You are on page 1of 6

REFLEKTIME TË PËRSOSURISË ISLAME NË FESTËN E KURBAN

BAJRAMIT

HYRJE
***
‫ وأسبغ علينا نعمه ظاهرة وباطنة‬،‫الحمد هلل الكريم المجيد الذي أكرمنا بالدين والتوحيد‬
‫ وعلى آله وصحابته‬،‫ والصالة والسالم على محمد اإلمام الرشيد‬،‫وشرع لنا فرحة العيد‬
:‫ أما بعد‬،‫ وعلى التابعين لهم بإحسان إلى يوم الوعيد‬،‫الجيل الفريد‬
Falënderimet i takojnë Allahut, Fisnikut, të Lavdishmit, Atij që na nderoi me fe dhe besim
të pastër, na begatoi me mirësi të shumta, të dukshme e të padukshme, si dhe na ligjësoi
gëzimin për festën.
Përshëndetjet qofshin për Muhammedin, prijësin dhe udhëzuesin e drejtë, për familjen dhe
shokët e tij, njerëzit më të mirë që dielli iu bëri dritë, për tabiinët dhe pasuesit e sinqertë
deri në kataklizëm.
***
Të dashur besimtarë të pranishëm,
Të respektuar vëllezër dhe motra që na përcillni nëpërmjet ekraneve tuaja!

“Secili popull ka festën e vet dhe kjo është festa jonë! 1”, është kjo një thënie e
Pejgamberit Muhammed a.s., me të cilën zgjodhëm për ta hapur ligjëratën e kësaj dite të
madhe, jo vetëm për të dëshmuar praninë e anës festive në Islam por edhe elementet e saja
origjinale, në të cilat edhe fshihet madhështia e saj. Festa në Islam ka bazament, motiv,
mësime dhe natyrë të veçantë celebrimi. Më qartë, festat janë të përcaktuara fetarisht2,
lidhen me adhurime të caktuara3, kanë mësime tejet edukative dhe nuk kalojnë asnjëherë
në shthurje. E këtillë është edhe festa e Kurban Bajramit që tani veç kemi filluar kremtimin
e saj. Bile, ajo ka disa veçori shtesë të cilat e bëjnë edhe më madhështore:
- në aspektin kohor, Kurban Bajrami bie në njërin prej muajve të shenjtë, në muajin
dhul hixhe, e më saktë në dhjetë ditët e para të tij, që konsiderohen ditët më të mira.
Paraprihet nga Dita e Arafatit, agjërimi i së cilës shlyen mëkatet e dy viteve;
- në aspektin gjeografik, Kurban Bajrami lidhet me kryerjen e haxhillëkut në Mekkë,
në vendin më të shenjtë në rruzullin tokësor;
- në aspektin ritual, Kurban Bajrami lidhet me kryerjen e haxhillëkut, shtyllës së
pestë të Islamit4.

