You are on page 1of 20

SA MË I MADH TË JETË MËKATI, AQ

MË SHUMË PËRPJEKJE DHUHEN


BËRË PËR TA PËRMIRËSUAR ATË
Përpjekjet për përmirsëimin e gabimeve që kanë të bëjnë me akide(besim) duhet të jenë
më të mëdha sesa për gabimet që kanë të bëjnë bie fjala me etikën. I Dërguari i
Allahut(s.a.s.) ishte shumë i interesuar për përmirësimin e gabimeve të cilat kishin të
bënin me të gjitha format e shirkut, sepse kjo ishte gjëja më e rrezikshme. Shembuj të
tillë janë:
El-Mugire ibën Shubjea (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thanë:
Në ditën kur vdiq Ibrahimi (djali foshnjë i të Dërguarit të Allahut), ndodhi eklipsi
i Diellit dhe njerëzit thanë:"Ky eklips është për shkak të vdekjes së brahimit." I
Dërguari i Allahut tha: "Dielli dhe Hëna janë dy shenja prej shenjave të Allahut,
ato nuk errësohen (eklipsohen) për shkaktë vdekjes apo jetës së ndokujt. Nëse ju i
shini ato (në eklips), atëher luteni Allahun dhe faluni derisa(eklipsi) të mbarojë.
[Shënuar nga Buhariu, Fet´h. 1061]
Ebu Vakid el-Lejthi(Allahu qoftë I kënaqurme të) ka transmetuar se kur i Dërguari i
Allahut është nisur për në Hunejn, ai ka kaluar pranë një druri, i cili quhej Dhatu Envat
dhe u përkiste mushrikëve, në të cilin ata e kishin zakon të varnin armët e tyre. Shokët e
tij i thanë: "O i Dërguari i Allahut, bëje për ne një Dhatu Envat (dru) siç kanë ata.
I Dërguari i Allahut (s.a.s.) tha:
SubhanAllah! Kjo është njëjtë si Poplli i Musait, paqja qoftë mbi të, kur i thanë
atij: "Na cakto një të adhuruar ashtu sikur ata kanë të adhuruar: "Pasha Atë në
Dorën e të Cilit është shpirti im, ju di të pasoni rrugët e popujve që ishin para
jush. [Shënuar nga Tirmidhiu nr. 2180]
Bazuar në një transmetim tjetër nga Ebu Vakidi, ata dolën nga Meka për në Hunejn me të
Dërguarin s.a.v.s. Ai tha: "Jobesimtarët kishin një dru lotusi ndaj të cilit ata ishin të
devotshëm dhe ku e kishin zakon të varnin armët e tyre; ai quhej Dhatu Envat. Ne kaluam
pranë një druri të madh lotusi dhe thamë: "O i Dërguari i Allahut, bëje këtë si Dhatu
Envat për ne."I Dërguari i Allahut tha:
Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ju keni thënë çka populli i Musait i
thanë atij: "Na cakto një të adhuruar ashtu sikur ata kanë të adhuruar. "Dhe ai u
tha. "Me të vërtetë ju jeni popull( njerëz) që nuk dini. "Është e njëjta gjë dhe ju do
të ndiqni rrugët e popujve që erdhën para jush, hap pas hapi." [Shenuar nga
Ahmedi 5/218]
Zejd ibën Halid el-Xhuheniu (Allahu qoftë i Kënaqur me të) ka thënë: "I Dërguari i
Allahut s.a.v.s. na priu në namazin e sabahut në Hudejbije, menjëherë pasi natën na
kishte rënë shi. Kur e përfundoi, u kthye nga njerëzit dhe tha:
A e dini se çfarë tha Zoti juaj?
Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Ai tha:
Këtë mëngjes njëri prej robërve të Mi u bë besimtar e njëri jobesimtar. Sa i përket
atij që tha se na zbriti shiu me mëshirën dhe mirësinë e Allahut, ai është besimtar
në Mua dhe mosbesimtar në yje. Sa i përket atij që ka thënë se na zbriti shiu nga
filan yll, atëherë ai është mosbesimtar në Mua dhe besimtar në yje. [Shënuar nga
Buhariu, Fet´h, 846]
Ibni Abasi r.u. ka transmetuar se një njeri ka thënë: "O i Dërguari i Allahut, çka dëshiron
Allahu dhe ti." Ai i tha:
A po më bën të barabartë me Allahu? (Në vend të kësaj thuaj) Vetëm çka
dëshiron Allahu. [Shënuar nga Ahmedi 1/283]
Ibni Umeri ka transmetuar si ai e arriti Umer inul-Hatabin r.u. teksa ishte me një grup
njerëzish në një karvan dhe ai u betua në emrin e të atit të tij. I Dërguari i Allahut (s.a.s.) i
thirri ata dhe u tregoi se Allahu ua ka ndaluar atyre të betohen në emër të stërgjyshërve
(paraardhësve):
Kush dëshiron të bëjë be, duhet të betohet në Allah, ose përndryshe të heshtë.
[Shënuar nga Buhariu, Fet´h, 6108]
Shënim: Imam Ahmedi ka shënuar në Musnedin e tij: "Na ka treguar Vekiu, se A´meshi
na ka treguar ne nga Sad ibën Ubejdeh r.u. i cili ka thënë: "Unë isha në mexhlis me Ibën
Umerin dhe ai dëgjoj një njeri në një mexhlis tjetër duke thënë: "Jo, pasha babain tim.
"Atëherë Ibën Umeri r.u. e gjuajti atë me disa guralecë dhe i tha: "Në këtë mënyrë e
kishte zakon të betohej Umeri r.u. dhe I Dërguari I Allahut (s.a.s.) ia ndaloi këtë dhe tha
se kjo ishte shirk. [El-fet´hur-Rabbani", 14/164]

Ebu Shurejh Hani ibën Jezidi r.u. ka thënë: "Një delegacion njerëzish erdhën tek i
Dërguari i Allahut dhe ai i dëgjoi ata duke e quajtur njërin prej tyre Abdul-Haxher (rob i
gurit). Ai (s.a.s.) e pyeti atë:
Si e ke emrin?
Ai tha: "AbdulHaxher." I Dërguari i Allahut tha:
Jo, ti je Abdullah (rob i Allahut). [Shënuar nga Buhariu. Shejh Albani thotë se
Hadithi është sahih.]
A duhet të ngrihen duart gjatë tekbireve
në namaz
Alaudin ABAZI
www.elbuhari.at
Ekziston një polemikë e gjerë ndërmjet juristëve islamë (fukahave), si në kohët e
hershme, por edhe tani, rreth çështjes së ngritjes së duarve gjatë tekbireve në namaz. Ky
është edhe shkaku se pse reflektohet kjo polemikë edhe në praktikën e muslimanëve, që
kohëve të fundit është e pranishme edhe në trojet tona. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është
të shtojmë përçarjen apo diçka tjetër negative, por dëshirojmë të bëjmë me dije se në
Islam çdo mospajtim nuk është përçarje. Prandaj janë disa çështje, ku lejohet të ketë
mospajtim apo ndryshim të mendimeve ndërmjet dijetarëve dhe ai ndryshim të mos bëhet
shkak që muslimanët të largohen nga njëri tjetri, apo të përçahen dhe të krijojnë armiqësi
ndërmjet tyre.

Kjo çështje është shumë pak e njohur te muslimanët në përgjithësi dhe mosdija ndaj saj
është e vërejtur gjithashtu edhe në vendin tonë. Prandaj, synimet kryesore të këtij shkrimi
mund të përmblidhen në këto pika:

• Qartësimi se, mospajtimi në këtë çështje, së pari, është evident dhe nuk mund ta
injorojmë dhe ta asgjësojmë; pastaj, ky mospajtim është i lejuar dhe i pranuar te të
gjithë fukahatë, për këtë assesi nuk lejohet që të krijojë përçarje dhe fitne, por
duhet të trajtohet ashtu siç është trajtuar te dijetarët dhe te gjithsa ne kemi dëgjuar
për ta. Prandaj muslimanët kanë nevojë të fitojnë kulturë dhe edukatë, ta shohin
këtë lloj të ndryshimit të mendimeve si të natyrshme dhe të pranuar.

