You are on page 1of 5

74.

Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri,
e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka
disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga
frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është
i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.

150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së
shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj,
ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë
mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni
frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë
dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush.

(2-Bekare)

--------------------------------------------------------------------------------

212. Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe
bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u ruajtën (besimtarët) në ditën e
kijametit. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do.

(2-Bekare)

--------------------------------------------------------------------------------

194. Muaji i shenjtë (i sivjetit) është për muajin e shenjtë (të vjetit), e
shenjtëritë (shkelja e tyre) janë masë ndëshkuese. Pra, kush ju sulmon
juve, kthenia sulmin atij edhe ju po në atë masë dhe kini frikë nga All-llahu
e ta dini se All-llahu është me të devotshmit.

(2-Bekare)

--------------------------------------------------------------------------------

102. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos


vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!

200. O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut,


rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.

(3-Ali Imran)
--------------------------------------------------------------------------------

93. Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u
ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë
vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar)
dhe besojnë e pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do
ata që bëjnë mirë.

(5-Maide)

--------------------------------------------------------------------------------

72. (Na është thënë) Dhe faleni namazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te
i cili do të tubohemi.

(6-En'am)

--------------------------------------------------------------------------------

35. O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ua përkujtojnë
faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s'ka as
frikë as s'kanë përse të pikëllohen.

(7-A'raf)

--------------------------------------------------------------------------------

2. E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-


llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet
besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.

29. O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në


zemrat tuaja) për ju, do t'ua mbulojë të këqijat, do t'ua falë mëkatet. All-
llahu është dhurues i madh.

(8-Enfal)

--------------------------------------------------------------------------------

31. Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë
të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e
nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë:
"All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikësoheni?" (dënimit).

(10-Junus)

--------------------------------------------------------------------------------

45. E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në


xhennete e mes burimeve.

(15-Hixhr)

--------------------------------------------------------------------------------

30. Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: "Ç'është ajo që
shpalli Zoti juaj?" Ata thoshin: "Shpalli çdo të mirë!" Ata që bënë vepra të
mira, edhe në këtë jetë kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në
botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të
devotshëmve.

(16-Nahl)

--------------------------------------------------------------------------------

51. E, All-llahu tha: "Mos adhuroni dy të adhuruar, sepse Ai është vetëm një
Zot, pra vetëm Mua më keni dronë".

52. Vetëm e Tij është çka ka në qiej e në tokë, dhe vetëm Atij i takon
vazhdimisht adhurimi. A mos i keni frikë dikujt tjetër pos All-llahut?

(16-Nahl)

--------------------------------------------------------------------------------

34. Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin


emrin e All-llahut, për arsye se i furnizoi ata me kafshët. Zoti juaj është një
Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni, e përgëzo të dëgjueshmit.

(22-Haxhxh)

--------------------------------------------------------------------------------
1. O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill
jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu është i gjithëdijshëm, i di
çështjet në hollësi.

2. Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i
njohur shumë mirë me atë që ju veproni.

(33-Ahzab)

--------------------------------------------------------------------------------

70. O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të


drejta.

(33-Ahzab)

--------------------------------------------------------------------------------

61. Ndërsa All-llahu do t'i shpëtojë me atë suksesin e tyre ata që kishin
qenë të ruajtur. Ata nuk do t'i kapë e keqja e as nuk do të jenë të
shqetësuar.

(39-Zumer)

--------------------------------------------------------------------------------

18. O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë


njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se
All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!

(59-Hashr)

--------------------------------------------------------------------------------

16. Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni,


respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të
tillët janë të shpëtuarit.

(64-Tegabun)

--------------------------------------------------------------------------------
5. Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun,
Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.

(65-Talak)

--------------------------------------------------------------------------------

12. Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim
të madh.

(67-Mulk)

--------------------------------------------------------------------------------

56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do, Ai
është i denjë për t'ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!

(74-Mudeththir

You might also like