi dhe gjendja sipas foljeve: ra në
brengosje. • brengósur (i, e) mb. 1. që është brengosur; që shpreh brengë: me zemër të brengosur; vështrim i
brengosur. 2. që i kanë dalë bullunga.
brengósës,-e mb. që të brengos, trishtues: lajm brengosës.
brérëz,-a f. bujq. sëmundje e ullinjve, që ua than dhe ua rrëzon kokrrat.
brerím/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. shi i madh e i rrëmbyer; / të ftohtë i hidhur me shi e me erë. 2. zhurma e shiut mbi çati a
zhurmë tjetër si ajo.
brerím/ë,-aII f. sh. -a(t) shkarëzimë.
brer/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. bie pa ndërprerje shi i dendur, shinon. 2. bën zhurmë si shiu kur bie mbi çati etj.
brerór/e,-ja f. sh. -e(t) kurorë e ndritshme e pikturuar përqark kokave të shenjtorëve në ikona; / rreth i shkëlqyer
përqark një sendi të ndritshëm; aureolë: brerorja e Hënës.
brés/ë,-a f. sh. -a(t) bot. radhiqe.
brésk/ë,-a f. sh. -a(t) kafshë me brez të bardhë në bark.
breshán/ë,-a f. sh. -a(t) vjet. pushkë me strall e me tytë të gjatë.
bresharák,-u m. sh. -ë(t) 1. breshnizë. • -, -e mb. kokrra-kokrra (për ëmbëlsira etj.).
brésh/ër,-ri m. 1. reshje me kokrra të ngrira si akull: shi me breshër; s’qëndron breshri mbi breshkë (fj. u.). 2.
edhe si ndajf., breshëri.  breshri e rreh e hunda me majë tall. kërkon më shumë nga sa i takon; është fodull.
breshërí,-a f. sh. -(të) 1. të shtëna të menjëhershme me armë. 2. edhe si ndajf., fig. shumicë, breshër: breshëri
duartrokitjesh; breshëri fjalësh (të sharash).
breshërím/ë,-a f. sh. -a(t) 1. breshnizë. 2. brerimë.
breshërítj/e,-a f. brerimë.
breshër/ój kal., -óva, -úar qëlloj me breshëri. • breshërón pavet. bie breshër. • breshërím,-i m. sh. -e(t) veprimi
sipas foljeve.
breshk,-u m. sh. -ë(t) zool. breshkan.
breshkán,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. mashkulli i breshkës. 2. fig. njeri i mbyllur në guaskën e vet; tinëzar.
breshkaqén,-i m. sh. -ë(t) njeri me breshkëza.
bréshk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zool. kafshë e vogël me katër këmbë dhe me trup të futur në guaskë të fortë e pulla-pulla:
breshkë uji breshkujëse; breshkë deti; me hapin e breshkës (fig.) shumë ngadalë. 2. zool. breshkëz. 3. bot. breshkëz.
 (vete) si breshka te nallbani vete tek e keqja vetë; (e kërkon) si breshka gozhdën e kërkon vetë të keqen; i ka
hipur breshkës (dikush) iron. ecën a punon shumë ngadalë.
bréshkëz,-a f. sh. -a(t) 1. zool. morr bimësh me guaskë të hollë e pulla-pulla: breshkëza e bardhë; breshkëza e
kuqe; breshkëza e zezë; breshkëza dyllore. 2. mjek. gungë e vogël e qelbëzuar në lëkurë a në fyt.
breshkór/e,-ja f. sh. -e(t) vjet. mburojë e luftëtarit, e madhe dhe e përkulur.
breshkújës/e,-ja f. sh. -e(t) zool. breshkë uji.
breshní,-a f. breshër i hollë e i dendur.
breshnís kal., -a, -ur e thërrmoj në kokrriza. • breshníset vetv. v. III e breshnis. / pës. breshníset v. III. •
breshnísj/e,-a f. veprimi sipas foljeve.
breshníz pavet., -i, -ur bie breshnizë.
breshníz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. breshër i imët. 2. shtrat bore. 3. kokrrizë: breshnizë gjalpi.

35
breshn/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar ngrij. • breshnóhem vetv. ngrij. • breshním,-i m. ngrirje. • breshnúar (i, e)
mb. i ngrirë.
bresht,-i m. sh. -a(t) thjerrë.
bresht kal. dhe jokal., -a (u), -ur ngrij. • bréshtem vetv. 1. ngrij. 2. fig. bëhem i vrazhdë; egërsohem. • bréshtj/e,-
a f. 1. ngrirje. 2. fig. egërsim.
breshták,-e mb. i breshtë.
bréshtë (i, e) mb. 1. i ngrirë. 2. fig. i vrazhdë; i egër. 3. fig. i pagdhendur.
bret/k,-kuI m. sh. -q(it) zool. mashkulli i bretkosës.
bretk,-uII m. anat. kryqet.  më ra bretku (në punë) kam punuar shumë e në punë të rënda; jam lodhur shumë; i
kalli bretkun bised. e la pas dore; e braktisi, s’çau më kokën për të.
bretkós/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kafshë e vogël, me trup të gjerë e me këmbë të gjata, që rron në ujë e në tokë:
bretkosa e murrme; bretkosa e gjelbër; kërcim bretkose; kuakin bretkosat; stil bretkosë (sport.) mënyrë notimi duke
lëvizur gjymtyrët anash si bretkosë.
brév/ë,-a f. sh. -a(t) zool. gjarpër i gjatë johelmues, që e mbyt gjahun duke e shtrënguar.
brez,-i m. sh. -a(t) 1. mes: u zhyt deri në brez; rri me duar në brez. 2. rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku
etj., që mbështillet rrotull mesit; ndrizë: brez grash; / gjerdan për fishekë, për armët e mesit, për stoli etj.: brez
shpëtimi brez gome që fryhet e përdoret në ujë; armët e brezit. 3. sipërfaqe a hapësirë si rrip: brez toke; brez pyjor;
brez kufitar; brezi i qiellit (i shiut) ylberi; / gjeogr. pjesë e sipërfaqes së Tokës midis paralelesh a meridianësh: brez
gjeografik (i ftohtë, i ngrohtë); brez tropikal. 4. dru i gjatë a shtresë betoni përgjatë murit për ta forcuar: mur me
breza. 5. të lindurit e një gjaku: brezi i parë (i dytë); / njerëzit e një moshe; njerëz të një qëllimi, të një prirjeje etj.:
brezi i ri (i vjetër); brezi i luftës.  brez pas brezi që në kohë të lashta e vazhdimisht; nga brezi në brez brez pas
brezi; hedh një brez ha pak meze (kur pi); lëshoi brezin (i pari) krijoi rrethanë për grindje; / bëri lëshime, hapi
rrugë; i shkeli brezin (dikujt) i dha shkak për grindje.
brezahípthi ndajf. mënyrë të luajturi e fëmijëve, të ndarë në dy grupe, nga të cilët disa mblidhen kokë më kokë,
kurse të tjerët mundohen t’u kërcejnë në shpinë.
brezár,-i m. sh. -ë(t) 1. brez2-4. 2. dërrasë e ngulur në mur për të varur rrobat.
brezár/e,-ja f. sh. -e(t) 1. brez i gjatë toke në faqe mali a kodre, i punuar e i mbjellë zakonisht me pemë. 2. shtresë
pllakash shkëmbore tërthor një kodre.
brezar/ój kal., -óva, -úar hap brezare; e bëj me brezare: brezaruan kodrat. / pës. brezaróhet v. III. • brezarím,-i
m. veprimi sipas foljes: brezarimi i shpateve. • brezarúar (i, e) mb. që është me brazare: kodër e brezaruar.
brezarójas ndajf. brezahipthi.
brezatár,-e mb., edhe si em., i një brezi me të tjerë, moshatar: jemi brazatarë.
brezëmbrék,-u m. sh. -ë(t) ushkur.
brezhúmbur [lexo: brez-humbur] mb., edhe si em., bised. keq. i humbur, i shushatur.
brezlëshúar mb., edhe si em., bised. i gatshëm për t’u grindur.
brezní,-a f. sh. -(të) 1. brez5. 2. biol. ajo që del drejtpërdrejt nga një kryqëzim, nga një qenie a nga një farë e re:
breznia e parë (e dytë …).
brez/ój kal., -óva, -úar i vë breza murit; / e rrethoj diçka me brez gardhi. • brezím,-i m. veprimi sipas foljes. •
brezúar (i, e) mb. me braza; me brezare.
brezór,-e mb. që ka breza a shtresa: xeheror brezor (min.).
brezór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. armë brezi. 2. këmishë e shkurtër deri në brez. 3. faqe mali a kodre e brezuar.
brezvënë mb., edhe si em. f., bised. e mjerë, fatzezë (për gra).
bri,-ri m. sh. -rë(t) 1. secili zgjatim kockor në kokën e disa kafshëve: brirët e dhisë (e drerit); punime në bri;
humbi qetë e pyet për brirët (fj. u.); / secila fije e hollë që kanë përpara disa kafshëza a kandrra: brirët e kërmillit.
2. muz. vegël frymore si gyp i përkulur e me fund të gjerë. 3. si mb. (me parafjalën me) shumë (i madh, i keq):
budalla (budallallëk) me brirë; shejtan me brirë.  i ra në bri e kuptoi, i ra në të; me brirë përpara me të egër,
duke u kanosur; u fut (hyri) në bri të buallit (të kaut) u fsheh mirë; i hanë brirët e kërkon vetë të keqen; / kërkon
të grindet; s’ka brirë (diçka) duket vetiu, është e qartë; i kanë mprehur brirët janë gati të zihen; e nguli bririn
(dikush) keq. vdiq; i vë brirë (burrit) keq. e tradhton.
bri parafj. (r. rr.) përbri; përkrah: bri pyllit; bri meje; bri për bri krah për krah.
bribúall/e,-ja f. sh. -e(t) piperkë e madhe dhe e kthyer si bri.
bríc/ë,-a f. sh. -a(t) gur stralli.
bricjáp,-e mb., edhe si em., me brirë si të cjapit (për dhi). • -, -i m. sh. -ë(t) 1. zool. larvë e madhe, pa këmbë e me
brirthë, që bren drurin. 2. nj. i shquar astrol. një nga dymbëdhjetë yllësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të
lindurit nga 22 dhjetori deri më 20 janar.
bríçe mb., edhe si em. f., brikoçe.
bridásh/e,-ja f., edhe si mb., lahutë për këngët epike: lahutë bridashe.
bridrédhur mb., edhe si em., me brirë të dredhur.
bridréjtë mb., edhe si em., me brirë të drejtë.
brigád/ë,-a f. sh. -a(t) usht. njësi e përbërë nga disa regjimente; / njësi e organizuar të rinjsh, vullnetarësh etj.
brigadiér,-i m. sh. -ë(t) hist. drejtues i një brigade prodhimi. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
brígje-brígje mb. me shumë brigje.
brígj/ër,-ri m. sh. -ër(it) bot. ashe.
brihéll,-e mb., edhe si em., me brirë të gjatë e të drejtë. • -e, -ja f. sh. -e(t) piperkë e hollë dhe e gjatë.
brijanác,-i m. sh. -ë(t) djall.