• Të shohim se shkak i mospajtimit është numri i madh i transmetimeve që kanë


ardhur nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, dhe sahabët e tij. Këto
transmetime nuk janë përhapur te të gjithë muslimanët njësoj, kështu që,
posaçërisht në kohët e mëhershme, disa hadithe që kanë qenë të njohura në një
vend dhe dijetarët e atij vendi, nuk kanë qenë të përhapura në vendin tjetër1. Duke
ia bashkangjitur kësaj, se ato transmetime nuk kanë qenë të njëjtit rang të
vërtetësisë dhe besueshmërisë, për shkak se, siç e dimë, ekzistojnë hadithe të
sakta, të mira, të dobëta, të shpifura etj.

• Është e njohur te të gjithë muslimanët se në botë sot ekzistojnë katër medhhebe të


pranuara që pasohen dhe dijetarët shkruajnë rreth çështjeve të fikhut duke i pasur
për bazë qëndrimet, mendimet, përfundimet e këtyre shkollave, por thuajse të
gjithë puqen në mendimin se, nëse ndonjë çështje, për të cilën ai hulumton, arrin
në përfundim se, mendimi më i qëlluar dhe më i argumentuar është ndonjë
mendim që nuk është mendimi i medhhebit të cilën ai ndjek, ai duhet të marrë
mendimin që ka vërtetuar se është më i saktë
Sa e rëndësishme është njohja e kësaj dispozite në
Islam.
Para se të fillojmë në shpjegimin e mendimit të dijetarëve, dëshirojmë të cekim një thënie
të imam Neveviut si përgjigje ndaj atyre që thonë së kjo çështje është sunet dhe e
thjeshtë, prandaj nuk lipset të humbasim kohë në qartësimin e saj, a të praktikohet apo jo.

Imam Neveviu thotë: "Dije se kjo çështje është me rëndësi të madhe, për shkak se çdo
musliman ka nevojë për të gjatë ditës disa herë, posaçërisht kërkuesi i ahiretit, ai i cili fal
namaze shumë, prandaj dijetarët i kanë kushtuar kujdes të veçantë kësaj çështje, derisa
imam Buhariu shkroi një libër të tërë rreth kësaj çështjeje…"3 .

Prandaj trajtimi i dispozitave islame, duke bërë klasifikimin e tyre ndërmjet thelbit dhe
lëvozhgës, ashtu si disa e bëjnë, është shpërfillje e mësimeve islame dhe porosive të
shumta në të cilat ka thirrur Muhamedi (s.a.s).Neve me këtë rast nuk dëshirojmë të
nënvlerësojmë asnjë nga dispozitat e Allahut të Lartësuar apo edhe të stërmadhojmë
ndonjë nga sunetet e Profetit, bekimi dhe paqja qofshin mbi të, aq më pak në llogari të
ndonjë farzi. Por dëshirojmë të cekim se secila dispozitë Islame, pa marrë parasysh
rëndësinë, e ka vendin dhe pozitën e përcaktuar nga Allahu i Lartësuar dhe Resulullahu
(s.a.s.), dhe ajo duhet ta mbajë atë vend. Kurse filozofia, e cila mbretëron te disa, që
padyshim nuk cenohet qëllimi i mirë i tyre, se ne duhet t`i lirojmë muslimanët nga
praktikimi i disa suneteve me qëllim të realizimit të objektivave më madhore në Islam
nuk është aspak e qëndrueshme. Madje, është në kundërshtim me udhëzimin e
Muhamedit (s.a.s.). Ai (s.a.s.) pothuajse të gjitha këto sunete, të cilat na janë përcjellur
neve dhe që në syrin e dikujt mund të llogariten si lëvozhga të Islamit, ua ka mësuar
sahabëve të tij në kohën kur Meka e shenjtë ishte e pushtuar nga mushrikët dhe kur
Qabeja, kibla e muslimanve ishte e rrethuar me qindra idhuj që adhuroheshin.

Mendimet e dijetarëve në lidhje me këtë çështje


Të gjithë dijetarët janë të mendimit se ngritja e duarve gjatë tekbirit fillestar është sunet,
prandaj edhe shumë nga ata rrëfejnë se për këtë çështje ka ixhma (konsensus).

Mospajtimi ndërmjet tyre është në ngritjen e duarve para shkuarjes në ruku, ngritjes nga
rukuja dhe ngritjes nga ulja e parë për në rekatin e tretë, nëse është nga namazet tri
rekatëshe apo katër rekatëshe.

Në këtë çështje dijetarët kanë dy mendime:

Mendimi i parë: Sunet është mosngritja e duarve. Ky mendim njihet nga dijetarët hanefit,
është një nga thëniet e imam Malikut dhe es`habu re`jit (është fjala për dijetarët e Kufës
dhe vendeve tjera të Irakut).

Mendimi i dytë: Ngritja e duarve është sunet, në këto tri vende. Ky mendim është i njohur
nga shafijtë dhe disa dijetarëve të tjerë, të cilët do t'i përmendim më poshtë.

Mendimi i parë: Mosngritja duarve është sunet.

Mendimin e parë e përmbajnë këta dijetarë:

Fukahatë, të cilët përfaqësojnë këtë mendim, thonë se kjo transmetohet të jetë thënie e
Abdullah b. Mesudit, Ali b. Ebi Talibit, Ebu Hurejres dhe disa sahabëve të tjerë.

Kurse nga dijetarët të tjerë të njohur: Imam Ebu Hanife së bashku me dy nxënësit e
mëdhenj të tij Ebu Jusuf dhe Muhamed Haseni dhe të gjithë nxënësit e tjerë të tij, imam
Maliku në njërën nga thëniet, Sufjan Theuri, Ibrahim Nehaiu, Bin Ebi Lejla dhe të gjithë
dijetarët e Es`habu Rre`jit (me këtë term janë njohur dijetarët e Kufës dhe disa vendeve
tjera të Irakut).

Argumentet e mendimit të parë:

• Transmetohet nga Abdullah b. Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:


"A dëshironi t'ua fal namazin e Resulullahit (s.a.s.). Ai ua fali atyre dhe nuk i
ngriti duart vetëm se herën e parë (në tekbirin fillestar)".

• Transmetohet nga Bera b. Azib (sahabij i njohur) se i Dërguari, Bekimi dhe paqja
qofshin mbi të, i ngrinte duart në fillim të namazit, pastaj nuk e përsëriste
(ngritjen e tyre).

• Nëse kemi kundërshtime ndërmjet haditheve të Profetit, bekimi dhe paqja qofshin
mbi të, atëherë kanë thënë se të vepruarit me këto dy hadithe të sipërpërmendura
(hadithi i Bin Mesudit dhe Bera Bin Azibit) kanë më shumë përparësi, sepse Bin
Mesudi ka qenë transmetues i haditheve dhe dijetar (fakih), shoqërues i përpiktë
me Profetin, bekimi dhe paqja qofshin mbi të, i dinte rastet e tij dhe gjendjet,
prandaj transmetimet e tij kanë përparësi nga transmetimet e të tjerëve (sahabëve)
që nuk kanë qenë si ky.

• Transmetohet nga Abdullah b. Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:


"Jam falur pas Ebu Bekrit dhe Omerit dhe ata nuk i kanë ngritur duart, përveç se
në fillim".

• Transmetohet nga Ali b. Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i ngrinte
duart në tekbirin fillestar, pastaj nuk i ngrinte në asnjë vend tjetër".

• Transmetohet nga Xhabir b. Semure, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: I


Dërguari thotë: "Pse jeni duke i ngritur duart si bishtat e kalit në diell? Qëndroni
qetë në namaz".

