You are on page 1of 3

C’eshte energjia elektrike?

Energjia elektrike është një formë energjie e përftuar nga energjia elektrike
potenciale. Elektriciteti është një emërtim i përgjithshëm për llojshmërinë e
dukurive që ndodhin nga prania dhe rrjedha e ngarkesës. Kjo përfshin shumë
dukuri të mirënjohura fizikore si rrufeja, fushat elektromagnetike dhe rrymat
elektrike, dhe është vënë në përdorim industrial në elektronikë dhe fuqinë
elektrike.

Pse eshte i domosdoshem konsumimi i energjise elektrike?


Nëse mendoni se do t’i bënit një nder vetëm xhepit
tuaj, duke kursyer energji elektrike, atëherë e keni
gabim. Ju do t’i bënit nder edhe kompanisë e cila
ofron energjinë elektrike. Këshillat e CEZ Shpërndarje
theksojnë: “Eficenca e konsumit te energjisë është
një faktor shumë i rëndësishëm, që përkrah kursimit
dhe ruajtjes së energjisë, ndikon edhe në çmimin e
energjisë. Pra, nëse eficenca e konsumit të energjisë
elektrike në vendin tonë do të ishte më e mirë, çka nënkupton se humbjet e
energjisë elektrike, teknike dhe joteknike do të ishin më të vogla, atëherë si
pasojë e prodhimit me kosto më të ulët të energjisë elektrike nga burimet hidro
edhe çmimet e energjisë elektrike do te ishin më të ulëta”.

Si te kursejme energji ne shtepite tona Për të kontribuar në pakësimin e


konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në ngadalësimin e faktorëve që sjellin
ngrohjen globale, gjithsecili prej nesh mund t’ia nisë nga shtëpia e tij. Më poshtë
do të rëndisim disa mënyra për të kursyer energjinë në shtëpi. Kjo do të thotë se
do të harxhoni më pak energji dhe do të paguani më pak.

2. LLAMBAT EKONOMIKE

Ato mund të kushtojë më shumë se se llampat e zakonshme, por një llambë


fluoreshente kompakte kursen energjinë elektrike. Ato zgjasin deri në 10 herë më
të gjatë dhe mund të përdorin deri në 75% më pak energji elektrike. Ju mund të
zëvendësoni një llambë të zakonshme 100 vat me një llampë fluoreshente 18 vat.

3. KONDICIONERI DHE DUSHI

Kondicioneri.Shumë i nevojshem ne ambientet familjare, sidomos gjatë diteve të


nxehta të verës. Keshillohet që, në verë, temperatura e kondicionerit të qendrojë
stabel në 25 grade Celsius, kurse në dimer temperatura perfekte është 20 grade
Celsius. Gjatë verës keshillohet që të përdoret edhe freskuesja, në mënyrë që ajri i
ftohtë të shpërndahet në të gjithë dhomën. Dushi.Instaloni nje kokë dushi të
vogel: sa më i ulet presioni aq më pak ujë të ngrohte harxhon dhe për rrjedhojë
kursen energji. Te termostati i dushit caktojeni temperaturen në 50 grade Celsius.
Uji i fortë krijon copeza të ngurta rreth rezistences se dushit, duke e ulur
efiçencen e saj, prandaj këshillohet që rezistenca e dushit të pastrohet çdo 6
muaj. Kur nuk jeni në shtepi, mos e mbani dushin në prizë.

4. *Televizori. TV Plazma janë konsumatoret me të mëdhenj të energjisë, prandaj


nese doni të kurseni, zgjidhni një LCD. Por ndryshimi qendron edhe tek madhesia,
prandaj midis nje 32” dhe një 55”, zgjidhni të parin. *Kompjuteri.Fikeni
kompjuterin nese nuk do e perdorni per me shume se 20 min. Reduktoni
kontrastin/ndriçimin e ekranit. Nderroje desktop-in per nje lap-top, sepse
harxhon me pak energji. Nderroje ekranin e vjeter te kompjuterit me nje LCD, per
te njejten arsye. *

5. NDRYSHONI NGROHËSIN E UJIT.

Nëse keni një ngrohës uji të vjetër, atëherë me siguri ju kërkon shumë energji,
dhe rrjedhimisht edhe shumë para. Teknologjia sa vjen dhe përparon, duke
ndikuar njëkohësisht edhe te ngrohësit e ujit, që çdo familje i ka. Prodhimet më të
fundit janë më ekonomike se të parat, prandaj nëse i juaji i ka bërë vitet e veta,
blini një me valvula termostatike.

6.Termoizolimi / Dopio xham për dritaret.

Xhamat e zakonshme të dritareve dhe kornizat e paizoluara lëshojnë një të


pestën e nxehtësisë apo të ajrit të ftohtë jashtë. Dopio xhamat zvogëlojnë këtë
humbje me 50 për qind, duke kursyer në të njëjtën kohë shumë kilovat energji.
Rreth 60 % e konsumit të energjisë për një apartament familjar tipik shkon për
ngrohjen, si te ambientit, ashtu edhe - të ujit. Edhe në rastet e ftohjes së
ambientit në verë, termoizolimi luan nje rol shumë të rendësishëm. Sa më i
mirëizoluar të jetë një ambient, aq me gjatë e ruan nxehtësine apo freskinë.

7.Lavatricja dhe Pjatalaresja

Asnjëherë mos e vini në përdorim lavatriçen apo pjatalarësen kur ajo nuk është
mbushur, nëse nuk keni njëlarëse me program ekonomik. Këta artikuj të
nevojshëm në shtëpi janë gjërat që konsumojnë më shumë energji, prandaj kur të
vijë dita e larjes së rrobave bëni një kontroll nëpër shtëpi që të grumbulloni
gjithçka, duke kursyer njëkohësisht ujë dhe energji. Mos harroni gjithashtu të lani
në temperatura deri në 30 gradë, nëse është e nevojshme, duke përdorur
temperatura të larta vetëm nëse është e nevojshme. Kështu edhe kurseni energji,
por edhe zgjasni jetëgjatesinë e rrobave tuaja. Për të evituar rrudhosjen e rrobave
dhe të kurseni disa kilovat, bëni centrifugen në shkallen më të ulet..

8.Fikni aparatet shtepiake

• Mos i lini ndezur aparatet shtëpiake apo abazhurët nëse nuk është e
nevojshme. Drita e vogël e kuqe e aparaturave të lëna ndezur harxhon 10 deri 60
për qind energji, prandaj do të bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe ta fikni.
Gjithashtu mos harroni edhe të fikni dritat ashtu si dhe çdo aparaturë tjetër kur
dilni nga shtëpia, që të mos shpenzohet pa qenë e nevojshme energji e vyer dhe
para të vlefshme.

Punoi : Visar Bushaj

You might also like