You are on page 1of 4

-GËZOF m.

1. Lëkurë me qime të gjata e të buta, që mbulon trupin e disa kafshëve e i mbron nga të ftohtët. Gëzofi i
dhelprës (i ariut).
2. Lëkurë shtazësh me qime të gjata e të buta, e regjur dhe e përpunuar, që përdoret për të bërë veshje
dimri ose si copë për jakën a për mëngët e një palltoje; pallto prej kësaj lëkurë. Gëzof dhelpre
(kunadheje). Jakë gëzofi. Punishtja (fabrika) e gëzofit. Vesh gëzofin.
Ia prenë gëzofin i dhanë atë që meritonte; e dënuan. T'i shkojë peri gëzofit shih te PE,~RI. Janë pe për
një gëzof janë pothuajse njëlloj, janë shumë të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Si të jetë moti, kthen
gëzofin shih te KTHEJ. Kthen gëzofin (gunën, shpinën, kurrizin, krahët) nga fryn era shih te KTHEJ.

-PUSH m.
1. Tërësia e qimeve të shkurtra, të holla e të buta, që u dalin njerëzve në duar, në këmbë ose në trup;
tërësia e puplave shumë të vogla e të buta që kanë shpendët në lëkurë. Push i verdhë. Pushi i faqeve.
Pushi i zogjve. I mbuluar me push. S'ka push në faqe.
2. Tërësia e fijeve të shkurtra, të holla, të buta e të dendura që mbulojnë një stof a pëlhurë në të dyja
anët ose në njërën anë; fije të imëta që mbeten nëpër makina ose bien në tokë gjatë punimit të
pambukut, të leshit etj. Push i butë. Pushi i pambukut. Pushi i kadifesë. Stof me push. Batanije (qilim,
shall) me push. I ka rënë pushi.
3. Tërësia e fijeve të imëta e të buta që mbulojnë gjethet a kërcellit e disa bimëve ose kokrrat e disa
pemëve (si pjeshka, ftoi etj.). Pushi i gjetheve. Pushi i pjeshkës (i ftoit). I hoqi pushin.
4. Myshk, lëmashk. Pushi i drurit. Pushi i gurëve.
5. bised. Hi i imët mbi një thëngjill të ndezur; hiri i cigares. Pushi i thëngjijve. Pushi i cigares. E dogji
pushi.
Bar pushi bot. shih te BAR,~I I.

-Bigëzohet vetv. - Ndahet më dysh si bigë (për drurët, rrugët, lumenjtë etj.). Bigëzohet udha (lumi).

-Cen m.sh. -
E metë trupore e njeriut; gjymtim që mbetet nga një sëmundje, nga një fatkeqësi etj. Njeri me cen. Mbeti
me cen. E bëri me cen. E la me cen.
E metë, mungesë. Punë pa cen. I gjej cenet.
fig. Zakon i keq i një njeriu, ves. Njeri me cene me huqe. Djalë pa cene. U bë me cen. Ka cene të këqija.
Zuri një cen. I zhduku cenet. I fsheh (i mbulon) cenet.
Merr cen shih te marr. Rreth i mbyllur (me cen) libr. shih te rreth,~i.

-Argas kal. - shih regj. Argas lëkurën. Argas domatet. Argas trupin. E argasi me dru.

-ZHVOSHK kal. 1. I heq lëvoren një druri; zhvesh kallirin e misrit; qëroj. Zhvoshk trungun. Ia zhvoshku
lëkurën plepit. I zhvoshku bisqet e rinj. Zhvoshk misrin. 2. Rrjep lëkurën e trupit; shqyej. E zhvoshkën
ferrat nëpër këmbë. Barra ia zhvoshku supin. 3. I heq shtresën që mbulon diçka ose me të cilën është
lyer a është veshur. E zhvoshku murin. Iu zhvoshk boja derës. E paskan zhvoshkur pjatën.