36
brij/óhem (brinó/hem) vetv., -óva (u), -úar 1. v. III i dalin brirët. 2. v. III kërcënohet me brirë. 3. fig. bëhem gati
të zihem, hakërrohem. 4. fig. më rritet mendja, mbahem më të madh. • brijím,-i (briním,-i) m. 1. veprimi sipas
foljes. 2. kërcënim.
brijór,-e mb. i brirtë.
brikét,-i m. sh. -a(t) kokërr e vogël, që bëhet me ngjeshje të pluhurit të qymyrit etj.
briket/ój kal., -óva, -úar bëj briket. / pës. briketóhet v. III. • briketím,-i m. veprimi sipas foljes: briketimi i
tallashit.
brikóç,-e mb., edhe si em., me një bri të thyer: dhi brikoçe.
brikurórë mb., edhe si em. f., me brirët të kthyer si kurorë.
brilánt,-i m. sh. -e(t) diamant pa ngjyrë: unazë me brilant.
brilantín/ë,-a f. sh. -a(t) pomadë e merme dhe me shkëlqim për flokët.
brimádh,-e mb., edhe si em., me brirë të mëdhenj. • -e, -ja f. sh. -e(t) fig. keq. që e tradhton burrin; e përdalë. • -,
-i m. sh. -ë(t) fig. keq. brinar.
brimáj/ë,-a f. sh. -a(t) pëlhurë merimange.
brím/ë,-a f. sh. -a(t) vrimë.
brim/ój kal., -óva, -úar 1. shpoj një vrimë. 2. fig. hetoj kudo që të zbuloj një të fshehtë. • brimóhet vetv. v. III
shpohet, bëhet me vrima. / pës. brimóhet v. III. • brimím,-i veprimi sipas foljeve. • brimúar (i, e) mb. i shpuar, me
vrima.
brimór/e,-ja f. sh. -e(t) qepshe me vrima.
brináj/ë,-a f. sh. -a(t) anëse are.
brinák,-e mb., edhe si em. 1. brimadh. 2. fig. inatçor.
brinár,-i m. sh. -ë(t) keq. burrë, të cilit e shoqja i vë brirë.
brinaták,-e mb., edhe si em., brikoç: dhi brinatake.
brinóke mb., edhe si em. f., dele me brirë.
brinór,-e mb. 1. i brirtë 2. edhe si em., që ka brirë.
brínjas (brínjazi) ndajf. 1. nga ana e brinjëve; anash; tërthorazi: ra brinjas; zvarritem brinjazi. 2. fig. kalimthi;
përciptas.
brínj/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. anat. eshtër e gjatë, e ngushtë dhe e harkuar nga boshti i kurrizit deri te kocka e gjoksit:
brinjë e verbër (e varfër, e rreme) brinjë që nuk ngjitet te kocka e gjoksit; brinjë qengji; theu brinjët; nuk i ka mish
brinja është i dobët; / pjesa e trupit nga sqetulla deri te mesi, ijë: më ther në brinjë; shtrihem në brinjë. 2. edhe sh. -
a(t) faqe e thepisur mali, shkëmbi etj., rripë; e përpjetë e vogël: mori brinjën (fig.) iku nga mundi. 3. ana e ngushtë
e një sendi; pjesa a faqja anësore: brinjët e samarit. 4. gjeom. vija anësore e një figure gjeometrike a ku priten dy
faqe të një trupi gjeometrik: brinjët e trekëndëshit (e kubit).  më ranë (m’u këputën) brinjët u lodha shumë, u
rraskapita; brinjë më brinjë tejpërtej; krejt; fort; në atë brinjë (në atë krah*) fli iron.; mbaj brinjët (barkun*) me
dorë; e mbështeti brinjën mospërf. vdiq; ia numëroi brinjët (dikujt) e rrahu fort; i theu brinjët (dhëmbët*) (dikujt)
përçm.; na theve brinjët! iron. lëre, se na këpute së qeshuri!; / keq. na mbushe me gënjeshtra; i zbërthej brinjët
(dikujt) keq. e rrah fort; / e detyroj të nxjerrë të gjitha ç’ka, ia zbuloj të gjitha; ia zbuti brinjët (kurrizin*) (dikujt)
keq.; zuri brinjën vdiq.
brinjëdálë mb. shumë i dobët nga shëndeti.
brinjëndrýsh/ëm,-me mb. gjeom. që i ka brinjët me gjatësi të ndryshme: trekëndësh brinjëndryshëm.
brinjënjësh/ëm,-me mb. gjeom. barabrinjës.
brínjës/e,-ja f. sh. -e(t) 1. brinjë bagëtie me mish: brinjëse derri. 2. shpatull samari, brinjë djepi etj.
brinj/ój kal., -óva, -úar e kthej brinjas; e anoj. • brinjóhem vetv. e brinjoj. • brinjúar (i, e) mb. i kthyer brinjas; i
anuar.
brinjók/e,-ja f. sh. -e(t) brinjë mali.
brinjór,-e mb. që lidhet me brinjët, i brinjëve; që është si brinjë: përkulje brinjore. • -e, -ja f. sh. -e(t) kodër a mal
me brinja.
briqén,-i m. mit. figurë e përrallave popullore, që përfytyrohet si shtazë me një bri.
brirëpërdrédhur mb., edhe si em. 1. me brirë të përdredhur. 2. fig. kokëngjeshur.
brirëz/óhet vetv. v. III, -úa (u), -úar bëhet i brirtë a si i brirtë. • brirëzím,-i m. veprimi sipas foljes. • brirëzúar (i,
e) mb. që është brirëzuar.
brírj/e,-a f. sh. -e(t) bamje.
brírtë (i, e) mb. që është prej briri, brinor, brijor: krehër i brirtë.
brirth,-i m. sh. -ë(t) secili nga brirët e kërmillit, të disa kandrrave etj., prekël: brirthët e gaforres.
brís/ë,-a f. mjek., veter. brejë; qimëz.
bris/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. thikë e çeliktë në madhësi e në trajta të ndryshme, me teh të mprehtë e me dorezë, që
përdoret për të prerë, për t’u rruar, për të krasitur etj.: brisk xhepi; brisku i berberit; i bie me brisk rruhem; heq një
brisk rruhem; s’ka vënë (s’ka shkuar) brisk është ende i mitur. 2. si mb. shumë i mprehtë; / shumë i ftohtë. 3. si
ndajf. shumë (me mbiemrat “i mprehtë”, “i ftohtë” etj.): i ka dhëmbët brisk; uji ishte brisk (i ftohtë).  ia preu me
brisk (me sëpatë*); më rrove, të rrova, brisku qe i berberit nuk fitoi asnjë; as më ke, as të kam.
brisorkádhe mb., edhe si em. f., me brirë si të sorkadhes.
brishták,-e mb, edhe si em., i brishtë: fëmijë brishtak.
bríshtë (i, e) mb. 1. që thyhet a që thërrmohet lehtë. 2. i dobët; i hollë: fëmijë i brishtë; me shëndet të brishtë. 3.
fig. shumë i ndjeshëm, që preket shpejt: njeri i brishtë.
brishtësí,-a f. të qenët i brishtë.
brisht/ój kal., -óva, -úar thërrmoj. • brishtóhem vetv. 1. v. III thërrmohet. 2. bëhem i brishtë. / pës. brishtóhet v.
III. • brishtím,-i m. veprimi sipas foljeve. • brishtúar (i, e) mb. i thërrmuar: hasude e brishtuar.

37
britaník,-e mb. që lidhet me Britaninë e Madhe, i Britanisë së Madhe: ishujt britanikë; Luani Britanik simbol për
Britaninë e Madhe.
britár,-i m. sh. -ë(t) vjet. brizan.
britm,-i m. vjet. vjeshtë.
britmarák,-e mb., edhe si em., që bërtet; që lëshon britma: zogj britmarakë.
brítm/ë,-a f. sh. -a(t) 1. zë i fortë, klithmë; ulërimë: britma gëzimi (habie); e pritën me britma; / thirrje, kushtrim:
lëshoi britmën dha kushtrimin. 2. etnogr. gjëmë.
britmëtár,-i m. sh. -ë(t) etnogr. vajtues, gjëmëtar. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
brith,-i m. sh. -a(t) i thatë, çiban.
brivétmi m. nj. mit. figurë e përrallave popullore, e përfytyruar si kalë me një bri.
brizán,-i m. sh. -ë(t) vjet. ai që i binte bririt gjatë luftimeve (në mesjetë), britar.
briz/ój kal., -óva, -úar qëroj; pastroj. / pës. brizóhet v. III. • brizím,-i m. qërim; pastrim. • brizúar (i, e) mb. i
qëruar; i pastruar.
bróçkull,-a f. sh. -a(t) gjepur: lëri broçkullat!
brof jokal., -a, -ur 1. ngrihem menjëherë në këmbë; turrem me rrëmbim drejt diçkaje: brofi nga shtrati; i brofte
zemra i hidhej zemra përpjetë (nga gëzimi etj.). 2. si ndajf. menjëherë, papritur e me vrull: brof më këmbë; më doli
brof përpara.
brógs/ë,-a f. sh. -a(t) push në lëvoren e disa drurëve, në lëvozhgën e disa farave etj.; xhufkë.
brohor/ás jokal. dhe kal., -íta, -ítur brohorit.
brohorí,-a f. sh. -(të) brohoritje.
brohorít (brohorís) jokal. dhe kal., -a, -ur thërres me gëzim për dikë a për diçka; e përshëndet dhe e miratoj me
thirrje. / pës. brohorítem. • brohorítj/e,-a f. sh. -e(t) thirrje e gëzuar, përshëndetëse e miratuese për dikë a për
diçka: e pritën me brohoritje.
brójc/ë,-a f. sh. -a(t) enë për ujë etj., e vogël e me një vesh: brojcë rakie.
brokatár/e,-ja f. sh. -e(t) brokë.
brók/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. enë balte, qelqi etj., me grykë të gjerë e me një vesh, që përdoret për ujë, për verë etj. 2.
masë drithi prej druri, që nxë rreth 25 kg.: e ka kokën sa një brokë.
brók/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. xhungë: dru me broka. 2. larë: lopë me broka.
brók/ër,-ri m. sh. -ra(t) bot. barishte vjeshtake e arave, me kërcell të gjatë e të shtrirë përtokë.
bróll/e,-ja f. sh. -e(t) 1. koçan misri. 2. lëvore druri.
brom,-i m. kim. jometal i lëngshëm, i kuq, helmues e me erë të keqe (simboli Br).
bronk,-u m. sh. -e(t) anat. secila nga dy degët e trakesë.
bronkiál,-e mb. anat. që lidhet me bronket, i bronkeve: astma bronkiale (mjek.).
bronkít,-i m. sh. -e(t) mjek. skuqja dhe ënjtja e cipës së bronkeve: bronkit kronik.
bronz,-i m. sh. -e(t) metal jo i thjeshtë, me ngjyrë kafe të çelët, që del nga lidhja e bakrit me kallajin dhe me
zinkun: medalje (përmendore) bronzi; ngjyrë bronzi; derdh në bronz.
bronz/ój kal., -óva, -úar 1. vesh me bronz. 2. i jap ngjyrën e bronzit. • bronzóhem vetv. marr ngjyrën e bronzit. /
pës. brenzóhet v. III. • bronzím,-i m. veprimi sipas foljeve. • bronzúar (i, e) mb. që ka marrë ngjyrën e bronzit:
me lëkurë të bronzuar (nga dielli).
brónztë (i, e) mb. 1. që është bërë prej bronzi. 2. që ka ngjyrën e bronzit: racë e bronztë.
broshúr/ë,-a f. sh. -a(t) libër me pak fletë.
brucelóz/ë,-a f. veter., mjek. sëmundje ngjitëse e bagëtisë, që shkaktohet nga disa baktere e prek edhe njerëzit.
brúfu/ll,-lli m. sh. -j(t) zool. i vogli i qefullit.
brufullák,-e mb., edhe si em., i fryrë; i mbushur: fëmijë brufullak.
brufull/ón jokal. v. III, -ói, -úar del me shumicë e me vrull, shpërthen: brufulloi bari. • brufullím,-i m. veprimi
sipas foljes.
bruháj/ë,-a f. sh. -a(t) tokë e shkrifët.
brúk/ë,-a f. sh. -a(t) bot. dru a shkurre me gjethe të holla e me lule në tufë.
brukth,-i m. sh. -e(t) bot. bimë me rrënjë si patate e me lëkurë të zezë.
brumáç,-i m. sh. -ë(t) zool. bubuzheli i murrmë i hardhive.
brumaník,-u m. sh. -ë(t) gjell. byrek me dy shtresa brumi, me vezë, me gjalpë e me qumësht.
brúmbu/ll,-lli m. sh. -j(t) zool. 1. kandërr e zezë a e murrme, me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, që rron në
plehra, në drurë etj.: brumbull maji; brumbulli i miellit; kush shkon pas brumbullit, në pleh do të vejë (fj. u.). 2.
mashkulli i bletës.
brúmbull ndajf. plot; cep më cep.
brumbull/ój kal., -óva, -úar 1. jokal. v. III zhuzhin. 2. mbledh shuk; mbush plot: e brumbulloi kazanin. •
brumbullím,-i m. sh. -a(t) zhurma e brumbullit a si ajo.
brúmç/ë,-a f. sh. -a(t) topth brumi: supë me brumça. • -, -e mb. bised. i butë si brumë; / i shëndoshë, i ngjallur:
fëmijë brumçe.
brúm/ë,-i m. 1. miell gruri i gatuar me ujë e i tharbëtuar, që përdoret për të zënë bukë; miell gruri i përzier me ujë
e i ngjeshur për bukë, për petë etj.: brumë i ardhur; kulaç me brumë; u bë brumë u zbut, u squll; / edhe sh. -ëra(t),
ushqim me brumë (si buka, byreku etj.). 2. lëndë e trashë dhe e ngjeshur a lëndë e squllët: brumë qelqi (letre). 3.
fig. lëndë, përbërje a përmbajtje; formim mendor, moral etj.: është brumë i mirë (dikush); brumi i gjuhës amtare;
njerëz të një brumi. 4. fig. keq. njeri i qullët e i humbur.  sipas brumit tharmin sipas njeriut, atë që meriton; vuri
brumë (dikush) u pasurua; zuri brumë (cergë*).
brumëgatúes,-e mb. që shërben për të gatuar brumin e bukës etj. • fem. -e, ja sh. -e(t) makinë brumëgatuese.
brumëtór/e,-ja f. sh. -e(t) 1. magje për brumin. 2. makinë brumëgatuese.