• Transmetohet nga Abdullah b.Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:


"Mos i ngrini duart vetëm se në shtatë raste, në fillim të namazit, kur të kthehemi
nga kibla, në Safa, në Merva, në Arafat,…".
• Në librin "Euxhezil Mesalik ila Muveta - Imam Malik", Muhamed Zekiria
Kandehleviu, përveç këtyre argumenteve të lartpërmendura, që i përmendin edhe
dijetarët e tjerë në librat e tyre, përmend edhe dhjetëra transmetime nga Bin
Abasi, Bin Mesudi, Ebu Hurejra, Bin Omeri, Aliu dhe nga dhjetë (sahabëve) të
përgëzuar me xhenet, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, se nuk i ngrinin duart
përveç se në fillim të namazit. Gjithashtu, të njëjtën e transmeton edhe nga disa
tabiinë, që edhe ai pranon se në këto transmetime ka dobësi. Ai thotë se derisa me
këto hadithe kanë punuar dijetarë si Ebu Hanife, dy nxënësit e tij dhe shumë
dijetarë të Kufës dhe Imam Theuriu, ato tek unë janë të sakta.

• Namazi në fillim kur është bërë i obliguar ishin të lejuara disa sende si biseda,
kthimi i selamit, ecja, lëvizjet e ndryshme, pastaj dalëngadalë janë ndaluar këto
gjëra që u përmendën dhe çdoherë që kemi transmetime kontradiktore si lëvizja e
duarve apo moslëvizja, duhet të marrim atë që është më e afërt, qetësisë dhe
jolëvizshmërisë.
Ekzistojnë edhe disa argumente me të cilat argumentojnë dijetarët e mendimit të parë
(mosngritjes së duarve), por kryesisht këto ishin më të qëndrueshmet.

Mendimi i dytë: Ngritja e duarve është sunet.

Ky qëndrim vërtetohet me zinxhirë të transmetuesve nga këta sahabë: Abdullah b. Omeri,


Abdullah b. Abasi, Xhabir b. Abdullahu, Ebu Hurejre, Abdullah b. Zubejri, Enes b.
Maliku.

Përveç këtyre, transmetohet edhe nga Ali b. Ebi Talibi, Omeri, Uail b. Huxhur, Malik b.
Huejrith, Sehl b. Sadi, Muhamed b. Mesleme, Ebu Musa, Xhabir b. Umej Lejthi dhe Ebu
Seid Huderi.

Kurse nga tabiinët: Hasan Basriu,Atau, Tavusi, Muxhahidi, Salimi b. Abdullah, Said b.
Xhubejri, Nafiu dhe të tjerë.

Dhe nga dijetarët: Abdullah b. Mubareku, imam Shafiu, Is`haku, imam Maliku në njërën
nga thëniet e tij, Imam Ahmedi, Lejth b. Sadi, Ebu Theuri, imam Buhariu, Muslimi,
Neveviu, Bin Haxheri dhe shumë dijetarë të tjerë.

Argumentet e mendimit të dytë:

• Transmetohet nga Abdullah b. Omeri se ai ka thënë: "E kam parë Resulullahun,


salallahu alejhi ue selem, kur falte namazin i ngrinte duart deri te supet, e bënte
këtë kur bënte tekbirin për të shkuar në ruku, kur ngrihej nga rukuja dhe thoshte:
'Semiallahu limen hamideh', kurse kur shkonte në sexhde nuk i ngrinte (duart)".

• Buhariu thotë, pas citimit të hadithit, se ka thënë Ali Medini, i cili ka qenë më i
dituri i kohës së tij: "Është e nevojshme për muslimanët t`i ngrenë duart e tyre,
për shkak të këtij hadithi." 2.Transmeton Halidi nga Ebu Kilabe se e ka parë
Malik b. Huejrithin (sahab i njohur) kur falej, në tekbirin fillestar ngrinte duart,
kur shkonte në ruku i ngrinte duart, kur ngrihej nga rukuja i ngrinte duart. Ai
tregoi se i Dërguari, bekimi dhe paqja qofshin mbi të, vepronte ashtu".

• Transmeton Nafiu se, Bin Omeri, kur hynte në namaz, bënte tekbirin dhe ngrinte
duart, kur shkonte në ruku ngrinte duart, kur thoshte 'semiallahu limen hamide'
ngrinte duart dhe kur ngrihej nga rekati i dytë (pas uljes së parë dhe fillonte
rekatin e tretë) ngrinte duart, pastaj tregoi se kështu vepronte i Dërguari, bekimi
dhe paqja qofshin mbi të".

• Transmeton Muhamed b. Amër b. Atau (ky ishte prej tabiinëve) derisa ishte ulur
me një grup të sahabëve, u përmend namazi i Pejgamberit, pastaj tha Ebu Humejd
Saidiu (ky është sahab) se ka thënë në prani të këtyre sahabëve - ndër ta (sahabët)
ishte edhe Ebu Katade - do t`ua tregoj formën e namazit të Resulullahit, bekimi
dhe paqja qofshin mbi të, ata thanë: na e trego: …( hadithi është i gjatë, në të
përshkruhet forma e namazit e të Dërguarit dhe përmendet se i ka ngritur duart
gjatë tekbirit fillestar, shkuarjes në ruku, ngritjes nga ajo dhe kur ngrihej për në
rekatin e tretë). Ata sahabë që ishin të pranishëm ia vërtetuan këtë formë të
namazit me ngritjen e duarve".

• Transmetohet nga Ali b. Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi,
salallahu alejhi ue selem, kur falte namazin bënte tekbirin fillestar dhe i ngrinte
duart deri te supet dhe vepronte ashtu kur përfundonte leximin e donte të shkonte
në ruku, kur ngrihej nga rukuja, kurse nuk i ngrinte duart kur ishte ulur (në
sexhde) dhe kur ngrihej për në rekatin e tretë vepronte ashtu (pra i ngrinte duart)".

• Nga Enes Bin Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i Dërguari,
salallahu alejhi ue selem, i ngrinte duart para se të shkonte në ruku, gjithashtu e
njëjta transmetohet nga Ebu Hurejre.

• Transmetimet për ngritjen e duarve janë të shumta. Imam Buhariu e shkroi një
libër ku përmend shumë transmetime nga sahabë, tabiinë dhe dijetarë për ngritjen
e duarve. Aty përmend se këto transmetime arrijnë shkallën e mutevatirit,
gjithashtu edhe Imam Bejhakiu përmbledh një numër të konsiderueshëm
transmetimesh, kurse ne po mjaftohemi me këto argumente që i përmendëm.

Përgjigjet e mendimit të parë ndaj argumenteve të


mendimit të dytë:
Dijetarët që kanë shprehur qëndrimin se nuk është sunet ngritja e duarve në këto tri
vende1, u janë përgjigjur argumenteve të mendimit të dytë kështu:

• Të gjitha hadithet ku tregohet për ngritjen e duarve, edhe pse janë të sakta dhe të
transmetuara në koleksionin e Buhariut dhe Muslimit, konsiderohen të anuluara
(mensuh) përmes haditheve të lartpërmendura, që prej tyre përmenden si
argumente. Bëhet fjalë për hadithin e Ibën Mesudit, Bera b.Azib dhe tërë hadithet
e përmendur prej tyre si argumente.
• Duke qenë se, në këtë rast, kemi kundërshtim të haditheve (pra, disa aludojnë në
ngritjen e duarve, disa në mosngritjen), përparësi duhet të kenë ato hadithe që
tregojnë mosngritjen, për shkak se, nëse është e vërtetë ngritja e duarve, atëherë
ne vetëm kemi lënë një sunet (që është ngritja e duarve), ndërkohë që, nëse ndodh
e kundërta (nëse mosngritja e duarve është e sakta), atëherë ne kemi bërë bidat -
risi (me ngritjen e duarve) dhe, sipas tërë dijetarëve, lënia e sunetit ka më
përparësi sesa kryerja e bidatit, arsye për të cilën edhe i jepet përparësi
mosngritjes së duarve.
Këto ishin përgjigjet (mendimi i dytë) që dijetarët përmendin kryesisht në librat e tyre
ndaj mendimit të parë.