1
Hadithin e transmetojnë Buhariu (nr. 952) dhe Muslimi (892).
2
Në hadith qëndron se kur Pejgamberi Muhammed a.s., shkoi në Medinë, I pa njerëzit duke festuar. I pyeti
për motivin. Kur kuptoi arsyen, iu tha se ‘Allahu ua ka ndërruar ato ditë festive me dy ditë tjera, më të
mira: ditën e kurbanit dhe ditën e fitrit.’ Shih: Sahihu Sunen en-Nesai (1555).
3
Fitër Bajrami lidhet me agjërimin e Ramazanit, Kurban Bajrami me haxhin.
4
Shih: Ahmed b. AbduRrahman el-Kadi, El-akidetu ve el-hajat, (Kasim: botim privat, 2009), f. 159-160.
Por ka edhe diç tjetër të veçantë sa i përket kësaj feste. Për dallim nga festa e Fitër Bajramit,
e cila lidhet me fillimin e shpalljes së Kur’anit, kjo festë lidhet me përmbylljen e saj. Në
Arafat, Allahu xh.sh., i shpalli Muhammedit a.s., citatin që juridikisht5 përmbyll Kur’anin:
﴾‫﴿اليوم أكملتُ لكُم دينكُم وأتممتُ عليكُم نعمتي ورضيتُ ل ُك ُم اإلسالم دينا‬
“...Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që
Islami të jetë feja juaj...” [Maide, 3]
Nëse nuk do të kishte asgjë tjetër përveç shpalljes së këtij ajeti, do të mjaftonte si motiv
për të festuar sot. Domethënia dhe kuptimi i tij janë mahnitëse dhe për tu festuar. Të këtillë
i kanë parë edhe të tjerët. Një hebre, siç qëndron në koleksionet e Buhariut6 dhe Muslimit7,
paskësh ardhur tek Omeri r.a., dhe i paskësh thënë: O Prijësi i besimtarëve, ju myslimanët
keni një citat në librin tuaj, që po të na shpallej neve hebrenjve, do ta caktonim ditën e
shpalljes së tij festë. Për cilin ajet e ke fjalën? – e pyeti Omeri r.a. Për ajetin: “...Sot jua
përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë
feja juaj...” [Maide, 3]
Rëndësia e këtij ajeti qëndron në lajmërimin që bën se përmbyllja e Kur’anit është bërë
duke vulosur saktësinë dhe përmbajtjen e tij. Së këndejmi, siç nënvizon komentuesi i
njohur i Kur’anit, Ibn Kethiri8, ky ajet paraqet mirësinë më të madhe të Allahut xh.sh., ndaj
nesh, sepse na e ka përsosur fenë duke mos pasur nevojë as për fe tjetër, as për profet tjetër.
Këtë përsosje të fesë dhe këtë përkryerje të saj do të mundohem t’i prezantoj nëpërmjet
imazheve më të theksuara të festës së Kurban Bajramit, respektivisht, do të flas për besimin
e pastër apo monoteizmin, si bazë, për unitetin si imazh, dhe për solidaritetin si efekt.
Allahun e lus për sukses!

Vëllezër të nderuar!
[1. MONOTEIZMI VËSHTRUAR SIPAS RITUALEVE TË HAXHILLËKUT]
Rituali i haxhillëkut është i vjetër. Qabeja, si shtëpia e parë e ndërtuar në tokë, siç na mëson
Kur’ani, është vizituar nga të gjithë pejgamberët. Me kalimin e kohës, janë paraqitur forma
të refuzuara të adhurimit. Qabeja, si shtëpi e Zotit, u mbush me idhuj, ndërsa ritualet e
haxhillëkut formalisht ngelën ato që ishin ndërsa substancialisht ndryshuan në rite pagane..
Me dërgimin e Muhammedit a..s, pejgamber, gjërat filluan të ndryshojnë. Pas kthimit
triumfues në Mekkë, ku e vërteta ngadhënjeu mbi të kotën, Qabeja u pastrua nga të gjithë
idhujt ndërsa haxhillëku filloi të performohej si një rit që reflekton monoteizëm dhe besim
të pastër. Lutja më e dalluar e haxhillëkut e dokumenton më së miri këtë:

5
Pas ajetit 3 të kaptinës Maide nuk janë shpallur ajete që kanë trajtuar hallallin apo haramin. Shih: Ismail b.
Umer b. Kethir, Tefsiru el-Kur'ani el-Adhim, ver. Sami b. Muhammed Selame, (Rijad: Dar Tajjibe li-n-
nesh ve et-teuzië, ed. 2, 1999), 3/26.
6
Nr. 45.
7
Nr. 3017.
8
Ibn Kethir, Tefsiru el-Kur'ani el-Adhim, vep. cit., 3/26.
Lebbejke Allahumme lebejke, lebbejke la sherike leke lebbejk, inne’l hamde ve’n-
ni’mete leke ve’l mulk, la sherike leke lebbejk!
Që në shqip d.t.th.:
Të përgjigjem Allahu im, të përgjigjem! Të përgjigjem Ty që nuk ke shok, të përgjigjem!
Falënderimi është vetëm për Ty ndërsa mirësia është vetëm prej Teje. Ty të takon sundimi!
Ti nuk ke ortak, të përgjigjemi!
Kjo lutje ose telbije siç e quajmë në gjuhën fetare është monoteizëm i pastër sepse në vete
përmban përgjigje ndaj urdhrit të Allahut, mohim absolut të idhujtarisë, shprehje të lëvdata
dhe mirënjohjes për mirësitë, gjëra këto që dallojnë besimtarin mysliman nga idhujtarët, të
cilët i përshkruanin Zotit shok edhe në këtë lutje. Me këtë ritual, besimi kthehet në rrjedhën
e vet, në atë që Zoti e kërkon:
‫صالة ويُْؤتُوا ا‬
‫الَّزكاة وذلك دينُ القيمة‬ ‫﴿وما أُم ُروا إ اَّل ليعبُدُوا ا‬
‫َّللا ُمخلصين لهُ الدين ُحنفاء ويُقي ُموا ال ا‬

“E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të
sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin
zeqatin. Kjo është feja e drejtë.” [Bejjine, 5]
Secili nga ritualet e haxhillëkut ka simbolikën e vet monoteiste dhe mësimet përkatëse.
Edhe lëvizja më e vogël në haxh bëhet sipas mësimeve të përshkruara nga pejgamberi
Muhammed a.s. Dhënia ngjyrë tjetër disa ritualeve, siç janë tavafi dhe puthja e gurit të zi
me theks të veçantë, është gabim. Këtë më së miri e kuptojmë nga veprimi i Omerit r.a.,
shokut të pejgamberit Muhammed a.s., i cili me rastin e kryerjes së haxhillëkut e puthi
gurin e zi dhe tha: ‘Unë e di se ti je thjesht një guri, nuk bën dëm dhe as dobi, por kështu e
kam parë duke vepruar pejgamberin Muhammed a.s., ndryshe nuk do të puthja.9’
Nga këtu, haxhillëku demonstron praktikisht atë që është e përmbledhur në Kur’an si moto
dhe parullë e besimtarit:
‫سكي ومحياي ومماتي هلل رب العالمين * َّل شريك لهُ وبذلك أُمرُتُ وأنا أ او ُل‬
ُ ُ‫﴿قُل إنا صالتي ون‬
﴾‫ال ُمسلمين‬
“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin
vetëm Allahut, Zotit të botëve. 163. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe
unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”.” [En’amë, 162-163]

Të dashur besimtarë!
[2. UNITETI DHE BASHKIMI]

9
Hadithin e transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh.
Rrafsh tjetër ku reflekton përsosmëria islame është uniteti. Nëse feja i bën bashkë
besimtarët, atëherë interesat nuk duhet t’i ndajnë, për më tepër që bashkimi i tyre i
detyrohet fesë dhe asgjëje tjetër.
ٌ ‫﴿لو أنفقت ما في اْلرض جميعا اما ألافت بين قُلُوبهم ولـٰكنا اللاـه ألاف بين ُهم ۚ إناهُ عَّز‬
﴾‫يَّز حكي ٌم‬
“...Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje
zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
[Enfalë, 63]
Uniteti në adhurim duhet të reflektojë edhe në përditshmërinë dhe raportet tona. Allahu,
siç qëndron në një thënie të Muhammedit a.s., ndahet i kënaqur me ne kur ne e adhurojmë
Atë dhe jemi bashkë me njëri tjetrin10. Pra, adhurimi dhe bashkimi kanë ardhur paralel.
Nisur nga këtu, nuk ka asnjë shpjegim për ndarjen dhe përçarjen kur kemi fenë që na
bashkon. Allahu na urdhëron që fenë ta marrim litar që na bashkon, na mban afër me njërin
tjetrin, dhe na tërheq vërejtjen që të mos trasojmë rrugën e atyre që u ndanë e përçanë edhe
pse kishin fenë e udhëzimin.
‫﴿واعتص ُموا بحبل اللاـه جميعا وَّل تف ارقُوا ۚ واذك ُُروا نعمت اللاـه عليكُم إذ كُنتُم أعداء فَألاف بين قُلُوبكُم‬
‫فَأصبحتُم بنعمته إخوانا وكُنتُم عل ٰى شفا ُحفر ٍة من الناار فَأنقذكُم منها ۗ ك ٰذلك يُبينُ اللاـهُ لكُم آياته لعلاكُم‬
﴾‫تهتدُون‬
“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni
dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në
saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai
ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni
në udhën e drejtë.” [Ali Imran: 103]
Bashkimi është parim islam, është bazë islame, është porosi e Allahut dhe të Dërguarit të
Tij, Muhammedit a.s., sikur që është porosi e tyre edhe ikja nga përçarja11. Allahu na
udhëzon në Kur’an që të mos ndjekim shembullin e atyre që u përçanë.

