You are on page 1of 1

AIDS është cilësuar si një ndër sëmundjet më problematike të viteve të fundit.


mungesë të një kure për shërim, parandalimi ngelet mbrojtja më e mirë prej saj.
AIDS mund të godasë të gjithë, të rinj, të rritur por edhe fëmijë. Globalisht, ajo
renditet e dyta si shkaktare e vdekjes së grupmoshës 20-24 vjec dhe e para në
Shtetet e Bashkuara për vdekje së grupmoshës 25-44 vjec.Ka një diferencë midis
HIV dhe AIDS. HIV është virusi që mund të shkaktojë AIDS. Ai i përket grupit të
viruseve të quajtura retro viruse apo viruse “të ngaldashëm”. Ai hyn në trup
nëpërmjet kontaktit seksual apo gjakut të marrë nga një person i infektuar dhe
dalëngadalë fillon të godasi sistemin imunitar. Shaktërrimi i sistemit mbrojtës shpie në
AIDS . Pra, AIDS është stadi final i infektimit me HIV. Në këtë fazë sistemi
imunitar i trupit është dorëzuar dhe nuk mund të luftojë më asnjë sëmundje, sado e
lehtë të jetë ajo. Kohëzgjatja e kalimit nga HIV në AIDS varet nga disa faktorë. Në
ditët e sotme ka shumë ilace që mund të përdoren nga të infektuarit më HIV, duke i
ndihmuar ata të zhvillojnë një jetë normale për një kohë të gjatë.Deri në vitin 2010,
në Shqipëri kanë rezultuar 406 persona të infektuar me HIV dhe 142 janë në stadin
AIDS.Edhe nga grafiku mund të shikohet se deri në vitin 2000, rastet kanë qenë të
pakta, por pas kësaj periudhe, numri i personave të infektuar ka ardhur në rritje me
norma relativisht të larta. Në vitin 2007 rezulton rritja më e lartë e personave të
infektuar, 37.5% më shumë se 2006-a. Edhe 2009-a karakterizohet nga një normë e
lartë, 24.5% më shumë se sa në vitin 2008.Viti 2010 ka rezultuar me një rënie të
personave të identifikuar me HIV, 33% më pak se në 2009-n. Si një ndër shkaqet e
këtij trendi është parë edhe rënia e personave vullnetar që kryejne testin për HIV-
in, nga 3143 në vitin 2009, në 2160 në vitin 2010.Deri në fund të dhjetorit, 2010 ka
patur 41 raste të reja me HIV dhe më shumë se gjysma e tyre (54%) kanë qenë në
stadin e AIDS. Ky është numri më i lartë i rasteve të reja të identifikuar direkt në
stadin AIDS duke e paraqitur situatën gjithmonë e më problematike. Sa më shpejt të
kapet ekzistenca e virusit në organizëm aq më mirë është pasi nëpërmjet mjekimeve,
mund të zgjatet faza HIV pa kaluar në AIDS.Në këto 41 raste të reja, 27 janë
meshkuj (65%) dhe 17 janë femra (35%). Po gjatë vitin 2010, janë raportuar 8
vdekje për shkak të AIDS, ndër të cilat 4 i përkisnin rasteve të diagnostikuara po
gjatë 2010-s. Kjo do të thotë se shoqëria ngelet ende e painformuar mbi
domosdoshmërinë e analizave vullnetare dhe kurimit.Lidhur me mënyrën e transmetimit
të kësaj sëmundje, rruga seksuale ngelet më e përhapura me 92% të rasteve. Ndër
to, 81% rrugë heteroseksuale dhe 11% homoseksuale. 4% janë raste të kalimit të
sëmundjes nga nëna te fëmija, 3% nga transfuzion i gjakut dhe 1% nga përdorimi i
shiringave.
Përsa i përket raportit femra- meshkuj, më të prekur rezultojnë meshkujt.
Megjithatë, që pas vitit 2003, raporti ka ndryshuar duke e rritur numrin e femrave
të infektuara krahasuar me meshkujt. Në 2010 kishte 34% më shumë femra me HIV
se sa në 2009-n.

You might also like