You are on page 1of 1

Numri: 1327 Data: 30.05.

2006
Pyetja: selam alejkum Hoxhe! Me intereson, ngase kam disa probleme familjare, a me lejohet mua qe
te kerkoj nga bashkeshorti im i qe te jetoj vetem me te VECMAS, kjo ngase Allahu mua me ka udhezuar
dhe familja e tij nuk me do andaj pritet qe te kem probleme. Nuk besoj se është gjunah, sepse kam
lexuar se keshtu paska qenë edhe praktika e muslimanëve të parë, ndërsa tek një hap i këtillë qortohet
shumë dhe ajo nuse etiketohet si jo e zonja e keshtu me rradhe.

Përgjigjja:
Ve alejkumusselam ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
Nuk te lejohet te kerkosh nga burri qe te jetosh vetem me te. Fillimi i jeteses duhet te jete bashke, e
nese ata insistojne kunder teje per shkak te
Islamit, atehere i lejohet burrit te ndahet nga familja, nese ato nuk deshirojne te respektojne deshiren
e Islamit....
Sa i perket jeteses, normalisht se jetesa i ndare nga familja e burrit (ketu kam per qellim familjet
tona, ku gjenden edhe vellau i burrit edhe te
tjeret, sepse vetem nena dhe babai i burrit, ata asnjeher nuk mundet te paraqesin pengese, pasiqe
burri e ka obligim te kujdeset per ta), eshte
baza, per te ikur nga shume harame qe mund te ndodhin ne jeten e njeriut, mirepo ndryshimet nuk
duhet te ndodhin ne menyre radikale, por ne menyre
etapore.
Pastaj nga ana tjeter burri e ka obligim te kujdeset per babain dhe nenen e tij, kurse gruaja ta
respektoje deshiren e burrit nese nuk eshte haram,
andaj ne kete rast duhet te kujdeset edhe per familjen e burrit...
All-llahu e di me se miri...

Bekir Halimi, 30.05.2006

You might also like