38
brumëz/ój kal., -óva, -úar bëj brumë; e bëj si brumë, zbruj. • brumëzóhet vetv. v. III e brumëzoj. / pës.
brumëzóhet v. III. • brumëzím,-i m. veprimi sipas foljeve. • brumëzúar (i, e) mb. që është brumëzuar.
brúmje mb. i butë a i squllët: dardhë brumje.
brum/ój kal., -óva, -úar mbruj. / pës. brumóhet v. III. • brumím,-i m. mbrujtje.
brumór,-e mb. që është prej brumi; / i butë si brumë: tokë brumore.
brumós kal., -a, -ur 1. mbruj. 2. fig. e formoj dikë nga karakteri, e përgatit dhe e edukoj siç duhet, e kalit. •
brumósem vetv. e brumos. / pës. brumósem. • brumósj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • brumósur (i, e) mb. i
formuar, i kalitur: njeri i brumosur.
brúmsh/ëm (i), -me (e) mb. i butë si brumë, i zbrujtur.
brúmtë (i, e) mb. 1. i mbrumë. 2. i butë si brumë: dardhë e brumtë; / fig. i fryrë e i squllët: llërë të brumta.
brus kal., -a, -ur 1. mbush plot. 2. si ndajf. plot; / mbarë: i vete puna brus; brus paç! (ur.).
brusní,-a f. mbushulli, bollëk.
brúsh/ë,-a f. sh. -a(t) furçë.
brúshm/ë (i), -e (e) mb. 1. i athët: verë e brushme. 2. fig. i vrazhdë: njeri i brushmë.
brush/ój kal., -óva, -úar pastroj me furçë. • brushím,-i m. pastrim me furçë.
brúshtu/ll,-lli m. sh. -lla(t) gjell. 1. ëmbëlsirë me miell gruri e me gjalpë, që piqet palë-palë e kripet me sheqer. 2.
lakror misri, misërnik me barishte.
brúshtull,-a f. sh. -a(t) bot. urth.
brushtullín/ë,-a f. sh. -a(t) vend me brushtulla.
brutál,-e mb. libr. i vrazhdë; i egër: njeri brutal; sjellje brutale.
brutalitét,-i m. libr. vrazhdësi; egërsi.
brúto mb. 1. spec. që përfshin edhe peshën e mbështjelljes bashkë me mallin; / fin. që është së bashku me
shpenzimet e bëra; kund. neto: fitim bruto. 2. libr. i papastër; i papërpunuar: naftë bruto.
bruz,-i m. gur i çmuar e i fortë, me ngjyrë të kaltër në të gjelbër.
brúztë (i, e) mb. që ka ngjyrën e bruzit.
brydh kal., -a, -ur e bëj të butë (një pemë etj.); shkrifëroj (tokën). • brýdhet vetv. v. III e brydh. / pës. brýdhet v.
III. • brýdhj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • brýdhur (i, e) mb. i zbutur; i shkrifëruar.
brýdhët (i, e) mb. 1. i butë, i ndulkët (për pemë etj.); i shkrifët (për tokën): dardhë e brydhët. 2. fig. i butë; / keq. i
ngathët.
brymák,-e mb. vjeshtuk: duhan brymak.
brýme mb., edhe si em. f. 1. me qime të përhime, kënutë: dhi bryme. 2. e thinjur: grua bryme.
brým/ë,-a f. sh. -a(t) shtresë e hollë si borë mbi sipërfaqen e tokës, mbi bar etj., që formohet nga ngrirja e vesës: e
zuri (e prishi) bryma; rrofsh sa kungulli në brymë! (tall.).  (u zhduk) si bryma në diell (u zhduk) si kripa në ujë;
(e ka) si brymën e vjeshtës (dikë) nuk e do fare.
brýmës,-i m. 1. vjet. nëntor. 2. njeri që ka shumë ftohtë.
brýmës,-e mb., edhe si em., i kuqërremë: kalë brymës.
brymëz/óhet vetv. v. III, -úa (u), -úar bëhet brymë. • brymëzím,-i m. veprimi sipas foljes. • brymëzúar (i, e) mb.
që është brymëzuar.
brymísht/ë,-a f. sh. -a(t) shtresë bryme; shtresë e hollë bore.
brymór,-i m. vjet. nëntor.
brýmtë (i, e) mb. i përhimë, çil: cjap i brymtë.
bryth,-i m. sh. -ë(t) zool. urith.
bu pasth. 1. bah. 2. si onomat. shpreh një buçimë të mbytur, një vërshim të menjëhershëm a me shumicë etj.: bu, i
plasi gjaku.
búa/ll,-lli m. -j(t) 1. kafshë shtëpiake, me trup më të madh se kau e me qime të zeza, që mbahet për punë
bujqësore: lëkurë bualli; fle si buall bën gjumë të thellë. 2. fig. keq. burrë me trup të madh e të rëndë; burrë i
ngathët dhe i trashë nga mendja. 3. zool. kacadre. • fem. búac/ë,-a sh. -a(t) dhe buallíc/ë,-a sh. -a(t) 1. femra e
buallit: kos buallice. 2. fig. keq. grua me trup të madh e të rëndë; grua e ngathët dhe e trashë nga mendja.  as me
buaj, as me qe i pavendosur, me dy mendje; as këtej, as andej; hall me buaj e hall me qe keq. keq kështu e keq
ashtu; s’di nga t’ia mbaj; më sa hyn bualli në veshin (në vrimën) e gjilpërës iron. kurrë.
búallës,-e mb., edhe si em., kokërrmadh: fik buallës.
bubáç,-i m. sh. -ë(t) zool. bulkth.
bubájk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. kandërr e madhe, me krahë të fortë në ngjyrë kafe a të zezë, që rri në plehëra, në
mure etj.: dolën bubajkat.
bubazhél,-i m. sh. -ë(t) mit. bubë.
búb/ë,-a f. sh. -a(t) zool. 1. vemje e rritur, krimbalesh; krimb mëndafshi. 2. rre, glistër: bar bubash. 3. morr i
vogël. 4. rrëshqanor që të ha. 3. mit. qenie që përfytyrohet si përbindësh a si gjarpër i madh; gogol, vovë.
bubërrí,-a f. përmb. tërësia e punëve të vogla (kryesisht në shtëpi).
bubërr/ój jokal., -óva, -úar 1. çmorritem. 2. merrem me bubërri; / kërkoj kudo për diçka, rrëmoj. 3. v. III kullot
pak këtu e pak atje; qëmton, gjëllin. 4. murmurit. • bubërrím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.
bubërrúes,-e mb., edhe si em., që e ka zakon të bubërrojë; që rrëmon e kërkon kudo.
búbëz,-a f. sh. -a(t) vjet. vrimëz në pushkët me strall, ku vihej agzoti.
bublísht/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) tufë shkarpash; bëzhdila.
bubrék,-u m. sh. -ë(t) bised. veshkë.
bubú pasth. bobo; bah.
bubulák,-e mb. 1. që brambullin (për zjarrin). 2. si ndajf. brambull.
bubulésh,-e mb., edhe si em. 1. leshtor; pushatak. 2. fig. i trashë nga mendja; i leshtë.

39
bubul/ón jokal., -ói, -úar digjet me brambullimë. • bubulím,-i m. brambullimë.
bubullím/ë,-a f. sh. -a(t) gjëmim i zgjatur dhe i mbytur i vetëtimës; / zhurmë e tillë, buçimë.  si bubullimë (si
vetëtimë*, si rrufe) në qiell të kaltër.
bubullí/j jokal., -va, -rë 1. pavet. ushton bubullima, gjëmon. 2. bubulloj2.
bubullítës,e mb. që ushton; që është si bubullimë: me zë bubullitës.
bubull/ój jokal., -óva, -úar 1. pavet. bubullij1. 2. lëshoj një zë të fortë si bubullimë.
bubullúes,-e mb. bubullitës: gjëmim bubullues.
bubúnjëz,-a f. sh. -a(t) lyth.
buburéz/ë,-a f. sh. -a(t) zool. 1. mollëkuqe. 2. xixëllonjë.
buburísk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bulë e vogël uji; flluskë. 2. zool. xixëllonjë.
buburít jokal. v. III, -i, -ur 1. zien ngadalë e bën një zhurmë të lehtë: buburit gjella; / uturin mbyturazi: buburit
deti. 2. fig. më zien diçka përbrenda. 3. buron mbyturazi nga dheu. • buburítj/e,-a f. sh. -e(t) zhurma kur buburit
diçka.
buburíz/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. kokrrizë gjalpi përsipër qumështit. 2. syth bime që lidh kokërr.
buburíz/ë,-aII f. sh. -a(t) zool. mollëkuqe.
buburréc,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. kandërr me krahë të fortë e me brirthë të gjatë, që rron zakonisht në plehra;
kandërr e vogël pa krahë, që dëmton bimët: buburreci i zi; buburreci i drithërave (i patates, i duhanit, i ulliri). 2.
fig. mospërf. njeri me trup të vogël.
bubutí/j jokal., -va, -rë thërres me “bubu”, ulërij.
bubuzhél,-i m. sh. -ë(t) zool. brumbull plehu.
bubuzhél/em vetv., -a (u), -ur ndotem shumë. / pës. bubuzhélem. • bubuzhélj/e,-a f. ndotje.
bubuzhíng/ë,-a f. sh. -a(t) zool. vizhë.
bucák,-u m. sh. -ë(t) 1. bucelë e vogël me lëfyt. 2. si mb., edhe si em., i trashë e i shkurtër: burrë bucak.
bucelár,-i m. sh. -ë(t) ai që bën bucela.
bucél/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fuçi e vogël druri për ujë. 2. pjesa qendrore e rrotës së qerres, e biçikletës etj., ku
bashkohen rrezet a telat e ku futet boshti.  prish bucela (bute) e bën kënaçe prish diçka të rëndësishme për diçka
të vogël.
bucelór/e,-ja f. sh. -e(t) turjelë e madhe për të hapur vrimën e bucelës së qerres.
búc/em vetv., -a (u), -ur ndeshem kokë më kokë me dikë.
búc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. plis dheu; bukëbar. 2. top bore.
buç,-i m. sh. -a(t) 1. zool. bubajkë. 2. bised. gjarpër: të ngrëntë buçi!
buç,-e mb., edhe si em., buçkan.
buç/ás jokal., -íta, -ítur 1. thërres fort, bërtas me të madhe: buças nga zemërimi. 2. kryes. v. III bën zhurmë a
krismë të fortë e të menjëhershme; ushton, gjëmon: buçet topi; buçet deti; / fig. jehon, kumbon: më buçasin
veshët; më buçet koka. 3. v. III shpërthen me vrull e menjëherë, vërshon; gufon: buçet lufta; buçiti lumi; i buçiti
gjaku. • buçítj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. buçimë.
búç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. 1. bushtër. 2. keq. gojë: mbylle buçen!
búç/et vetv.v. III, - (u), -ur hiqet (bushtra).
buçím/ë,-a f. sh. -a(t) zhurmë a krismë e fortë, e menjëhershme e me jehonë, buçitje; ushtimë, uturimë: buçima e
përroit (e daulles).
buçimtár,-i m., sh. -ë(t) etnogr. gjëmëtar. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
buçítës,-e mb. që buçet: me zë buçitës.
buçkán,-e (buçkarán,-e) mb., edhe si em., i mbushur në fytyrë, buç: fëmijë buçkan.
buçkarít kal., -a, -ur bised. 1. v. III gërryen dheun me thundër. 2. e rrah fort dikë sa i ënjtet trupi. • buçkarítem
vetv. bised. 1. mbushem në fytyrë, bëhem buçkan. 2. fig. ngrefosem, fryhem. 3. v. III bërlyket. • buçkarítj/e,-a f.
veprimi sipas foljeve.
búçko mb. përk. buçkan.
buçk/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. hap, çel: buçkoi plepi. 2. bulon. 3. fig. lulëzon.
buçúk,-u m. sh. -ë(t) brokë drithi.  i ka buçuk (punët) e ka pisk, është ngushtë.
budallá,-qe mb., edhe si em., bised. i metë a i trashë nga mendja; i krisur; kund. i mençur: të bën për budalla. •
fem. edhe budalláçk/ë,-a sh. -a(t); budallónj/ë,-a sh. -a(t).
budallallë/k,-ku m. sh. -qe(t) bised. të qenët budalla, marrëzi; sjellje a veprim prej budallai, marri; kund. mençuri:
budallallëk me brirë; thotë budallallëqe.
budallallós kal., -a, -ur bised. e bëj budalla; e shastis. • budallallósem vetv. e budallallos. • budallallósj/e,-a f.
veprimi sipas foljeve. • budallallósur (i, e) mb. budalla, i shastisur.
budíng,-u m. sh. -ë(t) gjell. ëmbëlsirë si krem, që gatuhet me niseshte, me qumësht, me sheqer, me kakao etj.
budíst,-i m. sh. -ë(t) fet. ithtar i budizmit. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që ka të bëjë me budizmin a me
budistët, i budizmit a i budistëve: prift budist.
budíz/ëm,-mi m. fet. fe e themeluar nga Buda në shek. VI para erës së re në Indi.
buf,-i m. sh. -ë(t) dhe -ër(it) 1. zool. shpend grabitqar, me sqep të shkurtër e me sy të mëdhenj, që del e këndon
natën: buf kënete; rri si buf. 2. fig. keq. njeri i paqethur e i pakrehur; / njeri i plogët e i trashë nga mendja. • -, -e
mb., edhe si em., bised. i mbushur, i bëshëm, bullafiq; i fryrë: vajzë bufe; fik buf.
bufál,-i m. sh. -ë(t) gjel me pupla si të bufit në kokë.
bufaláq,-e mb., edhe si em., bised. 1. bullafiq; i fryrë. 2. keq. qafëlesh.
bufaláq kal., -a, -ur bised. bullafiq. • bufaláqem vetv. bullafiqem.
bufalésh,-e mb., edhe si em., leshtor (zakonisht për burrat).
bufé,-ja f. sh. -(të) 1. dollap a raft për enë ose për ushqime. 2. pritje me pije, me ëmbëlsira etj.