Përgjigjet e mendimit të dytë ndaj argumenteve të


mendimit të parë:
Në vazhdim do të shohim edhe përgjigjet ndaj argumenteve të mendimit të parë, duke
filluar nga hadithet me të cilat kanë argumentuar ata.

1.Së pari, sa i përket hadithit të parë nga Ibën Mesudi, mund të themi se ky është
argumenti më i fortë që mund të gjendet rreth mosngritjes së duarve. Në vazhdim do të
shohim se çfarë kanë thënë dijetarët rreth këtij hadithi.

Këtë hadith Tirmidhiu e ka bërë hasen (të mirë) dhe Ibën Hazmi thotë se është i vërtetë.
Kurse nga dijetarët bashkëkohorë, Ahmed Shakir e cilëson hadithin të saktë. Gjithashtu,
edhe muhadithi i njohur bashkëkohor, Muhamed Nasirudin Albani, këtë hadith e quan të
saktë.

Të gjithë muhadithinët e tjerë, përveç këtyre që përmendëm, e konsiderojnë këtë hadith të


dobët dhe s'pranojnë të punojnë me të. Bejhekiu na bën të ditur se Abdullah b. Mubareku
ka thënë: "Hadithi i Ibën Mesudit tek unë s'është i vërtetuar". Buhariu e vlerëson këtë
hadith të dobët dhe në librin e tij "Reful jedejni fi salat" tregon se e kanë cilësuar si të
dobët Ahmed b. Hanbeli, Jahja b. Ademi; e konsiderojnë të dobët, gjithashtu, Darekutni,
Bejhakiu, Ebu Daudi etj., kurse Ibën Hibani thotë: "Ky hadith është më i forti me të cilën
dijetarët e Kufës mund të argumentojnë për mosngritjen e duarve në namaz,por në realitet
ky hadith është më i dobëti, e s'mund të bazohemi në të, për shkak se ka dobësi të shumta.
Ata dijetarë që e kanë dobësuar këtë hadith e kanë bërë për shkak se në zinxhirë gjendet
Asim Ibën Kulejbi".

Ibën Ebi Hatim në librin "Kitabul Ilel" thotë: "E kam pyetur babain tim në lidhje me
hadithin e Ibën Mesudit... dhe më tha se është gabim".

Nga ajo që u tha pak më parë rreth këtij hadithi, kuptuam se një numër i madh dijetarësh
të hadithit e cilësojnë këtë hadith si të dobët dhe s'lejojnë të punuarit me të, për aq sa ky
hadith është në kundërshtim me hadithet e tjera, që janë shumë më të forta për nga
besueshmëria, vërtetësia dhe nga numri. Por, edhe nëse e pranojmë si të vërtetë këtë
hadith, Zejleiu (nga dijetarët hanefi) përcjell se dijetarë tjerë kanë thënë se s'është çudi
nëse Ibën Mesudi e ka harruar këtë (së ngritja e duarve në këto vende ishte praktikë e
Profetit, salallahu alejhi ve selem), për shkak se nga ai, Ibën Mesudi, transmetohet se
kishte harruar se dy suret e fundit (sureja Felek dhe Nas) janë pjesë (sure) nga Kur'ani,
por mendonte se ishin vetëm nga lutjet e Profetit, salallahu alejhi ve selem, pastaj ai
kishte harruar formën e saktë të rukusë, po ashtu, ai kishte harruar se Profeti, salallahu
alejhi ve selem, kishte falur namazin e sabahut në ditën e Bajramit me kohë (në haxh),
sikundërse kishte harruar se si të radhiten dy vetë në saf (resht) pas imamit dhe disa raste
e vepra të tjera. Prandaj, nëse Ibën Mesudi veçohet me këtë vepër, atëherë përparësi kanë
vepra e shumicës së sahabëve, të cilët e kanë praktikuar ngritjen e duarve, siç vërtetohet
pa kurrfarë dyshimi nga një numër i konsiderueshëm sahabësh.

Pastaj, edhe nëse është e vërtet që Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka falur namazin
duke mos i ngritur duart, atëherë kjo ka ndodhur në ndonjë rast specifik, pasi në esencë
është ngritja, ashtu si vërtetojnë shumica e sahabëve të tjerë, të cilët janë pa dyshim
njohës të fortë të sunetit të Profetit, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sikurse
Ibën Omeri, Ibën Abasi,Vaili etj. Buhariu thotë se transmetimet e ngritjes së duarve në
këto vende arrijnë tevaturin.

Këtë mund ta themi vetëm në rast se gjykojmë se hadithi është i saktë, por siç vërejtëm,
hadithi cilësohet i dobët nga shumë muhadithinë, që konsiderohen bazë në këtë fushë, të
cilët shpjegojnë edhe arsyet pse është i dobët.

2. Sa i përket hadithit të dytë të Bera b. Azib, imam Neveviu thotë: "Përgjigja rreth
argumentimit lidhur me hadithin e Bera b. Azibit, është me disa pikëpamje. E para: Është
ajo përgjigje që ia kanë bërë imamët e shkencës së hadithit dhe hafizat e tij (hadithit) se
hadithi është i dobët me pëlqimin e të gjithëve, prej tyre ka që e kanë cituar se është i
dobët, siç janë: Sufjan b. Ujejne, imam Shafiu, Abdullah Humejdi (mësuesi i Buhariut),
Ahmed b. Hanbeli, Jahja b. Meini, Darimiu, Buhariu dhe të tjerë nga të vjetrit (dijetarë),
që konsiderohen baza e hadithit e dijetarë të tij. Kurse nga dijetarët më të rinj ka
shumë.Shkak përse hadithi është i dobët është se në zinxhirin e transmetimit është Jezid
b. Ebi Zijadi. Ibën Ujejne (dijetar i hadithit) thotë se Jezid b. Ebi Zijadi (që është një nga
personat në zinxhirin e transmetimit) më ka transmetuar këtë hadith pa fundin "…, pastaj
nuk e përsëriste (ngritjen e tyre)". Kur erdhi në Kufë, e dëgjova që e përmendte hadithin,
duke i bashkëngjitur edhe këtë pjesë të fundit. Dhe mendoj se ata të Kufës i kanë thënë ta
shtojë atë".

Kurse Humejdi (mësuesi i Buhariut) thotë se transmetuesi Jezid b. Ebi Zijad, nga fundi i
jetës humbi përpikërinë në mbajtjen mend dhe i ngatërroheshin (hadithet)". Të njëjtën gjë
pohon edhe Shafiu, Darimiu, Ahmed ibën Hanbeli etj.

3. Argumenti i tretë, gjithashtu, nuk është i saktë, për shkak se pretendimi se Abdullah b.
Mesudi është më i dijshëm se disa sahabë, të cilët transmetojnë ngjarjet dhe veprat e
Profetit, salallahu alejhi ue selem, edhe nëse themi se kjo është e vërtetë, themi se
transmetimi i Ibën Mesudit nuk është i vërtetuar, siç janë transmetimet e tjera. Gjithashtu,
më shumë se dhjetëra sahabë transmetojnë me saktësi se Profeti i ngrinte duart dhe kjo,
pa dyshim, ka përparësi nga ajo që pretendohet, duke i bashkangjitur se, ndër ta, është
edhe Abdullah b. Abasi (që konsiderohet nga më të diturit prej sahabëve), pastaj
Abdullah b. Umeri, për të cilin Buhariu me zinxhir të saktë transmeton në librin e tij
"Reful jedejni" se kur shihte ndonjë njeri që nuk i ngrinte duart gjatë shkuarjes në ruku
dhe kur ngrihej nga ajo e gjuante me gurë."

