You are on page 1of 2

FOLKLOR

— MBLEDHË NË PODRIMË: SUHAREKË, KRUSHË TË MADHE E


NËPËRBISHT —

— Mbledhë në Podrimë: Suharekë, Krushë të Madhe e Nëpërbishl —

bungur-i = bloja e trashë e miellit të misrit, vlen për me mâjë gjanë


për pastërmë.
cincar-i = fëmi i shpejtë, i shkathtë.
cuklan-i = ai që asht i veshun me rrobe të shkyeme, zhelan.
qysele = lloj sandalesh — këpucë (i punojnë saraçët).
drang-gji = dy druj të gjatë 3-4 metrash, vlejnë me i bajtë kabzat e
e sanës.
delibez = femën apo mashkull, i cili asht i pafrenuem, ec pa mend, veç
kërkon (shetit) pa nevojë.
dredhan-i = njeri trup-shtrembët, kurse për femën thuhet dredhajkë.
fulla = ai (ajo) që han shum bukë apo ushqim tjetër. P. sh. fulla e
paska fry tullumin e bâ si vez (fuçi, kacë).
gog-i, gogt = mjeshtrit, muratorët, p. sh. kanë ardhë gogt me ndreqë
shtëpin.
goden-i = ai (ajo) që zavendson mjekun dhe e ndreq, e qet në vend, e
shëron dorën apo kambën e pëlkyeme. Përmendet
si goden shum i aftë ai i Rogovës. Ka edhe në
Prizren.
golla = krejt, në tansi, pa u përzie. P. sh, buka koka golla grunë, jo e
përzieme me misër.
grremça = si lule, ornamente, p. sh. këto çarapa (leshi) kokan me
grremça.
galan-i, = mashkull tepër zeshkan; galajkë-a = femën tepër zeshkane.
grremç-i = shtagë e lakueme që përdoret me i kapë degët e pemëve.
hajkuraçe-ja = ajo q|ë vetëm shetit, ka dëshirë me ecë, me shkue
andej-këndej.
i, e, përnamt-i = ai (ajo me vese të këqija, negative.
i panlavt-i = ai që asht veshun me rrobe të shkyeme, ts coptueme.
i roshavt-i = ai qa ka fytyrën pika-pika (mbetë si pasojë nga sëmundja
e lis s’ujit.
jardam-i = salltanet-i, krenar për veshjen e bukur që ka, për këte
fjala e urtë thotë: „Jardamin n’qiell e maxhen pa
miell.
ja qatisi = ia mbërrini. p. sh. bre, shpejt ja qatisi (erdhi, mbërrini,
ai, ajo).
llobinë-a = mish i thatë
Uok-i = përziemja e krundeve me ujë të valë për ushqimin e lopës.
me kovatë = me marrë hakun. P. sh. ka kovatë mirë — dmth. e ka
rrahë, e ka marrë hakun si ka pasë qejfin.
me u harlisë = me u hutue, p. sh. u harlisën krejt prej gëzimit.
me shkumllue = me lëkundë, me dridhë, me rrahë, me tundë.
me u hallakatë = me çmendë, me i dalë mendt, p. sh. koka hallakatë

544
në mend, dmth. as'nt ba abnormal. ' ci
me u dallaveshë = me u çveshë, me hapë krahnorin.
me hershçakët=me prekë, me përzie, p. sh. mos e hëshçkat se i vjen
era, ose mos e hërshçkat ma fellë se del gjizë.
muriícë-a = dudi, mani.
plioha = pika të fryme të ndonji pjese të trupit. p. sh., iu paska ba
shpina plloha-plloha.
plluçka-t=fajet, mësheftsit, p. sh,, ja qiti plluçkat për ledine, — dmth.
e demaskoi publikisht, ia zbuloi fajet, gabimet.
rrapaçuk=njeri i vogël, i shkurtë, i shpejtë e i lehtë.
rrëfa t-a = dru i gjatë 4 metra, vlen me shkundë arrat.
rrengaj = stërvinë, punët e pakryeme, lamsh, p. sh e paska lanë shpin
rrëngaj,
sajsane=arkat e nuses, p. sh. i ka mbushë sajsanet plot qejz.
shervane = keqpërdorim, p sh. ka ba shervane, dmth. ka mbledhë e ka
derdhë si ka pasë qejf vetë.
sheíafe-ja=femën e pamoralshme.
tratingall=sosje, pa lanë asnji grimë, asnji copë, asnji fije.
tovona=mbasandej, pastaj.
trullan-i=hutues-i ai që hutohet.
tungjí=krejtsisht, psh. e hangër nji samun tungjí (krejt).
tallíane=stolina femnash e tue mbajtë me salltanet.
tullum-i=barku, stomaku, p. sh. ky njeri e paska tullumin e madh.
thadrajkë-a = îemën e thatë, shëndetligë.
ueruelja=kureshtja, interçsimi, p. sh. i ka hi vervelja e shkollës.
zhallavatë=përlyemje, p. sh. djali koka zhallavatë me lloç e koka bâ
berbat (përlye).
Haxhi KRASNIQI

35 „Përparimi” fi45

You might also like