40
búf/ë,-a f. sh. -a(t) bot. larëz.
bufít kal., -a, -ur bushurdis.
búfk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. edhe si mb., xhufkë; i fryrë: bufkë pambuku; opinga me bufka; me faqet bufkë. 2. bot.
lulebufkë.
bufll/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III gufon. 2. fig. zemërohem keq.
bufnják,-e mb. 1. i fryrë si bufkë. 2. i shkrifët: tokë bufnjake.
bufón,-i m. sh. -ë(t) 1. gaztor2. 2. keq. palaço.
búfthi ndajf. mënyrë të luajturi me shumë fëmijë, nga të cilët njëri bën si bufi e të tjerët si pulat.
buhár,-i m. sh. -ë(t) 1. rruginë midis dhomave a rrugicë e ngushtë. 2. oxhak; tymtar.
buharí,-a f. sh. -(të) pjesë e oxhakut e dalë mbi vatër.
buhát jokal. v. III, -i, -ur bërtet (bufi). • buhátj/e,-a f. sh. -e(t) britma e bufit.
buhavít (buhavís) kal., -a, -ur bised. ënjt. • buhavítem vetv. ënjtem: m’u buhavitën duart. / pës. buhavítem. •
buhavítj/e,-a f. sh. -e(t) ënjtje. • buhavítur (i, e) mb. i ënjtur: me sy të buhavitur.
buhí,-a f. gosti me të gjitha të mirat; hare.
buhísh/ëm (i), -me (e) mb. i begatshëm; i hareshëm.
buhít kal., -a, -ur ngop; vel. • buhítem vetv. ngopem; velem. • buhítj/e,-a f. ngopje; velje. • buhítur (i, e) mb. i
ngopur; i velur.
buít (buís) jokal. v. III 1. rrjedh pak, qan. 2. edhe fig., shpërthen menjëherë e me shumicë, vërshon; gumëzhin,
zien; buçet: buisën bletët; më buisi gjaku; buit uji (kur zien); më buisin veshët; më buisin këmbët më bëjnë miza-
miza. 3. buluron. • buítj/e,-a f. veprimi sipas foljes.
buj jokal., -ta, -tur kaloj natën ose disa ditë diku; banoj; fle: bujta te një shok. • bújtj/e,-a f. veprimi sipas foljes. •
bújtur (i, e) mb. i ndenjur: gjellë e bujtur.  ku bun, s’bun (dikush) ku ngryset, s’gdhihet.
buján/ë,-a f. sh. -a(t) boenë; rrjedhë a pellg i madh.
bujár,-e mb., edhe si em., dorëdhënë e zemërgjerë. • -éshë mb., edhe si em. f., bujare. • -, -i m. sh. -ë(t) hist. pronar
i madh tokash në shoqërinë feudale; fisnik.
bujarësí,-a f. bujari.
bujarí,-a f. 1. të qenët bujar: e priti me bujari. 2. përmb. hist. tërësia e bujarëve, bujarët: bujaria e lartë.
bujarísht ndajf. me bujari.
bujar/ój kal., -óva, -úar fisnikëroj. • bujaróhem vetv. fisnikërohem. • bujarím,-i m. fisnikërim.
bujáshk/ë,-a f. sh. -a(t) ashkël e madhe druri: djeg bujashka.
búj/ë,-a f. 1. jehonë e madhe e një ngjarjeje a e një lajmi; / keq. zhurmë e fryrë për t’u dukur ose për t’i rritur
vlerën dikujt a diçkaje: punon pa bujë; bëri bujë (diçka); e bëri bujë e fryu dhe e zmadhoi diçka. 2. buçimë.
bujëmádh,-e mb. që bën shumë bujë; zhurmëmadh.
bújg/ër,-ri m. sh. -ra(t) bot. qarr i murrmë, me gjethe të dhëmbëzuara; qarr i kuq.
buj/k,-ku m. sh. -q(it) ai që merret me bujqësi. • fem. bujkésh/ë,-a sh. -a(t).
bujkrób,-i m. sh. -ër(it) hist. fshatar rob i feudalit a i çifligarit.
bujkrobërí,-a f. hist. formë varësie e bujkrobërve; sistem feudal me bujkrobër.
bujkrobërór,-e mb. hist. që lidhet me bujkrobërinë, i bujkrobërisë.
bujqërí,-a f. përmb. hist. tërësia e bujqve, bujqit.
bujqësí,-a f. mjeshtëria e punimit të tokës dhe e rritjes së bimëve të dobishme; degë e ekonomisë që mbështetet në
këtë mjeshtëri: bujqësia e blegtoria.
bujqësór,-e mb. që lidhet me bujqësinë, i bujqësisë; që merret me bujqësi: bimë bujqësore; vegla bujqësore; vend
bujqësor.
bújsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që bën bujë; që bëhet me bujë: ngjarje e bujshme. 2. që shpërthen, që vërshon:
gjelbërim i bujshëm.
bujtár,-i m. sh. -ë(t) 1. bujtës. 2. -, -e mb., edhe si em., mikpritës.
bujtarí,-a f. mikpritje.
bújtës,-i m. sh. -(it) 1. ai që bun diku. 2. edhe si mb., spec. mbartës: bujtës larvash.
bujtësí,-a f. mikpritje.
bujtinár,-i m. sh. -ë(t) i zoti i bujtinës.
bujtín/ë,-a f. sh. -a(t) hotel i vogël a fjetore.
bujtór/e,-ja f. sh. -e(t) bujtinë.
bújtsh/ëm (i), -me (e) f. mikpritës.
bukaféc,-i m. sh. -ë(t) gjell. lakror i mbrumë.
bukagjéllë ndajf. mënyrë të luajturi e fëmijëve në grup, që bëjnë sikur gatuajnë bukë e gjellë.
bukamél,-e mb., edhe si em., i imët, i pazhvilluar (për fëmijët).
bukaník,-e mb. 1. i mbushur: arrë bukanike. 2. bukator.
búkas (búkash) ndajf. mënyrë të luajturi me letra të përmbysura (fiton ai që ka letrën më të madhe).
bukatór,-e mb. prodhimtar, pjellor: tokë bukatore. • -e, -ja, f. kryes. sh. -e(t) enë për të gatuar a për të pjekur bukë.
búk/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. ushqim me miell drithi, i gatuar me ujë dhe i pjekur; sh. -ëra(t) copëra nga ky ushqim: bukë
e ndorme bukë pa brumë të thartë; bukë e mbrume bukë me brumë të thartë; bukë gruri (misri); kore (thërrime)
buke; maja buke; një kafshatë bukë; magje (tepsi, furrë) buke; drithëra buke; zë bukën; vjen buka fryhet brumi në
tepsi; për atë bukë! (betim); pasha bukën! (betim); kush ha bukë, bën edhe thërrime (fj. u.); buka që thyhet,
s’ngjitet më (fj. u.). 2. nj. ushqimi që hamë gjatë ditës a përditë: dhomë (tryezë) buke; ha bukë; s’më shkon buka;
shtroj bukën; / fig. mjetet e jetesës: nxjerr (fitoj) bukën; punon për bukën e gojës (për një copë bukë). 3. drithë; të
korra: tokë buke; zë bukën e vjetër arrij mirë deri në të korra. 4. nj. lënda e kokrrës së drithit; tuli i disa pemëve etj.:
buka e arrës; buka e shtogut; kalli pa bukë; ka zënë bukë (gruri). 5. diçka si rrotull: bukë dylli (djathi); buka e