4-5. Përa i përket hadithit të Aliut dhe hadithit të Ibën Mesudit se është falur pas Ebu
Bekrit, Umerit… janë të dobët. Dijetarët që e kanë cilësuar të dobët hadithin e Aliut janë:
Buhariu, Sufjan Theuriu, Bejhakiu, Darimiu, të cilët thonë se transmetimi i këtij hadithi
me këtë zinxhir të transmetimit është jo i saktë." Gjithashtu, edhe Shafiu thotë se nuk janë
të sakta që Aliu dhe Ibën Mesudi janë falur duke mos i ngritur duart, vetëm në tekbirin
fillestarë. Duke pasur parasysh se nga Aliu transmetohet e kundërta, se i ka ngritur duart
në këto vende, siç cekëm hadithin që e transmeton, Tirmidhi dhe e sheh të vërtetë.

6. Argumentimi me hadithin që është në sahihun e Muslimit nga Xhabir b. Semure nuk


është me vend dhe nuk ka të bëjë fare me çështjen e ngritjes së duarve në këto vende që
ne po i diskutojmë. Këtë e kanë sqaruar në librat e tyre të gjithë ata që kanë folur për këtë
çështje: imam Buhariu, Neveviu dhe të tjerët, për shkak se ai rast, për të cilën ndalon
Profeti ngritjen e duarve, është në uljen e fundit gjatë dhënies selam, ashtu siç ka qenë e
njohur në fillim. Kjo vërtetohet me transmetimin e po të njëjtit hadith te Muslimi me
transmetim tjetër nga i njëjti sahabi, Xhabir b. Semure, kur thotë: "Kur faleshim me
Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, dhe thonim: "Selam alejkum ue rahmetullah",
bënim me dorë nga të dy anët. Atëherë Profeti na tha: "Kujt po i bëni me dorë si bishtat e
kuajve në diell, ju mjafton vetëm të vendosni dorën në kofshë dhe t'i jepni selam atij që
është në anën e djathtë dhe të majtë." Kështu transmeton Muslimi dhe ky hadith nuk ka të
bëjë fare me çështjen që po diskutohet këtu, prandaj argumentimi me të nuk është me
vend.

7. Hadithi i Ibën Abasit është i dobët për shkak se është hadith i shkëputur; atë e
transmeton tabini direkt nga Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, e ky hadith quhet
Mursel. Hejthemiu përmend se hadithi është i dobët; gjithashtu Zejleiu dhe të tjerët e
cekin, duke vlerësuar se hadithi në këtë formë është garib. Zejleiu përcjell se ajo që
vërtetohet nga Ibën Abasi është ngitja e duarve.

8. Pretendimi i dijetarit të njohur Muhamed Zekeria Kandehlevi (Allahu e mëshiroftë)


nuk është i saktë, për shkak se, nëse ne pranojmë çdo transmetim me të cilën dikush nga
ulematë ka punuar me të, atëherë s'do të kishte kurrfarë efekti zinxhiri i transmetimeve
dhe shkenca e cila studion vërtetësinë (besueshmërinë) e transmetuesve (Ilmu xherhi ue
ta`dil). Prandaj, çdo njeri, edhe nëse është dijetar, mund të qëllojë e të gabojë dhe thënia e
asnjërit prej tyre nuk merret pa u peshuar me fjalë të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

9. Është e vërtetë se në namaz në fillim ishin të lejuara disa gjëra që më vonë u ndaluan,
si kthimi i selamit etj. Por të gjitha këto dihen se janë ndaluar me argumente të qarta,
qoftë nga Kur'ani, siç është rasti i ndalimit të të shikuarit kah qielli (lart) në namaz (kjo
është ndaluar me ajet), qoftë nga hadithi. Dhe, për secilën vepër që ne pretendojmë se
është ndaluar më vonë, pasi ka qenë e lejuar më parë, kemi nevojë për argument të qartë
dhe të prerë. Në këtë rast, argumentet e sakta dhe të prera aludojnë të kundërtën, se
ngritja e duarve është sunet. Prandaj, një pretendim i tillë është vetëm një paragjykim i
pabazë.

Përgjigjja ndaj pretendimit se të gjitha hadithet që


tregojnë ngritjen janë të anuluara (deroguara):
Thënia se hadithet që transmetojnë ngritjen janë të anuluara (deroguara) me hadithet e
sipërpërmendura, është gjithashtu pretendim që s'ka bazë të shëndoshë, për shkak se, për
t'u anuluar një vepër apo një hadith, duhet të përmbushen patjetër disa kushte, siç janë: të
dihet saktësisht se hadithi i cili anulon hadithin e parë duhet të jetë më i vonshëm, e që
kjo nuk është realitet i këtyre haditheve, siç vërehet në argumentin e katërt, të cilin e
transmeton Buhariu, ngjarja ka ndodhur pas vdekjes së Profetit, salallahu alejhi ue selem.

Pastaj, hadithi me të cilin anulojmë hadithin e mëparshëm, duhet të jetë gjithashtu i saktë,
kurse hadithet me të cilat pretendohen se kanë anuluar hadithet që gjenden te Buhariu,
Muslimi dhe koleksionet tjera, të gjithë dijetarët e hadithit i kanë cilësuar të dobët, përveç
hadithit të Abdullah b. Mesudit, për të cilin kemi përmendur se Tirmidhiu e sheh si të
mirë dhe Ibën Hazmi si të saktë, ndërsa gjithë dijetarët tjerë e cilësojnë si të dobët. Dhe
nuk ka asnjë dyshim se ky hadith nuk mund të anulojë ato hadithe për të cilat ka
konsensus në vërtetësinë e tyre nga dijetarët.

Kësaj mund t'i shtojmë edhe faktin se Hasan Basriu dhe Humejd Hilali rrëfejnë se ngritja
e duarve ishte praktikë e të gjithë sahabëve dhe nuk e përjashtuan ata askënd nga kjo (as
Abdullah b. Mesudin)17. Bejhekiu transmeton hadithin se Profeti, salallahu alejhi ve
selem, i ngrinte duart në këto vende (çka është i vërtetë); ai shton se Profeti, salallahu
alejhi ve selem vazhdoi me këtë vepër (pra, me ngritjen e duarve) derisa vdiq.

Përfundimi rreth argumenteve të të dy mendimeve


Deri këtu lexuam argumentet e të dy palëve rreth kësaj çështjeje, gjithashtu edhe
përgjigjet ndaj argumenteve të secilës palë, që përmendin dijetarët e nderuar në librat e
tyre. Mendoj se kuptuam se mospajtimi në këtë çështje është i gjerë dhe, siç thamë në
fillim, qëllimi ynë ishte ngritja e vetëdijes te muslimanët e trojeve tona se mospajtime të
tilla kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë edhe më tej dhe ne nuk do të mundemi t'i vëmë
kapak syresh, përderisa nuk kanë arritur ta bëjnë edhe ata që kanë qenë shumë më të ditur
dhe më të devotshëm se ne.

Më në fund nuk na mbetet vetëm të theksojmë se mendimi më i qëndrueshëm rreth kësaj


çështjeje është mendimi i dytë; se është sunet ngritja e duarve gjatë tekbireve në këto tri
vende, për shkak të fuqisë së argumenteve dhe përgjigjeve që i kanë dhënë ndaj
argumenteve të mendimit të parë. Dhe kjo gjatë shtjellimit mjaft qartë është vërejtur. Por
kjo nuk do të thotë se e injorojmë dhe e mospërfillimin mendimin tjetër për shkak se këtë
mendim e kanë përmbajtur dijetarët për të cilët ka dëshmuar umeti për dijen e tyre.

Prandaj, çdo tendencë e përkrahjes apo e ndihmesës së njërit mendim me fanatizëm, anim
të padrejtë, pretendime të pa argumentuara, në anën tjetër duke mos përfillur, fyer apo
injoruar mendimin tjetër është zullum dhe përçarje.