-RROK mb.
I papjekur (për pemët); i pazier a i papjekur (për mishin etj.). Rrush rrok. Mish rrok. I ka gështenjat rroke.

-Çallëstis jokal.bised. -
Përpiqem e kujdesem me të gjitha mënyrat për të rregulluar a për të arritur diçka, bëj çmospër të
gjetur diçka a për të ndihmuar dikë; përpiqem me shkathtësi e me ngulm, rropatem. Çallëstis për
shtëpinë (për punën). Çallëstis për fëmijët (për të tjerët, për vete). Çallëstis për vendin. Çallëstis
për mirë.
kal. gjej me shumë përpjekje, rregulloj. Çallëstisi një shtëpi. Çallëstisi disa të holla. Çallëstisi një
punë. Çallëstisi diku.

-KREKOS kal. bised.


Ngre trupin drejt, me gjoksin të nxjerrë përpara dhe kokën lart. E krekosi trupin.
I krekosi (i ngriti) veshët shih te VESH,~I.

-PAJANDËR f.
Tra a dru i gjatë që mbështetet në mur për ta mbajtur, maxhallëk, furkë. Pajandër e fortë. I vuri
një pajandër.
KAPARDISEM vetv.
1. Rri ulur dhe i mbështetur në një vend, duke shtrirë krahët e këmbët; qëndroj me këmbë ose
eci duke u ngrefosur si gjel; krekosem. Kapardisej këmbë mbi këmbë. Kapardisej nëpër qytet.
Kapardisej (krekosej) si maçoku në thekër. Kapardisej si gjeli majë plehut. Kapardisej si qeni në
qerre.
2. Mbahem me të madh, lavdëroj veten, mburrem; i jap vetes shumë rëndësi.

-Cungal m.sh. -
Dru i shkurtër, që vihet pingul mbi trarët e çatisë dhe mban përsipër qeprat; baballëk. Cungali i parë.
Cungal i shëndoshë (i kalbur). Cungal pishe. Vë cungalët. Mbërthej cungalin. Thyhet cungali.
Shkop i shkurtër që vihet pingul në grackë për të zënë zogj; cingël.
vjet. Copë druri, që mprehej dhe ngulej në majën e shigjetës për ta rënduar; majë e hekurt e
shigjetës. Beri dhe cungali.
Hell i shkurtër e i trashë akulli. Cungal akulli.
Është në cungal mbahet në fije të perit, është gati duke rënë, duke u prishur etj.

-GUMËZHIMË f.
1. Zhurma që bëjnë kandrrat (bleta, grerëza etj.) kur fluturojnë. Gumëzhima e bletës (e arëzës).
2. Zhurmë e ngjashme me atë që bëjnë bletët, arëzat etj. kur fluturojnë; uturimë. Gumëzhimë
shurdhuese. Gumëzhimë e vazhdueshme. Gumëzhima e motorit. Gumëzhima e kamionëve.

-ZUKAT jokal.
1. vet. veta III. Bën një zhurmë të vijueshme e të njëtrajtshme (për disa kandrra kur fluturojnë). Zukatnin
bletët (mushkonjat).
2. Nxjerr një zhurmë të mbytur e të pandërprerë; bëj një zhurmë si bleta kur roit. Zukatin aparatet.
Nxënësit zukatnin në oborr.