41
lules së diellit; buka e verës ylberi. 6. nj. fig. përmbajtje e shëndoshë, vlerë: fjalë pa bukë; / lënda kryesore për
diçka: buka e industrisë nafta, qymyri etj. 7. nj. fig. bised. vitet (për moshën): i ka bukët të numëruara; iu sosën
bukët. 8. bot. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta bimësh: bukë derri barishte vjeshte, me gjethe
vezake e me lule të bardha; bukë mali lloj lakre e ëmbël, që gatuhet gjellë.  i bie bukës (së mirës*) me këmbë; si
buka që ha (që hamë) me siguri, pa asnjë dyshim; unë me bukë e ti me gurë unë me të mirë e ti me të keq; me
bukë e kripë (e zemër të bardhë) me bujari; me ç’të kem; bukë të një mielli keq. të njëllojtë, njësoj të këqij; bukë e
vjetër mik prej kohësh; ha bukë (diçka) ka vlerë, shkon; / (dikush) arrin të jetojë; punon diku; s’e ha bukën kot e
meriton atë që merr; ha bukën time e bën duanë e botës (e tjetrit) merret me një punë që s’i takon; / unë e mbaj e
ai i qan hallin tjetrit; ha bukën e përmbys kupën është bukëshkalë; ha bukë veç dallohet shumë (për të mirë) nga
të tjerët; të jep bukë (diçka) të siguron jetesën; / të ndihmon, të jep dorë; e kam bukë e djathë (diçka) mund ta bëj
fare lehtë; përziej bukën etnogr. hyj për herë të parë te krushku i ri; (iu qep) me bukë në trastë (në torbë) (dikujt) e
ndjek e nuk i ndahet; thyej bukë (me dikë) etnogr. bëhem vëllamë; më vajti buka pas kurrizit nuk më lanë të ha
bukë i qetë; do vrarë me bukë në gojë (dikush) keq. është shumë i keq, meriton dënimin më të rëndë; / shaka. është
dreqi vetë.
bukëbár,-i m. sh. -ë(t) plis i prerë dheu me bar, që përdoret për të gjelbëruar lulishtet etj.
bukëbárdhë mb. 1. që e ka bukën, thelbin, tulin etj. të bardhë: bajame bukëbardhë. 2. fig. mikpritës; zemërbardhë.
bukëdhënës,-e (bukëdhënë) mb. mikpritës; bujar.
bukëfíq/e,-ja f. sh. -e(t) rrotull si bukë, që bëhet me fiq të thatë e të grirë.
bukëkúq,-e mb. që e ka bukën, thelbin, tulin etj. të kuq: kumbull bukëkuqe.
búk/ël,-laI f. sh. -la(t) zool. kafshë e vogël dhe e shkathët mishngrënëse e familjes së kunadhes, e murrme sipër e
me bark të bardhë; nuselalë.  u ka hyrë bukla ua kanë zbuluar të fshehtat; / kanë filluar të grinden.
búk/ël,-laII f. sh. -la(t) tufë flokësh e dredhur.
búk/ël,-laIII f. sh. -la(t) bot. kërpudhë e kuqërreme dhe e ëmbël.
bukëlór,-e mb. poet. 1. i butë e i lehtë si bukël. 2. fig. e hijshme dhe e shkathët (për vajzat).
bukëmbël mb. mikpritës; bujar.
bukëmírë mb., edhe si em., bukëdhënës, bujar.
bukëpërmbýs,-e mb., edhe si em., bukëshkalë.
bukëpjékës,-i m. sh. -i(t) furrtar.
bukëqýq/e,-ja f. sh. -e(t) fruti i përnarit.
bukërrím/e,-ja f. kryes. sh. -e(t) bram.
búkës,-e mb. me kokrra të mbushura; i tultë: ulli bukës.
bukësheqér/e,-ja f. sh. -e(t) ëmbëlsirë me miell, me vezë e me sheqer, e pjekur në tepsi; revani.
bukëshítës,-i m. sh. -i(t) shitës buke. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bukëshkálë (bukëshkélës,-e) mb., edhe si em., mosmirënjohës.
búkët (i, e) mb. 1. që ka bukë; bukës (kryesisht për drithëra). 2. fig. që ka vlera, me bukë: fjalë të bukëta.
bukëtár,-i m. sh. -ë(t) vjet. 1. furrtar. 2. bujk. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
bukëtór/e,-ja f. sh. -e(t) furrë bukësh.
bukëvál/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gjell. përshesh me ujë të valë, me yndyrë e me djathë; valë; / etnogr. ëmbëlsirë me
kulaç të thërrmuar në ujë të valë dhe me gjalpë, që bëhet kur ka lindur një fëmijë. 2. si mb. i butë e i shkrifët.
búkëz,-a f. sh. -a(t) 1. bukë e vogël gjatoshe a e rrumbullakët. 2. hoje bletësh a grerëzash. 3. thelbi i disa
bërthamave a farave.
bukë/zí,-zézë mb., edhe si em., jo mikpritës; dorështrënguar.
búkj/e,-a f. sh. -e(t) kashtë frytje, fryzë. • -e mb. i mbushur; me tul: qershi bukje; kashtë bukje fryzë.
buk/ój kal., -óva, -úar 1. i jap dikujt të hajë, ushqej; / jokal. ha bukë. 2. fig. shkoj mirë me dikë. • bukóhem vetv.
e bukoj.
bukós kal., -a, -ur zë me leckë a me shtupë një vrimë, një të çarë etj. • bukósem vetv. 1. vetv. v. III e bukos1. 2.
fig. më zihet goja, s’kam gojë të flas. / pës. bukóset v. III. • bukósj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • bukósur (i, e)
mb. që është bukosur.
búksh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që e ka kallirin të plotë. 2. fig. i dobishëm, frytdhënës: punë e bukshme.
búkthi ndajf. mënyrë të luajturi me fëmijë të ulur, rreth të cilëve njëri ndjek një tjetër për t’i marrë shaminë.
búkur (i, e) mb. 1. edhe si em., që ka tipare, vija a lëvizje të rregullta, gërshetim të këndshëm ngjyrash, brendi
tërheqëse, veti të mira etj. dhe që pëlqehet, të sjell gëzim e të jep kënaqësi; i përkryer, i hijshëm; kund. i shëmtuar:
vajzë e bukur; sy të bukur; lule e bukur; fshat i bukur; pamje (pikturë) e bukur; shkrim i bukur; fustan i bukur;
këngë e bukur; zë i bukur; poemë e bukur; jetë e bukur. 2. i kthjellët e i qetë: ditë e bukur; mëngjes i bukur. 3. iron.
i pakëndshëm, i shëmtuar; i pavlefshëm: të bukur punë!; të bukur shokë që ke! • -,-a (e) sh. -a(t) (të) 1. nj. veti e
qenieve, e sendeve a e dukurive të bukura; të qenët i bukur, bukuri; kund. e shëmtuar. 2. sh. euf. grykët, bajamet. •
búkur ndajf. 1. në mënyrë të bukur; shumë mirë, ashtu si duhet: vishet bukur; këndon (flet) bukur; bukur ia punoi.
2. iron. keq. jo ashtu si duhet: bukur besa! 3. bised. shumë, mjaft: bukur i madh; bukur mirë.  E bukura e Dheut
folk. figurë e përrallave shqiptare, e përfytyruar si vajzë shumë e bukur dhe shumë e mirë; / zool. pikëlore; I
bukuri i Dheut folk. figurë e përrallave shqiptare, e përfytyruar si djalë shumë i bukur dhe shumë i mirë; E bukura
e Jetës arb. E bukura e Dheut.; i bukuri i unazës gishti i katërt i dorës.
bukurán,-e mb., edhe si em., përk. i bukur.
bukuré,-ja f. sh. -(të) [bukuréz/ë,-a f. sh. -a(t)] zool. xixëllonjë.
bukurí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i bukur, veti e asaj që është e bukur, e bukura; tërësia e tipareve që e bëjnë dikë a
diçka të bukur: bukuri trupore (shpirtërore); bukuria e fushave; / kryes. sh. qenie a çdo gjë tjetër e bukur: bukuritë
e natyrës; bukuri e rrallë. 2. si ndajf. shumë mirë, bukur: sillet bukuri.
bukurósh,-e mb. 1. edhe si em., i bukur, i pashëm: vashë bukuroshe (poet.). 2. -, -i m. sh. -ë(t) zool. bishtatundës.

42
bukurshkrím,-i m. shkrim i bukur: fletore bukurshkrimi.
bukurshqiptím,-i m. gjuh. shqiptim i bukur e i drejtë.
bukurtingëllím,-i m. gjuh. tingëllim i bukur i fjalëve të shqiptuara.
bukurtingëllúes,-e mb. gjuh. që krijon tingëllim të bukur.
bukurzaní,-a f. gjuh. bukurtingëllim.
bukurzanór,-e mb. gjuh. bukurtingëllues.
bulb,-i m. sh. -e(t) 1. bot. pjesë si kokë e kërcellit të disa bimëve (si qepa etj.). 2. anat. pjesa e zgjeruar e disa
organeve ose e indeve qepore: bulbi i trurit; bulbi i syrit kokërdhoku. • -, -e mb. në trajtë bulbi: dardhë bulbe.
bulbërí,-a f. begati, pasuri; shumicë.
bulbër/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III del me shumicë, shpërthen; buis, gëlon: bulbëruan gjethet. 2. kal. begatoj. •
bulbëróhem vetv. begatohem. • bulbërím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.
búlbërt (i, e) mb. i begatshëm, i pasur; i shumtë.
bulbór,-e mb. 1. bot. me bulb: bimë bulbore. 2. anat. që lidhet me bulbin, i bulbit; në trajtën e bulbit, qepor: nervi
bulbor.
bulçí,-a f. sh. -(të) pjesa e faqes nga mollëza deri te nofulla e poshtme: i mbushi bulçitë.
bulçím/ë,-a f. vapë e madhe mbytëse, ufëm.
buldozér,-i m. sh. -ë(t) traktor me thikë të gjerë përpara për të gërryer a për të shtyrë dheun.
buldozeríst,-i m. sh. -ë(t) drejtues buldozeri.
buletín,-i m. sh. -ë(t) 1. njoftim i shkurtër zyrtar për diçka të rëndësishme; fletë a broshurë me njoftime të tilla:
buletini meteorologjik; buletin lajmesh. 2. revistë shkencore, letrare etj.
bulevárd,-i m. sh. -e(t) rrugë e gjerë dhe e shtruar, zakonisht në pjesë kryesore të qytetit, me këmbësore anash a
në mes; shëtitore.
búl/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. syth bimësh, mugull: bulë plepi; / zool. syth te disa qenie, nga zhvillohet një qenie e re:
bulat e hidrës. 2. pikë uji, loti etj.; flluskë e vogël: bulë vese; bulë ajri. 3. topth i tultë i ndonjë organi të trupit:
bula e veshit (e gishtit). 4. pjesë në disa pemë që ndahen në copë të veçanta: bulë shege (arre).
bulëvésh,-i m. bulë në veshin e rrushit; veshul: këput një bulëvesh.
bulëvésh/ë,-a f. sh. -a(t) verzë peshku.
búlëz,-a f. sh. -a(t) 1. muz. celulë. 2. puçrrizë.
bulëz/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. nxjerr sytha, mugullon: bulëzuan drurët. 2. nxjerr bula, bulon: i bulëzon djersa.
3. fig. nis të dalë a të shfaqet diçka e re: po më bulëzon një dëshirë. • bulëzóhet vetv. v. III e bulëzon. • bulëzím,-i
m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve. • bulëzúar (i, e) mb. që ka bulëzuar: plep i bulëzuar.
bulí,-ni m. sh. -nj(të) bot. lloj vidhi i lartë e me kurorë të gjerë.
bulír/ë,-a f. sh. -a(t) bucelë uji.
bulkth,-i m. sh. -a(t) zool. kandërr si karkalec i vogël, që rron në murishte e natën nxjerr një zë gërvishtës: këndon
bulkthi.
bulmét,-i m. sh. -ra(t) 1. qumështi dhe prodhimet që nxirren nga përpunimi i tij: dyqan bulmeti. 2. fig. dobi; fryt:
llafe pa bulmet (bised.).  bulmet hudhrash iron. punë e kotë, diçka pa vlerë.
bulmét/em vetv., -a (u), -ur ha pak, sa vë në gojë; burbuletem: bulmetem me fiq. • bulmétur (i, e) mb. me shumë
bulmet, i yndyrshëm.
bulmetór,-e mb. 1. edhe si em., që përpunon a shet bulmet. 2. f. qumështore: lopë bulmetore. • -e, -ja f. sh. -e(t)
tregtore bulmeti.
bulmétsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. f. qumështore: lopë e bulmetshme. 2. me shumë bulmet; i yndyrshëm: qumështor
i bulmetshëm. 3. fig. i dobishëm, i frytshëm.
bulm/ój kal., -óva, -úar mëlmej. • bulmúar (i, e) mb. i yndyrshëm.
bulón,-i m. sh. -a(t) tek. bosht i vogël prej metali, me vjaska e me kokë, tek i cili vidhoset kundërvidha për të
mbërthyer pjesë të ndryshme.
bul/ón jokal. v. III, -ói, -úar bulëzon. • bulím,-i m. bulëzim.
bulqizák,-u m. sh. -ë(t) banor vendës i Bulqizës ose me prejardhje nga Bulqiza. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb.
që lidhet me bulqizakët a me Bulqizën, i bulqizakëve a i Bulqizës: veshje bulqizake.
bulurím/ë,-a f. sh. -a(t) pëllitje (e kaut etj.); ulërimë; uturimë, buçimë.
bulurí/n jokal. v. III, -u, -rë buluron.
bulur/ón jokal. v. III, -ói, -úar nxjerr bulurimë: buluron demi; buluron topi.
bullafíq,-e mb., edhe si em., shumë i shëndoshë e me fytyrë të mbushur, i fryrë: fëmijë bullafiq.
bullafíq kal., -a, -ur e bëj bullafiq: e ka bullafiqur fëmijën. • bullafíqem vetv. bëhem bullafiq. • bullafíqj/e,-a
veprimi sipas foljeve. • bullafíqur (i, e) mb. që është bullafiqur; bullafiq.
bullamáç,-i m. qull. • -, -e mb. qull: bukë bullamaçe.
bullár,-i m. sh. -ë(t) 1. zool. bollë. 2. fig. keq. djalë a burrë i shëndoshë dhe i ngathët. • fem. -e, -ja sh. -e(t) vajzë a
grua e shëndoshë dhe e ngathët.
bulléd/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. bot. kërpudhë si thundër kali, që rritet në trungjet e disa drurëve; kërpudhë eshke. 2.
fig. keq. grua bullafiqe.
bullét/ër,-ra f. uthull e fortë.
búll/ë,-a f. sh. -a(t) etnogr. grua që stolis nusen.
bullënd/ër,-ra f. 1. ujë i ngrohtë me kripë për të përvëluar këmbët. 2. llum vaji, llurbë; / edhe fig., mbeturinë,
fundërri.
bullgár,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Bullgarisë ose me prejardhje nga Bullgaria. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb.
që lidhet me bullgarët a me Bullgarinë, i bullgarëve a i Bullgarisë: këngë bullgare.
bullgarí,-a f. sh. -(të) vegël muzikore si lahuta, me katër tela.