Kjo s'do të thotë që mos të këshillohemi dhe diskutojmë për këto gjëra, por kur të bëhet
kjo, le të bëhet pa paragjykime dhe tendenca.

Prandaj, këshilla jonë ndaj të gjithë atyre që ballafaqohen me vëllezërit e tyre në këso
mospajtimesh, është që të kuptojnë se mospajtimi në gjërat e tilla ish evidente edhe te
dijetarët, por kjo s'ndikoi në largimin nga njëri-tjetri. Prandaj kërkohet nga ata të tregojnë
mirëkuptim, mëshirë dhe t'u largohen grindjeve, nxitjes së përçarjes dhe fitnes dhe ta
kursejnë këtë gjallërim të rinisë islame te ne.

Hutbeja e pavarësisë
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë
kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave
tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka
kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe
dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Besimtarë të nderuar!
Pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim. [et-Talak:7]
këto janë fjalët e Allahut, që hapin këtë ligjëratë të sotme dhe që janë aktuale më shumë
se kurrë më parë në jetën tonë. Ne, me lejen e Allahut Fuqiplotë, pas pak ditësh do ta
shënojmë ngjarjen më madhore në historinë tonë.

Ka qenë caktim i Allahut që pas të gjitha atyre vuajtjeve, jo vetëm shekullore por vuajtje
që zgjaten me mileniume, pas tërë atij gjaku të derdhur të dëshmorëve, pas tërë asaj
shtypjeje e presioni, pas tërë asaj politike hegjemoniste, pas tërë atyre shpërnguljeve të
dhunshme, më në fund të marrim frymë lirisht nën këtë qiell dhe ta ndiejmë veten sikurse
popujt tjerë të lirë.

Muslimanë të nderuar!

Ky fat i hidhur i këtyre vuajtjeve e mundimeve, presioneve e shpërnguljeve të dhunshme,


pati përshkruar edhe Muhammedin, (s.a.s.), i cili pa dëshirën e tij u detyrua ta lëshojë
Mekken e Bekuar dhe të migrojë në Medinën e Ndritshme. Pikëllimin e ndarjes nga
vendlindja e tij, ai, paqja e mëshira e Allahut qofshin mbi të, e përshkroi në thënien e tij
për Mekken:
Sa vend i bukur që je, sa e dashur je tek unë, sikur populli yt të mos më nxirrnin
me dhunë, nuk do të banoja në ndonjë vend tjetër!
[Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani në Sahihu'l xhamii. 7089, e ka cilësuar
autentik]
Megjithatë, nuk është thënë rastësisht se "Historia i ngjan një rrote e cila sillet", dhe ja, të
nderuar vëllezër, Allahu deshi që rrota e saj kësaj radhe të sillet në favor të atyre që
meritojnë, atyre që dhanë gjënë më të shtrenjtë për këtë vend, atyre që kurrë nuk shijuan
më parë lirinë me plotkuptimin e fjalës. Kjo është një begati dhe dhuratë e madhe prej
Allahut andaj ne, në radhë të parë, duhet ta falënderojmë sinqerisht Allahun ngase të
mirat e Tij ndaj nesh janë të panumërta. Thotë Allahu:
Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut... [en-Nahl:53]
Vëllezër të nderuar!
I forte nuk është ai që mund njerëzit por ai që di ta përmbajë veten gjatë
hidhërimit- thoshte Muhammedi (s.a.s.) [Buhariu dhe Muslimi]
Andaj, nëse ne dje ditëm ta fitojmë luftën me maturi, pjekuri dhe vetorganizim të
shkëlqyer, sot, kur problemi i luftës ka mbaruar, kur tashmë diskutohet vetëm paqja dhe
liria, duhet ta dëshmojmë shumë më shumë përgatitjen tonë intelektuale për bartjen
dinjitoze të proceseve drejt një shteti të ligjshëm dhe prosperues.

Tani ka ardhur koha që botës mbarë t'i tregojmë edukatën dhe moralin tonë, t'ua tregojmë
burrërinë dhe fisnikërinë tonë. Thënë më qartë, ka ardhur koha t'iu themi se neve jemi
popull, që përveç që dimë të mbrohemi në luftë, dimë edhe të falim në paqe. Madje "Falja
është hakmarrja më e madhe", kanë thënë njerëz të urtë.

Vëllezër besimtarë!

E di shumë mirë se çka d.t.th. të bëhesh i lirë? E di se ç'domethënie ka pavarësia nga një
shtet që me ninulla e mite mbajti nën thundër zhvillimin dhe përparimin tonë fetar e
kombëtar! I di të gjitha por di edhe t'ju them se tani, kur koha e kremtimit të kësaj dite të
madhe po afrohet, kur vetëm orët na ndajnë nga ai gëzim i madh, di t'iu them se neve
duhet të jemi shumë të përmbajtur. Duhet t'i ruhemi dhe shmangemi çdo lloj provokimi
që na vie nga palët, që nuk mirëpresin këtë ditë. Ndryshe, nëse ne jemi pre dhe viktimë e
incidenteve dhe provokimeve të tilla, që me gjase do të jenë të pranishme nëpër vende e
zona ku banojnë pakicat serbe, ne para tërë botës Kosovën do ta prezantojmë me një
imazh të gabuar, me një pamje të shëmtuar dhe me një fuqi të dobët për të përballuar
provokimet e atyre që nuk duan të mirën e saj. Nëse deri dje na kanë akuzuar si njerëz me
bishta, si njerëz të egër, sot, në rast të mos përmbajtjes sonë, do ta kanë shansin që akuzat
e vjetra t'i veshin me petk të ri dhe tua prezantojnë këtyre shteteve që do të vendosin për
pavarësinë e shtetit tonë, e sidomos atyre që janë skepktikë në këtë çështje dhe t'iu thonë
se "Ja kujt i keni dhënë pavarësi".

Festimi i papërmbajtur nuk është i pëlqyer asnjëherë. Le të mos mendojmë se në këtë ditë
e natë kemi gëzim dhe duhet të harrojmë çdo gjë tjetër. Muhammedi (s.a.s.) sikur që ka
urryer pikëllimin e tejkaluar, po kështu nuk ka pëlqyer aspak as dëfrimin dhe gëzimin e
pa kontrolle. Ai, duke rrëfyer për ligjet e Allahut drejtuar atij e neve, thotë:
Mua më janë ndaluar dy zëra idiotikë dhe amoralë: zë në begati (mos përmbajtje
në gëzim) dhe zë në fatkeqësi (mos përmbajtje në fatkeqësi). [Transmeton Ibnu
Huzejme nga Zubejri me sened të mirë (xhejjid)]
Muslimanë të respektuar!

Jo rastësisht përmenda në fillim të kësaj ligjërate një insert të shkurtër nga jeta e
Muhammedit (s.a.s.) për të shkëputur tani prej asaj jete të ndritshme një mësim shumë të
madh. Ky burrë i fuqishëm, ky pejgamber i urtë, ky qytetar që në vendin e tij u
persekutua aq shume saqë dhunshëm u nxor prej tij, në momentet kur u kthye si fitimtar,
ngadhënjimtar dhe çlirues në Mekken e Bekuar, thënien e tij që ne pak më parë e cituam,
tani e shqiptoi me vepër. Të gjitha ata njerëz që për 23 vite me radhë kishin tentuar ta
shuajnë dritën e fesë së tij, kishin bërë komplote për eliminimin e tij fizik, tani më ishin
nënshtruar dhe pritnin vetëm vendimin e tij për ekzekutim te tyre. Muhammedi (s.a.s.)
nuk kishte harruar të kaluarën, jo, ai deshi t'ua bej me dije se vendimi i një burri të madh
në këto momente është falja.
Andaj, siç rrëfehet, Pejgamberi (s.a.s.) iu kishte thënë:
"O Kurejshë! ? farë mendoni që unë të bëj me ju? " Ata i thanë: "Ti do të sillesh
mirë me ne, sepse je fisnik dhe biri i vëllait fisnik." "Nuk ka qortim për ju sot.
Pra, shkoni (në familjet tuaja), sepse jeni të lirë",- u tha.
[Muhammed Nasiruddin Albani kete hadith ne es-Silsiletu' d daifetu ve'l
meuduah, 3/307, e ka cilësuar te dobet-daif.]
Pra gjëja e parë që duhet të bëjmë është shikimi drejt një të ardhme të përbashkët me të
gjithë kosovarët, pa marrë parasysh se çfarë kombësie a etnie kanë.