1
Çikrik
Mjet i përbërë nga një rreth që rrotullohet zakonisht me këmbë dhe që përdoret për të dredhur
me dorë a për të mbështjellë fillin e leshit, të pambukut etj.; pjesa e një makine, e cila rrotullohet
për të dredhur fillin. Dorëza e çikrikut. Reparti i çikrikëve. Dredh me çikrik.
Mjet për të nxjerrë ujë nga pusi, i përbërë prej një boshti ku mbështillet litari i kovës, prej dy
kryqeve në të dy anët për ta rrotulluar me duar dhe prej dy drurëve mbështetës në anë të
grykës së pusit. Çikriku i pusit. Mbledh litarin në çikrik. Lëshoj çikrikun. Nxjerr me çikrik.
tek. Mekanizëm i thjeshtë për të ngritur pesha, i përbërë nga një rrotë me kanal të thellë përreth
dhe nga litari me çengel në fund; makara; rrota e këtij mekanizmi. Litari i çikrikut. Ngre me çikrik.
Ul çikrikun. Del litari nga çikriku.
Rrotë e vogël penjsh. Një çikrik pe.
Mjet për të ujitur, i përbërë nga një rrotë e madhe druri me fletë dhe me kova të vogla, që
rrotullohet nga rrjedha dhe e ngre ujin për t’u derdhur në një lug; rrotë uji. Çikrik ujitës. Rrota e
çikrikut. Fletët e çikrikut. Ujit me çikrik.
I ka luajtur (i ka ikur) çikriku nuk është në rregull nga mendtë, nuk e ka mendjen në vend.

TAMBUR m.
1. Daulle e vogël në trajtën e një kutie të rrumbullakët, sipër e poshtë me lëkurë të hollë e të
tendosur mirë, së cilës i bien me shkopinj; daulle. Në ritmin e tambureve. U binin tambureve.
2. spec. Vegël a pjesë makinash të ndryshme, në trajtë të një cilindri dhe brenda zakonisht e
zbrazët, që kryen një punë të caktuar. Tamburi i madh (i vogël). Tamburi i çikrikut. Tambur
automjetesh. Tambur me tel (me kabllo). Mbështillet në tambur.
3. arkit. Pjesa e sipërme e një ndërtese, me trajtë cilindrike ose shumëkëndëshe, mbi të cilin
ngrihet a mbështetet kubeja. Tamburi i kishës.

ZHELAN mb.
1. Që i ka rrobat zhele-zhele, i leckosur, leckaman; shumë i varfër. Fëmijë zhelanë. Lypës
zhelan.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Turmë zhelanësh.

ÇURG m.
Fill uji që rrjedh nga lëfyti i kroit ose i çezmës; curril i madh uji ose i një lëngu tjetër që rrjedh.Çurg
uji. Çurg gjaku. Çurg lotësh.
Krua me një curril ujë; vendi ku del një burim uji.
përd. ndajf. Duke rrjedhur shumë e me forcë; curril. Shkon (rrjedh, derdhet, del) çurg. I vete gjaku çurg. I
binin lotët çurg. I rridhte djersa çurg.

QIQËR f.
1. bot. Bimë barishtore me kërcell mjaft të degëzuar, me gjethe të vogla e të dhëmbëzuara, me
lule ngjyrë qielli të hapur, që bën bishtaja vezake me kokrra të rrumbullakëta si bizele, por me
ngjyrë si të verdhë; kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim. Qiqra të pjekura. Bukë me
qiqra. Sa një qiqër shumë i vogël.
2. përd. mb. fig. I shkathët, i gjatë, i mprehtë. Është qiqër. E ka mendjen qiqër. I ka sytë (veshët)
qiqër.
3. përd. ndajf. fig. Në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pa asnjë cen a çrregullim. U bë
qiqër (kokërr qiqër). U gdhi qiqër.
Kërkon qiqra në hell shih te HELL,~I. I ka qiqrat të ftohta me dikë shih te FTOHTË (i,e). I ka
qiqrat të mbara i shkojnë mirë punët, i ka punët në rregull, e ka vënë në vijë.

