You are on page 1of 2

Disavantazhet dhe sfidat e mikroshërbimeve

Edhe pse numri i avantazheve që ngërthen ky lloj i arkitekturës është mjaft i madh, duhet pasur parasysh
qe mikrosherbimet kanë edhe disa disavantazhe të cilat do të ceken në vijim:

1. Mikroshërbimet janë më komplekse

Disavantazhi më i madh i një arkitekture të bazuar në mikroshërbime është kompleksiteti i tij në rritje në
krahasim me arkikekturat monolite. Kompleksiteti i një aplikacioni të bazuar në mikroshërbime është i
lidhur drejtpërdrejt me numrin e shërbimeve të përfshira. Ky lloj arkitekture ka shumë pjesë lëvizëse
krahasuar me aplikacionet tradicionale dhe kështu kjo punë kërkon përpjekje të mëdha, planifikim të
kujdesshëm dhe veçanërisht automatizëm për të trajtuar komunikimin e ndër-shërbimeve, monitorimin,
testimin dhe vendosjen. Arsyet për ndërlikimin e shtuar janë:
i. Mjetet ekzistuese nuk janë krijuar për të punuar me shërbime që varen nga njëra tjetra.
ii. Rritja e gjuhës dhe kornizave (framework) mund të bëjë që aplikacioni të bëhet i vështirë për
t’u mirëmbajtur.
iii. Ndërsa çdo shërbim ka bazën e të dhënave të vet, administrimi i transaksioneve dhe
konsistenca e të dhënave mund të bëhen shumë të vështira.
iv. Cdo shërbim duhet të testohet dhe monitorohet për rritjen e kërkesës për automatizim.
v. Riprodhimi fillestar i një aplikacioni monolit mund të jetë jashtëzakonisht kompleks për
aplikacionet e ndërmarrjeve të mëdha.
vi. Numri i proceseve mund të rritet në mënyrë eksponenciale kur konsiderohet balancimi i
ngarkesës.
vii. Ekzistojnë modele të shumta mikrosherbimesh që përcaktojnë se cili është më i përshtatshmi
për nje aplikacion.

2. Mikroshërbimet kërkojnë ndërrime rrënjësore

Iniciativat për zhvendosjen e aplikacioneve në arkitekturat e mikroshërbimeve kërkon një zhvendosje


kulturore në mënyrë që organizatat t’i adoptojnë ato. Me një aplikacion të bazuar në mikroshërbime,
ekipeve u duhet të aktivizohen për të menaxhuar tërë ciklin jetësor të një shërbimi. Kjo shpesh kërkon
kompetenca migruese dhe vendimmarrje nga menaxherët dhe arkitektët në ekipe individuale. Ky
ndryshim në hierarki mund të jetë i vështirë për disa njerëz brenda organizatës për t'u pranuar. Prandaj,
sigurimi i anëtarëve me përvojë dhe menaxhmentit te duhur është një hap i parë i rëndësishëm. Gjithashtu,
komunikimi midis individëve dhe ekipeve bëhet shumë më sfidues pasi skuadrat nuk mund të kenë
gjithmonë vizibilitetin e figurës së madhe dhe se si shërbimet individuale duhet të punojnë me njëri-tjetrin
për të krijuar një aplikacion të përdorshëm.
Një organizatë gjithashtu do të duhet të përcaktojë nëse njerëzit e tyre posedojnë aftësi dhe përvojë të
nevojshme për të marrë një aplikacion të bazuar në mikrosherbime. Për shkak se një ekip mund të jetë
përgjegjës për një shërbim të vetëm, zhvilluesit duhet të jenë të informuar në lidhje me zhvillimin,
vendosjen, testimin dhe monitorimin e një aplikacioni.

3. Mikrosherbimet janë më të shtrenjta

Nder disavantazhet e tjera të mikroshërbimeve në arkitekturën e tyre është kostoja e lartë e shërbimeve të
ofruara. Shërbimet duhet të komunikojnë me njëri tjetrin, ashtu që rezultojnë më shumë në thirrje në
distancë. Këto thirrje në distancë rezultojnë në kosto më të larta të lidhura me vonesën në rrjetë dhe
përpunimin sesa me arkitekturat tradicionale. Zhvilluesit duhet të bëjnë përpjekjet e tyre më të mira për të
zvogëluar numrin e thirrjeve. Një tjetër shtytës i kostos së rritur është kërkesa e lartë për burime pasi çdo
shërbim do të kërkojë mjedisin e vet të ekzekutimit dhe CPU. Gjithashtu, për shkak të secilit shërbim që
përdor gjuhën e vet dhe teknologjinë, këto dizajnime te aplikacioneve dhe jo-uniformitete të arkitekturës
mund të rritin burimet e përgjithshme që organizata shpenzon për menaxhimin dhe mirëmbajtjen.

4. Mikroshërbimet kanë sfida në siguri

Krahasur me aplikacionet monolite, tek arkitekturat e bazuara në mikrosherbime mund të paraqiten sfida
të mëdha sigurie për shkak të rritjes së komunikimit ndër-shërbimor përmes rrjetit. Të gjitha këto
ndërveprime krijojnë një mundësi për subjektet e jashtme që të fitojnë qasje në sistem.

5. Testimi global është i vështirë

Testimi i një aplikacioni të bazuar në mikroshërbime kërkon shumë punë. Në një qasje monolite, puna
bazohet në një server aplikacioni dhe të sigurohet lidhja e tij me bazën e të dhënave. Me mikroshërbime,
çdo shërbim duhet të konfirmohet dhe të testohet përpara se të ndodhë testimi.

6. Kompanitë e mëdha dhe të vogla

Kompanitë e mëdha kundrejt produkteve të vogla: Mikroshërbimet janë të shkëlqyera për kompanitë e
mëdha, por mund të jenë më të ngadalta për t’u zbatuar dhe tepër të komplikuara për kompanitë e vogla
që duhet të krijojnë dhe të përsëriten shpejt, dhe nuk duan të zënë vend në orkestrime komplekse.

You might also like