43
bullgarísht/e,-ja f. gjuha bullgare. • bullgarísht ndajf. në gjuhën bullgare.
bullubréshkë mb., edhe si em. f., mospërf. e shëmtuar; e stolisur pa shije: grua bullubreshkë.
bullúng/ë,-a f. sh. -a(t) gungë; xhungë.
bullút,-i m. raki e butë dhe e keqe, fundi i kazanit.
bum,-i m. sh. -e(t) 1. ek. rritje e menjëhershme e prodhimit me mjete të ndryshme për të përballuar krizat. 2. fig.
libr. vërshim a dyndje e diçkaje: bum botimesh.
bumbáll/ë,-a f. sh. -a(t) zool. zhuzhak.
bumbár,-i m. gjell. kukurec.
bumbésk/ë,-a f. sh. -a(t) syth bime; burbuqe.
búmb/ë,-a f. sh. -a(t) bumbeskë.
bumbëz/ón jokal. v.III, -ói, -úar nxjerr sythe, bulëzon. • bumbëzóhet vetv. v. III e bumbëzon. • bumbëzím,-i m.
veprimi sipas foljeve. • bumbëzúar (i, e) mb. që ka bumbëzuar.
bumb/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. bumbëzon. 2. gufon.
bumeráng,-u m. sh. -ë(t) 1. shkop i trashë e i përkulur, që, kur flaket, kthehet tek ai që e ka hedhur. 2. fig. veprim
që kthehet e bie te vepruesi.
bun,-i m. sh. -e(t) 1. tëbanë; bunishtë. 2. fole kandrrash.
bunác/ë,-a f. 1. det. det fare i qetë në prag stuhie; kund. burë. 2. ligatinë. 3. errësirë e madhe. 4. fig. amulli.
bunár,-i m. sh. -ë(t) pus uji; krua; burim; / hurdhë, pellg.  sikur ra në bunar (në pus*).
búnd/ë,-a f. 1. bujq. vrug. 2. erë.
bun/g,-gu m. sh. -gje(t) [búng/ë,-aI f. sh. -a(t)] bot. lloj dushku i lartë e i trashë, me kurorë të gjerë, që bën lende
tufë në një bisht: bunga e butë bungëbutë.
bungáj/ë,-a f. sh. -a(t) bungishtë.
búng/ë,-aII f. sh. -a(t) xhungë; / fig. lëmsh: m’u bë një bungë në grykë.
bungëbút/ë,-a f. sh. -a(t) bot. lloj bungu me lëkurë të plasaritur e me lende të vogla.
bungëkéq/e,-ja f. sh. -e(t) bot. lloj bungu me gjethe të hidhura.
bungëkúq/e,-ja f. sh. -e(t) bot. lloj bungu me lëkurë të kuqërreme, qarr i kuq.
búng/ël,-la f. sh. -la(t) bot. shpardh.
bungëlésh/e,-ja f. sh. -a(t) bot. bungëbutë.
bungísht/ë,-a f. sh. -a(t) pyll bungjesh.
bunísht/ë,-a f. sh. -a(t) stan me tëbana.
bunjét/ë,-a [lexo: bun-jetë] f. sh. -a(t) tufë kashte; një copë vend me kashtë në mes të kënetës.
bunkér,-i m. sh. -ë(t) usht. strehim i posaçëm me mure të trasha betoni e me frëngji.
bunkeriz/ój kal., -óva, -úar 1. ndërtoj bunkerë; e mbush vendin me bunkerë. 2. fig. siguroj mbrojtje të mbyllur e
të pamposhtur për dikë a për diçka; / e bëj të jetë krejt i mbyllur. • bunkerizóhem vetv. fig. i siguroj vetes një
mbrojtje të padepërtueshme; mbyllem si në bunker. / pës. bunkerizóhet v. III. • bunkerizím,-i m. veprimi sipas
foljeve. • bunkerizúar (i, e) mb. 1. që është i mbushur me bunkerë: fushë e bunkerizuar. 2. fig. shumë i mbyllur,
hermetik.
buq,-i m. sh. -ë(t) doçe: rrasë e buq loja e doçes.
buqár,-i m. sh. -ë(t) bujk.
búq/e,-ja f. sh. -e(t) bushtër.
buqét/ë,-a f. sh. -a(t) tufë lulesh të lidhura e të rregulluara bukur: buqetë karafilash.
buraní,-a f. gjell. gatesë me spinaq e me oriz.
burbúj/ë,-a f. bujë e madhe, gurgule.
burbulé,-ja f. sh. -(të) gjellë e burbuletur; kund. kreshmore.
burbulét kal., -a, -ur 1. i prish kreshmët dikujt. 2. bised. i jap të hajë për herë të parë një pemë etj.; ia njom gojën
me diçka të mirë. • burbulétem vetv. e burbulet. • burbulétj/e,-a f. veprimi sipas foljeve. • burbulétur (i, e) mb.
që ka burbule; kund. kreshmor.
búrbu/ll,-lli m. sh -j(t) bot. ftua i egër.
burbúq/e,-ja f. sh. -e(t) syth bime; sumbull luleje, gonxhe: burbuqe plepi; burbuqe trëndafili; i ka buzët si
burbuqe.
burbúq/em vetv., -a (u), -ur 1. v. III nxjerr burbuqe, mugullon. 2. fig. çelem e zbukurohem. • burbúqj/e,-a f.
veprimi sipas foljes: burbuqja e plepave; në moshën e burbuqjes (fig.). • burbúqur (i, e) mb. 1. që ka nxjerrë
burbuqe: lastarë të burbuqur. 2. fig. i zbukuruar, i lulëzuar: me pamje të burbuqur.
búrdh/ë,-a f. sh. -a(t) pëlhurë e trashë (për thasë etj.).
búr/ë,-a f. det. gjendje e trazuar e detit, me dallgë e me shkumë; kund. bunacë: ka burë.
bur/g,-gu m. sh. -gje(t) 1. ndërtesë e posaçme, ku mbahen të dënuarit me heqje të lirisë; bised. burgim: roje
burgu; qeli burgu; burg i sigurisë së lartë; ra në burg; doli nga burgu; ka bërë dy vjet burg. 2. krahin. qilar për
ushqime; ahur bagëtish. 3. fig. errësirë e madhe: u bë burg; / vend ku jeta është e vështirë, me shtypje e në mjerim.
burgët/ój kal., -óva, -úar e mbyll dikë dhe ia bëj jetën burg. • burgëtóhem vetv. e burgëtoj. / pës. burgëtóhem. •
burgëtím,-i m. veprimi sipas foljeve. • burgëtúar (i, e) mb. që i është bërë jeta burg.
burg/ój kal., -óva, -úar burgos. / pës. burgóhem. • burgím,-i m. sh. -e(t) 1. burgosje. 2. drejt. heqje e lirisë me
gjyq.
burgós kal., -a, -ur e fut dikë në burg si të dënuar. / pës. burgósem. • burgósj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.
• burgósur (i, e) mb., edhe si em., që është burgosur.
burgjí,-a f. sh. -(të) vidhë.  ia gjeti burgjitë (vidhat*) (dikujt); ka një burgji (një vidhë*) mangut (dikush)
shpërf.; i janë liruar burgjitë (vidhat*) (dikujt); ia shtrëngoj burgjitë (vidhat*) (dikujt).
burí,-aI f. shumicë, mbushulli.

44
burí,-aII f. sh. -(të) bucelë uji.
burimór,-e mb. që është burim i diçkaje; zanafillës, fillestar: të dhëna burimore.
burísht/ë,-a f. sh. -a(t) vend me burime të vogla uji; ligatinë.
búrm/ë,-aI f. sh. -a(t) vidhë e vogël.  ia di burmat (vidhat*) (dikujt); ia gjeti burmat (vidhat*) (dikujt); i janë
liruar burmat (vidhat*) (dikujt).
búrm/ë,-aII f. sh. -a(t) fik i rreshkur.
búrm/ë,-aIII f. sh. -a(t) gropëz në mjekër a në faqe, gropëçelë; qukë; gropëz: faqe me burma; burma e pushkës
bubëza e pushkës.
burnót,-i m. 1. duhan pluhur, që thithet me hundë për të teshtirë. 2. si mb. fig. bised. keq. pa kurrfarë vlere; fare i
paditur a i pazhvilluar.  e bëj burnot (dikë) e shkatërroj krejt, e dërrmoj.
burokrací,-a f. 1. sistem qeverisjeje e drejtimi me shumë nëpunës, që mbivlerësojnë shkresat dhe metodat formale
jo të shkathëta; përmb. burokratët. 2. edhe sh. -(të) dhe -ra(t) bised. veprime të zgjatura zyrtare, që zvarritin punët
a pengojnë zgjidhjen e çështjeve.
burokrát,-i m. sh. -ë(t) 1. nëpunës që qeveris a drejton me metoda burokratike. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb.
që sillet e vepron si burokrat.
burokratík,-e mb. që lidhet me burokracinë a me burokratizmin, që vuan nga burokratizmi; që lidhet me
burokratët, që është veti e tyre: qëndrim burokratik; zvarritje burokratike.
burokratíz/ëm,-mi m. mënyrë të menduari e të vepruari si burokrat; që vuan nga burokracia; të qenët burokrat.
burokratiz/ój kal., -óva, -úar nxit burokratizmin; e bëj burokratik a burokrat. • burokratizóhem vetv. e
burokratizoj. • burokratizím,-i m. veprimi sipas foljeve. • burokratizúar (i, e) mb. që është burokratizuar:
nëpunës i burokratizuar.
buróm/ë,-a f. sh. -a(t) 1. burim uji. 2. jargë.
bur/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. del si burim; e ka burimin: buron nga liqeni. 2. edhe kal., edhe fig., rrjedh pa
ndërprerje; kullon, qan (ena etj.): i buroi gjaku nga hundët; buron shtamba; i buron goja mjaltë (fig.); / del, vjen; e
ka burimin: shqipja buron nga ilirishtja. • burím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. ujë që del nga thellësia në
sipërfaqe të tokës, gurrë; vendi ku del uji: ujë burimi; / vendburim, amë: burimi i Drinit; burim nafte. 3. diçka që
lëshon dritë, nxehtësi etj., vatër: burim energjie. 4. njeri, zyrë, dokument etj. nga del një lajm a një e dhënë tjetër:
burime zyrtare; burime gojore (arkivore). 5. zanafilla e diçkaje, prejardhja; shkaku a shtysa e diçkaje: burimi i një
fjale (i një gjuhe); burim sëmundjesh; burim frymëzimi. 6. si ndajf. çurg, rrëke: i vinin lotët burim.
burónj/ë,-a f. sh. -a(t) burim; burishtë.
búrs/ë,-aI f. sh. -a(t) shumë parash që shteti, një shoqatë etj. i jep dikujt për të kryer studimet.
búrs/ë,-aII f. sh. -a(t) institucion financiar e tregtar, ku luhet me kursin e monedhave të arit, të aksioneve e të
letrave me vlerë për të nxjerrë fitime: bursa e Tiranës.
bursíst,-i m. sh. -ë(t) nxënës a student me bursë. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
burth,-iI m. sh. -e(t) bot. barishte me kërcell të shkurtër, me gjethe si zemër e me lule të trëndafilta; ciklamin i
egër.
burth,-iII m. veter. sëmundje e njëthundrakëve, që shfaqet në qiellzën e gojës me flluska të mbushura me gjak.
burúes,-i m. sh. -(it) burimi i diçkaje: burues drite (energjie); burues i të këqijave.
burullúk,-u m. sh. -ë(t) pëlhurë e hollë dhe e rrallë, napë; shami koke prej kësaj pëlhure: vë burullukun.
burrác,-i m. sh. -ë(t) 1. burrë shumë i shkurtër; burrë i vogël; kund. burran. 2. shpërf. burrec1.
burracák,-e mb., edhe si em., keq. frikacak; kund. trim.
buracakërí,-a f. të qenët burracak; kund. trimëri.
burrán,-i m. sh. -ë(t) burrë shumë i gjatë; burrë i madh; kund. burrac.
búrras (búrrash) ndajf. burrërisht.
burrásh,-i m. sh. -ë(t) 1. burran. 2. djalë që sa ka nisur të burrërohet.
burra/vógël,-vógli m. sh. -végjël(it) shkurtabiq.
burréc,-i m. sh. -ë(t) shpërf. 1. edhe si mb., frikacak, burracak; burrë i keq, ligaç. 2. burrac1.
burrélas,-i m. sh. -(it) banor vendës i Burrelit ose me prejardhje nga Burreli. • fem. -e, -ja sh. -e(t). • -, -e mb. që
lidhet me burrelasit a me Burrelin, i burrelasve a i Burrelit.
búrr/ë,-i m. sh. -a(t) 1. njeri i seksit mashkull në moshë të pjekur: burrë i martuar (me fëmijë); burra e gra;
këpucë burrash; u bë burrë u rrit e u burrërua; burri i botës dikushi; / bashkëshort: vëllai i burrit kunati; burrë e
grua - mish e thua (fj. u.). 2. edhe si mb., njeri i fortë, trim e i besës: burri i dheut burrë i zoti e trim; fjalë burrash;
në shesh të burrave ballas; trimërisht; u bë burrë e hoqi frikën, u bë trim; s’e bën për burrë s’e çmon si trim; muri
luan, burri s’luan (fj. u.); fjala e burrit si pesha e gurit (fj. u.); / burrë i shquar a me detyrë të lartë, personalitet:
burrë shteti; është burrë (dikush). • fem. burrërésh/ë,-a (burrnésh/ë,-a) sh. -a(t) vajzë a grua trime dhe e zonja.
 s’ka burrë nëne … s’ka njeri (që t’ia dalë në krye një pune); m’u bë (si) burri i nënës e kam halë në sy.
burrërí,-a (burrní,-a) f. 1. të qenët burrë; mosha e burrit. / përmb. burrat e një vendi, e një familjeje etj. 2. të
qenët i fortë, trim e i besës; qëndrim a sjellje prej burri, trimëri, guxim: e përballoi me burrëri; ka burrërinë … ka
guximin …; s’e jep burrnia nuk shkon me qëndrimin prej burri.
burrëríshte (burrníshte) mb. që është për burra a që bëhet nga ata: veshje burrërishte; këngë (valle) burrnishte. •
burrërísht (burrnísht) ndajf. trimërisht, si burrat: qëndroi burrërisht.
burrër/ój (burrn/ój) kal., -óva, -úar 1. e rrit, e bëj burrë. 2. e bëj më të pjekur e më guximtar, e bëj si burrë. •
burrëróhem (burrnóhem) vetv. e burrëroj (burrnoj): u burrërua para kohe. • burrërím,-i (burrním,-i) m.
veprimi sipas foljeve. • burrërúar (i) [burrnúar (i)] mb. që është burrëruar.
burrërór,-e (burrnór,-e) mb. 1. që lidhet me burrin, prej burri, burrash: tipare burrërore; zë burrëror. 2. që ka
burrëri, trim, guximtar: qëndresë burrërore.
burrëzí,-u m. bised. shpërf. burrë i pazoti, pa vlerë e i mjerë, që është për t’i qarë hallin: ç’e do burrëzinë.