MËRI f.
Inat e zemërim që kemi me një tjetër për arsye të ndryshme (sidomos pas ndonjë grindjeje),
urrejtje për dikë; armiqësi. Mëri të vjetra. Lufta kundër thashethemeve e mërive. E kishte mëri e
kishte inat, e urrente. I mbante mëri ishte zemëruar me të, nuk i fliste me gojë. Ishte në mëri me
të. Nxiste mërinë ndërmjet dy familjeve.
PLLAQURITEM vetv.
1. Përplas këmbët a duart në ujë, bëj pllaq-plluq në ujë (zakonisht për fëmijët kur lahen në
banjë, në ndonjë pellg etj.) Pllaquritej në govatë.
2. vet. veta III. Përplaset e bën një zhurmë sikur i biem ujit me pëllëmbë. Deti (vala) pllaquritej
në breg.

GOVATË f. sh.
Enë e madhe, jo shumë e thellë prej druri, prej llamarine etj., me fund të sheshtë, që përdoret
kryesisht për të larë rroba; enë e tillë prej druri që përdoret për qëllime të ndryshme (për t'i
hedhur ushqim bagëtisë, për të mbajtur llaç etj.). Govatë e madhe (e vogël). Govatë druri
(teneqeje, llamarine, plastike). Govatë rrobash. Govatë llaçi. Govatë për të larë fëmijët. Mbush
(zbraz) govatën. Laj me govatë.

SQUKË f. sh.

 1. Pula që ngroh vezët dhe çel; klloçkë, kllukë. Squkë me zogj. Si squkë e trembur.

ZGJEDHË f. sh.

 1. Dru i punuar, me dy kularë ose me një dru tjetër poshtë tij e të bashkuar me hunj, ku
mbrehen qetë a buajt dhe ku kapet shtiza e qerres, e parmendës etj. Zgjedha e qerres.
Zgjedhë qesh (buajsh). Kularit e zgjedhës. U vuri zgjedhën qeve. I mbrehu në zgjedhë. Hoqi
qetë nga zgjedha. E mësoi kaun në zgjedhe. E ka vrarë zgjedha.
 2. fig. Shtypje e egër dhe e pamëshirshme e një populli nga sunduesit, nga pushtuesit ose
nga shfrytëzuesit e tij, sundim e shfrytëzim i egër, robëri. Zgjedha e huaj. Zgjedhë e rëndë.
Nën zgjedhën e çifligarëve (e kapitalistëve, e imperialistëve). I vuri (i futi) në zgjedhë. I mban
nën zgjedhë. E hoqën qafe zgjedhën. * Hyri në zgjedhë u nënshtrua. S'i ka rënë zgjedha në
vesh nuk ka hequr shumë, nuk ka vuajtur e s’e njeh jetën, s'e ka vrarë puna. Vuri (futi) qafën
në zgjedhë ia hyri vetë një pune të rëndë e të vështirë. Demin e shtron zgjedha fj.u. njeriun e
sertë e shtron puna.

ÇYÇË f. sh. bised.

 1. Fyt i holle që del nga kroi ose nga një enë për të derdhur nga pak ujë ose një lëng tjetër,
çep; lëfyt. Çyça e kroit. Çyça e ibrikut. Bucelë me çyçë. Pi në çyçë.
 2. Pjesa e hollë dhe e zgjatur përpara një sendi; maja e këmbës ose e këpucës etj.; fliq. Çyça
e këpucës (e opingës). Çyça e këmbës. E gjuaj topin me çyçë.

PRIZË f. sh.

 1. hidrol. Pajisje prej gypash, dërrasash etj., që vendoset në lumë ose nëpër kanale për të
marrë ujin ose për ta shpërndarë atë në drejtime të caktuara; lëshues; pajisje që vendoset në
gypat e ujit të pijshëm për të marrë ujë. Prizë kryesore. Prizë uji. Prizat e kanalit. Ndërtuan në
prizë.
 2. elektr. Pajisje prej lënde veçuese, me dy vrima, që shërben për të lidhur një aparat (furnelë
elektrike, radio, televizor, hekur rrobash etj.) me burimin e rrymës elektrike. Prizë elektrike.
Prizë muri. Vë në prizë. Heq nga priza.

You might also like