Duhet ta kuptojmë se "Pavarësia" nuk është gjë tjetër vetëm se një hyrje në një arenë dhe
fushëbeteje intelektuale e morale për të sfiduar barrierat karshi një zhvillimi dhe
prosperimi të një vendi. Andaj, nëse pavarësia nuk shërben për mirëqenien e qytetarëve,
në radhë të parë, por keqpërdoret për të shtrirë pushtet diktatorial, rrjete mafioze e banda
kriminale, nuk di përse do të festonim e gëzoheshim?!

Allahu, pas këtyre dhuntive që iu jep njerëzve, siç është pavarësia tani për ne, kërkon
punë dhe energji për stabilizim të vendit e jo përçarje të tij. Thotë Allahu:
(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin
namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-
llahut i takon përfundimi i çështjeve. [el-Haxh:41]
Kështu duhet të jemi ne, ndryshe, Pavarësi me jetimë të anashkaluar, me invalidë lufte të
harruar, me varfëri të tepruar, nuk ka. Duhet ta kuptojmë se pas ditës së kremtimit duhet
të fillojnë ditët e punës, ditët e përpjekjeve, ditët e përmirësimit të gabimeve, ditët e
zhdukjes së korrupsionit, ditët që para Allahut do ta dëshmojnë sinqeritetin tonë. Allahu
këto ditë, luftëra e paqe, i ka bërë një peshore të besimit dhe sinqeritetit të besimtarit.
Thotë Allahu:
Ne, këto ditë i ndërrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t'u ditur tek All-
llahu ata që besuan. [Ali Imran:140]
Vëllezër të nderuar!

Nëse Xhon Kenedi iu pati thënë amerikanëve "Mos pyetni se çfarë ka bërë Amerika për
ju por çka keni bërë ju për Amerikën", ne do të duhej t'i drejtohemi vetes pak më
ndryshe: "Mos pyet çfarë ke bërë për Kosovën por çfarë do të bësh për të?".

Allahu bekoftë shtetin e ri të Kosovës! Kënaqësia e Tij qoftë mbi ata që punojnë për të
mirën e këtij shteti ndërsa hidhërimi, mallkimi dhe ndëshkimi i Tij qofshin mbi të gjithë
ata që mundohen ta shuajnë dritën e këtij shteti, mbi ata që keqpërdorin djersën e
qytetarëve të këtij shteti dhe i mashtrojnë ata, si dhe mbi ata që tradhtojnë besën e dhënë
Allahut për paqe dhe veprim në drejtim të mirëqenies dhe stabilizimit në tokë!

Përgatiti: Sedat G. ISLAMI


13-2-2008, e mërkurë
Vushtrri, Kosovë

Hutbja lamtumirëse e Muhammedit a.s.


në Arafat
O ju njerëz ! Dëgjoni çka do t'ju them, sepse nuk e di se a do t'ju takoj juve në këtë vënd
pas këtij viti.

O ju njerëz ! Frikësohuni Allahut dhe respektonie atë. Bëhuni të njerëzishëm e të drejtë


ndaj vetës e ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të Allahut. Me të vërtetë
gjaku juaj, pasuria juaj janë të shënjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu
siç është e shënjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vënd.

• Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e përsonalitetit njerëzor.

• Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe vaj për atë kush e përçmon nderin
dhe dinjitetin e veprës së Allahut.

• Ju o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t'i ktheheni Allahut të


Amshueshëm dhe Ai do tju thërrasë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.

• O besimdrejtë ! Ta dini, ta mbani në mënd, dhe të jeni të bindur, se ka përfunduar


koha e mosdijës dhe e traditave të këqia, të cilat aq fatkeqësi i kanë sjellë gjinis
njerëzore. Unë ju kam treguar rrugën e shpëtimit të cilës duhet ecur.

• Gjërat të cilat u janë dhënë në amanet, ruani si të juajat dhe kthejini besnikërisht
dhe me kohë atij të cilit i përkasin.
• Gjakmarrja është e ndaluar, të gjitha akuzat e këtilla të cilat rrjedhin nga koha e
para Islamit, anulohën. Akuza e parë e tillë e cila anulohet, është gjakmarrja e
ungjit tim Amir B. Rebi'b Harith B. Abdulmut-talib, të cilin të pafajshëm e
mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të
tjerat në të ardhmën le të falën.

• Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet të marrë
vetëm atë që vërtetë ia ka huazuar. Huatë e para të cilat i nënshtrohën këtij
vëndimi janë huat e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.

• O ju besimdrejtë ! Faljani kamatën borrxhlinjve. Dëgjoni këshillën time dhe


pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të
ndershme.

• Nëse këtë nuk e bëni dinie se rëndë e keni zemëruar Allahun dhe të Dërguarin e
Tij.

• Nëse borrxhliu juaj është në vështirësi, shtyjani afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni
në gjendje që borrxhin t'ja falni, kjo është edhe më e mirë për ju.

• O ju besimdrejtë ! O ju njerëz ! Frikkësohuni asaj dite e cila me siguri do të vijë,


kur të gjithë do të vini para Allahut, i cili është i vetmi gjykatës Suprem, dhe ku ju
pret drejtësia apsolute.

• Kur të obligoheni që një borrxh ta paguani me kohë dhe kur të bëni marrëveshje,
të gjitha bëni me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksoni afatin e pagimit…

• O të vdekshëm ! Duani dhe dëgjoni Zotin. Krijuesin e tërë materjes dhe


jomaterjes, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve zhvillohet gjinia
njerëzore.

• Frikësoniu Allahut, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të cilit jemi të gjithë të


udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm të cilët për çdo rast jemi gjithnjë e më afër
vdekjes dhe takimit me Të me Allahun e Amshueshëm me Gjykatësin e Drejtë.

• Respektoni farefisin. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet të cilat


ekzistojne ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmia e
fiton Xhennetin nën këmbët e nënës së tij.

• Ruaniu prostitucionit, tradhëtisë bashkëshortore dhe xhelozisë. Prostitucioni dhe


tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërkaq xhelozia të çon nga përçarja
në martesë.

• Martoni ato të cilat i doni, e kur vullneti i Zotit ju bashkon, atëherë respektohuni,
duajuni, në dashuri dhe harmoni.

• O bashkëshortë ! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri…

• O besimdrejtë ! Largohuni nga ngatërresat dhe përgoimi.


• Ata të cilët u bëjnë shpifje grave të ndershme, le të jenë të mallkuar në të dy
botrat. Ata të cilët i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë, ose për
amorale, e nuk munden për këtë të sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni
me tetëdhjetë dhe asnjëherë në të ardhmën në asgjë mos iu besoni, sepse ata janë
njerëz të poshtër dhe të këqinj.

• Nëse ndieni se ndaj grave tuaja është zvogëluar dashuria, mos nxitoni, mëndoni
mirë, mbase Allahu ndërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri të
madh, me të cilin dëshiron t'ju përgëzojë. - Mos kërkoni shkurorizim pa shkaqe të
arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që Allahu i ka lëjuar, më së tepërmi e urren
shkurorëzimin.

• Gratë tuaja janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektonie, o besimdrejtë, atë amanet
të Zotit.