ٌ ‫﴿وَّل تكُونُوا كالاذين تف ارقُوا واختلفُوا من بعد ما جاء ُه ُم البيناُتُ ۚ وأُولـٰئك ل ُهم عذ‬
﴾‫اب عظي ٌم‬
“Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta
do të ketë dënim të madh.” [Ali Imran: 105]
Ndarja dhe përçarja duhen luftuar edhe për faktin se janë fusha ku djalli ushtron më së
tepërmi ndikimin. Mundësia e tij, siç na mëson Muhammedi a.s., tani pas plotësimit të fesë
dhe përsosjes së saj, për t’i shtyrë njerëzit në idhujtari është e minimizuar, kështu që fokusi
i tij është tek përçarja12. Ajo që kërkohet prej nesh është që të promovojmë lidhje që nuk

10
Fjala është për hadithin: "Allahu i do tek ju tre gjëra dhe i urren tre të tjera..." të cilin e transmeton Muslimi
(1715).
11
Për më shumë rreth këtij parimi shih: Ibn Tejmije, Mexhmu el-fetava, 22/211.
12
Aludim në hadithin: “Djalli ha humbur shpreson se do ta adhuroni kështu që tani mundohet t’iu përçajë
ndërmjet vete.” të cilin e transmeton Muslimi (2813).
pranon shkëputje, lidhje sikur pjesët e një ndërtese që mbajnë njëra tjetrën13, lidhje sikur
gjymtyrët e trupit që bashkëveprojnë me njëra tjetrën në gëzime e fatkeqësi 14.
Ky unitet është i veçantë sepse bashkues është feja që d.t.th., se është lidhje përtej lidhjeve
të gjakut, racës, gjeografisë...Është lidhje në bazë të fesë dhe devotshmërisë.
Së këndejmi, vetëm bashkimi është imazhi i vërtetë i besimtarëve dhe vetëm ai ka mandatin
për t’i përfaqësuar myslimanët. Ndarjet që bëhen në emër të fesë nuk janë fetare, trajtimet
e vrazhda, arroganca, krimet nuk janë islame. Sa bukur është shprehur Muhammedi a.s.,
në ligjëratën në Arafat:
“O njerëz! Dëgjojeni fjalën time, sepse unë nuk e di a do t’ju takoj më, pas këtij viti, në
këtë vend. Gjaku juaj është i shenjtë, pasuritë tuaja janë të shenjta dhe nderi juaj është i
shenjtë, siç janë të shenjta në këtë ditë, në këtë muaj, në këtë vend...
O besimdrejtë!…Gjakmarrja është e ndaluar, të gjitha akuzat e këtilla të cilat rrjedhin nga
koha e para Islamit, anulohen…”