45
bust,-i m. sh. -e(t) art. skulpturë njeriu nga mesi e lart.
búsull,-a f. sh. -a(t) 1. kuti e vogël me fushë të shkallëzuar dhe me gjilpërë magnetike që tregon Veriun. 2. fig.
udhërrëfyes i pagabueshëm.
bush,-iI m. sh. -e(t) bot. shkurre a dru me lëndë të fortë e të verdhë dhe me gjethe përherë të blerta: lugë (çibuk)
bushi.
bush,-iII m. sh. -énj(të) mit. qenie e përfytyruar si kafshë, që jeton në këneta e ndjell shi.
bushák,-u m. sh. -ë(t) qengj i vogël e i dobët.
bushák/ë,-a f. sh. -a(t) enë e madhe për vaj.
bushíq,-i m. sh. -ë(t) shakull; flluskë. • -, -e mb. fig. bullafiq.
bushlíq/e,-ja f. sh. -e(t) fshikë; flluskë; / vapore.
bushnjésh,-i m. sh. -ë(t) pyll bushi.
bushqán,-i m. bot. urth.
búshtë (i, e) mb. prej bushi: dollap i bushtë.
búsht/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. femra e qenit. 2. thjesht. shar. grua e përdalë; grua llafazane e ngatërrestare. 3. mit.
qenie e përfytyruar si kuçedër që vjell zjarr.
búshtër,-za f. sh. -a(t)] zool. dosëz.
bushtrík,-u m. sh. -ë(t) misër që nuk lidh kalli.
bushurdís kal., -a, -ur spërkat (duhanin, rrobat etj.) me ujë që e lëshoj me forcë nga goja; bufit.
but,-iI m. sh. -e(t) vozë e madhe.  prish bute (bucela*) e bën kënaçe.
but,-iII m. sh. -e(t) 1. anat. pjesa e butë në çaçkën e kokës te fëmijët e porsalindur; maja e kokës. 2. tul i butë
bagëtie: but viçi.
butaforí,-a f. sh. -(të) 1. teatër. sendet (orendi, armë etj.) që përdoren për një shfaqje. 2. fig. libr. kushte e rrethana
të sajuara për të mashtruar dikë.
buták,-e mb. 1. shumë i butë, i squllët: pjepër butak. 2. fig. me karakter të dobët, i thyeshëm. • -, -u m. sh. -ë(t)
zool. kafshë të vogla (si kërmilli, midhja etj.) me trup të butë, pa skelet e zakonisht me guaskë; molusk.
butebërës,-i m. sh. -(it) ai që bën bute.
bút/ë,-a f. sh. -a(t) bula e veshit.
bútë (i, e) mb. 1. që nuk të vret a nuk të gërvisht kur e prek, jo i ashpër; i brumtë; kund. i ashpër; i fortë: lesh i
butë; duar të buta; i butë si pambuk; lima e butë të ha trutë (fj. u.); / që përkulet a që përpunohet lehtë: tokë e
butë; metale të buta. 2. që nuk të vret veshin a syrin; që nuk të djeg; kund. i ashpër; i fortë: dritë e butë; zë i butë;
raki e butë; duhan i butë. 3. që është zbutur; shtëpiak; kund. i egër: kafshët e buta; lepur i butë; gështenjë e butë. 4.
fig. i urtë e i dashur; që nuk grindet; shpirtmirë; kund. i egër; i vrazhdë: njeri i butë; i butë si qengj; dënim i butë; e
ka zemrën të butë (fig.). 5. me pjerrësi të vogël, jo i thyer, fushor; kund. i thyer; i ashpër: vende të buta. 6. i
ngrohtë, i mirë; kund. i ftohtë; i ashpër: dimër i butë; vise të buta. 7. i imët e i shtruar; që ulet a që bie lehtë, pa
përplasje: shi i butë; ulje e butë (tek.) (për uljet e anijeve kozmike në një planet). • bútë ndajf. 1. në mënyrë të
butë, me të butë; kund. ashpër; fortë: e ledhatoi butë; shkel butë; bie butë; sillet butë. 2. ngrohtë; kund. ftohtë: po
bën butë.
butëlósh,-e mb. i butë1.
bút/ër,-ri m. veter., mjek. pezmatim i mukozës së hundës a qelbëzim i grykëve (te njëthundrakët e te njerëzit);
rrufë.
butësí,-a f., edhe fig., të qenët i butë; kund. ashpërsi; fortësi; vrazhdësi: sillet me butësi.
butësír/ë,-a f. sh. -a(t) 1. mot i butë. 2. vend i butë e me lagështirë; tokë e butë a me bar të njomë.
butësísht ndajf. me të butë, butë.
butës/ój kal., -óva, -úar zbut. • butësóhem vetv. zbutem. / pës. butësóhet v. III. • butësím,-i m. zbutje. • butësúar
(i, e) mb. i zbutur.
butín/ë,-a f. sh. -a(t) bot. gjini drurësh a shkurresh zbukuruese, që bëjnë kokrra të kuqe a të zeza: butina e kuqe
butinë me lule të kuqërreme; butina fletëlarë butinë me gjethe përherë të blerta.
butísht/ë,-a f. sh. -a(t) bot. bungëbutë.
but/ój kal., -óva, -úar e bymej një enë druri duke e vënë në ujë a duke e mbushur me ujë: butoj vozën (që të mos
rrjedhë). • butóhet vetv. v. III e butoj. / pës. botóhet v. III. • butím,-i m. veprimi sipas foljeve. • butúar (i, e) mb.
që është butuar.
butón,-i m. sh. -ë(t) 1. sumbull metali, plastike etj. në aparate a mekanizma, që shtypet me gisht për t’i vënë në
punë: butoni i aparatit fotografik (i televizorit); si me buton vetvetiu, pa asnjë punë a pa mundim. 2. kopsë.
butht/ój kal., -óva, -úar 1. jokal. v. III bulëzon, mugullon; sapo nxjerr krye, del: buthtojnë gjethet. 2. nxjerr në
shesh, zbuloj. • buthtóhem vetv. shfaqem, dal në shesh. • buthtím,-i m. veprimi sipas foljeve.
buvésh,-e mb., edhe si em., i trashë nga mendja, buf.
buxhák,-uI m. sh. -ë(t) qoshe pranë vatrës.
buxhák,-uII m. sh. -ë(t) bot. barishte si grashina, me fara të zeza në bishtajë, që mbillet si hasëll.
buxhét,-i m. sh. -e(t) 1. fin. plan financiar kryesor i një shteti a i një institucioni, që parashikon të ardhurat e
shpenzimet sipas degëve ose fushave të ndryshme: buxheti vjetor; miratimi i buxhetit. 2. bised. të ardhurat e një
familjeje.
buxhetór,-e mb. fin. që lidhet me buxhetin, i buxhetit; që financohet nga buxheti: fonde buxhetore; institucion
buxhetor. • -, -i m. kryes. sh. -ë(t) nëpunës, institucion etj. që financohet nga buxheti: pagat e buxhetorëve.
buzáç,-e mb., edhe si em., shpërf. me buzë të trasha e të shëmtuara; buzëtrashë.
buzagáz,-i m. sh. -e(t) buzëqeshje. • -, -e mb. buzëqeshur.
buzák,-u m. sh. -ë(t) gjym druri për ujë.
buzák/e,-ja f. limon me lëkurë të hollë e me shumë lëng.