• O ju njerëz ! Sot djalli i mallkuar është i dëshpëruar, sepse ka pasur humbje dhe
nuk mundet më të ndikoj në ju. Ju megjithatë bëhuni të kujdesshëm që ai i
mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla.

• O besimdrejtë ! Kur e caktoni dhe e mbani ndërmjet vete trashigiminë, bëhuni të


drejtë dhe përmbahuni Librit të Allahut. Ruani pasurinë e të miturve, të paaftëve
dhe të marrëve.

• Zoti çdo njeriu i ka dhënë të drejtën e vet, prandaj nuk ka nevojë t'u lihet
trashëgimtarëve testament ; ndërsa testament nuk mund tu lihet më tepër se një e
treta e pasurisë.

• Fëmija i takon atij në shtratin e të cilit është lindur. Kush pohon se i takon
tjeterkujt përveç prindit, atë do ta arrijë mallkimi i Zotit.

• Nuk i lëjohet gruas që të japë diçka nga pasuria e burrit të saj pa lëjën e tij.

• Borrxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet
kthyer me dhuratë. Kush hyn dorëzanë për dikë ai obligohet dhe me përgjegjësi
për dorëzanin…

• O ju njerëz ! Dëgjoni çka po ju them dhe mbani mënd mirë. Unë po ua lë Librin e
Allahut - Kur'anin, i cili nëse i përmbaheni, gjithnjë do t'ju ruajë që të mos e
humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe të së vërtetës. Kur'ani është Libër i
qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e Allahut, Fjalë e Tij, në vërtetësinë e të cilit
nuk ka dyshim.

• Pas vetës e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur,
punuar jam përpjekur që ato të jenë në përputhshmëri të plotë me urdhërat e
Allahut. Ju me të vërtetë nuk do të lajthitni përderisa t'i përmbaheni Kur'anit dhe
sunnetit tim.

• O besimdrejtë ! Flitni gjithë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë të mos ju


largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e
devotshmërisë. Frikësojuni Allahut ! Ai e sheh punën tuaj.

• O ju njerëz ! E dëgjuat porosinë time, futeni në zemrat tuaja e në jetën tuaj. Të


gjithë ata të cilët i kanë dëgjuar fjalët e mia, le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë
dëgjuar ! Sepse prej atyre mund të ketë më të kuptueshëm se vetë dëgjuesit.
(Pas një pushimi të shkurtër Pejgamberi a.s. me zë të butë ka thënë)

O Zoti im ! A e kam përmbushur detyrën time dhe misionin e besuar ?

• O i dërguari i Allahut ! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve


na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Allahu" u përgjigjën më se 100.000
haxhinjtë të pranishëm në këtë tubim.
(Atëherë Muhammedi a.s. me zë solemn foli)

O Zoti im, dëshmo (në këtë) ! (Atë ditë Allahu xh.sh. shpalli ajetin e Kur'anit):
"Sot juve ua kam përkryer fenë tuaj, dhe begatinë time ndaj jush e kam plotësuan,
dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj" [El-Maidetu: 3]

Dr. Faruk Salim


Vlerësohet që ka 1,476,233,470 muslimanë në këtë planet: një miliardë në Azi, 400
milionë në Afrikë, 44 milionë në Evropë dhe gjashtë milionë në Amerikë.

Çdo e pesta krijesë njerëzore është musliman, në çdo hindus vijnë dy muslimanë, në çdo
budistë vijnë dy muslimanë dhe në çdo hebre vijnë njëqind muslimanë. A jeni pyetur
ndonjëherë pse muslimanët janë aq të pafuqishëm?

Ja pse: Ekzistojnë 57 shtete anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike (OIC) dhe të


gjithë këto shtete së bashku kanë rreth 500 universitete; një universitet për çdo tri milionë
muslimanë.

Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 5.758 universitete, e India bile 8,407. Në
vitin 2004, universiteti Shanghai Jiao Tong e ka zbatuar “Rangimin akademik të
universiteteve në botë” dhe për çudi, asnjë universitet nga shtetet ku shumicën e përbëjnë
muslimanët, nuk ka hyrë mes 500 të parëve.

Sipas të dhënave të UNDP-së, përqindja e shkrim-leximit në botën krishtere është 90%, e


15 shtete krishtere e kanë përqindjen e shkrim-leximit 100%. Si kontrast i kësaj, vendet
muslimane përqindjen e shkrim-leximit e kanë 40% dhe nuk ekziston asnjë shtet
musliman ku përqindja e shkrim-leximit është 100%.
Rreth 98% e të arsimuarve në botën krishtere kanë kryer arsimimin fillor, derisa më pak
se 50% e të arsimuarve në botën myslimane kanë bërë të njëjtën gjë.

Rreth 40% të të arsimuarve në botën krishtere kanë ndjekur fakultete, derisa, jo më


shumë se 2% e të arsimuarve të botës muslimane kanë bërë të njëjtën gjë.

Vendet në të cilat muslimanët përbëjnë shumicën kanë 230 shkencëtarë për 1 milionë
muslimanë. SHBA kanë 4000 shkencëtarë për 1 milionë banorë, e Japonia ka 5000.

Në të gjithë botën arabe, numri i përgjithshëm i full-time hulumtuesve është 35,000, e ka


vetëm 50 teknik për një milionë arabë (në botën krishtere ka deri 1000 teknik për një
milion të krishterë).

Bota myslimane shpenzon 0.2% të GDP-së (të ardhurat nacionale bruto) në hulumtimet
dhe zhvillim, derisa të krishterët për qëllime të njëjta shpenzojnë 5% të GDP-së së tyre.

Përfundim: Botës muslimane i mungon kapaciteti për prodhimin e dijes.

Gazetat ditore për 1000 banorë dhe numri i librave për milion banorë janë dy tregues të
asaj se a përhapet dija në shoqëri.

Në Pakistan, ekzistojnë 23 gazeta ditore për 1000 pakistanezë, derisa në Singapor janë
360 për 1000 banorë.

Në Britaninë e Madhe, numri i librave për milion banorë është 2000, derisa numri i njëjtë
në Egjipt është vetëm 20.

Përfundim: Bota muslimane nuk ia del që ta përhap dijen.

Eksporti i prodhimeve të teknologjisë së lartë si përqindje e eksportit të përgjithshëm


është indikator i rëndësishëm i zbatimit të dijes. Në Pakistan, kjo përqindje është vetëm
1%, në Arabinë Saudite është vetëm 0.3%; Kuvajti, Maroku, Algjeria gjithashtu nga
0.3%. Singapori, në anën tjetër, ka 58%.

Përfundim: Bota muslimane nuk ia del që ta zbatojë dijen.

Pse muslimanët janë aq të pafuqishëm? Për shkak se nuk prodhojmë dije. Pse muslimanët
janë aq të pafuqishëm? Për shkak se nuk përhapim dije. Pse muslimanët janë aq të
pafuqishëm? Për shkak se nuk zbatojmë dijen. E ardhmëria i takon shoqërive të
themeluara në dije.

Interesante, GDP i kombinuar vjetor i të 57 shteteve anëtare të OIC është nën 2 trilion
dollarë.

Amerika vet prodhon të mirat dhe shërbimet në vlerë prej 12 trilionë dollarë; Kina 8
trilion dollarë, Japonia 3,8 trilionë dollarë dhe Gjermania 2,4 trilionë dollarë.
Arabia Saudite, EBA, Kuvajti dhe Katari së bashku prodhojnë të mirat dhe shërbimet
(shumica naftë) në vlerë prej 500 miliardë dollarë; derisa Spanja ka 1 trilionë dollarë.

Polonia Katolike ka 489 miliardë dollarë, e Tajlanda budiste ka 545 miliardë dollarë
(GDP-ja muslimane si përqindje e GDP-së botërore, është në rënie rapide).

Pse, pra, muslimanët janë aq të pafuqishëm?

Përgjigje: Mungesa e arsimimit.

You might also like