You are on page 1of 1

idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan)

All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e


fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në
botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo
idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë.

177. Nuk është tërë e mira (e kufizuar) t'i ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose
perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së
gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të
afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e
robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e
zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës.
Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.

(2-Bekare)

--------------------------------------------------------------------------------

90. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam


bashkëshorten atij. Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke
shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.

(21-Enbija)

--------------------------------------------------------------------------------

31. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e
turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që
janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua
tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose
babave të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet,
vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të
veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në
pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë
nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të
mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e
tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni
shpëtim.

(24-Nur)

You might also like