46
buzás ndajf. buzëvarur.
buzél,-e mb., edhe si em. 1. keq. buzaç. 2. me shenjë në buzë (për kafshët).
búz/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dy pjesët e jashtme të tulta e të lëvizshme të gojës: buza e sipërme (e poshtme); buzë të
holla; me buzë në gaz; cepi i buzëve; të kuq buzësh; mblodhi (shtrembëroi) buzët (edhe fig.); kafshoi buzën; lëpiu
(fshiu) buzët; e puthi në buzë; vë buzën në gaz buzëqesh; i qeshi buza (edhe fig.). 2. skaji i një sendi, zgrip, anë;
vijë, kufi; breg: në buzë të greminës; buza e gotës (e tryezës); buza e rrugës (e arës); në buzë të detit (të liqenit); e
mbushi buzë më buzë. 3. fillimi i një kohe a i një ngjarjeje, prag: në buzë të mbrëmjes (të dimrit, të pleqërisë). 4.
edhe sh. -a(t) shkëmb i thepisur; humnerë: ra nga buza. 5. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta në
fusha të ndryshme: buzë lepuri (mjek.) buzëlepur; buzë nuseje (bot.) gjembaç me lule të verdha. • parafj. (r. rr.) 1.
pranë, anës: buzë detit (lumit, Vjosës); buzë arës (kufirit). 2. në prag, në fillim: buzë dimrit. i bën buzë (hundë)
(diçkaje) nuk e pëlqen, i bën naze (për ushqime etj.); (është bërë) buzë gjyshi është ftohur shumë; me buzë (me
zemër) të plasur shumë i dëshpëruar, i pikëlluar; me buzë (me turinj, me hundë) varur i vrenjtur, i zemëruar; i
mërzitur; i dridhet buza (mjekra) është tronditur shumë, është prekur thellë, ngashërehet; ia do buza, por s’ia lë
hunda e dëshiron shumë diçka, por s’mund ta ketë; i fshij buzët nuk kam më shpresë për diçka; (është) buzë
brisku është shumë i hollë a shumë i mprehtë; (është) në buzë (në zgrip, në grykë) të varrit është në prag të
vdekjes; kafshoi buzët u pendua për atë që tha; i ka buzët me qumësht mospërf. është ende i vogël, i papërvojë a i
papjekur, është çilimi; mbledh (rrudh, shtrembëron, përdredh) buzët shpreh pakënaqësi a përbuzje; më plasi (më
poqi) buzën më mundoi shumë, ma solli në majë të hundës; s’i qesh buza (fytyra) është i ngrysur e nursëz; i shkoi
(i vajti) buza vesh më vesh u shkri së qeshuri nga kënaqësia; m’u tha buza (goja*) (për diçka); i vari buzët
(hundët, turinjtë) u mërzit a u zemërua shumë, u pezmatua.
buzëbárdhë mb. me buzë të bardha (për kafshë).
buzëburbúqe mb., edhe si em. f., me buzë të vogla e të kuqe (për gra e vajza).
buzëçárë mb., edhe si em. 1. me buzë të çara. 2. buzëplasur. 3. si em. m. lepuri.
buzëdél/e,-ja f. sh. -e(t) bot. luleshqerrë.
buzëdét,-i m. sh. -e(t) bregdet.
buzëdjégur mb., edhe si em. 1. me buzë të thara (nga etja etj.). 2. fig. i djegur për diçka, i zhuritur.
buzëdrédhur mb., edhe si em. 1. i trembur. 2. fig. buzëhollë2.
buzëhélm mb. shumë i hidhëruar.
buzëhóllë mb., edhe si em. 1. me buzë të holla; kund. buzëtrashë. 2. fig. që zgjedh shumë e bën naze (zakonisht në
të ngrënë); kund. buzëtrashë.
buzëkúq,-e mb., edhe si em., me buzë të kuqe. • -, -i m. sh. -ë(t) lëndë e kuqe në një gyp të vogël, që e përdorin
gratë e vajzat për të lyer buzët. • -e, -ja f. sh. -e(t) zool. 1. tartabiqe. 2. mollëkuqe.
buzëkutí mb., edhe si em. f., me buzë të vogla e të rregullta (për femrat).
buzëkýçur mb. gojëkyçur.
búz/ël,-la f. sh. -la(t) prerje si buzë brenda disa luleve, e varur dhe me shpor.
buzëlépur,-i m. e çarë në buzën e sipërme (që nga lindja ose nga një sëmundje).
buzëlídhur mb., edhe si ndajf., gojëkyçur. • -, -i m. euf. i vdekuri.
buzëmádh/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte me gjethe të gjera e me lule të bardha.
buzëmbrëmj/e,-a f. sh. -e(t) fillimi i mbrëmjes.
buzënxírë mb., edhe si em. 1. me buzë të nxira. 2. fig. i shumëvuajtur.
buzëpagëzúar mb. buzëpaqeshur.
buzëpaqéshur mb. që s’i ka qeshur buza kurrë, i shumëvuajtur; që s’i qesh buza, i zymtë.
buzëpërdrédhur mb., edhe si em., fig. buzëhollë2.
buzëpjékur mb. buzëplasur.
buzëplásj/e,-a f. sh. -e(t) kokëçarje e madhe.
buzëplásur mb. 1. me buzë të thara e të plasaritura. 2. fig. që ka hequr shumë, i shumëvuajtur; i djegur për diçka.
buzëqárë mb. qaraman; / fig. i ngrysur.
buzëqésh jokal., -a, -ur 1. vë buzën në gaz, nënqesh. 2. v. III fig. vjen a shfaqet diçka e gëzueshme, e këndshme e
shpresëdhënëse: buzëqesh deti (agimi, pranvera); më buzëqeshi fati. • buzëqéshj/e,-a f. sh. -e(t) 1. veprimi sipas
foljes. 2. gjendja e pamja e buzëve a e fytyrës kur buzëqeshim: buzëqeshje e ëmbël. • buzëqéshur mb. 1. që
buzëqesh, i qeshur. 2. si ndajf. me buzë në gaz; me dashamirësi.
buzëqúmësht mb., edhe si em.1. që është ende fëmijë i vogël. 2. fig. mospërf. i papjekur e i papërvojë, çilimi.
buzërríp/ë,-a f. sh. -a(t) rrëpirë.
buzësúmbull,-a f. sh. -a(t) arb. shishe e vogël.
buzësheqér,-e mb. gojëmbël.
buzështrémbër mb., edhe si em., me buzë të shtrembra.
buzëtráshë mb., edhe si em. 1. me buzë të trasha; kund. buzëhollë. 2. fig. që ha çdo gjë, që nuk i bën naze çdo
ushqimi; kund. buzëhollë.
buzëthárë mb. buzëpjekur.
buzëvárur mb. 1. i mërzitur e i pakënaqur. 2. si ndajf. pa dëshirë, me mërzi; me të keq.
buzëvíç,-e mb., edhe si em. 1. me buzë të trasha e të gjera. 2. fig. jo i zgjuar, i trashë.
buzëvrér mb. buzëhelm.
búzëz,-a f. sh. -a(t) 1. veter. sëmundje e bagëtive të imëta, që shfaqet me puçrra në buzë. 2. hundëz prej litari.
buzë/zí,-zézë mb., edhe si em. 1. me buzë të zeza (për kafshë). 2. fig. fatzi.
búzje mb., edhe si em. f., me buzë të gjera, e thellë (për tepsi).
buzm,-i m. sh. -e(t) kërcu i madh; / etnogr. kërcu i trashë, që vihet në zjarr natën e krishtlindjeve: nata e buzmit.
búzo,-ja f. sh. -(t) keq. buzaç.

47
buzóç,-i m. sh. -ë(t) zool. vijosh.
buzór,-e mb., edhe si em. f., gjuh. që shqiptohet me pjesëmarrjen e buzëve (për tingujt): bashkëtingëllore buzore. •
-e, -ja f. sh. -e(t) 1. gjuh. tingull buzor: buzoret e shqipes. 2. kryes. sh. bot. familje bimësh si borziloku, rigoni etj.;
bimë e kësaj familjeje.
buzúk,-u m. sh. -ë(t) muz. vegël me tela, me kasë të madhe.  i bie buzukut tall. flet kot; i bie legenit.
buzhél,-e mb., edhe si em., bullafiq.
buzhél kal., -a, -ur bised. bullafiq. • buzhélem vetv. bullafiqem.
buzhél/ë,-a f. sh. -a(t) flluskë me ujë që del në buzë nga zjarrmia.
byc,-i m. sh. -a(t) mjek. elbth.
byk,-u m. sh. -ra(t) 1. kashtë e copëtuar gruri, orizi etj., që del nga shirja; / tallash i imët sharre. 2. fig. njeri a send
pa asnjë vlerë.  e bëri byk (diçka) e thërrmoi krejt; e shkatërroi a e zhduku; / (dikë) e mundi keq, e dërrmoi; ndaj
bykun nga gruri (nga egjra) ndaj grurin nga egjra; Byku i Kumbarës astr. bised. kashtulla.
bykëlína(-t) f. sh. bykëra.
bykëz/ój kal., -óva, -úar bujq. mbuloj me byk rrënjët e pemëve që të ruhet lagështira. / pës. bykëzóhet v. III. •
bykëzím,-i m. veprimi sipas foljes.
býlm/e,-ja f. sh. -e(t) ndërt. ndërmjetëz.
bylýk,-u m. sh. -ë(t) 1. hist. njësi ushtarake në Perandorinë Osmane prej 100-250 vetash. 2. vjet. turmë njerëzish,
tufë kafshësh a grup sendesh.
bylykbásh,-i m. sh. -ë(t) hist. komandant bylyku.
bym/éj kal., -éva, -ýer rrit vëllimin e një trupi me anë të nxehtësisë etj.; kund. tkurr. • byméhet vetv. v. III e
bymej. / pës. byméhet v. III. • bymím,-i m. veprimi sipas foljeve: bymimi i gazeve. • bymýer (i, e) mb. që është
bymyer: me gishtërinj të bymyer.
bymýes,-e mb. që bymen: veti bymyese.
bymýesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të bymehet; kund. i tkurrshëm.
bymyeshmërí,-a f. fiz. të qenët i bymyeshëm: bymyeshmëria e trupave.
býp/e,-ja f. sh. -e(t) këmborë e madhe.
byr,-i m. sh. -ë(t) zool. urith.
byr kal., -a, -ur krahin. ia dal mbanë një pune.
byrazér,-i m. sh. -ë(t) bised. vëlla. • fem. -e, -ja sh. -e(t) dhe -kë, -ka sh. -ka(t) motër.
byréçk/ë,-a f. sh. -a(t) gjell. byrek i vogël trekëndësh a katror.
byrék,-u m. sh. -ë(t) gjell. gatesë me petë të ndera në tepsi, e mbushur me mish të grirë, me spinaq, me djathë etj.
 ta pjek byrekun në buzë të mërzit shumë, të pëlcet.
byrekshítës,-i m. sh. -(it) shitës byrekësh. • fem. -e, -ja sh. -e(t).
byrektór/e,-ja f. sh. -e(t) dyqan ku bëhen e shiten byrekë.
byró,-ja f. sh. -(të) grup njerëzish të zgjedhur në krye të një komiteti, të një organizate, të një sipërmarrjeje a
institucioni etj.: anëtar byroje; byro teknike.
byrýt/et vetv. v. III, - (u), -ur pëllet e bërlyket (demi etj.).
bytërí/n vetv. v. III, -u, -rë bërlyket.
bythák,-u m. sh. -ë(t) cung në tokë.
bythakréj ndajf. bised. rrokullimthi.
bythán/ë,-a f. sh. -a(t) filiz në rrënjët e një druri: bythanë fiku.
býthas (býthazi) ndajf. bised. 1. praptazi. 2. rrëshqanë me të ndenjurat përtokë.
bythçák,-u m. sh. -ë(t) 1. etnogr. pjesa e prapme e tirqve. 2. bythçe.
býthç/e,-ja f. sh. -e(t) pjesa e poshtme e bimëve, fundçe: bythçe duhani (misri).
bythéc,-i m. sh. -ë(t) etnogr. njeriu të cilin e merr me vete një i ftuar në dasmë.
bythéc/e,-ja f. sh. -e(t) 1. paravithe. 2. shtytkë.
býth/ë,-a f. sh. -ë(t) bised. 1. anat. pjesa e prapme e trupit të frymorëve me organin e jashtëqitjes e mollaqet; të
ndenjurat, prapanica. 2. fundi i jashtëm i një ene; pjesa e poshtme e një druri etj., rrëzë, fund: bytha e kusisë; në
bythë të fikut. • parafj. (r. rr.) rrëzë: bythë mullarit.  bythë kusie shumë i zi; s’ka bythë (dikush) nuk është i zoti; /
nuk ngulet në punë; s’ka bythë të rrijë nuk mund të pranohet diçka, është e paarsyeshme; s’ia mban bytha (dikujt)
shpërf. nuk ka guxim.
bythëçjérrë mb., edhe si em., thjesht. bythëgrisur.
bythëgrísur mb., edhe si em., thjesht. i rreckosur; shumë i varfër.
bythëjáshtë mb. bised. lakuriq.
bythëkróm/ë,-a f. sh. -a(t) bot. 1. trëndafil i egër. 2. ferrac.
bythëpërpjétë ndajf. thjesht. me këmbë përpjetë (kur bie).
bythëpráps kal., -a, -ur bised. zmbraps. • bythëprápsem vetv. zmbrapsem. • bythëprápsj/e,-ja f. zmbrapsje.
bythëpráptas (bythëpráptazi) ndajf. bised. praptas.
bythëprápthi ndajf. bised. 1. praptas. 2. përmbys.
bythëpúl/ë,-a f. mjek. urdhje.
bythëqíq/ër,-ra f. sh. -ra(t) bot. shkurre kacavarëse, me lule gjatoshe e me kokrra si qiqër.
bythëqýq/e,-ja f. sh. -e(t) bot. bimë e egër e arave, me kërcell të gjatë, që bën kokrra si arrë.
býthëz,-a f. sh. -a(t) 1. thela e bishtit. 2. shtytkë leshi.
bythëzbulúar mb. bised. 1. lakuriq. 2. fig. keq. që s’mban asnjë të fshehtë.
býthk/ë,-a f. sh. -a(t) shtupë liri a kërpi.
býthl/ë,-a f. sh. -a(t) të përvjelat nga bishti i deles.

48
byzylýk,-u m. sh. -ë(t) 1. rreth prej floriri, prej kocke etj., që vihet në kyç të dorës si stoli. 2. kyçi i dorës a i
këmbës. 3. sh. bised. iron. pranga.

49

You might also like