3. SOLIDARITETI
Fushë tjetër ku reflekton përsosmëria islame është edhe solidariteti. Është dëshmia praktike
e besimit dhe imazhi lëvizës apo i gjallë i unitetit. Therja e Kurbanit, si ritual, e provon dhe
fakton këtë. Allahu na ka treguar në Kur’an se Kurbani, siç çdo punë tjetër, duhet të kryhet
për Të:
﴾‫﴿فصل لربك وانحر‬
“Andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban.” [Keuther: 2]
Por nuk është Allahu Ai që përfiton prej tij. Mishi dhe gjaku i kurbanit nuk janë ato që
kërkon Allahu.
﴾ۚ ‫﴿لن ينال اللاـه لُ ُحو ُمها وَّل دماؤُها ولـٰكن ينالُهُ التاقو ٰى منكُم‬
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj…” [Haxh:
37]
Kësisoj, kurbani duhet të shërbejë si mjet që atmosferës së kësaj feste t’i ndihet jehona në
çdo shtëpi, që të mos ngelë askush për shkak të kushteve materiale të mos e gëzojë këtë
ditë.
Kurbani nuk është thjesht një copë mishi për t’ia hijeshuar sofrën një të varfri por edhe një
tregues për platformën tonë solidarizuese dhe për etikën e solidaritetit me të tjerët. Jo
rastësisht, Muhammedi a.s., ka shfrytëzuar tubimin e haxhit për t’i shpallur të paligjshme

13
Aludim në hadithin: “Besimtari për besimtarin është sikur pjesët e një godine që mbajnë njëra tjetrën.” të
cilin e transmetojnë Buhariu (481) dhe Muslimi (2585).
14
Aludim në hadithin: “Shembulli i besimtarëve në dashurinë dhe mëshirimin e ndërsjellë është sikur
shembulli i trupit...” të cilin e transmetojnë Buhariu (6011) dhe Muslimi (2586).
format tjera të raporteve materiale ndërmjet njerëzve. Më saktë, fajdenë dhe kamatën i ka
klasifikuar si vepra të ndaluara, të cilat nuk guxojnë të jenë pjesë e shoqërisë myslimane.
“O besimdrejtë!…Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet
të marrë vetëm atë që vërtetë ia ka huazuar…Faljani kamatën borxhlinjve.”
Ndërsa sa i përket etikës, solidariteti, që bëhet duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, parasheh
që shtrirja e dorës së ndihmës mos të jetë turpërim për të varfrin. Me fjalë të tjera, duhet ta
ruajmë privatësinë e tyre. Ata mund të mos kenë para, por nder e vlera kanë.
ُ ‫﴿إناما نُطع ُمكُم لوجه اللاـه َّل نُري ُد منكُم جَّزاء وَّل‬
﴾‫شكُورا‬
“Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as
falënderim.” [Insan: 9]
Myslimanët e parë duke u nisur nga kjo kanë konsideruar se është gabim t’i japësh dikujt
ndërsa më parë ia ke skuqur fytyrën.

Të dashur dhe shumë të respektuar besimtarë!


PËRFUNDIM
Në përmbyllje të kësaj ligjërate do të doja të citoj mendimtarin e madh mysliman, Mustafa
Sadik Rafiun, i cili thotë se festat janë momente të rëndësishme për ta bërë shoqërinë të
ndjejë se ka fuqinë e mjaftueshme për t’i ndryshuar ditët. Le të shërbejë kjo festë si
fillimndryshim i madh për ne, si një pikënisje për reformim shpirtëror dhe kulturor, duke
u bërë më të përkushtuar për Krijuesin dhe më të lidhur me njëri tjetrin. Kështu, duke pasur
Krijuesin synim dhe duke parë në tjetrin përgjegjësi, ne mund të kthehemi në shoqëri
shembullore, në shoqëri ku vlerat janë imazhi më i theksuar i saj. Ndryshe, nëse festat
zhvishen nga këto synime e këto mësime, ato tkurren në manifestime të pakuptimta që nuk
tregojnë më shumë se thjesht një datë në kalendar, pa asnjë dobi a ndikim në jetën tonë
individuale dhe shoqërore.
Qoftë gëzim e udhëzim për ne kjo festë!

You might also like